Agnosticizmi

Shko poshtė

Agnosticizmi

Mesazh  Jon prej 18.09.08 21:28

Agnosticizmi

Agnosticizmi, njė rrugė e mesme mes ateizmit dhe besimit

Agnosticizmi (trajtė e latinizuar e greqishtes "agnostikismos", agnoin, mosdije; mosnjohje) pėrkufizon pikėpamje filozofike, qė hamendėsi tė caktuara - nė veēanti tė llojit teologjik, tė cilat merren me Qenėsinė (ekzistencėn) ose mosqenėsinė e njė "Qenijeje tė Epėrme" si p.sh. tė njė Perėndie - ose tė panjohur, nė themel kanė pamundėsinė e njohjes sė Tij.

Pyetja "A ka Zot?" do tė pėrgjigjet nga agnosticizmi pėrkatėsisht jo me "po" ose "jo", por me "nuk ėshtė e njohur", "nuk ėshtė e pėrgjigjshme" ose me "s ka rėndėsi".

Ai paraqet njė botėvėshtrim, qė nė veēanti thekson kufizimin (cakun) e dijes (diturisė) njerėzore. Nga pikėpamja e tij e njohurive tė pamjaftueshme, agnosticizmi hedh poshtė dhe s`pranon njė besim nė qenėsinė apo mosqenėsinė e perėndive.

Nė dallim me trajtėn e fuqishme tė ateizmit, agnosticizmi nuk pėrjashton nė parim tėrėsisht mundėsinė e qenėsisė (ekzistencės) sė njė Qenijeje Hyjnore. Agnostika ėshtė vendosur kėshtu si kėndvėshtrim i tretė midis teizmit dhe ateizmit.

Por nė kėtė kuptim, agnosticizmi ka tė pėrbashkėta edhe me teizmin, se besimi nė Zot ėshtė i mundshėm, edhe atėherė kur mohon mundėsinė arsyetore tė njohjes sė Zotit.

Emėrtimi agnosticizėm ka mundėsi tė jetė mbruajtur nga Tomas Henri Haksli (1869).

Megjithėse bėhet fjalė mbi njė krijim emėrtimi ende tė ri, ky emėrtim ėshtė dukshėm mė i vjetėr dhe gjendet ndėr tė tjera tek Buda, Laoce dhe disa parasokratikė dhe sofistė.
avatar
Jon

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Agnosticizmi

Mesazh  Zattoo prej 07.09.10 0:35

Agnosticizmi

Rreth agnosticizmit si qėndrim filozofik ka ndodhur njė keqkuptim i rėndėsishėm, me sa duket si pasojė e nevojės sė njė pjese njerėzish pėr t’iu bashkėngjitur njė pozicioni qė nė njėrėn anė duhet tė tė nxjerrė jashtė fesė dhe besimit fetar, por qė nga ana tjetėr nuk duhet tė mbajė as "njollėn" e perceptuar tė ateizmit (meqenėse, nė pjesė tė caktuara shoqėrish tė caktuara, ateizmi ende konsiderohet si ndonjėfarė njolle).

Agnosticizmi, i keqkuptuar, ėshtė zgjedhur si njėfarė rruge e mesme midis teizmit dhe ateizmit, ndėrkohė qė nė asnjė rast nuk ka adresuar e nuk e adreson ēėshtjen pėr tė cilėn pėrdoret, pasi merret me njohjen apo njohshmėrinė e "zotit" dhe subjektesh tė tjera teologjike dhe jo me besimin nė "zot".

Ēėshtja qė trajtohet nė vijim ėshtė se ēfarė do tė thotė agnosticizėm, cilėn fushė tė realitetit apo tė metafizikės prek agnosticizmi dhe ēfarė lidhje ka me teizmin dhe ateizmin.

Sė pari, burimisht agnosticizmi nuk ėshtė pozicion mbi ekzistencėn e "zotit" apo ēfarėdo teze tjetėr fantastike, por metodė pėr tė arritur pėrfundime nė arsyetim.

Biologu dhe anatomisti Tomas Hakslej (1825-1895), nė esenė e tij "Agnosticizmi", si krijues i termit, e pėrkufizon atė kėshtu:

"Agnosticizmi nuk ėshtė besim, por metodė, thelbi i tė cilės qėndron nė zbatimin e rreptė tė njė parimi tė vetėm. Pozitivisht, parimi mund tė shprehet nė ēėshtjet e arsyetimit si: ndiq arsyen tėnde deri atje ku ajo mund tė tė shpjerė, pa marrė asgjė tjetėr parasysh. Dhe negativisht, nė ēėshtjet e arsyetimit si: mos pretendo se ēėshtjet janė tė sigurta nėse ato nuk janė tė provuara apo tė provueshme."

Krijuesi i termit e pėrcakton agnosticizmin si metodė njohjeje dhe jo si qėndrim filozofik. Shndėrrimi i parė kuptimor qė ndodhi me kalimin e kohės nė lidhje me subjektet teologjike ishte marrja e trajtės:

"Agnosticizmi ėshtė pozicioni qė pohon se "zoti", "mbinatyra", etj. janė tė panjohura dhe tė panjohshme pėr mendjen e njeriut."

Nė kėtė rast agnosticizmi ka thjesht kuptimet: mosnjohje, mosdije, por dhe pamundėsi njohjeje apo dijeje; Nuk ėshtė mė metodė njohjeje, por qėndrim rreth ēėshtjes sė tė pasurit dijeni rreth "zotit" a "mbinatyrės".

Duke qenė se me kalimin e kohės termi nisi tė pėrdoret sė gjeri nė kėtė kuptim, atėherė agnosticizmi nė ditėt e sotme pėrcakton mosnjohjen dhe mosnjohshmėrinė e njė subjekti tė caktuar, e duke adresuar ēėshtjet metafizike, mosnjohjen dhe mosnjohshmėrinė e subjekteve teologjike si "zoti", apo "mbinatyra", etj.

Ajo qė bie menjėherė nė sy nė kėto pėrqasje tė termit ėshtė se, qoftė si metodė, qoftė si qėndrim, agnosticizmi nė asnjė rast nuk i pėrgjigjet pyetjes "A beson nė "zot"?", e cila logjikisht merr vetėm dy pėrgjigje tė mundshme: 1) besoj (teizėm); dhe nė ēdo rast tjetėr: 2) nuk besoj (ateizėm).

Nė shtrembėrimin vulgar, qė ėshtė dhe rasti i tretė dhe kryekėput i gabuari i agnosticizmit, termi ėshtė kuptuar si ndonjė qėndrim i mesėm mes besimit dhe mosbesimit, sikur pyetjes nė fjalė agnosticizmi i jep pėrgjigjen "Nuk e di!" dhe me anė tė kėsaj gjen mesin...

Pėrveē tė qenit thjesht njė keqkuptim kyē i domethėnies sė agnosticizmit, dhe vetė njė pohim "Nuk e di!" ndaj pyetjes "A beson nė "zot"?" pėrkthehet detyrimisht si "Nuk besoj!", gjė qė nė fund tė fundit do tė thotė ateizėm!

Ēėshtja ėshtė se nė fakt nuk ka "mes" nė pėrgjigjet e mundshme tė pyetjes "A beson nė "zot"?" Ėshtė e pamundur tė thuhet se edhe beson, edhe nuk beson nė "zot".

Ėshtė pėr mė tej falsitet logjik tė pohohet se "besohet pak" apo "besohet shumė" nė "zot", pasi situata nuk merr dot vlerė sasiore.

Dhe ndonėse nė gjuhėn e pėrditshme mund tė ketė njerėz qė shprehen nė formė tė tillė, pohimi nė tė dy rastet e fundit pėrmban vetėm njė kuptim: "besoj nė "zot"".

Nė ēdo rast, pra, agnostikut tė mirėfilltė ashtu si dhe agnostikut vulgar iu mbetet ende t'i pėrgjigjen pyetjes "A beson nė "zot"?", pasi mosdija, apo pamundėsia e dijes rreth "zotit" apo "mbinatyrės" nuk e adreson askund kėtė pyetje.

Aq mė tepėr kur kuptohet se nėse dikush do tė dinte rreth "zotit" apo "mbinatyrės" atėherė ky person nuk do tė kishte mė nevojė tė besonte.

Agnosticizmi, si adresues i njohjes apo njohshmėrisė sė subjekteve teologjike a metafizike, shtrihet qartė dhe nė teizėm dhe nė ateizėm. Si ilustrim i kėsaj, nė ēėshtjen e besimit nė "zot" ka ateistė agnostikė dhe teistė agnostikė.

Ajo qė ėshtė e pėrbashkėt pėr tė dy kėto palė ėshtė se pohojnė se nuk dinė asgjė rreth "zotit" apo "mbinatyrės", dhe se "zoti" apo "mbinatyra", pėr mė tepėr janė tė panjohshme nga njeriu.

Prej kėtu njėra palė niset tė besojė nė "zot" dhe "mbinatyrė", dhe kjo ėshtė pala e teistėve agnostikė, dhe pala tjetėr nuk beson nė "zot" apo "mbinatyrė", dhe kjo ėshtė pala e ateistėve agnostikė.

Sėrish tė diturit rreth "zotit" apo "mbinatyrės" nuk e cek aspak ēėshtjen e besimit rreth "zotit" apo "mbinatyrės" e ato mbeten gjithnjė dy ēėshtje krejt tė ndryshme.

Pėrgjithėsimi qė buron prej kėtu ėshtė se nė fakt tė gjithė teistėt janė agnostikė, duke qenė se nuk dinė asgjė rreth "zotit" apo "mbinatyrės" dhe po ashtu janė dhe njė pjesė e konsiderueshme e ateistėve, tė cilėve nuk iu intereson fare feja, besimi, "zoti" a cilado ēėshtje fetare.

Agnostike nuk ėshtė vetėm ajo pjesė e ateizmit teorik (eksplicit, pozitiv) qė pohon se duke qenė pa kuptim, pa pėrkufizim, tė paperceptueshme dhe (nė analizė librash tė shenjtė) me veti vetėkundėrshtuese, ato ēka nėnkuptojnė termat "zot" dhe "mbinatyrė" nuk ekzistojnė nė realitet, pasi realiteti ėshtė i njohshėm, i perceptueshėm dhe nuk lejon ekzistencėn e subjekteve me veti absurde, vetėkundėrshtuese pėrjashtuese.

Pėr ta shtjelluar mė tej ēėshtjen duhen qartėsuar disa terma:

Mendja prodhon abstraksione, tė cilat nė bazė tė relevancės me arsyen klasifikohen nė koncepte (abstraksione me kuptim / racionale) dhe nė absurde (abstraksione pa kuptim / irracionale).

Konceptet vetė nuk ekzistojnė detyrimisht nė realitet:

- Disa ekzistojnė (dora, toka) dhe shprehen me konvencione gjuhėsore qė shenjojnė njė instancė reale.

- Disa nuk ekzistojnė (pika, thyesa) dhe shprehen me konvencione gjuhėsore qė shenjojnė njė instancė virtuale.

Absurdet nuk ekzistojnė kategorikisht (trekėndėsh katėrkėndor, e kuqe e bardhė) pra janė abstraksione qė nuk kanė instancė reale, por vetėm virtuale.

Qė njė abstraksion tė ngrihet nė nivel koncepti duhet tė ketė kuptim, pra tė ketė rrjedhė dhe integritet logjik. Postulatet e tij nuk duhet tė jenė vetėzhvlerėsuese, kundėrthėnėse, vetėkundėrshtuese etj. (p.sh. koncepti i asgjėsė "nuk ėshtė gjė", koncepti i pafundėsisė "vetia e tė mospaturit fund", etj.).

Kjo ėshtė struktura me tė cilėn zhvillohet dhe analiza pėr pėrcaktimin e abstraksioneve nėse kanė kuptim ose jo, dhe nėse janė reale apo virtuale.

Kur flasim pėr abstraksionin "zoti", arrijmė nė pėrfundimin qė ėshtė absurd pėr shkak tė vetėkundėrshtive qė paraqet nė postulatet e tij nė pėrpjekjen pėr t'u konceptualizuar.

Me fjalė tė tjera, librat fetare dhe besimtarėt e pėrshkruajnė "zotin" si njė abstraksion me vetėkundėrshti (Pėrkufizimi i "zotit"), gjė qė do tė thotė se termi shenjon njė absurde dhe jo njė koncept.

Nė rastin e agnosticizmit tė sotėm, agnostiku tėrthor ose drejtpėrdrejt pohon se nuk ka asnjė dije pėr "zotin". (Si sqarim shtesė kėtu, nėse dikush shkon deri aty sa tė thotė se "zoti" nuk mund tė njihet apo se ėshtė i panjohshėm, ai i pėrshkruan kėshtu njė veti "zotit" dhe nuk quhet mė agnostik, sepse di tashmė diēka rreth "zotit").

Atėherė ēfarė kuptimi ka pėr agnostikun fjala "zot" gjatė pėrdorimit? Sepse qė tė hysh nė pohime tė mėtejshme nė lidhje me "zotin" duhet sė pari qė vetė fjala "zot" tė ketė kuptim.

Ēėshtja qė shtrohet nė lidhje me bisedėn e kėtushme ėshtė: Po si atėherė ti ateisti e pėrdor kėtė term nė fjali kur sapo na thua se agnostiku nuk mund ta pėrdorė?

Parashtrimi i thjeshtė ėshtė se unė ateisti e pėrdor termin "zoti" si njė absurde. Absurdet mund tė pėrdoren nė fjali si njėsi shprehimore, siē po e pėrdor dhe tani, por thjesht ato nuk kanė kuptim nė vetvete dhe pėrdoren si tė tilla.

Akuza ndaj agnostikėve ėshtė se ata pohojnė se "nuk dinė ē'ėshtė "zoti" dhe "nuk dinė a ekziston 'zoti' apo jo" ndėrkohė qė e pėrdorin termin si koncept tė mirėfilltė (nėse do ta pėrdornin si absurde, do tė ishin direkt ateistė).

Nė shtjellim tė kėsaj:

- Pohuesi se "zoti" ekziston (ka "zot") do tė mund ta kryente kėtė pohim pasi t'i ketė dhėnė njėherė kuptim termit.

- Pohuesi se "zoti" nuk ekziston (nuk ka "zot") do tė mund ta kryente kėtė pohim nė dy pozita:

1) duke nxjerrė se fjala "zot" ka kuptim dhe ėshtė koncept, por nuk ekziston nė realitet (p.sh. nė bazė tė fakteve empirike), ose

2) duke nxjerrė se fjala "zot" nuk ka kuptim dhe ėshtė absurde dhe si e tillė vetiu mosekzistente.

Agnostiku kur pohon se nuk di asgjė pėr ekzistencėn ose mosekzistencėn e "zotit" do tė thotė se ka nė kokė njė koncept tė "zotit", tek i cili nuk e thotė se si ka arritur, por qė nuk e di a ky koncept ėshtė ekzistent apo mosekzistent (pėrndryshe po ta pėrdorte si absurde, do tė kalonte tek pika 2 mė lart e mosekzistencės).

Tani shtrohet pyetja se ē'koncept tė "zotit" ka nė kokė agnostiku kur sapo na thotė se "nuk di" asgjė pėr "zotin". Gjė qė e nxjerr vetė agnosticizmin si njė pozicion absurd.

Ky agnostik nė fakt ėshtė njė teist, pra beson nė "zot". Prandaj dhe ėshtė e nevojshme qė ēdo person qė pohon se ėshtė agnostik, duhet t'i pėrgjigjet pyetjes a beson nė "zot" apo jo. Se tė pėrgjigjesh qė je agnostik, ėshtė si tė pyesėsh dikė nė chat "M/f?" dhe tė marrėsh pėrgjigjen "Azerbajxhan"...
avatar
Zattoo

626


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi