Mendimi pozitiv nė jetė

Shko poshtė

Mendimi pozitiv nė jetė

Mesazh  Admin prej 22.08.08 23:40

Mendimi pozitiv nė jetė

nga Daut Demaku



A F O R I Z M A

Kur pi ujė, mendo pėr burimin.

Pastro zemrėn nga lakmia, ke ēliruar kėmbėt nga zinxhirėt.

Mendimi pozitiv ėshtė sikur dielli, asgjė nuk rėndon, asgjė nuk rrėnon,
asgjė nuk lėndon.

Parajsa ėshtė tė qenit i pėrkryer.

Gjithmonė ia del mbanė, kur e di ē'je duke bėrė.

Kush ėshtė mė i shpejti nė botė? Ai qė arrin mirė nė cak.

Mė mirė tė humbet njė minutė nė jetė, se jeta pėr njė minutė.

Sa ia puth dorėn tjetrit ­ puthe dorėn tėnde.

Tė keqen ty, moj mendje, qė s'e njohe veten tėnde.

Mos u nis, mos u nis, mos u nis ­ por kur tė nisesh, mos u ndal.

Lima, dalėngadalė, bėri tranė halė.

Dhimbja e nxit njeriun tė mendojė. Mendimi e bėn njeriun tė menēur. Menēuria e bėn jetėn tė lehtė.

Prej njėqind sėmundjeve, pesėdhjetė shkaktohen nga gabimet tona e pesėdhjetė tė tjera nga mosdija jonė.

Burrin nuk e sjell nė shtėpi dashuria e fėmijėve, por menēuria e gruas.

Admin

1141


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mendimi pozitiv nė jetė

Mesazh  Admin prej 22.08.08 23:43

Lexues,

Merre kėtė tufė mendimesh pozitive, por mos e mbaj vetėm pėr vete. Ligj themelor i jetės ėshtė ligji i marrjes dhe i dhėnies. Unė kam marrė diku dhe t'i kam dhuruar Ty. Ti merri nga kėtu dhe dhuroja dikujt tjetėr. Sikur jeta qė i jep jetės. Kjo ėshtė forca e njerėzimit.

Merri thėniet prej kėtij libri, prej kėsaj tufe, lexoji pėr vete,por edhe pėrdori nė njėrėn prej kėtyre mėnyrave: kur tė duash t'iadėrgosh ndokujt ndonjė dhuratė pėr ditėlindje, pėr fejesė, martesė, pėrlindje tė fėmijės apo pėr cilindo rast, atėherė pėrshkruaje njė thėnie apo disa sosh dhe, natyrisht, duke i zgjedhur me kujdes ato qė i pėrgjigjenmomentit festiv, bashkė me ndonjė dhuratė modeste ­ dėrgoja tėpėrshkruara.

Disa veprojnė edhe pak mė ndryshe: pėr ēdo ditė tė muajit ezgjedhin nga njė thėnie me shėnimin: pėr ditėn e parė tė muajit lexojevetėm kėtė thėnie, pėr tė dytėn kėtė, pėr tė tretėn... e kėshtu me radhė.

Mėsimi ėshtė gėzim. Po tė mėsonim pėr ēdo ditė nga njėmendim tė mirė, nė fund tė vitit do tė ishim pėr 365 mėsime mė tė pasur. Tė kam thėnė edhe njėherė: dashuria dhe dituria, kur tė ndahen me tė tjerėt ­ shumėzohen. Mos e ndal vetėm pėr vete diturinė, se askush nuk mund tė jetojė vetėm nė kėtė botė. Nė brezin e pastėr tė potencialit tė gjithė jemi njė dhe vlera e individit matet me fuqinė e tij pėr dhėnie e marrje.

Dhėnia e marrja mund tė jenė edhe tė natyrės materiale, por dhėnia dhe marrja e natyrės shpirtėrore ­ dashuri dhe dituri ­ ėshtė mėnyra mė e mirė e jetėsimit tė forcės sė njerėzimit.

Pėr Ty, me shumė dashuri,


AUTORI

Admin

1141


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mendimi pozitiv nė jetė

Mesazh  Admin prej 22.08.08 23:48

*
Irlandeze: Ji i lumtur me ēfarė ke, do tė shohėsh se ke pėrse tė jesh i lumtur.
*
Arabe: Pastro zemrėn nga lakmia, liron kėmbėt nga zinxhirėt.
*
Sokrati: Lumturia ėshtė dhunti e natyrshme, mjerimin e shkaktojnė mungesat artificiale.
*
E lashtė: Njeriu duhet tė jetė si reja mbi det, thith ujin e njelmėt dhe lėshon shiun e ėmbėl.

(...fillimi)

Mendimi pozitiv ėshtė ēelės qė i hap tė gjitha dyert e thesarit tė jetės.
*
Mendimi, thonė tė urtit, ėshtė vetėm njė vetėtimė, por ajo vetėtimė ėshtė gjithēka.
*
Tė gjitha qė i kemi dhe gjithēka qė jemi, ėshtė vetėm pasojė e mendimeve tona.
*
Mėsuesi tha: Mendimet janė fuqi qė e vėnė nė lėvizje edhe qiellin, edhe tokėn.
*
Nė qoftė se vetėdijėsohemi pėr fuqinė e mendimeve, nuk do tė kemi nevojė tė akuzojmė askėnd pėr dėshtimet tona.
*
Ėshtė e njohur se mendimi krijues ėshtė vlera e parė e gjinisė njerėzore: tė krijosh do tė thotė tė jetosh edhe shumė kohė pėrtej vdekjes.
*
Nė qoftė se, vėrtet, vetėdijėsohemi pėr fuqinė e mendimeve tona, do ta kemi vetėm njė nevojė: tė dashurit tanė t'i ftojmė nė festat e gėzimeve.
*
Nėnvizoje me vijė tė trashė: Asnjėherė mos i beso asnjė mendimi qė lind nė kokėn tėnde, nė qoftė se ai mendim nuk tė sjell gėzim nė zemėr.
*
Mėsuesi tha: Jam betuar se do ta dėgjoj vetėm njeriun qė fjalėn e pėrdor pėr tė thėnė njė MENDIM dhe mendimin e pėrdor pėr tė thėnė TĖ VĖRTETĖN.
*
Thuhet se pėr mendime tė mėdha duhet tė jesh edhe hero edhe idealist, e unė them: Pėr mendimin pozitiv duhet tė jesh vetėm NJERI.
*
Mendimet mė tė thella janė aq tė thjeshta sa secili lexues do tė mendojė se kėto janė mendimet e tij.

*
Mendimet rrinė nė secilin njeri, si ajka nė ēdo pikė tė qumėshtit.
*
...mendimi i mirė, herė-herė, ėshtė sikur brumi: duhet ngjeshur mirė e mirė, qė tė shndėrrohet nė mendim jetėgjatė.
*
Mendimet shpesh janė sikur era: shuajnė zjarrin e vogėl, por ndezin edhe mė shumė zjarrin e madh.
*
Mendimet e kėndshme sjellin kthesa.
*
Mendimet e fuqishme, nėpėrmjet njeriut, sundojnė botėn.
*
Nuk ka asgjė nė botė qė tė ēarmatosė me shumė e me fort sesa mendimi qė pėrmban mirėsi.
*
Mendimi pozitiv ėshtė mbret i gjithė botės, mendimi negativ ėshtė mbret vetėm i budallenjve.
*
Urtaku ynė tha: Mendimet janė si diamanti, aq sa ėshtė zor tė gjenden, aq ėshtė zor tė pėrpunohen.
*
E dyta: Njeriu nuk bėhet i lumtur duke arritur gjėrat me vlerė, por duke arritur ēfarė i dėshiron zemra.
*
Tė gjitha qeveritė nė botė mbledhin tatime e bėjnė investime, por asnjė qeveri nė botė nuk mund tė mbjellė gėzime nė zemrat e njerėzve si mendimi pozitiv.
*
Thuhet: Njerėzit vdesin, pėrmendoret rrėnohen, vetėm mendimet qė ndėrtojnė jetėn e brezave jetojnė deri nė amshim.
*
Plaku tha: Mendja e fuqishme qė ndjek qėllime praktike, ėshtė mendja mė e mirė nė botė.
*
Pėrvoja tha: Kur tė arrish nė majė tė bjeshkės, do tė shohėsh dhe do tė bindesh se nuk paska qenė maja aq e lartė.
*
Prandaj: kur pi ujė, mendo pėr burimin.

*
Urtaku nėnvizoi: Mos kini kurrė qėllim pėr tė qenė diēka, nė qoftė se nuk jeni mė parė NJERI.
*
Me lehtėsi mund tė arrihen sukseset nė jashtėsi; lehtė bėhesh Prof., Mr., Dr., Akademik, gjeneral apo boss i pasur, por vėshtirė, njėmend shumė vėshtirė, ėshtė tė arrihet grada mė e lartė nė jetė: NJERI.
*
Mendimi pozitiv ėshtė sikur dielli: gjithė natyrės i jep dritė e jetė dhe nuk krijon zhurmė.
*
Mendimi pozitiv ėshtė sikur dielli: asgjė nuk rėndon, asgjė nuk lėndon dhe asgjė nuk rrėnon.
*
Dielli depėrton edhe nėpėr ujė e nėpėr xham: as nuk stėrpik, as nuk thyen gjė dhe, prapė, jep dritė e ngrohtėsi.
*
Ndaj dritės e ngrohtėsisė sė diellit nuk mund tė ankohen as grykėsit e pangopshėm: mund tė marrin sa tė duan, nuk harxhohet kurrė.
*
Burimi i begatisė hyjnore, qė nuk shteron kurrė, gjendet nė shtratin e mendimit pozitiv.
*
Mendimi pozitiv ėshtė begati e pafund: mund tė marrin tė gjithė sa tė duan dhe, prapė, kurrė fundi s'i shihet.
*
...dhe kjo dhėnie e marrje pėrsėritet ēdo ditė, prej fillimit tė botės e deri nė amshim.
*
Mendimi pozitiv ėshtė si fara: nė njė farė gjendet njė mal i tėrė me lisa.
*
Tė gjithė mund t'i numėrojnė sa fara gjenden nė njė kokėrr mollė, por cila ėshtė ajo mendje qė mund tė dijė sa molla gjenden nė njė farė tė strukur nė zemrėn e mollės?
*
Mėsuesi tha: kėtė enė tė ndjeshme ti vazhdimisht e zbraz dhe pandėrprerė e mbush me jetė tė re,
*
Shekujt kalojnė e ti edhe mė tutje qet dhe ende ka ku tė qitet,

*
Dhe: derisa punon, ti je fyelli nėpėrmjet zemrės sė zbrazėt tė tė cilit shushuritja e erės shndėrrohet nė muzikė.
*
Mendimi pozitiv depėrton nėpėr tėrė qenien e njeriut, sjell dritė,ngrohtėsi, energji dhe kurrė nuk thyen, as nuk lėndon gjė.
*
Urtaku ynė nėnvizoi: ashtu si bleta qė prodhon mjaltė ēdo vit, ashtu si pjergulla qė jep rrush ēdo vit, edhe njeriu duhet tė pėrsėrisė vazhdimisht bamirėsitė e tij.
*
Mendimi pozitiv ėshtė barra mė e lehtė nė jetė, askush deri mė sot nuk ka ndier lodhje prej tij.
*
Mendimi pozitiv nuk shkakton ngopje, natė e ditė mbill mendime pozitive nė qenien tėnde dhe, prapė, do tė kesh nevojė pėr mbjellje tė reja.
*
Mendimi pozitiv ėshtė fillimi i udhėtimit drejt QETĖSISĖ.
*
Mendimi pozitiv ėshtė ama e jetės sė lumtur.

Admin

1141


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mendimi pozitiv nė jetė

Mesazh  Admin prej 22.08.08 23:51

( ...prapė: fillimi)

*
Njeriu qė di tė qeshet me gjithė zemėr, di t'i shėrojė sėmundjet.
*
Njeriu ėshtė qetėsi e plotė dhe dashuri e pastėr.
*
Njeriu ėshtė menēuri e thellė dhe e vėrtetė e lartė.
*
Njeriu ėshtė edhe besim, edhe dyshim.
*
Njeriu ėshtė edhe mirėsi, edhe mėshirė.
*
Njeriu ėshtė edhe paqe, edhe gėzim.
*
Njeriu ėshtė edhe dritė, edhe mirėkuptim.
*
Njeriu ėshtė edhe falje, edhe durim.
*
Njeriu ėshtė edhe fuqi, edhe trimėri.
*
Njeriu ėshtė edhe rrugė, edhe udhėtar.
*
Njeriu ėshtė edhe ndihmės nė fatkeqėsi, edhe ngushėllues nė pikėllim.
*
Njeriu ėshtė edhe histori, edhe ardhmėni.
*
Njeriu ėshtė edhe nxėnės, edhe mėsues.
*
Njeriu ėshtė edhe ndėrtues nė vetėbesim, edhe shėrues nė lėndim.
*
O njeri, njih vetveten tė kėtillė dhe duaje veten tėnde.
*
...dhe thuaj: Pėrulem vetėm para njeriut qė ka arritur ta njohė vetveten.
*
Mendo, prandaj, vetėm njė minutė nė ditė pėr veten tėnde.
*
Dhe mendo nė kėtė rrugė: kush je ti?, pse ke ardhur nė jetė?, mos ke ndonjė detyrė?, mos ke ndonjė borxh?, mos duhet tė bėsh diēka tė mirė pėr veten tėnde, pėr familjen, pėr kombin, pėr njerėzimin?
*
Asgjė nė botė nuk ndodh rastsisht, prandaj as lindja e njeriut.
*
Secili njeri vjen nė jetė me njė detyrė: ta rrisė njė fėmijė, ta ndėrtojė njė shtėpi, ta shkruajė njė libėr, ta mbjellė njė pemė, tė ngrejė diēka nė art, tė mbjellė njė lule, ta thotė njė lutje.
*
Kėshtu ėshtė pėr tė gjithė, por ti mendo njėherė pėr veten tėnde, sepse ti je kryesori, ti je qendėr dhe epiqendėr e botės.
*
Nė qoftė se ti nuk ke shėndet tė mirė, nė qoftė se ti nuk je i lirė, nė qoftė se ti nuk ke fuqi krijuese, qysh mund tė jesh i mirė pėr tė tjerėt?
*
Nė fund tė ditės, kur ta bėsh llogarinė e fitimit ditor, kur tė dalė rezultati nėn vijėn e fundit "gjithsej", mendo mirė e mirė sa duhet ta paguash njėherė veten tėnde, pastaj tė tjerėt.
*
Duaje veten tėnde dhe fuqizoje jetėn fizike, intelektuale dhe morale.
*
Fizikisht mund ta forcosh veten tėnde aq sa ke dėshirė: me ushtrime, me sport, me disiplinė e vendosmėri kalitet trupi dhe arrihen rezultate mahnitėse.
*
Nė jetėn intelektuale arrihen majat e suksesit me lexim, me studim, me analizė tė veprave tė artit.
*
Jeta morale fillon e mbaron nė njė pikė qė quhet: vullnet.
*
Vullneti, nė fund tė fundit, ėshtė bazė e jetės fizike, intelektuale dhe morale.
*
Kalitja shpirtėrore arrihet nė rrugė tjetėr: me njohje, me qetėsi, me meditim, me mosvlerėsim, me komunikim me natyrėn.
*
Tė gjitha nė jetėn njerėzore burojnė nga shpirti, qarkullojnė e qarkullojnė e qarkullojnė nėpėr jetė dhe prapė kthehen nė shpirt.
*
Nėpėr vijė shpirtėrore vijnė tė gjitha, ēdo gjė lind nė ide, e ideja burimin e ka nė shpirt.
*
Ideja, pastaj, formėsohet nė mendim.
*
Mendimi shprehet me fjalė.
*
Pėrmes fjalėve tė renditura formėsohet mendimi.
*
Fjalėt prodhojnė energji.
*
Energjia ėshtė fuqi e liruar.
*
Nė qoftė se energjinė, domethėnė fuqinė e liruar, e orienton nga shėndeti, do tė kesh shėndet tė pėrkryer.
*
Nė qoftė se fuqinė e liruar e orienton nga liria, begatia, krijimtaria - tė gjitha do tė bėhen pjesė e pėrvojės sate.
*
Nė qoftė se fuqinė e liruar e oreinton nga pėrtėritja, rinimi, atėherė, edhe rinimi i trupit tėnd do tė jetėsohet.
*
Jeta njėherė ėshtė njohje, pastaj ėshtė zgjedhje e lirė.
*
Jeta ėshtė e bukur, mėkta tė mos kėnaqesh.
*
Ti je timonieri kryesor, i vetmi, qė me kompetencė mund ta drejtosh jetėn tėnde andej nga dėshiron ti.
*
Jeta ėshtė shumė e bukur pėr tė gjithė ata qė duan dhe dinė ta jetojnė.
*
Dituri dhe njohje e jetės ėshtė: dėshirat tona janė lajmėtare tė mundėsive tė vėrteta.
*
Dėshirat tona e fuqizojnė dhe e formėsojnė vullnetin tonė.
*
Vullneti ynė u jep formė e pėrmbajtje tė gjitha veprave tona.
*
Veprat tona e formėsojnė nė tėrėsi fatin tonė jetėsor.
*
Prandaj edhe ėshtė thėnė: Secili njeri nė kėtė planet mund tė marrė nga jeta e vet sa tė dojė dhe ēka tė dojė.
*
Dėshira lind nė njeriun kur tė krijohen parakushtet pėr plotėsimin e saj.
*
Tė gjitha dėshirat normale njerėzore, tė mbara e tė mira, tė sinqerta e tė dobishme, mund tė plotėsohen.
*
Me lehtėsi tė madhe mund tė plotėsohet dėshira e profilizuar, e qartė, e kthjellėt.
*
Ėshtė vėrtetuar se: nė mendjen e njeriut, brenda njėzet e katėr orėve, qarkullojnė 14.000 mendime e dėshira.
*
Nėse dėshiron tė tė plotėsohet njė dėshirė, lirohu nga shumėsia, qartėsoje NJĖ dėshirė.
*
Jeta pa dėshira, thotė urtaku i lindjes, ėshtė vetėm njė mugėtirė.
*
Dhe ēdo dėshirė ėshtė e verbėr, nė qoftė se nuk ka dituri.
*
Dhe ēdo dituri ėshtė e kotė, nėse nuk ka punė.
*
Dhe ēdo punė ėshtė boshe, nėse nuk ka dashuri.

Admin

1141


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mendimi pozitiv nė jetė

Mesazh  Admin prej 22.08.08 23:55

(..dhe prapė fillimi)

*
...dhe nė fillim ishte fjala.
*
Njeriu e ndėrton veten me fjalė.
*
Nė pėrvojėn e tė mirėve janė nėnvizuar dy thėnie, dy tė vėrteta tė amshueshme, qė duhet pėrsėritur me mijėra herė:
*
E para: Mos mė thuaj se jam i keq, me bie ndėrmend se jam i keq, e ndiej veten keq, punoj e veproj keq dhe ­ bėhem i keq.
*
(Me kėtė akuzė lėndohet ligji i parė i mendjes. Mendja kurrė nuk e pranon fajėsinė. Mendja mund t'i harrojė tė mirat, por akuzėn s'e harron sa tė jetė gjallė.)
*
E dyta: Mė thuaj se jam i mirė, harroj se jam i keq, e ndiej veten mirė, punoj e veproj mirė dhe ­ bėhem i mirė.
*
(Dashuri do tė thotė hapje e dyerve dhe dritareve tė mendjės. Fjala ėshtė energji. Dashuri dhe energji nė mendjen e njeriut do tė thotė njė transformim, njė alkimi e brendshme qė jep kėtė rezultat: tė ligen e bėjnė tė mirė, tė mirėn e bėjnė edhe mė tė mirė.)
*
Fjala krijon energji, me fjalė arrihet motivimi dhe frymėzimi i njerėzve, sepse fjala e ndryshon edhe biokiminė e trupit tė njeriut.
*
Thonė: Thika plagos trupin, fjala shpirtin.
*
Por: Mjeku shėron plagėn, fjala shėron shpirtin.
*
(Tė njohura: Vraja njeriut shpirtin, trupi i vdes vetė, dhe: Shėroja njeriut shpirtin, trupi shėrohet vetė.)
*
Fjala "tė dua", (thonė tre autorėt, qė u shpallėn mė tė menēurit e shekullit tė njėzetė), krijon me mijėra ndryshime pozitive nė metabolizmin e trupit tė njeriut.
*
Fjala e mirė ėshtė fara mė e mirė nė botė dhe gjithnjė jep frytet mė tė kėndshme tė gjinisė njerėzore.
*
Mbille farėn e mirė nė njerėz, sepse njeriu ēdo gjė qė bėn nė jetė, e bėn pėr veten e vet...
*
E lashtė: Njeriu atė qė mbjell, atė do ta korrė njė ditė...
*
Ndėrtoje jetėn e fėmijės tėnd me fjalė tė mira, me fjalė frymėzuese qė fuqizojnė shpirtin. Dhe kėnaqu, pastaj, me rendimentet e farės se mbjellė nė qenėsinė e njomė.
*
Por, mos e harro, nė fillimi tė fillimit, vetveten: ndėrtoje veten, ndryshoje veten me fuqinė e fjalės, qė ndryshon edhe biokiminė e trupit tėnd.
*
Nė natyrė ēdo gjė ėshtė nė harmoni tė plotė: sa ka sėmundje, aq ka barna pėr shėrim.
*
Tė gjitha qė gjenden nė natyrė, gjenden edhe nė trupin e njeriut.
*
Dije se mjeku mė i mirė nė botė dhe barnatorja mė komplete nė botė gjenden nė trupin e njeriut.
*
Fjala e saktė ėshtė zile alarmi, qė e zgjon nga gjumi mjekun mė tė mirė nė botė, i cili gjendet nė trupin e njeriut.
*
Fjala e saktė i hap dyert e barnatores mė komplete nė botė, qė gjendet brenda trupit tė njeriut.
*
Pleqėria 60 pėr qind ėshtė bindje: nėse e do rinimin, ndryshoje kėtė bindje me fuqinė e fjalės.
*
Po ta dinin njerėzit se ēfarė fuqie fshihet nė secilėn fjalė, nė ballinė tė ēdo fjalori do tė qėndronin vėrejtjet: pėr fjalėt negative - "Kujdes, helm!", pėr fjalėt pozitive - "Thesar i pafund".
*
Fjala ėshtė materiali mė i lirė me tė cilin ndėrtohet lumturia e shtrenjtė njerėzore.
*
Fjala krijon energji.
*
Pa energji nuk ka jetė.
*
Dhe tė lus pėr kujdes nė kėtė pikė: Fjala cakton kahun e energjisė, fuqia e fjalės e orienton pėrdorimin e energjisė: nė polin pozitiv apo negativ.
*
Njerėzit e menēur kanė shumė energji. Shihet nė shkallėn e vetėdijėsimit tė tyre! Prandaj, janė tė lehtė, flasin lehtė, ecin lehtė, punojnė lehtė.
*
Tė marrėt dhe pėrtacėt nuk kanė energji. Prandaj janė tė rėndė, ecin rėndė, flasin rėndė, punojnė rėndė dhe pėrjetojnė lėndime e pėsime.
*
Tė marrėt dhe pėrtacėt janė fare afėr vdekjes. Tė vdekurit peshojnė shumė rėndė, sepse nuk kanė energji.
*
Pėrtacia shpirtėrore shtrat tė pushimit e ka vdekjen.
*
Njerėzit e bukur e fotogjenikė kanė shumė energji. Energjia e tyre e krijon bukurinė. Populli ynė i cilėson shumė bukur: "u shkrep ftyra!"
*
Budallenjtė dhe pėrtacėt janė tė shėmtuar, nė jashtėsinė e tyre duket njė lėkurė e mėrtisur, negative.
*
Nė varrin e Ramzesit ėshtė gjetur njė letėr nė tė cilėn shkruante: Qysh ėshtė brenda, ashtu ėshtė jashtė, qysh ėshtė poshtė, ashtu ėshtė lart.
*
Pranverė nė shpirt, pranverė nė fytyrė. Natė nė zemėr, natė nė fytyrė. Mjedisin lustėr e bėn mjeshtri - Mashtrim.
*
Dhe, prapė: fjala krijon energji. Pėrdore, prandaj, fjalėn pozitive, qė krijon energji tė kulluar...
*
Fjala, qė krijon energji, shqiptohet vetėm nė kohėn e tashme.
*
Fjala e sotit nuk mund tė krijojė energji pėr dje, as pėr nesėr....
*
Dita e djeshme ėshtė ditė e djegur.
*
Nė qoftė se flet e mendon nė dje, me dorėn tėnde ia vė vetes pėrpara hirin e ditės sė djegur dhe e ndot frymėmarrjen tėnde.
*
Nesėr ėshtė NDOSHTA. Kush e di ajo "nesėr" a do tė vijė, qysh do tė vijė dhe cilat do tė jenė dėshirat tona pėr atė "nesėr"?
*
Prandaj, jeto nė sot, nė kėtu e nė TASH. Ky ėshtė i vetmi ēast i jetės reale, i jetės sė vėrtetė.
*
Fol nė sot, nė kėtu e nė tash, qė tė jesh tėrėsisht i vetvetes dhe pėr veten tėnde.
*
"Nesėr" ­ thonė tė urtit - ėshtė ditė e mrekullueshme pėr fėmijėt dhe ėndėrrimtarėt.
*
Thonė: Tė gjitha lulet e ardhmėnisė ndodhen nė farėn e sė tashmes. Mbill, pra, sot.
*
Rruga pėr nė ardhmėni kalon mespėrmes ditės sė sotit.
*
Sot, kėtu e TASH: shikoje veten nė sy, me dashuri, dhe thuaj: jam shėndoshė, jam (i,e) lumtur, jam (i,e) gėzuar.
*
Kur tė thuash: "Unė jam..." do tė tė dėgjojė ylli yt dhe do tė tė gjejė (kudo tė jesh) ylli yt prijatar nė jetė.
*
Mos harro se nuk je jetim, je nė dorėn e ngrohtė tė dritės hyjnore dhe liroje shpirtin nga ngarkesat e panevojshme.
*
Nga dora e ngrohtė e dritės hyjnore mund ta largosh vetveten vetėm me njollat e shėmtuara tė dyshimit tėnd.
*
Duaje veten tėnde dhe jeto nė ēastin e tashėm, duke shijuar ēdo moment sikur tė ishte i fundit nė jetė.
*
Dashuria e plotė ndaj vetvetes arrihet nė kohėn kur pushtohen tė gjitha rrafshet e NJOHJES.
*
Dituria, thotė njė urti gjermane, ėshtė diell i shpirtit.
*
Ndėrkaq, njė urti irlandeze thotė: dituria e bėn tė dobėtin tė fortė, tė varfėrin mbret, tė ligun tė mirė, budallanė tė arsyeshėm.

Admin

1141


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mendimi pozitiv nė jetė

Mesazh  Admin prej 22.08.08 23:57

(...dhe prapė: fillimi)


*
Mos e lejo veten tė shndėrrohesh nė besimtar lypės, por shndėrrohu nė besimtar MIRĖNJOHĖS.
*
Zemra mirėnjohėse ėshtė gjithmonė e gjithmonė e gjithmonė brenda thesarit tė pafund tė gjithėsisė.
*
Librat e vjetėr thonė: Kur e pyetėn Zotin me ēka mund tė tė shpėrblejmė ne, vdekatarėt e kėsaj bote, Ty qė na dhurove gjithė kėto tė mira, kur dihet se tėrė gjithėsia tė takon Ty, Zoti tha: me njė fjalė goje, thuaj: Tė falėnderoj, o Zot!
*
...dhe nuk ėshtė nėnvizim i kotė qė, sa tė gjitha ritualet fetare njė pėr njė, sa tė gjitha lutjet fetare njė pėr njė, FALĖNDERIMI ėshtė nė vendin e parė, thonė kėta libra tė vjetėr.
*
E nė shqipen tonė tė bukur, shprehja "tė falem nderit" mban vendin e nderit nė krahasim me tė gjitha shprehjet falėnderuese tė gjuhėve tė tjera.
*
(Tė thellohemi pak nė kėtė shprehje tė mrekullueshme: tė falem nderit, pra: pėrulem para nderit tėnd, gjunjėzohem para nderit tėnd, unė zvogėlohem, bėhem kokėrr meli para madhėshtisė sė nderit tėnd! Madhėshtore).
*
(A mund ta gjeni njė gjuhė tjetėr tė botės ku sintetizohen respekti e mirėnjohja mė dendur e mė bukur se nė shprehjen e mirė tė shqipes sė bukur: tė falem nderit... tė falėnderoj edhe Ty qė e lexove.)
*
(Mė lejoni kėtu njė ēast ngrohtėsie intime, sepse, shpirti mė tha, thuaj: edhe nė varr do ta marr tingullin e muzikės sate hyjnore, o shqipja ime e shenjtė).
*
Asgjė nuk ke bėrė ti pėr trupin tėnd, e ke dhuratė.
*
A ke ditur ndonjėherė tė thuash: Tė falėndeoj, o Zot, pėr dritėn e syve, pėr mendjen, pėr zemrėn..., pėr tė gjitha kėto tė mira qė m'i ke dhėnė?
*
Pėr kėtė dhuratė tė shtrenjtė falėnderohu orė e ēast dhe liroje trupin e prit, se falėnderimi tė kthehet si lumturi e pėrkryer.
*
Por, thuaje falėnderimin zėshėm, sinqerisht e me bindje se tėrė botėn mund ta mashtrosh, por shpirtin tėnd dhe Zotin nuk i mashtron dot.
*
Mos u shndėrro nė besimtar lypės, mos u bėj lypsar i neveritshėm, sepse lypėsia e prodhon refuzimin.
*
Sa herė nė ditė ke shqiptuar lutjet: "O Zot, mė jep kėtė e atė, mė ndihmo kėtu e atje..." dhe mendo mirė: a ke ditur qė njė herė, vetėm njė herė nė ditė tė shqiptosh falėnderimin?
*
Njerėzit gjysmė tė fjetur, ag e terr mendojnė pėr gjėrat qė u mungojnė e kurrė nuk dinė tė jenė mirėnjohės pėr ato qė i kanė.
*
Nė qoftė se mendon pėr ato qė i ke, gjithnjė do tė tė dalin shumė mė shumė se ato qė tė mungojnė.
*
Mos e humb harmoninė shpirtėrore duke menduar pėr mungesat, por ktheje barabarin e jetės duke menduar pėr begatinė-dhuratė, qė e ke nė pronėsi.
*
...dhe thuaje falėnderimin derisa ta dėgjojė ēdo por dhe ēdo fije e indit mė tė hollė tė trupit tėnd.
*
Atėherė do tė jesh nė brezin e potencialit tė kulluar, ku mbretėrojnė qetėsia dhe harmonia e plotė.

Admin

1141


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mendimi pozitiv nė jetė

Mesazh  Admin prej 23.08.08 0:01

(...edhe njė herė: fillimi)

*
Ligji themelor i jetės sė njeriut ėshtė ligji i BESIMIT.
*
Tė gjitha nė jetėn e njeriut realizohen nė nivelin e besimit: aq sa tė besosh, aq do tė ndodhin, as mė shumė, as mė pak.
*
Nė qoftė se beson se ekziston magjia e zezė (sehiret, siē njihen tek ne!), atėherė vėrtet do tė ndeshėsh gjendje tė pakėndshme.
*
Nė qoftė se nuk beson nė magjinė e zezė dhe nuk i pėrfill sugjestionet e shėmtuara tė falltarėve e sharllatanėve, atėherė, vėrtet, magjia e zezė pėr ty as nuk ekziston, as nuk ka ekzistuar kurrė.
*
Tė besosh nė magjinė e zezė ėshtė marrėzi, madje edhe turp.
*
Tė besosh nė magjinė e bardhė do tė thotė: tė besosh nė potencialin e kulluar dhe nė dritėn hyjnore qė gjendet pėrbrenda njeriut.
*
Nė qoftė se beson nė sukses, nė begati, nė mirėqenie, atėherė fuqia e panjohur e trupit do tė mundėsojė qė tė gjitha tė bėhen pjesė e pėrvojės sate.
*
Nėse dyshon se nuk mundesh, nuk di dhe nuk do t'ia dalėsh mbanė, atėherė dyshimi yt do tė shndėrrohet nė pengesė dhe ti njėmend nuk do t'ia dalėsh, mbanė.
*
Dyshimi ėshtė sėmundje e rėndė mentale dhe pengesė serioze qė bllokon fuqitė krijuese.
*
Dyshimet i duhen shkencės, pa dyshime nuk ka shkencė. Ngritja shpirtėrore arrihet me besim.
*
Besimi dhe bindja e fortė e ndryshojnė edhe metabolizmin e trupit tė njeriut, krijojnė alkiminė e brendshme dhe bėjnė mrekullinė.
*
Besimi ėshtė mendim i zgjuar dhe ēelės i qendrave tė energjisė.
*
Pa besim tė duhur ti je si uji i lumit, qė rrjedhė teposhtė dhe vetėm teposhtė.
*
Besimi i fortė i ēel qendrat e energjisė dhe ti qė dje ishe si ujė i lumit qė rridhte teposhtė, sot shndėrrohesh nė avull, qė me lehtėsi ngjitet pėrpjetė dhe vetėm pėrpjetė.
*
Beso se ke shėndet tė mirė, beso se je i lirė, i pasur, i lumtur dhe besimi yt do tė shndėrrohet nė farė tė njėmendtė qė mbillet nė nėndėrdije.
*
Pse tė dyshosh, kur katėrēipėrisht ėshtė vėrtetuar se: TĖ GJITHA ligjet e natyrės punojnė pėr tė mirėn e njeriut.
*
E do njė dėshmi: kur njeriu e thyen dorėn, ligjet e natyrės bėjnė qė tė rriten qelizat e ashtit dhe dora tė shėrohet. (Mijėra shembuj tė kėtillė do tė takosh nė pėrvojėn tėnde...)
*
Njeriu me dyshime e mendime negative gjithė ditėn punon kundėr vetvetes.
*
Nuk e thonė mė kot librat e vjetėr: mos ki frikė prej Zotit, frikoju vetes sate.
*
Beso, prandaj, nė rrugėn tjetėr, nė rrugėn e sė mirės qė hyn tėrėsisht nė brendinė e ligjeve tė natyrės: realizo tė drejtat e tua...
*
E tė drejtat e tua janė: tė kesh shėndet tė pėrkryer, tė kesh liri tė plotė, begati, sukses, gėzim e lumturi.
*
Kėto janė tė drejtat e tua, sepse kėto janė gjendje normale tė jetės njerėzore.
*
Tė tjerat: sėmundja, robėria, varfėria, fatkeqėsia e mjerimi, qė tė gjitha janė gjendje abnormale, qė ia shkakton njeriu vetvetes me mendime negative.
*
Humbolti i pavdekshėm ka thėnė: Do tė vijė dita kur sėmundja do tė jetė marrėzi, sepse tė gjitha sėmundjet bazėn e kanė nė mendimet negative.
*
Kur tė krijosh besimin dhe bindjen e plotė nė fuqinė mahnitėse tė mendimit pozitiv, ngritja shpirtėrore shndėrrohet nė lojė.
*
Njeriu qė di tė qeshė, di t'i shėrojė tė gjitha hallet e dertet, por edhe tė gjitha sėmundjet...
*
Jeta njerėzore nė tėrėsi ėshtė njė lojė e madhe, por jeta me besim tė plotė ėshtė lojė e hareshme.
*
Nė lojė nuk ke nevojė ta tensionosh vetveten deri nė sėmundje, sepse loja ėshtė ­ lojė. Fitore e humbje janė pjesė e lojės.
*
Nė lirshmėrinė e plotė, suksesi dhe arritjet nė jetėn materiale realizohen me lehtėsinė e lojės.
*
Bujku e hedh farėn nė arė dhe ka bindje tė plotė se ajo farė do tė mbijė dhe fara mbin.
*
E pse tė dyshosh ti nė rezultatet e punės satė, tė mbjella nė cilindo aktivitet tė jetės?
*
Ai qė punon, ka tė drejtė tė presė rezultatet e punės dhe ato rezultate nuk do tė mungojnė.
*
Por, pėr lehtėsim tė lojės dhe tė suksesit duhet t'i largosh njollat qė pengojnė dhe dėmtojnė lojėn, e ato njolla i prodhon frika ose ama e mendimit negativ dhe dyshimi.
*
Mos mendo keq pėr askėnd, sepse ai mendim negativ qė lind nė kokėn tėnde, askujt s'i bėn keq. pėrveē - vetes sate.
*
Librat e vjetėr thonė: Gjithēka qė dėshironi t'ju bėjnė juve njerėzit, bėjuni edhe ju atyre.
*
Koka qė prodhon mendimin negativ ėshtė burimi i helmit dhe ai helm do tė shpėrndahet nėpėr trupin e asaj koke.
*
Njerėzit negativė vetė e pinė pjesėn mė tė madhe tė helmit tė tyre.
*
Njerėzit negativė kanė njė lumturi tė zezė, nata e tyre shpirtėrore kurrė nuk pėrfundon me agim ­ por me dėshpėrim.
*
Njerėzit me mendime negative pėrplasen me njėri-tjetrin gjithnjė nė rrugica tė ngushta.
*
Japonezėt thonė: me gjeneralin e fortė nuk ka ushtarė tė dobėt, e si mund tė ketė mendime negative me vetėdije tė lartė?
*
Nė qoftė se arrijmė tė kuptojmė se vrasėsi mė dinak i jetės njerėzore ėshtė mendimi negativ, atėherė kemi kuptuar shumė nga ligjet e jetės.
*
Mendimi negativ i ngjan frikacakut: i ndjek nga pas ata qė i sheh se dridhen dhe ua mbath para atyre qė i dalin pėrballė.
*
Ne do tė jemi, prandaj, tė atillė ēfarė e kemi krijuar amėn e mendimeve tona.
*
Ne do tė jemi tė atillė ēfarė e kemi krijuar edhe amėn e BESIMIT tonė.
*
Fajėsoje dhe akuzoje kė tė duash, por mos harro se askush nė botė nuk mund tė tė dėmtojė mė shumė sesa ti vetveten.
*
Akuza ėshtė ferr. Ai qė akuzon, njė ditė do tė jetė i akuzuar, sepse akuzėn e ka mbjellė si farė tė zgjedhur pėr vete.
*
Falja ėshtė parajsė. Ai qė e kultivon faljen do tė lehtėsohet nga njollat e shėmtisė dhe njėmend do ta pėrjetojė shijen e vėrtetė tė lirisė.

Admin

1141


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mendimi pozitiv nė jetė

Mesazh  Admin prej 23.08.08 0:05

*
Nė ngritjen shpirtėrore duhet ecur me besim e bindje tė plotė, sepse ėshtė rruga e vetme ­ njė dhe e vetmja ­ qė tė ndihmon tė hysh nė ylberin e lumturisė sė plotė e tė pafund.
*
Rrita shpirtėrore nuk shihet me sy tė rėndomtė, siē nuk shihet rrita e fėmijės apo rrita e bimės, por ajo ndodh. Dhe kėtė rritė e shohin vetėm sytė e njė vetėdijeje tė lartė.
*
Pasi rrita shpirtėrore ėshtė e padukshnme pėr syrin e rėndomtė, atėherė nė kėtė rrugė ecet lirshėm e sigurt vetėm me BESIM.
*
Besimi, prandaj, ėshtė ligji suprem i jetės njerėzore dhe do ta arrijnė lumturinė vetėm ata mė tė menēurit, qė nisen nė kėtė rrugė me besim e bindje tė plotė.
*
Nė kėtė ēast kur po flasim e po mendojmė pėr besimin dhe ngritjen shpirtėrore, mendimi bie nė zero, barabari i jetės shėnon qendrėn, ne jemi nė harmoni tė plotė me ylberin e dritės hyjnore.
*
Kjo ėshtė rruga e lumturisė sė pastėr pėr ata qė i kanė nėntė dhe pėr ata qė i kanė nėntėdhjetė e nėntė vjet. Domethėnė, pėr tė gjithė.
*
Tė gjithė njerėzit e kanė njė jetė, por, o Zot, sa pak dinė ta jetojnė atė jetė.
*
Nė ēdo dhjetė njerėz, thonė psikanalistėt e kėtij lėmi, vetėm njė di ta bėjė lumturinė shprehi.
*
Nėntė tė tjerėt e kanė aftėsuar veten tė merren me prodhimtarinė mė tė shėmtuar nė botė: prodhojnė helm pėr vetveten, por edhe pėr tė afėrmit.
*
Vetėdija dhe vetdijėsimi i plotė ia mundėsojnė njeriut qė ta ndėrrojė kahun e energjisė: nė polin pozitiv ­ parajsa; nė polin negativ ­ ferri i kėsaj
bote.
*
Kur tė arrihet pika themelore e rritės shpirtėrore, qė quhet NJOHJE, tė tjerat e kanė emrin e thjeshtė: zgjedhje e lirė e secilit pėr vete dhe pėr jetėn e vet.
*
Urtaku tha: Dituria dhe fuqia njerėzore pėrbėjnė po tė njėjtėn gjė, sepse mosnjohja e shkaqeve pengon arritjen e qėllimeve.
*
Urtaku tjetėr thotė: Shpirtrat e mėdhenj janė si retė: mbledhin qė tė derdhin.
*
...dhe urtaku i tretė: Vetėm ai zė qė del nga zemra, mund tė arrijė te zemra.
*
Nisja mė e sigurt nė rritėn shpirtėrore ėshtė kthimi nė fillim dhe fillim nga e para: mendo pėr veten tėnde.
*
Asgjė nuk ke bėrė ti pėr trupin tėnd, e, pasi asgjė nuk ke bėrė pėr ndėrtimin e trupit tėnd, ku po e merr atė tė drejtė ta dėnosh trupin tėnd pėr gabimet e mundshme?
*
Nė qoftė se ndonjėherė ke bėrė ndonjė gabim, a thua, nė ato kushte, nė atė orė tė ligė tė gabimit tėnd, ke pasur ndonjė zgjidhje tjetėr qė tė mos bėsh gabim?
*
Njerėzit bėjnė gabime pėr shkak tė mjegullnajės qė errėson vetėdijen dhe nuk i shohin edhe njė mjijė rrugė tė tjera alternative.
*
E po mirė, ndodhi gabimi dhe ēka tash? Ta akuzosh e ta dėnosh vetveten deri nė shkatėrrim tė plotė?
*
Nė jetė ēdo gjė ndėrtohet brenda qarkut tė pėrjetshėm: shkak-pasojė dhe pasojė-shkak.
*
Nė qoftė se gabimi tė ka shkaktuar dhembje, ai nuk ka qenė gabim, por: lajm, nxitje, vetėdijėsim.
*
Gabimet, qė shkaktojnė dhembje, janė shkolla mė e madhe e VUAJTJES.
*
Shkolla e vuajtjes ėshtė e vetmja shkollė me vlerė tė vėrtetė qė tė vetėdijėson.
*
Nė qoftė se akuzon vetveten pėr gabimet e bėra, pėr ēdo ditė do tė pėrjetosh ferrin e ditės sė gabimit.
*
Akuza ėshtė ferr. Falja ėshtė parajsė.
*
Nė qoftė se ia fal vetes gabimet, do tė pėrjetosh ikjen nga ferri i akuzės dhe hyrjen nė lirinė e parajsės.
*
Duaje veten tėnde dhe nė emėr tė dashurisė ndaj vetvetes ­ falja vetes tė gjitha gabimet.
*
Akuza tė rėndon me barrė tė rėndė, dhjetė herė mė tė rėndė se pesha e trupit tėnd.
*
Falja tė liron nga barra e panevojshme qė tė shtypė shpirtin.
*
Kurrl nuk do tė jesh mė i ri dhe mė budalla se sot. Nesėr do tė jesh mė i moshuar, por edhe mė i menēur pėr t'ia falur vetes gabimet.
*
Tė gjitha faljet ta dhurojnė lehtėsimin e trupit dhe lirinė e shpirtit.
*
Vazhdoje faljen: ua fal gabimet prindėrve, shokėve, miqve, por edhe tė tjerėve, qė tė kanė lėnduar.
*
Ata qė tė kanė lėnduar, kanė qenė vetėm postierė dėrgese. Fali me zemėr dhe ki mėshirė pėr ta.
*
Nė tė gjitha ligjet e drejtėsisė botėrore, akuza drejtohet kundėr kryerėsit tė veprės.
*
Nė rritėn shpirtėrore gjykohet akti, por nuk akuzohet kryerėsi i veprės.
*
Nėse prindėrit nuk tė kanė edukuar mirė, gjykoje aktin e jo kryerėsit e veprės, sepse prindėrit pėr fėmijėn nuk kursehen, por ose nuk kanė ditur, ose nuk kanė mundur mė mirė. Mos i akuzo.
*
Nėse dikush tjetėr tė ka lėnduar, ki mėshirė pėr tė gjorin, nuk e ka ditur se njeriu ēdo gjė qė bėn e bėn pėr veten e vet.
*
Ti fale, pėrjetoje lirinė dhe lehtėsimin, e mė lėndimin qė ta ka shkatuar ­ lėri le tė merren ligjet e tjera.
*
Por, mos u gėzo kurrė me fatkeqėsitė qė do t'i pėrjetojė armiku yt.
*
Ai qė akuzon, njė ditė do tė jetė i akuzuar.
*
Ai qė gjykon tė tjerėt, gjykon edhe vetveten.
*
Ti e di: Kush mbjell zemėrim, korr pendim.
*
Falja ėshtė shėruesi mė i mirė dhe mė i sigurt pėr tė tashmen tėnde.
*
Zemra qė fal, ėshtė e lirė, e lehtė, e gėzuar dhe, natyrisht, tėrėsisht e shėndoshė.
*
Nė traditėn kulturore shqiptare ėshtė njė thėnie qė prek indin mė tė hollė tė rritės shpirtėrore, thuhet: Pse, bre mik, idhnimin e sontit nuk e lamė pėr nesėr?
*
Mrekulli. E kur tė vijė dita e nesėrme dhe tė bėhet sot, prapė hidhėrimin do ta lėmė pėr nesėr.
*
E njė ditė ­ hidhėrimi do tė hidhėrohet me ne pse nuk e pranojmė dhe do tė ikė ­ pėrgjithmonė.
*
Kurrė hidhėrimi, askujt nė botė, nuk i ka dhėnė kėshillė tė mirė.
*
Hidhėrimi ėshtė helm pėr trupin, mendjen dhe shpirtin.
*
Nė lashtėsi ėshtė formuar kjo e vėrtetė: drurin e bren krimbi, njeriun hidhėrimi.
*
Hidhėrimi tė qėllon fort, kur tė vėren se i nėnshtrohesh.

Admin

1141


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mendimi pozitiv nė jetė

Mesazh  Admin prej 23.08.08 0:09

*
Mė mirė tė pish ujė i gėzuar, se hash mjaltė i hidhėruar.
*
Po tė jetonte Zoti nė tokė, njerėzit e hidhėruar do t'ia thyenin tė gjitha dritaret.
*
Mėsuesi tha: Nė njė shtėpi ku ka njė zemėr tė ngushtė, a nuk fryn pėrditė njė erė e acartė?
*
Ai qė arrin tė tė hidhėrojė - dije - gjithmonė ėshtė mė i menēur se ti.
*
Zoti rri nė zemrat e atyre qė e kėrkojnė, por edhe dreqi rri te ata qė e thėrrasin.
*
Nė mesin tonė gjenden njerėz, qė kanė dinakėrinė e menēurisė t'i rrinė larg hidhėrimit.
*
Gjithmonė thuaj hidhėrimit: tė falem nderit qė erdhe, mund tė shkosh menjėherė, se unė kam vendosur qė nė qenėsinė time t'u bėj vend vetėm rrezeve tė gėzimit.
*
Kush dyshon nė vrasėsin dinak tė quajtur hidhėrim, le tė hajė drekė i hidhėruar dhe le t'i analizojė shqetėsimet qė sjell ushqimi - helm.
*
Burimi i pashtershėm i hidhėrimit gjendet gjithnjė nė mendjėn e mjegullt e tė trazuar.
*
Ne edhe pajtohemi lehtė, edhe hidhėrohemi lehtė, sepse kėto dy gjendje i ndėrtojmė me njė HIĒ tė madh.
*
Populli e thotė pak mė ndryshe: As mos u hidhėro, i hidhėruar, as mos u gėzo, i gėzuar. Nė mes ėshtė harmonia.
*
E vėrteta gjendet nė mes, pikėrisht aty ku ndodhet edhe harmonia e plotė shpirtėrore.
*
Tė diturit investojnė dhe ndėrtojnė objekte, tė menēurit investojnė dhe e ndėrtojnė vetveten.
*
Nė mesin e tė gjithė njerėzve nė botė, vetėm njeriu i menēur ėshtė i lirė, plotėsisht i lirė.
*
Kur tė ndeshen mendimet e dy njerėzve tė menēur ­ lind bukuria, sepse: ndeshja e dy ngjyrave tė bukura ­ prodhon ngjyra tė reja.
*
Urtaku ynė tha: Kush mėson tė tjerėt, mėson mė shumė se ata qė mėsohen.
*
Babai i menēurisė ėshtė vuajtja, nėna e menēurisė ėshtė dashuria.
*
I menēuri, atė qė e dėshiron e kėrkon nė veten e tij, budallai atė e kėrkon nga tė tjerėt.
*
Njerėzit e pasur kanė shumėēka qė nuk u duhet, tė menēurit kanė vetėm atė qė u duhet.
*
Nė Talmud thuhet: njeriu i menēur ėshtė mė i rėndėsishėm se sundimtari; kur vdes i menēuri, s'ka zėvendėsim, kur vdes sundimtari, mund tė gjenden edhe me mijėra mė tė mirė.
*
Sėmundja e vetme nė botė, sė cilės kurrė nuk do t'i gjendet bar pėr shėrim, ėshtė - marrėzia.
*
Jeta, nė shikim tė parė, duket shumė e ndėrlikuar. Jeta dhe fenomenet jetėsore duken shumė-shumė tė ndėrlikuara.
*
Por, tė gjitha tė ndėrlikuarat janė edhe tė thjeshta, krejtėsisht tė thjeshta.
*
Ėshtė nė mes njė fjalė, vetėm njė fjalė, qė tė ndėrlikuarat i bėn tė thjeshta e tė thjeshtat i bėn tė qarta, ajo fjalė shqiptohet: VETĖDIJĖSIM.
*
Tė humburit, nė gjysmėgjumin hipnotik, ecin nėpėr jetė si nė jermi dhe, nė ēdo hap, ndeshin nė pengesa.
*
Tė pėrgjumurit e hutuar janė tė humbur dhe e rėndojnė edhe rrugėn nėpėr tė cilėn ecin.
*
Tė humburit nė mjegullnajėn e mendimeve nuk arrijnė tė jetojnė nė sot, nė kėtu e nė tash.
*
Tė humburit, qė fluturojnė nė krahtė e dėshirave tė shumta, jetojnė nė tė gjitha NDOSHTAT e jetės, por asnjėherė nuk e ndiejnė shijen e vėrtetė tė tė jetuarit.
*
Tė humburit nė mendime e dėshira janė kufoma tė gjalla, qė marrin frymė.
*
Vetėm me njeriun qė jeton nė ēastin e tashėm, nė sot, nė kėtu e nė tash mund tė bisedosh pėr jetėn-lojė.
*

Vetėm njeriu i vetėdijėsuar pėrjeton shijen e vėrtetė, shijen e plotė tė lojės sė bukur e tė lehtė, qė quhet jetė.
*
Bukuria e brendshme ėshtė e vetmja bukuri e pėrhershme dhe e pėrjetshme.
*
Bukuria e jashtme ėshtė e barabartė me trashėsinė e lėkurės.
*
Njerėzit qė vlerėsojnė bukurinė e jashtme, pra mbėshtjellėsin e quajtur lėkurė, janė njerėz qė paguajnė shumė mė shtrenjtė kartonin se mallin qė gjendet nė tė.
*
Tė mjerėt ata qė i vlerėsojnė gjėrat qė shihen me sy, sa pak shohin kėta njerėz.
*
Shihni njerėzit e pasur: sa shumė prej tyre nuk kanė asgjė, pėrveē frikės se do ta humbin pasurinė.
*
Njerėzit qė jetojnė nė cekėtinė, edhe kriterin e bukurisė e kanė tė cekėt.
*
Ē'vlerė ka nxitimi i budallait nė rrugėn e humbjes?
*
Ma gjeni njė njeri tė menēur, qė pasi t'i thotė dy fjali, tė duket i shėmtuar?
*
Ma gjeni njė budalla tė bukur, qė mund ta ruajė bukurinė edhe pas dhjetė minutave tė dialogut?
*
Ēdo pemė ka rrėnjė, ēdo menēuri ka njė shkak.
*
Njeriu i menēur ngado qė tė shkojė dhe kudo qė tė jetė, bukurinė e merr mė vete.
*
Bukuria qė na frymėzon, na freskon e na jep jetė, gjithmonė ėshtė e padukshme.
*
Bukuria e vėrtetė nuk mban shumė rroba nė trup.
*
Bukuria ėshtė shpresė e premtuar.
*
Etja pėr tė bukurėn nuk shuhet kurrė: ajo ėshtė si ylberi, ti e ndjek nė kėtė kodėr, ai del nė tjetrėn.
*
Nuk ėshtė e bukur ajo qė duket e bukur, por ajo qė ne mendojmė se ėshtė e bukur.
*
Bukuria e vėrtetė ėshtė memece: nuk lavdėrohet kurrė.
*
Bukuria e rrallė tė vret njėsoj si helmi i gjarprit.
*
Bukuria e vėrtetė ėshtė mendim pozitiv.
*
Bukuria e dashuria rrinė nė tė njėjtėn lule.
*
Bukuria e pėrkryer e jetės njerėzore ndodhet nė potencialin e kulluar tė dritės hyjnore.
*
Bukuria lind nė shpirt, hyn nė njeriun, nė gjeth apo nė lule, qarkullon e qarkullon e qarkullon nėpėr tėrė botėn dhe, prapė, kthehet nė shpirt.
*
Rrezet e vėrteta tė shpirtit tė njeriut, ēdo gjė qė prekin, e shndėrrojnė nė art, nė bukuri.

Admin

1141


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mendimi pozitiv nė jetė

Mesazh  Admin prej 23.08.08 0:12

*
Ēdo gjė qė ngrihet nė art, shpirtit tė njeriut ia kthen borxhin me rrezet e vėrteta tė bukurisė.
*
Bukuria e plotė ndodhet nė NJERIUN, kur njeriu ėshtė njėmend NJERI.
*
Njeriu ėshtė njėmend njeri i bukur vetėm atėherė kur arrin ta njohė vetveten.
*
Dashuria ėshtė e vetmja fuqi qė e fiton luftėn kundėr dhunės.
*
Dashuria ėshtė ilaēi mė i fuqishėm, i njohur deri mė sot, qė e shėron njeriun nga ferri i kėsaj bote, qė quhet frikė.
*
Dashuria ėshtė rruga e parė e jetės njerėzore, qė mbulohet me dritė; frika ėshtė rruga e dytė e jetės njerėzore qė mbulohet me terr.
*
Dashuria ėshtė si ajri i pastėr, sa herė merr frymė njeriu, e freskon trupin e vet.
*
Mund tė jetohet pa dashuri, aq sa mund tė jetohet pa ujė.
*
Ēelėsi universal pėr tė gjitha dyert e jetės njerėzore ėshtė njė dhe i vetmi dhe quhet: dashuri.
*
Dashuria e ēiltėr shihet edhe nė fund tė detit.
*
Tė gjitha dashuritė nė botė janė ura tė vogla qė shpijnė drejt urės madhėshtore e dritės hyjnore.
*
Fuqia e dashurisė ėshtė mė e madhe se fuqia e mbretėrve..., pa dashuri s'do tė kishte as njerėz, as mbretėr.
*
Ata qė pėrqafojnė dashurinė hyjnore, janė mbretėr tė vėrtetė: s'ka mė gjė qė mund t'i lėndojė.
*
Dashuria ėshtė njė gjigant qė mund ta lėndojnė thėrmijat e dyshimit.
*
Dashuria pa shqetėsime ėshtė sikur uji nė kėnetė, ndotet shpejt.
*
Shqetėsimet nuk mund tė maten, por nė shtratin e dashuirsė treten tė gjitha.
*
Dashuri e vėrtetė ndėrmjet partnerėve ėshtė: kur tė dy, burrė e grua, i kanė tė gjitha kushtet qė tė jetojnė ndaras dhe, prapė, jetojnė bashkė.
*
Ai qė tė bėn tė qash, ai tė do.
*
Dashuria dhe era nuk maten nė peshore.
*
Dashuria, thonė, ėshtė ėmbėlsirė qė e ka lėngun e ėmbėl, e agimin pranverė.
*
Ose tė duhemi, ose tė vdesim, rruga e mesme ėshtė shkrirė nė kėto tė dyja.
*
Dashuria i bėn tė ēelin edhe lulet e livadhit.
*
Dashuria nuk banon nė mendjen e ndotur nga shėmtitė e urrejtjes.
*
Dashuria merr trajtėn e secilės zemėr...
*
Shtėpia e dashurisė ėshtė zemra e ēiltėr.
*
Dashuria dhe urrejtja nuk mund tė jetojnė nė tė njėjtėn zemėr..., zemra ėshtė e vogėl, nuk i nxė tė dyja.
*
Dashuria brenda njė nate mund tė ndėrtojė njė botė.
*
Nė botė mund tė ketė tepėr urrejtje, tepėr vuajtje, tepėr mjerim, por kurrė nuk do tė ketė tepėr dashuri.
*
Sado qė ta duash njeriun, prapė do tė ketė vend ta duash edhe mė shumė.
*
Varri mė i thellė i frikės ndėrtohet nė oqeanin e qetė tė dashurisė.
*
Vetėm lulet mė erėmira tė vendlindjes mund t'i gjasojnė dashurisė.
*
Dashuria ėshtė ambasador i plotfuqishėm, qė pėrfaqėson me dinjitet zemrėn e njeriut.
*
Anonimi i lashtė tha: Kam pak miq; drurin, gurin, pėrroin..., por kur del hėna, mė besoni: jam aq i lumtur, sa s'kam nevojė pėr miq tė tjerė.
*
Mund tė kesh pak miq, mund tė kesh shumė miq, njėsoj ėshtė. Por, nė qoftė se nuk jeton nė miqėsi me veten tėnde, nuk e ke asnjė mik.
*
Kur ke pak miq, pėrbuzja e vogėl tė vret.
*
Kur ke shumė miq, detyrimet e mėdha tė lodhin.
*
Kur ke miqėsi mė veten tėnde, jeton nė liri tė plotė.
*
Skaj mė skaj tė botės kėrkova shokė e miq, nuk e paskam ditur se mikun mė tė mirė nė botė e paskam pasur nė qenien time.
*
Mė thanė se parajsa e kėsaj jete ėshtė: tė kalosh mirė me gruan, me fėmijėt, mė fqinjėt, me shokėt, me miqtė, me dashamirėt, me... E nuk mė thanė se ēelėsi i tė gjitha tė mirave ėshtė vetėm njė: menēuria.
*
Mė thanė: budallenjtė i ruhen armikut, tė menēurit i ruhen mikut. E nuk mė thanė: ruaje vetėm VETĖDIJĖSIMIN tėnd.
*
Njeriun syēelė nuk mund ta dėmtojė as miku, as armiku.
*
Miqėsia dhe hija janė tė pėrkohshme.
*
Miqėsia e vėrtetė nuk pėrbėhet prej fjalėve, por prej pėrmbajtjeve.
*
Bukurinė e rrezeve tė agimit do ta pėrjetosh vetėm kur t'ia shtrish dorėn mikut tė dėshpėruar.
*
Miqėsia e vėrtetė, megjithatė, ėshtė pjesė pėrbėrėse e lumturisė njerėzore.
*
Miqėsia e plotė ėshtė e pavdekshme, armiqėsitė jetojnė buzė varrit.
*
Nė sytė e mikut tė mirė, e sheh mirėsinė tėnde, nė sytė e armikut, e sheh shėmtinė tėnde.
*
Mos u merr shumė me tė metat e mikut tėnd, sepse do tė bindesh se tė njėjtat tė meta ndodhen edhe nė ty.
*
Nėse ke njė mik tė mirė, thonė, mos e ha tė tėrin.
*
Do tė jetojmė mirė pėr veten tonė, nė qoftė se e gėzojmė mikun mė tė ēiltėr nė botė: fėmijėn.
*
Vetėm drita hyjnore ėshtė mik i pėrjetshėm dhe pa asnjė mangėsi.
*
Zoti ėshtė miku mė i shtrenjtė nė botė, qė na kujtohet rrallė, vetėm nė rrezik.

Admin

1141


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mendimi pozitiv nė jetė

Mesazh  Admin prej 23.08.08 0:14

(... pėr fund)

*
Dėshira pėr humor buron nga rrudhat e vuajtjes...T'ia kthejmė bukurinė fytyrės sonė me njė tė qeshur tė ēiltėr...
*
Atė ditė qė nuk ke qeshur, atė ditė nuk ke jetuar fare.
*
Hulumtimet kanė treguar se fėmijėt qeshin 400 herė nė ditė, adoleshentėt 14 herė nė ditė, tė rriturit asnjėherė.
*
Njeriu qė di tė qeshė me gjithė zemėr, di t'i shėrojė tė gjitha sėmundjet.
*
Thuhet: Ata qė nuk dinė tė qeshin, le t'i paguajnė varrmihėsit para se tė ngryset dita.
*
Humori nuk tė sjell vetėm kėnaqėsi, por tė sjell edhe lirim nga ankthet.
*
Humori ėshtė brez i shpėtimit nė lumin e rrėmbyeshėm tė jetės.
*
I menēuri tha: Sa herė kam qeshur, gjithnjė kam ndėrtuar urė tė mirė mbi greminat e vuajtjeve.
*
Armiku mė i madh pėr njeriun ėshtė mėrzia.
*
Mėrzia nuk plaket kurrė.
*
Mėrzi e frikė nuk shiten me para, merr sa tė duash.
*
Ec e mos qesh kur e lexon kėtė thėnie: Perandori Leka i Madh dhe gomari i tij, pas vdekjes, u bėnė plotėsisht tė barabartė.
*
Pėr ēdo ditė ke pse tė qeshėsh..., nė ēdo hap takon njerėz qė duan tė duken mė tė mirė sesa janė.
*
Tė rinjtė tregojnė se ē'janė duke bėrė, kėtu s'ka humor; pleqtė tregojnė se ē'kanė bėrė, as kėtu s'ka humor; budallenjtė tregojnė se ē'kanė ndėrmend tė bėjnė ­ eh, me kėtė marrėzi qeshet edhe Zoti.
*
Ēdo njeri pėrpiqet ta gjejė njė shok apo mik tė mirė, por asnjėri nuk bėn pėrpjekje qė vetė tė jetė i mirė.
*
Cili ėshtė mė i fuqishėm se vdekja? Ai qė qeshet kur ajo i kėrcėnohet.
*
Ēfarė do tė thotė fat? Njė hije.
*
Ēfarė do tė thotė lavdi? Njė ėndėrr!
*
Fama, thonė latinėt, zgjat sa flaka e njė fijeje kashtė.
*
Ēfarė tė dėshirojė njeriu nė rini, e gjen tė plotėsuar nė pleqėri!
*
Gėzimi, kur ndahet, ėshtė gėzim i dyfishtė... Dy zemra tė gėzuara pushtojnė edhe malet.
*
Ai qė qeshet, mbi tė gjitha, ai mund ta sundojė botėn.
*
Tė bėhemi, prandaj, SUNDIMTARĖ TĖ BOTĖS, nė lojėn e bukur qė quhet JETĖ.

Admin

1141


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mendimi pozitiv nė jetė

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi