Zbulime tė reja nga qytetėrimi antik egjiptian

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Zbulime tė reja nga qytetėrimi antik egjiptian

Mesazh  Admin prej 02.05.08 1:26

Zbulime tė reja nga qytetėrimi antik egjiptian

Pėr mijėra vjet me radhė civilizimi i lashtė i Egjiptit i varroste tė vdekurit me kujdesin dhe respektin mė tė madh. Varret e tyre tė zbukuruara ishin tė mbushura me metale tė ēmuara dhe me udhėzime pėr jetėn e mėtejshme.

Njė herė e njė kohė pasuritė qė mbushnin varret, tėrhiqnin grabitėsit, ndėrsa sot ato tėrheqin arkeologėt qė punojnė pėr tė ruajtur historinė e popullit egjiptian dhe thesaret e varrosura nėn rėrė.

Ata janė tė varrosur nėn rėrė dhe koha pėr ta sikur ka ndaluar qė nga erat e kaluara. Pėr mijėra vjet, shkretėtira e thatė i ka ruajtur varret e aristokracisė sė harruar tė Egjiptit. Tani kujtimet e tyre po kthehen pėrsėri.

Dy burra po gėrrmojnė nė rėrė pėr tė nxjerrė nė dritė kapituj tė tjerė tė historisė egjiptiane, duke zbuluar historitė e fisnikėve qė u shėrbyen mbretėrve tė tyre, qė nga koha e madhėshtisė sė Egjiptit deri tek ditėt e saj tė fundit.“Sa mė shumė mumje tė gjesh, aq mė shumė histori pėr Egjiptin e lashtė marrin formė,” thotė arkeologu Tarek el-Avadi.

“Mė duket sikur po tė gėrrmoj sa mė thellė nėn tokėn e Egjiptit, marr me mend se ka varre tė mbushura me ar qė nuk janė zbuluar ende,” thotė Dr. Zahi Hawass.

Ishte civilizimi i parė i madh i botės qė lulėzoi nė brigjet e Nilit. Doktor Hawass ėshtė kreu i Kėshillit tė Lartė pėr Antikitetet nė Egjipt. Ai po shkon nė oazin e Bahariyas, 5 orė larg me makinė nga Kajro.

Pėr mijėra vjet oazi ka qenė njė ishull i gjelbėruar nė njė det rėre.

Edhe sot nuk ka shumė ndryshim, pėrveē fshatit modern qė ka zėvendėsuar vendbanimin e lashtė.

Rreth 700 vjet pas mbretit Tut, kur perandoria egjiptiane kishte filluar tė perėndonte, kjo ishte njė qendėr e begatė bujqėsore. Kėshu qė kishte mjaft para pėr tė shpenzuar pėr varre luksoze.

Nė rrethinat e Oazit Bahariya shtrihet njė varrezė greko-romake e zbuluar nė vitin 1996 nga Zahi Hawass dhe ekipi i tij. Dr. Hawass ka ardhur tė shikojė sesi po shkojnė punėt me gėrmimet.

Ai ka zgjedhur arkeologun egjiptian Tarek el-Awady pėr tė mbikqyrur punėn. Varreza mbulon rreth 36 kilometra katror, tė gjitha tė mbuluara nga tonelata tė tėra me rėrė.

Varreza ishte zbuluar rastėsisht, kur njė gomar ra nė njė gropė dhe zbuloi njė varr nėn tė. Brenda kishte shumė mumje.

Shumica ishin tė lara nė ar dhe nė kushte jashtėzakonisht tė mira. Dr. Hawass autorizoi njė kėrkim mė tė zgjeruar, kur pa qė po gjendeshin gjithnjė e mė shumė mumje tė arta.

Gjatė punės nė varrezė, Tarek ėshtė bėrė njė njohės i rėrės, nė tė gjitha variacionet e saj me ndryshime thuajse tė padallueshme.

“Rėra i fsheh mumjet dhe ne na duhet tė luftojmė me rėrėn pėr tė gjetur mumjet. Ne mund ta kuptojmė nga ndjesia qė jep rėra kur e prek, ka apo s’ka mumje, sepse mumjet e ndryshojnė rėrėn.

Nėse rėra ėshtė disi e ftohtė dhe e errėt, ne e kuptojmė qė ajo mbulon mumje. Por nėse ėshtė e thatė, e butė dhe e nxehtė do tė thotė qė nuk ka asgjė. Mua mė pėlqen tė pres qė tė mė rrėfejė rėra se ēfarė ka nėn tė,” thotė arkeologu.

Tarek ka bėrė disa zbulime tė reja dhe Zahi Hawass pret me padurim tė marrė vesh se ē’janė ato. Ėshtė e dukshme qė njerėz tė tjerė kanė hyrė mė parė nė kėtė varr, plaēkitės qė kanė bėrė edhe dėme tė tjera pėrveē vjedhjes.

“Disa njerėz kanė hyrė brenda dhe janė pėrpjekur tė thyejnė kokat e tė gjitha mumjeve. Ėshtė diēka shumė e ēuditshme. Gjithė ato mumje pa koka,” thotė zoti Hawass.

Por shkatėrrimi tregon diēka. Tarek beson se ka mundėsi qė disa nga mumjet pa koka janė rezultat i njė armiqėsie tė lashtė familjare, ku edhe trupave tė fėmijėve u janė hequr kokat nga disa mosmarrėveshje tė harruara.

Tareku gjen njė varr tjetėr. Dhe Zahi Hawass e inspekton me kujdes. “Kjo ėshtė mumja mė e bukur qė kam parė ndonjėherė. Maska e bėn mumjen tė duket komplet realiste. Duket si mumja e njė zonje, sepse sytė e saj tė shohin sikur ėshtė gjallė”.

Tė gjitha kėto mumje janė varrosur shumė vonė nė historinė e Egjiptit, rreth 1500 vjet pas ditėve tė lavdishme tė Ramsesit. Civilizimi qė kishte zgjatur 3 mijė vjet ishte pothuajse nė tė perėnduar.

Por megjithėse kultura qė i kishte mbajtur tė bashkuara trojet dhe njerėzit po zbehej, kthimi i vdekjes dhe jetės sė pėrtejme nė kult nga egjiptianėt nuk ishte zbutur aspak.

Ajo qė mė parė kishte qenė vetėm e drejtė e mbretėrve dhe pastaj bashkėpunėtorėve tė mbretėrve, ishte pėrqafuar mė pas nga klasat e larta dhe tė mesme.

Gjithkush qė kishte para mund tė paguante pėr tė ndėrtuar njė varr dhe tė ishte nė gjendje tė pėrballonte njė varrim luksoz. Dhe shumica e varreve ku ata ishin varrosur ndodhet ende nėn rėrėm secili me njė histori tė vetėn, duke pritur me durim pėrjetėsisht derisa tė zbulohen.


Edituar pėr herė tė fundit nga Explorer nė 21.11.10 22:45, edituar 3 herė gjithsej

Admin

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Zbulime tė reja nga qytetėrimi antik egjiptian

Mesazh  yasmin prej 21.11.10 19:43

Se mos dalin perseri "historianet" dhe te deklarojne ashtu si per "greqine e lashte" qe e kane sajuar!
Keshtu do te kishim mundesi me shume qe ato qe kemi mesuar ne libra te shkolles dhe jashte saj ne lidhje me Greqine e lashte qe tani shume mire mund t'i perdorim si perralla kur te behemi me femije duke ua treguar atyre, nuk i dihet ne nje te ardhme te afert keta "historiane" mund te tregohen shume bujare me ne duke e shpallur edhe Egjipitin e lashte si te sajuar ne menyre qe te kemi sa me shume perralla per femijet tane ne te ardhmen!

Keshtu perrallat qe do tregonim nuk do te ishin me vetem keshtu :"na ishte sec na ishte nje greqi e lashte....por qe nuk ishte e tille..." Tani do kishim edhe kete versionin:"na ishte sec na ishte dikur nje Egjipt i lashte...por edhe ky pati fatin e greqise....edhe kete e hengri ujku...iku edhe ky per....sepse disa xhaxhi historiane u lodhen duke genjyer edhe per te si me 'teto' Greqine...."


Tani personalisht nuk jam tamam e bindur ne lidhje me lashtesine apo jo te Greqise, por persa i perket lashtesise se Egjiptit ne te jam vertet e sigurt edhe, sikur nje dite te bukur historianet te dilnin te deklaronin si per Greqine!!
avatar
yasmin

260


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi