Nuk mund tė ketė rilindje

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Nuk mund tė ketė rilindje

Mesazh  FM prej 02.09.13 22:13



Mėsimet themelore tė Maharaj kanė lidhje me njeriun, botėn nė pėrgjithėsi, natyrėn e vėrtetė tė asaj qė individi e konsideron si “vetvete” dhe natyrėn e botės fenomenore. Diskutimet e tij janė gjithnjė tė drejtpėrdrejta, si njeriu njeriut, dhe nė pėrgjithėsi nuk bėhet asnjė referim- qoftė nga Maharaj, qoftė nga vizitorėt- ndaj diēkaje qė pohohet nėpėr Shkrimet, sado tradicionalisht tė respektuara tė kenė qenė ato. Nė tė vėrtetė, ėshtė pikėrisht kjo gjw qė pėrbėn qasjen pragmatike tė Maharaj, qė kėrkuesi i vėrtetė, jo domosdoshmėrisht njė student filozofie, e zbulon si dukshmėrisht tė ndershme. Me fjalė tė tjera, ajo qė ėshtė thėnė nga dikush tjetėr, nuk pranohet si e vėrtetė hyjnore, edhe nėse ndeshet nėpėr tekstet mė tė shenjta.

Pėrveē pėrparėsive tė tjera, njė qasje e tillė paralajmėron mundėsinė e pyetjeve qė kėrkojnė pyetje tė tjera, si nė rastin e njė besimtari qė duke dashur tė konvertojė njė mikun e tij, i flet pėr njė njeri tė veēantė, “njeri tė Zotit”, qė na qėnkej i aftė tė fliste me engjėjt, e qė mandej, i pyetur nga bashkėbiseduesi mbi vėrtetėsinė e kėtij fakti, thėrret: Njė njeri qė flet me engjėjt, simbas teje gėnjen? Ata qė vizitojnė rregullisht Maharaj-n, janė tė vetėdijshėm pėr faktin se ai e asgjwson plotėsisht konceptin e rilindjes, duke e quajtur thjesht njė absurditet.

Nė ēdo rast, ēdo vizitor tronditet jashtė mase nga njė pohim i tillė, veēanėrisht nėse i pėrket religjionit Hindu. Nė njė nga kėto raste, njė vizitor i ri, i veshur me rrobėn tradicionale ngjyrė okėr qė tregonte se ai i pėrkiste njė sekti Hindu, me zjarrin e fanatizmit qė i digjej nė sy, e shprehu ēudinė e tij tė tronditur pėr faktin se Maharaj nuk e pranonte teorinė e rilindjes, gjė qė pėrbėn pikėrisht bazėn e filozofisė Hindu. Ai vėshtroi rrotull pėr tė gjetur mbėshtetje morale, por mbeti i zhgėnjyer nga buzėqeshjet e mėshirshme e mirėkuptuese tė tė tjerėve.

Maharaj e vėshtroi djaloshin Sannyasi me njė farė simpatie, me siguri pėr zellin e tij tė orientuar gabim, dhe i tha me njė ton qė pėrmbante njė mirėsjellje tė pazakontė: “Ky pohim i imi mbi absurditetin e rilindjes nuk ėshtė asgjė. Do tė tronditesh edhe mė tepėr nėse do vazhdosh tė vish kėtu. Unė nuk mėsoj asnjė filozofi, asnjė religjion dhe nuk jam i interesuar pėr asnjė tekst tradicional qė mund tė ishte baza e diskurseve tė mia. Flas duke iu referuar drejtpėrsėdrejti pėrvojės sime, sepse mjeshtri im gurś m’i ka hapur sytė, sytė e mi shpirtėrorė. Qėllimi im nuk ėshtė tė plagos ndjenjat e askujt. Prandaj ua kujtoj vazhdimisht njerėzve qė janė tė lirė tė largohen nėse nuk e ēmojnė atė qė dėgjojnė. Ajo qė dėgjojnė prej meje ėshtė e vėrtetė e drejtpėrdrejtė, por ashtu siē e kam pėrjetuar unė e jo ashtu siē ata do tė donin ta dėgjonin. Druaj se nuk i mėkoj me ushqim konceptet e njerėzve”.

Njė arsyetim i tillė e tronditi krejtėsisht djaloshin, por edhe i zgjoi admirim. Kėshtu, pėrunjėsisht, shprehu dėshirėn qė tė vijonte ta dėgjonte mjeshtrin Maharaj.

Maharaj atėherė tha: A ke menduar me tė vėrtetė ndonjėherė mbi natyrėn thelbėsore tė njeriut? Harroje atė qė ke lexuar, atė qė tė ėshtė thėnė. A ke menduar ndonjėherė nė mėnyrė tė pavarur rreth kėsaj ēėshtjeje? Po e pėrsėris “tė pavarur”, me njė mendim tė qetė dhe i thėllė, sikur ti tė ishe e vetmja qėnie e ndjeshme mbi tokė, dhe tė mos egzistonte askush qė mund tė tė shikonte? Cilėt janė elementėt esencialė tė tė asaj qė e quan “ti”? Natyrisht trupi. Por ky trup qė tashti ėshtė i ri, me shėndet tė plotė dhe i fortė, dikur ishte vetėm njė pikėl e vogėl lėnde kimike, nė kohėn kur ndodhi konceptimi nė mitrėn e nėnėns tėnde.

Mendo. A ke bėrė diēka pėr t’u konceptuar nė kėtė mėnyrė? A ke dashur tė jesh i konceptuar? Tė kanė pyetur? Veē tjerash, dhe kjo ėshtė e rėndėsishme, ēfarė ishte ajo qė rrinte “e fshehtė” nė atė pikėl tė vockėl lėnde qė tė ka bėrė tė rritesh njė fėmijė me shėndet tė plotė, me gjak, mish, palcė, kocka, mbi tė gjitha nė barkun e nėnės tėnde e mandej nė kėtė botė, deri tashti qė po rri pėrpara meje duke diskutuar mbi filozofinė?

Trupi, gjatė rritjes sė tij ka marrė pamje tė ndryshme qė ti i ke i ke quajtur “ti”, nė kohė tė ndryshme, por asnjė nga kėto pamje nė veēanti, nuk ka mbetur me ty nė mėnyrė tė pandryshueshme; gjithsesi ka diēka qė ka mbetur pa pėsuar asnjė ndryshim. Vallė a nuk ėshtė ndjenja e tė qėnit gjallė vetėdija qė i jep aftėsi ndijimore dhe energji kėtij aparati psikomatik tė njohur me emrin “trup”? Kėsaj vetėdijeje i jepen emra tė ndryshėm: Egzistencė, Un, Jam, Vetvete, Atma, etj, por dhe emra tė tjerė si Maya, Zot, Dashuri, etj. Bota pėr ty egziston vetėm nėse egziston kjo vetėdije. Nėse nuk je i vetėdijshėm, ashtu si nė gjumin e thellė, a mund tė egzistojė bota pėr ty?

Tashti, a ke ndonjė ide mbi atė qė instinktivisht tė bėn ta mendosh vetveten si “ti”; kjo pėrbėrje e trupit fizik, e forcės jetike (Prana) qė ėshtė parimi aktiv dhe ndėrgjegja qė i bėn tė afta sensorėt fizikė pėr tė perceptuar gjėrat. Ajo qė duket se je ėshtė trupi i jashtėm, ajo qė ti je ėshtė vetėdija.

Rikthehemi nė problemin tėnd tė rilindjes. Ajo qė ėshtė “lindur”, trupi objektiv, nė ēastin e duhur do tė “vdesė”; mandej do tė shpėrbėhet, pra do shkatėrrohet nė mėnyrė tė pandreqshme. Forca jetike do ta braktisė trupin e do pėrzihet me mjedisin pėrreth. Pjesa objektive e saj qė dikur ishte njė qėnie ndijimore do tė shkatėrrohet, pėr tė mos rilindur kurrė mė si i njejti trup. E vetėdija nuk ėshtė aspak njė “gjėsend”; prandaj, vetėdija, duke qenė se nuk ėshtė objektive nuk mund tė lindet, nuk mund tė “vdesė” e sigurisht nuk mund tė “rilindet”.

Kėto janė fakte tė padiskutueshme, fakte qė i pėrkasin qėnies ndijimore, manifestuar nė mėnyrė fenomenore. Si procesi i funksionimit tė noumenit*, ndodh manifestimi i fenomenit nė tė cilin format krijohen dhe shkatėrrohen. Kush ėshtė lindur? E kush vdes? E kush duhet tė lindet?

Nėse ėshtė kėshtu, mund tė pyesėsh se si janė ngritur konceptet e Karmės, shkakėsi dhe rilindje. Pėrgjigja ėshtė se, nė vend qė tė kishim pranuar njė fenomen si shfaqje e sė pashfaqshmes, ka ndodhur njė identifikim i gabuar me njė pseudo-entitet dhe ėshtė krijuar kėshtu njė fantazmė me egzistencė autonome tė hamendėsuar. Supozohet qė kjo fantazėm tė ketė zgjedhur tė vendosė pėr tė vepruar. E kjo fantazėm qė pandehet tė ketė lindur, e gjallė, vuan dhe vdes. E pikėrisht kjo fantazėm qė bėhet subjekt nė procesin e shkakėsisė tė njohur si Karma, pranon tė supozuarėn “skllavėri” e “rilindje” dhe kėrkon njė ēlirim imagjinar”.

Me fjalė tė tjera, pėrfundoi Maharaj, procesit natyral tė manifestimit tė fenomeneve i mbivendoset njė un-fantazėm, me njė egzistencė tė pavarur tė hamendėsuar e mbi kėtė un-fantazėm ngarkohet koncepti i efekteve qė rezultojnė prej veprimeve tė vullnetshme imagjinare, pra Karma, skllavėria dhe rilindja! A e kupton tani se pse e rivendos nė pėrmasat e duhura teorinė e rilindjes?

*Noumen- Nė filozofinė e Kantit, ajo qė mund tė jetė objekt i njohjes sė pastėr racionale, e qė si e tillė i kundėrvihet fenomenit tė kuptuar si objekt i njohjes ndijimore.

Marrė nga “Askush nuk lindet, askush nuk vdes”

Mėsimet e Nisargadatta Maharaj, nėn kujdesin e Ramesh Balsekar

Pėrktheu: Shpėtim Kelmendi
avatar
FM

1186


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi