Historia e shkruar, miti dhe mitologjia

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Historia e shkruar, miti dhe mitologjia

Mesazh  Jetmira prej 18.07.13 8:36

Historia e shkruar, miti dhe mitologjia

Shkrimi i botuar para disa kohe : "Akili ishte ilir", mė nxiti t'u kthej njė pėrgjigje tė gjithė atyre kritizerėve tė historisė sonė, tė cilėt gjithēka qė i pėrket kulturės sė lashtė pellazge, e konsiderojnė si diēka mitologjike...

Po ēfarė janė legjendat? A kanė ato elementė tė historisė apo duhet t'i konsiderojmė si krijimtari artistike e popujve primitivė?

Rreth kėtij problemi ka pasur diskutime dhe pėshtjellime si nga arkeologėt, historianėt dhe shkencėtarėt e vjetėr, po ashtu dhe nga ata modernė.

Ja se ē'thotė Kadareja pėr kėtė problem: "Megjithėse mė duket e ēuditshme, shpikjet e legjendės pėrkojnė mė shpesh me realitetin se pėrshkrimet e kronikave. Legjendat janė historia e brendshme, njė e fshehtė e njerėzimit, si tė tilla ato nuk figurojnė nė kronikat historike as nė historinė e shkruar".
Sipas tij, legjendat janė histori e ndrydhur brenda njė fabule, madje ato pėrkojnė mė shumė me realitetin se vetė kronikat.

Kur flitet pėr popujt primitivė tė Ballkanit, problemi vėshtirėsohet edhe mė tepėr, pėr shkak tė dėshmive tė historianėve grekė, tė cilėt shpeshherė e kanė mjegulluar historinė e fqinjėve tė vet veriorė.

Nga studimet e bėra kam bindjen e palėkundshme qė shumė kulte tė lindura nė trojet e Epirit janė zhvendosur mė nė jug, nė trojet greke. Kėto zhvendosje ndodhin kur historinė e shkruajnė
fitimtarėt.

Kėshtu, njė Dodonė paragreke duhet kėrkuar diku, pėrreth malit Tomorr, ndėrsa qyteti i Feakės homerike, mė sė fundi duhet tė nxirret nga legjenda e vet dhe gjurmėt e saj tė kėrkohen mu atje ku sot gjendet fshati Bajkaj, midis Delvinės dhe Sarandės.
Unė u bėj njė pyetje historianėve qė mbrojnė tezėn e miteve: A mund tė kėrkohen fakte historike nga kohėrat kur historia ende nuk shkruhej, por transmetohej gojarisht nga njėri brez nė tjetrin? Shkrimi nė popujt tė ndryshėm ka lindur nė kohė tė ndryshme.

Po gjuha e "Iliadės" dhe e "Odisesė" a nuk u trashėgua nga njė popull mė i lashtė qė banonte nė kėto troje mesdhetare. Ky popull quhet pellazg dhe i pėrket racės indoevropiane.

Nė librin "Historia e Shqipėrisė", autori i saj Zhan Klod Faverial shkruan: "Grekėt mburren se historia e tyre ka filluar me Homerin, po Homeri vetė, nga cila shkollė greke ka dalė? Pėrpara shkollave greke ka pasur shkolla pellazgjike dhe njė literaturė tė madhe e tė pėrkthyer, e cila ka qenė themeli i letėrsisė greke"


Askush nuk mund tė thotė qė pellazgėt, tė cilėt ēuan shkrimin nė brigjet e Italisė, tė mos e shkruanin gjuhėn e vet. Historianėt e lashtėsisė dėshmojnė pėr njė fis tė madh pellazg, i cili shtrihej qė nga ishujt e Mesdheut e ngjitej deri nė kufi me Panonėt, madje edhe pėr njė lėvizje matanė detit. "Hekateu prej Mileti thotė pėr Peloponezin se kėtu para helenėve kanė banuar barbarė". Kėtė dėshmi e sjell Straboni. Mė tej ai thotė: "Sa pėr pellazgėt, pothuaj tė gjithė janė tė mendimit se ishin njė fis i vjetėr e i pėrhapur nė gjithė Helladėn e sidomos nė vendin e eolėve, afėr Thesalisė".

Gjithsesi, parahistoria ėshtė njė kohė ku historia pėrzihet me legjendat ose shkruhet nė formė legjende. Legjendat janė historira tė veshura me petkun e fantazisė; ato janė parahistoria e shkruar nė forma tė hiperbolizuara. Brenda fantazisė sė popujve primitivė gjenden tė ndryra faktet historike.

Homeri, si shkrimtari i parė i madh i Mesdheut, i shkroi dy poemat e veta 2800 vjet mė parė, duke u nisur nga ngjarje, heronj dhe personazhe tė kohės. Emrat e heronjve, toponimet e vendeve, gjenealogjitė, konfliktet mes tyre etj. Homeri nuk kishte arsye qė t'i shpikte.

I themi kėto, pasi edhe nė diskutimin rreth prejardhjes sė Akilit ka mendime qė figurėn e tij ta hedhin nė legjendė. Duke e quajtur Akilin njė figurė mitologjike, gjithēka tjetėr qė vjen pas tij irealizohet, del nga realiteti dhe nuk pėrbėn mė njė dėshmi historike. Kėshtu dhe Akilit tė Mirmidonėve i hiqet pėrkatėsia etnike dhe nuk mund t'i gjendet zanafilla gjenealogjike.

Akili nuk ishte grek. Sipas Homerit, ai i pėrkiste njė race paragreke, njė race hyjnore, "i lindur prej hyjnish", ai ishte trashėgimtar i shumė trojeve, tė cilat nisnin nga ishujt grekė dhe pėrfundonin nė Epir e mė lart, deri nė Bylis.

"E vetmja gjė qė ka mbetur e pandryshuar te shqiptarėt ėshtė pasioni i pavarėsisė dhe i fitores. Kjo ėshtė toka e heronjve tė tė gjitha kohėrave", ka thėnė poeti i madh francez, Lamartini... Dhe mė poshtė vazhdon: ..."ne e pranojmė se Homeri aty e gjeti Akilin e pamposhtur, Greqia Aleksandrin e Madh, Turqia Skėnderbeun, tė tre tė sė njėjtės racė, tė tė njėjtit gjak e tė sė
njėjtės gjini".

Kjo deklaratė e tij ėshtė bėrė nė vitin 1854. Pra, dhe poeti i madh francez pranon qė Akili i pėrkiste racės shqiptare.

Duke e konsideruar atė si njė figurė legjendare, e krijuar nga fantazia e njė poeti, ai del nga realiteti i kohės sė tij.

Duke mjegulluar figurėn e Akilit mjegullohet raca paragreke, pasi, siē dihet, Akili ėshtė njė hero jo grek, qė mori pjesė pėrkrah grekėve nė luftėn greko-trojane. Atij i dedikohet fitorja nė betejėn e famshme tė dy ushtrive dhe dueli i komandantėve tė dy ushtrive, Hektorit trojan dhe Akilit (jo grek), i cili nė fund u vu nė krye tė ushtrisė greke.
Pėr nga trimėria grekėt nuk gjenin dot njė tė dytė si Akil "kėmbėshpejti". Por as nga pėrkatėsia hyjnore ata nuk gjenin dot njė figurė tjetėr kaq me peshė. Po kėshtu, edhe pėr sa i pėrket pasurisė dhe bėmave tė tjera, afrimi i mirmidonasve me grekėt ishte me shumė rėndėsi pėr fitoren e ushtrisė greke mbi atė trojane.

Kush e ka lexuar veprėn me kujdes do tė gjejė shumė detaje, tė cilat e tregojnė Akilin si njė hero jo grek, tė paanshėm, madje si njė hero, i cili edhe pse u fut nė luftė, thjesht pėr vrasjen e mikut
tė tij Patroklit, ai e respekton kufomėn e kundėrshtarit, duke ia kthyer atė tė atit, Priamit, nė fshehtėsi tė komandantėve grekė. Akili nuk ishte grek.

Ėshtė pikėrisht ky fakt, si dhe fakte tė tjera, tė cilat nuk do t'i interesonin historianėve grekė qė ai tė konsiderohej njė person historik. Ai u shndėrrua nė mit.
Dhe mitologjia e ruajti figurėn e tij tė paprekur, duke e sjellė deri nė kohėn tonė, ashtu siē ka qenė. Njė hero legjendar, i cili mori pjesė pėrkrah grekėve nė luftė, njė hero, i cili duhej tė mbetej gjysmė real dhe gjysmė ireal.

Njė nga argumentet qė sjellin pėr tė mitizuar Akilin ėshtė fakti qė poema e Homerit ėshtė shkruar 400 vjet pas luftės sė Trojės, "kėshtu s'mund tė merret si fakt historik". Historiani i kėtyre rreshtave shkon dhe mė tej. Ai dhe Homerin e konsideron njė shkrimtar mitik. "Vetė Homeri,
shkruan ai, ėshtė njė legjendė".

Duke shkuar mė tej ne mund tė mitizojmė ēdo gjė, ndėrkohė qė historianėt grekė bėjnė tė kundėrtėn. Ata mitizojnė vetėm personazhet jo grekė, ndėrkohė qė ē'mitizojnė mitet me origjinė greke.
Njė fakt qė ndihmon nė ē'mitizimin e figurave homerike ėshtė gjuha e pėrdorur nė veprat homerike. Sipas historianit francez R. Angely, pranimi i gjuhės fillestare, pellazgjishte ose shqipe, nė vepėr ėshtė njėra nga dėshmitė kryesore pėr njė kulturė dhe substrat historik paragrek.

"Pas dhjetė vjetėve, kur lufta mori fund, eolėt dhe rapsodėt nuk mund tė kompozonin dhe tė pėrdornin poemat e tyre, veēse nė pellazgjisht", thotė ai. Dhe vazhdon: "Prova mė e mirė qė "Iliada" dhe "Odisea" janė pėrkthyer nga pellazgjishtja nė greqisht ėshtė fakti qė pjesa mė e madhe e teksteve tė tyre ėshtė mbushur me fjalė pellazge, tė cilave u janė shtuar parashtesa, prapashtesa ose mbaresa greke".

Unė mendoj se ka ardhur koha tė ē'mitizohet mitologjia greke. Nga ky ē'mitologjizim pėrfiton vetėm historia.
Pellazgėt kanė qenė njė popull gjithmonė nė lėvizje, tė cilėt nuk kanė lėnė pas histori tė shkruar. Me sa duket, nė gjurmėt e tyre kanė ecur dhe ilirėt. Pėr sa kohė qė historianėt dhe arkeologėt bashkėkohorė do tė flasin pėr mite dhe mitologji, aq kohė do tė zgjasė dhe ē'mitizimi i historisė








avatar
Jetmira

768


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi