Vende te mistershme

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Vende te mistershme

Mesazh  Flavius prej 28.06.13 22:57

Vende te mistershme

Deti i Djallit ose Trekendeshi i Dragoit

Deti i Djallit ose Trekendeshi i Dragoit eshte nje zone ne Oqeanin Paqesor qe eshte i mbushur me ngjarje te cuditshme. Prane brigjeve te Japonise, ka qene vendi i deklaratave te panumerta per fenomene te pashpjegueshme, duke perfshire anomali magnetike, objekte dhe drita te pashpjegueshme, dhe sigurisht edhe zhdukje misterioze.

Zona eshte e konsideruar si e rrezikshme nga autoritetet e peshkimit Japonez. Nje histori tregon qe ne vitin 1952 qeveria Japoneze ka cuar nje mjet kerkimi per te hetuar misteret e Detit te Djallit. Kuptohet qe mjeti i kerkimit dhe ekuipazhi i tij prej 31 personash nuk u pane me. Nje histori tjeter tregon per perpjekjet e Kublai Khan per te pushtuar Japonine duke kaluar neper Detin e Djallit, e duke humbur te pakten 40000 njerez ne keto perpjekje.

Nderkohe teori te ndryshme hidhen ne lidhje se cfare ndodh aty: qe nga alienet, deri ne dyer per ne universe paralele. Disa sugjerojne qe aktiviteti i larte vullkanik ne rajon eshte pergjegjes per disa prej zhdukjeve.





Point Pleasant (Pika e kendeshme)

Point Pleasant (Pika e kendeshme) me siguri qe eshte quajtur me vend keshtu ne nje fare pike, por tani eshte i mbushur me tregime te ngjarjeve misterioze dhe te frikshme dhe emri i tij tani nuk eshte gje tjeter vetem nje aliteracion ironik.

Me e njohura prej ketyre ngjarjeve perfshin nje krijese te njohur si Mothman, qe thuhet se ka terrorizuar komunitetin e Virginia-s Perendimore qe nga nentori 1966 e deri ne dhjetor 1967.

Me shume se 100 qytetare te ndryshem te Point Pleasant jane deshmitare okulare te kesaj krijese te tmerrshme. Mothman qe kane qene subjekt i nje libri dhe nje filmi, dhe qe ka statujen e tij ne Poin Pleasant, ka patur shume shpjegime te ndryshme. Disa besojne qe eshte nje jashtetokesor, ndersa ka te tjere qe besojne qe eshte nje mutant.

Cfaredo te kete qene, raportimet per Mothman-in ndaluan pasi Ura e Argjendte u shemb ne 15 dhjetor te vitit 1967 duke vrare 46 persona dhe qe beri qe shume te besonin qe ngjarjet te ishin te lidhura ne nje fare menyre. Pervec Mothman-it, edhe shume perralla te tjera paranomale nga Point Pleasant perfshijne shfaqje te UFo-ve dhe te raportime te te ashtuquajturve "Burra me te Zeza".




Ferma Bigelow

Ferma Bigelow, me pare e njohur si Ferma Skinwalker dhe Ferma Sherman, eshte nje prone prej 480 akrash ne veriperendim te Utah e qe eshte zone e mbushur me shfaqje UFO-sh, gjymtim kafshesh dhe ngjarje te tjera te cuditshme.

Megjithese ngjarje te cuditshme jane dokumentuar qe ne vitet 1950, disa prej historive me te cuditshme u ndodhen nje cifti fermeresh, Terry dhe Gwen Sherman pasi ata blene fermen ne vitin 1994. Shermanet ishin vazhdimisht te perndjekur nga ngjarje te frikshme si shfaqje UFO-sh, ngjarje te pashpjegueshme dhe masakrime te pashpjegueshme kafshesh.

Situata ishte aq e padurueshme per ta, sa ne vitin 1996 ata ia shiten fermen e tyre Robert Bigelow, themeluesit te National Institute for Discovery Science, i cili deshironte te studionte misteret qe rrethonin fermen. Bigelow eshte pronar i fermes edhe ne ditet e sotme dhe NIDS i mban shume te fshehta zbulimet e tyre.

avatar
Flavius

111


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi