Supersticioni - pikepamje evagjenliste

Shko poshtė

Supersticioni - pikepamje evagjenliste

Mesazh  Jon prej 10.08.09 12:36

Supersticioni - pikepamje evagjenliste

Supersticioni ka molepsur shpirtin e njeriut nė ēdo kohė dhe e ka burimin tek frika dhe dėshira pėr pushtet.

„Me supersticion kuptojmė varėsinė e disa forcave dhe fenomeneve tė pakuptueshme, qė nuk drejtohen nga ligjet e zakonshme tė natyrės, nga psiqika, ose ndryshe, besimin se disa ngjarje janė rastėsisht tė lidhura me gjėra tė cilat, nė aparencė, duket sikur nuk kanė fare tė bėjnė me to.“

Ky ėshtė pėrcaktimi qė Dr. Schrank-u i bėn thelbit tė supersticionit. Supersticioni dhe besimi janė nė kontrast tė thellė me njėri-tjetrin, ndonėse pėrshkrimi qė mund t'i bėhet njėrit apo tjetrit ėshtė nė varėsi tė ideologjisė dhe ideve fetare qė ka personi i cili po shpreh njė gjykim mbi to.

Fjala vjen, Budisti ose Muslimani e reduktojnė besimin kristian nė njė supersticion dhe herezi. Duhet pra tė sqarojmė mirė qė nė fillim se mbi cilėn bazė po e bėjmė kėtė analizė.

Gjithēka qė di kisha kristiane mbi supersticionin, ia thotė dhe ia sqaron asaj Krishti. Pėr ne Jezu Krishti ėshtė ai qė ndan frymėt. Ai ėshtė shkėmbi i patundur mbi tė cilin thyhen tė gjitha valėt e ndryshueshme tė opinioneve ideologjike.

Gjithēka motivon Krishti ėshtė besim, gjithēka qė kundėrshton Krishti ėshtė supersticion. Ky ėshtė kriteri i gjėrė mbi tė cilin jemi nė gjendje tė gjykojmė idetė supersticioze. Linjat tona drejtuese nuk janė marrė vetėm nga parimet e shkencės fizike, po nga Fjala e Perėndisė.

Ky pohim sjell me vete njė linjė tė rėndėsishme demarkacioni. Gjithkush lexon literaturė shkencore kundėr supersticionit, do tė kuptojė menjėherė se, pikėvėshtrimi i saj ėshtė shumė i ndryshėm nga qėndrimi i besimit kristian. Shkenca njeh vetėm ligje dhe koncepte thjesht njerėzore.

Ajo i pėrshtatet botės materiale. Kjo edhe justifikohet, sepse ajo pretendon tė ketė tė bėjė vetėm me atė qė ėshtė e kuptueshme dhe racionale.

E mbinatyrshmja, transcendentalja, demoniakja dhe hyjnorja nuk hyjnė nė sferėn e kėrkimeve tė saj. Shkenca shpreson tė kuptojė vetėm ato gjėra qė mund tė pėrfshihen brenda kufijve tė saj tė ngushtė racionalė. Pėr kėtė arsye, shpesh herė ajo e ka sjellė djallin nė njė plan llogjik pėr ta shpjeguar dhe, pėr pasojė, e ka bėrė tė papėrfillshėm.

Prandaj nuk mund tė mbėshtetemi tek shkenca pėr tė kuptuar me tė vėrtetė se ē`ėshtė supersticioni. Prej kėtej rrjedh se edhe mjetet mbrojtėse tė shkencėtarit janė tė pamjaftueshme. Kjo tregohet edhe nė librin Hexen unter uns? tė Johann Kruse-it.

Nga pikėpamja e materialit qė pėrmban, ky ėshtė njė nga librat mė informative mbi supersticionin sot. Po autori mbėshtet opinionin se nuk ka fenomene tė pastra qė lidhen me supersticionin.

Ai nuk arrin tė kuptojė bekgraundin e vėrtetė tė supersticionit, se ndryshe nuk do t'i quante tė padėmshme praktika tė tilla si hipnotizimi.

Nga ana tjetėr, shkenca nuk ėshtė kaq e interesuar tė shpjegojė thellėsisht supersticionin, sesa tė kėrkojė shpjegime nė psikologjinė e nivelit tė thellė.

Fjala vjen, Dr. Schrank mendon se njė vegim qė i shfaqet dikujt ėshtė njė projektim i
subkoshiencės sė tij. Ai gjithashtu ėshtė i mendimit se njė grup i zakonshėm personash mund tė kenė sėbashku njė vizion, ose njė vegim, me tė dėgjuar, ose tė parė, nė rast se vuajnė prej tė ashtuquajturit halucinacion kolektiv. Mundet ky tė jetė shpjegimi nė shumė raste.

Mėsimet e Jänsch-it mbi imazhet e transferuara (eidetike), apo teoria e arkeotipeve e Jungut, flasin pėr mundėsinė e njė interpretimi tė tillė. Megjithatė, nga ana tjetėr, besimi kristian pranon fakte dhe dimensione qė kapėrcejnė kufijtė e njė mendjeje vetėm shkencore.

Supersticioni nuk ėshtė vetėm shenja e budallallėkut, naivitetit, mungesės sė dijeve, po tregon gjithashtu njė prirje ndaj forcave qė janė kundėrshtare tė Perėndisė.

Raca njerėzore tėrhiqet nga dy fuqi tė mėdha dhe ėshtė shumė e dobėt pėr tė qėndruar neutrale.

Ėshtė mirė tė kujtojmė fjalėn qė thotė: "T'i mbyllėsh derėn besimit, do tė thotė t'i hapėsh derėn supersticionit." Ta themi ndryshe, po tė hedhim poshtė Perėndinė, Satanai nuk do tė na ndahet. Apostulli Pavėl e thotė edhe mė qartė tek Efesianėt 6:12: "Se lufta jonė nuk ėshtė kundėr gjakut dhe mishit, po kundėr parėsive, kundėr pushteteve, kundėr sundimtarėve tė errėsirės sė kėsaj bote, kundėr frymėve tė liga nė viset qiellore."

Si besimtarė, ne pranojmė realitetin e kėtyre forcave. Nga ana tjetėr, nuk duhet tė kalojmė edhe nė ekstremin tjetėr dhe t'i vėmė gjithė gjėrave qė nuk kuptojmė etiketėn "demoniak". Edhe si besimtarė mund tė pėrfitojmė nga gjetjet e shkencės, sepse kjo pėrputhet me atė qė Perėndia i porositi qė nė fillim njeriut qė tė nėnshtronte tokėn (Gjeneza 1:28).

Nga ana tjetėr, shkenca nuk ka tė drejtė tė thotė fjalėn e fundit nė kėtė ēėshtje dhe ėshtė fodullėk nga ana e shkencėtarėve kur kanė kėtė pretendim.

Edhe pse ka dy fuqi kundėrshtare nė kėtė botė, nuk do tė thotė se njerėzit tėrhiqen pa shpresė sa andej, sa kėtej midis kėtyre tė dyjave. Jo, ajo qė ka thėnė Arkimedi se donte tė kishte njė pikė referimi tė pavarur nė tokė, dhe kjo do tė thotė pėrtej influencės sė shkencės, ėshtė bėrė realitet.

Kryqi i Krishtit qėndron nė botė duke dėshmuar se ai i ka dhėnė fund gjithė fuqive tė errėsirės. Kėnga triumfatore e psalmistit ėshtė plotėsuar: "Njė britmė gėzimi dhe fitoreje jehon nė ēadrat e tė drejtėve; dora e djathtė e Zotit bėn ēudi" (Ps.118:15 e mė poshtė). Vdekja dhe ferri kanė humbur fuqinė.

Duke pasur shpinėn tė sigurtė me kėtė fitore, njė person ėshtė nė gjendje tė shprehet qartė e me besim lidhur me forcat demoniake, duke ditur se Krishti ka marrė edhe fortesat e fundit tė fuqisė sė tyre. E dimė se sa tė tmerrshme janė kėto forca tė Satanait, po e dimė gjithashtu se me Krishtin nuk na ndodh asnjė e keqe.

Ne na ėshtė dhėnė fjala e Zotit: "Shiko, tė kam dhėnė autoritet mbi gjithė fuqinė e armikut dhe asgjė nuk do tė tė dėmtojė." Kėshtu pra me sytė tek Jezui mund t'i afrohemi alfabetit tė Djallit. Ndrojtja e Zotit e mposht frikėn nga Satanai.
avatar
Jon

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi