Mesazhi ne celular tregon se kush jeni?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Mesazhi ne celular tregon se kush jeni?

Mesazh  Jetmira prej 13.07.13 8:34

Pėrveē shumė testeve pėr pėrcaktimin e personalitetit dhe karakterit tė njė personi, njėra prej metodave mė tė reja qė sot aplikohet nė psikologjinė eksperimentale bashkėkohore ėshtė analiza pėrmes mėnyrės sė shkrimit tė mesazheve tuaja nė celular. Nė shikim tė parė, njė mesazh ne celular mund te mos thotė pėr ju shumė, por ėshtė njė mėnyre shume e mire pėr te hyre ne labirintet e personalitetit tuaj.

Andaj, pėr ta njohur mė mirė veten, shikoni ato qe shkruani dhe do te merrni vesh tamam se kush jeni. Sė paku kėshtu mendojnė ekspertėt e kėsaj lėmie hulumtuese eksperimentale. Sa ėshtė e saktė kjo metodė testuese, vėrtetoni ju vetė nga treguesit si mė poshtė:

1. Njė mesazh i kodifikuar

Tekste te tipit “Ca ben?~Un’ jam ne shpi~Po t’pres~ Jam shum’ e merzitur” etj., janė mesazhe shume lakonike dhe te shkurtra, qe duke qene krejtėsisht jashtė normave te gjuhės sonė standarde, ju bėjnė juve njė tip te kodifikuar, me njė personalitet qe ka nevoje te zhbllokohet. Ti je njė person qe harxhon shume energji dhe qe zakonisht, pėrdor njė mėnyrė te shkurtėr komunikimi. Ajo qe do te arrish ėshtė thjesht te besh diēka te dobishme, pa qene nevoja te zgjatesh me gjera qe ti i konsideron pa vlere.

2. Mesazhe me germa kapitale

Nėse pėrdor germat kapitale ne mesazhet e tua, e bėn ketė pėr ti dhėne me shume rėndėsi asaj qe ke shkruar dhe sigurisht pėr ti dhėne me shume rėndėsi vetes tende. Edhe ti vete je njė njeri ME GERMA TE MEDHA sepse je ne harmoni me veten tende dhe do te jesh sa me i qarte dhe eksplicit edhe ne mesazhet e tua. Ke shume besim tek vetja, por MERRE SHTRUAR.

3. Mesazhe te shkruara shpejt

Mesazhe te tilla i shkruan njė person qe ka gishtin e madh “pak te lehte”. Ti nuk i meshon fort gishtit kur shtyp germat ne tastierėn e celularit. Gishti yt shume i bute mbi tastierė duket sikur nuk do te shqetėsoj njeri dhe nga frika se mos besh zhurme, ti preferon te jesh e vetme me celularin tėnd. Ne fakt ti shkruan shpejt sepse shkruan mesazhe shume shpesh, por ata qe te shohin mendojnė se ti thjesht po shet mend se sa shpejt e pėrdor tastierėn e celularit.

4. Nėse shkronjat te mbarojnė gjithmonė

Njė mesazh ka zakonisht 160 shkronja, por ty kėto nuk te dalin. Me shpejt do te mbaroje pune po te shkoje tek shtėpia e atij personit te cilit po i shkruan mesazh, sesa ti shkruaje tre mesazhe rresht e te mos merreshit vesh. Sipas shpjegimit te psikologut, ti do te jesh e rėndėsishme dhe do qe po ashtu edhe mesazhi qe ti dėrgon te jete po aq i rėndėsishėm. Por shume fjale ndonjėherė janė te panevojshme, prandaj here tjetėr mundohu ti lesh te tjerėt te flasin!

5. Emri ne fund te mesazhit

Sa here qe mbaron mesazhin nuk harron te shkruash dhe emrin ne te. Pranoje: po te kishe mundėsi do te vije edhe firmėn, apo jo? Kjo mėnyre qe ti ndjek ėshtė paksa formale, sepse ti e di shume mire qe atij qe do ti shkoj mesazhi yt, do ti shkoj bashke me numrin tėnd te celularit dhe nėse numri yt nuk ėshtė ne listėn e atij personi... atėherė me mire mos i shkruaj fare!

6. Mesazhe me shenja piksimi dhe figura

Fjalėt mund te shprehin mijėra figura, por ti nuk mund te shkruash njė mesazh pa pėrdorur figura dhe shenja nga celulari yt. Kjo do te thotė qe je tip i besueshėm dhe do qe te shprehesh ēdo emocion qe ndjen, edhe ndėrmjet celularit. Je tip i sinqertė, gazmor dhe kreativ dhe kjo te benė shume interesant ne sy tė tė tjerėve.

7. Nėse artikulon ēdo shkronje

Edhe kur shkruan fjale te tipit “mosmarrėveshje” apo “e mrekullueshme”, ti nuk i bie asnjėherė shkurt, por e shkruan fjalėn te plote dhe te sakte nga ana gramatikore. Brenda ne shpirt, ti je njė njeri me te vjetrėn dhe do t’i besh gjerat ne mėnyrė tradicionale. Je tip i durueshėm dhe njė njeri tek i cili mund te kesh besim. Bravo!

8. Je ti qe shkruan mesazhin e pare

Pse te presėsh qe i dashuri te dėrgoj mesazh? Ia dėrgon ti e para! Ndoshta ai ėshtė duke u marre me ndonjė gjė te rėndėsishme. Shume mund te mendojnė se nėse vajza e merr iniciativėn e para ėshtė mendjelehte. Por jo! Ti thjesht do te vendosesh njė kontakt, njė lidhje. E dimė si janė ēunat qe mezi vendosin. Por ama, mendohu para se te shkruash njė mesazh. E ndien vėrtetė atė qe po shkruan apo ėshtė thjeshte gjeja e pare qe te erdhi ne mendje? Prandaj mos u nxito... dhe pėr me tepėr lere tė tė shkruaj ai i pari sepse kėshtu bėhesh me interesante!
avatar
Jetmira

635


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

http://fb.com/psikologjiajone

Mesazh  Muneer prej 14.09.13 22:52

4,6 me pershtaten.. (Y)
avatar
Muneer

سلام موعد المغرب

328


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mesazhi ne celular tregon se kush jeni?

Mesazh  ghosthunter prej 14.09.13 23:16

Te dashur miq , me vjen shume mire qe ndajme se bashku eksperienca dhe mesime nga jeta.

Shpeshhere ne temat qe diskutohen ne forum gjej pjese nga vetja te cilat kurrsesi kisha menduar ti ndaja me te tjere.Edhe une vete shpeshere arrij te lexoj mendimet dhe ndjenjat e personit permes mesazheve te drg dhe dua te them se te gjitha mendimet, studimet dhe gjithcka dime do te jene pjesezat qe do te gjejne zgjidhjen .

We will make it, we will go beyond  reality,beyond what we consider normal.
avatar
ghosthunter

Paranormalja eshte ura lidhese midis fese dhe shkences:Shkenca na pohon permes instrumenteve te saj se e pertejmja vertet egziston.

6


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

pershendetje koleg te ktij forumi

Mesazh  syri i universit prej 19.09.13 1:09

Miq dhe koleg te ketij forumi qka mendoni ju per mua qe po e pershkruaj nje pjes te jetes time ne lidhje me selularin ,dua te them kshtu un gjithmon i dergoj sms e telefonoj por un gjithmon i pari reagoj ne celular ajo kurr e para nuk reagon, qka mendoni per ket gje,ndoshta po mendoj nuk i le shum pershtypje me esemesa ????qka mendoni ju
avatar
syri i universit

syri i universit

1


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mesazhi ne celular tregon se kush jeni?

Mesazh  Muneer prej 19.09.13 14:28

syri i universit shkruajti:Miq  dhe koleg te ketij forumi qka mendoni ju   per mua qe  po e pershkruaj nje pjes te jetes time ne lidhje me selularin ,dua te them kshtu  un gjithmon i dergoj sms e telefonoj    por un gjithmon i pari reagoj ne celular ajo kurr e para nuk reagon,  qka mendoni per  ket gje,ndoshta  po mendoj nuk i le shum pershtypje me esemesa ????qka mendoni ju
Perse e ke emrin syri i universit?
avatar
Muneer

سلام موعد المغرب

328


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mesazhi ne celular tregon se kush jeni?

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi