Big Brother po ju sheh…

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Big Brother po ju sheh…

Mesazh  Luli prej 01.07.13 22:25

Big Brother po ju sheh…



Big Brother po ju sheh… Nuk ėshtė spektakli i sė shtunės me personazhe, qė nė fund paguhen apo fitojnė diēka pėr tė ndenjur 100 ditė tė ngujuar nė njė shtėpi me kamera dhe bėrė spektakėl, ėshtė NSA (Agjencia e Sigurisė Kombėtare e SHBA), e cila sipas The Guardian, pėrmes njė programi tė quajtur “Prism” hyn nė serverėt e kompanive mė tė mėdha tė internetit apo telefonisė dhe merr prej aty gjithė tė dhėnat qė mund t’i duhen. The Guardian nė njė seri artikujsh denoncoi skandalin duke publikuar dokumente, qė u bėnė tė mundura nga njė agjent i CIA-s, pėr momentin njeriu mė i kėrkuar nė botė.

Programi ėshtė i ngjashėm me makthin e Xhorxh Oruell (Romani 1984) dhe sigurisht tė gjithė ne jemi tė pėrgjuar. Njė hartė e botės tregon edhe sasinė e tė dhėnave qė vilet nga secili vend, nė varėsi tė shkallės qė ai vend ėshtė i rėndėsishėm apo i frikshėm. (Vetė shtetasit amerikanė janė nė listėn e mė tė pėrgjuarve, edhe pse ndiqen mė pak se iranianėt.) Ngjyrat qė tregojnė kėtė shkallė, sipas gazetės britanike vijojnė nga jeshilja e hapur, qė tregon mė pak tė pėrgjuarit deri te e kuqja (ku ndodhen Irani dhe disa vende tė tjera) qė tregojnė se pėrgjimi dhe marrja e tė dhėnave ėshtė mė intensive. Shqipėria nė hartė shėnohet me njė ngjyrė tė gjelbėr, qė tregon se jemi mesatarisht tė survejuar.

Edward Snowden, 29 vjeē, ish-punonjės teknik nė CIA dhe aktualisht i punėsuar pranė kontraktorit nė fushėn e mbrojtjes, Booz Allen Hamilton, ėshtė njeriu qė vendosi tė publikonte skandalin dhe njėkohėsisht u vetėdeklarua duke shpresuar se prej kėsaj mund tė fitonte njėfarė mbrojtjeje dhe duke e ditur se ata tė cilėt kishte kundėrshtuar mund ta kapnin nė ēdo kohė qė do tė donin. “E di qė nuk do ta shoh mė shtėpinė”, ka thėnė ai ndėrsa tregon se i druhet njė rrėmbimi dhe mė pas burgut pėrjetė apo edhe dėnimit me vdekje. I pyetur se pėrse e bėri kėtė rrėfim, 29- vjeēari thotė: “Nuk dua tė jetoj nė njė botė ku gjithēka bėj dhe gjithēka them, regjistrohet”. Sipas tij, NSA mbledh thuajse gjithēka nga serverėt e kompanive mė tė mėdha, apo thyen ēdo kod.

Ndėrsa shpjegon atė qė mund tė bėjė “Prism” apo siē e quajnė ndryshe ‘informacion pa kufij’, shpėrthyesi i skandalit thotė se pėrmes saj, ai mund tė mėsojė gjithė komunikimet qė bėn njė person. “Nėse unė dua tė di se pėr ēfarė tė ka telefonuar gruaja, apo e-mailet dhe mesazhet qė ke shkėmbyer, apo password-et qė pėrdor dhe kodet e kartave tė tua tė kreditit… unė mund t’i merrja pėrmes programit”, ka treguar ai pėr The Guardian.

Ajo qė e bėn mė tė rėndė situatėn ėshtė fakti se drejtues tė NSA-sė kanė gėnjyer pėr mundėsitė e tyre tė pėrgjimit nė senatin e SHBA. Tė pyetur nga senatorėt nėse mund tė bėnin identifikimin e dikujt qė fliste nė telefon pa pėrdorur mjete tė tjera, ata kishin thėnė qė nuk mund ta bėnin.

The Guardian thotė se ka marrė nga informatori dokumente top-sekret mbi tė ashtuquajturin mjet pėr nxjerrjen e tė dhėnave (datamining tool), tė quajtur edhe (Boundless Informant) ‘informator pa kufij’. Dokumentet sipas gazetės tregojnė detaje pėr miliarda informacione tė marra sipas vendeve nga kompjuterat apo nga rrjetet telefonike. Fokusi i kėsaj forme nuk ka tė bėjė nė fakt me brendinė e informacionit qė marrin.

Sigurisht ata nuk mund tė lexojnė gjithēka qė shkruani ju, por mbledhin metadata (tė dhėna pėr pėrdoruesin, kohėn, vendin e tė tjera) prej nga dėrgohet mesazhi. Sipas informatorit, nėse ata do tė donin tė gjenin se jeni ju pas njė mesazhi tė caktuar, ata menjėherė do ta mėsonin kėtė. Informatori gjithashtu ka hedhur poshtė faktin se kjo bėhet pėr tė luftuar terrorizmit; ai thotė se dy atentatorėt e Bostonit nuk u zbuluan prej grumbulluesit tė informacioneve, por prej njė pune tė mirė policore nė terren.

Ndėrkohė nė SHBA, kjo ēėshtje i ėshtė referuar Departamentit tė Drejtėsisė si njė ēėshtje kriminale, njofton BBC. The Guardian shkruan se Snowden ka fluturuar nė Hong Kong mė 20 maj, ku gjendet nė njė hotel, edhe pse ai vetė e di se nuk mund tė fshihet dhe se shpreson tė mund tė fitojė azil. Nė gazetėn britanike “The Guardian” ai pėrmendi Islandėn si njė vend tė mundshėm pėr tė kėrkuar azil.

Nė shtetin ishull nė Atlantikun Verior, liria e shtypit dhe e mendimit janė tė mbrojtura nė mėnyrė tė veēantė. Guardian ka deklaruar se Snowden ėshtė burimi pėr artikujt e tyre rreth programit tė pėrgjimit PRISM, me tė cilin Agjencia e Sigurisė Kombėtare (NSA) nė SHBA ndėrhyn direkt nė serverėt e firmave tė mėdha tė internetit si Google dhe mund tė pėrgjojė pėrdorues nė tė gjithė botėn.

Qeveria amerikane e ka mbrojtur programin dhe ka deklaruar se ai ėshtė i nevojshėm pėr mbrojtjen e sigurisė kombėtare nė luftėn kundėr terrorizmit. Kongresmeni republikan Peter King kėrkoi qė ndaj Snowden tė hapet njė procedurė penale “me tė gjithė ashpėrsinė, qė parashikon ligji.” Zyra e Koordinatorit Kombėtar tė Shėrbimit Sekret, James Clapper, bėri tė ditur se Ministria e Drejtėsisė ka filluar marrjen e masave. Aktualisht nga shėrbimet sekrete po hetohen pėrmasat e dėmit, qė ėshtė shkaktuar nga zbulimet e Snowden.

Shtėpia e Bardhė ėshtė shprehur se ėshtė e hapur tė debatojė mbi pėrgjimet dhe aksesin qė kanė shėrbimet sekrete nė tė dhėnat personale tė amerikanėve apo tė kujtdo nė botė, por nga ana tjetėr vijon tė hapė ēėshtje penale pėr personat qė informojnė shtypin nė lidhje me sekretet qė prej mjaft njerėzve shihen si shkelje tė lirive.

Shėrbimet sekrete amerikane u pėrfshinė vetėm pak kohė mė parė nė njė skandal tė pėrgjimit tė reporterėve tė agjencisė sė lajmeve AP, qė ndiqeshin pėr tė parandaluar rrjedhje tė tjera tė informacionit sekret. Ndėrkohė, ajo qė deri pak kohė mund tė shihej si njė teori konspiracioni, ėshtė tashmė e provuar. Sigurisht, ata dhe ndoshta jo vetėm ata mund ta dinė se ēfarė bėjmė, me kė flasim dhe si jetojmė. Ata janė duke na vėzhguar.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

956


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi