Disa probleme Karmike

Shko poshtė

Disa probleme Karmike

Mesazh  Admin prej 02.09.13 22:15

Disa probleme Karmike



Nė ditėt e para tona Teozofike filluam tė kuptonim idenė e madhe tė Karmės, dhe, vetėm duke u zhytur mė thellė nė studime, zbuluam ndėrlikimet e panumėrta nė zbatimin e Ligjit tė Mirė; vėshtirėsitė fillestare davariten kur shikimi qartėsohet, por tė tjera shfaqen nė horizontin mendor, pradaj injoranca jonė duket se rritet mė tepėr sesa dija jonė.

Duke shqyrtuar disa prej kėtyre problemeve, mund tė supozojmė se gjithė teozofistėt njohin ndarjen treshtresore tė Karmės, dhe me funksionet e pėrgjithshme tė dėshirės, mendimit e veprimit. Llojin e parė e konsiderojmė si njė veprim, i cili duket se qėndron plotėsisht jashtė lidhjes me karakterin e vepruesit, si nė rastin kur njė njeri me karakter tė lartė kryen papritur njė krim. Kjo mund tė jetė pasojė e njė shkaku nisur kohė mė parė nė tė kaluarėn e largėt, shkak qė nuk kishte gjetur rastin tė vepronte prej disa jetėsh nga ajo nė tė cilėn u prodhua. Kėtu mund tė kemi njė shembull tė skajshėm tė njė rregulli tė pėrgjithshėm, qė veprimet e njė njeriu shpesh kanė pak lidhje me idetė e tashme tė tij.

Veprimet e tij janė mė shumė pasoja e dėshirave e mendimeve nė tė kaluarėn, tė modifikuara paksa nga dėshirat e mendimet nė tė tashmen. Njeriu ėshtė nė tė njėjtėn kohė korrėsi e mbjellės i Karmės, dhe, akti ėshtė korrja. Ndėrsa bėn e vepron, ai mbjell fara tė freskėta pėr tė ardhmen nė dėshirat e mendimet e tanishme, por veprimi, si i tillė, ėshtė korrja e tė mbjellave tė kaluara; ėshtė pėrfundimi i njeriut ashtu siē ishte, jo siē ėshtė. Tė gjykosh njė njeri nga veprimet e tij ėshtė tė zhvendosėsh gjykimin mbi njeriun e sė shkuarės, jo nė atė tė pranishmin; prandaj “Mos Gjyko” ka qenė gjithmonė parimi i Mėsuesve.

Askush nuk mund tė gjykojė dikė drejtėsisht, pėrveēse kur mund t’i lexojė mendimet e dėshirat, lastarin e karakterit tė tij tė tashėm. Ndryshimi mes mendimeve e veprimeve tona, aspiratave e arritjeve tona, ėshtė tepėr i madh. Mendimi vjen prej asaj ē’jemi nė tė tashmen, e krijojmė sipas fuqive qė kemi zhvilluar; veprimi pengohet nga tė gjitha anėt prej shkaqeve tė gjeneruara nė tė shkuarėn, e ėshtė shfaqja e asaj ēfarė ishim.

Mospėrputhjet mė befasuese mes karakterit tė tashmė dhe veprimit tė tashmė shfaqen nė tipat mė tė evoluar, sidomos nė personat qė evoluojnė shpejt. Nė tė kaluarėn e hershme njė njeri ka dėshiruar e menduar njė gjė tė keqe dhe ka kaluar nė planin astral e planin mendor. Prapa ēdo njeriu qėndron njė masė e pėrzjerė Karme, vetėm njė pjesė e sė cilės mund tė shfrytėzohet nė ēdo personalitet tė ēfarėdoshėm.

Zotat e Karmės zgjedhin prej kėsaj mase aq racione sa tė pėrshtaten mjaftueshėm me njėra-tjetrėn pėr t’u pėrpunuar nė njė tip tė vetėm, brenda disa kufijve tė karakterit e rrethanave, duke patur parasysh edhe personat e mishėruar nė kohėn e kėsaj jete tė kėtij njeriu. Gjėrat e kėqija qė presin tė manifestohen si veprime mund tė mos gjejnė rastin pėr shumė jetė – shumė mundėsisht sepse personi apo personat e lidhur me tė nuk lindin nė kohėn qė ky njeri ėshtė nė tokė. Prandaj shtyhet jetė pas jete.

Ndėrkohė, njeriu po pėrparon shpejt, zhvillon fuqitė e karakterin e vet. Megjithatė, kjo shpatė reale e Demokleut i varet mbi kokė gjithė kohėn. Rasti pėr tė vepruar vjen mė nė fund dhe gjėja e keqe lind si veprim. Shenjtori mėkaton, pėr ēudinė e vet dhe tė atyre qė e rrethojnė, ndėsa tė gjithė pyesin: “Pėrse kėshtu? Fuqia qė ka duhej t’i mjaftonte pėr t’u pėrmbajtur!” Kjo na nxjerr nė kuptimin e fjalėve tė mėsipėrme “pėrfunduar nė planet astrale e mendore”. Njė veprimtari pėrbėhet prej tre etapave – dėshirė, mendim, veprim; lutemi pėr diēka (dėshirė), mendojmė si ta arrijmė (mendim), e zotėrojmė (veprim).

Gjatė dy fazave tė para gėzojmė liri relative; ndėrsa dėshirojmė, gjithsesi, tė nxitur nga eksperienca, mund tė kacafytemi me dėshirėn, ta pushtojmė e vrasim, pra aktiviteti ndal e nuk kalon nė periudhėn e dytė. Ose mund tė mbėrrijmė nė fazėn e dytė, e, duke menduar si ta pėrmbushim dėshirėn, dhe mendime tė tjera bashkė me tė, pėrsėri tė nxitur nga pėrvoja, mund tė ndeshėmi me atė mendim e ta mposhtim, e aktiviteti ndalet nė etapėn e dytė. Por, kur faza e dytė pėrfundon e mendimi piqet pėr veprim, kur vetėm dera e e hapur e rrethanave mjafton pėr tė hedhur mendimin nė veprim, atėherė liria ėshtė e kaluar, nė ēasin kur hapet dera akti do tė kryhet.

Ndonjėherė njė mur rrethanash ngrihet mes fazės sė dytė tė plotėsuar e asaj tė tretės e aksioni pret; mbase vjen vdekja, por veprimi pret nė prag derisa tė hapet dera. Shumė jetė mund tė kalojnė e dera mund tė mos hapet; papritur, nė ndonjė jetė, rrethanat hapin derėn e mundėsisė e njeriu kryen veprimin pa menduar fare, megjithėse 50 a 100 jetė tė kenė kaluar. Kjo ėshtė e pashmangshme, pasi shkaqet gjeneruese janė plotėsuar dhe, sado i papajtueshėm tė jetė me rrethanat e jetės nė tė cilėn ndodh, duhet tė vijė.

Duhet mbajtur mend se kushtet e pashmangshmėrisė sė njė veprimi janė qė fazat e dėshirės dhe mendimit janė kompletuar. Nėse ka njė ēast, nė tė cilin njeriu mund tė mendojė para se tė veprojė, kur veprimi nuk ėshtė instiktiv – bėhet pa menduar – ai mund tė rezistojė. Janė tė gjitha shkallėt e vėshtirėsisė nė kundėrshtimin ndaj shtysės pėr tė kryer njė akt tė caktuar, por kudo ku ka kohė pėr tė menduar ka fuqi pėr t’i bėrė ballė.

Nuk ėshtė pa vend kėtu pėr tė nėnvizuar faktin se njė njeri, i cili ka mbi supe gjėra tė liga, qė presin lindjen pėr tė vepruar, nėse ėshtė njeri kaq i evoluar, sa tė kujtojė jetėt e veta tė kaluara, mund tė shkatėrrojė Karmėn e keqe qė pret nė derė, mund ta djegė atė me urtėsi. Mund tė dėrgojė kundėr mendimit tė pėrfunduar njė rrymė tė re mendimi me natyrė tė kundėrt, duke shkatėrruar tė keqen e mundėsinė e manifestimit tė mendimit si veprim. Mė kėtė mėnyrė gjithashtu, kur akti ėshtė i lidhur me njė njeri, armik tė lashtė, mund tė bėhet mik, duke i dėrguar rryma vullneti tė mirė, e, kur takimi nė tokė ndodh, urrejtja qė kėrkon hakmarrje kthehet nė dashuri qė kėrkon bekim.

Mėsuesit e mėdhenj tė botės, duke njohur kėtė mundėsi, kanė kėmbėngulur gjithmonė pėr dashuri tė universale e vullnet tė mirė, e nė bindje ndaj Tyre, njė njeri mund tė shndėrrojė njė armik tė lashtė nė mik tė ngushtė, edhe pa e ditur fare kėtė. Pasi, duke marrė tė qenė se nė tė shkuarėn ka gjeneruar Karmė urrejtjeje, mund t’i dėrgojė ēdo ditė valė vullneti tė mirė ēdo gjėje tė gjallė, nė mėnyrė qė dashuria e vet, duke u shprendarė nė gjithė drejtimet, tė shuajė zjarre urrejtjesh tė ndezura nga gabime tė tejshkuara.

Disa probleme karmike interesante ngrihen nė lidhje me Mėsuesit e Botės, Njerėzit Hyjnorė qė vijnė nė botė pėr tė ndihmuar.

Pėr shembull, le tė konsiderojmė “pėrdorimin e mrekullive” nga themeluesi i Kishtėrimit, mrekulli kuptojmė siē dihet manifestimet e forcave tė fshehta nė planin fizik. Karma qė prodhohet nga mrekullitė ėshtė dy llojesh. E para ėshtė e mira qė vjen prej saj fizikisht e mendėrisht; sė dyti ėshtė efekti i mrekullisė nė mendjet e tė pranishmėve.

Ky manifestim i fuqisė superfizike bind zakonisht njė numėr spektatorėsh qė i besojnė mrekullibėrėsit; ndėsa koha ikėn, mrekullia bėhet mė e vėshtirė nė mendjet e tyre, derisa nė shumicėn e rasteve shihet si njė rreng apo haluēinacion dhe shpesh kthehet nė fyerje ndaj Mėsuesit, qė shihet si mashtrues. Kėto mendime tė liga vijnė prej aktit tė Mėsuesit, sepse po tė mos e kishte kryer mrekullinė, nuk do tė kishte reagim e armiqėsi nga ana e dėshmitarėve. Megjithatė, mund tė jetė e domosdoshme pėr Mėsuesin tė pėrfitojė nga kėto mėnyra pėr tė pėrcjellė Mesazhin e vet; mund tė jetė e domosdoshme nė kushtet e tokės nė atė kohė tė caktuar, qė duhet tė shfaqen forcat okulte.

Pastaj Lajmėtari i Lozhės sė Madhe, sipas detyrės qė ka marrė pėrsipėr, duhet tė pėrdorė rrugėt e nevojshme pėr tu dėgjuar e tė pėrligjė realitetin e botėve tė padukshme, kėshtu qė ai gjeneron karmėn e tij tė pėrzjerė me tė mirė e tė keqe, aktive prej qindra vjetėsh. Mund tė shohim nė revoltėn moderne kundėr mrekullive, pėrshkak tė atij qė quhet “shpirti shkencor”, armėn kundėr Krishtėrimit tė farkėtuar nga skamja e shkuar. Ē’mund tė bėjė Mėsuesi? Duhet tė godasė balancėn mes rezultatit tė mirė e tė keq dhe tė kryejė veprimin qė sjell mbizotėrimin e sė mirės. Merr me paramendim mbi vete Karmėn e keqe si pjesė e sakrificės qė bėn pėr tė ndihmuar botėn. Dhe kjo Karmė e bėn tė lidhur atė me lėvizjen qė nis dhe duhet tė rrijė me besimin e vet, duke drejtuar, dashur, ndihmuar derisa Karma, tė cilėn e gjeneron duke bėrė punėn e shpėtimtarit, tė konsumohet. Shumė Lajmėtarė tė Lozhės sė Bardhė, tė mėdhenj e tė vegjėl, kanė sjellė kaq pasoja mbi vete pėr shkak tė punės – H. P. Blavatsky ėshtė njė shembull i dukshėm.

Nga kjo mund tė nxjerrim parimin kryesor – njė prej domethėnieve mė tė mėdha praktike – se nuk ka veprim plotėsisht tė mirė nė njė botė tė papėrkryer, “Ēdo veprim rrethohet me tė keqe siē rrethohet zjarri nga tymi!” Asnjė veprim qė bėjmė nuk ėshtė plotėsisht i mirė. Gjithė veprimet gjenerojnė Karma tė pėrzjerė, sepse kryhen nė njė botė jo tė pėrkryer, mė e mira shkakton se s’bėn fėrkime, e ne mund tė luftojmė tė zgjedhim rrugėt e punėve ku mbizotėron e mira. Duhet studiuar Ligji qė ta kuptojmė si funksionon, e nė tė gjitha veprimet tė kėrkojmė balancėn e sė mirės, duke mbajtur mbi supe buzagaz tė keqen e pashmangshme qė shoqėron tė mirėn qė bėjmė. As nuk duhet harruar qėllimi, drej tė cilit universi synon. Mbart si farė jo vetėm Njeriun Hyjnor, por brenda matricės sė vet njė LOGOS qė evoluon, i cili do tė jeė ndėrtuesi i njė universi mė tė lartė.

Si LOGOS i madh qė ėshtė, ėshtė kacavjerrur pėrmes gjithė formave – mineral, bimė, kafshė, njeri, supernjeri; e vetėm sepse ka bėrė kėtė ka fituar gjithėdijen, kėshtuė mund tė nisė njė univers mė i lartė brenda atij qė Ai ka evoluar. Gjithė fazat e papėrkryera janė tė nevojshme pėr tė fituar dijen perfekte, dhe, ē’ėshtė njė mister kalimtar qė sjell njė fuqi tė pafundme? Tė gjitha vuajtjet rreth nesh veprojnė drejt kėtij qėllimi, si dhe drejt evolucionit tė ēdo individi, e, ēdo fėrkim qė ndodh shkaktohet prej rritjes sė vazhdueshme. Ndėrsa evoluojmė, fėrkimi pakėsohet dhe Shpėtimtari, nė stacionet e fundit, i rrethuar nga mė shumė qenie tė larta, do tė ketė rrugė mė tė mira pėr tė punuar sesa Ata tė sė kaluarės, dhe kėshtu mė pak Karma e ligė do tė gjenerohet nė punėt e tyre tė mira.

Kur tė kuptojmė kėtė pjesė tė funksionimit tė Ligjit, mund tė veprojmė me hare, duke pėrdorur gjykimin tonė mė tė mirė, arsyen, mendimin e gjithė pėrvojėn tonė pėr tė kryer veprimet mė tė mira pėr tė cilat jemi tė aftė, tė sigurt se e mira dhe keqja janė bashkė, por, duke luftuar pėr tė maksimizojmė tė mirėn e tė minimizojmė tė keqen.

Nė pėrpjestim me gjendjen mendore qė po arrijmė edhe puna jonė do tė jetė e frytshme, e do tė jemi tė aftė tė shohim se, ndėrsa Logosėt e universit udhėheqin e drejtojnė tė gjithė, edhe mes nesh gjithashtu njė Logos po evoluon, ne bashkė me tė.

Nė ēdo etapė ka dhe duhet tė ketė mospėrkryerje, e mira dhe keqja tė pėrzjera dhe ajo ē’duhet tė bėjmė ėshtė vetėm tė kryejmė sa mė shumė tė mira e sa mė pak tė kėqija tė mundemi. Trazimi e pendimi rritin fėrkimin, qė vonon evolucionin e fundmė, dhe ankthi vetėm sa ngre pengesa tė reja nė rrugė. Hare e guximshme ėshtė sjellja jonė e drejtė, e, ndėrsa pėrparojmė duhet tė jemi tė qetė, paqėsorė, tė kėnaqur, pavarėsisht telasheve qė na rrethojnė. Nė mes tė stuhisė mbajmė zemrėn e paqtė. Nėse pastrojmė sytė nga personaliteti; nėse mėsojmė tė identifikojmė veten me Njeriun Hyjnor, qė jemi vete ne; nėse kėrkojmė vetėm Zotin e Ligjin, indiferentė ndaj rrethanave tona; vetėm atėherė vizioni ynė do tė qartėsohet gjithnjė e mė shumė, mjegulla do tė zhduket, rruga e udhėheqjes sė drejtė do tė shkėlqejė, dhe, nėse ndonjėherė do tė dėshtojmė ta rrahim atė shteg, vetė dėshtimi do tė na mėsojė tė bėhemi mė tė mirė nė tė ardhmen, pasi “Kurrė ai qė ka bėrė mirė, o Dashuri, nuk njeh mjerim”.
/mnvr/

Annie Besant
Pėrktheu Arben Orhani

Admin

1141


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi