Mace e zezė apo mace e bardhė?

Shko poshtė

Mace e zezė apo mace e bardhė?

Mesazh  Neo prej 19.04.10 20:19

Mace e zezė apo mace e bardhė?

Origjina dhe domethėnia e supersticioneve qė edhe sot e kėsaj dite na shqetėsojnė



Macja e zezė pėrballė maces sė bardhė: e para sjell fat, e dyta ters. Mbi tė gjitha kur i pret rrugėn njė kalimtari, i cili pėr tė dėbuar fatin e keq duhet qė tė bėjė tre hapa pas dhe pastaj tė vazhdojė rrugėn. Apo tė presė qė, njė tjetėr person, qė po kalon aty pari, tė tėrheqė drejt vetes fatin e keq.

Eshtė njė besim tipik latin (nė Shtetet e Bashkuara, tė ndiqesh nga njė mace e zezė, pėr shembull, ėshtė shenjė e mirė) origjina e sė cilės ėshtė qė nė Mesjetė, kur macja shihej si e lidhur me tė keqen dhe me demonėt. Nė origjinė tė kėtyre besimeve ishte prirja pėr jetėn e natės e maceve si dhe aftėsia e tyre pėr tė parė nė errėsirė. Pėrveē faktit qė ishin objekte kulti pagan, sidomos mes egjiptianėve.

Nė vitin 1233, Papa Gregori IX nxorri madje njė urdhėresė ku autorizonte shfarosjen e tyre in nomine Dei, me nė krye ekzemplarėt e zinj. Kalimi nga macja si zot i natės tek macja qė shihej si e lidhur me demonėt ishte i shpejtė. Dhe u shoqėrua nga shumė akte dhune kundėr maceve tė zeza, viktima tė ritualeve tė purifikimit dhe qė ndonjėherė pėrfundonin nė turrėn e druve bashkė me shtrigat.

Mos kaloni nėn shkallė: fat i keq

Nėse duke ecur nė njė shkallė ju pengohet hapi ka vetėm njė zgjidhje: tė vini vėrdallė saj. Por, nėse vėrtetė duhet tė kaloni nėn tė, kryqėzoni gishtėrinjtė apo pėshtyni nė kėpucė: janė dy forma arkaike tė dobishme edhe kundėr syrit tė keq.

Frika qė tė ecurit nėn njė shkallė sjell fat tė keq e ka origjinėn qė nė Mesjetė: e mbėshtetur nė mure gjatė sulmeve, shkalla formonte njė trekėndėsh, simbol i paprekshėm i trinitetit. Megjithatė, elementi i shkallės shfaqet nė thuajse tė gjithė besimet fetarė: nė Egjiptin e lashtė, Orusi quhej edhe "Perėndia i shkallės" pėr mbėshtetjen qė u jepte shpirtėrave tė tė vdekurve nė udhėtimin e tyre drejt "dritės sė pėrjetshme". Jo mė kot shumė egjiptianė mbanin tė varur nė qafė fatsjellės me kėtė formė.

Nė Bibėl, shkalla qė ėndėrroi Jakobi ka njė domethėnie tė ngjashme (tė lidh me qiellin), ndėrkohė qė Muhamedi fliste pėr njė shkallė tė gjatė me anė tė sė cilės shpirtėrat e tė drejtėve shkojnė drejt Allahut. Duke u nisur nga kėto nėnkuptime, ka rrjedhur edhe besimi se tė ecurit nėn shkallė shkakton zemėrimin hyjnor.

Sipas njė tjetėr shpjegimi, origjina e kėtij supersticioni duhet tė jetė mė shumė ushtarake se sa fetare: mbrojtėsit e kėshtjellave mesjetare e kishin nė fakt pėr zakon tė hidhnin vaj tė nxehtė dhe zift mbi ata qė sulmonin muret me shkallė. Qė kėtu ka lindur frika e tė ecurit nėn shkallė.

Mos hapni atė ēadėr


Hapja e njė ēadre nė shtėpi "afronte" mjerimin pėr familjen. Jo vetėm sepse shpesh mbahej e hapur kur kishte rėnie uji nga ēatitė e ēara, por edhe sepse sillte nė kujtesė kupėn qiellore qė mbahej nė kokėn e priftit nė kohėra vajtimesh.

Pėr tė dėbuar fatin e keq qė vinte nga njė ēadėr e hapur nė shtėpi bėheshin mė pas xheste me origjinė antike: spėrkatja e dyshemesė me njė solucion qė largonte fatin e keq apo vendosja tek porta e njė xhufke lėkurė vjedulle (sipas shumė traditave njė kafshė qė sjell fat) tė lidhur me njė copė tė kuqe.

Mes fatkeqėsive qė besoheshin se sillte njė ēadėr e hapur pa arsye: xhelozi, zili, dhimbje dhe grindje mes familjarėve apo vdekje e papritur e njėrit prej tyre. Edhe mė e rrezikshme ishte vendosja e saj nė tryezė.

Kalendari...

"Tė premten apo tė martėn nuk martohesh apo nuk nisesh, as nuk i jepet pėrparėsi artit" thotė njė proverb qė, bashkė me "Kush qesh tė premten, qan tė dielėn", i bėn kėto ditė mė tė pafatat e javės.

Origjina ėshtė mesjetare dhe fetare: nė Ungjijtė, e premtja ėshtė nė fakt dita e kryqėzimit tė Jezusit dhe ajo i rezervohet pendesės / ndėshkimit. Dhe kush qeshte nė atė ditė mendohej qė ndėshkohej ditėn e ringjalljes sė Krishtit, tė dielėn.

Ndėrsa e marta ishte tashmė "e pafat" mes romakėve, sepse i dedikohej Marsit, Perėndisė sė Mosmarrėveshjeve. Po kėshtu, besohej se fėmijėt e nisur ditė tė premte do tė kishin njė jetė tė vėshtirė dhe qė vitet qė nisnin nė kėtė ditė do tė ishin katastrofikė. Dallimi mes ditėve pozitive dhe negative ishte e njohur tashmė pėr traditėn romake, ku bėhej dallimi mes dies fasti (kur mund tė administrohej drejtėsia) dhe nefasti.

Numrat

Gabriele D'Annunzio nuk do tė kish ėndėrruar asnjėherė qė tė vendoste nė njė letėr datėn 13: supersticioz siē ishte, ai pėrpiqej qė ta shmangte kėtė numėr, duke shkruajtur madje, nė rastet kur ishte e domosdoshme, 12 + 1.

Nė shekujt e parė tė epokės kristiane, njerėzit nuk e bėnin asnjėherė qė tė uleshin 13 vetė pėrreth tė njėjtės tryezė, nga frika se, afronin vdekjen mbi njėrin prej bashkėbiseduesve. Njė besim qė lind prej rrėfimit mbi darkėn e Fundit: nė tryezė, nė atė banket tė trishtė ishin nė fakt 13 vetė (Jezusi dhe 12 apostujt, duke pėrfshirė tradhėtarin Juda).

Por lidhja mes numrit 13 dhe fatkeqėsisė ėshtė e dokumentuar nė epokat e mėhershme: historiani grek Diodor Sikulo (shekulli I para Krishtit) shkruan qė Filipi II (shekulli IV para Krishtit), mbret i Maqedonisė dhe babai i Aleksandrit tė Madh u vra nga njė prej rojeve tė tij, pasi kishte vendosur njė statujė tė tijėn nė krah tė atyre tė dymbėdhjetė hyjnive tė Olimpit (vdekja mendohej se ishte njė pasojė e kėsaj sfide ndaj perėndive).

Por, ndoshta frika prej numrit 13 e ka origjinėn qė nė konceptet e lashtė astrologjikė asiro-babilonianė (ku 12 ishte numėr i shenjtė, sepse ishte lehtėsisht i ndashėm). Pikėrisht fakti qė 13 vinte pas 12 i ka siguruar kėtij numri famėn e keqe.

Fuqia e syrit...

Frika nga syri i keq (qė kuptohet si "mallkim pėrmes shikimit") lindi nė brigjet lindorė tė Mesdheut dhe ėshtė pėrmendur qė herėt nga mitografi grek Esiodi (shekulli VIII para Krishtit). Megjithatė, tė gjithė kulturat i atribuoojnė njė fuqi tė madhe shikimit. Pėr shembull, nė Bibėl Mbreti Solomon paralajmėron: "Mos hani bukėn e atij qė ka syrin e keq".

Dhe frika qė syri mund tė shkakojė influkse negativė ka qenė lidhur herė pas here nė shekuj me strabikėt (keqformimi i syrit i bėnte ata tė dukeshin tė ligė), arixhinjtė, personat me flokė tė kuq, njerėzit qė mbanin syze tė errėta.

Nga rreziku i syrit tė keq, njerėzit mbroheshin duke pėshtyrė tre herė pėrtokė (treshi, numri i pėrsosur, kishte njė vlerė tė shenjtė nė krishtėrim dhe pėshtyma lidhej me njė akt pastrues), duke bėrė me duar formėn e brirėve (simbol i aftėsisė riprodhuese tė demit, domethėnė tė vitalitetit), duke prekur organet gjenitalė (njėsoj si mė lart) apo duke mbajtur nė xhep njė dhėmb derri (kafshė e shenjtė nė shumė kultura). Por tė shumtė janė edhe ata qė pėrdorin hudhrėn.

Kripa dhe vaji...

Rrallėsia dhe si pasojė kostoja e lartė e kripės, pėrveē karakteristikave tė saj, kanė gjeneruar nė botėn e lashtė njė seri besimesh. Mes romakėve tė lashtė, shpėrndarja e kripės nė rrėnojat e qyteteve tė fituar nėnkuptonte, qė ata nuk do tė mund tė riktheheshin sėrish nė prosperitet (nė fakt kripa e bėn tokėn jopjellore).

Qė kėtu lind ideja qė kripa e rrėzuar pėrtokė shkakton fat tė keq dhe varfėri. Dhe njė herė e njė kohė besohej se kush rrėzonte kripėn ishte i dėnuar qė nė botėn e pėrtejme ta mblidhte atė me kapakun e syrit. Vetėm hedhja pas krahėve (xhest i pėrhapur, por me origjinė jo tė sigurtė) tre copėza (numėr i shenjtė) kripė e largonte mallkimin.

Edhe pėrreth vajit, qė pėr antikėt ishte i shenjtė dhe pėr kristianėt shumė i rėndėsishėm nė ritet e tyre, ka patur shumė supersticione. Pėr tė shpėtuar nga efektet ogurligė, nėse ai derdhej duhej qė mbi tė tė hidhje kripė (e cila me fuqinė e saj largonte fatin e keq). Por nė Siēili, si alternativė, mbi vajin e derdhur mund tė hidhje urinė.

Shtatė vite fat i keq

Ka shumė hipoteza mbi atė qė pėrse besohet qė njė pasqyrė e thyer sjell shtatė vite fatkeqėsi. Sipas antropologėve, ky supersticion ėshtė i lidhur me karakteristikat reflektuese tė njė sipėrfaqe tė shndritshme. Prishja e imazhit tė reflektuar nėnkuptonte dėmtimin edhe tė "origjinalit", apo vetė personin.

Sipas historianėve, ky supersticion e pati origjinėn nė Romėn e lashtė: atėherė pasqyrat kushtonin shumė, sepse mbaheshin nė njė sipėrfaqe tė artė apo tė argjendtė. Shtatė (numėr i artė edhe pėr romakėt vitet e sakrificės mendohej qė tė ishin tė domosdoshėm pėr tė fituar paratė qė nevojiteshin pėr tė blerė njė pasqyrė tė re. Pėr tė dėbuar fatin e keq duhej qė tė mblidheshin copat dhe tė hidheshin nė ujė tė rrjedhshėm tė njė lumi (qė do tė merrte me vete fatin e keq).

Por kishte edhe supersticionė tė tjerė tė lidhur me pasqyrat. Nė periudha zie dhe gjatė funeralėve pėr shembull, mbuloheshin me njė rrobė apo ktheheshin nga tavani.

Nė fakt besohej se shpirti i tė vdekurit, duke u reflektuar nuk mund tė dilte nga banesa dhe tė shkonte nė botėn e pėrtejme. Besohej se, nga momenti i vdekjes deri nė shkėputjen e shpirtit kishte njė periudhė tė ndėrmjetme gjatė tė cilės shpirti endet. Nė kėto rrethana besohej qė pasqyrat ishin katalizatorė shpirtėrash.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mace e zezė apo mace e bardhė?

Mesazh  Jetmira prej 20.09.13 17:08

Budallenj Hesapi macet e zeza me pelqejn madje mu msjellin fat ktyne u boka keq njerez tcmenem qe kan frik i kotele
avatar
Jetmira

487


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi