Celulat e para te UCK-se qe nga 1948!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Celulat e para te UCK-se qe nga 1948!

Mesazh  djussi prej 01.07.13 19:01

Celulat e para te UCK-se qe nga 1948!

Detaje tė pazbuluara: UĒK nga celulat e fshehta tė '48, te forca ushtarake e ēlirimit tė Kosovės

Detaje deri mė tani tė panjohura tė nxjerra nga arkivat ruse, amerikane, serbe, zvicerane tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės

Historiani James Pettifer zbulon detaje deri mė tani tė panjohura tė nxjerra nga arkivat ruse, amerikane, serbe, zvicerane tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Modelet e para tė Enver Hoxhės dhe Mehmet Shehut pėr krijimin e njė grupi rezistencė nė Kosovė, takimet e pasuesit Alia me komunistėt kosovarė, deri te trajnimet e rekrutėve kryengritės nga Kosova nė Akademinė Ushtarake nė Tiranė

“Fara e parė pėr kėtė libėr u mboll nga kryeministri aktual i Kosovės, Hashim Thaēi, i cili u pėrpoq, por pa sukses, disa vite mė parė, qė tė mė bindte tė shkruaja njė biografi pėr atin themelues tė UĒK-sė, Adem Jasharin. Pasi e mendova, nuk m’u duk se kjo ishte mėnyra e duhur pėr tė shkruar historinė e luftės”,- thotė James Pettifer, autor i librit “Ushtria Ēlirimtare e Kosovės”. Kjo ėshtė e para histori e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, qė rrėnjėt e saj autori i gjen pikėrisht nė vitin 1948, asokohe njė lufte tė fshehtė qė u kthye mė pas nė njė kryengritje nė zemėr tė Ballkanit.

Pėr tė shkruar kėtė libėr, James Pettifer-it i janė dashur shumė vite. Autori ka bėrė njė punė kėrkimore tė gjatė, ka zhvilluar takime me pjesėmarrės tė shumtė nė luftė tė tė gjitha niveleve nė Kosovė, Serbi, Maqedoni dhe Shqipėri. Me Ramush Haradinajn ndėrmori njė turne nė vendet e betejave nė Dukagjin. Bisedoi dhe mėsoi shumė rreth rolit tė Britanisė sė Madhe nga gjeneralėt Sir Mike Jackson dhe John Crossland.

Nė Prishtinė dhe Tiranė zhvilloi intervista me protagonistė tė kėsaj lufte si Valon Murati, Adem Demaēi, Xhevdet Shehu, gjeneral Agim Ēeku etj. U takua dhe bisedoi me shumė civilė tė tė gjitha grupeve etnike, tė cilėt banonin nė zonėn e konfliktit pėr njė pjesė tė kohės apo gjatė gjithė luftės. “Kam pėrfituar gjithashtu nga leximi i shumė librave me kujtime nga lufta tė pjesėmarrėsve shqiptarė dhe serbė dhe, edhe pse mund tė mos jem dakord me pėrmbajtjen apo analizėn e njė vepre tė caktuar, prapėseprapė studimi i tyre ka qenė i dobishėm dhe sqarues”,- thotė Pettifer.

Pėr sa i pėrket anės serbe, ai ėshtė pėrpjekur tė konsultohet dhe tė studiojė tė gjithė materialin qė disponohet, zyrtar dhe jozyrtar. “Por duhet thėnė se historia bashkėkohore nuk ka qenė njė fushė e lehtė nė gjeneratėn e fundit nė Beograd dhe ende vazhdon tė jetė e tillė edhe pas rėnies sė regjimit tė Millosheviēit. Shumė nga rrėfimet e serbėve pėr luftėn dhe pėr ēėshtje tė lidhura me tė bazohen nė mohimin e shumė tė vėrtetave themelore dhe pėrmbajnė, sipas mendimit tim, shumė gabime tė thella nė dhėnien e fakteve dhe nė interpretimin e tyre”,- sqaron autori me bindjen se nė tė ardhmen kėto tė pavėrteta do tė zėvendėsohen shumė shpejt, shpresoj, nga kujtime personale tė sinqerta, tė bazuara nė pėrvojėn subjektive, dhe mė pas do tė mbėshteten nga shkrime profesionale historike.

Autori ka shfrytėzuar edhe procesverbalet e mbajtura nė gjyqet e zhvilluara nė Gjykatėn Ndėrkombėtare pėr Krimet e Luftės nė ish-Jugosllavi (ICTY), nė Hagė. Sipas tij, pjesa mė e madhe e materialit tė ICTY-sė pėrqendrohet nė luftėn nė Drenicė, ndėrkohė qė nuk pėrmend fare shumė ngjarje themelore qė pėrfshijnė konfliktin UĒK dhe UPJ (Ushtria Popullore Jugosllave). Ai ka arritur nė kėtė konkluzion pasi ėshtė ballafaquar me procesverbalet e gjykatės sė Prishtinės tė periudhės jugosllave, qė sipas tij kanė qenė shumė tė dobishme ashtu si dhe materiale arkivore tė policisė sė fshehtė dhe studimet qė janė botuar vitet e fundit pėr organizatat politike ilegale shqiptare e ushtarake si dhe shtypin ilegal nė regjimin e Titos.

Me pak fjalė autori ėshtė munduar qė nė kėto arkiva tė gjejė fillesat e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, rolin qė luajti qeveria komuniste e Shqipėrisė me Enver Hoxhėn dhe Mehmet Shehun, e mė pas dhe Ramiz Alia, duke filluar qė nga viti 1948. Gjatė kėtij procesi ai zbulon detaje deri mė tani tė panjohura tė nxjerra nga arkivat ruse, amerikane, serbe, zvicerane rreth historisė sė krijimit tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, qė nga njė grup i fshehtė politik u kthye nė njė forcė ushtarake qė i solli Pavarėsinė Kosovės.

Projektet e Hoxhės dhe Shehut pėr njė ushtri tė rezistencės nė Kosovė

Nė Shqipėri, pas prishjes me Titon dhe pas lėvizjes ndėrkombėtare komuniste tė vitit 1948, Enver Hoxha nuk i kishte braktisur krejtėsisht kosovarėt nė mėshirė tė fatit, siē kanė deklaruar shpesh kritikėt e tij nė botėn shqiptare. Pėr tė, problemi i Kosovės ishte njė mėnyrė pėr tė filluar pėrkufizimin e Shqipėrisė sė re kundėr Jugosllavisė dhe rrėshqitjes sė kėsaj tė fundit nė teorinė dhe praktikėn kapitaliste. Aktiviteti subversiv i udhėhequr nga shėrbimet sekrete ishte taktika e tij e preferuar, me anė tė sė cilės pjesa mė e madhe, pėr tė mos thėnė krejt aktiviteti i mbėshtetur nga Tirana ishte i mohueshėm dhe Hoxha mund tė fillonte tė ushtronte tė paktėn njėfarė trysnie tė vogėl mbi Beogradin duke pėrdorur burimet tepėr tė kufizuara tė Shqipėrisė.

Pėr sa i pėrket kėsaj, pas vitit 1948, ka shumė mundėsi qė ai tė paktėn tė jetė kėshilluar me burimet sovjetike. Hoxha kishte njė marrėdhėnie tė ngushtė me ambasadorin sovjetik nė Shqipėri, Dimitri Ēuvahin, i cili ishte njė nga figurat kryesore tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Moskės, me pėrvojė nė shėrbimet sekrete dhe me mundėsinė pėr t’u takuar drejtpėrdrejt me Stalinin Nė vitin 1949, Enver Hoxha dhe komandanti ushtarak, Mehmet Shehu, kishin pasur komunikim me Stalinin pėr mundėsinė e krijimit tė njė force tė armatosur pėr tė pėrmbysur qeverinė e Titos nė Beograd, duke filluar me njė kryengritje tė armatosur nė Kosovė.

Nė ditarin e tij tė 5 korrikut tė vitit 1949, Ēuvahini pėrmend njė diskutim qė kishte pasur me Shehun pėr mundėsitė ushtarake pėr tė luftuar kundėr regjimit “revizionist” brenda Jugosllavisė Jugore, edhe pse nuk kishte njė tablo tė qartė tė strategjisė sė Moskės. Ai shkruan:

Midis nesh ėshtė shtruar ēėshtja se si tė organizojmė luftėn kundėr titistėve nė Jugosllavi. Nuk e dimė se cila mėnyrė ėshtė mė e mirė, qė ēdo republikė nė Federatėn Jugosllave tė luftojė kundėr klikės sė Titos nė mėnyrė tė pavarur dhe, nė njė rast tė tillė, lufta mund tė caktohet nė krahinėn autonome tė Kosovės dhe tė Metohisė, apo qė lufta kundėr trockistėve jugosllavė nga klika e Titos duhet tė zhvillohet nga njė qendėr e vetme…

Duke pasur parasysh dėmin qė kishte shkaktuar komanda ushtarake staliniste ndaj kauzės republikane nė Luftėn Civile Spanjolle, gjė qė Mehmet Shehu e kishte parė personalisht, kuptohet qė opsioni i dytė nuk i pėlqeu shumė dhe e kundėrshtoi idenė, duke u pėrgjigjur, sipas Ēuvahinit: “Pėr mua personalisht kjo ēėshtje ėshtė shumė e qartė, nė kuptimin qė klika e Titos mund tė pėrmbyset vetėm me anė tė njė lufte tė armatosur kundėr saj dhe kjo luftė e armatosur duhet tė fillojė nė Kosovė dhe Metohi, ku ėshtė mė e lehtė ta nxisėsh popullsinė kundėr klikės sė Titos”. Pėr Ēuvahinin kjo do tė thoshte se Shehu ishte nė favor tė bashkimit tė Kosovės me Shqipėrinė, dhe ai thekson:

Me anė tė kėsaj, M. SH. (Mehmet Shehu) mė la tė kuptoja se pėr popullsinė shqiptare tė Kosovės dhe tė Metohisė ēėshtja nėse rajoni duhet tė bashkohet ose jo me Shqipėrinė ėshtė e vendosur, domethėnė, K dhe M duhet tė bashkohen me ēdo kusht me Shqipėrinė. Ēėshtja e vetme qė shtrohet ėshtė se kur do tė jetė mė e pėrshtatshme tė angazhohemi me kėtė slogan ndėr popullatėn shqiptare tė K dhe M: pas fundit tė luftės me klikėn e Titos apo gjatė rrjedhės sė luftės…

Nė kėtė atmosferė, Hoxha filloi tė organizonte infiltrimin e Kosovės me militantė tė trajnuar, tė cilėt kishin si detyrė krijimin e celulave tė fshehta tė “spiunėve tė fjetur” pėr tė qenė gati pėr tė luftuar kundėr kontrollit tė Beogradit nė tė ardhmen afatgjatė dhe pėr tė siguruar informata sekrete pėr Tiranėn dhe Moskėn nė planin afatshkurtėr. Shpesh, kėto rezultuan nė objektiva kontradiktorė….. Me kalimin e viteve ’50 pati njė ndryshim tė theksit, me prioritetet e spiunazhit tė Tiranės pėr llogari tė Moskės qė po i prishnin tė gjitha pėrpjekjet pėr tė ndėrtuar njė ushtri tė rezistencės. Megjithatė, ideali i njė ushtrie kosovare nuk u shua asnjėherė. Gjyqi i vitit 1956 pėr spiunazh nė Prishtinė hyn nė kėtė paradigmė, edhe pse ėshtė e dyshimtė nėse Noel Malcolm ka tė drejtė kur thotė se kishte pak prova pėr aktivitet hoxhist nė kėtė ngjarje.

Si stėrviteshin rekrutėt kosovarė nė Akademinė e Mbrojtjes tė Tiranės

Kosova po fillonte tė shfaqej nė axhendėn politike nė Tiranė pas vdekjes sė Enver Hoxhės nė vitin 1985. Pasuesi i kėtij, Ramiz Alia, kishte qenė njė komisar politik i ri nė Kosovė pėr njė kohė tė shkurtėr gjatė Luftės sė Dytė Botėrore dhe, edhe pse ai nė atė kohė kishte njė histori tė dobėt bashkėpunimi politik me partizanėt jugosllavė, tė paktėn kishte njohuri personale praktike pėr Kosovėn dhe interes pėr kushtet e Kosovės, ndryshe nga pjesa mė e madhe e lidershipit komunist tė Tiranės. Zhvillimet nė partinė jugosllave po shikoheshin me shqetėsim tė rritur ndėrkombėtar, edhe pse nė kėtė faze ka shumė mundėsi qė vetėm shėrbimi sekret amerikan ishte i vetėdijshėm pėr kėrcėnimin e marrjes nga Millosheviēi tė pushtetit tė tė gjithė aparatit tė partisė. Ka gjasa qė nė kėtė periudhė filluan tė krijoheshin disa lidhje

joformale mes shėrbimit sekret tė Tiranės, i cili ishte i lirė tė udhėtonte pėr nė Zvicėr, pėr shkak se shumica e financave dhe e pagesave tė tregtisė me jashtė kryhej atje, dhe lidershipit tė LPK-sė brenda dhe pėrreth Cyrihut dhe Gjenevės. Njė pjesė e mirė e kėtij biznesi ishte tashmė nė duart e agjentėve tė Sigurimit dhe praktikisht nėn kontrollin personal tė R. Alisė. Alia pretendon se ai parashikoi mundėsinė e njė situate tė re revolucionare nė Kosovė dhe ai sigurisht qė duhet tė marrė njė pjesė tė meritės pėr lejimin e trajnimit tė parė ushtarak pėr kosovarėt nė Akademinė e Mbrojtjes tė Tiranės pėr njė periudhė trevjeēare. Ėshtė gjithashtu krejtėsisht e qartė se Alia e konsideronte Ushtrinė Republikane Irlandeze (IRA) si njė model tė mundshėm pėr njė ushtri kryengritėse kosovare….

Kur interesimi I tij iu bė i njohur qeverive perėndimore, pėrmes spiunėve tė tyre nė Tiranė, ata u shqetėsuan se mos sė shpejti lindte njė “Shqipėri e Madhe”, nėse mes Tiranės e Prishtinės hiqeshin pengesat e vjetra…. LPK-ja dhe kosovarė tė tjerė radikalė kishin pasur gjithnjė kontakte me ushtrinė shqiptare nė kufi dhe me qeverinė shqiptare pėrmes shėrbimit sekret, Sigurimit.

Me pėrmbysjen e komunizmit, shėrbimet sekrete perėndimore u infiltruan nė njė shkallė tė gjerė brenda Sigurimit.

Si president i Shqipėrisė, Ramiz Alia kishte takuar nė Tiranė liderėt e LPK-sė, Xhavit Halitin, Xhavit Hazirin dhe Ahmet Haxhiun, pak kohė pėrpara se tė humbte pushtetin nė vitin 1991. Ky ishte njė takim i hapur, pėr tė cilin agjentėt e shėrbimeve sekrete perėndimore nė Tiranė do tė informoheshin sė shpejti. Alia kishte premtuar ndihmė morale pėr liderėt e LPK-sė, por ėshtė e qartė se mbėshtetėsit perėndimorė tė kundėrshtarit tė tij politik, Sali Berisha, mund ta kenė kuptuar se sė shpejti kjo mund tė pasohej nga ndihma materiale dhe ky ishte njė veprim mė shumė qė do tė pėrshpejtonte fundin politik tė Ramiz Alisė.

Ėshtė e paqartė se deri nė ē’pikė premtoi tė shkonte Alia nė ndihmė tė kosovarėve… Nė fund tė pranverės sė vitit 1990, me miratimin dhe dijeninė e qeverisė sė Tiranės, fermeri i Prekazit, Adem Jashari, drejtoi njė grup rekrutėsh nėpėr pyjet e dendura mbi Qafėn e Koshares pėr nė Shqipėri, pėr tė filluar stėrvitjen nė Akademinė Ushtarake nė Tiranė dhe nė kampet ushtarake vendase nė kodrat shqiptare.

Shėrbimi sekret jugosllav duhet tė ketė pasur njėfarė ideje pėr atė qė po ndodhte, pėrmes rrjeteve tė tij informuese dhe, nė 30 dhjetor tė vitit 1990, fshati i tij i Prekazit u rrethua nga automjete tė ushtrisė dhe tė policisė dhe nga helikopterė qė fluturonin ulėt mbi shtėpitė e fermerėve. Kjo do tė ishte njė provė pėr ngjarjet dramatike qė do tė ndodhnin tetė vjet mė vonė, nė mars tė vitit 1998, kur ai vdiq aty…

Nė qeverinė e Berishės, pas vitit 1992, pasuan grupe tė tjera (gjithnjė tė pėrbėra nga dhjetė veta), siē ishin, pėr shembull, rekrutėt e ēuar nė Shqipėri nė vitin 1993, tė drejtuar nga Ramiz Qerimi. Edhe pse tashmė kėto trajnime ishin shpallur si ilegale nga qeveria ‘Berisha’, nė praktikė ishte bėrė pak ose aspak pėr t’i ndaluar…

James Pettifer ėshtė profesor i Historisė ballkanike nė Universitetin e Oksfordit. Ai ėshtė autor i disa veprave kryesore pėr Ballkanin e Jugut, Greqinė dhe Turqinė, ndėr to “Shqipėria, nga anarkia tek identiteti ballkanik”, “Ēėshtja e re e Maqedonisė”, “Krijimi i krizės greke” dhe “Ekspresi i Kosovės”.
avatar
djussi

Mos pyet se cfare beri atdheu per ty, por cfare bere ti per atdheun tend.

39


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi