Zgjohet nga koma, flet njė gjuhė tė huaj

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Zgjohet nga koma, flet njė gjuhė tė huaj

Mesazh  Odin prej 16.07.13 21:53

Zgjohet nga koma, australiani flet gjuhėn kineze



Njė student australian nisi tė fliste kinezisht, njė gjuhė nga e cila nuk dinte mė parė asnjė fjalė, pasi u zgjua nga njė komė disa-mujore nė tė cilėn ndodhej pas njė aksidenti me makinė.

Ben McMahon, ndonėse nuk di ta shkruajė, tashmė ėshtė nė gjendje qė tė flasė nė mėnyrė tė rrjedhshme kinezishten, madje edhe nė tema jashtė sferės sė gjėrave tė pėrditshme e qė kanė nevojė pėr njohjen e njė gjuhe mė specifike, siē janė pėrshembull temat shkencore.

21-vjeēari, gjatė muajve nė tė cilat qėndroi nė koma nė njė spital tė Melburnit ishte nėn kujdesin e njė infermiere kineze, qė me sa duket komunikonte me infermiere tė tjera bashkėkombase brenda dhomės, gjatė shėrbimit qė i bėnte studentit, transmeton tch.

Ndonėse ky ėshtė i vetmi shpjegim, pėr burimin e mėsimit tė kinezishtes prej tė riut, mjekėt dhe ekspertėt janė tėrėsisht tė paaftė tė gjejnė njė shpjegim shkencor, mbi mėnyrėn se si truri i McMahon ka pėrthithur gjuhėn e panjohur mė parė, porsi njė i sapolindur.

”Ėshtė e pashpjegueshme, por kur u zgjova mendova se isha nė Kinė. Atje ishte infermierja kineze dhe nisja t’i flisja nė kinezisht. Ajo mbeti e shtangur, ashtu si tė afėrmit e mi. Mė pėrpara, nuk dija as edhe njė fjalė nga kjo gjuhė”, dėshmoi McMahon.

Disa javė pas zgjimit, njohuritė e tij tė kinezēes janė aq tė mira, sa qė McMahon ka nisur njė profesion tė ri tė mirėpaguar, atė tė shoqėruesit tė grupeve turistike me kinezė, qė vijnė nė vendin e tij.
avatar
Odin

575


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Zgjohet nga koma, flet njė gjuhė tė huaj

Mesazh  Luli prej 15.10.14 23:42

UDHĖKRYQET E SHKENCĖS

     Ka njerėz qė pas njė shoku fizik ose psikik, nė moment, e kanė zotėruar njė gjuhė tė huaj, tė cilėn kurrė nė jetė nuk e kanė mėsuar. Pra, njė fenomen i ēuditshėm qė zbuluesit e quajnė xenoglosie (ksenolozi) e qė deri mė tani ishte i pasqaruar. Mendohet se kjo ka njė lidhshmėri me tė mbajturit mend nga jeta e mėparshme (reinkarnimi), e cila pas njė shoku tronditės, paraqitet dhe zgjohet nė vetėdijen tonė.

           Shumė njerėz pas ndonjė shoku tė pėrjetuar papritmas e zotėrojnė njė gjuhė tė huaj.

           Shkencėtarėt e Universitetit Cambride (Kambrigj) e kanė dokumentuar njė fenomen tė dyshimtė.

           Ka njerėz qė pas njė shoku fizik ose psikik, nė moment, e kanė zotėruar njė gjuhė tė huaj, tė cilėn kurrė nė jetė nuk e kanė mėsuar. Pra, njė fenomen i ēuditshėm qė zbuluesit e quajnė xenoglosie (ksenolozi) e qė deri mė tani ishte i pasqaruar. Mendohet se kjo ka njė lidhshmėri me tė mbajturit mend nga jeta e mėparshme (reinkarnimi), e cila pas njė shoku tronditės, paraqitet dhe zgjohet nė vetėdijen tonė.

           Zbuluesit e Universitetit Cambridge deri tani kanė zbuluar mbi 15 veta me dukuri tė tilla. Derisa ėshtė bėrė sqarim i sigurt, shkencėtarėt janė ndier tė habitur dhe kanė bėrė eksperimente me kujdes tė madh.

Mė poshtė po sjellim disa shembuj:

           1. Mėsuesja amerikane e fėmijėve parashkollor, qė quhej Virgjinia Bridgy nga Allabama, pas njė ndeshjeje tė rėndė komunikacioni, qėndron tri ditė nė koma. Pasi daljes nga ajo gjendje, sapo u zgjua, nė moment fillon tė flasė njė gjuhė tė huaj - kinezishten. Njė gjuhė, tė cilėn jo vetėm se kurrė nuk e kishte mėsuar, por rrallė ndonjėherė edhe e kishte dėgjuar. Studiuesit e vėrtetojnė se e zotėron njė dialekt tė Pekingut. Ajo thotė se nuk ka askėnd tė afėrt nga Kina e as qė ka qenė ndonjėherė nė kinė gjatė jetės sė vet.

           2. Punėtorja e Bankės Skoceze, Cymithia Mcreeler nga Glasgowi, nė gjumė pėrjeton njė sulm jo tė lehtė. Pasi tė zgjohet prej asaj gjendjeje tė komes, ajo fillon tė flasė njė gjuhė tė panjohur, nė njė dialekt tjetėr. Mė vonė vėrtetohet se ajo fliste gjuhėn holandeze. Zonja Cymithia pranon se kurrė nė jetė nuk e ka mėsuar kėtė gjuhė dhe as qė ka pasur kontakte me holandezė. Kjo fshehtėsi i  ngarkohet  shkencėtarėve si detyrė me pėrgjegjėsi pėr ta zbuluar - vėrtetuar kėtė fenomen.

3. Amvisės amerikane, Doloros nga Oklahama, nė njė ndeshje automobilistike, i vdesin dy fėmijėt bonjak. Nga lajmi tragjik ajo pėrjeton shok tė rėndė nga i cili nuk u zgjua me ditė tė tėra. Kur doli nga ajo gjendje kllapie, dhe kur u kthye nė realitet, ajo filloi tė flasė njė gjuhė tė panjohur qė nuk arrinte ta kuptonte askush. Nė spital qėllon njė mjek skandinav i cili arrin ta kuptoj se Doloros fliste gjuhėn suedeze. Ėshtė po ashtu e ēuditshme se si zonja Doloros e fliste kėtė gjuhė tė cilėn kurrė mė parė nuk e kishte mėsuar.

           4. Nė Luftėn e Dytė Botėrore, njė pilot norvegjez, plagoset rėndė. Ėshtė njė prej dėshmive mė tė vjetra.

           Norvegjezi i plagosur pasi zgjohet nga koma, papritmas e zotėronte njė gjuhė tė huaj qė kurrė nė jetė nuk e kishte mėsuar. Kjo gjuhė, nė kėtė moment, ishte gjuha e kundėrshtarit - gjermanishtja. Pasi qė e zotėronte gjermanishte perfekt kundėrshtarėt mendojnė se ėshtė ushtar i tyre dhe e mjekojnė me sukses. Ky ushtar norvegjez lirohet dhe bėhet temė interesante pėr shkencėtarėt. Profesoresha e Universitetit Cambridge, dr. Sofie Scott, e cila me vite tė tėra studion fenomenet e xenoglsisė ka thėnė: “Deri tani nuk kemi vėrtetuar nė mėnyrė shkencore kėtė fenomen. Sipas mendimit tonė mund tė jetė ende njė udhėkryq i mėparshėm”.

Nga Nijazi Basha
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

928


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi