Karma dhe Syri i Tretė

Shko poshtė

Karma dhe Syri i Tretė

Mesazh  Admin prej 02.09.13 22:20

Karma dhe Syri i Tretė



Ajo qė studentėt e Okultizmit duhet tė dinė patjetėr ėshtė se “Syri i Tretė” ĖSHTĖ PANDRYSHUESHMĖRISHT I LIDHUR ME KARMĖN. Parimi ėshtė kaq misterioz sa shumė pak kanė dijeni pėr tė.

“Syri i Shivas” nuk u atrofizua plotėsisht para fundit tė Racės sė Katėrt. Kur spiritualiteti e gjithė fuqitė hyjnore dhe atributet e njerėzve-deva tė Racės sė Tretė u bėnė “virgjėresha nė pėllėmbė tė dorės” pėr pasionet e reja psikologjike e fiziologjike tė njeriut fizik – nė vend qė tė ndodhte e kundėrta – syri humbi fuqitė e veta. Por ky ishte ligji i evolucionit, dhe ishte pikėrisht e saktėsisht, jo Rėnia.

Mėkati nuk qėndronte nė pėrdorimin e fuqive tė sapozhvilluara, por nė keqpėrdorimin e tyre; pėrdorimin e faltores, sė paracaktuar tė pėrmbante njė zot (njeriun), si tempullin e ēdo ligėsie shpirtėrore. Dhe me “mėkat” lexuesi duhet tė ketė parasysh kuptimin tonė; termi Karma do tė ishte ai i sakti nė kėtė rast; ndėrsa lexuesi qė mund tė ndihet mėdyshės nė pėrdorimin e termit “shpirtėror” nė vend tė ligėsisė “fizike”, i kujtojmė faktin se nuk mund tė ketė padrejtėsi fizike.

Trupi ėshtė thjesht organi i papėrgjegjshėm, vegla fizike, e “Njeriut shpirtėror”. Ndėrsa nė rastin e atlantidasve ishte pikėrisht qenia Shpirtėrore qė mėkatoi (elementi Shpirt ende principi “Mjeshtėr” te njeriu nė ato ditė). Dhe nė ato ditė Karma mė rėndė e Racės sė Pestė u prodhua nga Monadėt tanė. Kjo frazė mund tė jetė ēorientuese, prandaj mė mirė po e shpjegojmė pėr tė mirėn e atyre qė nuk dinė mbi mėsimet teozofike.

Pyetjet lidhur me Karman e rilindjet bėhen vazhdimisht dhe pėr kėtė subjekt ėshtė bėrė njė pėshtjellim i madh. Tė krishterėt, qė janė mė dyshuesit, mėsojnė se njė shpirt i ri krijohet nga Zoti pėr ēdo fėmijė tė sapolindur. Ata pyesin nėse nė kėtė rast numri i monadėve tė mishėruar nė Tokė ėshtė i kufizuar; qė merr pėrgjigje pohuese.

Por, megjithėse i panumėrt, nė konceptet tona, numri i monadėve tė mishėruar – edhe nėse marrim parasysh faktin se qė nga Raca e Dytė, kur shtatė grupet e tyre respektive u pajisėn me trupa, disa lindje e vdekje mund tė lejohen pėr ēdo herė tė dytė nė kohėrat tashmė tė shkuara – megjithatė, duhet tė ketė njė kufi. Ėshtė pohuar se Karma-Nemesis, skllave e sė cilės ėshtė Natyra, rregulloi gjithēka nė mėnyrėn mė harmonike; prandaj mbėrritja e monadėve tė rinj u ndal sapo Njerėzimi u zhvillua plotėsisht nė aspektin fizik. Nuk janė mishėruar monadė tė rinj qė prej mesit tė kohės sė atlantidasve.

Prandaj, duke mbajtur mend se, pėrveē fėmijėve tė vegjėl e personave qė humbin jetėn dhunshėm nga aksidente, asnjė Entitet Shpirtėror nuk mund tė rimishėrohet para njė periudhe disa shekullore. Kjo ėshtė e mjaftueshme pėr tė treguar se numri i monadėve ėshtė i kufizuar e i fundmė. Pėr mė tej, njė kohė e mjaftueshme u duhet dhėnė kafshėve tė tjera pėr pėrparimin e tyre evolutiv.

Prej kėtu pohohet se shumė prej nesh tani po shlyejnė efektet e Karmas sė keqe tė prodhuar nga ne vetė nė trupa atlantidasish. Ligji i Karmės ėshtė i gėrshetuar pazgjidhshėm me atė tė Rimishėrimit.

Ėshtė vetėm dija pėr rilindjet e vazhdueshme tė tė njėjtit individ pėrmes ciklit tė jetės; siguria se tė njėjtėt monadė – mes tė cilėve shumė Dhyan-Chohans, vetė zotat – duhet tė kalojnė pėrmes “Ligjit tė Domosdoshmėrisė”, shpėrblyer ose dėnuar nga kėto rilindje pėr vuajtjet apo krimet nė jetėn paraardhėse; se vetė kėta monadė, tė cilėt hynė nė lėvozhgat e pandjeshme boshe, apo format astrale tė Racės sė Parė tė prejardhur nga Pitris, janė tė njėjtėt tani mes nesh – madje, ne vetė ndoshta; pra, ėshtė vetėm kjo doktrinė, qė mund tė na shpjegojė problemin misterioz tė sė Mirės e sė Keqes, bashkėrendimin e njeriut me padrejtėsinė e tmerrshme e tė dukshme tė jetės.

Vetėm kjo siguri na mjafton tė qetėsojmė ndjenjėn tonė revoltuese tė drejtėsisė. Prandaj, kur dikush i pamėsuar me doktrinėn fisnike hedh sytė rretherrotull, e sheh pabarazinė e lindjes e fatit, intelektitit e kapacitetit; kur sheh budallenj e tė shthurur tė nderuar thellėsisht, tė cilėve fati u ėshtė bėrė kapicė thjesht nga e drejta e lindur, ndėrsa komshiu i tyre, bashkė me virtytet fisnike e zgjuarsinė e vet – shumė mė tė merituara sidoqoftė – tmerrėsisht nuk i duhet kujt; kur dikush sheh gjithė kėtė e bėhet gati tė kthehet tutje, i pazot tė zbutė vuajtjet e pamerituara, me veshėt plot zhurma dhimbjeje e zemėrthyer – vetėm e vetėm kjo dije pėr Karmėn e bėn tė mos mallkojė me gjithė shpirt jetėn e njeriun, bashkė me Krijuesin e tyre tė paqenė.

Nga gjithė blasfemitė e tmerrshme akuzat virtuale drejtuar Zotit tė vet nga monoteistėt, asnjė nuk ėshtė mė i madh e mė i pafalshėm se ajo pėrulėsi e shtirur, qė bėn ēdo tė krishterė “fanatik” tė shpallė, nė lidhje me ēdo ligėsi e goditje tė pamerituar, se “kėshtu ėshtė vullneti i Zotit.”

Teveqelė dhe hipokritė! Farisenj blasfemues e fanatikė, qė flasin nė emėr tė vetė frymės sė pafundme tė dashurisė sė mėshirshme e kujdesit tė zotit tė tyre pėr njeriun e pandihmė, e atė tė Zotit qė fshikullon tė mirin, mė tė mirin e krijesave tė veta, duke e gjakosur pėr vdekje si njė Moloch i pangopur!

Ne i pėrgjigjemi kėsaj me fjalėt e Congreve: “Por, kush do tė guxojė tė taksojė Drejtėsinė e Pėrjetshme?” Logjika e kuptimi i thjeshtė i pėrgjithshėm, pėrgjigjemi ne: nėse na bėjnė tė besojmė nė “mėkatin fillestar” nė njė jetė, vetėm nė kėtė Tokė, pėr ēdo shpirt, e nė njė Perėndi antropomorfe, e cila duket se ka krijuar ca njerėz vetėm pėr kėnaqėsinė e tė dėnuarit tė tyre nė flakėt e pėrjetshme tė ferrit (kjo edhe nėse janė tė mirė apo tė ligj, thotė predikuesi), pse jo ēdo njeri i pajisur me fuqi arsyetuese tė mos dėnojė njė hyjni kaq tė ndyrė? Jeta edhe mund tė bėhet e padurueshme nėse dikush beson nė Zotin e krijuar nga trillimi i ndyrė i njeriut. Fatmirėsisht, Ai ekziston vetėm nė dogmat e njeriut e nė imagjinatėn e sėmurė tė disa poetėve, qė besojnė se zgjidhėn problemet duke i’u drejtuar: “Ti, Fuqi Magjike, qė pėshtjellove krenarinė e dijes njerėzore, pėr tė ngatėrruar hetimin guximtar e testove besimin e krijesave tė tua mendejmadhe!…”

Vėrtet, njė “besim” i fortė duhet pėr tė besuar atė qė ėshtė “supozim”, pėr tė dyshuar nė drejtėsinė e dikujt, qė krijon njerėz tė veckėl tė pashpresė pėr t’i “shastisur” e t’i vėrė nė provė pėr “besimin”, me tė cilin ajo “Fuqi”, pėr mė tepėr, mbase harron, nėse nuk lė pas dore, pėr ta pajisur me tė njeriun, siē ndodh rėndom.

Vetėm krahasoni kėtė besim tė verbėr me besimin filozofik, bazuar nė ēdo provė tė arsyeshme e pėrvojė jetėsore, nė Karma-Nemesis, apo Ligjin e Shpėrblimdėnimit. Ky Ligj – vetėdijshėm apo jo – paracakton asgjė e askėnd. Ėshtė prej e nė Pėrjetėsi, vėrtet, pasi ėshtė vetė PĖRJETĖSIA; dhe, si e tillė, duke mos u krahasuar me asnjė veprim tjetėr, nuk vepron por ėshtė vetė VEPRA. Nuk e mbyt vala njeriun, por vepra vetjake e maskarait, qė shkon e vendos veten qėllimisht nėn ligjin jovetjak qė qeveris lėvizjen e Oqeanit.

Karma nuk krijon gjė apo dizenjon. Ėshtė njeriu qė planifikon e krijon shkaqe, e ligji Karmik ndreq efektin; rregullimi i tė cilit nuk ėshtė akt, por harmoni universale qė pėrpiqet tė marrė pozicionin e vet tė pėrhershėm, si njė degė, e cila, pėrkulur poshtė forcėrisht, kundėrshton me tė njėjtėn forcė. Nėse nxjerr vendit krahun e atij qė pėrpiqej ta thyente, a duhet tė themi se e bėri dega apo vetė budallallėku i atij qė vuan? Karma kurrė nuk shkatėrron liri apo zgjuarsi vetjake, si Zoti i shpikur nga monoteistėt. Nuk shfaq dekretet e veta nė errėsirė, qėllimisht pėr tė hutuar njeriun; as nuk dėnon atė qė guxon tė hetojė misteret e saj.

Pėrkundrazi, ai qė ngre vellon e shtigjeve tė saj tė ndėrlikuara pėrmes studimit e meditimit dhe hedh dritė mbi ato rrugė tė errėta, nė gjarpėrimet e tė cilave shumė njerėz kalben prej vetė injorancės sė tyre pėr labirinthet e jetės, ėshtė duke punuar pėr tė mirėn e vėllezėrve tė vet njerėz. Karma ėshtė ligj absolut e i pėrjetshėm nė botėn e manifestuar; dhe, siē ka vetėm njė Absolute e njė Shkak tė pėrjetshėm, ata qė besojnė nė Karma nuk mund tė quhen ateistė apo materialistė, e mė shumė fatalistė: “Pasi Karma ėshtė njė me tė Panjohshmen, njė aspekt i sė Panjohurės nė efektet e saj tė botės fenomenale.”

Ngushtėsisht, ose mė mirė pandryshueshmėrisht, lidhur me Karmėn ėshtė edhe ligji i rilindjes, apo rimishėrimit tė tė njėjtit individualitet shpirtėror nė njė seri tė gjatė, pothuajse tė pafundme, personalitetesh. Kėta tė fundit janė si kostumet dhe karakteret e ndryshme tė tė njėjtit aktor, me secilėn prej tė cilave aktori identifikon veten dhe njihet prej publikut pėr disa orė. I brendshmi, njeriu real, qė jetėson ato karaktere, di gjithė kohėn se ėshtė Hamleti pėr disa akte, qė pėrfaqėsojnė nė planin e iluzionit njerėzor tė gjithė jetėn e Hamletit. E ai e di se, natėn e kaluar, ishte Mreti Lir, ndryshe nga Otello i njė nate edhe mė tė hershme, por i jashtmi, karakteri i dukshėm, supozohet tė jetė i paditur pėr atė fakt. Nė jetėn e vėrtetė ajo injorancė ėshtė, fatkeqėsisht, shumė e vėrtetė. Megjithatė, individualiteti i pėrhershėm ėshtė i vetėdijshėm pėr faktin, paēka se pėrmes topitjes sė syrit “shpirtėror” nė trupin fizik, ajo dije ėshtė e paaftė tė ngulitet nė vetėdijen e personalitetit tė rremė.

Zotėrimi i syrit tė tretė fizik, na thuhet, shijohej nga njerėzit e Rrėnjėrracės sė Tretė deri afėr mesperiudhės sė Nėnrracės sė Tretė tė Rrėnjėrracės sė Katėrt, kur perfeksionimi e konsolidimi i kallėpit njerėzor e bėri tė zhdukej nga anatomia e jashtme e njeriut. Psikologjikisht e shpirtėrisht, sidoqoftė, peceptimet mendore e vizuale vazhduan deri nga fundi i Rracės sė Katėrt, kur funksionet e tij, pėr shkak tė kushteve tė shtrembėruara e materializmit tė njerėzimit, u zhdukėn krejtėsisht para pėrmbytjes sė pjesės mė tė madhe tė kontinentit tė Atlantidės.

/mnvr/

Marrė nga Doktrina Sekrete – H.P. Blavatsky
Pėrktheu Arben Orhani

Admin

1141


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi