"Enderrimi me sy hapur" eshte celesi per zgjidhjen e problemeve komplekse

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

"Enderrimi me sy hapur" eshte celesi per zgjidhjen e problemeve komplekse

Mesazh  Jetmira prej 18.07.13 8:49

Nje studim i ri ka zbuluar qe "enderrimi me syte hapur" eshte vertet celesi per zgjidhjen e problemeve komplekse dhe shume te veshtira.

Disa prej zbulimeve te me medha qe jane bere ndonjehere, qe nga Ajnshtajni e deri tek Njutoni, kane ardhur pasi ata e kane lene gjeniun qe gjendet pas ketyre zbulimeve te tyre te shetiste.

Tani ,nje studim i ri, i kryer nga shkencetare te diteve te sotme, tregon qe edhe njerezit e thjeshte mund te ndihmohen qe te zgjidhin problemet e tyre jo kaq komplekse por te veshtira per to, ne te njejten menyre.

Studimi tregoi qe njerezit te cilet i jane kthyer nje detyre te veshtire pasi i kane lejuar vetes nje pushim te vogel per nje detyre me te lehte, performanca e tyre rritej me 40%.

Megjithate e cuditshme ishte qe nuk eshte pare asnje lloj permiresimi apo eshte vezhguar vetem shume pak permiresim per ato njerez te cilet e perdoren ate kohe per te bere nje detyre po aq te veshtire, per ato njerez qe nuk bene fare pushim , apo per ato njerez te cilet e perdoren ate kohe thjesht per te pushuar pa u marre me asgje.

Shkencetaret zbuluan qe berja e detyrave te lehta, pa e vene trurin komplet ne pushim eshte sekreti qe na lejon qe 'te enderrojme me syte hapur' nderkohe qe truri jon ne menyre te pandergjegjshme punon per te zgjidhur probleme me te veshtira qe gjenden ne mendjen tone.
"Shume shkencetare kane pranuar qe ato e kane gjetur zgjidhjen e problemit te tyre nderkohe qe po merreshin me nje pune tjeter qe nuk ishte e lidhur me problemin qe ata po mundoheshin te zgjidhnin." - tha Benjamin Baird i Universitetit te Kalifonise.

Ky kerkim pritet qe te kenaqe punetoret e lodhur por nuk pritet te jete po kaq i kenaqshem per drejtoret e tyre.
Njutoni zhvilloi teorine e tij te gravitetit pasi ai pa nje molle te binte nga nje peme ne kopshtin e mamase se tij ne Lincolnshire.

Me pare akoma, Arkimedi bertiti "Eureka" nderkohe qe ai po futej ne nje vaske dhe vuri re lidhjen qe ishte ndermjet rritjes se nivelit te ujit dhe volumit te trupit te tij qe po zhytej ne uje.
Studimi perfshiu 145 njerez te moshave nga 19 deri ne 32, te cileve iu kerkua qe te listonin sa me shume perdorime jo te zakonshme te mundshme per objektet e perditshme.

Me pas ata u ndane ne kater grupe ku njerit prej grupeve nuk iu lejuaj asnje pushim gjate kesaj detyre. Grupeve te tjers iu dha nje pushim 12 minuta gjate te cilit njerit grup iu dha nje detyre shume kerkuese, njerit grup iu lejua te pushonin, dhe grupit tjeter iu dha nje detyre jo shume kerkuese.

Ata qe kryenin detyren jo shume te kerkueshme u zbulua qe ishin ata qe "enderronin me shume me syte hapur" per ceshtjet personale apo gjera te tjera per shkak te lehtesise se detyres qe po benin.
Kerkuesit thane qe ne ne menyre te pandergjegjshme i procesojme mendimet tona nderkohe qe perqendrohemi ne nje detyre tjeter jo shume te veshtire, por thane gjithashtu qe studime te metejshme jane te nevojshme.
avatar
Jetmira

659


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi