Gjumi i plotė mbron zemrėn

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Gjumi i plotė mbron zemrėn

Mesazh  Luli prej 03.07.13 11:18

Gjumi i plotė mbron zemrėn



Njė gjumė i mirė prej 7 ose mė shumė orėsh mbron zemrėn dhe bėn qė tė keni njė jetė tė shėndetshme.

Sipas njė studimi tė gjerė, kėshillat e zakonshme pėr stėrvitje, dietė dhe lėnien e alkoolit apo cigares janė tė dobishme, por shpėtohen mė shumė jetė nėse njerėzit do tė flenė gjumė mjaftueshėm.

Shumė probleme tė zemrės mund tė shmangen ose tė paktėn tė shtyhen me anė tė gjumit, sipas kėrkuesve shkencorė holandezė, tė cilėt kanė vėzhguar pėrgjatė 10 viteve 14000 raste tė arresteve kardiake.

Nė fund tė studimit, u pa se njerėzit qė nuk konsumonin alkool, nuk pinin duhan, stėrviteshin rregullisht dhe ushqeheshin mirė ulnin rrezikun e sėmundjeve tė zemrės me 57%. Por, nėse kėtyre 4 zakoneve tė mira i shtohej edhe gjumi i mjaftueshėm, atėherė rreziku ulej me 83%.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

967


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Gjumi i plotė mbron zemrėn

Mesazh  Jetmira prej 12.07.13 11:11

Gjumi ėshtė njė gjėndje e natyrshme pushimi i rregullt trupor. Fenomen universal i vėzhguar tek tė gjithė gjitarėt, zogjtė dhe peshqit. Gjumi ėshtė e kundėrta e zgjimit.

Gjumi nuk ėshtė njė gjendje e pavetėdijshme, por mė tepėr, njė gjendje prehjeje trupore e mendore, qė karakterizohet nga njė zvogėlim i vullnetshėm i lėvizjeve trupore, rėnie e reaksioneve ndaj ngacmimeve tė jashtme, njė nivel i lartė i anabolizmit (ripėrtėritjes sė qelizave), dhe njė nivel i ulėt i katabolizmit (shkatėrrimit tė qelizave). Gjumi ėshtė vetėm njė gjendje e tjetėrsuar e vetėdijes, e kundėrt me tė qenurit i pavetdijshėm.

Gjumi ndikohet nga ritmi ditor, dhe ndodh ēdo 24-orė, (megjithėse ora e brendshme (ora biologjike) e njeriut zakonisht shkon ne cikle 24,5--25,5 orė) dhe nga shkaqe hormonale dhe rrethanore. Ky ritėm apo cikėl rregullohet ēdo ditė (d.m.th, ēdo 24 orė), dhe ky cikėl ndikohet nga shume ngacmime, nė tė shumtėn nga shkaqe tė njohura qė kanė tė bėjnė me dritėn diellore, pra ciklin ditė - natė. Nga ky cikėl varet niveli i melatoninės, i cili rritet gjithmonė, kur ne biem tė flemė. Gjumi ėshtė funksion ripėrtėritės i trupit dhe trurit siē vėrehet nga shume simptoma (shenja) te keqfunksionimit qe haset kur kafshėt nuk mund tė flenė.Nė tė vėrtetė, megjithėse gjumi ėshtė paraqitur si njė gjendje e dukshme qetėsie, gjatė kėsaj gjendjeje ndodhin ndryshime tė ndėrlikuara nė nivelin trunor qe nuk mund tė shpjegohen vetėm me njė gjendje tė thjeshtė pushimi trupor e mendor. Pėr shembull, janė disa qeliza trunore qe ne disa faza te gjumit kane njė veprimtari 5-10 herė mė tė lartė nė krahasim me zgjimin. Dy veēori themelore dallojnė gjumin me gjendjen e tė qenit zgjuar: e para ėshtė qe gjumi ngre njė pengesė perceptive (rrokėse) midis botės sė vetedijshme dhe botės sė jashtme, e dyta ėshtė qe njė ngacmim shqisor (p.sh. njė zhurmė e forte) mund ta tejkalojė kėtė pengesė dhe ta zgjojė tė fjeturin. Njė gjumė i pėrshtatshėm ėshtė biologjikisht i domosdoshėm dhe duket i nevojshėm pėr tė ndihmuar jetėn.
avatar
Jetmira

810


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Gjumi i plotė mbron zemrėn

Mesazh  Jetmira prej 12.07.13 11:14

Dy tipet e gjumit u emėrtuan pėr herė tė parė mė [1953]], ai me ritme tė shpejta dhe ai pasiv. Aserinsky dhe Nathanail Kleitman tė Universitetit tė Ēikagos njoftuan se periodikisht gjatė gjumit sytė lėviznin shumė shpejt, lart e poshtė nėn kapakė. Kėtė aktivitet e quajtėn LSHS (lėvizja e shpejtė e syve). Gjithashtu kėto kėrkuar pėrcaktuan edhe gjumin LJSHS (lėvizje jo e shpejtė e syve. Kėshtu deri mė 1953 gjumi ishte konsideruar si njė fenomen plotėsisht pasiv.Nese i hedhim njė shikimi historisė mėsojmė se njėrėzit gjithmonė janė magjepsur prej ėndrrave. Poetėt dhe filozofet i kanė interpretuar ato si fantazi romantike apo si manifestime tė anės mė tė errėt tė natyrės njerėzore. Shumė shkencėtarė kanė mbajtur njė qėndrim mė kritik dhe praktik nė tė njėjtėn kohė duke i studiuar ato.Apnea e gjumit ėshtė crregullim i gjumit nė tv cilin personi ndalon sė marri frymė dhe zgjohet menjėherė porsa ka rėnė tė flerė.
avatar
Jetmira

810


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi