Koha-sinonim i jetės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Koha-sinonim i jetės

Mesazh  helios prej 14.09.08 12:40

Koha-sinonim i jetės

Kuptimi i jetė ėshtė te koha dhe shfrytėzimi i saj. Jeta pėrbėhet nga koha, e koha nga jeta. Koha ėshtė pseudonim i jetės, e jeta pseudonim i kohės.

Qė tė arrish tė realizosh jetė tė sukseshme , patjetėr duhet ta organizosh kohėn dhe shfrytėzimin e saj. Pėrpilo njė orar ditor. Zbatimi i orarit ėshtė gjysma e suksesit. Koha dhe jeta janė krejtėsisht tė ndryshėme , por me kuptim te njejtė, kur mbaron jeta pėrfundon edhe koha.

Pra koha ėshtė sinonim i jetės. Kujdesu pėr kohė pasi qė ajo ėshtė vetė jeta. Koha i nxjerr nė pah i sipėrfaqėson gjėrat, i qartėson padrejtėsit, ajo shėron plagėt. Koha nuk ėshtė paraja, e paraja nuk ėshtė kohė.

Koha ėshtė flori!

Me para nuk mund tė blihet koha, e as te kthehet prapa. Koha fluturon , hapi krahėt, bėhu gati tė shkosh edhe ti me tė nė mėnyrė qė tė peshosh mė shumė si njeri. Njė ditė do tė pėrgjigjemi edhe pėr kohėn , pėrkatėsisht shfrytėzimin e saj.

Sidomos pėr kohėn e rinisė qė ėshtė mosha e produktivitetit , periudha ku secili fillon t’i vėrė themelet pėr tė ardhmen. Nė janė themele tė forta dhe nė territor tė mire , do tė jemi fatėmirė e nėse nuk janė do tė jemi tė mjerė.

Do tė jemi njerėz tė humbur nėse kohėn nuk dim se ku ta shpenzojm, si nė kėtė botė, dhe nė atė tė pėrjetshmen. Koha ėshtė kėshilltari ynė pėr gabimet e bėra qė tė mos pėrsėriten.

Cdo gjė ka kohėn e vet, mos u nxito.!

Mos e kalo kohen, duke menduar se si ta kalosh atė.

Po e shfrytėzuat kesisoj jeni vonuar!

Koha ėshtė e pa mėshirshme , po nuk ece me tė, ajo nuk do tė prźt as edhe njė sekond, e lėre mė tė kthehet prapa. Vetėm koha mund tė gjykoj drejt. Koha nuk na bėnė neve, po ne e bėjmė kohėn ashtu sic duam ose e humbim tėrsisht!

Secili le te ja bėjė vetė ate cfarė do, atė kohė pėr tė cilėn ka mė sė shumti vlerė pėr kėrkim tė diturisė.

Kujdes mos ia merr kohėn dikuj tjetėr kot, sepse ėshtė kafshatė qė nuk kapėrdihet.Koha qė nuk di tė shfrytėzohet ėshtė e pavler, sikur tė mos e kesh ate fare. Kush nuk shfrytėzon kohėn ai bėnė mekat.

Shfrytzo cdo ēast tė kohės, Jeto jeten dhe kohėn…!

Taulant Muja

helios

Shkrime: 1


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Koha-sinonim i jetės

Mesazh  luli prej 30.07.10 16:08

Disa fakte pėr kohėn



Kur ėshtė ndėrruar ora pėr herė tė parė dhe sa energji kursehet

- “Koha ėshtė iluzion. Koha e drekės jo”, bėn shaka Douglas Adams nė dokumentarin “Galaktika”. Megjithatė shkencėtarėve nuk u vjen pėr tė qeshur. Disa teori tė reja spekulative tė fizikės sugjerojnė se koha lind nga njė realitet mė i thellė dhe i pėrjetshėm.

- Tentoni ta shpjegoni kėtė kur shkoni nė punė vonė. Njė udhėtar mesatar amerikan humbet 38 orė nė vit pėr shkak tė vonesave tė trenave.

- E dini pse duhet ta ndėrroni orėn nė mars? Ndėrrimi i orės pėr tė kursyer kohėn nisi si shaka nga Benjamin Franklin, qė propozoi qė njerėzit tė ngriheshin mė herėt nė mėngjeset e verės, qė tė punonin mė shumė gjatė ditės dhe kėshtu tė kursenin qirinjtė. Nė Mbretėrinė e Bashkuar u zbatua nė vitin 1917 dhe mė pas u pėrhap nė tė gjithė botėn.

- Ditėt e gjelbra. Departamenti i Energjisė ka pėrcaktuar se kėrkesa pėr elektricitet bie me 0.5 pėr qind gjatė ditėve me orėn e ndėrruar. Kjo ėshtė ekuivalentja e gati 3 milion fuēive me naftė.

- Duke vėzhguar se sa shpejt arkėtarėt e bankave mblidhnin monedha, kėmbėsorėt ecėn, punonjėsit e postės folėn, psikologėt pėrcaktuan se tre qytetet me hapin mė tė shpejtė janė Bostoni, Buffalo dhe Nju Jorku.

- Po tre mė tė ngadaltat? Shreveport, Sacramento dhe Los Anxhelos.

- Njė sekondė mė parė pėrcaktohej si 1/86400 e gjatėsisė sė ditės. Megjithatė, rrotullim i Tokės nuk ėshtė shumė i besueshėm. Fėrkimi i baticės nga dielli dhe hėna e ngadalėson planetin dhe rrit gjatėsinė e njė dite me 3 milisekondė pėr shekull.

- Kjo do tė thotė se nė kohėn e dinozaurėve, dita ishte 23 orė e gjatė.

- Edhe moti e ndryshon ditėn. Gjatė ngjarjeve “El Nino”, era e fortė e ngadalėson rrotullimin e Tokės me njė fraksion tė njė milisekonde ēdo 24 orė.

- Teknologjia moderne e bėn edhe mė mirė kėtė punė. Nė vitin 1972, njė rrjet orėsh atomike nė mė shumė se 50 shtete u bė autoriteti final i orės. Ato u bėn aq tė sakta, sa duhen 31.7 milion vite pėr tė humbur njė sekondė.

- Pėr ta mbajtur orėn tė sinkronizuar me rrotullimin e ngadaltė tė Tokės, “njė sekondė mė tepėr” shtohet njė herė nė disa vite. Kohėt e fundit kjo ndodhi nė pragun e Vitit tė Ri tė kaluar.

- Ora mė e saktė nė botė, nė Institutin Kombėtar tė Standarteve dhe Teknologjisė nė Kolorado, mat vibrimet e njė atomi tė vetėm zhive. Nė njė miliardė vite ajo nuk do tė humbasė as njė sekondė.

- Deri nė vitin 1800, ēdo fshat jetonte nė zonėn e tij tė kohės, me orėn e sinkronizuar sipas hėnės lokale.

- Kjo shkaktoi telashe me oraret e trenave. Pėr disa kohė, u shpikėn ora qė tregonin orėn vendase dhe orėn e trenave.

- Nė 18 nėntor tė vitit 1883, kompanitė hekurudhore amerikane kėrkuan pėrdorimin e njė ore tė vetme tė standardizuar.

- Fakti qė kompanitė hekurudhore kėrkonin qė orėt nė vende tė ndryshme tė ishin tė sinkronizuara, mund tė ketė frymėzuar Ajnshtajnin tė zhvillonte teorinė e tij tė relativitetit, qė unifikon hapėsirėn dhe kohėn.

- Ajnshtajni tregoi se graviteti e bėn orėn tė lėvizė mė ngadalė. Prandaj pasagjerėt e avionėve, qė fluturojnė aty ku tėrheqja e Tokės ėshtė mė e dobėt, plaken mė pak nanosekonda nė secilin fluturim.

- Sipas teorisė tė kuantit, momenti mė i shkurtėr i kohės qė ekziston njihet si ora “Planck” ose 0.0000000000000000000000000000000000000000001 sekondė.

- Koha mund tė mos ketė ekzistuar gjithmonė. Shumė shkencėtarė thonė se ėshtė krijuar me pjesėn tjetėr tė universit.

- Koha mund tė ketė fund, por edhe mund tė mos ketė. Hapėsira ėshtė e pafund, po kėshtu edhe pėrjetėsia ashtu ėshtė.

Nė hapėsirė uji rrjedh pėr lart dhe kockat zgjaten 5 centimetra

Disa fakte qė s’i dinim pėr jetėn nė hapėsirė

Dhimbjet nga hapėsira

- Gati ēdo astronaut pėrjeton njė tip sėmundje hapėsire, tė shkaktuar nga informacioni konfuzes qė arrin nė veshėt e tyre tė brendshėm. Pėrveē tė pėrzierave, simptomat pėrfshijnė dhimbje koke dhe vėshtirėsi nė ecje me gjymtyrė. Pak a shumė si dita e parė e shkollės.

Lėngjet rrjedhin lart

- Kėto janė shqetėsimet mė tė pakta. Nė gjendjen pa peshė, lėngjet rrjedhin pėr lart, duke shkaktuar bllokime tė hundės dhe fytyrė tė fryrė; kockat humbasin kalcium, duke formuar kėshtu gurėt nė veshka. Sėmundje tjetėr ėshtė edhe atrofia e muskujve, gjė qė ngadalėson zorrėt dhe tkurr zemrėn.

Anėt e mira

- Tė paktėn do tė jeni tė fryrė, nė gjendje kapsllėku dhe tė gjatė. Presioni nė ulje mbi shpinėn kurrizore bėn qė udhėtarėt nė hapėsirė tė zgjaten me 5 centimetra.

- Minjtė e laboratorit nė hapėsirė gjatė periudhės sė mesit tė shtatzėnisė, ndėrsa po i zhvillohen veshėt e brendshėm, lindin bebe me veshė tė gjatė.

- Asnjė njeri nuk ėshtė ngjizur nė hapėsirė, prandaj kėto janė supozime.

Efektet nė Tokė

- Njė studim i vitit 2001 tregoi se astronautėt qė gėrhisnin nė Tokė dremisnin tė heshtur nė hapėsirė.

- Ėshtė normale qė astronautėt tė flenė pa bėrė zhurmė. Me 16 lindje dielli nė ditė kjo ėshtė mė e pakta qė mund t’u ndodhė.

- Nė fillimin e ditės sė punės nė anijen kozmike, paneli i kontrollit nė Hjuston transmeton muzikė pėr t’i zgjuar astronautėt.

Vakumi i hapėsirės

- Nėse ekspozoheni nė vakumin e hapėsirės pa kostumin e pėrshtatshėm, mos e mbani frymėn. Presioni i papritur mund t’jua kėpucė mushkėritė.

- Pėrveē kėsaj, uji nė gjuhė, nė hundė dhe nė sy do tė gufonte. Kjo ka ndodhur nė vitin 1965, kur njė kostum hapėsire u gris gjatė eksperimentit dhe ai qė e provonte u ekspozua ndaj vakumit pėr 15 sekonda.

Mungesa e oksigjenit nė gjak

- Ndryshe nga ajo qė kemi parė nė Hollivud, ju nuk do tė shpėrthenit. Mungesa e oksigjenit nė gjak ėshtė ajo qė do t’ju vriste, por pėr kėtė do tė duheshin dy minuta.

- “Virgin Galactic”, njė kompani e turizmit tė hapėsirės nga Richard Branson, ka vendosur tė mos pranojė asnjė grua qė ka kryer transplantime tė gjoksit, nga frika se mos ato shpėrthejnė.

Si ushqehen

- John Glenn e pati tė vėshtirė tė pėrtypė ushqim, por jo pėr shkak tė mungesės sė gravitetit. Astronautėt e hershėm pėrdornin tuba alumini pėr tė kaluar ushqime tė thara, qull gjysmė tė lėngshėm dhe ushqim nė formė kubi.

- Sot astronautėt mund t’i marinojnė ushqimet qė hanė me kripė dhe piper nė formė tė lėngshme. Drithėrat nė masė tė vogėl do tė pluskonin, duke u dalė nga hunda dhe do t’i gudulisnin rrugėt e frymėmarrjes.

Ēfarė mungon

- Sistemet e ajrimit nė anijet kozmike dhe Stacionin Ndėrkombėtar tė Hapėsirės thithin gjithēka qė pluskon nė hapėsirė.

- Banja e anijes kozmike kėrkon qė astronautėt tė pozicionohen me saktėsi nė qendėr tė ndenjėses. Para se tė nisen nė hapėsirė, secili prej tyre bėn prova tė panumėrta si ta pozicionojnė veten.

Lindja e dytė

- NASA u pėrpoq tė ndėrtojė njė WC nė kostumet e hapėsirės, njė tub tė ngjitur nė fshikėzėn e meshkujve dhe njė pajisje tė tillė tė modifikuar pėr femrat, por u dorėzuan dhe kaluan nė planin B, pelena pėr tė gjithė.

- Astronautėt e kthyer raportojnė vėshtirėsi ekstreme nė lėvizjen e krahėve dhe kėmbėve pasi prekin tokėn; pėr kėtė arsye e quajnė uljen nė tokė “lindja e dytė”.

Jeta nė hapėsirė

- Por disa kozmonautė qė kanė qėndruar pėr njė kohė tė gjatė nė hapėsirė raportojnė se gjėja mė e vėshtirė me tė cilėn duhet tė mėsohen nė Tokė ėshtė se kur i lėshojnė objektet, ato bien.

- Mos ėshtė mė mirė tė qėndrojmė atje lart? Tetėmbėdhjetė njerėz kanė vdekur gjatė misioneve nė hapėsirė, por kurrė ndėrsa kanė qėndruar atje lart, por vetėm gjatė udhėtimit nga poshtė lart dhe anasjelltas.

luli

Shkrime: 324


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

FALEMINDERIT

Mesazh  agro1 prej 01.08.10 22:25

Shume faleminderit Luli. Mua me pelqeu tema qe keni postuar ketu.

agro1

Shkrime: 26


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Koha-sinonim i jetės

Mesazh  berti69 prej 26.04.11 22:21

Koha

Jeni ju ai qe krijoni kohen.

Koha ekziston ne dimensionin e koshiences sone dhe varet nga ajo. Kjo do te thote se ka 7 miliard sfumatura kohe, te gjitha te ndryshme ne baze se koshiences qe e jeton.

Ne nje nivel te pakuptueshem, me egon materiale, nen nje koshience kolektive, koha jetohet si nje linje e drejte infiniti. Ne baze te kultures dhe gjuhes qe ka ajo kulture cdo shoqeri e mat kohen ne baze te vizionit te saj qe ka per boten qe e rrethon.

Kjo sjell qe ne disa gjuhe te kete psh: te shkuar, e shkuar historike, e tej shkuar, neser, pasneser, pasi pasneser, pardje etj etj qe jo te gjitha gjuhet e botes ndajne te njejtin fenomen ne llogaritjen e kohes.

Ne dimensionin linear te kohes ne jetojme ne nje ndarje nga njeri tjetri sepse secili nga ne ka vijen e vet dhe here pas here ndodh qe te sinkronizohemi me linjen kohore te dikujt tjeter.

Nga ky realitet i krijuar nga ne ndihemi te ndare dhe cdo gje behet e veshtire.

Jane te veshtira marrdheniet me te afermit, pse prinderit nuk na kuptojne, eshte e padurueshme puna me koleget tane, dhe mbi te gjitha eshte shume konfliktuale perballja me ate qe quajme vdekje. Brenda jush ndjeni ankth, merzitje, mospelqim, trashje, nervozizem, ndjeni se ju mungon dicka. Cfare ju mungon ?!

E gjitha kjo ndodh sepse jeton nje realitet iluzionar. Jeton ne nje dimension kohe qe nuk eshte e jotja, por jane presione qe te vijne nga jashte. Kur ti gezon jeten apo ndjen bukurine ti ne te vertete je duke jetuar nen nje dimension tjeter koshience.

Koha ndryshon dhe nuk eshte me nje vije e drejte lineare. Ajo ndalon mbarvajtjen e saj deri sa mund te perdridhet mbi veten e saj, te behet rreth. (cirkolare)

Sa here i ke thene vehtes tende: “ me duket sikur ishte dje por ama kane kaluar shume kohe” ?? ne ato momente mund te kuptosh iluzionin e kohes dhe kohes mbi evenimentet.

Keshtu qe je ti qe drejton kohen tende.

Koha lineare eshte koha kolektive, koha e krijuar nga iluzioni i materies: kur bashkohesh me te mund te “semuresh”, plakesh, sepse fiziku juaj korruptohet dhe bie.

Kur ti jeton kohen e brendshme tenden ti ndodhesh ne nje shkalle apo dimension tjeter, aty shikon se koha ngadalesohet, humb konsistence, avullon. Sa nga ju e dine teorine e relativitetit ?!

Einstein e tregonte me keto fjale: <> sa here kohet e fundit me ty rreze kemi kaluar ore te tera dhe na eshte dukur sikur te kishin kaluar vetem pak minuta, aty koha zhduket sepse jemi duke jetuar kohen tone.

Ne dimensionin e esences time Divine mund te shoh njerez qe jetojne kohen lineare te cilet kalojne para meje si nje film qe ecen me shpejtesi, ndersa per mua koha eshte ngadalesuar.

Mund te shikosh keshtu shume gjera te vogla, te ndalosh ne ato te vecanta te cilat e bejne jeten nje dhurate shume te bukur, nje burim te vazhdueshem gezimi. Disa nga ju adhurojne detajet, dhe se gjerat e vogla bejne gjerat e medha dhe se ato te voglat kane shume vlera nganjehere.

Si e kuptoni ju kete ?!

E keni pyetur ndonjehere vehten ?!

Mund te degjosh kengen e nje zogu dhe pastaj te disa te tjerve qe bashkohen duke prodhuar nje korr ndersa pak me perpara degjoje vetem zhurmat e makinave apo zhurmat e mendimeve te tua plot ankth.

Ne dimensionin e esences tende Divine, sepse ti je 1, eshte koha e Shpirtit, dhe ne kete dimension trupi yt ngadaleson plakjen e tij sepse inverton procesin e plakjes duke gjeneruar qeliza te reja ne mase gjithmone e me te madha. Kete shembull na e japin personat qe njohin mire keto procese, ata qe jetojne ne tibet psh, qe jetojne 70% mbi 110 viteve e mos me shume…

Koha lineare eshte nje iluzion i mendjes njerezore qe ka harruar Shpirtin dhe harmonine. Harmonia me natyren na lejon te jetojme nen nje dimension te ndermjetem midis kohes se Shpirtit dhe kohes lineare, duke vajtur drejt kohes ciklike me miliona situata alternative.

Koha ciklike eshte dimensioni i kohes qe ka natyra, nga mbreteria minerale, vegjetale dhe animale: eshte cikli i sezoneve, i lules qe behet frut e qe duke u kalbur leshon faren per nje jete te re, nje fruti te ri. Sa here jam ne dritaren tende une shikoj krijimin, mbase nuk e ke vene re.

Qenie te bukura, jepini rendesi kesaj harmonie midis natyres dhe kohes se shpirtit sepse do t’iu beje te jetoni ne paqe. Eshte paqja e brendshme qe lind nga bindja e perjetesise nepermjet se ciles cdo gje rilind dhe rinovohet.

Ti besoj se do te thuash se tani nuk ka me sezone, ka crregullime, ky dimer eshte me i ftohte, kjo vere me e nxehte etj etj.. Une te them se kjo eshte fryt i konceptit qe ti ke per kohen, kjo nuk eshte koha e natyres.

Mund te kuptosh me mire nese te them se panvaresisht “c’rregullimeve” te sezoneve, eshte gjithsesi e mundur te hash cdo ushqim apo frut ne cdo periudhe te vitit, kur atyre i vjen koha. Ne te vertete dije se koha reale qe i perket nivelit fizik eshte ajo ciklike e perbere nga ritme precize.

Ngrenia e ushqimeve jashte sezoni lodhin organet e tua. Ne te vertete substancat qe ndodhen ne ushqime, jane te ndryshme ne lidhje me sezonet sepse nevojat e trupit tend ndryshojne ne varesi te sezonit.

Psh: pasuria e tipeve te frutave ne periudhen verore te ndihmon te kalosh klimen me te ngrohte ndersa ushqimet me te pasura me substanza te ndihmojne ne periudhen dimerore. Mos me thuaj qe ha njesoj si ne dimer si ne vere, sepse nuk eshte e vertete, trupi nuk ta “pranon”. Ti ha ate qe natyra te ofron sipas sezonit.

Permes dimensionit te harmonise me natyren dhe nepermjet kohes ciklike, mund te leshoheni drejt asaj paqes se brendshme qe ju lejon te gjeni qendren tuaj Divine. UNIN tuaj.

Permes kesaj kohe ciklike mund te shikosh se si e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja jane te pranishme ne te njejtin moment tek ty. Sepse rrethi nuk ka nje pike: as me perpara e as me mbrapa.

Dimensioni i koshiences (te diturit se cfare po ben dhe se ku ndodhesh) i cili nuk llogjikon me terma “me perpara” apo “ me mbrapa” mund te ngadalsoje kohen ciklike deri sa ta beje te rrezohet ne nje pike ku levizja ndalon: e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja jane 1.

KJO ESHTE KOHA E UNIT ...!!!

Ja cfare eshte perjetesia i dashur mik. Ti je pajisur me intelekt apo jo!!!
Jeni ne dimensionin e kesaj kohe kur jeni ne meditacion apo kur jeni 100% koshient mbi cfare po beni psh duke vezhguar bukurine e nje luleje, duke degjuar muzike, kur jeni kreative duke qene te bindur dhe te pranishem vehtes tuaj.

Ne ato momente ngrini syte nga ora dhe shikoni qe ka ecur pa e kuptuar. Ora, ajo cfare ti quan kohe.

Sa here ke thene se ritmet e vena nga jashte nuk te shkojne per shtat: ndihesh sikur je nen nje gjendje qe nuk shprehesh dot lirshem, sikur asnjehere nuk ben dicka ne kohen e duhur, sikur ske kohe asnjehere ?!!

Kjo sepse po jeton nje kohe qe nuk eshte asgje tjeter pervec se nje iluzion, kohe qe te ben te vuash ne te gjitha nivelet. Jeto i dashur njeri sipas kohes tende, shprehe, manifestoje. Merr guximin ti japesh nje prerje me thike dhe realizo kohen tende, ate qe ti je ne esencen tende intime.

Secili nga ju duhet te reflektoje mbi kuptimin qe i jep konceptit kohe duke qene koshient se si po e jeton.

Psh: shpesh “pushimet” ngarkohen nga ty nga kerkesa sikur ne ate interval kohe ti duhet te besh te gjitha gjerat e “rendesishme” dhe “esenciale” qe nuk “ke pasur” mundesine ti besh gjate vitit dhe mezi i pret.

Ky tension emotiv qe shume nga ju ndjejne eshte pergjigjia qe nuk jeni jeni duke jetuar kohen tuaj sipas ritmerei tuaja te brendshme, sipas dimensionit te koshiences tuaj.

Eshte e mundur te jeni gjithmone ne pushime edhe duke vazhduar te punoni e te beni te njejtat gjera, duke jetuar sipas ritmit tuaj cdo aktivitet te dites qe duhet te realizoni: kjo eshte te kesh nje gjendje shplodhjeje dhe qetesie te brendshme.

Celesi per te realizuar te gjithe kete eshte ai qe duhet te jetosh me bindje dhe vemendje cdo moment te dites tende: nese nga jashte te vijne presione, ti koncentrohu mbi kete celes pa u preokupuar per asgje tjeter apo te rrembeheni nga ankthi.

Dimensioni i te qenurit koshient dhe i vemendjes mbi c’ka po jeton do te te sjelli nen ritmet e tua e keshtu do te jetosh kohen tende.

Kjo do te te sjelli ne harmoni duke arritur ekuilibrin e brendshem qe eshte esencial per zhvillimin shpirteror dhe zgjimin tend.

berti69

Shkrime: 172


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Koha-sinonim i jetės

Mesazh  zattoo prej 07.06.11 12:20

Fisi qė nuk ka konceptin e kohės

Ne tė gjithė nė kėtė epokėn tonė moderne jemi tė dhėnė dhe tė fiksuar pas kohės. Flasim pėr ngjarje qė ndodhin herėt, vonė, nė kohėn e duhur apo jo nė kohėn e duhur. Ėshtė obsesion qė nė fakt njerėzimi e ka pasur gjithmonė edhe nė lashtėsi. Por qė nė epokėn moderne ndihet mė i pranishėm dhe mė i prekshėm.

Kėsisoj, do tė ishte e paimagjinueshme qė tė mendosh se nė kėtė planet tė ndarė nė zona kohe dhe me njerėz qė jetojnė nėn tiktakun e saj tė ketė njė pjesė popullsie qė nuk e ka idenė se ēfarė ėshtė koha, ora, apo ēfarė do tė thotė qė tė jetosh dhe tė punosh nėn presionin e saj.

Bėhet fjalė pėr njė fis tė tėrė qė jeton nė Amazonė dhe qė nuk ka strukturėn gjuhėsore qė bėn bashkė kohėn dhe hapėsirėn nė konceptin qė ekziston nė botė si pėr shembull ata nuk mund tė kuptojnė dot togfjalėshin: “Tė punosh gjatė natės”. Pra qė pėrmban kohėn dhe vendin e njė veprimi.

Njė studim qė i ėshtė bėrė kėtij fisi dhe “mangėsisė” sė tij ka nxjerrė nė pah se nė fisin Amondawa ngjarjet rrjedhin njėra pas tjetrės dhe se koha si koncept nuk ekziston fare. Nė fakt, mund tė duket gjithēka shumė kontradiktore dhe e pakuptueshme dhe do tė duhen studime tė mėtejshme pėr tė kuptuar realisht se si ėshtė e mundur qė kėta njerėz, pra ky fis tė jetojė pa konceptin e kohės.

Njė tjetėr enigmė ėshtė nėse kėtė veēori, pra atė tė mangėsisė sė konceptit tė kohės e kanė apo jo edhe gjuhė tė tjera tė Amazonės.

Fisi Amondawa ėshtė kontaktuar pėr herė tė parė nga bota e “civilizuar” nė vitin 1986 dhe tani shkencėtarė nga Universiteti i Portsmothit kanė nisur qė tė analizojnė idenė e kohės nė atė mėnyrė qė ajo shfaqet nė gjuhėn e kėtij fisi.

“Ne nuk po themi se kėta janė njerėz qė nuk kanė kohė” nė konceptin e jetės sė tyre”, thotė njė profesor i psikologjisė sė gjuhės nė kėtė universitet.

Sipas tij, njerėzit e kėtij fisi flasin pėr ngjarje dhe sekuenca ngjarjesh, por ajo qė nuk kuptohet ėshtė se ata e kanė nocionin e kohės tė ndarė nga ngjarjet qė ndodhin, pra nuk kanė nocionin e ngjarjeve qė u ndodhin brenda njė kohe lineare dhe qė kushtėzohen nga koha.

Gjuha e banorėve tė kėtij fisi nuk pėrmban fjalėn “kohė” ose “nėnprodukte” tė saj si ‘vit”, muaj.

Njerėzit ndėrkohė nuk u referohen as moshės sė tyre, por kanė emra tė ndryshėm pėr momente tė ndryshme tė jetės sė tyre, pasi pėrmes kėtyre ndryshimeve ata ndryshojnė edhe statusin e tyre nė shoqėrinė nė tė cilėn bėjnė pjesė.

Por ajo ēka ėshtė mė impresionuese ėshtė sugjerimi i shkencėtarėve qė studiojnė ēėshtjen me lidhjen qė nuk ekziston mes konceptit tė kalimit tė kohės nė njė hapėsirė tė caktuar.

Ide tė tilla si “e shkuara” apo “e ardhmja” qė janė shumė tė zakonshme dhe tė artikuluara nė pjesėn mė tė madhe tė gjuhėve tė botės formojnė bazėn e asaj qė njihet si “hipoteza e planifikimit”.

Por nė fisin Amondawa njė gjė e tillė nuk ekziston. Megjithatė, sipas shkencėtarėve kjo nuk do tė thotė se ata nuk i kanė aftėsitė njohėse qė kanė zakonisht njerėzit nė lidhje me ngjarjet e caktuara nė kohė dhe vende tė caktuara.

Kur banorėt e kėtij fisi nisin qė tė mėsojnė portugalisht, diēka qė po ndodh gjithnjė e mė shpesh ata nuk e kanė problem qė tė mėsojnė fjalėt “kohė” dhe ato qė lidhen me konceptin e kohės dhe hapėsirės.

Duke u nisur nga njė fakt i tillė shkencėtarėt kanė dalė me idenė se ndoshta kjo “mangėsi” vjen ngaqė nė kėto fise nuk ekziston e ashtuquajtura “teknologji” e kohės, pra ata nuk njohin as kalendarėt nuk kanė as orė.

Por ky argument nuk ka arritur qė tė bindė Pierre Pica, njė linguist teorik qė ėshtė pėrqendruar nė studimet e tij nė njė gjuhė tjetėr tė Amazonės qė njihet si gjuha mundurucu. “Tė bėsh bashkė kohėn dhe hapėsirėn si tė bėhej fjalė pėr njė lidhje rastėsore, bazuar nė diversitetin e njė gjuhe nuk ėshtė njė mendim i drejtė”, thotė studiuesi.

Sipas tij, studimi tregon tė dhėna shumė interesante, por e argumenton nė njė mėnyrė shumė tė thjeshtė mosekzistencėn e termit kohė dhe mbi tė gjitha tė relatės sė tij me termin hapėsirė.

Shoqėritė e vogla si ajo e fisit tė Amondawes kanė tendencė qė tė pėrdorin terma absolutė pėr marrėdhėniet hapėsinore.

Pėr shembull, ata i referohen vendndodhjes sė njė lumi qė njihet fare mirė nga tė gjithė nė mėnyrė shumė tė thjeshtė dhe pa fjalė tė tepėrta pėrcaktuese qė mund tė ishin pėr shembull “bregu i lumit”.

Ata banorė tė kėtij fisi qė janė bėrė pjesė e jetės moderne tashmė kėrkojnė qė gjuha e tyre dhe “mungesat” e saj tė studiohen mirė, para se tė jetė tepėr vonė, pra para se tė jetė zhdukur ēka ėshtė duke ndodhur me shpejtėsi tė madhe pėr shkak tė plakjes sė popullsisė dhe ikjes sė tė rinjve nga trojet e vjetra.

zattoo

Shkrime: 304


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi