Ekzorcizmi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ekzorcizmi

Mesazh  Admin prej 15.09.08 14:29

Ekzorcizmi



Ekzorcizmi eshte nje ritual i destinuar per te larguar nje entitet shpirteror qe ka pushtuar nje qenje te gjalle ( njerezore apo shtazore).

Kjo praktike si duket univerzale. eshte shfaqur qe ne milienumin e pare ne Mesopotami dhe eshte me origjine semitike..

Me vone praktika e ekzorcizmit eshte gjetur ne shoqerite primitive ne te cilat eshte gjetur pergjigjia ne posedim te demonit (djallit), duke e pare me thjesht semundjen.

E gjejme ne kete forme te shamanizmi kaukazian, rituale afrikane dhe vodou.

Ai do te zyrtarizohet ne krishterizmin katolik, pjeserisht ne mesjete dhe do te vazhdoje te praktikohet deri ne ditet e sotme, ne nivel simbolike (pagezimi) apo ne nivel praktike ( meshtar eksorcist ).

Ne Islam, vet Kurani eshte nje vlere ekzorciste.

Kete praktike e gjejme edhe te taoizmei, induizmi etj…

Fjala vjen nga greqishtja e vjeter : exorkismos , dhe kaloi direkt ne latinisht exorcismus, exorcizare.

ExplorerUnivers


Edituar pėr herė tė fundit nga Explorer nė 19.09.08 19:39, edituar 2 herė gjithsej

Admin

1162


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ekzorcizmi

Mesazh  Admin prej 15.09.08 14:32

Ekzorcizem Taoist...


Admin

1162


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ekzorcizmi

Mesazh  Admin prej 15.09.08 14:34

Ekzorcizem Ortodoks



Edituar pėr herė tė fundit nga Explorer nė 15.09.08 15:26, edituar 1 herė gjithsej

Admin

1162


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ekzorcizmi

Mesazh  Admin prej 15.09.08 15:14

Ekzorcizem Katolik





Edituar pėr herė tė fundit nga Explorer nė 15.09.08 15:23, edituar 1 herė gjithsej

Admin

1162


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ekzorcizmi

Mesazh  Admin prej 15.09.08 15:18

Ekzorcizem Islam


Admin

1162


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ekzorcizmi

Mesazh  Jon prej 04.01.10 20:17

Ekzorcizmi, largimi i shpirtit tė keq

Nuk pėrfaqėson ndonjė besim fetar, por ėshtė njė praktikė fetare, qė presupozon largimin e demonėve dhe tė kėqijave tė tjera nga shpirti apo trupi i njeriut, sende ose objekte. Kjo praktikė ka lindur qysh nė paganizėm dhe pėrditė e mė tepėr ėshtė bėrė pjesė e sistemit tė shumė besimeve fetare.

Personat qė ekzekutojnė ekzorcizmin, njihen me emrin ekzorcistė dhe nė pėrgjithėsi janė predikues fetarė ose individe qė pretendojnė se zotėropjnė mendim, fuqi dhe kualifikim te veēantė.

Ekzorcizmi pėrmbushet me mjete fetare, shoqėrohet me gjeste, simbole, ikona, formula, hajmali, veprime tė magjishme etj.

Sipas induizmit, shpirti i qėnjes njerėzore, provon disa rilindje, derisa arin tė jetė i lirė. Ndėrkohė, nėqofte se njė qėnje njerėzore ka njė jetė maksimalisht tė vėshtirė dhe te keqe, shpirti i tij sundohet nga demoni dhe shndrohet nė demon. Edhe njerzit qė kryejnė vetėvrasje, e realizojnė atė nėn ndikimin e demonit qė drejton shpirtin dhe truipin e tij.

Ekzorcizmi nuk nxit vetėvrasjen, pėrkundrazi synon ta parandalojė atė, por mjetet dhe metodat qė ai pėrdor pėr kėtė qėllim, duke mos qėnė shkencore, nė pėrgjithėsi nuk e realizojnė objektivin. Njerėzit me tendencė pėr vetėvrasje, nėqoftėse aplikojnė vetėm kėtė lloj profilaksie, duke neglizhuar metodat shkencore, janė tė destinuar tė kthehen nė viktima.
avatar
Jon

1227


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ekzorcizmi sipas riteve katolike

Mesazh  Jon prej 04.01.10 20:26

Ekzorcizmi sipas riteve katolike

Lutja e lirimit

"O Zot ti je i madh, ti je Hyj, ti je At, ne te lutemi per ndermjetesine dhe ndihmen e kryengjejve Mikelit, Rafaelit, Gabrielit, qe vellezerit e motrat tona te jene te liruar nga ēdo e keq qe i ben skllever. O te gjithe Shenjterit ejani ne ndihme".

"Ata qė do tė besojnė, janė kėto: nė emėr tim do t’i dėbojnė djajtė" (Mk 16,17).

Te debosh djaje eshte nje pushtet qe i jipet nga Jezu Krishti, atyre qe besojne ne Te, nje pushtet qe bazohet ne fe, lutje e pendese, qe mund te ushtrohet qofte individualisht apo ne grup.

Pra cilido besimtare mund te lutet per lirimin, te tij apo te vellezerve te tij, duke u bashkuar ne grupe qe kane kete qellim: eshte e nevojshme shume fe, shume lutje, shume pendese dhe mbi te gjitha besnikeri e qendrushmeri.
Por ushtrimin e detyres se Ekzorcizmit (sakramentor), mund ta bejne vetem meshtaret, qe jane shprehimisht te autorizuar nga Ipeshkvinjte.

Te recitosh keto Lutje nuk do te thote te besh eksorcizem: eksorcizmi behet nga nje meshtar si menyre e lutjes publike, solemne ne emer te autoritetit te Kishes Shenjte Katolike.

Jezu Krishtit Zot

O Jezus Shpetimtar, Zoti im e Hyji im, Hyji im dhe krejt qenia ime, qe me flijimin ne Kryq na ke shelbuar dhe ke ngadhnjyer nga pushteti i djallit, te lutem me liro nga ēdo prani e te keqes dhe nga ēdo ndikim i te keqit.

Te kerkoj ne Emrin tend te Shenjt, te lutem per Varret e tua te Shenjta, te kerkoj per Kryqin tend, te kerkoj per ndermjetesi te Virgjeres Mari, Zojes se Paperlyer dhe Zojes se Dhimbshme.

Gjaku dhe uji qe dolen nga kraharori yt, le te zbresin mbi mua per te me pastuar, liruar dhe le te me sherojne. Amen.

Virgjeres Mari

O Mbretereshe e Qiellit, ti qe nga Hyji ke pranuar misioni te shtypesh koken djallit, ne te kerkojme me pervujteri te na dergosh ndihme nga qielli, qe te debojne djajte, t'i luftojne dhe t'i hedhin ne humnere. Amen!

Shen Mikelit Kryengjell

Shen Mikeli Kryengjell, na ruaj ne beteje, kunder ēdo te keqe dhe ndaj djallit, ji per ne gjithmone ndihma jone.

Po te lutemi: qe Zoti ti ndaloi! Dhe ti, princ i ushtrise qiellore, me pushtetin qe te vjen nga Hyji, deboi djallin dhe shpitrat e tjere te keqinj ne ferr, qe veprojne ne bote per humbjen e shpiterave. Amen!

Lutja kunder Djallit

Tė lutem, o Zot Jezu Krisht,
mbroje familjen time (pėrmend emrat e antarėve)
prej sėmundjeve, prej ēdo rreziku dhe fatkeqėsie.
Nė qoftė se ndokush prej nesh ka ra ne ndonjė mallkim,
magji apo ndikim tė djallit, nė emėr tė Jezu Krishtit i shpalli ato mallkime,
magji dhe ndikime tjera te pavlefshme.
Nė qoftė se shpirtrat e kėqij janė tė dėrguar kundėr nesh,
nė emėr tė Jezu Krishtit unė ju liroj dhe ju dėrgoj tek Jezusi
qė tė veproj sipas vullnetit tė tij.
Tė lutem, o Zot, dėrgoj engjėjt e tu tė shenjtė
tė na ruajnė dhe mbrojnė tė gjithėve. Amen
avatar
Jon

1227


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ekzorcizmi

Mesazh  Luli prej 10.01.10 0:30

Ekzorcizmi praktikohet akoma dhe eshte praktikuar per rreth 2000 vjet. Ne shumicen e rasteve personi thjesht eshte i autosugjestionuar, ose ka probleme te ndryshme mendore, por jane rreth 5% e shqetesimeve nervore qe nuk shpjegohen dot nga shkenca, dhe ketu hyn ne loje ekzorcizmi.

Besimtaret besojne se me priftin qe kryen ritin e pastron njeriun nga prezenca e demoneve ose djallit jo me fuqine e vet, por me besimin qe ka tek Zoti, kurse jobesimtaret pranojne qe ekzorcizmi mund ta sheroje nje person qe jep shenja sikur eshte "posedimi" per shkak te efektit "placebo" dhe jo me ndonje nderhyrje te mbinatyrshme.

Megjithate fakti eshte qe ne raste te shumta ekzorcizmi ka dale me sukses.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

924


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ekzorcizmi

Mesazh  Elizza prej 23.05.10 15:51

Ekzorcizmi dhe raporti i tij me religjionin dhe psikiatrinė

Ekzocizmi (nga latinishtja ‘exorcismus’, si dhe nga greqishtja ‘exorkizein’ – bėj be, kėrkoj solemnisht) ėshtė njė praktikė e dėbimit tė demonėve apo shpirtrave tė tjerė tė kėqij nga njė person apo vend, tė cilin ata besohet se e kanė pushtuar. Kjo praktikė ėshtė goxha e vjetėr dhe ėshtė pjesė e njė sistemi tė besimit tė shumė kulturave dhe religjioneve.

Personi qė bėn ekzorcizmin, i njohur si ekzorcist, shpesh ėshtė klerik, apo person qė besohet se ka aftėsi apo fuqi tė veēanta. Ekzorcisti mund tė pėrdorė lutje dhe material tjetėr fetar, si psh formula tė ndryshme, ikona, gjeste, simbole, hajmali, etj. Ekzorcisti shpesh fton Zotin, Krishtin si/ose edhe engjėj tė tjerė tė ndryshėm qė tė intervenojnė nė ekzorcizėm.

Marrė nė pėrgjithėsi, personat e pushtuar nga djajtė nuk konsiderohen si tė kėqij nė vetvete (sui generis), e as tė pėrgjegjshėm pėr veprat e tyre, pėr kėtė shkak, ekzorcistėt e konsiderojnė kėtė praktikė mė shumė si trajtim shėrues, sesa si ndėshkim. Pėr kėtė shkak, rėndom nuk ushtrohet dhunė ndaj personit tė pushtuar nga djajtė, me pėrjashtim tė lidhjes sė tij, nė rast se ėshtė i dhunshėm.


Historia

Koncepti i posedimit (pushtimit) nga shpirtrat e kėqij dhe praktikimi i ekzorcizmit janė shumė tė lashtė dhe shumė tė pėrhapur. Ato mund ta kenė origjinėn nė besimet shamanisti[/color] [color=RoyalBlue]ke prehistorike.



                                 Ikonografi shamanistike


Besėlidhja e Re e tė krishterėve pėrfshinė ekzorcizmin nė kuadėr tė mrekullive qė i ka bėrė Jezu Krishti. Pėr shkak tė kėtij precedenti, pushtimi nga djajtė ka qenė pjesė e sistemit tė besimit tė krishterė qė nga fillimi
i kėsaj feje, prandaj nuk habitė fakti qė ekzorcizmi ende ėshtė njė
praktikė e pranuar e katolicizmit, ortodoksisė dhe e disa sekteve
protestante
. Edhe Kisha e Anglisė ka nga njė ekzorcist zyrtar nė
secilėn dioqezė.


Pas epokės sė iluminizmit, praktika e ekzorcizmit ka pėsuar rėnie nė
aspektin e rėndėsisė qė i ėshtė dhėnė, duke u rralluar edhe praktikimi
i saj, sidomos nė Perėndim. Marrė nė pėrgjithėsi, gjatė shekullit XX,
ekzorcizmi ėshtė praktikuar kryesisht nė Evropėn lindore dhe nė Afrikė,
me disa raste qė janė bėrė tė njohura mė gjerė, siē ėshtė pėr shembull
rasti i Anneliese Michel-it. Nė ditėt e sotme, si rezultat i studimeve
tė trurit dhe mendjes, shumė raste, qė nė tė kaluarėn do tė ishin
kandidate tė pėrshtatshme pėr ekzorcizėm, tani konsiderohen si
ērregullime mendore dhe trajtohen si tė tilla.

Megjithatė, pasi qė nė vitin 1973 doli filmi "The Exorcist",
u ringjall pėrsėri ideja e ekzorcizmit, gjė qė pati ndikim tė madh nė
Evropė dhe nė SHBA. Mund tė thuhet se, ndoshta si rezultat i kėsaj,
besimi nė pushtim nga djajtė dhe nė ekzorcizėm gjetėn vend nė shoqėrinė
bashkėkohore




Ekzorcizmi nė krishterim

Te tė krishterėt, ekzorcizmi bėhet duke pėrdorė "fuqinė e Krishtit", apo
"nė emėr tė Krishtit". Kjo bazohet nė besimin se Krishti kishte
urdhėruar pasuesit e tij qė tė pėrzejnė shpirtrat e kėqij nė emėr tė
tij (Mateu 10:1, Mateu 10:8; Marku 6:7; Luka 9:110:17),
(Marku 16:17). Nė bazė tė artikullit mbi ekzorcizmit tė Enciklopedisė
katolike: Krishti dėbonte djajtė nė shenjė tė profetėsisė (Messiahship)
tė tij, duke ua dhėnė kėtė fuqi edhe dishepujve tė tij.

Enciklopedia ēifute, nė artikullin rreth Krishtit, deklaron se ai ishte sidomos i
pėrkushtuar ndaj pėrzėnies jashtė trupit tė demonėve, duke e
transmetuar kėtė aftėsi edhe te pasuesit e tij, megjithatė ai ishte
superior ndaj tyre nė kėtė drejtim.

Gjatė kohės sė Krishtit, burimet ēifute jashtė Besėlidhjes, raportojnė pėr
ekzorcizėm tė bėrė me dhėnien e preparateve me ekstrakte helmuese tė
rrėnjės (sė bimėve), apo duke bėrė sakrifica (flijime) - (Josephus, "B.
J." vii. 6, § 3; Sanh. 65b). Ato nuk raportojnė se Krishti ishte njė
ekzorcist, por pohojnė se ekzorcizmi praktikohej nga dega Esene e
judaizmit (Rrotullat e Detit tė Vdekur nė Kumran).


Ekzorcizmi dhe rimo-katolicizmi

Rimo-katolicizmi konsideron se, pėr dallim nga baptizmi apo tė rrėfyerit, ekzorcizmi ėshtė njė ritual qė nuk ėshtė i shenjtė. Pėr dallim nga njė kungatė (sacrament), integriteti dhe efikasiteti i ekzorcizmit nuk varen... nga pėrdorimi rigid i ndonjė formule tė pandryshueshme, apo nė njė vazhdė
tė caktuar veprimesh. Efikasiteti i tij varet nga dy elemente:
autorizimi nga autoritetet valide dhe legale kishtare, si dhe nga
besimi i ekzorcistit. Duke marrė parasysh kėtė, mund tė thuhet se
ekzorcizmi katolik mbetet njėra ndėr format mė rigide dhe mė tė
organizuara tė tė gjitha ritualeve ekzistuese ekzorciste.


                 
Pikturė e Francisco Goya-s, ku shihet shenjti Francis Borgia duke bėrė njė ekzorcizėm


Ekzorcizmi solemn, nė bazė tė Ligjit Kanonik tė kishės, mund tė ushtrohet vetėm nga ndonjė prift (apo nga ndonjė prelat mė i lartė), me lejen e
peshkopit lokal dhe vetėm pas njė ekzaminimi tė thuktė mjekėsor, pėr ta
pėrjashtuar mundėsinė e ekzistimit tė ndonjė sėmundjeje mentale.
Enciklopedia katolike (1908) shton: "Nuk duhet qė besėtytnia tė
pėrzihet me fe, pa marrė parasysh se sa tė ndėrlidhura mund tė jenė
historitė e tyre, e as me magjinė, sado e ndėrlidhur tė jetė ajo me njė
rit legjitim fetar". Gjėrat qė pėrmenden nė ritualin katolik si
indikatorė pėr posedim tė mundshėm nga djajtė, janė edhe: tė folurit nė
gjuhė tė huaja, apo tė lashta, tė cilat i pushtuari nuk i ka ditur mė
parė, aftėsitė dhe fuqitė mbinatyrore, njohuritė rreth gjėrave tė
fshehura dhe tė kaluara, tė cilat i poseduari nuk ka pasur mundėsi qė
t’i njohė, averzioni ndaj ēfarėdo gjėje tė shenjtė, blasfemia e
shprehur, apo sakrilegji.

Kisha katolike e ka ndryshuar (revizionuar) Ritin e Ekzorcizmit nė janar tė
vitit 1999, pėrkundėr faktit qė Riti (tradicional) i ekzorcizmit nė
latinisht lejohet si mundėsi. Akti i ekzorcizmit konsiderohet tė jetė
njė detyrė mjaft e rrezikshme shpirtėrore. Rituali nėnkupton qė tė
merret pėlqimi nga personat e poseduar, pėrkundėr faktit qė demonėt
mund ta mbajnė kontrollin mbi trupin e tyre (fizik). Nė tė kaluarėn
kanė mundur tė jenė pėrdorur formula tė tjera, siē ėshtė “Vade retro satana” benediktin.
Nė epokėn moderne, Kisha katolike rrallė autorizon ekzorcizmin, duke i
konsideruar rastet e dyshimta si raste tė sėmundjeve mendore apo
fizike.


Ekzorcizmi nė sajėntologji

Pjesėtarėt e sajėntologjisė besojnė se qeniet e jashtme (tė huaja), tė quajtura Thetanet e trupit (Body Thetans), janė grumbulluar rreth personit, duke shkaktuar konfuzion te ai. Qėllimi i sajėntologjisė
ėshtė qė kėto krijesa tė largohen nga personi i caktuar.


     
Disa simbole tė sajėntologjisė (scientology)


Nė nivelin e avancuar tė sajėntologjisė - "OT3", "thetanet trupore"
dėbohen nga organizmi, duke pėrdorė njė teknikė tė komplikuar.
Ekzorcizmi i thetaneve, me njė teknikė tė thjeshtėsuar, parashihet me
nivelin e avancuar "OT5", tė njohur edhe si "New Era Dianetics for Operating Thetans". Pas kėtyre niveleve (qė pėrdoren pėr tė arritur edhe qėllime tė tjera, jo vetėm pėr "ekzorcizmin" e thetaneve trupore), supozohet se personi duhet tė jetė i lirė nga ndikimi i thetaneve trupore.


Raste tė famshme (njohura) tė ekzorcizmit

Thuhet se Salvador Dali-t i ėshtė bėrė ekzorcizėm nga njė klerik italian,
Gabriele Maria Berardi, derisa ai ishte nė Francė, nė vitin 1947. Dali
bėri njė skulpturė tė Krishtit nė kryq, tė cilėn ia dha klerikut, nė
shenjė falėnderimi.
 

                       

    Piktori i famshėm Salvador Dali - i pushtuar nga djajtė?


Anneliese Michel ishte njė grua katolike nga Gjermania pėr tė cilėn thuhej se
ishte e pushtuar nga gjashtė a mė shumė djaj, pėr ēka edhe iu nėnshtrua
ekzorcizmit nė vitin 1975. Dy filma artistikė, "The Exorcism of Emily
Rose" dhe "Requiem", bazohen deri diku nė storjen e Anneliese-s.

Njė djalė, i njohur me nofkėn "Roland Doe", ishte subjekt i ekzorcizmit nė vitin 1949, duke u bėrė kėshtu subjekt i "The Exorcist", njė romani
horror (dhe filmi tė mėvonshėm), tė shkruar nga William Peter Blatty.



Ekzorcizmi – pikėpamja shkencore

Rituali katolik i ekzorcizmit ua tėrheqė vėrejtjen priftėrinjve qė tė shikojnė
pėr praninė eventuale tė shenjave tė sėmundjes mendore. Shumė sėmundje
mendore janė trajtuar si posedim nga djajtė, meqė kanė shfaqur simptoma
qė janė interpretuar si tė tilla.


                   
I sėmurė, apo i pushtuar nga djajtė?

Posedimi (pushtimi) nga djajtė nuk ėshtė diagnozė valide psikiatrike apo
mjekėsore, prandaj nuk njihet as nga DSM-IV apo ICD-10. Ata qė besojnė
nė pushtimin nga djajtė, herė-herė i kanė pėrshkruar simptomat qė
shoqėrojnė sėmundjet mendore, si histeria, mania, psikoza, Sindroma
Tourette, epilepsia, skizofrenia apo ērregullimi disociativ i
identitetit, si shenja tė pushtimit nga djajtė. Nė rastet e
ērregullimit disociativ tė identitetit, kur ėshtė pyetur personaliteti
tjetėr qė tė identifikohet, nė 29% tė rasteve thuhet se ata janė
identifikuar si djaj. Pėr mė tepėr, ekziston njė formė e monomanisė qė
quhet demonomani ose demonopati, nė tė cilėn pacienti beson se ėshtė i
pushtuar nga njė a mė shumė djaj.

Mjekėsia mund t’i shpjegojė disa aspekte tė "simptomave" tė manifestuar nga personat qė pohojnė se janė tė pushtuar nga djajtė: dihet se "fuqia
mbinatyrore" ėshtė e rėndomtė nė disa raste tė ēmendurisė (mania, histeria, etj.).

Fakti qė ekzorcizmi bėn punė te personat qė pėrjetojnė simptoma tė pushtimit nga djajtė, i pėrshkruhet efektit placebo dhe fuqisė sė sugjestionimit. Disa persona pėr tė cilėt dyshohet se janė tė pushtuar nga djajtė, nė tė vėrtetė janė persona narcistikė, apo vuajnė nga vetėbesimi i ulur, prandaj e luajnė rolin e personit tė pushtuar nga djajtė, pėr ta fituar
vėmendjen e tė tjerėve. Sido qė tė jetė, ka pasur raste tė shumta tė
lėndimeve serioze, e edhe tė vdekjeve tė personave tė "pushtuar nga
djajtė", si pasojė e ushtrimit tė ekzorcizmit.



Ekzorcizmi nė fenė islame

Pushtimi (posedimi) nga shpirtrat e kėqij (xhinėt), apo djalli (Sheitani), si dhe ekzorcizmi, janė pjesė e besimit islam qė nga fillimi i tij.

Nė bazė tė shkencėtarėve islamė, "xhini hyn nė trupin e njeriut dhe e bėn atė qė tė flasė fjalė tė pakuptueshme, tė panjohura edhe pėr vetė atė person,... "Xhinėt hyjnė nė njė njeri tė prekur nga sulmet (kriza), duke ndikuar qė ai tė flasė me fjalė tė pakuptueshme, tė panjohura edhe pėr vetė atė; nėse ndokush i prekur nga kėto kriza goditet me njė fuqi qė do ta vriste njė deve, ai nuk e ndjenė atė." (Sheik al-Islam ibn Tajmijah, Majmoo al-Fatawa.)


Kopertina e njė libri me titull "Bota e xhinėve"



Edhe ne islam tregohet maturi kundėr pėrdorimit tė tepėrt tė ekzorcizmit, duke thėnė se, nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve, kemi tė bėjmė me shkaktarė psikologjikė, apo fizikė, qė gabimisht konsiderohen si posedime nga djajtė. Rastet e vėrteta tė pushtimit nga djajtė janė tė rralla dhe besimtarėve u tėrhiqet vėrejtja qė tė kenė kujdes nga ekzorcistėt qė inkurajojnė diagnozėn e posedimit nga djajtė, pa menduar mirė, meqė ata mund tė jenė tė shtyrė nga shkaqet e pėrfitimit material.

Autoritetet islame po ashtu mohojnė mundėsinė e pushtimit nga shpirtrat e personave tė vdekur, duke thėnė se shpirtrat e kėqij mund tė pohojnė se janė shpirtra tė personave tė vdekur, nė mėnyrė qė ta inkurajojnė sjelljen
mėkatare nė mesin e njerėzve, siē janė psh adhurimi i varreve dhe mbajtja e hajmalive pėr dėbimin e shpirtrave tė kėqij.



Ekzorcizmi nė Kur’an dhe Sunet (praktikėn e profetit Muhammed a.s)

Citati vijues i Kur’anit krahason gjendjen e mėkatarėve nė Ditėn e Gjykimit, me gjendjen e atyre qė janė ēmendur nga djalli:  275. Ata qė e hanė kamatėn  nuk ngrehen ndryshe pos siē ngrehet i ēmenduri nga tė prekurit e djallit.... (2:275). Shkencėtarėt islamė, si Al-Kurtabi, citojnė kėtė pjesė tė Kur’anit si dėshmi kundėr atyre qė mohojnė pushtimin nga xhinėt, apo e pėrshkruajnė atė si pasojė tė shkaqeve natyrore, si dhe kundėr atyre qė pohojnė se Djalli (Shejtani) nuk hyn nė njerėz, e as qė i prekė ata.

Ka edhe tregime rreth asaj se profeti Muhammed a.s dhe pasuesit e tij kanė
dėbuar shpirtrat e kėqij nga trupat e besimtarėve, duke u shėrbyer me pjesė tė Kur’anit, lutje drejtuar Zotit, si dhe duke pėrdorur ujin e shenjtė tė Zem-zemit.


Ky shembull tregohet Ja'la ibn Murah:

E kam parė profetin e Pėrendisė (paqja qoftė mbi tė) duke bėrė tri gjėra qė nuk i ka parė askush para apo pas meje. Shkova me tė nė njė udhėtim. Gjatė rrugės, kaluam pran njė gruaje qė rrinte ulur afėr rrugės me njė djalė. Ajo thirri: "O i Dėrguar i Pėrendisė, ky djalė ėshtė vėnė nė sprovė dhe, pėr shkak tė tij – edhe ne jemi vėnė nė sprovė. Nuk e di se sa herė nė ditė ai preket nga sulmet (ngėrēet)". Ai (paqja qoftė mbi tė) tha: "Ma jep mua". Kėshtu, gruaja e ngriti djalin dhe e ofroi afėr profetit. Ai (paqja qoftė mbi tė) mė pas, e vuri djalin midis vetes dhe mesit tė shalės, e hapi gojėn e djalit dhe fryu tri herė nė tė, duke thėnė: "Nė emėr tė Pėrendisė, unė jam rob i Pėrendisė, dil jashtė, armik i Pėrendisė!" Mė pas, ai ia ktheu djalin gruas dhe i tha: "Dil e na tako kur tė kthehemi nė kėtė vend, pėr tė na treguar se si ka qenė djali". Ne shkuam. Me rastin e kthimit, e gjetėm atė grua nė tė njėjtin vend, me tri dele. Kur profeti i tha asaj: "Si ka qenė djali juaj"? Ajo u pėrgjigj:"Pasha atė tė Vetmin qė tė ka dėrguar ty me tė vėrtetėn, deri tani nuk kemi hetuar asgjė tė pazakonshme nė sjelljen e tij... " (Musnad Ahmad (vol: 4, p. 170), dhe al-Haakim, i cili e deklaroi autenticitetin e tij.
/Psikiatria/
avatar
Elizza

1071


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Real Exorcism of scary demon possessed girl caught on tape!!!!!

Mesazh  DarkMaster prej 19.09.10 16:38

Eshte nje video amatore qe tregon nje vaze e cila eshte e poseduar nga demonet

Kjo video nuk keshillohet per personat e ndjeshem .
Shikojeni dhe jepni mendimin tuaj

avatar
DarkMaster

16


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

o zot o perendi

Mesazh  Ushtari i krishtit prej 11.06.11 21:33

o zot me beko me ndihmo sa kam shum nevoje te lutem o zot i madh krijuesi i cdo gjeje ce na rrethon me ndihmo nga e liga me shero me beko o perendia im
avatar
Ushtari i krishtit

332


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ekzorcizmi

Mesazh  maqomaqo3 prej 12.06.11 2:47

ekzorcizmi e ka zanafillen pas lindjes se krishtit dhe ishte dora vete jezu krishti i cli na mesoi dhe na la dijen se si te ruajme shtepine dhe veten nga djajte , shumica e atyre qe pushtohen nga djajte jane ateiste te cilet nuk besojne ne zot. sot po behen shume filma mbi ekzorcizmin dhe i fundit qe kam pare ishte bazuar ne nje ngjarje te vertet per nje prift italian. hoxhallaret sec bejne me kendimet e tyre une si kuptoj por me duken me shume si sharlatane dhe mashtrues shumica e tyre ,ne shqiperi jane shtuar shume sharlatanet qe ne kembim ta pareve bejne gjoja (magji te mira) sic i quajne ata.une jam bindur plotesisht mbi ekzistencen e atit ,birit dhe shpirtit te shenjte nga rastet reale te ekzorcizmit qe kam pare . ne emer te jezu krishtit ata te gjithe jane shporur nga trupat e njerezve
avatar
maqomaqo3

196


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ekzorcizmi

Mesazh  nitty prej 12.06.11 12:47

maqomaqo3

shumica e atyre qe pushtohen nga djajte jane ateiste te cilet nuk besojne ne zot.

Nuk besoj se ekzorcizmin ndodh vetėm te jobesimtarėt,tė kujtohet ekzorcizmin i Anneliese Michel,ku mendohet tė jetė ngjarje e vėrtet,aty thuhet qė ajo ishte njė besimtare e fesė katolike.
avatar
nitty

166


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ekzorcizmi

Mesazh  Gon! prej 15.06.11 13:29

Sa i pėrket mendimit tė Explorerit, kur thotė se ne Islam, vet Kurani eshte nje vlere ekzorciste, ai ėshtė plotėsisht gabim.
Mė pėlqejnė shėnimet e Elizzes, e cila ėshtė munduar tė shpjegoj ekzorcizmin dhe ka bėrė krahasimin e tė gjitha feve, por njė vėrejtje ta jap se, nuk duhet tė mbėshtetet muslimani nė sunete(praktika) e as nė hadithe(gojėdhėna, histori), por vetėm nė Kuran dhe asgjė tjetėr jasht tij, sepse po ta lexosh Kuranin, e vėren qortimin e pėrsėritur qė thotė, vetėm Kuranit besoni dhe asgjė tjetėr jasht tij, vetėm Kuranin praktikone, me ato fjalė qortohet qdo musliman dhe i ndalohen praktikat qė i ka bėrė Muahmedi nė jetėn e tij, sepse ai ka qenė profetė, nuk ka qenė njėsoj si tė gjith njerėzit, ai ka pasur disa obligime personale nga Perendia si profet qė ka qenė, por jo edhe njerėzit tjerė tė mundohen ta kopjojnė ashtu siē ka bėrė ai nė jetėn e tij, poashtu edhe me kėtė qortim qė tė bėnė Kurani, ta ndalon hadithin, fjalėt tjera jasht Kuranit.
avatar
Gon!

475


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ekzorcizmi

Mesazh  Androo prej 29.09.11 13:44



/Vdes gjatė Ekzorcizmit\

Njė vjazė 13 vjeēare vdiq gjatė ekzorcizmit tė kryer nė njė kishė Budiste nė jug tė Japonisė!

Ajo ishte pėrfshirė nė njė ritual tė quajtur ''Shėrbim Ujėvare'',vajza ishte lidhur nė njė karrige tė kthyer mbrapsht duke ndenjur pėr 5 minuta nė njė pompė me ujė.Sipas policisė rituali i bėrė ishte i tepėrt pėr shkak se ajo e kishte bėrė qindra herė mė herėt!


Edituar pėr herė tė fundit nga Androo nė 30.09.11 15:30, edituar 1 herė gjithsej
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ekzorcizmi

Mesazh  Magus prej 13.11.11 1:19

Kėto janė tre shenja qė tregojnė se dikush ėshtė i poseduar (i pushtuar):

1- Ai shprehet nė njė gjuhė qė ai nuk e di (ksenoglosi) ,

2 - Tregon gjėra tė largėta nga distanca apo tė fshehura,

4 - Ai manifeston njė forcė mė tė madhe se kapaciteti i tij.
avatar
Magus

Kėrkoni tė vėrtetėn nė praktikė dhe jo me spekulime.
Ēfarėdo qoftė niveli i teorive qė ju mund tė zhvilloni, ato do tė mbeten gjithmonė masturbim intelektual.



173


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ekzorcizmi

Mesazh  Berti69 prej 16.04.15 0:17

Priftėrinjtė ekzorcistė paralajmėrojnė Vatikanin pėr rrezikun e “vampirėve tė rinj e tė bukur”

Vatikani jo vetėm qė duhet t’i kthejė, por duhet tė mbėshtetė patjetėr kurset e ekzorcizmit.

Kėshtu pohon njė autoritet i lartė, i cili merret me ēėshtjet e “pushtimit nga demonėt”.

“Pėrhapja e “Vampirėve tė bukur e tė rinj” nė seri televizive dhe filma tė Hollivudit, duke pėrfshirė True Blood dhe filmat Twilight, inkurajon tė rinjtė tė bėhen pjesė e forcave okulte, thotė ai, duke paralajmėruar Vatikanin nga ky rrezik, dhe kthimin e kurseve tė ekzorcizmit pėr priftėrinjtė.

“Ka nga ata qė pėrpiqen qė t’i kthejnė njerėzit nė vampirė dhe t’i bėjnė ata qė tė pijnė gjakun e njerėzve tė tjerė, ose qė i inkurajojnė ata qė tė ketė marrėdhėnie “speciale” seksuale pėr tė fituar fuqi tė veēanta” tha profesor Giuseppe Ferrari nė takimin nė Romė, pasi dėgjoi se numri i kėtyre grupeve ėshtė duke u rritur globalisht.

“Kėto grupe tėrhiqen nga tė ashtuquajturit vampirė tė bukur dhe tė rinj, tė cilėt ne i kemi parė aq shumė nė vitet e fundit.”

Profesor Ferrari, i cili kryeson monitorimin okult italian, Grupi pėr Kėrkimin dhe Informacionin Socio-Fetar, tha se ekzorcizmi duhet tė kryhet vetėm nga priftėrinjtė e trajnuar siē duhet.

Edhe pse Vatikani pohon se pushtimi nga demonėt ėshtė i rrallė dhe nė shumė raste tė dyshuara ėshtė provuar se njerėzit nė fakt vuanin nga sėmundje mendore, Papa Franēesku u ka kėrkuar dioqezave qė tė sigurohen se ato do tė ndjekin ligjin katolik dhe qė tė kenė tė paktėn njė ekzorcist tė trajnuar.

Prifti ekzorcist zvicerian, Cesare Truqui duke folur pėr The Indipedent tha se kursi i kėsaj jave, ku morėn pjesė ekzorcistė, priftėrinj dhe njerėz laikė, ishte shumė i dobishėm pėr tė rritur ndėrgjegjėsimin dhe aftėsitė e priftėrinjėve nė luftėn kundėr sė keqes.

“Ministria qė kryen ekzorcizmin ėshtė pak e njohur mes priftėrinjve. Ėshtė si tė trajnosh dikė qė tė bėhet gazetar, pa ditur sesi tė bėjė njė intervistė”, tha ai, duke theksuar se nė dioqezat nė Itali dhe mė gjerė janė duke u pėrballur me “pushtimin nga e keqja” gjithnjė e mė shumė.

Nė vitin 2012 u zbulua se dioqeza e Milanos, mė e madhja nė botė, kishte instaluar njė linjė telefonike pėr ekzorcizmin pėr tė pėrballuar kėrkesat.

Monsinjor Angelo Mascheroni, shef i ekzorcizmit nė Milano, tha se dioqeza e tij e kishte dyfishuar numrin e ekzorcistėve nga 6 nė 12, pėr tė pėrballuar rritjen 100 pėrqind tė numrit tė kėrkesave pėr ndihmė gjatė 15 viteve tė fundit.
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


474


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ekzorcizmi

Mesazh  Amarisham prej 19.04.15 19:07

Androo shkruajti:Vdes gjatė Ekzorcizmit

Njė vjazė 13 vjeēare vdiq gjatė ekzorcizmit tė kryer nė njė kishė Budiste nė jug tė Japonisė!

Ajo ishte pėrfshirė nė njė ritual tė quajtur ''Shėrbim Ujėvare'',vajza ishte lidhur nė njė karrige tė kthyer mbrapsht duke ndenjur pėr 5 minuta nė njė pompė me ujė.Sipas policisė rituali i bėrė ishte i tepėrt pėr shkak se ajo e kishte bėrė qindra herė mė herėt!

Ky eshte nje abuzim me lirine e njerezve personat ne fjale duhet te denohen me karrige elektrike ( per fat qe ne disa vende te Japonis nuk egziston ).
avatar
Amarisham

24


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re; Ekzorcizmi.

Mesazh  Immortal Vampire prej 20.04.15 18:28

Amarisham shkruajti:Ky eshte nje abuzim me lirine e njerezve personat ne fjale duhet te denohen me karrige elektrike ( per fat qe ne disa vende te Japonis nuk egziston ).
Shpresojme qe Mendje te Reja, Te Ndritura do ta bejne te mundur Denimin me Karrige Elektrike apo jo Amarisham????!!!!
avatar
Immortal Vampire

Subkoshienca duhet te dale ne siperfaqe!!!!

53


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

pershendetje

Mesazh  agimiberatit prej 06.05.15 18:38

jam nje shqiptar nga greqia ju lutem nese keni mundesi te me ndihmoni me thoni ndonje ekzorcict te fuqishem se kam nje problem dhe nuk pret puna ju lutem me ktheni pergjigje sa me shpejt ne adresen e emailit ademiipojanit@gmail.com
edhe dicka ne vdeot per ekzorcizmin eshte nje video per ekzorcizem orthodoks grek mund te me thoni se ku ne greqi ndodhet ai ekzorcist qe mer pjese ne video.
avatar
agimiberatit

1


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ekzorcizmi

Mesazh  Amarisham prej 07.05.15 17:55

maqomaqo3 shkruajti:ekzorcizmi e ka zanafillen pas lindjes se krishtit dhe ishte dora vete jezu krishti i cli na mesoi dhe na la dijen se si te ruajme shtepine dhe veten nga djajte , shumica e atyre qe pushtohen nga djajte jane ateiste te cilet nuk besojne ne zot. sot po behen shume filma mbi ekzorcizmin dhe i fundit qe kam pare ishte bazuar ne nje ngjarje te vertet per nje prift italian. hoxhallaret sec bejne me kendimet e tyre une si kuptoj por me duken me shume si sharlatane dhe mashtrues shumica e tyre ,ne shqiperi jane shtuar shume sharlatanet qe ne kembim ta pareve bejne gjoja (magji te mira) sic i quajne ata.une jam bindur plotesisht mbi ekzistencen e atit ,birit dhe shpirtit te shenjte nga rastet reale te ekzorcizmit qe kam pare . ne emer te jezu krishtit ata te gjithe jane shporur nga trupat e njerezve

Para Jezos njerzit praktikonin ekzorcizmin dhe magjin e zeze, ky eshte nje fakt(i shkruar). Te praktikosh ekzorcizmin ne ditet e sotme duhet te jesh i diplomuar si hoxhe, ose te jesh nje prift, predikues i fese dhe teolog.
avatar
Amarisham

24


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ekzorcizmi

Mesazh  Hagel prej 03.09.15 13:19

Amarisham shkruajti:Te praktikosh ekzorcizmin ne ditet e sotme duhet te jesh i diplomuar si hoxhe, ose te jesh nje prift, predikues i fese dhe teolog.

Jo e domosdoshme, kete mund ta bejne edhe te tjeret si shamanet, maget, sheruesit shpirteror ej. etj. por kuptohet duhet te kene njohuri dhe kompetenca te medha.
avatar
Hagel

94


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ekzorcizmi

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi