Kisha Scientologjike

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Kisha Scientologjike

Mesazh  Zattoo prej 03.09.13 23:07

Kisha Scientologjike



Pas ‘perdeve tė rėnda’ tė Scientology-sė (sektit fetar tė themeluar nga Ron Hubbard gjatė viteve ’50), vazhdojnė tė dalin nė dritė zbulime tė reja mbi jetėn e ēuditshme tė Tom Cruise. E reja mė e fundit ka tė bėjė me organizimin e njė lloj konkursi pėr tė gjetur bashkėshorten e “duhur” pėr aktorin amerikan.

Nė njė artikull tė publikuar njėkohėsisht nė revistėn australiane “Woman’s Day” dhe nė blogun online tė gazetares Tony Ortega, norvegjezja Annette Iren Johansen, tregon se ka marrė pjesė nė intervistėn pėr kandidatet e Kopenhagenit nė vitin 2005, para se Cruise tė bashkohej nė martesė me aktoren Katie Holmes.

Zonja Johansen nė profilin e saj nė Twitter e pėrshkruan shkurtimisht veten si: “Sipėrmarrėse, shkencėtare, kimiste, muzikante, artiste, e dashuruar mbas kafshėve, e varur mbas teknologjisė dhe e penduar e Scientology-sė”.

E braktisi sektin nė vitin 2010 dhe prej asaj kohe i ka vėnė vetes misionin qė tė zbulojė “abuzimet e tmerrshme qė kryhen brenda Kishės sė Scientology-sė”.

Nė tė kishte aderuar nė vitin 2002 dhe kishte bėrė njė karrierė diskrete. Shpesh thirrej pėr tė dėshmuar nėpėr konferenca., por nė janar tė 2005-s, u ftua qė tė merrte pjesė nė njė projekt misterioz. “U mora nė pyetje mbi ēdo aspekt tė jetės sime. Mė pyetėn pėr rrėnjėt, familjen dhe gjithēka qė kisha bėrė deri nė atė moment pėr ta”, shprehet Johansen. Nė fund i kėrkuan tė firmoste njė dokument ku angazhohej se nuk do tė tregonte asgjė pėr intervistėn.

Pas disa ditėsh mori njė telefonatė nga njė pėrfaqėsuese e “Golden Era Production”, nė Kaliforni, e cila i bėri njė sėrė pyetjesh shumė personale, tė tipit “nėse i pėlqente ndonjė lloj perversiteti seksual”.

Johansen ishte njė nga gratė qė ishte dėgjuar pėr tė “sistemuar”, Tom Cruise-n midis viteve 2004-2005. Nė artikullin e publikuar nė “Woman’s Day” citohet dėshmia e njė tjetėr ish-anėtari tė sektit, i cili thotė se ka parė njė filmim qė prezantonte kandidatet pėr aktorin. Mark Headley shprehet i sigurt: “Sigurisht ishin seleksionime pėr t’i gjetur njė partnere Tom Cruise-t. Bėnin pyetje pėr tendencat seksuale sepse kėrkonin njė person absolutisht tė pėrsosur dhe sipas kritereve tė tyre”.

Vitin e kaluar revista amerikane “Vanity Fair” publikoi dėshminė e aktores anglo-persiane, Nazanim Boniadi, qė tregonte mbi njė audicion shumė tė ngjashėm me atė nė tė cilin mori pjesė gruaja norvegjeze, por duke shtuar se ishte shoqėruar me Cruise-n vetėm pėr disa muaj.

Njė zėdhėnėse i Scientology-sė deklaroi pėr tė pėrditshmen angleze “The Indipendent” qė e sjell lajmin nė Britaninė e Madhe: “Pėrsėrisim atė qė kemi thėnė njė vit mė parė: nuk ka pasur asnjė projekt sekret apo tė ndonjė natyre tjetėr tė udhėhequr nga Kisha, pėr t’i gjetur njė bashkėshorte kujtdo anėtari tė saj”.
avatar
Zattoo

692


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi