Roma e Lashtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Roma e Lashtė

Mesazh  Nikolaos prej 22.08.11 22:24

ROMA E LASHTĖ


Roma e sotme


Roma e lashtė ishte njė qytetėrim qė u zhvillua prej njė komuniteti te vogėl bujqėsor tė themeluar nė Gadishullin Italik qė nė shekullin e 10-tė para Krishtit. I vendosur pėrgjatė detit Mesdhe, ajo u bė njė nga perandoritė mė tė mėdha nė botėn e lashtė.Nė shekujt e ekzistencės sė saj, qytetėrimi romak nga njė monarki adoptoi njė republikė oligarkike dhe mė vonė njė perandori autokratike.

Romakėt arritėn tė dominojnė Evropėn jugperėndimore, Evropėn juglindore (Ballkanin) dhe tėrė rajonin mesdhetar me anė tė asimilimit kulturor dhe pushtimit.Pėr shkak tė instabilitetit tė brendshėm dhe sulmeve nga popuj tė ndryshėm migrues, pjesa perėndimore e perandorisė, duke pėrfshirė Italinė, Hispanjėn, Galinė, Britanian dhe Afrikėn unda nė mbretėri tė pavarura nė shekullin e pestė pas Krishtit.Perandoria Lindore Romake, qė drejtohej nga Kostandinopoja, e pėrbėrė nga Greqia, Ballkani,Azia e Vogėl, Siria dhe Egjipti, i mbijetoi krizės.

Edhe pse kėta tė fundit i humbėn territoret eSirisė dhe Egjiptit nga Perandoria Islamike Arabe, Perandoria Romake e Lindjes do tė mbijetonte edhe pėr njė mijėvjeēar, derisa territoret e fundit tė saj u pushtuan nga Perandoria Otomane. Kjo fazė mesjetare dhe e krishterė e Perandorisė njihet nga historianėt me emrin Perandoria Bizantine.

Qytetėrimi romak shpesh grupohet nė periudhėn e antikitetit klasik bashkė me Greqinė e lashtė,njė qytetėrim qė frymėzoi shumė nė kulturėn e Romės sė lashtė. Roma e lashtė kontribuoi jashtėzakonisht shumė nė zhvillimin e ligjeve, luftėrave, artit, letėrsisė, arkitekturės, teknologjisėdhe gjuhės dhe historia e saj vazhdon tė ketė njė ndikim tė madh nė botė sot.

Legjenda dhe historiaThemelimi dhe Mbretėria Romake

Sipas njė legjende, Roma u themelua mė 21 Prill, 753 para lindjes sė Krishtit nga vėllezėrit binjakė qė e kishin origjinėn nga princi trojan Enea.

Romuli dhe Remi ishin nipa tė mbretit latin,Numitorit tė Alba Longės. Mbreti u rrėzua nga froni nga vėllai i tij mizor Amuliusi ndėrsa vajza e Numitorit, Rea Silva, lindi Remin dhe Romulin. Rea Silva ishte njė virgjėreshė e Vestės qė u pėrdhunua nga Marsi, duke i bėrė vėllezėrit gjysmė-hyjnorė. Mbreti i ri ishte i frikėsuar prej Romulit dhe Remit se mos ata ia merrnin fronin, kėshtu qė ai vendosi t'i mbysė. Njė ujkonjė (ose gruaja e njė bariu nė disa versione) i shpėtoi dhe i rriti ata dhe kur ata arritėn moshėn e pjekurisė, ata i rikthyen fronin e Alba Longės Numitorit.

Binjakėt themeluan qytetin e tyre, por Romulusi e vrau Remin gjatė njė grindjeje pėr sundimin si mbret i Romės, megjithėse disa burime thonė se grindja ishte pėr arsyen se emri i kujt do t’i vendosej qytetit. Romulusi ishte burimi i emrit tė qytetit.

Meqė qyteti kishte ngelur me shumė pak gra, legjenda thotė se latinėt ftuan sabinėt nė njė festival dhe vodhėn femrat e tyre qė ishin tė pamartuara, duke ēuar nė integrimin e latinėve me sabinėt.Njė legjendė tjetėr e regjistruar nga historiani grek Dionisi i Halikarnasusit thotė se princi Enea drejtoi njė grup trojanėsh nė njė udhėtim nė det. Pas njė kohe tė gjatė nė ujėrat e ashpra, ata zbarkuan nė buzė tė lumit Tiber.

Jo gjatė pas zbarkimit, burrat donin tė vazhdonin rrugėn nė det,por gratė qė po udhėtonin nuk donin tė iknin. Njė grua, e quajtur Roma, sugjeroi gratė tė digjnin anijet pėr tė mos lejuar largimin. Nė fillim, burrat ishin tė inatosur me Romėn, por mė vonė ata ekuptuan se ata ndodheshin nė njė vend ideal pėr tu vendosur.

Ata i vunė vendit emrin e gruas qėdogji anijet e tyre.Qyteti i Romės u zgjerua rreth njė vau tė lumit Tiber, njė kryqėzim rrugėsh plot trafik dhe tregti.Sipas tė dhėnave arkeologjike, fshati i Romės ka mundėsi tė jetė themeluar dikur rreth shekullittė 8-tė p.e.s, megjithėse mund tė shkojė deri nė shekullin e 10-tė p.e.s nga fiset latine tė Italisė,nė majė tė kodrės Palatine.Etruskėt, qė mė parė ishin vendosur nė veri tė Etrurias, duket se kanė vendosur pushtet politik nėrajonin e Romės rreth fundit tė shekullit tė 7-tė p.e.s, duke formuar elitėn mbretėrore dhe aristokratike.

Etruskėt, siē duket, e humbėn fuqinė nė zonė nė fund tė shekullit tė 6-tė p.e.s, dhenė atė pikė, fiset e hershme latine dhe sabine rishpikėn qeverinė e tyre duke krijuar njė republikė,me shumė mė tepėr kufizime nė aftėsitė e sunduesit pėr tė ushtruar fuqinė.Tradita romake dhe tė dhėnat arkeologjike e tregojnė Forumin Romak (Forum Romanum) sivatrėn e mbretit dhe gjithashtu zanafillėn e qendrės fetare. Numa Pompiliusi ishte mbreti i dytė i Romės, duke pasuar Remin dhe Romulin. Ai filloi projektin e ndėrtesave madhėshtore me pallatin e tij mbretėror tė quajtur Regia dhe ndėrtimin e kompleksit tė virgjėreshave tė Vestės.

Familja

Njėsitė bazė tė shoqėrisė romake ishin familjet dhe fiset. Familjet pėrfshinin kreun e familjes(zakonisht babai), pater familias (babai i familjes), gruan e tij, fėmijėt dhe tė afėrmit e tjerė. Nėshtresat e larta, skllevėrit dhe shėrbyesit gjithashtu ishin pjesė e familjes.

Kreu i familjes kishte fuqi tė madhe (patria potestas, fuqia e babait)mbi ata qė jetonin me tė: ai mund tė detyrontemartesat (zakonisht pėr para) dhe divorcin, t¶i shiste fėmijėt pėr skllevėr, tė deklaronte pronat e vasalėve si tė tijat dhe mund edhe tė dėnonte ose tė vriste pjesėtarė tė familjes (megjithėse kjo efundit pushoi sė ushtruari pas shekullit tė 1-rė p.e.s.

Patria potestas vlente edhe pėr djemtė e rritur qė kishin familjen e tyre: Njė burrė nuk konsiderohej pater familias, as nuk mund tė kishte prona, kur babai i tij jetonte. Gjatė periudhėssė hershme tė historisė romake, njė vajzė, kur martohej, binte nėn kontrollin (manus) e pater familias tė burrit tė saj, megjithėse nė fund tė Republikės ky zakon doli nga moda, sepse gratė mund tė vazhdonin tė zgjidhnin familjen e babait tė saj si familjen e vėrtetė. Prapė se prapė, pėr shkak se romakėt njihnin origjinėn vetėm nga ana mashkullore, ēdo fėmijė njė femėr kishte i pėrkiste familjes sė burrit tė saj.

Pak dashuri ose dhembshuri shfaqej pėr fėmijėt e Romės. Fėmijėt e pa dėshiruar shiteshin pėr skllevėr; mamaja ose njė e afėrme mė e moshuar kujdesej edhe pėr djemtė edhe pėr vajzat;fėmijėt mund tė qėndronin nė njė tavolinė me prindėrit por nuk mund tė merrnin pjesė nėbisedime. Njė infermiere greke iu mėsonte fėmijėve edhe latinisht edhe greqisht; babai iumėsonte djemve si tė notonin dhe si tė kalėronin, megjithėse ai ndonjėherė punėsonte njė skllavpėr t¶i mėsuar fėmijėve. Nė moshėn 7 vjeēare djemtė fillonin edukimin.

Duke mos pasur ndėrtesashkollash, orėt e mėsimit mbaheshin mbi njė ēati (nėse ishte errėsirė, djali duhej tė mbante njė llampė ndriēuese pėr nė shkollė). Tabela tė mbuluara me dyllė pėrdoreshin, sepse letra, papirusi dhe pergamena ishin shumė tė shtrenjta-ose ai mund tė shkruante mbi rėrė. Njė kafshatė buke merrej pėr t'u ngrėnė. Sigurisht, materialet pėr djemtė e pasur i mbante njė skllav.Grupe tė lidhura nga familja formonin njė fis (gens).

Fiset ishin tė lidhura nga gjaku ose adoptimi, por ishin gjithashtu aleanca politike dhe ekonomike. Sidomos gjatė Republikės Romake, kur disa fise tė fuqishme ose Gentes Maiores, dominuan jetėn politike.Martesa nė Romėn e lashtė shpesh vlerėsohej mė shumė si aleancė politike dhe financiare sesa njė lidhje romantike, ky fenomen shumė i pėrhapur nė shtresat e larta.

Baballarėt shpesh filluan tė kėrkojnė burra pėr vajzat e tyre kur ato arrinin moshėn 12 dhe 14 vjeē. Burri ishte gjithmonėmė i vjetėr se nusja. Ndėrsa vajzat e shtresave tė larta martoheshin shumė tė reja, ka prova segratė e shtresave mė tė ulėta martoheshin nė fund tė adoleshencės ose nė fillim tė tė njėzetave.

Edukimi

Gjatė Republikės sė hershme, nuk kishte shkolla publike, kėshtu qė prindėrit i mėsonin djemtė sitė lexonin dhe tė shkruanin, ose nga skllevėr tė edukuar, tė quajtur paedagogi, zakonisht me origjinė greke. Qėllimi kryesor i edukimit gjatė kėsaj periudhe ishte pėr tė trajnuar burrat e rinjnė bujqėsi, artin e luftės, traditat romake dhe ēėshtjet publike Djemtė e rinj mėsonin shumicėn e jetės qytetare duke shoqėruar baballarėt nė funksionet e tyre politike dhe fetare, duke pėrfshirėSenatin pėr djemtė e fisnikėve.

Djemtė e fisnikėve merreshin si ndihmės nga njė figurė e rėndėsishme politik nė moshėn 16 vjeē dhe merrte pjesė nė fushata ushtarake nė moshėn 17vjeēare (ky sistem ishte nė pėrdorim nė disa familje fisnike nė epokėn perandorake).

Praktikat edukuese u ndryshuan kur u pushtuan mbretėritė Helenistike duke rezultuar nė influencėn greke,megjithėse duhet thėnė se praktikat edukuese romake ishin prapė se prapė tė ndryshme nga ato greke Nėse prindėrit mund ta pėrballonin kėtė, djemtė dhe vajzat 7 vjeēare dėrgoheshin nė njė shkollė private jashtė shtėpisė tė quajtur ludus ku njė mėsues (i quajtur litterator ose magister ludi, qė shpesh ishte me origjinė greke) i mėsonte lexim, shkrim dhe ca greqisht, deri nė moshėn11 vjeē.

Duke filluar nga mosha 12 vjeē, nxėnėsit shkonin nė shkollė sekondare ku mėsuesi (taniquhej grammaticus) i mėsonte greqisht dhe letėrsi romake. Nė moshėn 16 vjeēare, disa nxėnės shkonin nė shkollė retorike (ku mėsuesi, pothuajse gjithmonė grek, quhej retor). Edukimi nė kėtė nivel i pėrgatiste nxėnėsit pėr karrierė nė juridik, qė kėrkonte qė nxėnėsit tė memorizonin ligjet eRomės. Nxėnėsit shkonin nė shkollė ditė pėr ditė, pėrveēse kur kishte festivale fetare dhe kur kishte ditė tregu. Kishte gjithashtu pushime vere.

Qeveria

Fillimisht, Roma sundohej nga mbretėr, qė zgjidheshin nga fiset kryesore. Natyra ekzakte e pushtetit tė mbretit mbetet e paqartė. Ai mund tė ketė pasur pushtet pothuajse absolut ose mund tė ketė qenė thjesht kryetari i ekzekutivit i Senatit dhe popullit. Tė paktėn nė ēėshtje ushtarake,autoriteti i mbretit ishte absolut.

Ai ishte gjithashtu kreu fetar. Pėrveē autoritetit mbretėror, kishte tre kuvende pėrfaqėsuese: Senati romak, qė vepronte si njė trup kėshillues i mbretit; Comitia Curiata, qė miratonte dhe ratifikonte ligjet e sugjeruara nga mbreti; dhe Comitia Calata, qė ishte njė kuvend i kolegjit priftėror qė mund tė mblidhte njerėzit nė mėnyrė qė tė sigurojė njerėz ose dėshmitarė pėr tė dėgjuar shpalljet dhe pėr tė deklaruar kalendarin e festave pėr muajt nė vazhdim.

Pėrleshja e klasave nė Republikėn romake rezultoi nė njė pėrzierje tė pazakontė demokracie dhe oligarkie. Fjala republikė vjen nga latinishtja res publica qė nė kuptimin e drejtpėrdrejtė do tė thotė biznes publik. Ligjet romake tradicionalisht mund tė kaloheshin vetėm nga vota e kuvenditpopullor, Comitia Tributa. Gjithashtu, kandidatėt pėr poste publike duhej tė garonin nė zgjedhje.Gjithsesi, Senati romak pėrfaqėsonte njė institucion oligarkik, qė vepronte si njė trup kėshillues.Nė Republikė, Senati mbante autoritet shumė tė madh (auctoritas), por nuk kishin fuqi legjislative; teknikisht ishte thjesht njė trup kėshillues.

Gjithsesi, meqenėse senatorėt ishin shumė ndikues, ishte e vėshtirė qė tė kryeje ndonjė gjė kundėr vullnetit kolektiv tė Senatit. Senatorėt e rinj zgjidheshin nga patricėt mė tė kualifikuar, nga ēenzorėt, qė gjithashtu mund tė largonin njėsenator nga zyra e tij nėse gjendej se ishte moralisht i korruptuar; njė akuzė ishte ryshfeti, ose nėn Katonin Plak, pėrqafimi me gruan e tjetrit nė publik. Mė vonė, nėn reformat e diktatorit Sila, kuestorėt bėheshin anėtarė automatikė tė Senatit, ndonėse shumica e reformave tė tij nuk mbijetuan.

Republika nuk kishte burokraci fikse dhe mblidhte taksat nėpėrmjet njė sistemi qė kishte njė kufitė caktuar pėr secilėn klasė. Postet e qeverisė si ato tė kuestorit, edilit ose prefektit financoheshin nga vetė paratė e mbajtėsit tė postit. Nė mėnyrė pėr tė mos lejuar qė njė qytetar tė mos bėhej shumė i fuqishėm, magjistratėt e rinj zgjidhen vit pėr vit dhe duhej ta pėrdornin pushtetin bashkė me kolegėt e tjerė. Pėr shembull, nėn kushte normale, autoriteti mė i lartė mbahej nga dy konsuj.Kur kishte emergjencė, njė diktator emėrohej.

Pėrgjatė Republikės, sistemi administrativ rishikohej herė pas here pėr tu pajtuar me kėrkesat e reja. Nė fund, u tregua i paefektshėm nėdominionin e Romės qė zgjerohej ditė pėr ditė, duke kontribuar nė vendosjen e Perandorisė Romake.

Gjatė fillimit tė Perandorisė, forma republikane e qeverisė u ruajt. Perandori romak konsiderohej thjesht si princeps ose qytetar i parė dhe Senati fitoi pushtetin legjislativ dhe tė gjithė autoritetinligjor qė mė parė e mbanin kuvendet popullore. Gjithsesi, sundimi i perandorėve sa erdhi e u bėmė shumė autokratike dhe Senati u reduktua nė njė trup kėshillues tė pėrcaktuar nga perandori.Perandoria nuk trashėgoi njė grup burokracish nga Republika, meqenėse Republika nuk kishte struktura qeverisėse permanente pėrveē Senatit.

Perandori pėrcaktonte asistentėt dhe kėshilltarėtpor shtetit i mungonin shumė institucione, si mungesa e njė institucioni ku planifikohej buxheti qendror. Disa historianė e kanė cituar kėtė si njė arsye tė rėndėsishme pėr rėnien e Perandorisė Romake.

Ligji

Rrėnjėt e praktikave dhe parimeve ligjore tė romakėve tė lashtė mund tė gjurmohen me ligjet e dymbėdhjetė tryezave nė vitin 449 p.e.s deri nė kodin civil tė Justinianit i rreth vitit 530. Ligji romak i ruajtur nė kodet e Justinianit vazhduan nė Perandorinė Bizantine dhe formoi bazat e kodifikimeve tė ngjashme nė Evropėn Perėndimore. Ligji romak, vazhdoi, vazhdoi tė aplikohet nė shumicėn e Evropės deri nė fund tė shekullit tė 17-tė.

Ekonomia

Roma e lashtė zotėronte njė hapėsirė tė madhe fushash, qė kishin burime tė jashtėzakonshme natyrore dhe njerėzore. Prej kėsaj, ekonomia e Romės mbeti e fokusuar nė bujqėsi dhe tregti.

Tregtia e lirė bujqėsore ndryshoi peisazhin italian, qė nga shekulli i 1-rė p.e.s, prona tė mėdha ulliri dhe rrushi kishin zėvendėsuar pronarėt e vegjėl tė tokave, qė nuk mundėn tė kenė tė njėjtin ēmim me drithėrat e importuara. Aneksimi i Egjiptit, Sicilisė dhe Tunizisė nė Afrikėn Veriore mundėsoi njė furnizim tė vazhdueshėm me drithėra. Si shkėmbim, vera dhe vaji i ullirit ishin eksportet kryesore tė Italisė. Megjithėse pėrdornin teknologji tė re, prodhimtaria nė ferma ishte pėrgjithėsisht e ulėt, rreth 1 ton pėr hektar.

Aktivitetet industriale dhe prodhuese ishin mė tė vogla. Mė tė mėdhatė ishin minimi dhe nxjerrja e gurėve, qė mundėsonin materialet bazė tė ndėrtimit pėr ndėrtesat e asaj periudhe. Prodhimtaria ishte nė njė shkallė tė vogėl dhe pėrgjithėsisht pėrbėhej nga punishte dhe fabrika tė vogla qėpunėsonin mė e shumta njė duzinė njerėzish. Gjithsesi, disa fabrika tullash punėsonin qindra njerėz.

Ekonomia e Republikės sė hershme ishte kryesisht e bazuar nė ferma tė vogla dhe punė tė paguara. Gjithsesi, luftėrat nė vendet e huaja dhe pushtimet i bėnė skllevėrit me kalimin e kohės mė tė lirė dhe mė tė shumtė, sa qė, nė fund tė Republikės, ekonomia ishte pothuajse tėrėsisht evarur nga puna e skllevėrve edhe pėr punėt e kualifikuara edhe pėr ato tė pakualifikuara.

Skllevėrit mendohet se pėrbėnin 20% tė Perandorisė Romake gjatė kėsaj kohe dhe 40% nėqytetin e Romės. Vetėm nė Perandorinė Romake, kur pushtimet nuk ishin mė aq tė shpeshta dhe ēmimet e skllevėrve u ngritėn, u bė mė ekonomike tė punėsoje dikė sesa tė pronėsoje skllevėr.

Megjithėse trami pėrdorej nė Romėn e lashtė, dhe shpesh pėrdorej nė mbledhjen e taksave, Roma kishte njė sistem monedhash shumė tė zhvilluar, me monedha prej tunxhi, bronzi dhe metalesh tė ēmuara ishin nė qarkullim nė tėrė perandorinė por edhe pėrtej saj ± disa prej tyre janė zbuluar nėIndi. Pėrpara shekullit tė 3-tė p.e.s, bakri tregtohej sipas peshės sė tij. Monedhat e hershme prej bakri romake e quajtur as kishin vlerėn tė shkruajtur nė monedhė prej njė paundi, por peshonin mė pak.

Kuajt ishin shumė tė shtrenjtė, kurse kafshėt e tjera ishin shumė tė ngadaltė pėr tregtinė nė masė nė rrugėt romake, qė mė shumė lidhnin vendrojat ushtarake sesa tregjet dhe rrallė herė shtroheshin pėr karrocat me rrota. Si rezultat, kishte pak transport tė mallrave deri nė ngritjen etregtisė detare nė shekullin e 2-tė p.e.s.

Gjatė kėsaj periudhe, njė anijeje tregtare i duhej mė pak se 1 muaj pėr tė kryer njė udhėtim nga Gadesi nė Aleksandri nėpėrmjet Ostias, duke kaluar nėtėrė gjatėsinė e Detit Mesdhe. Transporti nga deti ishte rreth 60 herė mė i lirė sesa nga toka, kėshtu qė kishte shumė tepėr udhėtime nga deti.

Disa ekonomistė si Piter Temin e konsiderojnė Perandorinė Romake si njė treg ekonomik, i ngjashėm nė tė njėjtėn shkallė me Holandėn e shekullit tė 17-tė dhe Anglinė e shekullit tė 18-tė.
avatar
Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

542


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Roma e Lashtė

Mesazh  Nikolaos prej 23.08.11 22:53

Koloseu
avatar
Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

542


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Roma e lashte

Mesazh  maqomaqo3 prej 23.08.11 23:17

Romen e lashte e ka themeluar Enea ,pas shkaterimit te trojes nga greket ,trojanet qe shpetuan themeluan romen e lashte .me ne krye Enean
avatar
maqomaqo3

202


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Roma e Lashtė

Mesazh  Lapsi prej 06.09.11 1:00

Ushtria

Ushtria e hershme romake (rreth vitit 500 p.e.s) ishte si gjithė ushtritė e qytet-shteteve tė asaj kohe, e ndikuar nga qytetėrimi grek, ku njė qytetar militia praktikonte taktikėn e hoplitit. Ishte e vogėl (popullsia e burrave tė lirė nė moshė ushtarake ishte rreth 9,000) dhe e organizuar nė pesė klasa, tre prej tė cilave jepnin hoplitė kurse dy jepnin ushtarė tė kėmbėsorisė sė lehtė. Ushtria e hershme romake ishte e limituar taktikisht dhe ishte e pėrqendruar mė shumė pėr t’u mbrojtur sesa pėr tė sulmuar.

Andej nga shekulli i 3-tė p.e.s, romakėt e zhdukėn formacionin hoplit nė favor tė njė sistemi mė fleksibėl nė tė cilin grupe mė tė vogla prej 120 (ose nė disa raste 60) burra tė quajtura maniples qė mund tė manovronin mė pavarėsisht nė fushėbetejė. 30 maniples tė vendosura nė tre rreshta me trupa mbėshtetėse formonin legjionin, me rreth 4000 deri 5000 veta.

Legjioni i hershėm republikan romak pėrbėhej nga 5 skuadra, ku secila prej tyre ishte e pajisur ndryshėm dhe kishte vende tė ndryshme nė formacion: tre rreshta nga kėmbėsoria e rėndė (hastati, principes dhe triarii), njė e pėrbėrė nga e lehta (velites), dhe kavaleria (ekuitėt). Me organizimin e ri erdhi dhe njė orientim i ri drejt ofensivės dhe njė qėndrim shumė mė agresiv ndaj qytet-shteteve fqinje.

Fuqia e plotė e njė legjioni tė hershėm republikan pėrfshinte 3,600 deri 4800 nga kėmbėsoria e rėndė,disa qindra nga kėmbėsoria e lehtė dhe disa qindra nga kavaleria pėr tė formuar njė total prej 4000 deri nė 5000 burra. Shpesh legjionet ishin poshtė fuqisė sė tyre tė plotė, ose pėr shkak tė dėshtimeve pėr tė rekrutuar ushtarė, ose prej shėrbimit aktiv pas njė periudhe pėr shkak tė aksidenteve, plagosjeve, vdekjeve, sėmundjeve dhe dezertimit.

Gjatė Luftės Civile, legjionet e Pompeut nė lindje ishin nė fuqinė e tyre tė plotė pas sa ishin rekrutuar, kurse legjionet e Ēezarit ishin nė shumė raste shumė poshtė forcės sė plotė pas njė shėrbimi tė gjatė aktiv nė Gali. Kjo ishte e vėrtetė edhe pėr trupat ndihmėse.

Deri nė fund tė periudhės republikane, legjionari tipik ishte njė qytetar fermer qė zotėronte prona nė njė zonė rurale dhe ai shėrbente pėr fushata tė caktuara (zakonisht vitore), dhe qė e pajiste vetė veten dhe nė rastin e ekuitėve, edhe kalin e tij. Sugjerohet se deri nė vitin 200 p.e.s, njė fermer i thjeshtė rural (qė mbijetonte) mund tė merrte pjesė nė gjashtė ose shtatė fushata. Tė liruarit dhe skllevėrit (kudo ku banonin) dhe qytetarėt urbanė nuk shėrbenin pėrveēse nė raste tė rralla emergjence.

Pas vitit 200 p.e.s, kushtet ekonomike nė zonat rurale u pėrkeqėsuan pasi u rritėn nevojat e njerėzve, kėshtu qė kualifikimet e prons pėr shėrbim u reduktuan gradualisht. Duke filluar nga Gaius Mariusi nė vitin 107 p.e.s, qytetarėt pa pronė dhe disa qytetarė qė banonin nė zona urbane (proletarii) u rekrutuan dhe iu dhanė pajisje, megjithėse shumica e legjionarėve vazhdonte tė vinte nga zonat rurale.

Afati i shėrbimit sa erdhi e u rrit vazhdimisht – deri nė 20 vjet nė raste emergjence, ndonėse gjashtė deri nė shtatė vjet ishin mė tipike. [92] Duke filluar nga shekulli i 3-tė p.e.s, legjionarėt paguheshin me njė stipendium (shumat janė tė diskutueshme por Ēezari dyfishoi pagesėn e trupave tė tij nė 225 denarii nė vit), qė mund tė parashikonin plaēkėn e luftės dhe atė qė ata mund tė merrnin nga gjeneralėt e tyre dhe qė nga koha e Mariusit, shpesh iu ndaheshin toka pas tėrheqjes. Kavaleria dhe kėmbėsoria e lehtė tė lidhura me njė legjion (auxilia) shpesh rekrutoheshin nė zonat ku legjioni shėrbente.

Ēezari formoi njė legjion, Alaudėn e Pestė, nga jo-qytetarė tė Galisė Transalpine pėr tė shėrbyer nė fushatat e tij nė Gali.[94] Nė kohėn e Ēezar Augustit, ideali i qytetarit-ushtar u braktis dhe legjionet u bėnė tėrėsisht profesionale. Legjionarėt paguheshin 900 sesterca nė vit dhe mund tė prisnin njė pagesė prej 12000 sestercash pas tėrheqjes.

Nė fund tė Luftės Civile midis Antonit dhe Augustit, ky i fundit riorganizoi forcat ushtarake, duke shkarkuar ushtarėt dhe duke shpėrndarė legjionet. Ai ruajti 28 legjione dhe i shpėrndau nė provincat e Perandorisė.[96] Gjatė Principatės, organizimi taktik i ushtrisė vazhdoi tė evoluojė. Auksiliat ngelėn kohorta tė pavarura dhe trupat legjionarė shpesh operonin si grupe kohortash sesa si legjione tė plota.

Njė njėsi e re e zhdėrvjellėt, e quajtur cohortes equitatae, qė kombinonte kavalerinė dhe legjionarėt nė njė formacion tė vetėm qė mund tė vendoseshin mund tė vendoseshin nė garnizone, qė mund tė luftonin vetė si forca tė vogla tė balancuara ose mund tė kombinoheshin me njėsi tė tjera tė ngjashme me forca sa tė njė legjioni. Kjo rritje nė fleksibilitetin organizues ndihmoi me kalimin e kohės qė tė sigurojė njė sukses tė gjatė nga ana e forcave tė ushtrisė romake.

Perandori Galienus (253-268) filloi njė riorganizim qė krijoi strukturėn e fundit ushtarake tė periudhės sė vonė tė Perandorisė. Duke tėrhequr disa legjionarė nga vendet e fiksuara tė kufijve bazė, Galienusi krijoi forca tė lėvizshme ( Comitatenses ose ushtritė e fushave) dhe i vendosi ata mbrapa dhe nė njė distancė tė caktuar nga kufijtė si njė rezervė strategjike.

Trupat e kufijve (limitanei) tė vendosur nė baza tė pėrcaktuara vazhduan tė jenė nė vijėn e parė tė mbrojtjes. Njėsitė bazė e ushtrisė sė fushave ishin "regiment", legiones ose auxilia pėr kėmbėsorinė dhe vexellationes pėr kavalerinė. Provat tregojnė se regjimentet e kėmbėsorisė kishin 1200 burra ndėrsa kavaleria 600, ndonėse regjistrimet tregojnė se niveli aktual i trupave ishte mė i ulėt (800 dhe 400). Shumė regjimente kėmbėsorie dhe kavalerie operonin nė ēifte nėn komandėn e njė comes. Pėrveē trupave romakė, ushtritė e fushave pėrfshinin regjimente tė barbarėve tė rekrutuara nga fiset aleate dhe tė njohur si foederati.

Nga viti 400, regjimentet foederati u vendosėn pėrfundimisht si njėsi tė ushtrisė romake, tė paguar dhe tė pajisur nga Perandoria, tė drejtuar nga njė tribun romak dhe u pėrdorėn si ēdo njėsi tjetėr romake. Pėrveē foederati, Perandoria gjithashtu pėrdori grupe barbarėsh pėr tė luftuar bashkė me legjionet si aleatė por jo tė integruar nė ushtritė e fushave.

Lidershipi nė ushtri evoluoi mjaft gjatė rrjedhės sė historisė sė Romės. Nėn monarkinė, ushtritė hoplite mund tė drejtoheshin edhe nga mbreti. Gjatė Republikės sė hershme dhe tė mesme, forcat ushtarake ishin nėn komandėn e njėrit prej dy konsujve tė zgjedhur njė herė nė vit.

Gjatė Republikės sė vonė, anėtarėt e elitės senatoriale tė Romės, si pjesė e sekuencės normale qė kalonin kėta persona nė postet e ndryshme publike, e njohur cursus honorum, shėrbenin fillimisht si kuestorė, pastaj si pretorė. Pas mbarimit tė periudhės si pretor ose konsull, njė senator mund tė vendosej nė postin e 'propretorit ose prokonsullit (nė varėsi tė postit mė tė lartė qė mbante) pėr tė qeverisur provincat e huaja.

Nėpunėsit mė tė rinj (mė poshtė por jo ata tė nivelit tė centurionit) mund tė zgjidheshin nga komandantėt e tyre nga clientelae e tyre ose nga rekomandimi prej aleatėve politikė nė elitėn senatoriale. [99] Nėn Augustin, qė kishte prioritetin kryesor politik ta vendoste ushtrinė nėn njė komandė tė pėrhershme tė bashkuar, Perandori ishte komandanti ligjor i secilit legjion por e ushtronte pushtetin e tij nėpėrmjet njė legati qė e zgjidhte nga elita senatoriale. Nė njė provincė me vetėm njė legjion, legati edhe shėrbente si komandant i legjionit, edhe si guvernator, kurse nėse nė njė provincė kishte mė shumė se njė legjion, atėherė secili legjion komandohej nga njė legat, por legatėt komandoheshin nga guvernatori i provincės (edhe ky legat, por nė njė shkallė mė tė lartė).

Gjatė periudhės sė vonė perandorake, modeli i Augustit u braktis. Guvernatorėve tė provincave iu hoqėn autoriteti ushtarak dhe komanda e ushtrive nė njė grup provincash iu dha gjeneralėve tė zgjedhur nga Perandori. Kėta nuk ishin mė anėtarė tė elitės romake por burra qė ngjitėn shkallėt dhe ishin tė mėsuar nė ushtri. Gjithnjė e mė shumė, kėta burra tentonin (ndonjėherė me sukses) tė uzurponin pozicionin e perandorit qė i kishte zgjedhur ata. Resurset nė rėnie, kaosi politik dhe lufta civile e lanė Perandorinė Perėndimore tė brishtė pėr tu sulmuar dhe pėr tu marrė nga popujt barbarė.

Pėr marinėn romake njihet mė pak sesa pėr ushtrinė romake. Pėrpara shekullit tė 3-tė p.e.s, zyrtarėt e njohur si duumviri navales komandonin njė flotė prej njėzet anijesh tė pėrdorura kryesisht pėr tė kontrolluar piraterinė. Kjo flotė u tėrhoq nė vitin 278 dhe u zėvendėsua nga forcat aleate. Lufta e Parė Punike e detyroi Romėn tė ndėrtonte flota tė mėdha dhe ia arriti kėsaj me asistencėn dhe financimin prej aleatėve. Kjo varėsi prej aleatėve vazhdoi deri nė fund tė Republikės romake.

Anijet me pesė rema ishin luftanijet mė tė pėrdorura nė luftėrat punike dhe ishin forca kryesore detare deri nė zėvendėsimin e tyre nė kohėn e Augustit nga anije mė tė lehta dhe mė tė manovrueshme. Tė krahasuara me triremat, kuinkuiremat (pesė rema) kishin pjesėtarė ekuipazhi me eksperiencė dhe pa eksperiencė, dhe meqė ishin mė pak tė manovrueshme, i lejonin romakėt tė adoptonin dhe tė perfeksiononin taktikat e tyre duke pėrdorur njė trupė prej 40 detarėsh. Anijet drejtoheshin nga njė navarch, njė shkallė e barabartė me centurionin, qė zakonisht nuk ishin qytetarė. Sugjerohet se flota dominohej nga joromakė, marina konsiderohej joromake dhe lejohej tė shkatėrronte edhe kur ishin kohė paqe.

Informacionet e disponueshme sugjerojnė se gjatė fundit tė perandorisė (viti 350), marina romake pėrbėhej nga njė numėr i caktuar flotash duke pėrfshirė edhe luftanijet, edhe anijet tregtare pėr transport dhe furnizim. Luftanijet ishin galera lundruese me tre deri pesė vozitės. Bazat e flotave ishin Ravena, Arles, Aquilea, Misenum dhe buzė lumit tė Somės nė perėndim dhe nė Aleksandri dhe nė Rodos nė lindje.

Flotiliet e lumenjve tė vegjėl ishin pjesė e limitanei (trupat e kufijve) gjatė kėsaj periudhe, tė bazuara nė porte lumenjsh tė fortifikuar pėrgjatė Rinit dhe Danubit. Fakti qė gjeneralėt e rėndėsishėm komandonin edhe ushtrinė edhe flotėn tregon se forcat detare trajtoheshin si forca ndihmėse dhe jo tė pavarura. Detajet pėr komandėn e kėtyre strukturave dhe pėr fuqinė e flotave gjatė kėsaj periudhe nuk janė tė njohura mirė, megjithėse dihet se flotat komandoheshin nga prefektėt.

Kultura


Jeta nė Romėn e lashtė rrotullohej rreth qytetit tė Romės, i gjendur nė shtatė kodra. Qyteti kishte shumė struktura monumentale si Koloseu, Forumi i Trajanit dhe Panteoni. Atje kishte shatėrvanė me ujė tė pijshėm tė freskėt tė furnizuar nga akueduktė qindra kilometra tė gjatė, kishte teatro, palestra, banja publike tė mbushura me biblioteka dhe dyqane, tregje dhe kanalizime funksionale. Pėrmes territorit qė ishte nėn kontrollin e Romės sė lashtė, arkitektura rezidenciale varionte nga shtėpitė modeste deri te vilat nė fshat.

kryeqytetin e Romės, kishte rezidenca perandorake nė qė gjendeshin nė kodrėn elegante Palatin, qė vinte nga fjala pallat. Klasat e ulėta plebeje dhe tė mesme ekuite jetonin nė qendėr tė qytetit, qė ishte plot apartamente, ose insula qė ishin si getot moderne. Kėto shpesh ndėrtoheshin pronarė tė shtresės sė lartė pėr tė mbledhur tė ardhurat e qirave. Kėta njerėz, tė pajisur me njė furnizim falas tė grurit dhe tė argėtuar nga lojėrat e gladiatorėve regjistroheshin si klientė tė patronėve tė shtresės sė lartė, prej tė cilėve mund tė pėrfitonin.

Kuzhina

Tė varfrit hanin perime, peshk, kripė dhe pinin vaj ulliri. Pak mish hahej: nė fakt, disa veta qė hanin mish e quanin mė shumė si mundim. Zakonisht nuk hahej mėngjes dhe pėr drekė haheshin mbeturinat. Pėr tė pasurit, darka shėrbehej pėrpara orės katėr tė pasdites dhe zgjaste tre deri katėr orė. Duart laheshin midis pjatave tė ndryshme. Njė perandor shėrbente njėzet e dy pjata nė festat e tij nė darkė. Nėse miqtė ftoheshin pėr darkė, skllevėrit dėrgoheshin pėr t’i ēuar nė kohėn e duhur, pasi orėt e ujit nuk pėrputheshin gjithmonė. Kur miqtė kėrkonin sandalet e tyre, kjo do tė thoshte se ata do largoheshin.

Gjuha latine

Gjuha mėmė e romakėve ishte latinishtja, njė gjuhė italike gramatika e sė cilės mbėshtetet pak nė rregullin e fjalėve, duke pėrcjellė kuptimin nėpėrmjet njė sistemi ndajshtesash tė lidhura me rrėnjėt e fjalėve. Alfabeti latin bazohet nė alfabetin etrusk, dhe ky i fundit nė atė grek.

Megjithėse letėrsia latine qė akoma ka ngelur pėrbėhet pothuajse e gjitha nga latinishtja klasike, njė gjuhė letrare artificiale dhe shumė e stilizuar qė daton nga shekulli i 1 p.e.s, gjuha qė flitej nė Perandorinė Romake ishte latinishtja vulgare, qė ndryshonte konsiderueshėm nga latinishtja klasike nė gramatikė dhe fjalor, madje dhe nė shqiptim.

Ndėrsa latinishtja ishte gjuha nė tė cilėn shkruhej nė Perandorinė Romake, greqishtja u bė gjuha e folur pėr elitėn e edukuar mirė, meqė shumica e letėrsisė sė studiuar nga romakėt ishte e shkruar greqisht. Nė pjesėn lindore tė Perandorisė Romake, qė mė vonė u bė Perandoria Bizantine, latinishtja kurrė nuk e zėvendėsoi greqishten dhe pas vdekjes sė Justinianit, greqishtja u bė gjuha zyrtare e qeverisė bizantine.

Zgjerimi i Perandorisė Romake bėri qė tė shpėrndahej latinishtja nė tėrė Evropėn dhe me kalimin e kohės latinishtja vulgare e evolua dhe u dialektizua nė vende tė ndryshme, gradualisht duke formuar njė numėr gjuhėsh neolatine.

Mitologjia romake

Feja nė Romėn arkaike, tė paktėn sa i pėrket perėndive, nuk pėrbėhej nga tregime tė shkruara por nga raporte komplekse midis njerėzve dhe perėndive. Ndryshe nga mitologjia greke, perėnditė nuk personifikoheshin, por pėrkufizoheshin jo qartėsisht si shpirtra tė shenjtė tė quajtur numina. Romakėt gjithashtu besonin se ēdo njeri, vend ose send kishte geniusin e tij, ose shpirtin hyjnor.

Gjatė Republikės romake, feja romake organizohej nė njė sistem tė rreptė pėr postet e priftėrinjve, qė zotėroheshin nga meshkuj tė gradės senatoriale. Kolegji i Pontifikėve ishte organi mė i lartė nė kėtė hierarki dhe kryetari i priftėrinjve Pontifex Maximus, ishte kreu i fesė nė shtet. Priftėrinjtė romakė (flamen) kujdeseshin pėr kultet e shumė perėndive, kurse falltarėt (augur) u besohej dhėnia e profecive. Nė Perandorinė Romake, perandorėt mbaheshin pėr perėndi dhe kulti perandorak sa erdhi e u bė mė i rėndėsishėm.

Kur kontakti me grekėt u rrit, perėnditė e vjetra romake u bėnė me kalimin e kohės mė shumė tė lidhura me perėnditė greke.Kėshtu qė, Jupiteri shihej si i njėjtė me Zeusin, Marsi u lidh me Aresin dhe Neptuni me Poseidonin. Perėnditė romake gjithashtu morėn vetitė dhe mitologjinė e perėndive greke. Nėn Perandorinė, romakėt thithėn mitologjinė e vendeve tė pushtuara duke ēuar nė situata ku tempuj dhe priftėrinj tė hyjnive tradicionalė italianė jetonin krah pėr krah me ato tė perėndive tė huaja.

Duke filluar me perandorin Neron, politika romake pėrkundrejt tė krishterėve qe negative dhe nė disa raste, thjesht tė qenit i krishterė ndėshkohej me vdekje. Nėn perandorin Dioklecian, pėrndjekjet arritėn kulmin. Gjithsesi, krishterimi u bė njė fe zyrtare nėn Konstantinit I dhe u bė dominante. Tė gjitha fetė pėrveē krishterimit u ndaluan nė vitin 391 nga njė edikt i perandorit Teodos I.

Arti, muzika dhe letėrsia

Piktura romake shfaq ndikimin grek dhe shembujt ekzistues janė kryesisht afreske tė pėrdorura pėr tė zbukuruar muret dhe tavanet e vilave nė fshat, megjithėse letėrsia romake pėrmend piktura nė dru, fildish dhe materiale tė tjera.

Disa ekzemplarė tė pikturės romake janė gjetur nė Pompeii dhe nga kėto historianėt e artit e ndajnė historinė e pikturės romake nė katėr periudha. Stili i parė i pikturės romake praktikohej nga fillimi i shekullit tė dytė p.e.s deri nė fillimin ose mesin e shekullit tė parė p.e.s. Kryesisht pėrbėhej nga imitime nė mermer dhe piktura murore, megjithėse ndonjėherė pėrfshinte vizatime tė personazheve mitologjike. Stili i dytė filloi nė fillim tė shekullit tė parė p.e.s dhe kishte si qėllim vizatimin e peizazheve ose tiparet arkitekturore nė mėnyrė sa mė realiste nė tre dimensione.

Stili i tretė u shfaq gjatė sundimit tė Augustit (27 p.e.s – 14), dhe refuzoi realizmin e stilit tė dytė nė favor tė zbukurimeve, stolisjeve tė thjeshta. Njė skenė arkitekturore, njė peizazh ose njė dizajn abstrakt vendosej nė qendėr nė njė sfond monokrom (ku ka vetėm njė ngjyrė ose vetėm nuancat e njė ngjyre). Stili i katėrt, qė filloi nė shekullin e parė, pėrshkruante skena nga mitologjia, ndonėse ruajti detajet arkitekturore dhe modelet abstrakte.

Skulpturat e portreteve gjatė kėsaj periudhe shfrytėzonin proporcionet rinore dhe klasike duke evoluar mė vonė nė njė pėrzierje realizmi dhe idealizmi. Gjatė dinastive Antonine dhe Severane, flokėt dhe mjekrat me zbukurime u bėnė tė pėrhapura dhe u krijuan me prerje dhe shpime mė tė thella. U bėnė gjithashtu avancime nė skulpturėn e basorelieveve, qė zakonisht pėrshkruanin fitoret e romakėve.

Letėrsia latine ishte qė nga fillimi i saj tepėr e influencuar nga shkrimtarėt grekė. Disa nga punėt mė tė vjetra ekzistuese janė epika historike qė tregojnė historinė e hershme ushtarake romake. Kur Republika u zgjerua, shkrimtarėt filluan tė shkruajnė poei, komedi, histori dhe tragjedi.

Muzika romake ishte e bazuar tėrėsisht nė muzikėn greke dhe luajti njė rol tė rėndėsishėm nė shumė aspekte tė jetės romake. Nė ushtrinė romake, instrumentet muzikorė si tuba (njė trombė e gjatė) osecornu (e ngjashme me njė bri) pėrdoreshin pėr tė dhėnė komanda tė ndryshme dhe lituus (njė instrument i zgjatur nė formė J-je), pėrdorej nė ceremonitė e ndryshme.

Muzika pėrdorej nė amfiteatro midis akteve dhe nė odeone (salla pėr performimin e muzikės), dhe nė kėto ambiente njihet qė janė pėrdorur cornu dhe hydraulis (njė tip organoje qė punon me ujė).Shumica e ritualeve pėrfshinin muzikėn, me instrumente si tibiae (fyell) nė flijime, ēambaret dhe tamburinat nė kulte tė shfrenuara (orgjiastike).Disa historianė tė muzikės besojnė se muzika pėrdorej nė pothuajse tė gjitha ceremonitė publike.

Mbishkrimet, shtėpitė publike, pikturat dhe skulpturat e gjetura nė Pompeii dhe Herkulaneum tregojnė se romakėt kishin njė kulturė tė ngopur me seks.

Studimet shkollare

Interesimi pėr studimin e Romės sė lashtė u ngrit gjatė Epokės sė Iluminizmit nė Francė. Sharl Monteskje shkroi njė vepėr Reflektime rreth madhėshtisė dhe rėnies sė Romakėve. Vepra e parė madhore ishte The Historia e Rėnies sė Perandorisė Romake nga Eduard Gibon, qė pėrfshiu periudhat nga fundi i shekullit tė dytė p.e.s deri nė rėnien e Perandorisė Bizantine nė 1453. Si Monteskje, Giboni vlerėsoi jashtėzakonisht shumė virtytet e qytetarėve romakė. Bartold Georg Niebuhr ishte themeluesi i ekzaminimit tė historisė romake dhe shkroi vetė Historia Romake, duke gjurmuar periudhėn deri nė luftėn e Parė Punike.

Niebuhr bėri njė pėrpjekje pėr tė gjetur mėnyrėn si tradita romake evoluoi. Sipas tij, romakėt, si gjithė popujt e tjerė, kishin njė etikė historike qė u ruajt kryesisht nė familjet fisnike. Gjatė periudhės Napoleonike njė vepėr e titulluar Historia e romakėve nga Victor Duruy u shfaq. Ajo shfaqte periudhėn Ēezariane.

Historia e Romės, Ligji Kushtetues Romak dhe Corpus Inscriptionum Latinarum, ishin tė gjitha vepra tė shkruara nga Teodor Momsen, dhe u konsideruan arritje tė rėndėsishme. Mė vonė u publikua vepra Madhėshtia dhe rėnia e romakėve nga Gulielmo Ferrero. Vepra ruse Очерки по истории римского землевладения, преимущественно в эпоху Империи (Pėrmbledhje mbi Historinė e Pronėsisė sė Tokave, Kryesisht Gjatė Perandorisė) nga Ivan Grevs pėrmbante informacione mbi ekonominė romake dhe pėr Pomponius Atticus, njė nga pronarėt mė tė mėdhenj tė tokave nė fund tė Republikės.


Lojėrat dhe aktivitet

Rinia romake kishte forma tė ndryshme loje dhe ushtrimesh, si hedhjet, mundja, boksi dhe garimi.Nė fshatra, koha e lirė pėr tė pasurit gjithashtu pėrfshinte gjuetinė dhe peshkimin.Romakėt gjithashtu kishin forma tė ndryshme tė lojėrave me top, duke pėrfshirė njė qė i ngjante hendbollit tė sotėm.

Lojėrat me zara, lojėrat e tryezės dhe kumari ishin tmerrėsisht popullorė gjatė kohės sė lirė.Femrat nuk merrnin pjesė nė kėto aktivitete. Pėr tė pasurit, festat e darkės ofronin njė mundėsi pėr argėtim, ndonjėherė duke pėrfshirė muzikėn, kėrcimin dhe leximin e poezive. Plebenjtė ndonjėherė shijonin kėsi festash me anė tė klubeve ose shoqatave, ndonėse njė darkė ēlodhėse zakonisht do tė thoshte tė shkoje nė taverna. Fėmijėt argėtoheshin me lodrat dhe lojėra tė ndryshme.

Njė formė popullore argėtimi ishin luftimet gladiatoriale. Gladiatorėt luftonin ose deri nė vdekje, ose deri nė "first blood" dhe kishin njė larmi armėsh dhe nė njė larmi skenaresh tė ndryshėm. Kėto luftime arritėn pikun e popullaritetit nėn perandorin Klodius, qė vendoste rezultatin thjesht me njė gjest dore. Nė kundėrshtim me mendimin popullor, disa ekspertė besojnė se gjesti pėr vdekjen nuk ishte ulja poshtė e gishtit tė madh. Megjithėse nuk janė tė qarta se cilat gjeste ishin, disa ekspertė mendojnė se njė perandor, pėr tė bėrė tė ditur vdekjen, ngrinte grushtin lartė pėr luftėtarin fitues dhe pastaj nxirrte gishtin e madh lart, kurse mėshira tregohej me njė grusht lart por pa nxjerrė gishtin e madh.

Shfaqjet me kafshė ishin gjithashtu popullore te romakėt, ku kafshė tė huaja ose i shfaqeshin publikut, ose kombinoheshin me luftim gladiatorial. Njė i burgosur ose gladiator, i armatosur ose i paarmatosur, hidhej nė arenė dhe pastaj njė kafshė lirohej.

Circus Maximus, njė tjetėr vend popullor nė Romė, pėrdorej kryesisht pėr garimet me kuaj dhe garimet me karrocė dhe kur cirku mbushej me ujė, kishte beteja detare. Gjithashtu pėrdorej edhe pėr shumė evenimente tė tjera.

Ky cirk mund tė mbante 385,000 njerėz; njerėz nga e gjithė Roma e vizitonin atė. Dy tempuj, njėri me shtatė vezė tė mėdha dhe njėri me shtatė delfinė, pozicionoheshin nė mes tė pistės sė Circus Maximus dhe kur garuesit kryenin njė xhiro, njė nga kėto hiqej (njė vezė ose njė delfin). Kjo bėhej pėr tė informuar garuesit dhe spektatorėt rreth statistikave tė garės. Pėrveē sporteve, Circus Maximus ishte edhe njė zonė qė shfrytėzohej pėr reklamė dhe kumar.

Autoritetet mė tė larta, si perandori, gjithashtu i shihnin lojėrat nė Circus Maximus, sepse konsiderohej e pasjellshme tė mos shkoje. Autoritetet mė tė larta, kalorėsit dhe shumė njerėz tė lidhur me garėn, uleshin nė vende tė rezervuara tė gjendura sipėr gjithė tė tjerėve. Gjithashtu konsiderohej e pavend nėse perandori favorizonte njė ekip tė caktuar. Circus Maximus u krijua nė vitin 600 p.e.s dhe priti garėn e fundit me kuaj nė vitin 549, pas njė zakoni qė zgjati gati njė shekull.

Teknologjia

Roma e lashtė kishte arritje teknologjike tė mahnitshme, por qė do tė humbitnin gjatė Mesjetės dhe nuk do tė rishpikeshin deri nė shekullin e 19-tė dhe shekullin e 20-tė. Shumė rinovime praktike romake u adoptuan nga modele tė hershme greke. Avancimet ishin shpesh tė ndara dhe tė bazuara nė zanate. Grupet e artizanėve mbikėqyrnin xhelozisht teknologjitė e reja si sekrete tregtare.

Inxhinieria romake ashtu si dhe inxhinieria ushtarake romake pėrbėnin njė pjesė tė madhe tė superioritetit teknologjik romak dhe kontribuuan nė ndėrtimin e qindra rrugėve, urave, akueduktėve, banjave publike, teatrove dhe arenave. Shumė monumente, si Koloseumi, Pont du Gard dhe Panteoni kanė mbetur akoma si testamente tė kulturės dhe inxhinierisė romake.

Romakėt njiheshin mjaft mirė pėr arkitekturėn e tyre, qė grupohet bashkė me traditat greke nė "Arkitekturėn klasike". Megjithėse kishte shumė ndryshime nga arkitektura greke, Roma huazoi shumė prej Greqisė. Pėrveē dy llojeve tė kolonave, e pėrziera dhe toskania dhe bashkė me kubenė, qė u mor prej harkut etrusk, Roma kishte pak inovacione arkitekturore deri nė fund tė Republikės.
Rruga Appia (Via Appia), njė rrugė qė lidhte qytetin e Romės me pjesėt jugore tė Italisė, mbetet pėrsėri e pėrdorur.

Nė shekullin e parė p.e.s, romakėt filluan gjerėsisht tė pėrdorin betonin. Betoni u shpik nė fund tė shekullit tė parė p.e.s. Ishte njė ēimento e fortė e cila rrjedh nga pozzolana dhe shpejt zėvendėsoi mermerin si materialin kryesor tė ndėrtimit dhe mundėsoi shumė ndėrtesa qė mė parė nuk mund tė bėheshin. Gjithashtu nė shekullin e parė p.e.s, Vitruviusi shkroi De architectura, mundėsisht traktati i parė i plotė i arkitekturės nė histori. Nė fund tė shekullit tė parė p.e.s, Roma gjithashtu filloi tė pėrdorė fryrjen e qelqit pak pas shpikjes sė saj nė Siri rreth vitit 50 p.e.s. Mozaikėt filluan tė pėrdoren shumė gjatė Perandorisė pasi u gjetėn modele tė tyre gjatė fushatave tė Lucius Cornelius Sillės nė Greqi. Artikull rreth historisė sė betonit nė Romė

Betoni bėri tė mundur rrugėt romake qė ishin tė shtruara dhe tė durueshme, qė ishin ne pėrdorim edhe njė mijė vjet pas rėnies sė Romės. Ndėrtimi i njė rrjeti rrugėsh efikas mespėrmes Perandorisė dramatikisht shtoi fuqinė dhe influencėn e Romės. Ato u ndėrtuan fillimisht qė tė lejonin legjionet romake tė hidheshin shpejt nė veprim. Por kėto autostrada kishin gjithashtu rėndėsi tė madhe ekonomike, duke pėrforcuar rolin e Romės si kryqėzim rrugėsh tregtare – origjina e shprehjes "tė gjithė rrugėt tė ēojnė nė Romė". Qeveria romake ruajti stacionet e rrugėve qė mundėsonin rifreskim pėr udhėtarėt pėrgjatė rrugės, ndėrtoi ura qė ishin tė nevojshme dhe vendosi njė sistem njė sistem ndėrlidhės pėr ndėrrimin e kuajve herė pas here, qė mundėsuan njė lėvizje deri 800 kilometra nė 24 orė.
Pont du Gard nė Francė ėshtė njė akuedukt romak i ndėrtuar rreth vitit 19 p.e.s. Ėshtė i ruajtur nga UNESCO.

Romakėt ndėrtuan shumė akueduktė pėr tė furnizuar qytetet dhe vendqėndrimet industriale me ujė dhe pėr tė ndihmuar bujqėsinė e tyre. Qyteti i Romės furnizohej nga 11 akueduktė me njė gjatėsi tė kombinuar prej 350 kilometrash. Shumica e akueduktėve ishin ndėrtuar nėn sipėrfaqe, vetėm njė pjesė e vogėl mbi tokė. Disa herė, kur groporet 50 metra tė thella duhej tė kaloheshin, sifone tė pėrmbysura pėrdoreshin pėr ta ēuar ujin mbi pėrpjetė.

Romakėt kryen gjithashtu avancime tė mėdha nė higjienėn publike. Romakėt ishin veēanėrisht tė njohur pėr banjat publike, tė quajtura thermae, qė pėrdoreshin edhe pėr higjienėn, edhe pėr qėllime sociale. Shumė shtėpi romake kishin tualet dhe sistem hidraulik tė brendshėm dhe njė sistem kanalesh pėr ujėrat e zeza, i quajtur Cloaca Maxima, qė pėrdorej pėr tė tharė kėnetat dhe pėr tė dėrguar mbeturinat nė lumin Tiber.

Disa historianė spekulojnė se pėrdorimi i tubave prej plumbi nė sistemet hidraulike dhe tė ujėrave tė zeza ēoi nė helmimin e shumė njerėzve qė kontribuoi nė rėnien e shkallės sė lindjeve dhe rėnien e shoqėrisė romake duke ēuar nė rėnien e Romės. Gjithsesi, kjo pėrmbajtje plumbi mund tė jetė minimizuar sepse rrjedha e ujit prej akueduktėve nuk mund tė ndalej; ajo vazhdonte tė rridhte vazhdimisht pėrmes gjithė qytetit deri nė kanal dhe kėshtu vetėm njė numėr i vogėl rubinetesh pėrdorej.
avatar
Lapsi

135


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Roma e Lashtė

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi