Atlantida

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Atlantida

Mesazh  Estilen prej 05.04.10 11:56

Atlantis - gjėegjėzė qė s'i dihet fundi





Atlantis.Asnjė legjendė tjetėr nga kohėt mė tė zymta tė parahistorisė nuk i ka ngacmuar kaq shumė shkencėtarėt dhe fantazuesit sa shkrimet e filozofit grek Platon mbi pėrrallorin Atlantis, qė njihet ndryshe edhe si Atlantida.

Qė nga ajo kohė janė botuar nga autorė tė ndryshėm mbi 30 000 hamendėsime mbi bazueshmėrinė e kėtyre shkrimeve tė lashta.
Platoni hartoi nė vitin 350 p.e.s. dy shkrime filozofike: dialogun e Timaios dhe tė Kritias.

Nė tė dyja kėto vepra ai pėrmend njė qytetėrim enigmatik tė quajtur Atlantis i cili nė atė pikė kohe tregohej tė kishte qenė zhytur nė mjegullėn e historisė dhe nėn vėrshimin e dallgėve tė detit qė prej 9 000 vjetėsh.
Sipas Platonit dhe mitologjisė greke, njė ditė perėnditė ndanė Botėn nė mes tyre.

Poseidonit i ra njė grup ishujsh shumė mė pėrtej Shtyllave tė Herkulit ( kėshtu thirrej nė lashtėsi ngushtica e Gjibraltarit ), pra jashtė botės helenistike. Djali i tij mė i madh Atllas,i sundonte si mbret.

Nėntė djemtė e tjerė qeverisnin nė nėntė rrethe dhe disa ishuj tė caktuara qė nė fillim. Mbretėria kishte njė shtrirje qė ishte mė e madhe se shtrirja e Libisė dhe Azisė sė bashku. Me kalimin e kohės u ngrit njė shtet qė nga ana kulturore dhe ushtarake nuk kishte shoq, Atlantisi.pallati i mbretit nė Atlantis

Pallati me kupolė tė artė i mbretit (rindėrtim sipas pėrshkrimit tė Platonit)
Mbreti banonte nė njė Pallat luksoz tė stolisur nė argjend dhe ar, i cili ishte i rrethuar nga sistem bashkėqendror sipėrfaqesh toke dhe uji. Njė kanal - rreth 10 kilometra i gjatė, 30 metra i thellė dhe 90 metra i gjėrė - lidhte kėtė kryeqendėr me detin e hapur.

Hendeqe uji tė mbuluar me ēati, nė tė cilat mund tė lundronin triremat (anije trekatėshe tė shtyra me rrema), ēanin pėrmes sipėrfaqes tokėsore nė brendėsi tė qytetit.

Nė njė liman tė vendosur artificialisht ankorohej njė flotė prej 1200 anijesh luftarake. Nė tokė kishte nė gatishmėri armė prej bronzi dhe karroca luftarake.

Plani i rindėrtuar i kryeqendrės (figura atlantia.de)
Nė qendėr tė Atlantisit qėndronte njė tempull madhėshtor i Poseidonit. Pėrqark tij ishin renditur lagjet e veēanta nė formė rrethi, tė lidhura me njėra-tjetrėn pėrmes urash, secila prej tė cilave ishte e mbrojtur prej kullash dhe portash.

Pjesa mė e madhe e shtėpive ishte e ndėrtuar prej guri natyror, nė gjendjen qė hasej nė ishull. Njė mur i jashtėm rrethonte tėrė qytetin. Pėrbrenda fortifikatės sė qytetit kishte edhe dy mure tė tjerė rrethues qė mbronin qendrėn e qytetit.

Atlantėt duhet tė kishin arritur njė nivel tė lartė zejtarie dhe teknike sidomos pėrsa i pėrket pėrftimit dhe pėrpunimit tė metaleve. Me sa duket kjo popullatė ishullore kishte nė zotėrim rezerva tė mėdha trupash xeherori ose sillte njė numėr tepėr tė madh tė tij prej vendesh tė tjera.

Muri i jashtėm i qytetit ishte i veshur i tėri nė bakėr ndėrsa i dyti mbuluar nė kallaj. Muri i tretė dėshmonte tė kishte njė kore prej orei kalkosi, njė lloj metali i panjohur sot pėr sot, i cili rrezatonte si zjarr bubulak. Ky metal ēmohej si i dyti pėr nga vlera, pas arit, dhe mundej tė nxirrej nė shumė anė tė ishullit.

Pasardhėsit e Atlasit sunduan pėr njė periudhė tė gjatė kohe, nė mėnyrė tė pėrmbajtur dhe me ndershmėri. Por brez pas brezi u larguan gjithnjė e mė tepėr nga modeli i tyre i pėrkryer hyjnor, lakmonin gjithnjė e mė tepėr pas pasurisė dhe pushtetit.

Platoni flet gjithashtu mbi njė luftė qė kishte ndodhur njė herė e njė kohė midis Athinės dhe Atlantisit. Kėshtu Zeusi vendosi njė ditė ti pregatiste fundin kėsaj shthurjeje dhe ti dėnonte atlantėt.

Mu kėtu ndėrpritet rrėfimi i Platonit nė Dialogun e Kritias. Por ama fati i ishullit del qartė nga shėnimet nė Dialogun e Timaios: Nė vetėm njė ditė dhe njė natė u fundos Atlantisi prej tėrmetesh dhe vėrshimesh tė detit.

Tėrė sa mė sipėr ia kishte treguar Platonit xhaxhai i tij Kritias i cili nga ana e tij kishte thėnė se historinė e Atlantisit e kishte mėsuar kur kishte qenė 9 vjeē nga gjyshi i tij 90-vjeēar.

Ky i fundit e kishte marrė vesh kėtė histori nga i ati i tij, Dropides, qė kishte qenė shok i ligjvėnėsit athinas Solon ( 640-559 p.e.s.). Solon'i e kishte marrė vesh kėtė histori gjatė njė udhėtimi pėr nė Sais, kryeqyteti i atėhershėm i Egjiptit tė Poshtėm. Biles ai kishte shkruar edhe njė kopje tė tij atje. Prifti dhe njėkohėsisht shkresėtari i tempullit Soncis ia kishte mundėsuar kėtij pėrkthimin.

Qė prej kohės sė Aristoteles ( 384 - 322 p.e.s. ) mendimet mbi nėse tregimi mbi Atlantis tė ēon vėrtetė tek ndodhi qė kanė gjetur vend apo jo, janė ndarė thellė nga njėri-tjetri. Aristoteles e mban tregimin e Platonit pėr njė trillim, si mėnyrė pėr tė sqaruar pėrfytyrimin e kėtij mbi shtetin e pėrkryer. Por pjesa mė e madhe e shkrimtarėve tė lashtėsisė nuk janė tė kėtij mendimi.

Tė paktėn burimin egjiptian duket ta konfirmojė filozofi Proklos ( 4 e.s. ). Ai mėtonte se filozofi Krantor nga Soloi kishte pasur mundėsinė qė 100 vjet pas vdekjes sė Platonit tė shihte me sytė e tij nė Sais tė njėjtin reportazh, qė dikur ia kishin vėnė nė dispozicion edhe Solonit. Vetė Platoni e ka theksuar disa herė qė pėrshkrimi i tij mbi Atlantis ėshtė i vėrtetė.

Ndonėse ky rrėfim ishte tepėr magjepsės, interesimi i bashkėkohėsve tė Platonit mbi kėtė perandori ogurzezė mbetet i paktė. Njohuria mbi Atlantisin humbi dalėngadalė nė harresė.

Vetėm zbulimi i Botės sė Re zgjoi kujtimin mbi qytetėrimin e shuar. Prania e indianėve e vuri kishėn e periudhės sė Rilindjes pėrballė njė vėshtirėsie nė shpjegim; Nga kishin dalur banorėt e Amerikės ? Ata nuk pėrmenden nė Bibėl.


Ku ndodhej Atlantis ?
Pėr tė gjitha kėto vende ėshtė pandehur se aty ndodhej Atlantis.
Njerėzit e letrave bėjnė gara me njėri-tjetrin duke dalur me teori gjithnjė e mė tė pashoqe.

Ata i pandehin indianėt tė jenė njėri prej dhjetė fiseve tė humbura tė Izraelit. Ata spekulojnė mbi lundrime trojanėsh apo fenikasish. Megjithatė shumė vetė besojnė qė indianėt e Amerikės janė pasardhės tė popullit tė zhdukur tė atlantėve.

Qė nga ajo kohė e deri mė sot Atlantis ėshtė nė gojėn e tė gjithėve. Asnjė gojėdhanė tjetėr nuk duket tė na shfaqet nė mėnyrė tė pėrsėritur nė kaq shumė variacione nė libra faktesh, romane apo tregimesh tė vizatuara, nė kėngė apo filma tė Hollywoodit (Hollivudit).

Po kėshtu, publikuesi me origjinė shqiptare James Pandeli, i cili ka studiuar historinė e popullit ilir, tregon,se si ai sheh tek fjalėt Atlas (ku hidhet ideja se shqiptaret jane me origjine nga atlantistet)

Estilen

913


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi