Mendja

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Mendja

Mesazh  FM prej 15.09.08 23:29

Mendja



Mendja (gre. nous, lat. mens, ang. mind, fra. esprit) ėshtė veprimtaria e trurit dhe nė veēanti, shkallėve tė vetėdijes si personaliteti, mendimi, dėshira, perceptimi, arsyeja, kujtesa, pėrfytyrimi, menēuria dhe emocioni.

Megjithėse shumė lloje kafshėsh ndajnė me njeriun disa prej kėtyre aftėsive, emėrtimi ėshtė i lidhur zakonisht me qeniet njerėzore.

Ka shumė teori se ēfarė ėshtė mendja dhe si ajo funksionon tė cilat e kanė zanafillėn e tyre nė lashtėsinė greke me Platonin dhe Aristotelin, dhe nė filozofinė indiane.

Teoritė parashkencore, qė ishin rrėnjosur nė teologji, pėrqendrohen nė marrėdhėnien mes mendjes dhe shpirtit, i cili hamendėsohet thelbi mbinatyror ose hyjnor i njeriut.

Teoritė moderne, tė bazuara nė kuptimin shkencor tė trurit, e shikojnė mendjen si njė dukuri tė psikologjisė, dhe emėrtimi pėrdoret shpesh pak a shumė si bashkėemėrtim me ndėrgjegjen.

Ēėshtja me tė cilėn aftėsitė njerėzore pėrbėjnė mendjen ėshtė po ashtu shumė e debatueshme. Disa argumentojnė se vetėm funksionet mendore "tė larta" pėrbėjnė mendjen: veēanėrisht arsyeja dhe kujtesa.

Nė kėtė pikėpamje emocionet si dashuria, urrejtja, frika, gėzimi janė mė shumė "primitive" apo varėsi e natyrės dhe duhet tė shihen si tė ndryshme nė natyrė ose prejardhjen e mendjes.

Disa tė tjerė argumentojnė se ana arsyetore dhe emocionale e njeriut nuk mund tė ndahen, se ato rrjedhin nga e njėjta natyrė dhe prejardhje, dhe se ato duhet tė mendohen si pjesė e mendjes vetjake (individuale).


Edituar pėr herė tė fundit nga Explorer nė 24.10.14 14:23, edituar 1 herė gjithsej
avatar
FM

1190


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mendja

Mesazh  Elizza prej 24.05.10 13:51

Mendja e njeriut



Truri ėshtė pasuria mė e madhe e njeriut. Shumica e shkencėtarėve mendojnė se ėshtė njė tėrėsi atė qe e dime si mendje dhe si tru. Shprehja “mendje” pėrdoret mė sė shumti kur pėrshkruhen funksionet e rendėsishme tė trurit, si pėrbledhja e informacioneve, ruajtjen dhe pėrpunimin e tyre. Konsiderohet se mendja i pėrfshin funksionet e trurit siqė janė: emocionet, vetėdija, gjuha dhe intelegjenca, ndėrsa nuk e pėrfshin rregullimin e proceseve fizike si frymėmarrja.



Dallimi i njeriut

Ajo qė i dallon njerėzit nga shtazėt e tjera ėshtė aftėsia e tyre pėr tė menduar, tė ndėrlidhin nė njė tėrėsi ngjarje qė kanė ndodhur nė kohė dhe vende tė ndryshme, tė formojnė koncepte abstrakte dhe tė pėrfytyrojnė gjėra qė asnjėherė si kanė parė dhe si kanė bėrė. Njerėzit nuk janė tė kufizuar tė mendojnė vetėm pėr gjėrat qė ndodhin nė afėrsi tė tyre. Ata mund tė gjejnė zgjidhje pėr disa probleme, a nė realitet mos t'i realizojnė asnjėherė. Mundet t'i rendisin tė dhėnat nė mėnyra tė ndryshme, tė veprojnė me mendimet e tyre, tė paramendojnė pėr punė tė ndryshme dhe tė mbajnė mend ngjarje qė kanė ndodhur nė tė kaluarėn. Trashigimia e kulturės dhe traditės prej njė gjenerate nė tjetrėn, prej njė personi tek tjetri dhe prej njė grupi nė tjetrin i jep nė disponim secilit nė veēanti pasuri tė madhe tė fakteve dhe dijeve. Truri i njeriut proporcionalisht zė mė shumė vend nė kokė nė krahasim me trurin e krijesava tė tjera.


Botėkuptimet e vjetra


Gjithmonė njerėzit kanė pasur dėshirė instiktive tė kuptojnė si punon truri, pėr arsye se nė atė mėnyrė mund tė njihen mė mire mes veti. Para mijėra vjetėsh kanė menduar se mendja ėshtė e ndarė nga trupi nė formė tė materjes, gazit ose shpirtit tė pa dukshėm. Mė vonė filozofi grek Empedokle ( shek.V p.e.s) pohoi se mendimet transmetohen nė trup nėpėrmjet gjakut. Sipas tij, intelegjenca varet prej pėrbėrjes sė gjakut. Bashkohėsi i tij Demokriti mendonte se psikologjia e njeriut ėshtė e pėrbėrė prej atmove tė lehta, tė cilat shumė shpejtė qarkullojnė nėpėr trup, por kryesisht ndodhen nė tru. Nė atė kohė, nė lindje ka mbisunduar mendimi se zemra ėshtė qendra intelektuale e trupit. Hopokrati dhe pasardhėsit e tij (shek. IV dhe V p.e.s) trurit i kanė dhėnė rendėsi mė tė madhe nė aftėsitė psikologjike tė njeriut. Ata kanė menduar se truri ėshtė burim i zemėrgjerėsisė, njė ndėr katėr cilėsitė kryesore pėr njeriun emocionit, njohjes dhe ndjeshmėrisė. Megjithatė ata nuk kanė ditur shumė pėr funksionimin e trurit. Galeni (shek.II p.e.s) ishte njeriu i pare i cili bėri njė skicė detale pėr anatominė e trurit, falė pėrvojės sė tij nė mjekimin e gladiatorėve. Ai tek truri zbuloi tre hapsira tė mėdha, tė mbushura me lėng dhe ka besuar se funksionet e rendėsishme tė trurit janė tė koncentruara nė pjesėt e forta rreth tyre. Deri nė shek. XVII shumė anatomistė kanė besuar se qendrat e trurit ndodhen nė njė hapsirė tė mbyllur.


Dituri tė reja


Nė fund tė gjitha analizat mbi mendjen kaluan nė hapsirėn e shkencės, kjo erdhi si shkak i zbulimit tė mikroskopit dhe dijeve tė para pėr qelizat nervore. Nga fillimi i shek. XIX filloi ndarja e trurit nė pjesė tė cilat kanė funksione tė ndryshme, si ēdo pjesė tjetėr e trupit qė ka funksione tė ndryshme. Dėmtimi i ndonjė flete tė trurit shpesh shkakton edhe humbjen e funksionit qe e kryen. Funksionimet e trurit janė tė renditura nė pjesė tė veēanta deri nė kufij tė caktuar. Pėr shembull e folura i pėrfshin tė dy hemisferat e trurit dhe jo vetėm anėn e majtė.

Gjatė shumė viteve shekencėtarėt janė bazuar nė fakte nga dėmtimet e ndryshme tė trurit pėr tė kuptuar cili ėshtė funksionimi i pjesėve tė caktuara tė trurit. Topografia kompjuteristike dhe rezonanca magnetike nukleare na japin pamje tė anatomisė sė trurit ndėrsa pozitrona tomografike i tregon aktivitetet kimike dhe metabolike tė indeve nė tru.

Rezonanca magnetike nukleare ėshtė gjetja mė e re dhe na mundėson qe tė shohim se si punon truri. Kjo tregon ēfarė ndodh nė tru kur dikush dėgjon muzikė, lexon, flet ose mendon. Nė analizėn e trurit nė ditėt e sotme pėrfshihen specialist tė ndryshėm si radiolog, fiziolog, psikolog, farmaceut, neurolog si dhe specialist kompjuterik. Si rrezulltat i kėtyre analizave, sot kemi pėrgjigje pėr disa pyetje tė cilat janė parashtruar para njė shekulli.


Mendje e vetėdijėshme

Psikoanalisti i njohur Sigmund Fjord (1856-1939) kishte ndikim tė madh mbi botkuptimin tone pėr mėnyrėn se si punon truri i njeriut. Edhe pse sot pėr shumė teza tė tij ėshtė konstatuar se janė jocilėsore, ai kishte tė drejtė pėr njė gjė, shumė gjėra qė ndodhin nė tru janė pasojė e asaj qė ėshtė e lidhur me vetėdijen. Shkencėtarėt e kanė pranuar kėtė tezė tė Fjordit dhe vazhduan mė tej ta analizojnė nė zbulimet e tyre.


Vetėdija jonė e cila duket se vepron me lirinė tonė, nė esencė, mund tė jetė iluzion i dhėnė nga aktivitetet nervore nė tru, i cili i kotrollon tė gjitha aktivitetet tona tė vetėdijėshme. Njė ndėr pėrparėsit e mėdha tė trurit tė njeriut ėshtė aftėsia e tij tė pėrcakojė se ēka ndodh nė trurin e njerėzve tė tjerė pėr tė kontrolluar ose parashikuar sjelljen e tij. Kjo aftėsi mund tė jetė vazhdim i vetėdijes njerėzore, njė rreth i veēantė mė i lartė i vetėdijes qė na mundėson tė mendojmė pėr brendėsinė e trurit tone, si t'i ndjejmė dhe t'i zbulojmė mendimet e njerėzve tė tjerė.


Shumė gjėra tė panjouhura

Truri i njeriut ėshtė sistemi mė i ndėrlikuar nė gjithė universin. Truri ėshtė analizuar shkencėrisht vetėm nė 150 vitet e fundit dhe pėr aq kohė tė shkurtėr ėshtė arritur pėrparim i madh. Ne qė jetojmė sot dime shumė tė dhėna se si punon truri i njeriut, tė cilat ishin tė pa logjikshme pėr paraardhėsit tanė. Pa mare para sysh kėtė fakt ne ende jemi shumė larg momentit kur do te mund t'i sqarojmė misteret mė tė thella dhe mė tė errėta tė mendjes. Problemi i vetėdijes, pėr shembull, ėshtė i pazgjishėm si ka qenė gjithmonė. Pyetjet tona a do tu duken te rėndomta pasardhėsve tanė? Disa shkencėtarė besojnė se ne na mungon njė zbulim i madh dhe i pa pritur, si teoria e relativitetit nga Ajshtajni, e cila kur do tė zbulohet krejtėsisht do ta ndryshojė mėnyrėn se si e pėrjetojmė botėn rreth nesh dhe veten tone.
/S./
avatar
Elizza

1087


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mendja

Mesazh  Jetmira prej 06.09.13 12:51

Secili prej nesh ka mendje dhe do te duhej te di se si ta shfrytezoje ate. Jane dy nivele te mendjes se njeriut: i vetedijes ose racional, si dhe i ndervetedijes ose iracional. Njeriu mendon me pjesen e vetedijshme te mendjes se vet. E tera qe e mendon shkon ne ndervetedije, pastaj, si force krijuese, nga thellesite e veta, udheheq veprimet e njeriut. Pra, nenvetedija eshte selia e te gjitha ndjenjave, por edhe pjese krijuese e personit. Po qe se mendoni per dicka te mire, e mira do t'ju ngjaje, po qe se keni mendime te keqija, do t'ju pasojne ngjarjet e keqija. Mendja e njeriut pikerisht ne kete menyre punon. Po qe se te menduarit tuaj eshte harmonik dhe konstruktiv, do te kenaqeni me shendet te persosur, me begati dhe suksese. Qetesia shpirterore dhe trupi i shendetshem jane rezultat i domosdoshem i te menduarit pozitiv...

Me verte mendja e njeriut eshte e perbere me keto qe ka thene ..Dr. Xhozef Marfi
avatar
Jetmira

898


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mendja

Mesazh  joniceni prej 06.09.13 13:06

Biologji kem msu moti
avatar
joniceni

<< I'm albanian I have born to fight>>

16


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mendja

Mesazh  Berti69 prej 24.10.14 14:25

Mendja e njeriut ka aftėsi shėruese

Njerėzit mund tė ēlirohen nga simptoma tė ndryshme sėmundjesh vetėm duke besuar se kurat janė efektive, pavarėsisht nėse ato janė apo jo.

Por jo vetėm kaq, vet shkenca mjekėsore ka arritur nė disa pėrfundime sipas tė cilave mendja ndikon nė shėrimin e trupit.

Kėtė fakt e shpjegon mė sė miri efekti Placebo. Fjala Placebo vjen nga latinishtja "dua tė pėlqej" dhe ėshtė njė tabletė ose preparat mjekėsor, qė nuk ka asnjė substancė ndikuese.

Placebo ėshtė thjesht njė efekt dhe pėr nga definicioni nuk mund tė ndikoj si medikament. Janė tė njohura edhe operacionet-placebo si dhe gjilpėrat-placebo tė akupunkturės.

Nė pėrgjithėsi fjala placebo pėrdoret thjesht pėr diēka pa kurrfarė ndikimi, qė megjithatė shkakton njė efekt. Nė mjekėsi dallohen disa lloje tė placebos:

Placebo tė vėrtetė ose tė pastėr: kėshtu emėrohen medikamentet, tė cilat pėrmbajnė vetėm laktozė ose amidon, si dhe mjete tjera ndihmėse si korrigjues tė shijes ose ngjyra.

Placebo false ose pseudoplacebo: ato pėrmbajnė substanca qė ndikojnė, por tė cilat kanė aq doza tė vogla ose nuk ndikojnė fare kundėr sėmundjes pėr tė cilėn pėrdoren, p.sh antibiotikėt kundėr njė infeksioni me virus.

Gjatė njė shėrimi spontan trupi mėnjanon sėmundjen pa ndikime tė jashtme. Gjatė placebo-efektit nxitet trupi qė tė shėrohet, nėn ndikimin e faktorėve te jashtėm, qė sė paku kanė njė ndikim pėrforcues mbi shėrimin.

Studimet kanė treguar se gjatė periudhave tė traumave, njerėzit ngulitin pėrvoja qė kanė nivele tė larta pėrmbajtjeje emocionale. Trupi mund tė mbajė informacion pėrtej nivelit tė ndėrgjegjes, si mekanizėm mbrojtės, kėshtu qė kujtimet priren tė shkėputen ose tė kthehen nė amnezi.

Informacioni nuk ėshtė i vlefshėm nė gjendjen normale tė ndėrgjegjshme dhe mekanizmi mbrojtės i trupit na mban larg nga pozicioni ku vetėdija e trup/mendjes sonė e interpreton tė dhimbshme apo traumatike. Njė zonjė e quajtur Evy McDonald nė vitin 1980 u diagnostikua me sėmundjen Amyotrophic Lateral Sclerosis.

Mjekėt i dhanė asaj vetėm njė vit jetė. Sot, pas shumė vitesh, ajo jo vetėm qė ėshtė gjallė, por gėzon shėndet tė plotė. Duke pėrdorur vetėm procese tė kuptuara nė mėnyrė tė thjeshtė (Placebo psikoaktive), aftėsitė e trupit pėr tė shėruar veten janė shumė mė mbresėlėnėse se ēdo lloj gjėje qė mjekėsia moderne mund tė krijojė.

Placebo psikoaktive nuk e kanė ndikimin e medikamentit por imitojnė ndikimet anėsore tė tij. Placebot pėrdoren kryesisht nė kėrkimet shkencore. Me ane tė kėtyre studimeve bėhet kontrolli i saktė i ndikimit tė medikamenteve.

Njė pjesė e pacientėve merr medikamentin pėr tė cilin bėhet studimi, pėrderisa pjesa tjetėr e merr placebon si kontroll. Kėto studime quhen edhe "studime tė verbėta dyfishe" pasi qė as mjeku e as pacientėt nuk e dinė se cili grup e ka placebon e cili medikamentin, qė me tė vėrtetė ndikon.

Kjo mbron nga ndikimet e jashtme tė padėshiruara gjatė gjurmimit shkencor. Efekti i placebos ėshtė shėrim spontan, edhe pse dyshohet qė gjatė tij rrjedhin po tė njėjtat procese kimike.

Blerina Toslluku
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


509


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi