Supersticioni, a ėshtė i dėmshėm?

Shko poshtė

Supersticioni, a ėshtė i dėmshėm?

Mesazh  Neo prej 07.06.10 0:22

Supersticioni, a ėshtė i dėmshėm?

Kapelat pėr meshkuj apo pėr femra, sidomos nė Britaninė e Madhe, nuk janė tė detyrueshme pėr t’u vėnė nė njė dasmė, por janė pjesė e pakundėrshtueshme e traditės.Veē kėsaj, konsiderohen edhe si shans pėr ēiftin e ri dhe pėr tė ftuarit.

Ka shumė njerėz qė edhe pse nuk besojnė te besėtytni tė ndryshme tė tilla si, nėse vishesh me tė gjelbėr ėshtė ters, apo kur bie shi zotėrit janė tė egėrsuar me njerėzit, gjithsesi mund ta kapin veten duke kryqėzuar gishtat nė shenjė shprese pėr njė lajm tė mirė.

Kjo do tė thotė se edhe ata qė besojnė mė pak, kanė njė dozė shumė tė vogėl dhe ndoshta tė pavetėdijshme veprimesh qė lidhen me njė besėtytni popullore.

Sigurisht qė ka edhe nga ata qė besojnė dhe kryejnė nė mėnyrė tė vazhdueshme veprime pėr tė shmangur syrin e keq, apo pėr tė ndjellė fat.

Por pėrveē ritualeve tė pėrgjithshme, ka edhe tė tjera qė janė shumė individuale.

Pra, ēdo person ka disa veprime tė cilat i bėn apo nuk i bėn, qė nuk bėjnė pjesė nė arsenalin e besėtytnive tradicionale.

Sipas njė sondazhi tė bėrė nė vendet e Europės Perėndimore, ky ėshtė njė fenomen gjithnjė e mė nė rritje, nė tė cilin po pėrfshihen gjithnjė e mė tepėr njerėz, shpesh edhe tė moshave shumė tė reja. Njė nga arsyet e pėrdorimit tė kėtyre ritualeve ėshtė shtimi i faktorit “frikė”.

Nė Europėn Perėndimore ėshtė shtuar vitet e fundit sasia e ankthit dhe njė pjesė e mirė e njerėzve mendojnė se periudha pas sulmeve tė 11 shtatorit tė vitit 2001 ėshtė shumė mė e frikshme dhe bota ėshtė shndėrruar nė njė vend mė tė pasigurt se mė parė.

Ky ėshtė edhe njė nga shpjegimet e rendjes sonė pas ritualeve tė vogla personale apo tradicionale.

Nė fakt, rituale tė tilla janė kryer me shumicė nė kohėt antike dhe kjo vinte edhe nga padija qė ekzistonte nė shpjegimin e shumė fenomeneve tė natyrės.

Nė kėto rrethana, njerėzit mendonin se ishin zotat ato qė vinin nė lėvizje gjėrat dhe se pėr t’u mbrojtur duhet tė kryheshin rite tė ndryshme gjatė gjithė ditės dhe natės. Nė thelb ėshtė ideja se nėse nuk arrijmė qė ta kontrollojmė dot botėn e madhe rreth nesh, tė paktėn duhet tė tentojmė qė tė kontrollojmė botėn tonė tė vogėl.

Nė fakt, kėrkesat apo pretendimet qė kanė njerėzit sot, le tė themi nga engjėjt, pra qeniet qė mendojmė se janė rreth nesh tė padukshėm pėr tė na ndihmuar nė rrezik, janė nga mė tė ndryshmet.

Ka nga ata qė u luten atyre pėr paqe nė botė dhe nė jetėt e tyre, por ka edhe nga ata me nevoja shumė konkrete, qė pėr shembull mund t’i luten engjėllit tė tyre pėr njė vend pėr tė parkuar makinėn.

Shpesh besėtytnitė trashėgohen brenda familjes nga njė brez te tjetri. Pėr shembull, vajza zakonisht mund tė trashėgojė sjellje tė mamasė, ndėr tė cilat edhe veprime apo besėtytni.

Edhe pse mund tė jenė persona qė nuk besojnė, ka njerėz qė nėse nuk do ta bėnin pėrditė atė veprimin e vogėl qė vetėm ata e dinė, do tė ndiheshin paksa nė ankth dhe nė frikė se mos gjėrat u shkonin keq.

Kur njė veprim apo ritual e kemi trashėguar nga mamaja, apo gjyshja, ndihemi mirė, sepse nė kėtė mėnyrė kemi edhe diēka tė tyren qė e mbartim me vete dhe na duket sikur nė njėfarė mėnyre po na mbrojnė dhe pėrkrahin.

Edhe fėmijėt e vegjėl kanė ritualet e tyre, njė pjesė tė mirė tė sė cilave i harrojnė kur rriten, duke adoptuar rite tė tjera.

Deri kėtu nuk ka asnjė problem. Problemi lind kur bėhemi shumė tė varur ndaj veprimeve tė ndryshme dhe lejojmė qė ato tė na kondicionojnė jetėn nė mėnyrė tė tillė sa edhe tė na pengojnė seriozisht.

Shpesh mund tė bėhemi neurotikė dhe tė humbasim qetėsinė kur ndonjė ritual nuk e bėjmė siē duhet dhe nė kėtė moment duhet qė tė kuptojmė se e kemi kaluar cakun dhe se tashmė rituali mund tė pėrbėjė me tė vėrtetė njė rrezik.

Mes kryerjes sė ritualeve ta padėmshme dhe shndėrrimit tė tyre nė njė varėsi, apo edhe fobi, nė rastin mė tė keq ka njė fill shumė tė hollė.

Kur njė ritual kthehet nė fobi, personi qė e ka duhet patjetėr tė konsultohet me psikologun.

Disa fobi mund tė kalojnė lehtėsisht, por fobi tė tjera, si pėr shembull ajo e tė pasurit frikė nga fluturimi, mund tė zgjasin pėr tėrė jetėn.

Por a duhet tė shqetėsohemi pėr veten kur shmangim pėr shembull numrin 13, apo kur nuk kalojmė rrugėn sepse mė parė na e ka prerė kalimin njė mace e zezė, apo kur bėjmė tė tjera gjėra si kėto?

Sipas psikologėve, gjithmonė gjėrat qė teprohen janė tė dėmshme, pėrfshi nė kėtė rast edhe ritualet, ndaj kur e shohim se po teprohet, duhet tė heqim dorė, para se situata tė pėrkeqėsohet.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Supersticioni, a ėshtė i dėmshėm?

Mesazh  gjilanasi prej 31.08.13 23:28

Sigurisht qe Supersticioni eshte i rrezishem dhe i demshem sepse krijon paranoja dhe behemi skllav dhe viktime e tyre, ne nje fare menyre do te ndikohemi per te keq nga autosugjestioni...
avatar
gjilanasi

379


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi