Gjumi i fėmijėve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Gjumi i fėmijėve

Mesazh  Jetmira prej 13.07.13 7:48

Dikur nje shok, me tre femijė tė vegjėl, qė e takoja ēdo ditė tek stacioni i autobuzit, dhe pėrditė tė lodhur, me humor pak tė keq e me sytė tė fryra ma ktheu me pyetje, pyetjen qė i bėr
a se si shkonte e si ishin fėmijėt…
"Fėmija qė kemi tani ėshtė i treti nė rradhė dhe me tė po vuajmė shumė. Me tė parin kemi qėnė shumė tė lumtur sepse ai flinte dhe ngrihej nė tė njejtėn orė ēdo ditė. Edhe nėse ngrihej ndonjėherė natėn pinte pak dhe e zinte gjumi menjėherė. Me fėmijėn e dytė patėm pak probleme sepse ai flinte shpejt por edhe ngrihej herėt. Gjithsesi ndiheshim mirė. Ky i treti na ka vėnė nė vėshtirėsi tė mėdha sepse fle shumė vonė, nuk bėn gjumė tė qetė e tė plotė gjatė natės dhe pasi na torturon mirė e mirė, fle nė mėngjes kur ne duhet tė fillojmė aktivitetin e ditės sė re, pa u ngopur asnjė natė me gjumė. Pastaj pyeti: Pse ndryshojnė fėmijėt tanė nė mėnyrėn e tė fjeturit? Si mund ta ndihmojmė pėr tė mos u zgjuar natėn? Pėr sa gjumė ka nevojė fėmija?"

***

Gjumi ėshtė njė fenomen apo proēes sa i mistershėm aq edhe i rėndėsishėm pėr njeriun dhe gjithė botėn e gjallė; sa ēlodhės aq edhe gjysėmvdekje. Pothuajse 1/3 e tėrė 24-orėshit e po kėshtu edhe tė tėrė jetės, ne e kalojmė nė gjumė, nė kėtė gjendje gjysėm vdekjeje siē e krahasojnė njerėzit por edhe shkencėtarėt. Por, qė kurrė nuk ėshtė kohė e vdekur apo e humbur sepse, vetėm gjatė gjumit ne jemi nė gjendje tė rigjenerojmė forcat tona fizike, mendore dhe shpirtėrore. Njė njeri pa gjumė duket i lodhur, pa vėmendjedhe pa humor. Njė njeri qė ka fjetur mirė duket i gjallė, aktiv e plot humor. E njejta gjė ndodh edhe me foshnjet.

Studimet rreth gjumit kanė treguar se ai ka dy faza: - Fazėn e parė, gjumin sipėrfaqėsor, ku vihet re njė frymėmarrje e pa rregullt, dhe lėvizje tė shpejta tė kokėrdhokėve tė syve brėnda kapakėve tė tyre. Pėr hir tė kėtyre lėvizjeve ky lloj gjumi quhet REM, qė formohet nga bashkimi i gėrmave tė paratė fjalėvė angleze Rapid Eye Movement.

- Fazėn e dytė, gjumin e thellė, apo jo-REM, nė tė cilin nuk lėviz asnjė muskul pra, nuk kemi as lėvizje tė syve. Frymėmarrja ėshtė e rregullt dhe veprimtaria e tė gjithė organizmit e tė organeve tė tij ėshtė krejtėsisht minimale. P.sh. zemra punon mė ngadalė, veshkat prodhojnė mė pak urinė, madje edhe vetė truri bėn pushimin e tij tė domosdoshėm sepse edhe ai ka nevojė pėr "gjumė". Kėto dy faza tė gjumit janė po kėshtu edhe tek tė porsalindurit dhe foshnjet, por, jo aqtė qarta se tek mė tė rriturit.

Tė gjitha funksionet e organizmit dhe tė organeve tė tij, ashtu si edhe nė tė gjithė botėn e gjallė, edhe atė bimore, kryhen sipas njė ritmi biologjik nė varėsi tė tė qėnit ditė apo natė. Ky lloj ritmi, tek gjumi, pėrbėhet nga zėvendėsimi i dy fazave tė gjumit me atė tė qėnit zgjuar dhe anasjelltas, nė mėnyrė ritmike. Kėto ritme quhen ciklet e gjumit ose ritmet cirkadiane tė tij. Nė fazėn e gjumit sipėrfaqėsor apo dremitjes jemi nė njė gjendje as gjumė as zgjuar, mund tė ėndėrrojmė dhe shpesh dridhemi apo trembemi se na duket se po biem nė humnerė apo nga tarraca e shtėpisė. Kėto trembje nuk na ngrenė nga shtrati dhe nuk na sjellin ndonjė shqetėsim sepse, shumė shpejt vjen gjumi thellė gjatė tė cilit nuk dėgjojmė e nuk ndiejmė asgjė.

Dallimi i kėtyre dy fazave, do tė vlente mė shumė pėr ju prindėr qėmerrni pjesė nė vėnien e fėmijės nė gjumė, do t'ju ndihmonte tė largoheshit tamam kur tė ketė filluar faza e gjumit tė thellė, qė ai tė mos ju kthejė pėrsėri. Pas gjumit tė thellė, para zgjimit, ne rikthehemi pėrsėri pėr rreth 20 minuta nė gjumin sipėrfaqėsor gjatė tė cilit shohim ėndrrat. Pas kėsaj faze zgjohemi. Zgjimi zgjat pak minuta dhe ato pėrgjithėsisht nuk mbahen mend kur ngrihemi pėrfundimisht nė mėngjes. Ritmet gjumė-zgjim janė prezente edhe tek tė porsalindurit dhe foshnjet. Tek foshnjat njė cikėl gjumi zgjat 50 minuta, tek tė rriturit 90-120 minuta.

***

Edhe fėmijėt, sikurse edhe tek tė rriturit, nga mėnyra e tė fjeturit klasifikohen nė 3 forma: Gjumi i fėmijėve tė ekuilibruar: Flenė dhe zgjohen nė tė njejtin orar dhe janė njė dhuratė e ēmuar pėr prindėrit. Gjumi i fėmijėve tė mėngjesit: Tė cilėt flenė shpejt "E zė gjumi duke ngrėnė darkė" dhe ngrihen herėt nė mėngjes. Gjumi i fėmijėve tė natės: Apo "Gjumashėt", tė cilėt flenė shumė vonė, bėjnė njė gjumė tė ērregullt dhe ngrihen shumė vonė nė mėngjes. Besoj se kuptohet nga tė gjithė, pėrgjigjia e pyetjes, pse fėmijė tė ndryshėm kanė mėnyra tė ndryshme tė tė fjeturit.

Kohėzgjatja e gjumit, varet nga mosha pėr tė cilėn flasim nė momentin e dhėnė nga njėra anė dhe, nga ana tjetėr, varet edhe nga njė fėmijė tek tjetri, brenda tė njejtės moshė, P.sh: Tė porsalindurit kanė nevojė pėr 14-20 orė gjumė. Tė rriturit mesatarisht kanė nevojė pėr 7-9 orė gjumė. Pėr gjumin e fėmijėve duhet kujdes nga ana e prindėrve pasi edhe nė kėtė proēes ēdo e fjetur tej masės sė domosdoshme mund tė sjellė pasoja tė pakėndshme e jo tė mira aq sa edhe pagjumėsia. Pra edhe kėtu duhet gjetur masa e duhur. Por pėr sa gjumė ka nevojė fėmija? A mund tė ndikojnė prindėrit nė gjumin e fėmijėve tė tyre dhe si? Prindėrit mund tė ndikojnė, por, faktori kryesor ėshtė vetė fėmija dhe karakteri i tij. Shumica e fėmijėve si pėr ushqim ashtu edhe pėr gjumin arrijnė tė krijojnė vetė njė regjim tė rregullt kohor tė tė ngrėnit apo tė fjeturit. Disa tė tjerėnuk e arrijnė njė gjė tė tillė edhe kur e kanė mbushur vitin e madje edhe mė tej. Tek kėta fėmijė del nė plan tė parė puna e prindėrve qė ti ndihmojnė nė krijimin e regjimit tė rregullt ditor. Me forcė do tė theksoja: Ju prindėr, pėr asnjė arsye, nuk duhet ti lejoni vetes qė tė bėheni shkaku i thyerjes sė regjimit ditor tė fėmijėve, kjo do tė ishte ndihma juaj mė e madhe.

Si tė luftojmėme zgjimin e pėrhershėm natėn. Kjo mund tė kthehet nė njė torturė tė vėrtet: veē pėrpjekjeve pėr tė krijuar njė regjim ditor sa mė tė rregullt do tė vlente edhe ndihma reciproke e prindėrve mes njėri tjetrit. Gjumė me turne. Njė pjesė tė natės tė flejė babai enjė pjesė tjetėr nėna. Gjumė me ditė tė veēanta. P.sh. njė natė njėri e njė natė tjetri. Katėr gjėra nuk duhen bėrė: Tė mos i lini fėmijėt tė qajnė per kohė tė gjatė natėn! S'ka asnjė teori apo praktikė qė tė vėrtetojė se kjo gjė e mėsonė fėmijėn tė flejė vetė. Tė mos i japim ushqim jashtė rradhe fėmijės para gjumit, me idenė se ngopet mė mirė dhe fle gjithė natėn! Mos harroni! edhe stomaku ka nevojė pėr pushim e duhet tė flejė. Mos e merrni fėmijėn, nė shtrat, pėr tė fjetur me ju! Mos mendoni! Mos tentoni! Mos u jepni fėmijėve barna gjumėsjellės! Sepse mundet qė tė dėmtojė zhvillimin psikomotor tė tyre.Mjeksi.publiku.com



avatar
Jetmira

802


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi