Llamba e pėrjetshme

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Llamba e pėrjetshme

Mesazh  Jon prej 18.09.08 21:48

Prej 107 vjetėsh ndriēon Amerikėn misteri i llambės sė pėrjetshme

Ishte njė llambė e thjeshtė, qė iu dhurua zjarrfikėsve pėr t‘i ndihmuar tė gjenin fenerėt me naftė nė errėsirė dhe qė atėherė nuk ėshtė shuar mė kurrė.

Ndriēon qė prej 1 milion orėsh, e zbehtė por besnike, si njė "armė" pėr tė luftuar frikėn nga errėsira tė njė vendi qė sot e adhuron si njė mishėrim tė shpresave tė veta.

E nė fakt, historia e kėsaj llambe ėshtė thuajse e pabesueshme. Rekord "Guinness" apo thjesht njė rastėsi e denjė pėr t‘u ekspozuar nė muzeun e gjėrave tė ēuditshme.

Ishte prodhuar nga njė shoqėri nė Ohajo, nė konkurrencė me Thomas Edison, "Shelby". Ajo "flluskė" e xhamtė me njė filament karboni nė brendėsi, ėshtė njė lutje laike, njė kandil qė vendi e ndez nė momentet e pasigurisė dhe qė konsiderohet si shenjė e vazhdimėsisė dhe shpresės.

Ėshtė kujtuar dhe nderuar gjithnjė nga gazetat, radiot e televizionet, sa herė qė Amerika kalonte momente tė vėshtira, pasigurie ekonomike, luftėrash tė hidhura, dhe ka pasur efekte kuruese.

Ushtarėt amerikanė vdesin nė front, shtėpitė janė shtrenjtuar, bankat rrezikojnė tė falimentojnė, por nėse llamba e zjarrfikėsve vazhdon tė funksionojė, do tė kalojė edhe kjo natė, si shumė tė tjera.

Ėshtė varur mbi njė kordon 60 centimetra tė gjatė, nė tavanin e kazermės nė numrin 4555 tė "East Street", nė Livermore, njė lokalitet qė bota e ka dėgjuar tė pėrmendet pėr faktin e vetėm se mban edhe laboratorėt e kėrkimit mė tė sofistikuar pėr armėt luftarake tė tė ardhmes e pra mbyll, si mes thonjėzash ironike, tė djeshmen dhe tė nesėrmen e teknologjisė.

Pėr herė tė parė, pėr llambėn e famshme u shkrua nė vitet ‘70, njė prej dekadave mė tė hidhura tė pasluftės amerikane, nga njė gazetar i lodhur nga lufta, politika e katastrofat, dhe qė kish vendosur t‘u dedikohej historive tė vogla tė jetės.

Mė pas u rizbulua nga televizionet, revistat e pėrjavshme dhe tani ėshtė "Los Angeles Times" ajo qė nxjerr sėrish nė dritė llambėn e famshme. "Si ka mundėsi qė njė llambė e prodhuar nė 1901-shin, me mjetet dhe teknologjitė qė tani duken primitive, tė funksionojė pa u ndalur pėr njė shekull tė tėrė?", pyet gazeta.

Janė mbledhur nė fakt pėrreth saj njė mori inspektorėsh, inxhinierėsh, skeptikėsh dhe mosbesuesish, dhe tė gjithė kanė arritur nė njė konkluzion: llamba Shelbi prej 4 vatėsh funksionon efektivisht dhe pandėrprerė qė nga janari i 1901-shit.

Ekspertėt hedhin hipotezėn se voltazhi i ulėt, pra mungesa e nxehtėsisė intensive, dhe montimi perfekt i llambės qė garanton vakumin brenda saj, shpeshtėsia e filamentit tė karbonit dhe fakti qė nuk i ėshtė nėnshtruar tronditjes sė ndezjes dhe shuarjes qė shkurton ndjeshėm jetėn e llambave, mund tė jenė sekreti i jetėgjatėsisė sė saj.

Por, zjarrfikėsit e Livermorit buzėqeshin para kėtyre hipotezave. Pėr ta, ajo llambė ka fuqi magjike. Nuk ėshtė njė objekt i thjeshtė, por njė relike. "Tek ajo, thotė shefi i batalionit tė zjarrfikėsve para mijėra vizitorėve qė shkojnė ta shohin, ndriēon drita e kolegėve qė kanė dhėnė jetėn e tyre pėr tė shpėtuar tė tjerėt".

Fakti qė ka fuqi mbinatyrore ėshtė nė fakt njė akt besimi i pademonstrueshėm, ashtu si pėr tė gjitha reliket e tjera tė famshme. Sot ėshtė rreptėsishtė e ndaluar tė preket. Por, pėr shumė dekada, kur Shelbi 4 vatėshe ishte njė llambė e thjeshtė, i kishte mbijetuar gjithēkaje.

Zjarrfikėsit argėtoheshin duke e qėlluar dhe llamba vazhdonte tė funksiononte. Ngadalė legjenda filloi tė pėrhapej dhe gjenerata tė tėra tė rinjsh, tė thirrur nė shėrbim gjatė luftės sė Vietnamit, ndaleshin atje vetėm pėr ta prekur, si pėr tė thithur prej saj njė lloj mbrojtjeje magjike. Vetė zjarrfikėsit, kur binin sirenat e ndonjė zjarri, e preknin si fatsjellėse.

E nisur nga kjo u vendos qė llamba tė ngrihej mė lart, nė mėnyrė qė askush mė tė mos e prekte. U thirr njė elektricist, ekspert, i cili nėn sytė e mbushur me ankth tė "miqve" tė llambės, preu kordonin dhe e rilidhi sėrish.

Kjo ishte hera e parė, dhe e vetme, qė fluksi i elektroneve u ndėrpre. Llamba qėndroi e shuar pėr 22 minuta, por nuk "vdiq".
avatar
Jon

1260


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi