Hyrje nė Gnosė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Hyrje nė Gnosė

Mesazh  Odin prej 03.07.13 0:27

Hyrje nė Gnosė



Kjo ėshtė njė hyrje e shkurtėr nė Gnosė (Irfan) si pjesė e librit "Hyrje nė shkencat islame" i po tė njejtit autor, tė shkruar nė shtatė pjesė:1. Logjika, 2. Filozofia, 3. Teozofia (Kelami), 4. Gnosa (Irfani), 5. Jurispudenca (Fikhu), 6. Metodat e jurispudencės (Usul al fikh) dhe 7. Etika (Hikmet-i-amali)

Gnosa ėshtė njė nga disciplinat tė cilat rrodhėn nga gjiri i kulturės islame dhe u zhvilluan aty pėr tė arritur njė nivel mė tė lartė tė sofistikimit. Por para se tė mundemi ta diskutojmė gnosėn, duhet kuptuar se ēėshtjes mund t`i qasemi nga dy pikėpamje: ajo sociale dhe akademike.

Pėr dallim nga dijetarėt islamikė tė disciplinave tė tjera - siē janė komentatorėt e Kur`anit (muffasirun), dijetarėt e haditheve (muhaddithun), juristėt(fukaha), teologėt(mutakallimun), filozofėt, letrarėt dhe poetėt, gnostikėt (urafa) janė njė grup dijetarėsh qė jo vetėm kanė zhvilluar njė shkencė nė vete (Irfanin) duke prodhuar dijetarė tė mėdhenj dhe libra tė rėndesishėm, por gjithashtu kanė krijuar pėrbrenda botės islame njė grup tė vecantė shoqėror. Nė ketė aspekt gnostikėt janė unikė sepse dijetarėt e shkencave tė tjera islame, si juristėt pėr shembull, formojnė thjesht grupime akademike dhe nuk jane tė identifikuar si njė grup i veēantė shoqėror nga pjesa tjetėr e shoqėrise.

Nė bazė tė kėtij dallimi, kur mendimtarėt u referohen gnostikėve si pėrkatės tė njė discipline akademike, i quajnė "urafa" (gnostikė) dhe kur u referohen si njė grup shoqėror, nė pergjithėsi i quajnė sufi (mutasavifah- mistikė).

Gnostikėt dhe sufitė nuk njihen si sekt i veēantė i Islamit, gjė qė edhe ata e pranojnė. Ata mund tė gjenden nė ēdo shkollė apo sekt islam, por nė anėn tjetėr tė bashkohen pėr tė formuar njė grup tė veēantė shoqėror. Faktorėt qė i bėjnė tė dallueshėm nga shoqėria islame jane idetė dhe mendimet e tyre tė veēanta, njė kod special i cili i dikton marrėdhėniet e tyre shoqėrore, veshja, nė disa raste mėnyra se si i mbajnė flokėt e mjekrrėn dhe pa dyshim, jeta nė bashkėsite e tyre. (Persisht: Khanikah, Ar-ribat, zavija; Turqisht: tekkiye ose tekke; Shqip: Teqe)

Gnostikėt kanė ekzistuar dhe vazhdojnė tė ekzistojnė edhe sot, sidomos nė mesin e shiitėve, tė cilėt ndonse nuk dallohen me asnjė nga kėto shenja tė jashtme qė i bėjne tė dallueshėm nga tė tjerėt,  kanė qenė pėrherė tė pėrfshirė nė metodologjinė shpirtėrore tė gnosės. Kėta janė mendimtarėt e vėrtetė, jo ata tė cilėt kanė zbuluar me qindra doke e zakone dhe kanė bėrė risi.

Nė kėtė seri ligjeratash, ku do t`u hedhim njė vėshtrim tė pėrgjithshėm shkencave dhe disciplinave islame, nuk do tė merremi me aspektin shoqėror dhe sektarian tė gnosės ose siē quhet, tasavvufit (sufizmit). Ne do tė kufizohemi nė njė ekzaminim tė gnosės (Irfanit) si njė nga disciplinat dhe degėt e kulturės shkencore islame. Pėr njė shikim mė tė hollėsishėm nė aspektin shoqėror tė sufizmit do tė na duhej t`i hulumtonim origjinėn dhe shkaqet e tij, efektet pozitive, negative, tė dobishme dhe ato tė padobishme qė i ka lėnė nė shoqerinė islame. Do tė duhej gjithashtu ta hulumtonim natyrėn e relacioneve nė mes sufive dhe grupeve tė tjera muslimane, hovin qė u ka dhėnė tėrėsisė sė mėsimeve islame sufizmi, dhe rolin qė e ka luajtur nė pėrhapjen e Islamit nėpėr botė. Kjo ėshtė pėrtej asaj qė pėrfshihet nė kėto ligjerata, andaj kėtu do ta marrim nė konsideratė traditėn e `Irfanit` (gnosės) vetėm si shkencė dhe si njė nga disciplinat akademike tė Islamit.

Gnosa si njė discipline akademike dhe shkencore ka dy degė:atė praktike dhe teorike. Aspekti praktik i gnosės e pėrshkruan dhe e shpjegon marrėdhenien dhe pėrgjegjėsitė qė qenia njerėzore i ka ndaj vetes, ndaj botės dhe ndaj Zotit. Kėtu gnosa ėshtė e ngjashme me etikėn (ahlak), pėr faktin se tė dyja janė shkenca praktike, ndonse ka dhe dallime tė cilat do t`i shpjegojmė me vonė.

Mėsimi praktik i gnosės quhet shpesh edhe pėrshkruesi  i rrugės shpirtėrore (sair va suluk nė perkthim tė drejtpėrdrejtė "Rrugėtim dhe udhėtim"). Nė kėtė rast, "udhėtarit" (salik), i cili dėshiron ta arrijė qėllimin e kulmit sublim tė humanitetit, tė quajtur Njėshmėri (tavhid), i tregohet fillimi, nivelet dhe ndalesat e rrugės, kushtet dhe gjendjet qė do t`i kalojė ne kėto ndalesa dhe gjėrat qė do t`i ndodhin. Tė gjitha kėto nivele dhe ndalesa duhet tė kalohen nėn pėrkujdesjen dhe mbikqyrjen e njė shembulli perfekt dhe tė pjekur njerėzor, i cili e ka pėrjetuar udhėtimin dhe ėshtė i vetėdijshėm pėr mėnyrat dhe rrugėt e ēdo ndalese. Nėse ndodh qė tė mos ketė njė qenie tė pėrsosur njerėzore pėr ta udhėzuar nė rrugėtimin e tij, ai rrezikohet tė dalė nga rruga e drejtė.

Njeriu i pėrsosur, mėsuesi i cili duhet patjetėr ta shoqėroje tė riun nė rrugėtimin shpirtėror, nė fjalorin e gnostikėve ėshtė i quajtur Zog i Shenjtė (Ta`ir al-kuds) ose Hidėr:

Shoqėroje qenien time nė rrugė ,O Zog i Shenjtė

Rruga drejt qėllimit ėshtė e gjatė dhe unė i ri nė tė

Mos mė lėr nė rrugė pa shoqerinė e Hidrit

Ėshtė errėsirė pėrpara dhe kam frikė se e humbas rrugėn.

Kuptohet se ekziston njė dallim i madh mes Njėshmėrisė (tevhid) sė gnostikėve (arif) dhe Njėshmėrisė (tevhid) nė pėrgjithėsi. Pėr gnostikun, Njėshmėria ėshtė kulmi sublim i humanitetit dhe qėllimi final i udhėtimit tė tij shpirtėror, kurse pėr njerėzit e zakonshėm dhe filozofėt, Njėshmėria ėshtė Uniteti esencial i Qenies sė Domosdoshme (Zotit). Pėr gnostikėt, Njėshmėria do tė thotė se realiteti mė i madh ėshtė Zoti dhe se gjithēka pėrveē Tij ėshtė njė gėnjeshtėr dhe jo realitet. Njėshmėria e gnostikut do tė thotė se "pėrvec Zotit nuk ka asgje tjetėr". Per tė, Njėshmėri ėshtė  tė ndiqet rruga dhe tė arrihet nė nivelin ku njeriu nuk sheh gjė tjetėr veē Zotit. Kundėshtuesit e gnostikėve nuk e pranojnė kėtė shpjegim tė Njėshmėrisė dhe disa prej tyre kanė deklaruar madje se njė shpjegim  i tillė ėshtė heretik. Por gnostikėt janė tė bindur se vetėm kjo ėshtė Njėshmėria (tevhidi) e vėrtetė, dhe se fazat e tjera tė saj nuk mund tė thuhet se janė tė pastra nga politeizmi (shirku).

Gnostikėt nuk e shohin pėrshkrimin e fazės ideale tė Njėshmėrisė si punė tė arsyes dhe mendimit. Pėrkundrazi, ata konsiderojnė se ajo ėshtė punė e zemrės qė arrihet pėrmes pėrpjekjes, rrugėtimit, pastrimit dhe disciplinimit tė vetvetes.

Ky ėshtė aspekti praktik i gnosės, i cili nuk ėshtė larg etikės dhe diskuton njė sėrė gjėrash qė duhet bėrė. Sidoqoftė ka dhe dallime mes tė dyjave dhe e para nga kėto ėshtė se gnosa e diskuton marrėdhėnien e njeriut me veten, botėn dhe Zotin, ku theksi vendoset mbi relacionin e njeriut me Zotin. Sistemet e etikės, nė anėn tjetėr, jo tė gjitha e konsiderojnė tė nevojshėm diskutimin e marrėdhėnies sė njeriut me Zotin. Janė vetėm sistemet religjioze qė i japin rėndėsi dhe vėmendje kėsaj ēėshtjeje.

Dallimi i dytė ėshtė, se metodologjia e udhėtimit shpirtėror shpirtėror (sair va suluk) nuk ėshtė statike por dinamike, siē mund tė kuptohet nga fjalėt fjalėt sair (udhėtim) dhe suluk (rrugėtim). Kjo do tė thotė se "Irfani"(gnosa) flet pėr pikėn e nisjes, destinacionin, fazat dhe ndalesat nėpėr tė cilat udhėtuesi duhet tė kalojė nė njė renditje tė saktė, nė mėnyrė qė tė arrijė nė destinacionin final. Sipas botėkuptimit tė gnostikėve, ekziston njė rrugė para qenies njerėzore, e cila ėshtė e vėrtetė dhe jo metaforike dhe qė duhet ndjekur hap pas hapi. Ėshtė e pamundur nė botėkuptimin e gnostikut qė tė arrihet nė njė ndalesė tė rrugės pa e tejkaluar tė mėparshmen. Gjithsesi, gnostiku e sheh shpirtin e njeriut si njė organizėm tė gjallė, sikurse njė fėmije ose njė farė bime, perfeksioni i tė cilės gjendet nė rritje dhe pjekje nė pėrshtatshmėri me njė sistem dhe rend tė veēantė.

Nė etikė, sidoqoftė, subjektet janė tė kontrolluara vetėm si njė sėrė virtytesh me tė cilat shpirti duhet tė pajiset, si drejtėsia, ndėrshmėria, sinqeriteti, zemėrgjerėsia dhe tė preferuarit e tė tjerėve mbi vetveten. Nė pikėpamje tė etikės, shpirti i njeriut ėshtė si njė shtėpi e cila mbushet me njė sėrė objektesh, pikturash e dekorimesh tė bukura, ku sekuencave tė veēanta nuk u kushtohet rėndėsi. Nuk ėshtė e rėndėsishme se ku fillon ose ku mbaron sekuenca. Nuk ėshtė e rėndėsishme nėse fillon nė tavan ose nė mure, ne maje tė murit ose nė fund tė tij. Pėrkundrazi, nė gnosė elemtentet etike diskutohen nė njė perspektive dinamike.

Dallimi i tretė ne mes ketyrė dy disciplinave ėshtė se elementet spirituale tė etikės janė tė kufizuara nė koncepte dhe ide tė cilat janė nė pergjithėsi tė pėrbashkėta, derisa elementet shpirtėrore tė gnosės janė shumė mė tė thella dhe gjithėpėrfshirėse. Nė metodologjinė shpirtėrore tė gnosės, i kushtohet shumė rėndėsi zemrės, gjendjeve shpirtėrore dhe ndodhive qė do tė pėrjetohen. Kėto eksperienca janė tė njohura vetėm pėr udhėtuesit gjatė shtegtimit dhe mundimeve tė rrugėtimit. Njerėzit e tjerė nuk e kanė as idenė mė tė vogėl pėr kėto gjendje dhe ndodhi.

Dega tjetėr e gnosės ėshtė e lidhur me interpretimin e ekzistencės sė Zotit, universit dhe qenies njerėzore. Kėtu gnosa i ngjan filozofisė, sepse tė dyja pėrpiqen ta kuptojnė ekzistencėn, derisa gnosa praktike, njėsoj si etika, kėrkon ta ndryshojė qenien njerėzore. Sidoqoftė, ashtu siē ka dallime mes gnosės praktike dhe etikės, ka dallime edhe mes gnosės teorike dhe filozofisė, siē do tė shpjegohet nė kapitullin nė vijim.

Gnosa teorike:


Gnosa teorike, siē u tha mė parė ėshtė e preokupuar me ontologji dhe e diskuton Zotin, botėn,dhe qenien njerėzore. Ky aspekt i gnosės i ngjan filozofisė teologjike (falsafeh- je ilahi), e cila gjithashtu kėrkon ta pėrshkruajė ekzistencėn. Sikurse filozofia teologjike, edhe gnosa e definon subjektin e saj, principet esenciale dhe problemet, por derisa filozofia bazohet vetėm nė principet racionale pėr argumentet e saj, gnosa bazohet nė deduktimin e principeve tė zbuluara pėrmes pėrvojės mistike (hashf), pėr t`u kthyer pastaj nė gjuhėt e arsyes pėr qartėsimin e saj.

Deduktimi racionalist i filozofisė mund tė simbolizohet me studimin e njė teksti tė nė gjuhėn origjinale tė tij kurse argumentet e gnosės nė anėn tjetėr, janė sikur studimi i diēkaje, qė ėshtė pėrkthyer nga njė gjuhė tjetėr. Pėr tė qenė mė tė pėrpiktė, mund tė thuhet se gnostiku dėshiron t`i shpjegojė me gjuhėn e arsyes gjėrat, tė cilat ai thotė se i ka dėshmuar me zemrėn e tij dhe me tėrė qenien.

Ontologjia e gnosės ėshtė nė disa mėnyra rrėnjėsisht e ndryshme nga ontologjia e filozofėve.

Nė pikėpamjen e filozofėve,  si Zoti ashtu edhe gjėrat e tjera kanė realitet, me dallimin e vetėm se Zoti ėshtė Qenia e Domosdoshme(vaxhib al-vuxhud) dhe ekziston nė Vete, pėr dallim nga gjėrat e tjera qė janė vetėm Ekzistenca tė Mundshme ose Fakultative (mumkin el-vuxhud) dhe qė ekzitojnė pėrmes dikujt tjetėr (si efekte tė Qenies sė Domosdoshme).

Pėrkundėr kėsaj, ontologija e gnostikut nuk ka vend pėr gjėra tė tjera veē Zotit ose krahas Tij, qofshin kėto edhe efekte pėr tė cilat Ai ėshtė shkaku. Qenia Hyjnore i pėrfshin dhe i udhėzon tė gjitha gjėrat. Kjo do tė thotė se tė gjitha gjėrat janė emra, kualitete dhe manifestime tė Zotit e jo Qenie tė ndara pėrkrah tij.

Qėllimi i filozofit gjithashtu dallon nga ai i gnostikut. Filozofi dėshiron ta kuptojė botėn, dėshiron tė formojė nė mendjen e tij  njė pikturė tė saktė dhe relativisht tė plotė tė paqyrimit tė Ekzistencės. Filozofi konsideron  se pika mė e lartė e pėrsosmėrisė njerėzore qėndron nė kuptimin me anė tė arsyes, qė bėn qė makrokozmosi tė gjejė njė refleksion brenda mendjes sė tij derisa ai vetė tė bėhet njė mikrokozmos racional. Kur bėhet definimi i filozofisė, thuhet se filozofia ėshtė zhvillimi [final] i njė njohėsi racional (alim) nė botėn reale (alam).

Kjo do tė thotė se filozofia ėshtė hulumtimi nė tė cilin qenia njerėzore kthehet nė njė mikrokozmos racional, tė ngjashėm me makrokozmosin aktual. Por gnostiku, nė anėn tjetėr, nuk ka tė bėjė fare me arsyen dhe tė kuptuarit. Ai dėshiron ta kapė dritėn dhe realitetin e ekzistencės, Zoti tė jetė i lidhur me tė dhe ai ta deshmojė Zotin.

Nė botėkuptimin e gnostikut, perfeksioni njerėzor nuk do tė thotė tė kesh njė pasqyrim tė ekzistencės nė mendjen tėnde por pėrkundrazi me anė te rrugės shpirtėrore, tė rikthehesh tek origjina nga e cila ke ardhur, pėr ta tejkaluar ndarjen e largėsisė ndėrmjet vetvetes dhe Esencės dhe pėr ta kaluar pragun e vetvetes qė tė mund tė jetosh pėrgjithmonė si pjesė e Pėrjetėsisė Hyjnore.

Mjetet e filozofit janė arsyeja, logjika dhe deduksioni, ndėrsa mjetet e gnostikut janė zemra, mundimi shpirtėror, pastėrtia, disciplinimi i vetvetes dhe dinamizmi i brendshėm.

Nė vijim, kur tė kthehemi nė temėn mbi kėndvėshtrimin gnostik tė botės do tė diskutojmė edhe mbi dallimin e kėtij kėndvėshtrimi nga ai i filozofėve.

Gnosa, qoftė praktike ose teorike, ėshtė nga afėr e lidhur me fenė e shenjtė islame. Njėsoj si ēdo fe tjetėr dhe madje mė shumė se nė fetė e tjera, Islami i ka shpjeguar marrėdhėniet e njeriut me Zotin, me botėn dhe me vetveten, dhe i ka kushtuar vėmendje pėrshkrimit dhe shpjegimit tė ekzistencės.

Kėtu shfaqen disa pyetje tė pashmangshme nė lidhje me relacionin mes ideve tė gnosės dhe mėsimeve tė Islamit. Nė tė vėrtetė gnostikėt asnjėherė nuk thonė se kanė diēka tė re pėr tė thėnė, qė ėshtė mbi Islamin ose pėrtej tij dhe mund tė thuhet se ata janė tė sinqertė nė thėniet e tyre. Nė fakt ata  vetėm theksojnė se kanė zbuluar njė realitet mė tepėr nė lidhje me Islamin dhe se janė muslimanė tė vėrtetė.

Sikurse nė mesimet praktike tė gnosės, gnostikėt gjithmonė i mbėshtesin pikėpamjet e tyre nė thėniet kur`anore, nė Traditėn e Profetit dhe tė Imamėve dhe nė praktikėn e personavė eminentė nė mesin e shokėve tė Profetit.

Edhe pėrkundėr kėtij fakti, tė tjerėt kanė mbajtur qėndrime tė ndryshme pėr gnostikėt, qė do t`i pėrmendim nė vijim:

(a) Njė grup i dijetarėve tė hadithit  dhe juristėve kanė qenė tė mendimit se gnostikėt nuk janė tė lidhur praktikisht me Islamin dhe se thirrjet e tyre drejt Kur`anit dhe Traditės profetike janė thjesht njė metodė pėr mashtrimin e njerėzve mendjelehtė dhe pėr pėrfitimin e simpatisė  sė muslimanėve. Ky grup ėshtė i mendimit se gnosa nuk ka ndonjė lidhje thelbėsore me Islamin.

(b) Njė grup tjetėr janė modernistėt, qė nuk kanė marrėdhėnie tė mira me Islamin dhe janė tė gatshėm tė mirėpresin gjithēka qė duket si pavarėsi nga kufizimet e Ligjit Islam, e qė do tė mund tė interpretohej si lėvizje ose kryengritje kundėr Islamit dhe ligjeve tė tij, nė tė kaluarėn. Sikurse grupi i parė, kėta besojnė se nė praktikė gnostikėt nuk janė tė besimit islam dhe se "Irfani" dhe tasavvufi  ishin lėvizje tė popujve jo-arabė kundėr Islamit dhe arabėve, tė fshehura nėn rrobat e spiritualitetit.

Kėta dy grupe njerėzish janė tė bindur se gnostikėt janė kundėr Islamit. Dallimi mes tyre ėshtė se grupi i parė e konsideron Islamin tė shenjtė dhe duke prekur nė ndjenjat e masave muslimane, dėshiron t`i denojė gnostikėt, qė nė kėtė mėnyrė t`i largojė ata nga mesi akademik islam, derisa grupi i dyte, duke u mbėshtetur nė personalitetet e mėdha tė gnostikėve, disa nga tė cilėt me renome botėrore, dėshirojnė t`i pėrdorin ata si mjete propagande kundėr Islamit. Ata e nėnvlerėsojnė Islamin me teorinė e tyre se idetė kryesore dhe sublime tė gnosės qė mund tė hasen nė kulturėn islamike, janė nė fakt tė huaja pėr Islamin.

Ata konsiderojne se kėta elemente kanė hyrė nė Islam nga jashtė, sepse siē thonė ata, Islami dhe idetė e tij qėndrojne nė njė nivel shumė mė tė ulėt. Ky grup gjithashtu thekson se pėrdorimi i Kur`anit dhe i Traditės Profetike nga gnostikėt ėshtė vetėm njė kamuflazh pėr shkak tė frikės qė kanė nga masat muslimane. Kjo, siē thonė ata, ėshtė metoda e tyre e mbijetesės.

(c) Pėrveē dy grupeve tė lartpėrmendura, ėshtė edhe njė grup i tretė, i cili mban njė qėndrim neutral ndaj gnosės. Mendimi i kėtij grupi ėshtė se gnosa dhe sufizmi pėrmbajnė shumė inovacione dhe devijime qė nuk pėrshtaten me Kur`anin dhe Traditėn e Profetit. Kjo vlen mė shumė pėr mėsimet praktike tė gnosės sesa pėr idetė e saja teorike, ku del nė pah aspekti sektarian. Gjithsesi ata thonė se gnostikėt, njėsoj si dijetarėt e tjerė islamikė tė rangjeve dhe sekteve tė tjera, kanė qenė tė sinqertė ndaj Islamit, duke mos tentuar asnjėherė tė bėjnė ndonjė konkludim qė ėshtė nė kundėrshtim me mėsimet e tij. Ėshtė e mundur qė ata tė kenė bėrė gabime, njėsoj si dijetarėt, teologėt, filozofėt, komentuesit e Kur`anit ose dhe juristėt, por kjo asnjėherė nuk ėshtė bėrė me njė qellim armiqėsor ndaj Islamit.

Sipas mendimin tė kėtij grupi, ēėshtja e "kundėrshtimit" tė gnostikėve ndaj Islamit ėshtė ngritur nga ata tė cilėt kishin paragjykime tė veēanta ndaj gnosės ose ndaj  Islamit vetė. Njė person qė do t`i lexonte librat e gnostikėve, duke patur njohuri mbi terminologjine dhe gjuhėn qė ata pėrdorin, ka mundesi tė hasė nė gabime tė shumta, mirėpo as pėr njė ēast tė vetėm nuk do ta ketė dyshimin mė tė vogėl pėr devotshmėrinė e plotė tė tyre ndaj besimit islam.

Nga kėto tri pikėpamje, unė e preferoj tė tretėn. Unė nuk jam i mendimit se gnostikėt kishin qėllime djallėzore ndaj Islamit. Gjithashtu besoj se ėshtė e nevojshme, pėr ata qė janė tė specializuar nė njohuritė mbi gnosėn  dhe mbi mėsimet e thella islame, tė ndėrmarrin nje studim objektiv dhe tė paanshėm pėr ta hulumtuar pėrshtatshmėrinė e gnosės me mėsimet fetare islame.

Ligji (Sheriati),Rruga (Tarikati) dhe e Vėrteta (Hakikati)

Njė nga pikat e rėndėsishme tė diskutimit mes gnostikėve dhe jo-gnostikėve, posaēėrisht juristėve, ėshtė mėsimi i veēante i gnosės mbi Ligjin (Sheriatin), Rrugėn (Tarikatin) dhe tė Vėrtetėn (Hakikatin). Tė dyja palėt pajtohen nė thėnien se Ligji islam (Sheriati), si organi i tė  drejtės islamike, ėshtė i bazuar nė njė sėrė realitetesh dhe qėllimesh tė dobishme. Juristėt pėrgjithesisht e interpretjnė kėtė me gjėrat,qė e shpiejne qenien njerėzore drejt mirėqenies dhe theksojnė se ky ėshtė niveli mė i lartė i mundshėm i perfitimit material dhe shpirtėror nga Zoti pėr njeriun.

Gnostikėt nė anėn tjeter besojnė se tė gjitha rrugėt mbarojnė tek Zoti dhe se tė gjithė qėllimet dhe realitetet janė vetėm mėnyra, shkaqe dhe ndėrmjetės qė e shtyjnė qenien njerėzore drejt Zotit. Juristėt thonė se nė thelb tė Ligjit islam (Sheriatit) flenė njė sėrė qėllimesh dhe se kėto qėllime, e ndėrtojnė kauzėn dhe shpirtin e Sheriatit. Sipas tyre, e vetmja mėnyrė e plotėsimit tė kėtyre objektivave ėshtė sjellja nė pėrshtatshmėri me Ligjin. Por gnostikėt besojnė se realitetet dhe qėllimet qė fshihen nė thelbin e Ligjit, janė vetėm njė pjesė e ndalesave tė rrugės qė njeriu e kalon gjatė afrimit tė tij drejt Zotit dhe tė Vėrtetės Absolute.

Gnostikėt besojnė se aspekti ezoterik i Ligjit (Sheriatit) ėshtė "Rruga" (Tarikati), nė fund tė tė cilės gjendet "e Vėrteta" (al-Hakikah), qė ėshtė Njėshmėria (nė kuptimin qe u pėrmend mė herėt), e cila arrihet pasi gnostiku ta ketė tejkaluar veten dhe egon e tij. Sipas kėsaj, gnostikėt besojnė se ekziston Ligji (Sheriati), Rruga (Tarikati), dhe e Vėrteta (Hakikati) dhe se Ligji ėshtė "lėvozhga" qė e mbėshtjell Rrugėn dhe njė mjet drejt saj. Nė tė njejtėn mėnyrė edhe Rruga ėshtė "lėvozhga" qė e mbėshjell tė Vėrtetėn dhe rruga qė shpie nė tė.

Ne kemi shpjeguar tashmė nė ligjėratėn mbi Kelamin (Teozofinė)1 se si juristėt e shohin Islamin. Ata besojnė se mėsimet islame mund tė ndahen nė tri degė. E para ėshtė kelami, qė meret me doktrinat kryesore tė besimit (usul al-`aka`id). Nė gjėra qė lidhen me doktrinėn, ėshtė e nevojshme qė tė zhvillohet njė besim i palėkundur nėpėrmjet arsyes.

Dega e dytė ėshtė etika (ahlak). Etika i pėrcakton detyrat e njeriut nė ēėshtje qė kanė tė bėjnė me veset dhe virtytet etike.

Dega e tretė, jurispudenca (fikhu) merret me ligjet (ahkam) qė kanė tė bėjnė me veprat dhe me sjelljet tona tė jashtme.

Kėto tri degė tė mėsimeve islamike janė tė ndara nga njėra tjetra. Dega e kelamit ėshtė e lidhur me tė menduarit dhe arsyen; dega e etikės ėshtė e lidhur me vetveten, vetitė dhe veēoritė e saj dhe dega e jurispudencės ėshtė e lidhur me organet dhe pjesėt e trupit.

Sidoqoftė, nė ēėshtjen e doktrinės, gnostikėt nuk e shohin tė mjaftueshėm vetėm besimin racional mendor. Ata konsiderojnė se ēfarėdo qė besohet duhet edhe tė arrihet. Njė njeri duhet tė pėrpiqet pėr t`i eliminuar pengesat mes tij dhe kėtyre realiteteve.

Ngjashėm me kėtė, ata nuk e konsiderojnė etikėn si adekuate per faktin se ėshtė statike dhe e kufizuar. Nė vend tė etikės filozofike, ata sugjerojnė njė metodologji shpirtėrore, me pėrmbajtjen e saj tė veēantė.

Pėrfundimisht, ndaj degės sė tretė ata nuk kanė kritika dhe vetėm nė disa raste tė veēanta shprehin disa opinione qė ndoshta mund tė meren si kundėrthėnėse me ligjet e jurispudencės.

Kėto tri degė emėrtohen nga gnostikėt si:  Ligji (Sheriat), Rruga (Tarikat) dhe e Vėrteta (Hakikat). Sidoqoftė, ata besojnė se nė po tė njėjtėn mėnyre qė qeniet njerėzore nuk mund tė ndahen nė trup,vetvete dhe arsye, ashtu edhe Ligji (Sheriati), Rruga (Tarikati) dhe e Vėrteta (Hakikati) janė tė pandashme. Njėra ėshtė „lėvozhga" e jashtme, e dyta bėrthama e brendshme dhe e treta, bėrthama e bėrthames se mėparshme. Sidoqoftė kėtu ekziston njė dallim nė atė se gnostikėt konsiderojnė se etapat e ekzistencės njerėzore janė mė shumė se tre. Ata besojnė nė ekzistencėn e njė etape qė i tejkalon kufijtė e arsyes.
avatar
Odin

578


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hyrje nė Gnosė

Mesazh  Odin prej 03.07.13 0:28

Origjina e gnosės islame

Nė mėnyrė qė tė kuptojmė njė shkencė ose njė degė tė saj, ėshtė me rėndėsi thelbėsorė qė tė studiohet historia dhe zhvillimi historik qė lidhet me tė.

Duhet gjithashtu tė njihen edhe personalitetet te cilėt e kanė nisur ose trashėguar atė bashkė me librat pėrkatės burimorė. Nė kėtė ligjėratė dhe nė atė qė vijon, do t`u pėrkushtohemi kėtyre ēėshtjeve.

Ēėshtja e parė qė ngritet ėshtė origjina e gnosės dhe pyetja nė buron gnosa islamike nga tradita e fesė islame, siē ėshtė rasti me jurispudencėn, metodat e jurispudencės, komentimin e Kur`anit dhe shkencėn e haditheve (thėnieve profetike). Parashtrohet pyetja nė ėshtė edhe gnosa nga ato disciplina qė rrodhėn nga muslimanėt, tė cilėt duke e marrė nga Islami inspirimin origjinal, burimin dhe materialin e nevojshėm, i zhvilluan ato duke i zbuluar zakonet dhe principet e tyre? Ose mos vallė ėshtė nga shkencat, tė cilat depėrtuan nė botėn islame nga jashtė, siē janė mjekėsia dhe matematika, tė cilat mė vonė u zhvilluan nga muslimanėt nė njė hapėsire tė civilizimit dhe kulturės Islame? Ose ndoshta ekziston edhe njė mundėsi e tretė...

Vetė gnostikėt e mbėshtesin alternativėen e parė nga te trijat dhe ne asnjė mėnyrė nuk janė tė gatshėm tė pranojnė ndonjė tjetėr.

Disa orientalistė, sidoqoftė kanė insistuar (dhe akoma insistojnė) nė alternativėn e dytė se gnosa dhe idetė e saj tė larta dhe sublime e kanė prejardhjen nga jashtė botės islame. Ndonjėherė ata e mbėshtesin origjinėn krishtere tė gnosės dhe thonė se misticizmi nė Islam ėshtė si rezultat i kontakteve tė hershme tė muslimanėve me murgjėrit e krishterė. Nė raste tė tjera, thonė se gnosa ėshtė si rezultat i reagimit pers kundėr Islamit dhe arabėve. Kurse ndonjėherė ata tė tėrė gnosėn e shfaqin si njė produkt tė Neo-Platonizmit ( i cili nė vete pėrbėhet nga idetė e Platonit, Aristotelit dhe Pitagorės) tė ndikuar nga gnosticizmi aleksandrian dhe pikėpamjet e besimeve ēifute dhe tė krishtera.

Ndonjėherė ata e hedhin idenė e njė origjine nga Budizmi. Nė mėnyrė tė ngjajshme kundėrshtarėt e gnosės nė botėn islame, tentojnė ta shfaqin tėrėsinė e gnosės dhe sufizmit si tė huaj pėr Islamin, dhe pėr kėtė qėllim qėndrojnė nė pikėpamjet e tyre se gnosa ėshtė njė fenomen joislamik.

Njė vėshtrim i tretė pranon se gnosa, qoftė praktike ose teorike, e ka materialin dhe frymėzimin e saj primar nga vetė Islami. Duke e marrė kėtė material, gnosa ėshtė munduar t`i japė njė strukturė tė caktuar duke zbuluar disa rregulla dhe principe. Gjatė kėtij procesi gnosa ka qenė nėn ndikimin e disa rrymave tė jashtme, veēanėrisht tė ideve skolastike dhe filozofisė, kryesisht tė shkollės iluministe. Ka njė numėr pyetjesh qė dalin nė pah nė kėtė kontekst. E para: deri nė ēfarė niveli ishin tė sukseshėm gnostikėt nė zhvillimin e rregullave dhe principeve tė sakta pėr ta strukturuar materialin e tyre? A ishin tė suksesshėm nė zbatimin e kėsaj aq sa juristėt? Deri nė ēfarė mase janė ndjerė tė detyruar gnostikėt, qė tė mos devijojnė nga principet aktuale tė Islamit? Nė ēfarė mase ka qenė e ndikuar gnosa nga traditat e jashtme? A i ka asimiluar kėto ide duke i formuar nė korniza te veēanta dhe a i ka pėrdorur tė njejtat nė zhvillimin e saj? Ose mos vallė pėrkundrazi, kėto rryma e kanė tėrhequr gnosėn drejt vetes?

Secila nga kėto pyetje kėrkon studim tė veēantė dhe hulumtim tė kujdesshėm. Por ajo qė ėshtė e sigurt ėshtė se gnosa islame, e ka frymėzimin tek vetė Islami dhe askund tjetėr. Tani, ta konsiderojmė kėtė pikė!

Ata qė e pranojnė mendimin e parė dhe deri diku, edhe ata tė cilėt e mbajnė qėndrimin e dytė, e shohin Islamin si njė fe tė thjeshtė, tė popullarizuar dhe jo tė sofistifikuar, tė lirė nga tė gjitha llojet e mistereve dhe vėshtirėsive dhe pa ndonjė thellėsi tė vėshtira e tė pakuptueshme.

Pėr ta, sistemi doktrinal i Islamit mbėshtetet nė Njėshmėri (monoteizėm), qė do tė thotė se njėsoj siē e ka shtėpia ndėrtuesin e saj tė ndarė nga vetja, edhe bota ka njė Krijues tė pėrsosur, qė ėshtė i ndarė prej botės. Sipas kėsaj, thelbi i marrėdhėnies sė njerėzimit ndaj kėnaqėsive tė kėsaj bote, ėshtė maturia dhe abstenimi (zuhd). Nė definimin e tyre, abstenim do tė thotė shmangie nga kėnaqesitė kaluese tė kėsaj bote me qėllim tė arritjes sė kėnaqėsive nė jetėn e pėrtejme.Veē kėsaj ka njė sėrė ritualesh tė thjeshta dhe praktike dhe ligje,me tė cilat meret jurispudenca (fikhu).

Prandaj nė pikėpamjen e kėtij grupi ajo qė gnostikėt e quajnė Njėshmėri ėshtė njė ide e cila shkon pėrtej monoteizmit tė thjeshtė islam. Pėr gnostikėt, kėndvėshtrimi mbi Njėshmėrinė ėshtė ekzistencializmi monist qė beson se asgjė nuk ekziston pėrveē Zotit, emrave, cilėsive dhe manifestimeve tė Tij .

Koncepti i gnostikėve mbi rrugėn shpirtėrore (sajr ua suluk), sipas tyre, gjithashtu shkon pėrtej abstenimit tė urdhėruar nė Islam, sepse rruga shpirterore e gnosės, pėrfshin njė numėr idesh dhe konceptesh siē janė dashuria ndaj Zotit, zhdukja nė Zot dhe epifania, tė cilat s`mund tė gjenden nė mėsimet islamike.

Ngjashėm me kėtė, edhe koncepti i gnostikut mbi Rrugėn (Tarikatin) shkon pėrtej Ligjit (Sheriatit) islam, sepse praktika e Rrugės (Tarikatit) pėrfshin ēėshtje tė panjohura pėr jurispudencėn.

Pėr mė tepėr, nė pikėpamjen e kėtij grupi, besimtarėt nga mesi i shokėve tė Profetit tė Shenjtė pėr tė cilėt gnostikėt thonė se janė paraardhėsit e tyre, nuk janė diē mė shumė se njerėz tė thjeshtė besimtarė. Shpirtėrat e tyre nuk dinin asgjė pėr rrugėn shpirtėrore tė gnosės dhe pėr Njėshmėrinė e saj. Ata ishin thjesht njerėz tė dedikuar ndaj botės tjetėr, tė cilėt abstenuan nga kėnaqėsitė e kėsaj bote dhe e kthyen vėmendjen e tyre drejt Amshimit. Shpirtėrat e tyre ishin tė dominuar nga ndjenja tė pėrziera frike dhe shprese, frikė nga dėnimi nė Ferr dhe shpresė pėr shpėrblimet nė Parajsė. Asgjė mė tepėr se kaq.

Nė tė vėrtetė, kjo pikėpamje nuk mund tė vėrtetohet nė asnjė mėnyrė. Burimet kryesore tė Islamit janė shumė mė tė pasura nga ē`supozon ky grup nga injoranca e tyre ose me qėllim. Asnjė nga konceptet islame tė Njėshmėrisė nuk ėshtė i thjeshtė dhe i zbrazėt siē supozojnė ata, Islami nuk e kufizon spiritualitetin e njeriut nė njė besim tė thatė, shokėt besimtarė tė Profetit nuk ishin asketė tė thjeshtė dhe kodi islam i sjelljes nuk ėshtė i kufizuar nė lėvizjet trupore.

Nė kėtė ligjėratė do tė jepet nje dėshmi e shkurtėr e cila do tė mjaftojė pėr tė treguar se mėsimet fundamentale tė Islamit janė tė afta tė kenė frymėzuar njė varg tė ideve tė thella shpirtėrore, si nė fushėn praktike tė gnosės ashtu edhe nė atė teorike. Sidoqoftė, pyetja se nė ē`masė mistikėt islamė kanė pėrdorur dhe pėrfituar nga mėsimet fundamentale tė Islamit dhe nė ē`masė ata kanė mundur tė devijojnė, ėshtė njė gjė qė s`mund tė shtjellohet ne ligjerata kaq tė shkurtra.

Nė ēėshtjen e Njėshmėrisė, Kur`ani i Shenjtė asnjėherė nuk e krahason Zotin dhe krijimin me njė ndėrtues dhe njė shtėpi. Kur`ani e identifikon Zotin si Krijues tė botės, duke cekur nė tė njejtėn kohė se Esenca e Tij e Shenjtė ėshtė gjithkund dhe me gjithēka.

Ngado qė tė kthehesh, aty ėshtė Fytyra e Zotit... Bakara (Lopa) 2:115:

...Dhe Ne jemi mė afėr atij sesa vena e qafės. Kaf 50:16

Ai ėshtė i pari dhe i fundit, i jashtmi dhe i brendshmi. Hadid (Hekuri) 57:3

Ky lloj i vargjeve paraqet dukshėm njė thirrje drejt mendjes pėr njė konceptim tė Njėshmėrisė, i cili e tejkalon monoteizmin e zakonshėm. Njė thėnie profetike nga pėrmbledhja al-Kafi thotė se Zoti i shpalli vargjet hyrėse te kapitullit al-Hadid (Hekuri) dhe kapitullit al-`Ihlas (Pastėrtia) sepse Ai e dinte se nė tė ardhmen gjeneratat do tė prodhonin njerėz qė do tė mendonin thellėsisht pėr Njėshmėrinė e Zotit.

Sa pėr rrugėn shpirtėrore tė gnosės, nė tė cilėn janė te fshehura njė sėrė fazash tė cilat shpiejnė tek afėrsia kulmore me Zotin, mjafton tė pėrmenden vargjet kur`anore tė cilat pėrmendin terme si lika`Allah (njoftim me Zotin), ose ato tė cilat ndėrlidhen me shpalljen (vahj), frymėzimin (lham) dhe ėngjėjt qė flasin me ata qė nuk janė profetė, si nė shembullin e Marisė. Kjo shihet nė veēanti nė vargjet qė nderlidhen me "Udhėtimin qiellor" tė Profetit.(Miraxhin; shih Kur`an 17:1).

Nė Kur`an pėrmendet "uni komandues" (al-nafs al-`ammarah; Kur`an 12:53), "uni vetakuzues" (al-nafs al-lauamah; Kur`an 75:2) dhe "uni i kėnaqur" (al-nafs al-mutma`innah; Kur`an 89:27). Pėrmendet "dituria e kėrkuar"(al-ilm al-ifadi) dhe dituria e frymėzuar (al-ilm al-ladunni;Kur`an 18:65) dhe format e udhėheqjes shpirtėrore qė rezultojnė nga mundimi shpirtėror:

Dhe ata qė mundohen pėr Ne, pa dyshim do t`i udhėheqim nė rrugėt Tona. Ankebut (Merimanga) 29:69

Nė Kur`an pėrmendet pastrimi i unit dhe konsiderohet si njė nga gjėrat qė shpiejnė drejt shpėtimit dhe ēlirimit:

Betohem mbi unin

me tė vėrtetė ai qė e pastron atė

ka arritur, ndėrsa ai qė e korrupton

pa dyshim ka pėsuar.. Shems (Dielli) 91:7-10

Aty poashtu pėrmendet edhe dashuria ndaj Zotit si njė pasion mbi tė gjitha dashuritė njerėzore.

Kur`ani gjithashtu flet pėr tė gjitha pjesėt e krijimit dhe pėr faktin se ata e madhėrojnė dhe e falėnderojnė vazhdimisht Zotin e tyre (17:44). E gjithė kjo ėshtė e shprehur nė njė mėnyrė qė lė tė kuptohet se nėse dikush e pėrsos tė kuptuarit e tij, do tė jetė nė gjendje ta perceptojė madhėrimin dhe falėnderimin e tyre pėr Zotin. Pėr mė tepėr, Kur`ani e shtron ēėshtjen e "Frymės Hyjnore" nė relacion me natyrėn dhe themelimin e njeriut (32:9).

Kėto dhe shumė tė tjera, janė tė mjaftueshme pėr tė inspiruar nje spiritualitet gjithėpėrfshirės nė lidhje me Zotin.

Siē u pėrmend me parė, ne nuk do tė flasim mbi atė se si gnostikėt muslimanė kanė pėrfituar nga kėto burime dhe nė ka qenė shfytėzimi i tyre i drejtė ose jo.

Ne do tė analizojmė nė ka ekzistuar njė burim aq i madh nė Islam sa tė mund tė ofrojė frymėzim efektiv pėr gnosėn nė botėn Islame. Edhe po tė supozohet se ata qė quhen gnostikė nuk ditėn t`i shfrytėzonin kėto burime si duhet, tė tjerė tė cilėt nuk klasifikohen si tė tillė patėn dobi prej tyre.

Pėrveē Kur`anit, Tradita profetike, fjalimet, lutjet(du`a`), dialogjet polemike (ihtijajat) dhe biografitė e figurave tė mėdha tė Islamit, tė gjitha tregojnė se rryma e jetės shpirtėrore nė ditėt e para tė Islamit nuk ishte thjesht njė lloj i pajetė asketizmi, me lutje te bėra nė shpresė pėr shpėrblimet e Parajsės. Konceptet dhe termet (gnostike) gjenden nė traditat, fjalimet, lutjet dhe dialogjet polemike tė cilat janė tė njė niveli tė lartė tė cilėsisė.

Ngjashėm me kėtė, edhe biografitė e personaliteteve udhėheqėse tė ditėve tė hershme tė Islamit shfaqin shumė instanca tė ekstazės shpirtėrore, vizione, ndodhi, vėshtrime nė brendėsi dhe njė dashuri tė flaktė shpirtėrore. Tani do tė pėrmendim njė shembull te kėsaj.

Nė pėrmbledhjen Al-Kafi thuhet se njė mėngjes pas namazit tė sabahut (agimit), njė djalosh (Harithah ibn Malik ibn Nu`man al-`Ansari) i ra nė sy Profetit. I kėrrusur dhe i zbehur, me sy tė fundosur, ai tė jepte pėrshtypjen e tė qenit i pavetėdijshėm pėr gjendjen e tij dhe nė pamundėsi pėr ta mbajtur baraspeshėn. "Si je?", e pyeti Profeti."Kam arritur njė besim tė sigurtė", u pėrgjigj djaloshi."Cila ėshtė shenja e sigurisė tėnde?" pyeti Profeti.

Djaloshi u pėrgjigj se siguria tij e kishte zhytur nė hidhėrim. E kishte mbajtur zgjuar natėn(nė lutje) dhe tė etur gjatė ditės(nė agjėrim) dhe e kishte ndarė atė plotėsisht nga bota dhe gjėrat e saj aq shumė, sa i dukej se e shihte Fronin e Amshueshėm tė ngritur (nė Ditėn e Gjykimit) pėr t`i gjykuar punėt e njerėzve dhe se ai sė bashku me tė gjithė njerėzimin ishte ngritur nga tė vdekurit. Ai tha se i dukej se nė atė moment i shihte njerėzit e Parajsės duke i shijuar dhuratat e saj, dhe njerėzit nė ferr duke vuajtur dhe mund t`i dėgjonte klithmat e tyre nga flakėt.

Profeti i Shenjtė (pqmt) u kthye nga shokėt e tij dhe u tha: "Ky ėshtė njė njeri zemra e tė cilit ėshtė e ndriēuar me dritėn e besimit nė Zot". Pastaj i tha tė riut: "Ruaje kėtė gjendje nė tė ciėn je tani dhe mos lejo tė tė merret." "Lutuni pėr mua," i tha i riu, "..qė Zoti tė mė bėjė martir."

Jo gjatė pas kėtij takimi, u bė njė betejė dhe tė riut, i cili morri pjesė nė tė, iu plotėsua dėshira dhe ra dėshmor.

Jeta, mėnyra e tė jetuarit dhe lutjet e Profetit tė Shenjtė janė tė pasura me entuziazėn shpirtėror dhe ekstazė dhe tė mbushura me shenja tė gnosės. Gnostikėt shpesh mbėshteten nė lutjet e Profetit si referencė dhe vėrtetim tė pikėpamjeve tė tyre.

Ngjajshėm me kėtė, fjalėt e Udhėheqėsit tė besimtarėve, Aliut, nga i cili pothuajse tė gjithė gnostikėt dhe sufitė e kanė origjinėn e grupeve tė tyre, janė gjithashtu tė frymėzuara shpirtėrisht. Do tė doja t`ua tėrhiqja vėmendjen drejt dy paragrafeve nga pėrmbledhja "Rruga e oratorisė" (Nexhul el-belaga).Nė fjalimin no.222 Aliu thotė:

Pa dyshim, Zoti i Madhėruar e ka bėrė tė kujtuarit e Tij njė pastrim pėr zemrat. Njė pastrim, qė i bėn ata tė dėgjojnė pas shurdhėrimit, tė shohin pas vėrbėrisė dhe tė binden pas mosbindjes. Nė ēdo kohė qė s`ka patur profet, ka patur njerėz, tė cilėve Zoti u ka folur me pėrshpėrima nėpėrmjet vetėdijes dhe intelektit tė tyre.

Nė fjalimin e 220-tė tė po atij libri, duke folur pėr njeriun e Zotit, ai thotė:

Ai e ringjall intelektin dhe e mbyt unin e tij derisa trupi t`i kėrruset dhe ashpėrsia t`i kthehet nė butėsi. Pasta njė dritė e fortė shkėlqen pėr t`ia ndriēuar rrugėn, ia hap dyert dhe e udhėheq drejt portės sė sigurisė dhe vendbanimit (tė pėrjetshėm). Kėmbėt qė ia mbajnė trupin, shkelin tė rehatshme dhe tė sigurta falė asaj qė ia kaplon zemrėn dhe falė fitimit tė kėnaqėsisė sė Perėndisė.

Lutjet islame dhe veēanėrisht ato tė shiitėve janė tė mbushura me mėsime shpirtėrore. Lutja e Kumejlit, Lutja e Abu Hamzasė, lutjet nga pėrmbledhja "Sahifat al-Kamilah dhe lutjet e pėrmbledhura nėn emrin "Sha`banije", tė gjitha pėrmbajnė ide sublime shpirtėrore.

Me ekzistencėn e te gjitha kėtyre burimeve nė Islam, a kemi nevojė vallė, t`i kėrkojmė diku tjetėr rrėnjėt e gnosės islame?

Kjo na kujton rastin e Abu Dharr al-Ghifariut dhe protestės qė bėri kundėr tiranėve tė kohės tij. Na kujton kritikėn e tij tė zėshme ndaj praktikave tė tyre. Abu Dharri ishte shumė kritik ndaj favorizmit tė disave, pardejtėsisė, korrupsionit dhe tiranisė sė erės post-profetike nė tė cilėn ai jetoi. Kjo e bėri atė ta pėrjetojė torturėn dhe ekzilin, ku i vetmuar dhe i pėrjashtuar, u nda nga kjo botė.

Njė numėr orientalistėsh e kanė parashtruar pyetjen se ēfarė ishte ajo qė e motivoi Abu Dharrin tė veprojė ashtu. Ata janė nė kėrkim tė diēkaje qė vjen nga jashtė botės islame pėr ta shpjeguar kėtė fenomen.

Por Xhorxh Xhurdak, njė i krishterė libanez, jep pėrgjigje pėr kėta orientalistė nė librin e tij "Imam Aliu, zėri i drejtėsisė njerėzore" (al-`Imam `Ali,saut el-`edeleh al-`insanijjeh). Kėtu ai thotė se ėshtė i habitur me ata tė cilėt mundohen ta lidhin mentalitetin e Abu Dharrit me njė burim jashtė Islamit. Ai thotė se shembulli i tyre ėshtė sikur ata qė shohin dikė duke qėndruar afėr njė deti apo lumi me njė enė me ujė nė dorė dhe qė fillojnė tė mendojnė se nė cilin pus vallė ėshtė mbushur ena. Duke e injoruar tėrėsisht ekzistencėn e detit ose lumit nė afėrsi, ata e kėrkojnė pusin pėr ta shpjeguar enėn e tij tė mbushur me ujė.

Ēfarė burimi tjetėr pėrpos Islamit mund ta ketė inspiruar Abu Dharrin? Cili burim tjetėr mund tė ketė fuqinė e Islamit pėr tė inspiruar njerėzit si Abu Dharri qė tė ngrihen kundėr tiranėve tė kėsaj bote si Mu`avije ibn Ebu Sufjani?

Tani shohim njė model tė ngjashėm me gnosėn. Orientalistėt janė nė kėrkim tė njė burimi jo-islamik tė inspirimit tė gnosės, ndėrkohė qė i mbyllin sytė pėrpara oqeanit tė madh qė ofron Islami.

A mund tė pritet nga ne qė tė kalojmė pa i parė tėrė kėto burime si Kur`ani i Shenjtė, Tradita profetike, fjalimet, dialogjet polemike, lutjet dhe biografitė, thjesht pėr ta pėrkrahur pikėpamjen e njė grupi orientalistėsh dhe tė perkrahėsve tė tyre lindorė?

Mė herėt, orientalistėt dhanė mundime tė mėdha pėr ta projektuar idenė e origjinės jo-islamike tė gnosės, duke i lėnė mėnjanė mėsimet origjinale tė Islamit. Sidoqoftė, kohėve tė fundit, disa individė si anglezi R.A. Nicholson dhe francezi Louis Massignon, pasi bėnė studime tė mėdha mbi gnosėn islame, duke qenė te njohur me Islamin nė pėrgjithėsi, kanė pranuar se burimet kryesore tė gnosės janė Kur`ani dhe Tradita e Profetit.

Do ta mbyllim kėtė ligjėratė duka pėrcjellur disa paragrafe nga Nicholson nė librin e tij "Trashėgimia islame"

Edhepse Muhamedi nuk la asnjė sistem tė teologjisė dogmatike ose mistike, Kur`ani pėrmban materiale tė papėrpunuara nga tė dyjat. Duke qenė produkt i ndjenjave me shumė sesa refleksionit, formulimet e Profetit pėr Zotin janė formalisht jokonsistente dhe ndėrsa skolastikėt muslimanė e kanė pranuar nė doktrinėn e tyre aspektin e transcendencės, sufitė, duke e ndjekur kėtė shembull, e kanė kombinuar aspektin e transcendencės me atė tė imanencės, e cila ndonse mė pak e pėrmendur nė Kurani,pėrdoret mė sė shumti nga ata.2

`Zoti ėshtė Drita e qijejve dhe e tokės Nur (Drita) 24:35;

`Ai ėshte i pari dhe i fundit,i jashtmi dhe i brendshmi. Hadid (Hekuri) 57:3

`S`ka Zot tjetėr pėrpos tij dhe gjithēka ėshtė e kalueshme pėrveē Fytyrės sė TIj` Kasas (Tregimet) 27:88

`Pa dyshim, Ne e kemi krijuar njeriun dhe Ne dimė ē`i urdhėron shpirti, sepse jemi mė afėr tij sesa arteria e qafės Kaf 50:16

..`ngado qė tė kthehesh, aty ėshtė Fytyra e Zotit Bekare (Lopa) 2:114

Ai tė cilit Zoti s`i fal dritė,s`do ta ketė dritėn kurrė Nur (Drita) 24:40

Nuk ka dyshim se pikėrisht kjo ėshtė zanafilla e gnosės islame. Pėr gnostikėt e hershėm Kur`ani nuk ėshtė vetėm fjala e Zotit, por edhe mėnyra primare e afrimit drejt Tij, qoftė kjo nėpėrmjet lutjes sė zjarrtė, nėpermjet meditimit tė thellė mbi tekstin si tėrėsi ose nėpėrmjet meditimit mbi paragrafet misterioze.

Sa i pėrket "udhėtimit tė natės" dhe ngritjes sė Profetit nė qiej, gnostikėt u pėrpoqėn ta kopjonin eksperiencėn e njejtėt nė veten e tyre. 3

Doktrina e unionit mistik nėpėrmjet mėshirės hyjnore, shkon pėrtej gjithēkaje nė Kur`an, por ėshtė e shpallur qartė nė thėniet e Traditės sė Profetit.

P.sh Zoti ka thėnė: `` Shėrbėtori im afrohet drejt meje pėrmes punėve tė mira dhe Unė e dua atė. Dhe kur e dua, Unė bėhem veshi i tij , qė tė dėgjojė pėrmes meje, gjuha e tij, qė tė flasė nėpėrmjet meje dhe dora e tij, qė nėpėrmjet meje tė marrė``4

Sikurse e thamė disa herė mė herėt, ne nuk jemi tė preokupuar me pyetjen nėse gnostikėt arritėn ta shfrytėzonin si duhet inspirimin e mundėsuar nga Islami. Qėllimi ynė, ėshtė tė kuptojmė nė ishte frymėzimi i tyre nga jashtė islamit ose nga vetė ai.
avatar
Odin

578


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hyrje nė Gnosė

Mesazh  Odin prej 03.07.13 0:29

Njė histori e shkurtėr:

Ligjėrata e mėparshme merrej me pėrcaktimin e origjinės kryesore tė gnosės islame, domethėnė tė pyetjes nė ekziston nė mėsimet e Islamit dhe nė jetėn e Profetit tė shenjtė dhe tė Imamėve, njė shembull, i cili ka mundur tė inspirojė njė sėrė idesh tė thella dhe mistike nė nivelin teorik dhe qė nė nivelin praktik do tė mund tė nxiste entuziazėm shpirtėror dhe ngritje mistike. Pėrgjigja e kėsaj pyetjeje ėshtė pozitive. Tani do tė vazhdojmė me diskutimin e kėsaj teme.

Mėsimi i sinqertė i Islamit dhe jetėt e liderėve tė saj, aq tė pasura me natyrė dhe madhėshti shpirtėrore, qė mundėsuan njė inspirimin tė thellė shpirtėror nė botėn Islame, nuk janė tė kufizuara nė gnosė dhe nė sufizėm. Pėr fat tė keq, ėshtė pėrtej hapėsirės sė kėtyre ligjėratave, tė diskutohen pjesė tė tjera tė mėsimeve islame qė nuk e mbajnė kėtė emėr. Ne duhet ta vazhdojmė diskutimin tonė nė degėn qė quhet "Gnosa" ose sufizmi dhe natyrisht hapėsira e kufizuar e kėtyre ligjėratave nuk na lejon qė tė futemi nė hulumtime kritike. Kėtu do mundohemi tė japim njė shfaqje tė rrymave dhe gjėrave qė kanė ndodhur brenda kėsaj dege. Pėr kėtė qėllim, mė duket e arsyeshme tė fillojmė duke ofruar njė histori tė shkurtėr te gnosės ose sufizmit, qė nga fillimi i Islamit deri nė shekullin e dhjetė hixhri (shekulli i gjashtėmbėdhjetė pas Krishtit), para se tė fillojmė me analizėn e tėrthortė tė gnosės.

Ajo qė ėshtė e sigurt, ėshtė se nė periudhat e hershme tė Islamit, sė paku gjatė shekullit tė parė, nuk kanė ekzistuar grupe nė mesin e muslimanėve, tė njohur si gnostikė (urafa) ose sufi.

Emri sufi pėr herė tė parė u pėrdor nė shekullin e dytė pas Hixhrit.

Personi i parė qė u quajt sufi ishte Abu Hashim al-Kufiu. Ai jetoi nė shekullin e dytė pas Hixhrit dhe ishte i pari qė ndėrtoi nje tempull pėr lutje tė muslimanėve asketė ne Ramallah, Palestinė.5 Data e vdekjes e Abu Hashimit nuk ėshtė e njohur, por ai ishte mėsuesi i Sufjan al-Thauriut i cili vdiq nė vitin 161 (777 pas Krishtit)

Abu al-Kasim Kushajriu, njė gnostik dhe sufi eminent, thotė se emri sufi ishte shfaqur para vitit 200 (815). Nicholsoni gjithashtu thekson se emri u paraqit nė fund tė shekullit tė dytė hixhri. Nga njė traditė nė "kitab al-ma`ishah" (vėllimi i pestė) tė pėrmbledhjes "al-Kafi", duket se njė grup (i pėrbėrė nga Sufjan al-Thauriu dhe nga disa tė tjerė), i cili tashmė prezantohej me kėtė emėr, ekzistonte qė nė kohėn e Imam Sadikut (gjatė pjesės sė parė tė shekullit tė dytė hixhri).

Nėse Abu Hashim al-Kufiu ishte i pari qė thirrej sufi, atėherė meqenėse ishte mėsues i Sufjan al-Thaurit ,qė vdiq nė vitin 161 (777), atėherė do tė thotė se ky emėr pėr herė tė parė u pėrdor gjatė pjesės sė parė tė shekullit tė dytė hixhri dhe jo nė fund tė kėtij shekulli (siē e theksuan Nicholson dhe tė tjerė). Ėshtė vėshtirė tė dyshohet se emri i tyre sufiyyah ishte pėr ndonjė shkak tjetėr veē veshjes sė tyre prej leshi (sufi:lesh).

Pėr shkak tė asketizmit tė tyre, sufitė pėrmbahen nga veshja e mirė dhe nė vend tė asaj ata e ndjekin praktikėn e tė veshurit me rroba tė prodhuara nga leshi i trashė.

Sa i pėrket datės kur ky grup pėr herė tė parė u vetėquajt "Urafa" (gnostik) nuk ka informacione tė sakta. Gjithēka qė dihet ėshtė ajo qė ėshtė konfirmuar nga vėrejtjet e cituara nga Sari al-Sakati (d.243/867)6 ku thuhet se termi ishte i pranishėm nė shekullin e tretė pas Hixhrit. Sidoqoftė, nė librin "al-Luma" tė Abu Nasr al-Sarraxh al-Tusiut (qė ėshtė njė ndėr tekstet e besueshme tė gnosės dhe sufizmit) pėrcillet njė frazė e Sufjan al -Theuriut, qė tė jep pėrshtypjen se ky term u shfaq diku rreth shekullit tė dytė .7

Ajo qė dihet ėshtė se nuk kishte grupe tė njohura si sufi gjatė shekullit tė parė hixhri. Ky emėrtim u paraqit nė shekullin e dytė dhe me sa duket Sufitė nė atė kohė u ndanė pėr herė tė parė si njė grup i veēantė dhe jo nė shekullin e tretė siē besojnė disa.8

Sidoqoftė, ndonse nuk ekzistonte njė grup i veēantė ne shekullin e parė me emrin gnostikė (urafa), sufi ose ndonjė emėr tjetėr, kjo nuk do tė thotė se shokėt eminentė tė Profetit ishin mė pak besimtarė dhe asketikė dhe se tė gjithė ata jetonin jetė tė thjeshta me mungesė besimi nė thellėsinė e shpirtit. Ndoshta ėshtė e vėrtetė se disa nga shokėt besimtarė tė Profetit nuk dinin asgjė mė tepėr sesa lutje dhe adhurime tė thjeshta, por nje grup posedonte njė jetė tė fuqishme shpirtėrore. Nuk ishin tė gjithė tė njė niveli. Edhe Selmani dhe Abu Dherri nuk ishin tė njė niveli.Selmani kishte njė shkallė tė besimit qė Abu Dherri nuk mund ta bartte.

Nė shumė libra mund tė gjenden thėnie tė Profetit tė pėrcjellura deri nė ditėt e sotme si ajo ku thuhet:

Po ta dinte Abu Dharri atė qė ėshtė nė zemrėn e Selmanit, do ta vriste (duke e mbajtur pėr jobesimtar).9

Nė vijim, do t`i rradhisim gjeneratat e ndryshme tė gnostikėve dhe sufive nga shekulli i dytė deri nė shekullin e dhjetė pas Hixhrit. (shek. 8-16 pas Krishtit):

Gnostikėt e shekullit tė dytė (tė tetė pas Krishtit)

1.Hasan al-Basri

Historia e asaj qė emėrohet gnosė, njėsoj si teozofia (kalami), fillon me al-Hasan al-Basriun (d.110/728). Ai lindi nė vitin 22/642 dhe jetoi 88 vjet, duke i kaluar nėntė tė dhjetat e jetės sė tij nė shekullin e parė pas Hixhrit.

Kuptohet qė Hasan al-Basriu asnjėherė nuk u njoh si sufi, por ka tri arsye pėr ta numėruar nė listėn e gnostikėve.

Arsyeja e parė ėshtė libri i tij "Zbatimi i detyrimeve ndaj Zotit (Ri`ajeh li hukuk Allah)10, qė mund tė konsiderohet edhe si libri i parė mbi sufizmin. Njė dorėshkrim unik i kėtij libri gjendet nė Oksford. Nicholsoni mbi kėtė temė thotė:

Muslimani i parė qė bėri njė analizė eksperimentale tė jetės sė brendshme shpirtėrore ishte Harith al-Muhasibi i Basrės. "Rruga" (tarikati), siē ėshtė pėrshkruar nga shkrimtarėt e mėvonshėm, pėrbėhet nga virtytet e fituara (makamat) dhe gjendjet mistike (ahval). Faza e parė ėshtė pendimi ose konvertimi, pastaj vijnė njė sėrė gjėrash tė tjera si abstenimi, varfėria, durimi dhe besimi nė Zot, ku secili element ėshtė njė pėrgatitje pėr elementin tjetėr.11

Arsyeja e dytė, ėshtė se gnostikėt e ndjekin origjinėn e grupeve tė tyre, prapa deri tek Hasan al-Basriu dhe pastaj nga ai tek Imam Aliu. Tė tillė janė zinxhirėt e dijes tė shejhėve tė Abu Sa`id ibn Abi al-Khajrit.12. Ngjashėm me kėtė, ibn al-Nadimi, nė "Fihrist"-in e tij tė famshėm e ndjek zinxhirin e dijes sė Abu Muhammad Ja`far al-Khuldiut prapa deri tek Hasan al-Basriu, duke theksuar se Hasan al-Basriu kishte takuar shtatėdhjetė nga shokėt e Profetit tė cilėt kishin luftuar nė betejėn e Bedrit.

Arsyeja e tretė ėshtė se disa nga tregimet e lidhura me Hasan al-Basriun, tė japin ndjesinė se ai nė fakt ishte pjesė e njė grupi i cili mė vonė u bė i njohur si "sufi". Ne do t`i pėrcjellim disa nga kėto rrėfime mė vonė, po tė jetė e nevojshme.

2.Malik ibn Dinar:

Ai ishte nga ata qė e nxorrėn nė ekstrem asketizmin dhe abstenimin nga kėnaqėsitė. Shumė tregime janė rrėfyer pėr tė nė lidhje me kėtė ēėshtje. Ai vdiq nė vitin 130/747

3.Ibrahim ibn Adham:

Tregimi i famshėn pėr Ibrahim ibn Adhamin ngjan me atė tė Budės. Thuhet se ai ishte sundimtar i Balkh-ut, kur ndodhi diēka qė e shtyu tė pendohet dhe tė hyjė nė rradhėt e sufive.

Gnostikėt i mveshin njė rėndesi tė madhe kėtij njeriu dhe njė tregim shumė interesant pėrcillet pėr tė, nė veprėn "Mesnevi" tė Rumiut. Ai vdiq rreth vitit 161/777.

4.Rabi`e al-`Adauijjah:

Kjo grua ėshtė njė nga mrekullitė e kohės sė saj (vdiq nė 135/752 ose 185/801). Ajo u quajt Rabi`ah sepse ishte vajza e katėrt nė familjen e saj (rabi`ah:fem.lindja e katėrt). Nuk duhet pėrzier me Rabi`ah al-Shamijjah, e cila ishte gjithashtu mistike dhe bashkohėse e Xhamiut dhe jetoi ne shekullin e nėntė (pesėmbėdhjetė p.Krishtit). Thėnie tė rrjedhshme dhe vargje tė dhimbshme mistike janė tė shėnuara nga Rabi`ah al-`Adauijjah dhe ėshtė shumė e pėrmendur pėr gjendjet e saja tė mahnitshme shpirtėrore (halat).

5.Abu Hashim al-Sufi nga Kufa:

Data e vdekjes sė tij nuk dihet.Gjithė ē`mund tė themi pėr tė ėshtė se ai ishte mėsuesi i Sufjan al-Thauriut, i cili vdiq nė vitin 161/777. Siē duket ai ėshtė personi i parė qė u quajt sufi.Sufjani thotė pėr veten: "Po mos tė ishte Abu Hashimi unė nuk do t`i njihja detajet e sakta tė nėnēmimit tė pasurive tė kėsaj bote (riya`)."

6.Shakik al-Balkhi:

Ai ishte nxėnės i Ibrahim ibn Adhamit.Sipas autorit tė "Rajhanat al-`adab" dhe tė tjerėve tė pėrmendur nė "Kashf al-ghummah" tė Ali ibn Isa al-Erbiliut dhe Nur al-absari al-Sablanjiut, ai njėherė u takua me Imam Musa ibn Xhaferin dhe ka folur pastaj shpesh mbi nivelin e lartė dhe mbi mrekullitė e mėdha tė Imamit. Shakiku vdiq nė 194/810.

7.Ma`ruf al Karhi:

Ishte njė nga gnostikėt e famshėm. Thuhet se prindėrit i kishte tė krishterė dhe se u bė musliman nė duart e Imam Rizasė, duke mėsuar shumė gjėra prej tij. Vija "gjenealogjike" (zinxhiri i dijes) e shumė grupeve gnostike, duke u mbėshtetur nė thėniet e vetė atyre, kthehet prapa tek Ma`rufi, pėrmes tij tek Imam Rizau dhe pėrmes kėtij tė fundit, tek imamėt pararendės dhe tek vetė Profeti. Prandaj ky zinxhir ėshtė emėruar `Zinxhiri i Artė`(silsilat al-dhahab). Kėtė e thonė kryesisht ata qė njihen si Dhahabijjun.

8.Fudajl ibn `Ijad:

Me prejardhje nga Mervi, ai ishte iranian me origjinė arabe. Pėr tė thuhet se nė fillim ishte rrugaē dhe se njė natė, tek pėrgatitej pėr tė kryer njė vjedhje, e dėgjoi zėrin e viktimės sė tij tė rradhės duke e recituar Kur`anin. Kjo pati njė efekt aq tė madh mbi tė, saqė u pendua sakaq dhe e ndryshoi karakterin e tij. Libri "Misbah al-Shariah" i atribuohet atij dhe thuhet se pėrbėhet nga njė sėrė mėsimesh tė marra nga Imam Xhafer Sadiku. Ky libėr konsiderohet i besueshėm nga ana e njė dijetari tė shekullit tė kaluar, Haxh Mirza Husejn Nuriut, nė epilogun e veprės sė tij "Mustadrak al-vasa`il". Fudajli vdiq nė vitin 187/803.
avatar
Odin

578


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hyrje nė Gnosė

Mesazh  Odin prej 03.07.13 0:31

Gnostikėt e shekullit tė tretė (tė tetė pas Krishtit)

1. Abu Jazid al - Bistami (Bajazid)

Bajazidi, qė ishte njėri ndėr mistikėt mė tė mėdhenj, ėshtė i pari qė foli haptaz pėr "asgjėsimin e vetes nė Qenien e Zotit" (fana fi `Allah) dhe "ekzistencėn nga Zoti" (baka` bi` Allah ).

Ai ka thėnė: ``Unė dola jashtė Bajazidit si gjarpėri nga lėkura e tij.``

Thirrjet e tij nė gjendje ekstaze (shathiyyat) i shtynė tė tjerėt ta quanin heretik. Sidoqoftė gnostikėt, e konsiderojnė atė si njė njeri qė arriti nė "dehjen mistike" (surk) qė do tė thotė se ato fjalė, i shqiptoi kur ishte pėrtej vetes.

Abu Jazidi vdiq nė vitin 261/874 ose 264/877, Disa thonė se ai ka punuar si bartės i ujit nė shtėpinė e Imam Xhafer Sadikut. Sidoqoftė kjo deklaratė nuk mbėshtetet nė tė dhėna historike, sepse Abu Jazidi nuk ishte bashkėkohės i Imamit.

2. Bishr ibn al-Harith al-Hafi :

Ėstė njėri nga sufitė e njohur, tė cilėt bėnė njė jetė tė prishur dhe pastaj u penduan.

Nė librin e tij "Minhaxh al-karamah" , Allame Hilliu ka pėrcjellur njė rast ku pėrshkruhet pendimi i Bishrit nė duart e Imam Musa ibn Xhaferit. Pėr shkak se gjatė atij rasti tė famshėm, Bishri ishte kėmbėzbathur nė rrugė, u bė i njohur si al-Hafi (Kėmbėzbathuri). Sidoqoftė ekzistojnė edhe teori tė tjera pėr arsyen pse u quajt al-Hafi.

Bishr al-Hafiu ( lindur afėr Mervit rreth vitit 150/767) vdiq nė vitin 226/840 ose 227/841 nė Bagdad.

3. Sari al - Sakati :

Ishte njėri nga miqtė dhe shoqėruesit e Bishr al-Hafiut. Sari al- Sakati ishte nga ata tė cilėt ndjenin dashuri tė thellė pėr krijesat e Zotit dhe qė pėrherė i preferuan tė tjerėt mbi veten.

Nė librin e tij "Vafajat al- `a`jan" Ibn Khalikani shkruan se Sariu njėherė ka thėnė:

``U bėnė tridhjetė vite qė po kėrkoj mėshirė pėr fjalinė "I lavdėruar qoftė Zoti" , qė doli nga buzėt e mia`` Kur iu kėrkua ta shpjegojė kėtė ai vazhdoi: `` Njė natė pazari u dogj dhe unė u largova nga shtėpia pėr tė parė nė flakėt e kishin kapluar dhe dyqanin tim. Kur dėgjova qė dyqani im ishte i sigurt, thashė: `Lavdi i qoftė Zotit`. Menjėherė e kuptova se tani qė e dija se dyqani im s`ishte i prekur, duhet tė mendoja pėr tė tjerėt."

Sa`diu i referohet tė njejtit tregim (me njė dallim tė vogėl) dhe e pėrcjell nė kėtė mėnyrė:

Njė natė oxhaku i dikujt mbeti nė flakė dhe dėgjova se gjysma e Bagdadit ishte djegur.Dikush tha : "qoftė i falėnderuar Zoti, se nė gjithė kėtė hi e tym dyqani im s`ėshtė dėmtuar." Njė njeri qė e kishte shėtitur botėn ia ktheu: "O njeri vetjak, a ėshtė brenga jote vetėm pėr vete dhe pėr askėnd tjetėr? A do tė ishe i kėnaqur kur ta shihje njė qytet tė tėrė nė zjarr duke e ditur se prona jote mbetet e paprekur?"

Sariu ishte nxėnės dhe ndjekės (murid) i Ma`ruf al-Kharkiut dhe mėsuesi dhe daja i Xhunejdit tė Bagdadit. Sariu ka shumė thėnie mbi unitetin mistik (tauhid), dashurinė pėr Zotin dhe pėr gjėra tė tjera. Poashtu ishte ai qė tha:"Si njė diell, gnostiku shėndrrit nė tė gjithė botėn, si toka, ai e mban tė mirėn dhe tė keqen e tė gjithėve, si uji,ai ėshtė burimi i jetės pėr ēdo jetė dhe zemėr pėr tė dhe posi zjarri ai u jep ngrohtėsi tė gjithėve". Sariu vdiq nė 253/867 nė moshėn 98 vjeēare.

4.Harith al-Muhasibi:

Ishte njėri nga shokėt dhe shoqėruesit e Xhunejdit. E quanin "al-muhasib" pėr shkak tė kujdesit tė madh nė ēėshtjet e vetėgjykimit dhe vetėkritikės (muhasabe). Ai ishte bashkohės i Ahmed ibn Hanbelit, i cili duke qenė kundėrshtar i teozofisė (ilm al-kalam), ia ndaloi Harith al-Muhasibit tė hyjė nė diskutime teologjike dhe kjo bėri qė njerėzit tė largoheshin prej tij.I lindur nė Basra nė 165/782 vdiq nė vitin 243/857.

5.Xhunejdi i Bagdadit:

Ėshtė me prejardhje nga Nahavi dhe gnostikėt dhe sufitė e kanė quajtur "Sejjid al-Ta`ifah", njėsoj siē e quajnė juristėt shiitė Shejh Tusiun, "Shejh al-Ta`ifah". Xhunejdi konsideroht si njė mistik joradikal. Lloji i britmave nė ekstazė, tė dėgjuara nga tė tjerėt nuk dolėn nga buzėt e tij. Ai nuk u vesh me rrobet e zakonshme tė sufive por me ato tė dijetarėve dhe juristėve. I ishte sugjestuar qė pėr hir tė shokėve tė vishte rroba sufiu por ai u pėrgjigj: "Po tė mendoja se rrobat janė me rėndėsi do tė bėja njė veshje prej ēeliku, por thirrja e tė Vėrtetės ėshtė se s`ka kuptim nė mantelėn e sufiut. Kuptimi ėshtė nė shkėlqimin (e brendėsisė sė tij)"

Nėna e Xhunejdit ishte motra e Sari al-Sakatit dhe Xhunejidi u bė nxėnės dhe ndjekės i tij. Ai poashtu ishte nxėnės i Harith al-Muhasibit. Mendohet tė ketė vdekur nė Bagdad nė 298/910 nė moshėn 90 vjeēare.

6.Dhu el-Nun el-Misri:

Ėshtė njė egjiptian qė ishte nxėnės i jurispudencės tek juristi i famshėm Malik ibn Enes. Xhamiu e ka quajtur atė lider tė sufive. Ai ishte i pari i cili filloi ta pėrdorte gjuhėn e simboleve dhe t`i shpjegonte ēėshtjet mistike me anė tė terminologjisė simbolike, tė cilėn vetėm tė zgjedhurit mund ta kuptonin.

Gradualisht kjo u bė praktikė standarde dhe konceptet mistike u shprehėn nėpėrmjet poezive tė dashurisė (gazel) dhe shprehjeve mistike. Disa besojnė se Dhu al-Nuni poashtu futi shumė ide neoplatonike nė gnosė dhe nė sufizėm.13 Dhu al-Nuni vdiq nė 246/860 nė Kairo.

7. Sahl ibn `Abd Allah el-Tustari:

Ėshtė njė nga gnostikėt dhe sufitė e mėdhenj. Njė sekt i gnostikėve, qė mendojnė se principi kryesor i spiritualitetit ėshtė lufta me unin, quhet "Sahlijjeh" pėr nder tė tij. Ai u takua me Dhu al-Nunin e Egjiptit nė Mekė. Vdiq nė Basra nė vitin 282/895.14

8.Husejn ibn Mansur al-Hallaxh:

Nė ditėt e sotme i njohur vetėm si al-Hallaxh, ai ėshtė njė nga mistikėt mė kontraversė nė botėn islame. Thirrjet e tij gjatė ekstazave shpirtėrore (Shatijje) janė aq shumė saqė ai u akuza pėr herezi dhe pėr vetėshpallje si hyjni. Juristėt e shpallėn heretik dhe e kryqėzuan gjatė sundimit tė kalifit abbasid, al-Muktadit. Gnostikėt e akuzojnė pėr shfaqje tė sekreteve shpirtėrore. Pėr tė, Hafizi thotė:

Ai tha,se shoku, q`u ngrit lart nė kryq

Ish` fajtor se kish` zbuluar sekrete.

Disa e konsiderojnė manipulues dhe mashtrues por gnostikėt e shfajėsojnė atė dhe thonė se thėniet e al-Hallaxhit dhe Bejazidit, qė dhanė pėrshtypjen e tė qenit heretike, ishin tė bėra nė ēaste kur ata ishin jashtė vetes sė tyre ne gjendje "tė dehur". Hallaxhi pėrkujtohet nga gnostikėt si dėshmor. Ai u ekzekutua nė vitin 309/913.15

Gnostikėt e shekullit tė katėrt (tė dhjetė pas Krishtit)

1.Ebu Bekr al-Shibli:

Ishte nxėnės dhe ndjekės i Xhunejdit tė Bagdadit dhe njė nga ata qė e kishte takuar Hallaxhin. Al-Shibliu ėshtė njėri nga mistikėt e famshėm. Ishte nga Khorasani. Nė librin "Ravdat al-Xhannat" dhe nė biografi tė tjera, shumė poezi mistike dhe thėnie janė tė marra nga ai.

Khvaxhah`Abd Allah al-Ansariu ka thėnė: "Personi i parė qė ka folur me simbole ishte Dhu al-Nuni i Egjiptit. Pastaj erdhi Xhunejdi dhe e sistematizoi kėtė shkencė, e zgjeroi dhe shkroi libra pėt tė. Kurse Shibliu, e ngriti nė minber. "Al Shibliu vdiq nė 334/846 nė moshėn 87 vjeēare.

2.Abu `Ali al-Rudbari:

Origjina e tij kthehet prapa deri tek Nushirvani dhe Sasanidėt. Ishte shok i Xhunejdit. Ai studioi jurispudencė tek Abu al-`Abbas ibn Shurajhu dhe letėrsi tek Tha`labi. Pėr shkak tė diturisė sė tij, u quajt "mbledhėsi i Ligjit, Rrugės dhe tė Vėrtetės (xhami`al-Shari`ah va al-Tarikah va al-Hakikah). Ai vdiq nė 322/934.

3.Abu Nasr al-Sarraxh al-Tusi:

Ėshtė autor i librit "al-Luma", njė nga tekstet e lashta, themelore dhe tė besueshme tė gnosė dhe sufizmit. Shumė nga shejhėt e sekteve mistike ishin nė mėnyrė direkte ose indirektė nxėnės tė tij. Vdiq nė 378/988 nė Tus.

4.Abu Fadhl ibn al-Hasan al-Sarakhsi:

Ai ishte nxėnės dhe shoqėrues i Abu Nasr al-Sarraxhit dhe mėsues i Abu Sa`id ibn Abi al-Khajrit. Ishte mistik me famė tė madhe. Vdiq nė vitin 400/1009.

5.Abu `Abd Allah al-Rudbari:

Ishte djalė i motrės sė Abu Ali al-Rudbarit. Konsiderohet njėri nga mistikėt e Damaskut dhe Sirisė. Ai vdiq nė 369/979.

6.Abu Talib al-Mekki:

Fama e Abu Talib al-Makkiut vjen kryesisht nga libri qė shkroi mbi gnosėn dhe sufizmin, i titulluar "Kut al-kulub". Ky libėr ėshtė njė nga tekstet e para dhe kryesore tė gnosės dhe sufizmit. Vdiq nė vitin 385/995 ose 386/996.

Gnostikėt e shekullit tė pestė (tė njėmbėdhjetė pas Krishtit)

1.Shejh Abu al-Hasan al-Khurkani:

Njėri nga gnostikėt mė tė njohur, tė cilin gnostikėt e tjerė e lidhin me shumė ngjarje tė mrekullueshme. Njėra prej tyre ėshtė shkuarja e tij tek varri i Bajazidit dhe tė folurit me shpirtin e tij, duke marrė kėshilla pėr zgjidhjen problemeve tė veta. Rumiu thotė:

Shumė vite pas vdekjes sė Bajazidit, Abu`l-Hasani e kishte zakon tė shkonte dhe tė ulej pranė varrit tė tij, derisa tė vinte shpirti i shejhut (mėsuesit) dhe t`ia rrėfente atij problemin, qė zgjidhej sapo t`i kishte treguar.

Rumi e pėrmend shpesh Shejh Abu al-Hasan nė veprėn e tij "Mesnevi. Gjė kjo, qė tregon pėr devotshmėrinė dhe dashurinė qė kishte ndaj tij .

Thuhet se ai u takua me filozofin Abu `Ali Sina dhe me gnostikun e njohur Abu Sa`id ibn Abi al- Khajr.Vdiq nė vitin 425/1033-34.

2. Abu Sa`id ibn Abi al-Khajr :

Si njė ndėr mistikėt mė tė njohur Abu Sa`id ibn Abi al-Khajr ėshtė njėri nga ata tė cilėt ishin mė tė njohur pėr gjendjet e tyre shpirtėrore (halat).

Kur njė herė e pyetėn pėr definimin e misticizmit (tasavvuf), ai u pėrgjigj: ``Tasavvuf ėshtė qė tė tėrhiqesh nga gjithēka qė ėshtė nė mendjen tėnde, tė japėsh gjithēka qė ėshtė nė duart e tua, e tė marrėsh mbi vete gjithēka qė je i aftė pėr ta bėrė``.

Ai u takua me Abu ` Ali Sina-nė. Njė ditė Abu `Aliu morri pjesė nė njė mbledhje nė tė cilėn Abu Sa`idi ishte duke bėrė fjalim. Abu Sa`idi fliste pėr nevojshmėrinė e punės dhe pėr dėgjueshmėrinė ose padėgjueshmėrinė ndaj Zotit. Abu Aliu i recitoi kėto vargje (ruba`i):

Ne jemi ata qė i jemi lidhur mėshirės sate

dhe kėrkojmė nga dėgjueshmėria e padėgjueshmėria.

Kudo qė tė gjendet mirėsia dhe begatia jote,

Bėje te pabėrėn tė bėrė, dhe tė bėrėn tė pabėrė.

Abu Sa`idi u pėrgjigj menjėherė:

Ti qė s`ke bėrė asnjė tė mirė, tė kėqijat i ke shumė

dhe qė flet pėr shpėtimin tėnd...

Mos u mbėshtet nė mėshirėn, sepse kurrė

s`ka qenė e pabėra si ajo q`u bė,

dhe e bėra si e pabėrė.

Ruba`ija nė vazhdim ėshtė gjithashtu nga Abu Sa`idi:

Nesėr kur tė gjashtė drejtimet tė zhduken,

Vlera jote do tė jetė sa vlera e diturisė sate

Pėrpiqu tė fitosh virtyte,sepse nė ditėn e pendimit

Do tė ngrihesh nė formėn e cilėsivė tua.

Abu Sa`idi vdq nė vitin 440/1048.

3. Abu `Ali al-Dakkak al-Nishaburi:

Konsiderohet si njė nga ata tė cilėt e kombinuan nė vete diturinė e Ligjit (Shari`ah) dhe tė Rrugės (Tarikah). Ai ishte predikues dhe shpjegues (muffasir) i Kur`anit. Qante aq shumė kur i lexonte lutjet (munaxhat) sa u bė i njohur me titullin "Shejhu Vajtues" (shaykh-e navhahgar). Vdiq nė 405/1014 ose 412/1021.

4. Abu al-Hasan `Ali ibn `Uthman al-Huxhviri:

Ai ėshtė autor i librit "Kashf al-Mahxhub", qė ėshtė njėri nga librat e njohur tė sufizmit dhe qė u botua para pak kohėsh. Ai vdiq nė 470/1077.

5. Khvaxhah `Abd Allah al-`Ansari:

Ėshtė pasardhės i shokut tė mirėnjohur tė Profetit, Abu Ajub al-Ansariut. Khvaxhah Abd zoti ėshtė njėri nga gnostikėt mė tė famshem dhe mė besimtarė. Fama e tij mė sė shumti vjen nga aforizmat e tija elegante, lutjet dhe ruba`ijat.

Njė nga thėnijet e tij ėshtė kjo:

Kur je fėmijė je poshtė, kur je i ri je i dehur dhe kur je plak je i thyer. Kur do ta adhurosh pra Zotin?

Ai gjithashtu ka thėnė:

Tė kthyerit e tė keqes me tė keqe ėshtė mėnyrė e qenit.Tė kthyerit e tė mirės me tė mirė ėshtė mėnyra e gomarit dhe tė kthyerit e tė keqes me tė mirė ėshtė mėnyrė e Khvaxhah Abd Allah al-Ansariut.

Ruba`ija nė vijim ėshtė poashtu ėshtė vepėr e tij:

Ėshtė gabim i madh qė njė njeri tė jetė i tėrhequr,

duke vėnė vetveten mbi tė gjitha krijesat.

Mėsoje mėsimin nga retina e syrit,

qė sheh gjithēka pos vetes sė saj.

Khvaxhah Abd zoti u lind nė Herat ku vdiq dhe u varros nė vitin 481/1088. Pėr kėtė arsye u njoh si "I urti i Heratit"(Pir-e Herat).

Khvaxhah Abd Allah shkroi shumė libra, mė i njohuri prej tė cilėve ėshtė "Manazil al-sa`irin", njė doracak didaktik pėr "udhėtimin shpirtėror" (sayr va suluk). Ėshtė njė nga librat e shkruar mė sė miri pėr gnosėn, pėr tė cilin janė shkruar edhe shumė komente.

6. Imam Abu Hamid Muhammad al-Ghazali:

Ėshtė njė nga dijetarėt mė tė njohur tė Islamit, fama e tė cilit ka depėrtuar nė lindje dhe nė perėndim. Ai e kombinoi nė vetvete menēurinė e shkencave logjike me ato tradicionale (ma`kul ka mankul). Ai u bė udhėheqės i Akademisė "Nizamijjah" nė Bagdad dhe e mbajti pozitėn mė tė lartė tė mundshme nė kohėn e tij. Sidoqoftė, duke ndjerė se as dija dhe as pozita qė kishte nuk ia kėnaqnin shpirtin, u tėrhoq nga jeta publike dhe u angazhua ne disciplinimin dhe pastrimin e shpirtit. Ai kaloi dhjetė vjet nė Palestinė, larg nga tė gjithė ata qė e njihnin dhe gjatė kėsaj periudhe iu bashkangjit gnosės dhe sufizmit. Pas kėsaj, ai nuk pranoi asnjė post ose pozitė.Gjatė periudhės sė asketizmit tė vetmuar, ai e shkroi veprėn "Ringjallja e teologjisė" (Ihja` `ulum al-Din). Vdiq nė qytetin e lindjes, nė Tus nė vitin 505/1111.
avatar
Odin

578


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hyrje nė Gnosė

Mesazh  Odin prej 03.07.13 0:33

Gnostikėt e shekullit tė gjashtė (tė dymbėdhjetė pas Krishtit)

1. `Ajn al-Kudat al-Hamadani:

Si njėri nga mistikėt mė entuziastė, Ajn al-Kudat al-Hamadani ishte ndjekės i Ahmad al-Ghazaliut, vėlla mė i vogėl i Muhamedit, i cili ishte poashtu mistik. Autor i shumė librave, ai shkroi edhe disa poezi brilante tė cilat prapėseprapė nuk ishin pa thirrje ekstatike (shathijjat). U akuzua pėr herezi, u ekzekutua dhe trupi tij u dogj, ndėrsa hiri i tij u derdh nė erė.U vra mes viteve 525-533 (1131-1139 pas Krishtit)

2. Sanai Ghaznavi:

Njė poet i famshėm, vargu i tė cilit, ėshtė i mbushur me sentimente tė thella mistike. Rumiu nė "Mesnevi"-nė e tij ka pėrcjellur disa thėnie tė Ghaznaviut dhe i ka shpjeguar ato. Ai vdiq nga mesi i shekullit tė gjashtė (dymbėdhjetė pas Krishtit).

3. Ahmad Xhamiu:

I njohur si "Zhand-e Pil", Xhamiu ėshtė njė nga gnostikėt dhe sufitė mė tė njohur. Varri i tij gjendet nė "Turbat-e Xham", afėr kufirit mes Iranit dhe Afganistanit dhe ėshtė shumė i njohur. Vargjet nė vijim janė nga vargjet qė i shkroi mbi frikėn (khavf) dhe shpresėn (raja):

Mos u bėj mendjemadh,sepse madhėshtia e shumė tė tillėve

u tret ndėrmjet gurėve tė shkretėtirės.

Por as i dėshpėruar mos ji, se `dhe njerėzit e dehur me verė

kanė arritur nė cak me njė kėngė tė vetme.

Pėr ta mbajtur kontrollin ndėrmjet zemėrgjėrėsisė dhe kursimit ai e jep kėshillėn nė vijim:

Mos u bėj si sqepar qė mban gjithēka mbi vete,

e as si fushė, qė s`mbledh gjė nga puna e saj.

Nė pun`t e jetesės, mėso nga sharra,

Qė i merr ca me vete, e tė tjera i shpėrndan.

Ahmad Xhamiu vdiq rreth vitit 536/1141.

4. `Abd al-Kadir al-Gilani:

Ėshtė njė nga figurat mė kontorverse tė botės islame. Atij i atribuohet sekti Kadirijjah.Varri i tij nė Bagdad ėshtė shumė i njohur dhe i vizituar. Prej tij janė pėrcjellur shumė lutje dhe thėnie me famė. Ai ishte sejjid (pasardhės i Profetit) me origjinė nga Imam Hasani. Vdiq nė vitin 560/1164 ose 561/1165.

5. Shejh Ruzbihan Bakli Shirazi:

Ėshtė i njohur si Shejh-i Shattah pėr shkak tė thirrjeve tė tija ekstatike. Viteve tė fundit janė botuar disa libra tė tij, kryesisht me angazhimin e orientalistėve. Ai vdiq nė 606/1209.

Gnostikėt e shekullit tė shtatė (tė trembėdhjetė pas Krishtit)

Ky shekull ka prodhuar disa nga mistikėt mė tė medhenj tė historisė islame. Do tė pėrmendim nė mėnyre kronologjike vetėm disa prej tyre.

1. Shejh Nexhm al-Din Kubra:

Ėshtė nga mistikėt mė tė medhenj, prej tė cilit e kanė origjinėn "zinxhiret e dijes" tė shumė sekteve gnostike. Ai ishte nxėnės dhe ndjekės i Shejh Ruzbihanit dhe dhėndėr i tij. Pati shumė nxėnės, nė mesin e tė cilėve edhe Baha al-Din Valad, babai i Xhelal al-Din Rumiut.

Ai jetoi nė Khuvarizm nė kohėn e invazionit mongol. Para se tė sulmohej qyteti tij, iu dėrgua njė mesazh se mund t`i dėrgonte familjen dhe ndjekėsit e tij jashtė qytetit. Pėrgjigja e tij ishte: `Gjatė tėrė kėtyre ditėve tė mira kam jetuar nė mesin e kėtyre njerėzve.Tani qė kanė ardhur ditė tė vėshtira nuk kam pėr t`i braktisur.` Ai luftoi krahas popullit tė qytetit derisa ra dėshmor. Kjo ndodhi nė vitin 624/1227.

2. Shejh Farid al-Din al-`Attar:

Ėshtė njėri nga mistikėt kryesorė,i cili ka punime si nė prozė ashtu edhe nė poezi. Libri i tij "Tadhkirat al-evlija" mbi jetėn dhe karakterin e sufive dhe mistikėve, qė fillon me Imam Xhafer Sadikun dhe mbaron me Imam Muhammad Bakirin, konsiderohet libėr burimor me rėndėsi dokumentare, shumė i rėndėsishėm pėr orientalistėt.

Ngjashėm me kėtė, vepra e tij Mantik al-tajr (Kuvendi i zogjve) ėshtė njė kryevepėr e letėrsisė mistike.

Rumiu kur komenton mbi Attarin dhe Sana`iun thotė:

Attari ishte shpirti dhe Sana`i ishin dy sytė e tij,

Ne i ndjekim hapat e Sana`iut dhe Attarit.

Ai poashtu ka thėnė:

Attari kaloi shtatė qytete tė dashurisė,

kurse ne jemi ende nė kthesėn e rrugicės sė parė.

Ajo qė Rumi nėnkupton me "shtatė qytete tė dashurisė" janė shtatė luginat pėr tė cilat flet Attari ne "Kuvendin e zogjve". Muhammad Shabistariu nė veprėn e tij "Gulshan-i raz" thotė:

Nuk turpėrohem nga poezia ime.

Sepse ,si ajo e Attarit nuk do tė ketė edhe qindra vjet.

Attari ishte nxėnės dhe ndjekės i Shejh Majd al-Dinit nga Bagdadi, i cili ishte nė mesin e nxėnėsve dhe ndjekėsve te Shajh Najm al-Din Kubra-sė. Ai gjithashtu pėrfitoi nga shoqėrimi me Kutb al-Din Hajdarin, njė tjetėr nga shejhėt e kohės sė tij dhe njeriu, pėr nder tė tė cilėt u emėrtua qyteti Turbat-e Hajdarijjah, nė tė cilin u varros Attari.

Attari jetoi gjatė kohės sė invazionit Mongol dhe vdiq, sipas disave, nė duart e mongolėve rreth vitit 626-28 (1228-30)

3. Shejh Shihab al-Din al-Suhraverdi:

Ėshtė autor i veprės sė famshme "Avarid al-ma`arif", njė tekst i mrekullueshėm mbi gnosėn dhe sufizmin.

Ai thotė se e ka origjinėn nga Ebu Bekri. Thuhet se shkonte ēdo vit pėr vizitė ne Mekė dhe nė Medine. U njoh dhe bisedoi me Abd al-Kadir al-Gilaniun.

Nė mesin e ndjekėsve tė tij janė poetėt e njohur Shejh Saidi dhe Kamal al-Din Isma`il al-Isfahaniu. Pėr tė, Sa`idi ka thėnė:

Shejhu im i menēur,murshid Shihabi,

mė dha dy kėshilla:

E para ishte tė mos jem vetjak

E dyta, tė mos i shoh tė tjerėt me pesimizėm.

Ky person nuk duhet ngatėrruar me filozofin e famshėm me tė njejtin emėr, qė quhet edhe "Shejh al-Ishrak", i cili u vra rreth vitit 581-590/1185-1194 nė Alepo tė Sirisė.

Gnostiku Suhravardi, pėr tė cilin flasim, vdiq rreth vitit 632/1234.

4. Ibn al-Farid al-Misri:

Konsiderohet si njė nga mistikėt e kategorisė mė tė lartė. Poezia e tij mistike, nė arabisht, i arrin majet mė tė larta tė cilėsisė dhe elegancės. Divan-i (pėrmbledhje poezish) i tij ėshtė botuar disa herė dhe ka qenė tema e shumė komentatorėve tė njohur. Njė nga ata qė shkruan komente pėr punėn e tij ishte Abd al-Rahman Xhamiu, njė mistik i njohur i shekullit tė nėntė. Poezia e Ibn al-Faridit nė arabisht ėshtė e krahasueshme me atė tė Hafizit nė persisht. Muhji al-Din ibn al-Arabiu njeherė i sugjeroi tė shkruante njė koment mbi poezitė e tij. Ibn al-Faridi iu pėrgjigj se komenti i poezive tė tij ishte vetė vepra "al-Futuhat al-Mekkijah" e Ibn al-Arabiut.

Ibn al-Farid-i ėshtė njė nga ata tė ciėt kaluan nėpėr "gjendje" jo normale shpirtėrore (ahval). Shumė shpesh ishte nė ekstazė dhe njė numėr i madh poezive tė tij u shkruan nė atė gjendje. Vdiq nė vitin 632/1234.

5. Muhj al-Din ibn al-`Arabi:

Ishte njė nga pasardhėsit e Hatim al-Ta`iut dhe ishte me origjinė nga Spanja. Por shumicėn e jetės, duket se e ka kaluar nė Mekė ose nė Siri. Ishte nxėnės i mistikut tė shekullit tė gjashtė Shejh Abu Madjan al-Maghribi al-Andalusi. Zinxhiri i tij i dijes shkon prapa deri tek Shejh Abd al-Kadir al-Gilaniu, qė u pėrmend mė lartė. Muhji al-Dini, poashtu i njohur me emrin Ibn al-Arabi, ėshtė pa dyshim mistiku mė i madh islamik. Askush nuk ka mundur ta arrijė nivelin e Ibn Arabiut, as para e as pas tij. Ai njihet me nofkėn "al-Shejh al-Akbar" (Shejhu mė i madh).

Misticizmi islamik, qė nga koha e shfaqjes sė tij, ka bėrė progres ēdo shekull.

Ēdo shekull, siē u shpreh mė lartė, ka prodhuar mistikė tė mėdhenj tė cilėt e kanė zhvilluar gnosėn, duke ia shtuar trashėgiminė. Ky pėrparim gjithmonė ka qenė gradual. Por nė shekullin e shtatė, me paraqitjen e Ibn al-Arabiut, gnosa bėri njė hap tė madh pėrpara dhe i arriti majat e pėrsosmėrisė.

Ibn al-Arabiu e ngriti gnosėn nė njė nivel tė cilin nuk e kishte arritur ndonjėherė mė herėt.

Themelet e degės sė dytė tė gnosės, domethėnė tė gnosės teorike dhe filozofisė sė saj, u vunė nga Ibn al-Arabiu. Nė pėrgjithėsi, mistikėt tė cilėt erdhėn pas tij u ushqyen me grimcat qė ai i la pas.

Pėrveē ngritjes sė gnosės nė njė nivel tė ri, Ibn al-Arabiu ishte njė nga mrekullitė e kohės sė tij. Ai ishte njė person i jashtėzakonshėm dhe kjo bėri qė tė ketė shumė mendime tė ndryshme pėr tė. Disa atė e konsiderojnė si "al-Vali al-Kamil" (Shenjtori i pėrsosur) dhe "Kutb al-Aktab" (Shtylla e Shtyllave). Tė tjerė e nėnēmojnė aq shumė sa e quajnė "Mumit al-Din" (Vrasėsi i Fesė) ose "Mahi al-Din" (Zhdukėsi i Fesė). Sadr al-Muta`allihin (Mulla Sadra), filozof dhe gjeniu i madh i Islamit, kishte respekt tė madh pėr tė, duke e konsideruar atė mė tė madh se Ibn Sina ose al-Farabiu.

Ibn al-Arabi shkroi mė se dyqind libra. Shumė nga punimet e tij, mbase tė gjithė ata qė ekzistojnė (rreth tridhjetė nė numėr), janė botuar. Njė nga librat mė tė rėndėsishėm ėshtė "al-Futahat al-Makkijah", njė vepėr kolosale qė ėshtė edhe enciklopedia e gnosės. Njė tjetėr ėshtė libri "Fusus al-hikam" i cili,edhepse i shkurtėr, ėshtė njė nga tekstet mė precize dhe mė tė thella mbi mistikėn. Shumė komente janė shkurar pėr tė, por nuk ka patur kurrė mė shumė se dy ose tre persona nė ēdo epokė, qė kanė arritur ta kuptojnė.

Ibn al-Arabiu vdiq nė 638/1240 nė qytetin e Damaskut, ku varri tij ėshtė shumė i njohur akoma.

6. Sadr al-Din Kunavi:

Ishte i biri i gruas sė Ibn al-Arabit, si dhe nxėnės i tij. Ai ishte bashkėkohės i Khvaxhah Nasir al-Din al Tusiut dhe Mevlana Xhalal al-Din Rumiut. Ai kishte kontakte me Khvaxhah Nasirin i cili ushqente nj respekt tė madh pėr tė. Ngjashėm me kėtė edhe nė Konja, ai kishte njė miqėsi dhe koordinim tė pėrkryer me Rumiun. Kunaviu i udhėhiqte lutjet ndėrsa Rumiu lutej pas tij dhe thuhet se ishte nxėnėsi i Kunaviut.

Ekziston njė tregim ku thuhet se njė ditė kur Rumiu shkoi pėr t`iu bashkangjitur rrethit tė Kunaviut, ai u ngrit nga vendi i tij special dhe ia lėshoi vendin Rumiut. Rumiu tha se nuk do tė kishte ndonjė justifikim para Zotit, po ta merte vendin e Kunaviut. Kur e dėgjoi kėtė, Kunaviu e flaku ndenjėsėn ku ishte ulur, duke thėnė, se po tė mos ishte Rumiu i denjė pėr atė vend, nuk do tė ishte as ai vetė.

Kunaviu e shkroi shpjegimin mė tė mirė mbi mendimet dhe idetė e Ibn al-Arabiut. Nė tė vėrtetė, pa Kunaviun mbase Ibn al-Arabiu do tė mbetej pėrgjithmonė i pakuptuar nga njerėzit. Poashtu ėshtė pikėrisht Kunaviu nėpėrmjet tė tė cilit Rumiu u njoh me Ibn al-Arabiun dhe me shkollėn e tij tė mendimit. Arsyeja pėrse Rumiu konsiderohet si nxėnės i Kunaviut janė idetė e Ibn al-Arabiut, qė reflektohen qartė nė librat "Mesnevi" dhe "Divan-i Shams" tė Rumiut.

Pėr mė tepėr, studentėt e filozofisė dhe tė gnosės i kanė pėrdorur rregullisht librat e Kunaviut gjatė gjashtė shekujve tė fundit. Tre librat e tij mė tė famshėm janė: "Miftah al-ghajb", "al-Nusus" dhe "al-Fukuk". Kunaviu vdiq nė vitin 671/173 (viti i vdekjes sė Rumiut dhe Nasir al-Dinit) ose 673/1274.

7. Mavlana Xhalal al-Din Muhammad Balkhi Rumi:

I njohur nė Lindje si Mavlana dhe nė Perėndim si Rumi, ai ėshtė autor i tė famshmes Mathnavi (i njohur edhe si "Mesnevi"). Ky njeri ėshtė njė nga gjenitė mė tė mėdhenj qė ka parė bota dhe gnosa islamike. Ėshtė pasardhės i Abu Bakrit. "Mathnaviu" i tij ėshtė njė oqean diturie, pėrplot me dimensione tė thella shpirtėrore, sociale dhe mistike. Ai konsiderohet njėri ndėr poetėt mė tė mėdhenj tė gjuhės perse.

Me prejardhje nga Balkhu, ai u largua qė andej me tė atin kur ishte fėmijė. Sė bashku e vizituan Mekėn dhe pastaj nė Nishabur u takuan me Shejh Farid al-Din al-Attarin. Me t`u larguar nga Meka, babai tij shkoi nė Kunjah (Konja) dhe atje u vendos. Nė fillim Rumiu, duke qenė dijetar, u angazhua sikurse dijetarėt e tjerė tė rangut tij, nė mesimdhėnie dhe jetoi njė jetė tė respektuar. Pastai u njoh me mistikun e madh Shems-i Tabrizin. Rumiu ishte i magjepsur nga ky njeri dhe pėrnjėherė hoqi dorė nga gjithēka. Divani i tij me gazele (njė lloj poezie e traditės lindore) ėshtė emėruar sipas Shemsit, i cili ėshtė pėrmendur vazhdimisht edhe nė librin "Mathnavi". Rumiu vdiq nė vitin 672/1273.

8. Fakhr al-Din al-`Iraki al-Hamadani:

Ėshtė poet i njohur i gazeleve dhe mistikės dhe nxėnės i Sadr al-Din Kunaviut dhe murid (ndjekės) i Shihab al-Din al-Suhravardiut. Ai vdiq nė vitin 688/1289.
avatar
Odin

578


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hyrje nė Gnosė

Mesazh  Odin prej 03.07.13 0:34

Gnostikėt e shekullit tetė (tė katėrmbėdhjetė pas Krishtit)

1.` Ala` al-Davlah Simnani :

Ai punoi fillimisht si nėnpunės por pastaj hoqi dorė nga posti i tij pėr tu kyēur nė rrugėn e gnosės duke e shpenzar gjithė pasurinė e tij nė rrugėn e Zotit.

Ai shkroi shumė libra dhe mbajti ligjėrata speciale nė fushėn e gnosės teorike, gjė qė ėshtė diskutuar nė disa tekste tė rėndėsishme tė gnosės.

Ai vdiq nė 736/1335 . Pasues i tij ishte poeti i njohur Khvaxhavi Kirmani, i cili e pėrshkruan atė nė kėtė mėnyrė :

Kushdo qė lulėzon nė shtegun e `Aliut ,

E gjen burimin e jetės, njėsos si Hidri.

Fiton lehtėsim nga pėrshpėritjet e djallit .

Dhe bėhet sikur `Ala` al-Davlah Simnani.

2. `Abd al-Razzak Kashani:

Ėshtė nga dijetarėt e shekullit tė tetė. `Abd al-Razzak Kashaniu shkroi komente mbi "Fusus"-in e Ibn al-Arabiut dhe mbi veprėn "Manazil al-sa`irin" tė Khvaxhah `Abd Allahut. Tė dy kėto libra janė botuar dhe referohen shpesh nga dijetarėt.

Sipas autorit tė "Ravdat al-Xhannat", Abd al-Razzak Kashaniu u lėvdua shumė nga al-Shahid al-Thaniu.

Ai dhe `Ala` al-Dawlah Simnaniu i zhvilluan akoma mė shumė diskutimet nė ēėshtjet teorike tė gnosės, qė u inicuan nga Ibn al-`Arabiu. Ai vdiq nė vitin 735/1334,

3. Khvaxhah Hafiz Shirazi :

Pavarėsishtė nga fama e tij botėrore, detajet e jetės sė Hafizit nuk janė tė gjitha tė qarta. Ajo qė dihet ėshtė se ai ishte dijetar, gnostik, hafiz i Kuranit dhe njė interpretues i tij. Ai nė vargjet e tij e pėrsėriste vazhdimisht:

Unė nuk kam parė vargje mė tė bukura se tuat, Hafiz.

Pasha Kur`anin qė e mban nė gjirin tėnd...

Dashuria jote do tė klithė nėse ti, si Hafizi

E reciton pėrmendėsh Kur`anin me tė katėrmbėdhietė leximet e tij.

Asnjė hafiz i botės s`i ka mbledhur si unė

hollėsitė e dijes dhe bukuritė kur`anore.

Nė poezinė e tij Hafizi flet shumė pėr "udhėheqjen shpirtėrore" (pir-e tarikat) dhe pėr "udhėzuesin", por nuk ėshtė e qartė kush ishte mėsuesi dhe udhėheqėsi i vetė atij. Poezia e Hafizit i prek majat e larta mistike dhe vetėm njė numėr i vogėl njerėzish i kupton mistikat e tij. Tė gjithė gnostikėt qė erdhėn pas tij pranojnė se ai praktikisht i ka pėrfshirė edhe sferat mė tė larta tė gnosės. Disa dijetarė tė rėndėsishėm kanė shkruar komente pėr vargjet e tij. Pėr shembull, njė analizė u shkrua nga filozofi i mirėnjohur i shekullit tė nėntė, Muhakkik Xhalal al-Din Davvani, nė vargjet nė vijim:

Mėsuesi tha, se lapsi i Krijimit s`bėn gabime

Lavdi syve tė pastėr q`i fshehin shėmtitė tė tėra.

Hafizi vdiq nė vitin 791/1389. 16

4. Shejh Mahmud Shabistari:

Ai ėshtė krijues i poemės sublime mistike "Gulshan-i raz" (Kopshti i Sekreteve). Kjo poemė numėrohet si njė nga veprat mė tė mėdha tė gnosės, qė e ka bėrė tė pavdekshėm emrin e autorit tė saj. Shumė komente janė shkruar pėr tė, por mė i miri ėshtė ndoshta ai i Shejh Muhammad Lahixhiut, i cili ėshtė botuar tashmė dhe mund tė gjendet lehtė. Shabistariu vdiq rreth vitit 720/1320.

5. Sejjid Hajdar Amuliu:

Si njėri nga mistikėt mjeshtėrorė, Sejjiid Hajdar Amuliu ėshtė autor i librit "Xhami`al-`asrar" (Mbledhės i sekreteve) qė ėshtė njė libėr preciz mbi gnosėn teorike tė Ibn al-Arabiut. Ky libėr ėshtė botuar tani vonė (flitet pėr vitet e shtatėdhjeta tė shekullit tė njėzetė). Njė tjetėr libėr ėshtė ai i quajtur "Nass al-nusus", qė ėshtė njė koment mbi librin "Fusus al-hikam" tė Ibn al-Arabiut. Amuliu ishte bashkohės i juristit tė famshėm Fakhr al-Muhakkiikin al-Hili, por data e saktė e vdekjes nuk i dihet.

6.Abd al-Karim Xhilani:

Ai ėshtė autor i librit tė mirėnjohur "Njeriu i pėrsosur" (al-Insan al-kamil). Koncepti i njeriut tė pėrsosur ėshtė njė temė, qė sė pari u pėrmend nė formėn e tij teorike nga Ibn al-Arabiu dhe qė ka zėnė njė vend tė rėndėsishėn nė gnosėn islame qė nga ajo kohė. Nxėnėsi dhe ndjekėsi i Ibn al-Arabiut, Sadr al-Din Kunaviu, e ka shtjelluar tėrėsisht kėtė temė nė veprėn "Miftah al-ghajb" dhe me aq sa dihet, sė paku dy mistikė kanė shkruar libra tė tėrė mbi po kėtė ēėshtje. Njėri ėshtė Aziz al-Din Nasafiu, mistik i gjysmės sė dytė tė shekullit tė shtatė kurse tjetri Abd al-Karim Xhilaniu, i cili vdiq nė vitin 805/1402 nė moshėn tridhjetė e tetė vjeēare.

Gnostikėt e shekullit tė nėntė (pesėmbėdhjetė pas Krishtit)

1. Shah Ni`mat Allah Vali

Ai thoshte se rrjedh nga shtėpia e Aliut. Ai ėshtė njė nga gnostikėt dhe sufitė mė tė famshėm. Sekti Ni`matullahi ėshtė njėri nga grupet mė tė njohura sufiste. Varri i tij gjendet afėr qytetit tė Kirmanit dhe ėshtė faltore pėr gnostikėt.

Thuhet se jetoi deri nė moshen 95 vjeēare dhe vdiq nė vitin 820/1417, 827/1424 ose 834/1430. Pjesėn mė tė madhe tė jetės e jetoi nė shekullin e shtatė dhe u njoh me Hafiz Shiraziun. Shumė nga poezia e tij mistike ka mbijetuar deri sot.

2. Sa`in al-Din `Ali Tarakeh Isfahani:

Ėshtė njė nga gnostikė mė tė specializuar. Ai ishte i njohur rrėnjėsisht me gnosėn teorike tė Ibn al-Arabiut. Libri tij "Tamhid al-kava`id", botimi i tė cilit ėshtė i lehtė pėr tu gjetur, ėshtė njė provė e mėsimit tė tij tė thellė mbi gnosėn, qė ėshtė pėrdorur si burim nga dijetarėt qė e kanė trashėguar.

3. Muhammad ibn Mamzah al-Fanari al-Rumi:

Si njė nga dijetarėt e Perandorisė Osmane ai u dallua nė disa lėmi. Ishte autor i shumė librave dhe fama e tij nė gnosė i detyrohet librit "Misbah al-uns". Ky ėshtė njė koment mbi librin "Miftah al-ghajb" tė Kunaviut. Jo gjithkush mund tė shkruajė komente dhe shpjegime mbi librat e Ibn al-Arabiut dhe tė ndjekėsit tė tij Sadr al-Din Kunaviut. Andaj autoritetet e gnosės qė e kanė trashėguar kėtė dijetar e kanė konfirmuar vlerėn e madhe tė punės sė tij. Njė shtypje litografike e kėtij libri me parafjalė tė mistikut tė shekullit tė kaluar, Aka Mirza Hashim Rashtiut, ėshtė publikuar nė Tehran.

Fatkeqėsisht pėr shkak tė cilėsisė sė keqe tė botimit, disa pjesė tė parafjalės janė tė palexueshme.

4. Shams al-Din Muhammad Lahixhi Nurbakhshi:

Ėshtė autor i njė komenti mbi "Gulshan-e raz" tė Mahmud Shabistariut dhe bashkėkohės i Mir Sadr al-Din Dashtakiut dhe Allame Davvaniut. Jetoi nė Shiraz. Kėta tė fundit, tė cilėt ishin filozofė tė medhenj tė kohės sė tyre, sipas shkrimeve tė Kadi Nur Allah Shushtariut nė veprėn "Maxhalis al-Mu`minin", ushqenin njė respekt tė thellė pėr Lahixhiun.

Lahixhiu ishte nxėnės i Sejjid Muhammad Nurbakshit, i cili vetė ishte nxėnės i Ibn Fahd al-Hilliut. Nė komentin e tij mbi veprėn "Gulshan-e raz" ai e ndjek "zinxhirin" e tij tė dijes, prapa deri tek Imam Rizau dhe tek imamėt pararendės dhe kėshtu deri tek vetė Profeti i Shenjtė. Ai kėtė e quan "Zinxhir i shenjtė" (silsilat al-dhahab).

Fama e tij ėshtė kryesisht falė komentit tė tij mbi veprėn "Gulshan-e raz". Njė koment ky, qė nė vete ėshtė njė nga tekstet mė tė njohura mistike. Ai filloi ta shkruajė, duke u bazaur mbi atė qė pati shkruar nė hyrjen e komentit nė vitin 877/1472. Viti i vdekjes sė tij nuk dihet saktė. Mendohet tė ketė qenė para vitit 900/1494.

5. Nur al-Din `Abd al-Rahman Xhami:

Xhamiu thoshte se e kishte prejardhjen nga juristi i shekullit tė dytė, Muhamed ibn al-Hasan al-Shajbaniu. Ai konsiderohet poeti i fundit nga poetėt e mėdhenj mistikė nė letėrsinė perse.

Nė fillim e pėrdori nofkėn ``Dashti`` por ngaqė ishte i lindur nė Xham, nė afėrsi tė Mashhadit dhe ngaqė e kishte origjinėn nga Ahmad Xhamiu (Zhand -e Pil), e ndėrroi nofkėn nė Xhami. Ai shkroi:

Vendlindja ime ėshtė Xhami dhe pikat e pendės sime

janė gllėnka nga gota e Shejh al-Islamit17

Andaj nė faqet e poezisė sime

Nė dy mėnyra quhem Xhami.

Xhamiu ishte njė dijetar i pėrsosur nė fushėn e gramatikės, sintaksės arabe, jurispudencės, logjikės, filozofisė dhe gnosės. Nė mesin e librave tė tij tė shumtė gjendet komenti qė i bėri veprės "Fusus al-hikam" tė Ibn al-`Arabiut, komenti mbi veprėn "Luma`at" tė Fakhr al-Din `Irakiut, komenti i "Ta`ijjah" nga Ibn al-Faridiu, njė koment mbi "Kasidat al-Burdah" nė lavdėrim tė Profetit, koment mbi "Kasidah Mimijjah" tė Farazdakut, nė lavdėrim tė Imam `Ali ibn Husajnit, njė libėr i titulluar "al-Lavdjih", njė tjetėr i quajtur "Bahdristan", i shkruar nė stilin e "Gylistan"-it tė Sa`diut dhe sė fundmi vepra e tij "Nafahat al-`uns" qė pėrmban biografi tė mistikėve.

Xhamiu ishte pasues i Baha` al-Din Nakshibandiut, themeluesit tė sektit Nakshibandi. Sidoqoftė, njėsoj si nė shembullin e Muhammad Lahixhiut, qė ndonse ishte pasardhės i Sejjid Muhammad Nurbakhshit, kishte njė pozitė mė tė lartė akademike nga ajo e mėsuesit tė tij, edhe Xhamiu ndonse njihet si pasardhės i Baha` al -Din Nakshibendiut, ka arritur njė pozitė akademike disa herė mė tė lartė se ajo e Baha` al-Dinit.

Nė kėtė pėrmbledhje historike nė tė cilėn jemi koncentruar mbi anėn akademike tė gnosės dhe jo mbi zhvillimet e sekteve tė ndryshme mistike, janė dhėnė informata pėr personalitetin e Muhammad Lahixhiut dhe Abd al-Rahman Xhamiut dhe jo pėr personat qė me emrat e tyre themeluan grupe mistike.

Xhamiu vdiq nė vitin 898/1492 nė moshėn 81 vjeēare .

Me kėtė e pėrmbyllim historinė tonė tė shkurtėr mbi gnosėn, qė e pėrfshin periudhėn qė nga fillimi i saj e deri nė mbarimin e shekullit tė nėntė (pesėmbėdhjetė pas Krishtit).

E zgjodhėm pikėrisht kėtė pike pėr ta mbaruar kėtė pėrmbdhledhje, sepse pėr mendimin tonė, qė nga shekulli i dhjetė e kėndej, gnosa mori njė formė krejt tjetėr. Deri nė kėtė kohė, dijetarėt e gnosės ishin ndjekės tė sekteve ku udhėheqėsit (mėsuesit) ishin persona tė ngritur nė aspektin akademik, tė cilėve edhe u detyrohemi pėr trashėgiminė e pasur tė gnosės islame. Sidoqoftė, nga fillimi i shekullit tė dhjetė, kjo filloi tė ndryshonte.

Si e para, udhėheqėsit e sekteve mistike nuk e posedonin nivelin e njejtė akademik tė paraardhėsve tyre. Mund tė thuhet se qė nga ajo kohė e kėtej, sufizmi humbi nė tradita lokale dhe nė formalitete tė jashtme, tė cilat shpesh ishin inovacione nė fe (bidah).

Problemi i dytė ishte, se dijetarėt tė cilit nuk ishin anėtarė tė ndonjė sekti formal mistik filluan t`i kuptonin dhe t`i komentonin veprat e gnosės teorike tė Ibn al-Arabiut, shumė mė mirė se pjesėtarėt e sekteve mistike. Shembuj tė dijetarėve tė tillė janė Sadr al-Muta`allihini nga Shirazi (v.1050/1640), nxėnėsi i tij Fajd Kashaniu (v.1091/1680) dhe nxėnėsi i Fajdit, Kadi Sa`id Kummiu (v.1103/1691).

Dija e secilit prej tyre mbi gnosėn teorike tė Ibn al-Arabiut i kaloi ato tė udhėheqėsve tė cilitdo grup tė sufizmit nė atė kohė, ndonse ata nuk bėnin pjesė nė asnjė nga kėto grupe. Pėr mė tepėr, ky zhvillim ka vazhduar deri nė ditėt e sotme dhe mund tė shihet nė shembujt e dijetarėve tė vonė si Aka Muhammad Rida Kumsheh`iu dhe Aka Mirza Hashim Rashtiu. Kėta dy dijetarė tė shekullit tė fundit ishin ekspertė nė fushėn e gnosės teorike, ndonse s`qenė anėtarė tė asnjė grupi mistik.

Nė pėrgjithėsi, mund tė thuhet se fara e kėtij zhvillimi u hodh qė nga koha e Muhji al-Din ibn al-Arabiut, i cili i vendosi themelet e gnosės teorike, duke e filozofuar gnosėn.

Muhammad ibn Hamzah Fanariu qė u pėrmend mė parė, ėshtė pėrfaqėsues i kėtij lloji dijetarėsh. Mirėpo zhvillimet e reja qė sollėn ekspertė tė ri tė gnosės teorike qė nuk ishin praktikues tė gnosės ose edhe po tė ishin nuk i takonin ndonjė grupi tė veēantė, u bėnė mė tė qarta pas shekullit tė dhjetė.

Ēėshtja e tretė ėshtė se duke u nisur nga shekulli i dhjetė, ka pasur vazhdimisht individė ose grupe tė pėrkushtuara metodologjisė shpirtėrore tė gnosės praktike, tė cilėt edhe kanė arritur njė nivel tė lartė shpirtėror, ndonse nuk ishin anėtarė tė asnjė grupi formal sufi. Ata ose ishin indiferentė ndaj kėtyre grupeve ose i konsideronin ata pjesėrisht ose krejtėsisht heretike.

Nė mesin e karakteristikava dalluese tė kėtij grupi tė gnosės teorike dhe praktike (qė pėrbėhej nga njerėz tė cilėt kishin gjithashtu njohuri tė thella mbi jurispudencėn) ėshtė njė besnikėri e pėrsosur ndaj Ligjit Islam (Sheriatit) dhe njė harmoni ndėrmjet riteve tė "Rrugės" shpirtėrore (Tarikat) dhe ligjeve tė jurispudencės. Edhe ky zhvillim e ka historinė e tij, por kėtu s`kemi hapėsirė tė mjaftueshme pėr tė hyrė nė detajet e kėsaj teme.
avatar
Odin

578


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hyrje nė Gnosė

Mesazh  Odin prej 03.07.13 0:36

Ndalesat (nivelet) e rrugės shpirtėrore (Makam-et)

Sipas gnostikėve, arritja nė nivelin e diturisė sė pastėr, kalon nėpėr nivele dhe ndalesa tė ndryshme qė duhen pėrshkuar. Ėshtė e pamundur tė arrihet dija e pastėr pa u pėrshkuar ndalesat e rrugės qė ēojnė tek ajo.

Gnosa e ndan njė tipar tė pėrbashkėt me teozofinė (hikmet ilahi), ndonse shumė nga tiparet e kėtyre dy disciplinave dallojnė nga njėra tjetra. E pėrbashkėta mes tyre ėshtė fakti se qėllimi i tė dyjave ėshtė njohja e Zotit (ma`rifat Allah). Ndryshimi mes tyre qėndron nė atė se teozofia nuk e ka qėllim vetėm njohjen e Zotit por edhe njohjen e pėrgjithsme tė rendit tė ekzistencės.

Dituria qė e kėrkojnė teozofėt ėshtė njohja e sistemit tė ekzistencės, pjesa mė e madhe e tė cilit ėshtė natyrisht vetė Zoti. Qėllimi i gnosės, nė anėn tjetėr, ėshtė ekskluzivisht njohja Zotit.

Sipas kėndvėshtrimit gnostik, njohja e Zotit ėshtė njė dituri totale. Gjithēka duhet tė njihet dhe tė dihet nė dritėn e njohjes sė Zotit dhe sipas pikėpamjeve tė Njėshmėrisė. Njė dije e tillė ėshtė rezultat i njohjes sė Zotit.

Dituria e kėrkuar nga teozofi ėshtė dituri intelektuale dhe mund tė krahasohet me atė tė matematicientit pas njė mendimi dhe pėrsiatjeje mbi njė problem matematikor.

Sidoqoftė, dituria qė kėrkojnė gnostikėt, ėshtė dituri e pėrjetuar dhe e dėshmuar dhe si e tillė, mund tė krahasohet me diturinė praktike qė i nevojitet shkencėtarit eksperimentues nė laboratorin e tij. Teozofi kėrkon dituri tė sigurt (ilm al-jakin), ndėrsa gnostiku kėrkon siguri nė tė parit (tė pėrjetuarit) e drejtpėrdrejtė tė ēėshtjes(ayn al-yaqin).

Mėnyrat e pėrdorura nga teozofi janė arsyeja e tij, deduksioni dhe provat, ndėrsa metodat e gnostikut janė zemra, pastrimi, disciplinimi dhe pėrsosja e unit. Teozofi, pėrmes teleskopit tė mendjes sė tij, kėrkon ta studiojė rendin e ekzistencės, derisa gnostiku kėrkon ta pėrgatisė tėrėsinė e qenies sė tij pėr ta arritur bėrthamėn e realitetit. Ai kėrkon ta arrijė realitetin si njė pikė uji nė kėrkim tė detit. Nė shikimin e teozofit, perfeksioni i pritur nga njė qenie njerėzore fle nė tė kuptuarit e realitetit, ndėrsa nė shikimin e gnostikut, fle nė arritjen e kėtij realiteti. Nė kėndvėshtrimin e teozofit, njė qenie jo e pėrsosur njerėzore, ėshtė ajo qė ėshtė injorante, ndėrsa nė pikėpamjen e gnostikut, qenia imperfekte ėshtė ajo e cila ka qėndruar nė distancė dhe ėshtė ndarė nga origjina e saj.

Prandaj gnostiku e gjen pėrsosmėrinė nė prekjen e realitetit nė vend qė ta kėrkojė atė nė tė kuptuarit e tij. Dhe pėr ta arritur qėllimin kryesor dhe nivelin e diturisė sė vėrtetė, ai e sheh tė detyryeshėm, kalimin e disa niveleve tė caktuara shpirtėrore. Kėtė, gnostiku e quan "sajr va suluk" ose shkenca e udhėtimit tė brendshėm.

Kėto nivele dhe ndalesa janė diskutuar nė detaje tė hollėsishme nė librat mbi gnosėn. Tani ėshtė e pamundur ta shpjegojmė, qoftė edhe shkurtimisht, secilin nga kėta nivele. Sidoqoftė, pėr tė dhėnė sė paku njė ide tė pėrgjithshme, unė besoj se nuk ka metodė mė tė mirė sesa tė kthehemi tek kapitulli i nėntė i librit "al-Isharat" tė Ibn Sina-sė. Edhepse Ibn Sina ėshtė kryesisht filozof e jo mistik, ai nuk ėshtė filozofi klasik i "thatė" dhe veēanėrisht gjatė fundit tė jetės sė tij, ka patur tendenca mistike. Nė librin "al-Isharat", i cili ėshtė libri i fundit i tij, ai i ka kushtuar njė kapitull tė tėrė ndalesave tė rrugės gnostike. Ky kapitull, qė ėshtė jashtėzakonisht sublim dhe i bukur, ėshtė mė i pėrshtatshėm pėr tė paraqitur njė pėrmbledhje tė kėsaj pjese tė ligjėratave, sesa tė citojmė ose tė pėrkthejmė paragrafe pėrkatėse nga librat e gnostikėve.

Asketi (zahid), i devotshmi (`abid) dhe gnostiku (`arif) :

Ai i cili abstenon nga kėnaqėsitė e botės, madje edhe nga ato tė dobishmet, quhet zahid (asket), ai i cili ėshtė i kujdesshėm nė adhurimet e tij, nė lutje dhe nė agjėrim quhet abid (i devotshėm) dhe ai i cili i mban mendimet e tij gjithmonė tė kthyera nga bota e dritės, nė mėnyrė qė drita e tė Vėrtetės tė shėndrisė nė gjoksin e tij, quhet arif (gnostik). Ndonjėherė dy ose mė shumė nga kėto epitete mund tė gjenden tek personi i njejtė.

Duket e definuar asketin, tė devotshmin dhe gnostikun, Ibn Sina nė tė njejtėn kohė e definon asketizmin (zuhd), devotshmėrinė (ibadah) dhe gnosėn (irfan). Pėrfundimi qė mund tė nxirret nga ky paragraf ėshtė se zuhd ėshtė abstenimi nga kėnaqėsitė e jetės, `ibadah` ėshtė praktikimi i ritualeve specifike siē janė lutjet, agjėrimi, recitimi i Kur`anit dhe gjėrat e ngjashme dhe irfan ėshtė tė larguarit e mendjes nga gjithēka tjetėr veē Zotit, duke i dhėnė vėmendje tė plotė Esencės Hyjnore qė drita e tė Vėrtetės tė mund tė ndriēojė nė zemrėn e njeriut.

Pohimi i fundit vė nė pah njė ēėshtje tė rėndėsishme. Njė ose mė shumė nga kėto karakteristika mund tė jenė tė kombinuara tek njė person. Kėshtu qė ėshtė e mundur pėr njė individ tė jetė gnostik (arif) dhe asket (zahid) ose asket (zahid) dhe i devotshėm (abid) nė tė njejtėn kohė. Ibn Sina nuk e ka shtjelluar mė tej kėtė ide, por ai lė tė kuptohet se ndonse ėshtė e mundur qė dikush tė jetė asket ose i devotshėm dhe tė mos tė jetė gnostik, nuk ėshtė e mundur qė dikush tė jetė gnostik e tė mos jetė asket dhe i devotshėm. Dikush mund tė jetė asket (zahid) dhe i devotshėm (abid) pa qenė gnostik (arif) por gnostiku (arif) sipas definicionit, ėshtė domosdo asket (zahid) dhe i devotshėm (abid). Sipas kėsaj, ndonse ēdo asket (zahid) ose i devotshėm (abid) s`ėshtė domosdo gnostik (arif), ēdo gnostik(arif) duhet me doemos tė jetė edhe asket (zahid) dhe i devotshėm (abid).

Nė paragrafin e ardhshėm do tė shohim se asketizmi i njė gnostiku dallon nė qėllimin e tij nga asketizmi i njė jo-gnostiku. Nė tė vėrtetė, shpirti dhe esenca e asketizmit dhe devotshmėrisė sė gnostikut janė tė ndryshme nga ato tė jo-gnostikėve.

Asketizmi i jo-gnostikut, ėshtė njė "tregti", pėrmes tė cilės ai heq dorė nga kėnaqėsitė e botės pėr hir tė kėnaqėsive tė botės sė amshueshme, ndėrsa pėr gnostikun ėshtė diēka pėrmes tė cilės ai veēohet nga gjėrat qė ia largojnė vėmendjen prej Zotit dhe me kėtė, gjithēka tjetėr nė sytė e tij bėhet e pavlerė. Adhurimi pėr jo-gnostikun ėshtė "tregtia" pėrmes sė cilės ai bėn vepra nė kėtė jetė pėr t`u shpėrblyer nė amshim. Ndėrsa pėr gnostikun, adhurimi ėshtė njė lloj ushtrimi pėr t`i forcuar aftėsitė e tija intelektuale dhe imagjinative, i cili me anė tė pėrsėritjes, e tėrheq unin nga bota e iluzionit drejt tė Vėrtetės.

Qėllimi i gnostikut:

Gnostiku (arifi) e dėshiron tė Vėrtetėn (Zotin) por jo pėr hir tė diēkaje tjetėr. Ai nuk vlerėson asgjė mė tepėr se diturinė qė ka pėr Tė dhe adhurimin e tij e bėn sepse Zoti e meriton adhurimin dhe ngaqė kjo ėshtė njė mėnyrė e bukur pėr t`iu afruar. Adhurimi i gnostikut nuk ėshtė nga dėshira pėr shpėrblim dhe as nga frika e dėnimit.

Kjo do tė thotė se nga kėndvėshtrimi i qellimeve tė tij arifi ėshtė njė muvahhid. Ai vėrtetė e kėrkon vetėm Zotin, por tė kėrkuarit e tij, nuk ėshtė pėr dhuratat e Tija nė kėtė botė ose nė botėn tjetėr. Po tė ishte kėshtu, objekti i vėrtetė i dėshirave tė tij do tė ishin dhuratat, kurse Zoti do tė qe vetėm njė mėnyrė pėr tė arritur tek to.

Nė njė rast tė tillė, objekti I vėrtetė i adhurimit do tė ishte vetvetja, sepse qėllimi I tė kėrkuarit tė kėtyre dhuratave ėshtė kėnaqja e vetes.

Pėrkundėr kėsaj, gnostiku dėshiron diēka nga Zoti, pėr hir tė Zotit. Kur ai dėshiron njė dhuratė nga Zoti, e dėshiron atė sepse ėshtė prej Tij dhe pse ėshtė zgjedhja e Tij pėr tė. Dhurata e Zotit ėshtė shenjė e zemėrgjėrėsisė sė Tij.

Pra derisa jo-gnostikėt e adhurojnė Zotin pėr hir tė dhuratave tė tij, gnostikėt i dėshirojnė dhuratat e Zotit sepse janė prej Tij.

Kėtu mund tė pyetemi se nė rast se gnostikėt nuk e adhurojnė Zotin pėr hir tė diēkaje tjetėr, pėrse e adhurojnė nė tė vėrtetė? A nuk ėshtė e vėrtetė se ēdo akt adhurimi duhet tė ketė njė qėllim? Shkrimi i Ibn Sina-sė na jep njė pėrgjigje pėr kėtė. Ai thotė se qėllimi dhe motivi i adhurimit tė gnostikėve ėshtė njėra nga dy gjėrat nė viijim.

Njėri qėllim ėshtė merita e tė tė Adhuruarit pėr t`u adhuruar, qė do tė thotė se dikush e adhuron Zotin sepse Ai meriton tė adhurohet. Ėshtė njėsoj si nė rastin kur shohim ndonjė cilėsi tė pėlqyeshme tek njė person dhe e lėvdojmė atė. Po tė pyetemi se pėr ē`motiv e kemi thėnė diēka tė tillė ose ēfarė dobie kemi patur prej saj, do tė thoshim se nuk kemi pritur ndonjė dobi nga ajo lėvdatė por se e kemi thėnė vetėm ngaqė kemi menduar se personi nė fjalė e meriton atė. Kjo ėshtė njėsoj si lėvdatat qė u dedikohen mjeshtėrve dhe mė tė mirėve tė njė lėmie.

Motivi i dytė i adhurimit tė gnostikėve ėshtė vlefshmėria e vetė aktit tė adhurimit. Ky akt pėrmban nė vete njė bukuri natyrale sepse ėshtė lidhja ndėrmjet personit dhe Zotit. Pėr kėtė arsye adhurimi ka njė vlerė nė vete dhe nuk ėshtė e nevojshme qė dėshira ose frika tė jetė e pėrfshirė nė tė.

Aliu (paqja qoftė mbi tė) ka disa thėnie tė famshme nė lidhje me kėtė:

Zoti im, unė s`tė adhuroj ty nga frika e Zjarrit Tėnd, as nga dėshira e Parajsės. Unė mendoj se Ti meriton tė adhurohesh, andaj tė adhuroj.

Gnostikėt vėnė theks tė madh mbi kėtė ēėshtje, duke e konsideruar madje si njė lloj politeizmi (shirk), qė qėllimi i jetės dhe i adhurimit tė njė personi tė jetė diēka tjetėr veē Zotit.

Gnosa nė mėnyrė kategorike e mohon kėtė lloj jetese. Shumė kanė shkruar nė mėnyrė elegante mbi kėtė temė dhe tani do tė shohim njė alegori nga "Bostani" i Sa`diut, i cili e ka huazuar formėn e jashtme tė tregimit mbi Sulltan Mahmudin nga Ghaznah dhe shokun i tij tė ngushtė Ijazin:

Njėri i gjeti gabim Shahut tė Gaznės e tha:

"Ē`bukuri qė ka miku i Shahut, Ijazi

Ėshtė njė lule e vėrtetė, pa erė e pa ngjyrė.

Sa e ēuditshme pėr bilbilin t`ia falė zemrėn njė gjėje tė tillė"
Dikush ia pėrcolli kėto Sulltan Mahmudit

E ai pasi i dėgjoi u zemėrua fort, e tha:

" E dua atė pėr karakterin e tij

Dhe jo pėr pamjen e bukur qė ka"

Dėgjova se njėherė u hap arka e mbretit mbasi ra nga deveja

Mbreti pasi bėri shenjė iku me ngut pėrpara.
Kalorėsit u hodhėn mbi perlat e bukura

E mendja u iku nga mbreti tek pasuria

Dhe asnjė nga ata djem krenarė s`mbeti atė ditė

pėr ta ndjekur mbretin, veē Ijazit.

Mbreti vėshtroi prapa dhe sytė i zunė Ijazin

Me fytyrėn si lule qė ēel me hare.

"Ē`plaēka ke sjellė me vete?", e pyeti mbreti

"Asgjė", tha Ijazi, "u nguta pas juve

dhe preferova t`ju shėrbeja nė vend tė pasurisė

Sadiu pastaj nga ky tregim kthehet drejt mesazhit qė dėshiron ta japė duke thėnė:

Nėse e shihni mikun tuaj pėr dobi

Jeni i lidhur pėr veten e jo pėr mikun tuaj

Do ishte jashtė rrugės sikur shenjtorėt

T`i kėrkonin Zotit diē tjetėr veēTij.

Niveli i Parė:

Niveli i parė i rrugėtimit tė gnostikut ėshtė ajo qė quhet vetėdije (al-iradah) dhe kjo ėshtė dėshira e zjarrtė pėr t`u kapur pėr Lidhjen e Fortė (al-urvat al-vuthka) e cila mbahet nga ata qė i perceptojnė provat e vėrteta ose qė e kanė drejtuar veten e tyre pėrmes marrėveshjes sė besimit, qė ajo ta shtyjė zemrėn e tyre drejt tė Shenjtės nė mėnyrė qė tė mund ta arrijė "Shpirtin e Lidhjes"(mė Zotin).

Pėr ta shpjeguar nivelin e parė tė rrugės shpirtėrore, qė nė njė mėnyrė e pėrfshin tė tėrė gnosėn, duhet tė bėjmė disa elaborime mė tė thella. Gnostikėt fillimisht besojnė nė njė princip tė cilin e pėrmbledhin nė frazėn nė vijim:

Fundet janė rikthimet e fillimeve.

Ėshtė e qartė, se ky dy mundėsi qė fundi tė jetė njėherit edhe fillim.

Njėra ėshtė lėvizja e drejtė, ku objekti nė lėvizje arrin njėfarė pike dhe pastaj e ndryshon drejtimin pėr t`u kthyer me tė njejtėn rrugė nga ka ardhur. Por ėshtė e dėshmuar nė filozofi se njė ndryshim i tillė do tė shkaktojė njė interval tė moslėvizjes, qoftė edhe tė pavėrejtshėm. Pėr mė tepėr, kėto dy lėvizje do tė ishin tė kundėrta me njėra tjetrėn. Mbetet mundėsia e dytė, qė ėshtė lėvizja nė njė hark, tė gjitha pikat e tė cilit janė nė distancė tė barabartė nga njė pikė qendrore, domethėnė njė rreth.Ėshtė e qartė se nėse lėvizja ėshtė nė formėn e rrethit, rruga do tė mbarojė domosdo nė pikėn ku ka nisur.

Njė objekt qė lėviz nė formė rrethore do tė vazhdojė tė lėvizė mė tej nga pika e fillimit derisa ta arrijė pikėn mė tė largėt prej nga ka filluar. Kjo ėshtė pika diametralisht e kundėrt me pikėn e fillimit. Po nga kjo pikė, pa ndonjė ndalesė ose interval, fillon rruga e kthimit (ma`ad) deri nė pikėn e ndarjes(mabda). Pjesėn e parė tė rrugėtimit, atė qė shtrihet nga pika e nisjes deri tek pika mė e largėt prej saj, gnostikėt e quajnė "Harku i Shkretėtirės" (kavs al-nazul) kurse rrugėn nga ajo pikė deri tek pika e nisjes, e quajnė "Harku i Kthimit" (kavs al-su`ud).

Ka njė pikėpamje filozofike lidhur me lėvizjen e objekteve nga pika e fillimit deri tek pika mė e largėt prej tij, tė cilėn filozofėt e quajnė `"principi i kauzalitetit" (asl al-illjah) dhe tė cilin gnostikėt e definojnė si "principi i emanacionit" (asl al-tajalli). Nė secilin rast, objektet qė lėvizin nėpėr harkun e kthimit janė sikur tė shtyra nga mbrapa.Ngjashėm me kėtė, edhe lėvizja e objekteve nga pika mė e largėt deri tek pika e nisjes gjithashtu e ka teorinė e saj filozofike. Ky ėshtė principi i dėshirės sė ēdo krijese dhe pasioni pėr t`iu kthyer origjinės. Me fjalė tė tjera, ėshtė principi i kthimit mbrapa i njė gjėje tė huajėsuar dhe tė larguar nga origjina dhe vendlindja. Kjo tendencė, siē besojnė gnostikė, ėshtė natyrale pėr ēdo pjesėz tė ekzistencės, duke pėrfshirė edhe qenien njerėzore, ndonse tek njeriu, kjo gjė mund tė jetė e padukshme dhe e fshehur.

Preokupimet e njeriut e ndalojnė aktivitetin e kėsaj tendence dhe njė sėrė stimujsh janė tė nevojshėm qė kjo tendencė e brendshme tė shfaqet. Dukjen ose shfaqjen e kesaj tendence, gnostikėt e quajnė "vendosmėri" ose "vetėdije" (iradah).

Sipas kėsaj, kjo vendosmėri (vetėdije) ėshtė njė lloj zgjimi i njė ndėrgjegjeje tė fjetur. `Abd al-Razzak Kashaniu, nė "Istilahatin" e tij, fjalėn iradah e definon si:

Shkėndijė nė zemėr nga zjarri i dashurisė qė e detyron njeriun t`u pėrgjigjet thirrjeve tė tė Vėrtetės (Hakikah).

Khvaxhah `Abd Allah Ansariu nė veprėn e tij "Madazil al-sa`irin" e definon tė njejtėn fjalė, si vijon:

Ėshtė pėrgjigja vullnetare (nė vepra) ndaj thirrjeve tė sė Vėrtetės(Hakikat).

Kėtu ėshtė e nevojshme tė theksohet se vetėdija (iradah) konsiderohet niveli i parė jo nė njė kuptim absolut por niveli i parė mistik pas njė zinxhiri tė kaluar tė niveleve tjera, qė quhen "pėrgatitje"(bidajet), "dyer" (abuab), "sjellje"(mu`amalat). dhe "moral"(ahlak). Pra vetėdija (iradah) ėshtė niveli i parė nė terminologjinė e gnostikėve, nė kuptimin e njė zgjimi tė veēantė tė diturisė tek personi.

Rumiu e pėrshkuran principin "Fundi ėshtė rikthimi i Fillimit", si vijon:

Copat kthehen drejt tė Tėrės.

Bilbilat janė tė dashuruar nė fytyrėn e trėndafilit

Ajo qė vjen nga deti atje kthehet

dhe gjithēka i kthehet burimit tė saj.

Si njė pėrrua qė rrjedh malit pėrposh

dhe ky shpirt i djegur dashurie, do qė tė ndahet prej trupit tim.

Rumiu e hap "Mesnevinė" e tij duke e ftuar lexuesin qė ta dėgjojė kėngėn e dhimbshme tė nej-it (nej: njė instrument oriental i ngjashėm me fyellin qė prodhohet prej kallamit) tė kėputur prej kallamishtes. Kėshtu, nė vargjet e para tė veprės "Mesnevi", Rumiu na sjell edhe nivelin e parė tė rrugės shpirtėrore, domethėnė vetėdijen, dėshirėn e njeriut pėr t`iu kthyer origjinės sė tij. Njė dėshirė kjo e shoqėruar me ndjenjėn e ndarjes dhe tė vetmisė. Rumiu thotė:

Dėgjoni nej-in se ē`thotė

Si qahet pėr mall e ndarje:

"Qėkur mė kėputėn prej kallamesė

burra e gra e kanė qarė dhimbjen time.

Tani kėrkoj njė zemėr q`e di dhimbjen e ndarjes

ta dėgjojė pėrrallėn e mallit tim pėr t`u kthyer...

Ai qė rri larg origjinės

pėrherė e kėrkon jetėn e ribashkimit...

Pėr tė pėrmbledhur, Ibn Sina nė paragrafin e dhėnė mė sipėr, dėshiron tė thotė se "vetėdija" (iradah) ėshtė njė deshirė dhe thirrje, qė pas ndjenjave tė thella tė largimit, vetmisė dhe huajėsimit, shfaqet tek qenia njerėzore dhe e motivon atė pėr ta gjetur ribashkimin me tė Vėrtetėn. Njė ribashkim ky, qė u vė fund ndjenjave tė largėsisė, vetmisė dhe tė tė qenit i pashpresė.

Ushtrimet dhe vetėdisciplina:

Pastaj ajo qė duhet domosdo ėshtė ushtrimi (rijadah) qė ėshtė i drejtuar drejt tre qėllimeve: i pari ėshtė qė ta pastrojė rrugėn nga tė gjitha gjėrat pėrpos tė Vėrtetės. Qėllimi i dyti ėshtė qė t`ia nėnshtrojė "unin urdhėrues" (al-nafs al-`ammarah),"`unit tė kėnaqur" (al-nafs al-mutma`innah) dhe i treti ėshtė qė ta bėjė zemrėn tė hapur drejt vetėdijes.

Pasi ta ketė kaluar rrugėtimin nė nivelin e vetėdijes (iradah), niveli i dytė pėr gnostikun ėshtė ai i ushtrimit dhe gatishmėrisė. Kjo gatishmėri quhet rijadah.Nė ditėt e sotme ky term nė pėrgjithėsi keqkuptohet si vrasja e unit. Nė disa religjione principi i "vrasjes" sė unit lejohet. Ndoshta shembujt mė tė mirė tė kėsaj mund tė shihen tek Jogi-tėt e Indisė. Nė terminologjinė e Ibn Sina-sė, sidoqoftė, fjala nuk pėrdoret nė kėtė kuptim. Kuptimi origjinal i kėsaj fjale arabe ėshtė "tė ushtrosh" ose "tė vėsh nėn zgjedhė". Qė atėherė kjo fjalė ėshtė pėrdorur pėr t`i emėrtuar ushtrimet fizike, njė kuptim, qė e ka bartur deri mė sot. Gnostikėt e huazuan kėtė fjalė dhe nė terminologjinė e tyre ajo pėrdoret nė kuptimin e ushtrimit tė shpirtit dhe pėrgatitjes sė tij pėr ndriēimin me "dritėn e dijes" (ma`rifah). Nė kėtė kuptim pėrdoret kjo fjalė nė paragrafin e mėsipėrm.

Pastaj Ibn Sina deklaron se ky ushtrim ėshtė i drejtuar drejt tre qėllimeve. I pari nga kėto lidhet me ēėshtjet e jashtme dhe e detyron heqjen e preokupimeve penguese dhe tė arsyeve qė ēojnė nė neglizhencė. QėlIimi i dytė lidhet me baraspeshimin e forcave tė brendshme dhe largimin e polemikave nga shpirti, tė cilin ai e ka pėrshkruar si nėnshtrim tė "Unit Urdhėrues" ndaj "Unit tė Kėnaqur". Qėllimi i tretė lidhet me ndryshimin kualitativ tė shpirtit, tė cilin ai e quan `"hapja e zemrės".

Dhe e para [nga tre qėllimet e gatishmėrisė (rijadah)] ėshtė e ndihmuar nga asketizmi i vėrtetė (dmth.asketizmi ( zuhd) qė i largon pengesat dhe preokupimet penguese, tė cilat shkaktojnė shmangie nga Rruga).E dyta ndihmohet nga disa gjėra si adhurimi i mbushur me (prezencė tė zemrės, pėrqėndrim dhe)mendim,

melodia qė shėrben pėr ta forcuar unin dhe pėrmes tė cilit fjalėt shoqėruese kanė njė efekt nė zemrat tona (sikurse janė recitimet melodike tė Kur`anit,lutjet, pėrsėritjet dhe poezitė mistike) dhe fjalimi udhėzues i njė oratori tė rrjedhshėm, i cili flet butėsisht dhe me efekt nė stilin e udhėzuesit. Sa pėr qėllimin e tretė, ai ndihmohet nga mendimet delikate (ide delikate e parashikuese dhe domethėnie tė cilat shpiejnė nė pastrim shpirtėror) dhe nga dashuria e matur (dashuria qė ėshtė shpirtėrore dhe jo fizike ose sensuale) e cila drejtohet nga virtytet e tė dashuruarit dhe nuk kontrollohet nga sensualiteti.

Pastaj kur vetėdija (iradah) dhe gatishmėria (riyadah) tė arrijnė njėfarė niveli, shkėndija (khalasat) tė dritės aguese tė sė Vėrtetės do tė zbresin mbi personin, tė ėmbla siē janė. Ato janė momentale sikur drita tė vetėtimes qė shfaqen dhe zhduken menjėherė. Kėto shkėndija, ata i quajnė "ēaste" (awqat) dhe frekuenca e tyre rritet me rritjen e vigjilencės nė ushtrime.

Duke pėrparuar nė kėtė drejtim, ato lėshohen mbi tė edhe kur ai nuk bėn ushtrime.Pas kėsaj ai shpesh do tė vėshtrojė diēka dhe vėshtrimi i tij do tė shmanget prej objektit drejt tė Shenjtės, duke i falur atij disa aspekte tė tė Hyjnishmes dhe njė gjendje transi, nė tė cilėn,ai bėhet sikur e sheh Zotin nė ēdo gjė.

Ndoshta ėshtė nė kėtė nivel, qė gjendjet e tij e kaplojnė atė, duke ia prishur gjakftohtėsinė, gjė qė vėrehet pastaj nga ēdokush rreth tij.

Pastaj ai arrin njė pikė nė ushtrimet e tij ku "ēastet" i kthehen nė qetėsi stabile, rrokjet e shkurtėra bėhen tė njohura dhe dritat bėhen shkėlqime tė zgjatura. Atėherė ai arrin nė njė gjendje tė zgjatur diturie e cila nė mėnyrė permanente e shoqėron dhe nga e cila ai merr njė kėnaqėsi ekstatike. Dhe kur ajo e braktis, ai mėrzitet dhe egėrsohet.

Ndoshta ėshtė nė kėtė nivel, qė situatėn nė tė cilėn gjendet do t`ua bėjė tė dukshme tė tjerėvė. Por duke pėrparuar mė thellė nė kėtė dituri, pamja e tij do tė bėhet gjithė mė pak e dallueshme nė tė dhe ai do tė mungojė kur (duket sikur) ėshtė prezent dhe do tė udhėtojė kur (tė duket sikur) qėndron nė vend.

Ky paragraf na bėn tė kujtojmė njė fjali tė thėnė nga Ali ibn Abi Talibi, ndjekėsit tė tij, Kumejl ibn Zijadit, nė lidhje me "miqtė" e Zotit`(aulija` al-Hakk), tė cilėt ekzistojnė nė ēdo kohė:

Dija i ka ēuar ata tek realiteti i brendėsisė dhe ata janė nė kontakt me shpirtin e bindjes. Atyre u duket e lehtė ajo qė u vjen e vėshtirė atyre qė jetojnė nė luks dhe rehati. Ata janė tė afėrt me gjėra qė i tmerrojnė injorantėt. Ata janė nė shoqėri tė njerėzve me trupat e tyre, por shpirtėrat e tyre banojnė nė vendet mė tė larta.
avatar
Odin

578


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hyrje nė Gnosė

Mesazh  Odin prej 03.07.13 0:38

Nahxh al-balaghah (Rruga e oratorisė) Fjalimi nr. 147

Deri nė kėtė pikė, ndoshta kjo gjendje gnostike do t`i ndodhė gnostikut vetėm herė pas here. Mė pas do tė bėhet e tillė qė do tė jetė e arritshme pėr tė, kurdo qė ai tė dėshirojė.

Nė vazhdim, ai pėrparon pėrtej kėtij niveli derisa gjendja e tij mė tė mos varet nga dėshira e tij personale. Sa herė qė tė vėshtrojė njė gjė, ai do tė shohė diēka tjetėr pos saj (dmth. Zotin), ndonse vėshtrimi i tij nuk ėshtė me atė qėllim. Pra i paraqitet mundėsia pėr tė kaluar nga bota e iluzioneve nė botėn e tė Vėrtetės. Ai zė vend nė tė, derisa (nė pėrditshmėr) ėshtė i rrethuar nga tė pavėmendshmit.

Deri nė kėtė pikė ne u morrėm me nivelin e ushtrimit, vetdisciplinės, mundimit dhe rrugėtimit shpirtėror. Tashmė gnostiku e ka arritur qėllimin e tij.

Kur ai kalon nga niveli i i ushtrimeve (rijadah) tek ai i arritjes, e brendshmja e tij bėhet njė pasqyrė e pastėr e kthyer nė drejtim tė sė Vėrtetės. Kėnaqėsia sublime bie mbi tė dhe ai gėzohet me veten e tij pėr hir tė asaj qė ėshtė nė tė nga e Vėrteta. Nė atė ēast (njėsoj si dikush qė vėren njė imazh nė pasqyrė dhe e vėshtron ose imazhin ose pasqyrėn) ai ėshtė i ngacmuar nga dy pamje: pamja e tė Vėrtetės dhe pamja e vetvetes.

Atėherė, ai e injoron veten e tij dhe pėrqėndrohet vetėm nė tė Shenjtėn. Dhe nėse ndodh qė ta shohė veten e tij, kjo ėshtė pėr shkakun se vetja e tij ėshtė vėshtruesi dhe jo pėr shkak tė bukurisė qė ka (njėsoj si dikush qė duke e vėshtruar imazhin nė pasqyrė e sheh edhe vetė pasqyrėn ndonse qėllimi i tij nuk ėshtė tė vėshtruarit e pasqyrės). Nė kėtė pikė, "udhėtari" e gjen bashkimin (dhe rrugėtimi i tij drejt tė Vėrtetės pėrfundon).

Kėtu mbaron pėrmbledhja e kapitullit tė nėntė tė veprės "Isharat" tė Ibn Sina-sė, dhe pėrshkrimi i tij mbi udhėtimin prej krijimit (halk) tek Zoti (Hakk). Njė pikė e cila duhet patjetėr tė theksohet, ėshtė se gnostikėt besojnė nė katėr udhėtime: "sajr min al - halk ila al- Hakk" , "sajr bi al-Hakk a al-Hakk" , "sajr min al-Hakk ila al-halk bi al -Hakk", "sajr fi al-halk bi al-Hakk" (udhėtimi nga krijesat tek Zoti , udhėtimi me Zotin nė Zot , udhėtimi me Zotin nga Zoti deri tek krijesat dhe pėrfundimisht udhėtimi drejt krijesave me Zotin).

Udhėtimi i parė ėshtė nga krijesat deri tek Krijuesi. I dyti ėshtė brenda Krijuesit, qė do tė thotė se nė rrethin e tij gnostiku njihet me cilėsitė e Zotit dhe me emrat e Tij, me ē`rast edhe ai stoliset me tė njejtat .

Nė udhėtimin e tretė ai kthehet tek krijesat, pa u ndarė nga Zoti, nė mėnyrė qė t`i udhėzojė njerėzit.

Udhėtimi i katėrt ėshtė nė mesin e njerėzve ndonse ende i bashkuar me Zotin. Nė kėtė rrugėtim gnostiku ėshtė me popullin dhe nė mesin e tyre dhe kėrkon t`i drejtojė punėt e tyre, pėr t`i udhėhequr drejt Zotit.

Pėrmbledhja "al-Isharat" nga Ibn Sina, e dhėnė mė sipėr, ka tė bėjė me tė parin nga kėto rrugėtime.

Ai gjithashtu jep shpjegime tė shkurtra pėr rrugėtimin e dytė por nuk ėshtė e nevojshme pėrmendja e tyre tani.

Kvaxhah Nasir al-Din al-Tusiu, nė komentin e tij tė veprės "al-Isharat" thotė se Ibn Sina e ka shpjeguar rrugėtimin e parė tė gnostikėve nė nėntė shkallė. Tri shkallė merren me fillimin e rrugėtimit, tri me periudhėn prej fillimit tė rrugėtimit deri nė fund dhe tri tė tjera, me arritjen ose bashkimin. Njė vėshtrim i kujdesshėm nė tregimin e Ibn Sina-sė do ta bėnte mė tė qartė kėtė gjė.

Me fjalėn rijadah, qė pėrkthehet si "ushtrim", Ibn Sina nėnkupton ushtrimet e vetėdisciplinės qė duhet t`i kalojė gnostiku. Ka shumė nga kėto dhe gnostikėt duhet tė ndjekin njė sėrė ndalesash edhe nė kėto ushtrime. Nė kėtė ēėshtje, Ibn Sina ėshtė tepėr i shkurtėr, por gnostikėt e kanė diskutuar kėtė nė detaje mė tė hollėsishme dhe kėto mund tė gjenden nė veprat e tyre .

Disa terme tė gnosės (Irfanit):

Nė kėtė pjesė do t`i pėrfshijmė disa nga termet speciale tė pėrdorura nė gnosė. Gnostikėt e kanė shpikur pjesėn mė tė madhe tė kėtyre termeve dhe pa njohjen e tyre ėshtė e pamundur tė kuptohen shumė nga idetė e tyre. Nė fakt, dikush mund tė arrijė nė pėrfundime krejt tė kundėrta me atė qė e kanė menduar gnostikėt. Kjo ėshtė njė nga karakteristikat e gnosės.

Sidoqoftė ēdo lėmi akademike e ka terminologjinė e saj dhe kjo ėshtė njė domosdoshmėri.

Kuptimet e pėrditshme tė fjalėve janė zakonisht tė pamjaftueshme pėr t`i pėrmbushur nevojat e njė shkence ose discipline. Andaj nuk ka zgjidhje tjetėr pėrveē asaj qė ēdo disciplinė tė ketė fjalė tė zgjedhura qė do tė pėrcjellin njė domethėnie specifike pėr atė lėmi. Me kėtė, ata e shpikin njė fjalor special pėr praktikuesit e asaj lėmie. Edhe gnosa nuk bėn pėrjashtim nga ky rregull.

Pėr mė tepėr, gnostikėt insistojnė se askush nuk duhet t`i njohė idetė e tyre pėrpos atyre qė janė nisur drejt "Rrugės" tashmė. Kjo sepse, sipas tyre askush pėrveē gnostikėve nuk mund t`i kuptojė kėto koncepte. Pra gnostikėt, pėr dallim nga dijetarėt e shkencave dhe veprimtarive tė tjera, pėrpiqen t`i mbajnė domethėniet e tyre tė fshehta, nė mėnyrė qė fjalori i tyre, pėrveē aspekteve tė terminologjisė sė pėrditshme, tė permbajė edhe diēka enigmatike, qė do tė na bėjė neve tė vihemi nė kėrkim tė saj.

Mė tej ėshtė gjithashtu njė aspekt i tretė qė duhet marrė parasysh dhe qė ndonjėherė i vėshtirėson punėt. Ėshtė diēka qė shfaqet nė praktikėn e disa gnostikėve, kryesisht atyre qė quhen "Malamatijjah" tė cilėt adoptuan njė formė inverte tė paraqitjes (rija `ma `kus) nė veprat e tyre, duke kultivuar qėllimisht njė emėr tė keq pėr veten mė shumė sesa njė imazh dhe emėr tė mirė nė mesin e njerėzve. Kjo do tė thotė se, si reagim ndaj tė sėmurėve me vesin e krenarisė dhe kryelartėsisė ( riya ), tė cilėt duan tė paraqesin veten mė tė mirė se ē`janė, gnostikėt kėrkojnė tė konsiderohen tė mirė vetėm nga Zoti dhe pėr kėtė arsye duken tė ligj para njerėzve. Nė kėtė mėnyrė ata pėrpiqen ta shėrojnė veten nga tė gjithė mėnyrat e kryelartėsisė dhe egoizmit.

Thuhet se shumica e gnostikėve tė Horasanit ishin tė sektit "Malamatijjah". Disa madje besojnė se edhe Hafizi ishte njė prej tyre.

Fjalė tė tilla si rindi (imoralitet) , la ubaligari (pakujdesi), kalandari (lypėsi) , qallashi (mjerim) dhe tė ngjashme, e tregojnė indiferencėn ndaj krijesave dhe jo ndaj Krijuesit. Hafizi ka folur shumė mbi temėn e tė lėnit pėrshtypje tė keqe tek njerėzit, gjithmonė duke qenė i mirė dhe i drejtė pėrbrenda vetes. Disa shembuj:

Nė je njė ndjekės i rrugės sė dashurisė, mos u brengos

pėr namin e keq.

Shejh San`ani e kishte lėnė hua gunėn e tij nė njė shtėpi bixhozi.

Edhe po tė kujdesem nga qortimet e tė paditurve,

Imoraliteti im i dehur nuk do mė lejonte.

Asketizmi libertinėve tė pagdhendur ėshtė si njė rrugė fshati.

Por ē`tė mirė do t`i bėnte mendimi i ndryshimit

njė njeriu si unė, me famė tė keqe nė tėrė botėn?

Me dashuri pėr verėn unė e solla nė asgjė imazhin e vetes

Qė ta shkatėrroja vulėn e krenarisė...

Sa bukur kalon koha e njė murgu,

qė n`udhėtimin e tij shpirtėror,

reciton Emrin e Zotit,

derisa luan me kokrrat e tespihėve pagan.

Sidoqoftė, Hafizi nė raste tė tjera e dėnon kultivimin demonstues tė famės sė keqe, njėsoj siē e dėnon edhe sjelljen si shenjtor:

Zemra ime, mė lejo tė tė udhėheq nė rrugėn e

Shpėtimit.

As tė mburresh me lėshimin dhe as

ta shpallėsh besimin tėnd.

Rumi i mbron ndjekėsit e sektit "Malamatijjah" nė vargjet nė vijim:

Kujdes, mos i pėrēmo ata me nam tė keq,

Duhet t`u jepet vėmendje sekreteve tė tyre.

Sa herė ari ėshtė i ngjyrosur nė tė zezė,

Nga frika se mos vidhet dhe humbet.

Kjo ēėshtje ėshtė njė nga ato nė tė cilat jurispudentėt i kritikojnė gnostikėt. Ashtu sikurse ligji Islamik e dėnon shenjtėrimin, duke e konsideruar atė si njė formė tė politeizmit poashtu e dėnon edhe kėtė qėndrim tė kundėrt. Ligji thotė se njė besimtar nuk ka tė drejtė ta dėmtojė qėllimisht pozitėn e tij shoqėrore dhe nderin e tij. Shumė persona nė mesin e gnostikėve, gjithashtu e dėnojnė kėtė praktikė. Sidoqoftė, kjo praktikė, e cila ishte e shpeshtė nė mesin e disa gnostikėve, bėri qė t`i shprehnin idetė e tyre mė fjalė qė e jepnin kuptimin e kundėrt tė asaj qė e mendonin. Natyrisht, kjo e bėn shumė mė tė vėshtirė kuptimin e qėllimeve tė tyre.

Abu al-Kasim Kushajriu, njė nga figurat kryesore tė gnosės, deklaron nė librin e tij "Risalah" se gnostikėt flasin qėllimisht me enigma, sepse nuk dėshirojnė qė tė huajt t`i mėsojnė zakonet e tyre, gjendjet dhe qėllimet qė kanė.

Kjo, sipas tij, ėshtė sepse ata janė tė pakuptueshėm pėr tė jashtmit.18

Termet teknike tė gnosės janė tė shumta. Disa prej tyre janė tė lidhura me gnosėn teorike, domethėnė me botėkuptimin mistik pėr botėn dhe ontologjinė e saj. Kėto terme u ngjajnė termeve filozofike dhe janė relativishtė tė reja. Babai i shumė prej tyre ishte Ibn al-Arabiu dhe janė shpesh tepėr tė vėshtira pėr t`i kuptuar. Nė mesin e kėtyre janė terme si fajd al-akdas (Hirėsia mė e Shenjtė), fajd al-mukaddas (Hirėsia e Shenjtė), al-vuxhud al-munbasit (ekzistenca e zgjeruar), hakk makhluk bi hadarat al-khams, makam al-ahadijjah (niveli i gjendjes unike), makam al-vahidijjah (niveli i njėshmėrisė) dhe kėshtu me rradhė.

Terme tė tjera janė tė lidhura me gnosėn praktike si nė shembullin "sajr va suluk" (udhėtim dhe rruga). Kėto terme, duke qenė domosdoshmėrisht tė lidhura me qenien njerėzore, janė tė ngjajshme me konceptet e psikologjisė dhe etikės. Nė tė vėrtetė, ato janė pjesė e njė lloji tė veēantė tė psikologjisė, qė ėshtė empirike dhe eksperimentale. Sipas gnostikėve, filozofėt (dhe nė ēėshtjen konkrete edhe psikologėt, teologėt dhe sociologėt) janė njė klasė e veēantė dijetarėsh, tė cilėt nuk kanė hyrė nė kėtė fushė pėr ta parė dhe pėr ta mėsuar hollėsisht unin, andaj edhe nuk kanė tė drejtė pėr tė gjykuar mbi kėtė temė.

Termet e gnosės praktike, pėrkundėr atyre tė gnosės teorike, janė shumė mė tė lashta. Ata mund tė kenė ekzistuar qė nga shekulli i tretė (i nėntė pas Krishtit) gjegjėsisht qė nga koha e Dhu al-Nunit, Bajazidit dhe Xhunejdit. Nė vijim do tė jepen disa nga kėto terme, duke u bazuar nė definicionet e dhėna nga Kushejriu dhe tė tjerėt.

1. Vakt (Ēast):

Nė pjesėt e mėsipėrme tė librit e hasėm kėtė fjalė nė njė paragraf nga Ibn Sina. Tani mund t`i kthehemi definicionit tė gnostikėve pėr tė. Ajo qė Kushejriu thotė mbi kėtė ēėshtje mund tė pėrmblidhet nė atė se koncepti ēastit (vakt) ėshtė relativ.

Ēdo gjendje nėpėr tė cilėn kalon gnostiku, kėrkon nga ai njė reagim me njė sjellje tė caktuar. Gjendja e veēantė qė kėrkon njė sjellje tė veēantė quhet "Ēasti" i njė gnostiku tė caktuar.

Ėshtė shumė normale se njė tjetėr gnostik nė po atė gjendje mund tė ketė njė "ēast" tė ndryshėm ose mund tė ndodhė qė i njejti gnostik nė rrethana tė ndryshme mund tė ketė njė "ēast" tė ndryshėm qė do tė kėrkonte nga ai njė sjellje dhe pėrgjegjėsi tė caktuar.

Njė gnostik duhet tė jetė i njohur me kėto "ēaste", qė do tė thotė se duhet ta njohė ēdo gjendje qė i vjen nga e papara por edhe pėrgjegjėsitė qė e kėrkohen nė tė. Gnostiku duhet gjithashtu ta ēmojė "ēastin" e tij si tė vlefshėm. Prandaj thuhet se gnostiku ėshtė "fėmijė i ēastit". Rumiu thotė:

Sufiu duhet tė jetė femijė i ēastit, miku im;

Tė thuash "nesėr" s`ėshtė pjesė e Rrugės.

Fjala arabe "vakt" (ose uakt) pėrdoret nė tė njejtin kuptim me fjalėn "dam" (frymė) dhe "ajsh-e nadk" (thesari i jetės ose thesari i kėnaqėsisė) nė poezitė nė gjuhėn perse. Hafizi nė veēanti e pėrmend "thesarin e jetės" dhe konsiderimin e ēastit si shumė tė ēmuar. Disa nga ata qė janė tė painformuar ose duan ta pėrdorin Hafizin si njė arsyetim pėr perverzitetin e tyre, mendojnė se pėrdorimi i fjalėve tė tilla nga Hafizi ėshtė njė thirrje pėr kėnaqėsi materiale dhe indiferencė ndaj kujdesit pėr ardhmėrinė, pėr Amshimin dhe pėr Zotin. Njė sjellje kjo, qė nė perėndim njihet si Epikurianizėm.

Koncepti i "vlerėsimit tė ēastit" ose "kėnaqėsia e gatshme" janė motive tė pėrsėritura tė poezisė sė Hafizit. Ai e pėrmend mbase tridhjetė herė ose mė shumė. Ėshtė e qartė se, ngaqė nė poezinė e tij Hafizi e ndjek praktikėn e gnostikėve tė tė folurit me enigma dhe simbole, shumė nga vargjet i tij mund tė jenė tė dykuptimta dhe nė sipėrfaqe tė shfaqin madje edhe ide perverse. Nė mėnyrė qė tė qartėsohen keqkuptimet e tilla, mund tė themi se vargjet nė vijim hedhin dritė mbi stilin e tillė.

Ē`kanė tė bėjnė tjerėt nė pi unė verė a jo?

Unė jam mbrojtėsi i sekreteve tė mia dhe njohės i ēastit tim.

Ngrihu, ta ēojmė mantelin e sufiut tek taverna

dhe klithmat e ekstazės nė pazarin e tė pakuptimshmėve.

Le tė turpėrohemi nga ky lesh i ndotur.

Nėse emri "mrekulli" u jepet kėtyre virtyteve e aftėsive;

nėse zemra s`arrin tė ēmojė ēastin dhe s`bėn asgjė,

shumė turpe do tė sjell ēasti pėr ne...

Njė mėngjes, nė njė tokė, udhėtari

ia tha kėtė njė shoqėruesi tė tij:

"O sufi, vera bėhet e pastėr

kur qėndron nė shishen e saj dyzet ditė."

Zoti ėshtė njėqind herė pėrēmues ndaj atij manteli tė leshtė

qė ka njėqind perėndi tjera nėn mėngė;

Unė s`e shoh gėzimin e ajsh-it tek askush

as shėrimin e zemrės e as kujdesin pėr fenė.

E brendshmja ka shkėlqyer mbase, rastėsisht

se njė llambė mund tė ndizet edhe nga njė i vetmuar.

Ai qė mban mend s`ėshtė i vetėm(me Zotin) gjatė mėsimeve,

As dijetari s`ka ndonjė njohuri mbi tė sigurtėn.

Kape pra kėnaqėsinė e ēastit, sepse Ademi

nuk ndenji mė shumė se njė ēast

nė kopshtin e Parajsės.

Kushajriu thekson se ajo qė sufitė duan tė thonė me termin "fėmijė i ēastit tė tij" ėshtė se gnostiku e bėn pėrherė atė qė ėshtė prioriteti mė i madh nė "gjendjen" (hal) nė tė cilėn ndodhet. Kurse ajo qė duan tė thonė me shprehjen "Ēasti ėshtė shpatė e mprehtė" ėshtė se kėrkesa (hukm) e ēdo ēasti ėshtė e mprehtė dhe vendosėse dhe ta humbėsh mundėsinė pėr ta pėrmbushur atė, mund tė jetė fatale.

2 & 3. Hal (gjendje) dhe Makam (Pozitė):

Shumė tė njohur nė mesin e termeve gnostike janė termet hal (gjendje) dhe makam (pozitė). Gjendje ėshtė ajo qė bie mbi zemrėn e gnostikut pa marrė parasysh vullnetin e tij, ndėrsa pozita ėshtė ajo, qė ai e fiton dhe e mban me mundimin e tij. Gjendja kalon shpejt por Pozita zgjat shumė.Thuhet se Gjendjet janė sikur shkėndija tė dritės qė humben shpejt. Hafizi thotė:

Njė shkėndijė shkėlqeu nga shtėpia e Lejlasė nė tė gdhirė

Zoti e di, ē`i bėri zemrės sė thyer tė Mexhnunit..

Kurse Sa`diu thotė:

Dikush e pyeti atė q`e kish humbur djalin e tij:

"O shpirt i ndriēuar, o plak i menēur e i urtė

E morre erėn e kėmishės sė tij gjatė gjithė rrugės prej Egjipti.

Si u bė qė s`munde ta shohėsh atė nė pusin e Kananit?"

Ai tha: "Gjendja ime ėshtė si njė shkėndijė e dritės,

Njė ēast ėshtė aty e nė tjetrin s`ėshtė;

Shpesh mė ngre nė qiejt mė tė lartė;

Dhe shpesh nuk shoh ē`ėshtė para kėmbėve tė mia.

Po tė kėmbėngul dervish nė kėtė gjendje tė tij

Tė dy botėt do t`i shtrohen nė duar..

E pėrcollėm mė herėt kėtė fjalim nga "Rruga e Oratorisė" (Nehxh ul Balaga) por e pėrcjellim pėrsėri, ngase ėshtė e vlefshme edhe nė kėtė rast:

Ai e ringjall intelektin dhe e mbyt unin e tij derisa trupi t`i kėrruset dhe ashpėrsia t`i kthehet nė butėsi. Pasta njė dritė e fortė shkėlqen pėr t`ia ndriēuar rrugėn, ia hap dyert dhe e udhėheq drejt portės sė sigurisė dhe vendbanimit (tė pėrjetshėm)..
avatar
Odin

578


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hyrje nė Gnosė

Mesazh  Odin prej 03.07.13 0:39

Nahxh al-balagah (Rruga e oratorisė), fjalimi nr.220

Gnostikėt, kėto ndriēime i ndajnė nė lava`ih, lavami` dhe tavali, qė ndryshojnė sipas intensitetit dhe kohėzgjatjes sė tyre.

4 & 5. Kabd (Ngushtim) dhe Bast (Ēlirim):

Kėto dy fjalė janė gjithashtu nė mesin e atyre, tė cilave gnostikėt u japin njė rėndėsi tė veēantė. Ata u referohen dy gjendjeve tė kundėrta tė shpirtit tė gnostikut. Kabd-i (ngushtimi) i referohet njė ndjenje tė vetmisė dhe izolimit qė e pėrjeton gnostiku, ndėrsa bast (ēlirim) ėshtė gjendja e ēlirimit dhe gėzimit. Gnostikėt kanė diskutuar me tė madhe mbi kėto dy gjendje dhe mbi arsyet e tyre.

6 & 7. Xhem (Mbledhje) dhe Fark(Ndarje):

Kėto dy terme janė shumė tė pėrdorura nga gnostikėt. Sipas Kushajriut, ajo qė ėshtė pjesė e krijesės , e siguruar nga krijesa dhe meritė e nivelit tė tė qenit krijesė, quhet fark, ndėrsa ajo qė ėshtė pjesė e Zotit (si inspirimi p.sh) quhet xhem.

Ai tė ciin Zoti e ndalon tek pozita (makam) e bindjes dhe e adhurimit ėshtė tek niveli i fark-ut, ndėrsa ai, tė cilit Zoti ia shfaq tė bukuritė e Tij ėshtė nė nivelin e xhem-it.

Hafizi thotė:

Mė dėgjo me veshin e vetėdijes dhe kėrko kėnaqėsi,

Se shi kėto fjalė erdhėn nė agim nga thirrėsi i paparė:

"Mos mendo", tha "pėr  "Ndarje" po deshe tė jesh "i mbledhur"

Pėrherė hyn engjėlli sapo djalli tė ketė ikur.

8 & 9.Ghajbah (Mungesa) dhe Hudur (Prezenca):

Ghajbah ėshtė gjendje e pavetėdijshmėrisė e krijesės qė ndonjėherė bie mbi gnostikun dhe nė tė cilėn ai e harron veten dhe rrethinėn e tij. Gnostiku bėhet i pavetėdijshėm pėr veten, pėr shkak tė prezencės(Hudur) sė tij para Zotit. Nė fjalėt e njė poeti thuhet:

Un s`merrem me ty, o ti me fytyrė parajse.

Sepse kujtimet e egoizmit tė kaluar shėndrisin akoma nė zemrėn time.

Nė kėtė gjendje tė "prezencės" tek Zoti dhe tė "mungesės" tek vetja dhe rrethina e tij, mund tė zhvillohen ngjarje tė rėndėsishme pa qenė i vetėdijshėm gnostiku pėr to. Nė lidhje me kėtė, gnostikėt kanė shumė tregime tė famshme. Kushajriu shkruan se Abu Hafs al-Haddadi i Nishaburit e la zejen e tij si farkėtar pėr shkak tė njė incidenti. Njėherė ai ishte i zėnė duke punuar nė shitoren e tij kur dikush recitoi njė varg nga Kur`ani i Shenjtė. Kjo e futi Haddadin nė njė gjendje qė e katandisi totalisht dhe nė njė gjendje tė pavetėdijshme pėr atė qė ngjante pėrreth. Pa kuptuar, ai nxorri njė copė ēeliku tė skuqur e tė nxehtė nga furra duke e kapur me dorėn e tij. Ndihmėsi i tij klithi dhe ai u kthye nė vete. Qė atėherė e la kėtė zeje. Kushajriu gjithashtu shkruan se Shibliu shkoi pėr ta parė Xhunejdin nė njė kohė kur gruaja e Xhunejdit ishte aty.

Gruaja e Xhunejdit bėri njė lėvizje pėr t`u larguar por Xhunejdi e ndaloi duke i thėnė se Shibliu ishte nė "gjendje" dhe krejt i pavetėdijshėm pėr prezencėn e saj. Ajo qėndroi pėr njė kohė. Xhunejdi foli me Shibliun derisa ai filloi tė qante. Xhunejdi atėherė iu kthye gruas sė tij dhe i tha ta mbulonte veten sepse Shibliu kishte filluar tė vinte nė vete.

Hafizi thotė:

Qė tash unė jam sakiu dhe pavetėdija.

Nė ėshtė prezenca ajo qė dėshiron, mos mungo tek Ai, o Hafiz

Kur ta takosh atė qė ke dėshiruar, braktise botėn dhe harroje atė...

Nė kėto rreshta, gnostikėt i shpjegojnė gjendjet e "miqve tė Zotit" gjatė lutjeve tyre, nė tė cilat ata bėhen krejtėsisht tė pavetėdijshėm pėr veten e tyre dhe pėr rrethin ku gjenden. Nė vazhdim do tė shohim sa ka njė nivel mė tė lartė se "mungesa" dhe se ėshtė pikėrisht kjo qė i kaplon "miqtė e Zotit" (evlija).

10,11,12 & 13. Dhavk, Shurb, Sukr dhe Rijj:

Gnostikėt besojnė se njohja e thjeshtė konceptuale e diēkaje nuk ėshtė tėrheqėse. Diēka bėhet tėrheqėse dhe e aftė pėr tė frymėzuar atėherė kur mund tė shijohet. Nė fund tė pjesės sė tetė tė librit "al-Isharat", Ibn Sina e pėrmend kėtėm dhe e jep shembullin e njė njeriu qė ėshtė impotent. Ai thotė se sado qė dikush t`ia shpjegojė kėnaqėsinė seksuale njė njeriu tė tillė, qė asnjėherė s`e ka shijuar atė, ai asnjėherė nuk do tė stimulohet seksualisht. Pra dhavk ėshtė shijimi i kėnaqėsisė. Nė terminologjinė e gnosės do tė thotė tė perceptuarit e kėnaqėsisė si rrjedhojė e manifestimeve (taxhalliyat) dhe shfaqjeve (mukashafat). Dhavk ėshtė vetėm fillimi, vazhdimi i tij quhet shurb (pirje), kėnaqėsia e "pirjes" quhet sukr (dehje) dhe kėnaqėsia e "dehjes" quhet rijj (tė shuarit e etjes).

Gnostikėt janė tė mendimit se ēfarėdo qė rrjedh nga dhavk ėshtė njė "manifestim i dehjes" (tasakur) dhe jo "dehja" vetė (sukr). Dehja, sipas tyre, vjen vetėm nga "pirja" (shurb). Kurse ajo qė rrjedh nga "tė shuarit e etjes" (rijj) ėshtė "zgjimi" (sauh) ose ardhja nė vete.

Nė kėtė kuptim, gnostikėt kanė folur shpesh pėr sharab dhe mej qė do tė thotė verė.

14,15 & 16. Mahv, Mahk dhe Sahv:

Nė fjalorin e gnostikėve, fjalėt mahv (padukshmėri) dhe sahv (kthjelltėsi) janė shumė tė shpeshta. Mahv ėshtė kur gnostiku arrin nė njė gjendje tė tillė ku egoja e tij bėhet e padukshme nė Esencėn Hyjnore.

Ai mė nuk e percepton egon e tij siē bėjnė tė tjerėt. Dhe nėse kjo "zhdukje" arrin nė njė pikė tė tillė, qė edhe efektet e egos tė jenė shuar, kėtė gjendje gnostikėt e quan mahk (shlerje). Mahv dhe Mahk janė tė dyja mė lartė se niveli i ghaybah, qė u pėrmend mė lartė. Mahv dhe mahk janė niveli i zhdukjes (fana`). Sidoqoftė ėshtė e mundur pėr njė gnostik qė tė kthehet nga fana` nė gjendjen baka` (prezent tek Zoti). Kjo nuk do tė thotė rėnie nga njė nivel sipėror nė njė nivel mė tė ulėt por do tė thotė vetėm se gnostiku gjen ekzistencė tek Zotit. Kjo gjendje, mė e ulėt se mahv dhe mahk, quhet sahv.

17. Khavatir(Mendime):

Mendimet dhe frymėzimet qė arrijnė nė zemrėn e tij, gnostiku i quan varidat (arritje). Kėto "arritje" ndonjėherė janė nė formė tė gjendjes sė "ngushtimit" ose "ēlirimit", gėzimit ose mallėngjimit kurse disa herė edhe nė formė tė fjalėve ose tė tė folurit. Nė rastin e dytė ata quhen khavatir (njėjės: khatirah). Ėshtė sikur dikush tė jetė duke i folur gnostikut nga brendia e tij.

Gnostikėt kanė shumė pėr tė thėnė mbi temėn e "mendimeve". Ata thonė se kėto mund tė jenė "rahmani" (tė frymėzuara nga Zoti), "shajtani" (tė frymėzuara nga Djalli) ose "nafsani" (mendime tė unit). "Mendimet" (Khavatir) janė nga rreziqet e Rrugės, sepse ėshtė e mundur qė pėr shkak tė disa devijimeve ose gabimeve djalli ta dominojė qenien njerėzore.

Nė fjalėt e Kuranit thuhet:

Pa dyshim djajtė i frymėzojnė shokėt e tyre...

En`am (Kopeja) 6:21

Ata thonė se gnostiku i aftė do tė mund tė dallonte nėse "mendimi" ėshtė prej Zotit ose prej djallit. Kriteri thelbėsor i kėtij dallimi ėshtė tė shikohet se ēfarė njė  mendim i veēantė urdhėron ose ndalon. Nė qoftė se urdhėri ose ndalesa e kėtij mendimi ėshtė i kundėrt me atė qė pėrcakton Ligji islam (Sheriati), atėherė ai ėshtė me siguri njė mendim i frymėzuar nga djalli. Kur`ani thotė:

A t`ju tregoj se mbi kė vijnė djajtė?

Ata vijnė mbi secilin qė gėnjen dhe mėkaton.

Shuara (Poetėt) 26:221-222

18,19 & 20. Kalb, Ruh dhe Sirr:

Gnostikėt kanė fjalė tė ndryshme pėr shpirtin njerėzor. Ndonjėherė ata e quajnė nafs (uni), ndonjėherė kalb (zemra), ndonjėherė ruh (shpirti) dhe ndonjėherė sirr (misteri). Kur shpirti i njeriut sundohet dhe dominohet nga dėshirat dhe pasionet ata e quajnė nafs (Uni). Kur ai e arrin nivelin e tė poseduarit tė diturisė Hyjnore, e quajnė kalb (zemėr).Kur drita e dashurisė Hyjnore agon nė tė, ata e quajnė ruh (shpirt) dhe kur e arrin nivelin e shuhud-it, ata e quajnė sirr (misteri). Pėveē kėsaj, gnostikėt besojnė edhe nė nivele pėrtej kėtij tė fundit, qė i quajnė khafi (e fshehta) dhe akhfa (mė e fshehta).

F U N D


Nga Murtada Mutahhari
avatar
Odin

578


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi