Kontrolli i mendjes - shpelarja e trurit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Kontrolli i mendjes - shpelarja e trurit

Mesazh  Equinox prej 10.07.13 20:45

Kontrolli i mendjes  - shpelarja e trurit



Kontrolli i mendjes ( i njohur ndryshe si shpelarja e trurit, nderrim pikpamjesh, abuzim i mendjes, kontrolli i mendimeve apo reformat e mendimeve) i referohet nje procesi ne te cilin nje individ apo nje grup "sistematikisht perdor metoda jo-etike per te bindur te tjeret per deshirat e manipulatorit/ve shpesh ne dem te personit te manipuluar".

Termi eshte aplikuar ne cdo taktike, psikologjike, qe shihen si devijim dhe kontrollim i individit ne menyren e te menduarit, sjelljes, emocionit dhe vendimarrjes.

Ne "Propaganda: Formimi i qendrimeve njerezore", Zhak Elull thekson se "synimi kryesor i ketyre metodave psikologjike eshte qe te shkaterrojne modelet e perhershme te njeriut, hapesiren, kohen, mjedisin e keshtu me radhe".

Teorite e lavazhit te trurit e kontrollit te mendjes jane zhvilluar fillimisht per te shpjeguar se si regjimet totalitare ja arriten qe sistematikisht te indoktrinonin te burgosurit e luftes nepermjet propagandes dhe teknikave te torturave.

Keto teori u zgjeruan dhe ndryshuan me vone per te shpjeguar nje game me te gjere fenomenesh sidomos konvertimi per levizje te reja fetare (NRMs).

Historia

Termi 'brainwash' regjistrohet per here te pare ne Oxford English Dictionary me 1950.Aty gjenden shenime te cilat bejne fjale per metodat qe perdorte Kina gjate sistemit Maoist dhe metodat qe ishin shpikur per te prishur integritetin psiqik te individit ne lidhje me perpunimin e informacionit, informacioni qe ruhet ne mendje dhe vlerat individuale.

Teknika per dehumaizimin e individit duke i mbajtur ata ne vende te pista, duke ju privuar gjumin, ngacmime psikologjike, hedhje faji, dhe denim nga grupi shoqeror. Besohet se Kina i ka perdorur keto metoda te te burgosurit e luftes per te mos i lejuar ata qe te organizoheshin ne aratisje apo ti benin balle burgimit.

Kultet dhe zhvendosja e fokusit

Pas luftes e Korese aplikimet e kontrollit mendor ne Amerike u zhvendosen nga plitika ne besimet fetare. Pas viteve 1960 nje numer shume i madh te rinjsh amerikan filluan te vihen ne kontakt me levizje te reja fetare (NRM) dhe ata qe u konvertuan adaptuan sjellje dhe besime te ndryshme nga miqte te familja e tyre, ne disa raste duke i lene ata pas dore apo duke i prere kontaktet me njerzit e tyre te dashur.

Media ishte ajo qe e ndoqi e para kete shembull, me pas psikologe i zhvilluan me tej keto teori te manipulimit te mendjes e te vetmit qe ishin spektite ishin sociologet.

Megjithate edhe levizjet anti-kult ishin te menjehershme, sociologe e psikologe formuan shoqata te cilat kritikonin keto organizata fetare qe perdornin metoda te tilla te kontrollit te mendjes si zhgenijm i vazhdueshem, kontroll te sjelljes njerezore, modifikim te informacionit etj.

Kontrolli i mendjes eshte nje term i pergjithshem i perdorur per nje numer te madh te teorive te diskutueshme sipas te cilave, mendimi, sjellja, emocioni, vendimarrja e nje individi, ne shkalle te madhe apo te vogel, mund te manipulohet sipas deshires nga burime te jashtme.

Sipas sociologut James T Richardson, nga viti 2000 ne 2007 koncepte te manipulimit te mendjes jane bere pjese e nje sistemi me te gjere pervec levizjeve te reja fetare, edhe ne modifikimin e sjelljes se adoleshenteve, grupeve terroriste,kultures jofunksionate te korporatave etj
avatar
Equinox

250


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kontrolli i mendjes - shpelarja e trurit

Mesazh  Zattoo prej 03.09.13 22:49

Kontrolli i mendjes, eksperimentet e sotme



Ndonjėherė shikon gjėra qė tė bėjnė tė mendosh: kjo ėshtė e ardhmja. Studiuesit e Universitetit tė Washingtonit kanė demonstruar atė qė pretendojnė se ėshtė shembulli i parė i ndėrveprimit pozitiv mes dy mendjesh njerėzore.

Nė njė video tė postuar nė rrjet, ata tregojnė mėnyrėn se si njė shkencėtar arrin tė kontrollojė lėvizjen e dorės sė shkencėtarit tjetėr, vetėm duke pėrdorur sinjalet e trurit tė pėrēuara nėpėrmjet internetit.

Dy pjesėmarrėsit e kėtij demonstrimi janė Rajesh Rao dhe Andrea Stocco. Ata ndodheshin nė dy zona tė ndryshme tė kampusit tė universitetit, kur gishti i Stoccos lėvizi mbi tastierė i kontrolluar nga sinjalet e trurit tė Raos. Bordi i shqyrtimit etik u dha specifikisht kėtyre dy shkencėtarėve, dhe askujt tjetėr, leje pėr tė kryer eksperimentin.

“Deri tani, ne jemi tė vetmet qeniet njerėzore nė botė, mendjet e tė cilėve janė tė ndėrlidhur”, thotė Stocco, njė studiues dhe asistent profesor nė Institutin e Shkencave tė trurit nė universitet. Ata kanė bėrė njė sėrė provash tė kėtij komunikimi nėpėrmjet trurit gjatė studimit tė tyre tė papublikuar ende zyrtarisht dhe shpresojnė ta zgjerojnė atė mė tej.

Si ja arritėn?

Rao mbante njė kaskė mbi kokė tė lidhur me elektroda, tė cilat ishin tė lidhura me njė makineri elektroencefalografike, e cila lexon aktivitetin elektrik tė trurit. Rao luante njė lojė nė kompjuter, por pa pėrdorur duart, vetėm, duke pėrdorur trurin. Duke imagjinuar lėvizjen e dorės sė tij tė djathtė, ai arrinte tė lėvizte kursorin nė ekran dhe tė klikonte komandat e nevojshme.

Ndėrkohė, nė laboratorin e Stoccos nė anėn tjetėr tė kampusit, Stocco kishte mbi kokė njė kapuē noti. Mbi lėvoren e tij tė majtė, pjesa e trurit qė kontrollon lėvizjen e duarve, ishte vensodur njė stimulues magnetik transkranial. Sinjali aktivizonte neuronet qė detyronin dorėn e Stoccos tė lėvizte.

Pėr shkak tė ndėrlidhjes sė dy mendjeve, mendimi i Raos pėr lėvizjen e kursorit nė ekran, detyronte Stoccon tė klikonte mbi tastierė me gishtin e djathtė tregues. “Herėn e parė qė e provuam eksperimentin”, thotė Stocco, “nuk isha i sigurt nėse dora ime lėvizte pėr shkak tė sinjalit nga makineria apo ishte thjesht njė tik nervor. Mė pas u ndėrgjegjėsova qė unė nuk kam kurrė tike nervore, kėshtu qė lėvizja vinte me tė vėrtetė nga sinjali”.
avatar
Zattoo

692


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi