Macet e Zeza

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Macet e Zeza

Mesazh  Flavius prej 31.08.13 19:18

Pėrse macet e zeza konsiderohen si fat i keq?



Macet e zeza nuk kanė qenė gjithmonė si objekte tė supersticionit, tė frikshme apo qoftė edhe fat i keq. Nė kohėt e hershme Egjiptiane, rreth 3000 vite para krishtit, macet (duke pėrfshirė edhe ato tė zeza) ishin gjallesat mė tė vlerėsuara tė botės shtazore, mbaheshin me vlerėsime tė larta, madje vrasja e njėrės prej tyre konsiderohej njė krim i rėndė.

Ishte periudha e mesjetės nė Europė kur macet filluan tė humbisnin madhėshtinė e tyre madje edhe tė lidheshin me tė ashtuquajtura shtriga. Mendimi se shtrigat praktikonin magji tė zezė sapo kishte filluar tė godiste Europėn dhe ato qė kujdeseshin pė macet e rrugėve ishin gratė e varfra tė vetmuara tė cilat mė pas u akuzuan si shtriga. Macet e tyre disa prej tė cilave ishin tė zeza u quajtėn po ashtu fajtore pėr magjitė.

Ky lloj besimi u forcua pas njė legjende tė njė babai dhe tė birit tė tij nė Lincolnshire nė 1560 tė cilėt thuhet se njė natė pa hėnė njė mace e zezė kaloi rrugėn dhe po rrėshqiste. Ashtu siē do tė[ vepronte ēdo njeri ato e gjujtėn me gurė macen derisa gjallesa e gjorė ashtu e vrarė nga gurėt vrapoi tė fshihej nė shtėpinė e njė gruaje e cila dyshohej se ishte shtrigė.

Ditėn e nesėrme babai dhe i biri shkuan tek e njėjta grua dhe panė qė ajo ishte e qalė dhe e goditur pėr ta kjo ishte mė shumė sesa njė koinēidencė. Nga ajo ditė nė Lincolnshire mendohet qė shtrigat gjatė natės mund tė kthehen nė mace tė zeza.

Besimi qė shtrigat transformoheshin nė mace tė zeza nė mėnyrė qė tė lėviznin rrugėve pa u vėnė re u bė diēka shumė e besueshme nė Amerikė gjatė periudhės sė gjuetisė sė shtrigave. Madje edhe nė ditėt e sotme lidhja midis shtrigave dhe maceve tė zeza ėshtė akoma e fortė sidomos gjatė Halloween. Kėshtu njė gjallesė e mbivlerėsuar dikur ėshtė kthyer tashmė nė simbol tė djallit nė disa pjesė tė botės.

Megjithatė akoma edhe sot nė disa kultura macja e zezė ėshtė akoma e vlerėsuar dhe simbol i tė mirės. Skocezėt besojnė se ardhja e njė maceje tė fuqishme tė zezė nė shtėpi tregon prosperitet, ndėrsa piratėt e shekullit 19 besonin se kur njė mace e zezė ecėn drejt jush ėshtė shenjė e fatit tė keq, por ėshtė shenjė e mirė nėse ajo ikėn nga ju.

Nė disa zona tė Anglisė dhurimi i njė maceje tė zezė ditėn e dasmės mendohet se i sjell nuses fat.
avatar
Flavius

117


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Macet e Zeza

Mesazh  Jetmira prej 13.09.13 8:06

Pse besojmė se macet e zeza sjellin fat tė keq?!

Macet e zeza, konsiderohen sipas paragjykimeve popullore, se sjellin fat tė keq…!
Por, pse?

Pėrgjigjja, humbet nė thellėsinė e kohės dhe tė historisė, me dy teoritė mbizotėruese.
Sipas legjendės sė parė, macet e zeza u urryen nga njeriu dhe “fituan” titullin sepse trembin kuajt qė qarkullonin natėn me karro, ngaqė nuk dalloheshin nė errėsirė dhe si pasoj tė shkaktoheshin aksidente tė shumta, qė nė shumė raste u ka marrė jetėn.
Legjenda e dytė, e cila mallkon macet e zeza, ėshtė ngaqė ato ishin kafshėt e dashura tė piratėve tė detit!
Ngaqė anijet e tyre “pushtoheshin” nga minjtė dhe sėmundjet qė transportonin minjtė tek ekuipazhi, piratėt furnizoheshin me njė numėr shumė tė madh macesh qė tė shfaronin minjtė dhe pėr kėtė punė ata preferonin macet e zeza!
Kėshtu, kur njė anije pirate dilte nė tokė, kope me mace tė zeza vėrsuleshin nėpėr qytete, shenjė kjo qė paralajmėronte qytetarėt se do vijonte plaēkitje dhe “kasaphanė” nė qytet.
E vėrtet apo legjendė, ēėshtja ėshtė se deri nė ditėt e sotme macet vijojnė tė jenė tė “urryera” nga njerėzit.
Pėr kėtė arse njė organizatė filozooike “Anidaa”, caktoi 17 nėntorin si “Dita e maces sė zezė”, me qėllim qė tė sensibilizimin e njerėzve dhe theksoi se duhet tė shmangim paragjykimet.
avatar
Jetmira

802


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Macet e Zeza

Mesazh  Zattoo prej 13.09.13 11:43

Kam nje koleg te punes qe ka nje mace te zeze ne shtepi, sipas tij ajo eshte mbrojtese e mire per shtepi dhe per shendetin e pronarit nga ndikimet e padukshme.
avatar
Zattoo

696


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Macet e Zeza

Mesazh  syri i art prej 14.04.15 11:49

Kur nuk mendon vet,beson ēdo gje,qe te thuhet,asnje krijes nuk esht e lig,veq njeriu e ka mundesin te bej gjera te ndryshme,ēdo gje tjeter i rrjedh me jeten e pergjithshme..por mendja njerezore krijon lloj lloj marrzirash,me mace e me qen e me shumeqka tjeter..te gjitha jan lojra mendore,nese beson se esht ashtu si thuhet,mendja jote do ta bej ashtu...!
avatar
syri i art

Qdo gje esht natyr,ska te keqe ska te mir...

256


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Macet e Zeza

Mesazh  Immortal Vampire prej 20.04.15 15:41

syri i art shkruajti:Kur nuk mendon vet,beson ēdo gje,qe te thuhet,asnje krijes nuk esht e lig,veq njeriu e ka mundesin te bej gjera te ndryshme,ēdo gje tjeter i rrjedh me jeten e pergjithshme..por mendja njerezore krijon lloj lloj marrzirash,me mace e me qen e me shumeqka tjeter..te gjitha jan lojra mendore,nese beson se esht ashtu si thuhet,mendja jote do ta bej ashtu...!
Mendja eshte ajo qe luan me ty, ndaj ti para se ta besosh dicka; mendon dhe me pas ato kthehen ne ndjenja; por ndjesite nuk duhen anashkaluar, sepse: ate qe s'ta shpjegon dot mendja, e thone ndjesite, kuptojeni...
avatar
Immortal Vampire

Subkoshienca duhet te dale ne siperfaqe!!!!

83


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Macet e Zeza

Mesazh  gjilanasi prej 03.05.15 18:40

Pse macet e zeza pėrfaqėsojnė fatin e keq?



Miqtė dhe fansat e maceve e dinė se nuk ka asgjė pėr t’u frikėsuar nga kėto krijesa tė buta tė botės. Por besimi se macet e zeza janė fatsjellėse tė kėqija ka ekzistuar pėr shekuj me radhė. Gjatė krijimit tė shtetit egjiptian (rreth 3000 vjet para Krishtit), tė gjitha macet nderoheshin dhe adhuroheshin. Tė vrisje njė prej tyre ishte krim.

Macet e zeza konsiderohen tė frikshme shpesh nė tė gjitha llojet e kulturave, dhe edhe pse shumė prej miteve e shohin ndryshe, si diēka pozitive, por tradita perėndimore ka njė pėrfytyrim tjetėr.


PERIUDHA E MESJETĖS

Duket se lidhja mes fatit tė keq dhe maceve tė zeza daton nė mesin e shekullit tė 14. Nuk dihet saktėsisht si dhe pse macet u lidhėn me Djallin nė Mesjetė, por besimi ishte aq i fortė sa qė ato shfarosėn gjatė vitit 1348 se mendoheshin si shkaktare tė njė sėmundje tė rėndė infektuese.

Por ironikisht nuk ndodhi kėshtu, sepse plagėt e sėmundjes u pėrkeqėsuan edhe pas shfarosjes sė maceve tė zeza. Shkaku i vėrtetė kishin qenė minjtė, dhe macet mund t’i kishin pėrdorur pėr kapjen e minjve.


FOLKLORI SKOCEZ

Folklori skocez pėrmban njė zanė tė njohur me emrin Macja Sith, njė mace gjigande e zezė (me njė pikė tė bardhė nė gjoks) qė besohej se kishte aftėsinė pėr tė vjedhur shpirtin e njerėzve tė vdekur. Ky besim ēoi nė ruajtjen e trupave tė njerėzve pėrpara se tė digjeshin.


EPOKA E MAGJISĖ

Macet u fajėsuan edhe pėr magjinė e zezė. Zėrat pėr magjinė e zezė filluan tė pėrhapeshin nėpėr Europė gjatė shekullit tė 16. Macet e zeza ishin tė parat qė u bėnė pjesė e gjuetisė, vetėm sepse shumė shtriga mbanin me vete mace tė zeza. Besimi se magjistricat mund tė shndėrroheshin nė vetė macet e zeza, kaloi deri nė Amerikė.


LĖVIZJET E MACEVE

Ekzistojnė edhe shumė legjenda tė lidhura me lėvizjet e maceve tė zeza. Nė shumė vende tė Europės, ku macet e zeza shihen akoma si ‘fat i keq’, ekziston njė shenjė akoma mė e keqe kur njė mace e zezė tė ndėrpret rrugėn.

Por duket se gjermanėt e kanė lehtėsuar disi kėtė legjendė duke thėnė se kur macja kalon nga e djathta nė tė majtė ėshtė lajm i keq. E kundėrta ndodh kur macja kalon nga e majta nė tė djathtė. Shpresojmė qė macja t’ju kalojė nė drejtimin qė ju dėshironi.

E njėjta gjė ndodh edhe pėr lojtarėt e pokerit. Nėse njė mace e zezė kalon para rrugės sė lojtarit qė po largohet nga kazinoja, atėherė do tė thotė se ata do tė kthehen prapė. Edhe piratėt kohė pėrpara thoshin se nėse macja e zezė ėshtė drejtuar drejt teje, ėshtė lajm i keq, nėse po largohet atėherė ėshtė lajm i mirė.


TĖ FLASĖSH MBI BAZA SHKENCORE

Ndėrsa pigmenti i zi nuk ėshtė i kufizuar nė raca tė veēanta, raca Bombay ėshtė lloji i maces qė ju pikturoni mė shpesh kur keni parasysh njė mace tė zezė klasike. Shumica e maceve tė zeza kanė sy tė verdhė ari, falė sasisė sė lartė tė melaninės nė trupin e tyre. Macet meshkuj e kanė pigmentin e zi mė tė theksuar se ato femra.


NUK JANĖ DHE AQ FAT I KEQ SA MENDOHEN

Sipas disa legjendave, macet e zeza janė fat i mirė, si nė rastin e Britanisė sė Madhe. Besimi nė fuqinė e maceve tė zeza, ėshtė aq i fortė sa ata i pėrdorin pėr dhurata macet e zeza pėr tė bekuar ēiftet e reja.

Ndikimi i egjiptianėve dhe dashuria e tyre pėr macet ka ndikuar nė disa kultura europiane. Marinarėt dhe gratė e tyre besonin nė fatin e mirė qė vinte nga fuqia e maceve tė zeza. Ata mendonin se do t’i shtonin pasurinė.

Japonezėt gjithashtu i nderojnė macet e zeza si simbol i fatit tė mirė. Ato shihen si shumė tė rėndėsishme veēanėrisht pėr gratė beqare. Edhe nė Rusi, pėr shekuj me radhė macet janė parė si fat i mirė.


VLERĖSIMI

Imazhi i maceve tė zeza pėrdoret shumė gjatė festės sė Halloween-it. Data 17 gusht i ėshtė kushtuar maces sė zezė dhe ėshtė quajtur “Dita e Vlerėsimit tė Maces sė Zezė”.

Nga Kate Erbland
avatar
gjilanasi

415


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Macet e Zeza

Mesazh  gjilanasi prej 09.06.16 9:23

Macja e zezė, simbol adhurimi apo simbol fatkeqėsie? Zbėrthimi i miteve



Macet e zeza konsideroheshin si shenjė e fatit tė mirė nė Egjiptin e lashtė, dhe shpesh qenė tė lidhura me Bastet, derisa kulti i saj u ndalua nė vitin 390 E.S.

Nė disa vende vazhdoi cilėsimi i tyre si mbrojtėse dashamirėse. Nė Skoci, kur njė mace e zezė shfaqej nė njė shtėpi, konsiderohej si njė shenjė e begatisė sė anėtarėve tė asaj familje, dhe qe e zakonshme pėr anijet nga Evropa Veriore tė mbanin njė mace e zezė gjatė lundrimit pėr t’u mbrojtur nga fati i keq dhe stuhitė.

Nė jug tė Francės besohej se macet e zeza janė magjistare, dhe se fitimi i simpatisė do tė garantojė bekimin e tyre. Por rėnia e kėtij miti mbi macet e zeza filloi me magjinė.

Nė vitin 1170, Peter Valdo themeloi njė sekt tė krishterė tė quajtur Valdezėt, me pretendimin se tė gjithė kishin aftėsinė pėr tė folur drejtpėrdrejt me Zotin. Kjo, natyrisht damkoste Papėn dhe biznesin financiar tė kishės, kėshtu qė Valdezėt u pėrjashtuan. Ata u bėnė tė njohur si adhurues tė djallit, nė formėn e njė mace e zezė. Kjo ishte njė akuzė qė do t’i bėhej edhe Templarėve dhe Katarėve, duke filluar me pėrvijimin e njė ceremonie heretike tė adhurimit tė maces, tė pėrshkruar nga shkrimtari mesjetar Uollter Map.

Sipas kėtij tė fundit, Katarėt mblidheshin nė grupe nėpėr sinagogat, duke pritur qė njė mace e zezė e madhe tė zbriste poshtė nga njė litar i varur nė tavan. Pasi macja shfaqej, ata fiknin tė gjitha dritat dhe orientoheshin ta gjenin nė errėsirė mė pas ta puthnin atė. E njėjta gjė u tha pėr Kalorėsit Templarė dhe ishte njė nga akuzat kryesore kundėr tyre.

Kjo pikėpamje nuk qe ēimentuar tek masat e gjera popullore derisa ndėrhyri vetė Papa Gregori IX. Deri para ardhjes sė tij nė detyrė, heretikėt dhe shtrigat zakonisht hetoheshin vetėm kur dikush i bėnte thirrje kishės pėr ndihmė. Ai caktoi njerėz qė tė hetojnė mbi heretikėt, dhe nė tekstin e tij “Vox nė Rama”, Gregori (i cili ishte Papė nė vitet 1227-1241) pohoi se macet e zeza ishin njė shenjė e sigurtė se i zoti i tyre ishte njė magjistar ose njė adhurues i djallit.

Ai vazhdoi mė tej duke thėnė se vetė macet ishin larg nga tė qėnit kalimtare tė pafajshme, dhe se ato ishin pjesėmarrėse aktive nė ritualet e kėqija, dhe me sa duket kur merrnin formėn e tyre njerėzore shndėrroheshin nė burra me lėkurė tė zbehtė dhe sy tė zinj. Shenja e sigurtė se njė mace e zezė, kishte njė nga kėto demonė qė ndryshonin formė, qe njė bisht qė pėrdorej mė gjasė pėr tė ndihmuar ritualin e magjistares dhe duke i dhėnė maces-demon njė puthje tė turpshme.

Fjalėt e tij shenjuan fillimin e njė fushate kundėr maceve tė pafajshme, qė zgjati pėr mė shumė se 500 vjet. Ajo ishte aq e suksesshme, sa thuhet se ėshtė thuajse e pamundur tė gjesh njė mace tėrėsisht tė zezė nė disa zona tė botės, pasi ato u gjuajtėn deri gati nė zhdukje.

bota.al
avatar
gjilanasi

415


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi