Teknologjia dhe pushteti

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Teknologjia dhe pushteti

Mesazh  Odin prej 20.07.13 22:22

Teknologjia dhe pushteti



Interneti ėshtė njė instrument clirimi apo shtypjeje? Deri nė zbulimet e Eduard Snoudenit, kemi mundur tė jetojmė nė iluzionin e bekuar qė interneti dhe rrjetet social u jepnin njerėzve njė aftėsi organizimi dhe veprimi praktikisht tė pakufizuar.

Rrjetet socialė, na thoshin, nuk do tė na ofronin vetėm mundėsinė tė zgjeronim marrėdhėniet sociale, por do tė vinin nė dispozicionin tonė edhe njė instrument shumė tė fuqishėm politik.

Twitter dhe Facebook, tė bashkuar me aftėsinė e Google pėr tė pėrhapur nė kohė reale njė sasi tė pabesueshme informacionesh nga njė cep i planetit nė tjetrin, do tė bėheshin armėt e reja me tė cilat qytetarėt do tė mundeshin tė kontrollonin pushtetin dhe ndoshta edhe t’i rezistonin tiranisė.

Sic kishin bėrė nė kohėn e tyre shtypi, radio dhe TV, sot interneti u ofronte qytetarėve mundėsinė qė t’i kundėrviheshin cdo lloj forme pushteti politik autoritar.

Ki ishte, nė vija tė pėrgjithshme, ai qė mund ta quajmė vizioni horizontal, apo libertar, i teknologjisė. Dhe ndonėse ndonjėherė mund tė tingėllonte i ekzagjeruar, si pėr shembull nė rastin e revolucioneve tė supozuar nė Tunizi dhe Egjipt, qė nuk ishin asnjėherė tė tillė, ky vizion pėrmbante elementė mjaftueshėm solidė pėr tė ushqyer shpresėn e arsyeshme qė demokracia dhe teknologjia mund tė ishin aleate.

Por pas zbulimeve tė Snouden jemi tė detyruar tė konsiderojmė mė tė mundshėm versionin e kundėrt, qė mund ta quajmė autoritar apo vertikal. Sepse, sado qė dyshonim edhe mė parė (e mbani mend zbulimin e rrjetit Echelon?) tani e dimė me siguri qė, ndėrkohė qė miliona qytetarė pėrdorin nė mėnyrė tė shkujdesur internetin dhe rrjetet socialė, njė numėr i caktuar shtetesh ka fituar aftėsinė qė tė kontrollojė vertikalisht rrjetin dhe pėrmbajtjen e tij.

Linja e mbrojtjes e autoriteteve amerikanė ka konsistuar, nė krye tė herės, nė premtimin qė aftėsia e dėgjimit e sistemit tė tyre ėshtė e kufizuar tek tė ashtuquajturat metadata, domethėnė nuk kontrollon pėrmbajtjen por vetėm fluksin.

Sė dyti, pėrmbajtja e plotė e informacioneve vetėm nė raste tė vecantė mund tė kalojė nėn kontrollin e rreptė tė autoriteteve gjyqėsorė, sic ndodh zakonisht me pėrgjimet telefonikė. Dhe sė treti, edhe pse pjesės mė tė madhe tė ne europianėve pak na intereson, qė objekt i kėtij kontrolli nuk kanė qenė asnjėherė shtetasit amerikanė qė jetojnė nė SHBA.

José Ignacio Torreblanca
avatar
Odin

596


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi