Kabala - Nga Jorge Luis Borges

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Kabala - Nga Jorge Luis Borges

Mesazh  Zattoo prej 25.06.13 21:22

Kabala

Nga Jorge Luis Borges



Nė bazė tė teorive tė ndryshme e, nganjėherė, kontradiktore, tė njohura nėn emrin Kabala, gjendet njė nocion, krejt i huaj pėr arsyetimin tonė perėndimor, – nocioni i librit tė shenjtė. E zėmė se e kemi njė nocion tė ngjashėm – libri klasik.  Mendoj, se s’do ta kem tė zorshme t’ua dėftej, me ndihmėn e Osvald Shpengler-it dhe librit tė tij “Perėndimi i Evropės”, se kėto nocione janė krejt tė ndryshme.  Marrim fjalėn “klasike”.  Cila ėshtė etimologjia e saj? “Klasikja” rrjedh nga fjala “classic” – “fregatė”, “eskardė”.  Libri klasik – ėshtė i rregulluar mirė, i pajisur “shipshape”, siē thonė anglezėt.  Pėranash kėtij kuptimi modest libri klasik ka domethėnien e tė qenit i shquar.  Kėsisoj, “Don Kishotin”, “Komedinė”, “Faustin”, i quajmė vepra klasike.

Pa marrė parasysh kulti i kėtyre librave ėshtė i pakufijshėm, vetė nocioni ėshtė i njė natyre tjetėr. Grekėt – kalasike quanin “Iliadėn” dhe “Odisenė”.  Aleksandri, sipas fjalėve tė Plutarkut, mbante gjithnjė poshtė nėnkresės shpatėn dhe “Iliadėn” – dy simbole tė fatit tė tij luftarak.  Sidoqoftė asnjė nga grekėt nuk e quante, qė “Iliada” ėshtė e pėrkryer nė ēdo fjalė tė saj.  Nė Aleksandri bibliotekarėt mblidheshin qė tė studiojnė “Iliadėn”, dhe nė studim e sipėr hartuan njė mori shenjash tė domosdoshme pikėsimi (tė cilat, tani, pėr fat tė keq, janė harruar). “Iliada” ka qenė libėr themelor, atė e quanin maja e poezisė, megjithkėtė nuk mendonin, qė ēdocila fjalė, ēdocili varg i saj ėshtė i pėrkryer.  Kjo ėshtė njė qasje krejt tjetėr.  Horaci thotė: “Nganjėherė edhe Homeri kotet”.  Por askush nuk thotė, qė nganjėherė fle dhe Shpirti i Shenjtė.

Pa e cekur hyjneshėn, pėrkthyesi anglez i jep fjalėt e Homerit: “Mėninė, hyjneshė, kėndo Akilin, Birin e Pelidit” si “An angry man, this is my is subject”, duke ndėrtuar me tekstin raporte, jo si me njė libėr tė paarritshėm nė secilėn fjalė, por si ndaj diēkaje tė pandryshueshme, e kundron atė nga pikvėshtrimi historik; veprat klasike studioheshin dhe analizoheshin nė planin historik: ata gjendeshin nė kontekstin historik.  Kuptimi i librit tė shenjtė ėshtė krejt tjetėr.

Tani ne do ta shqyrtojmė librin si njė instrument, tė pėrshtatshėm qė tė ta justifikojmė, ta mbrojmė, pėrgėnjeshtrojmė, shtjellojmė ose arsyetojmė teorinė.  Nė antikitet konsiderohej, qė libri ėshtė njė surrogat i ligjėrimit gojor, ndaj tij silleshin veēse kėshtu. Le tė ndėrmendim fragmentin nga Platoni, ku ai flet, qė librat janė njėlloj si statujat; ato duken si tė gjallė, por nėse do t’i pyesėsh pėr ndonjė gjė – nuk tė pėrgjigjen.  Qė ta kapėrcejė kėtė, ai sajoi dialogun platonian, qė i shterri tė gjitha temat e mundshme.

Ėshtė e njohur edhe njė letėr, shumė e bukur dhe tejet interesante, tė cilėn sipas Plutarkut, ia ka dėrguar Aleksandri i Maqedonisė Aristotelit.  Aristoteli sapo kishte publikuar “Metafizikėn”, pra, kishte dhėnė urdhėr tė bėheshin kopje prej saj.  Aleksandri  i profetizoi atij, duke i thėnė, qė tani tė gjithė do ta dinė gjithė atė qė mė parė ka qenė vetėm privilegj i tė zgjedhurve.  Aristoteli, duke dashtė tė justifikohej, pa dyshim e krejt sinqerisht, tha: “Traktati im ėshtė edhe i publikuar, edhe i pa publikuar”. Konsiderohej, qė libri nuk e shterr dot temėn deri nė fund: atė e kundronin si njė pyetėsor, si shtojcė mbi mėsimet gojore.
Herakliti dhe Platoni pėr shkaqe tė ndryshme i kritikonin veprat e Homerit.  Libra tė tillė, anipse  tė mbushura me lavde, nuk quheshin tė shenjtė.  Ky ėshtė njė nocion specifik oriental.

Pitagora nuk ka lėnė asnjė varg tė shkruar.  Hamendėsojnė, se ai nuk ka gjakuar ta lidhė veten me tekstin.  Ai donte, qė mendimi i tij tė vazhdonte tė jetojė dhe tė shtjellohej nė arsyetimet e nxėnėsve.  Sė kėndejmi ka dalė shprehja “Magistėr dihit”, e cila prore pėrdoret pa vend.  “Magistėr dihit”, nuk don tė thotė “kėshtu foli mėsuesi”, dhe disputi merr fund.  Pitagoreani e shtronte teorinė, e cila ka gjasa, nuk ėshtė nė traditėn e Pitagorės, pėr shembull, teorinė e kohės ciklike.  Atė e kundėrshtonin: “kjo nuk ėshtė nė traditė”.  Ai iu pėrgjigj: “Magister dihit”, ēka i lejoi atij tė ndėrkallė tė renė.  Pitagora mendonte se librat do ta prangonin ose, po tė flasim me fjalėt e Shkrimit tė Shenjtė, qė shkronja vret, dhe vetėm Fryma krijon.
 
Shpengler nė kapitullin kushtuar kulturės magjike tė librit “Perėndimi i Evropės”, vėren, se prototip i librit magjik ėshtė K’urani.  Pėr ulemėt, teologėt myslimanė, K’urani nuk ėshtė libėr, si gjithė tė tjerėt.  Ky libėr i paraprin gjuhės arabe (e pabesueshme, po pikėrisht kėshtu); atė ėshtė e pamundur ta studiosh as nė rrafshin historik, as nė rrafshin filologjik, pėrderisa ai ėshtė mė i vjetėr se arabėt, mė i vjetėr se gjuha, nė tė cilėn ėshtė shkruar, mė i vjetėr se Gjithėsia.  K’urani madje nuk konsiderohet krijim i Zotit, ai ėshtė diēka edhe mė e afėrt dhe mė misterioze.  Pėr besimtarėt e rregullt myslimanė K’urani – ėshtė njė atribut po i tillė i Zotit, sikundėrse mėnia e Tij, mėshira e  Tij ose drejtėsia e Tij.  Nė vetė K’uranin flitet pėr librin misterioz, nėnėn e librit, qė pėrfaqėson nė vetvete arketipin e K’uranit, i cili gjendet nė qiell dhe tė cilit i pėrulen engjėjt.

Njė kuptim i kėtillė i librit tė shenjtė, ėshtė rrėnjėsisht i ndryshėm  nga nocioni i librit klasik.  Nė librin e shenjtė tė shenjta janė jo vetėm fjalėt, por dhe shkronjat, prej sė cilave janė pėrbėrė ato.  Njė qasje tė tillė aplikojnė kabalistėt kur studiojnė Shkrimin e Shenjtė.  Unė mendoj se modus operandi * e kabalistėve ėshtė e kushtėzuar me dėshirėn  pėr ta shpėnė filozofinė gnostike nė mistikėn judeje, qė t’i referohen Shkrimit, qė tė mbeten  besimtarė tė rregullt. Sidoqoftė, ėshtė e lehtė tė dallosh (ndoshta nuk bėj mirė qė e pėrdor kėtė folje), se si ėshtė dhe si ka qenė modus operandi e kabalistėve, qė filluan tė merreshin me shkencėn e tyre tė habitshme nė jug tė Francės, nė veri tė Italisė, Gjermani dhe vende tė tjera.  Ata mbėrrijtėn gjer nė Izrael, porse doktrina nuk vjen prej andej, origjina e saj vjen prej mendimtarėve gnostikė dhe katarėve.

Njė mendim i tillė: Pesėlibėrshi, Tora – ėshtė libėr i shenjtė.  Arsyeja e pakufijshme zbriti me detyrėn njerėzore pėr tė krijuar librin.  Shpirti i Shenjtė zbriti gjer tek letėrsia, ēka ėshtė aq e pabesueshme, si hipotezė, qė Zoti zbriti nė tokė veē pėr tė qenė njeri.  Por zbriti pikėrisht nė kuptimin mė tė drejtpėrdrejtė.  Shpirti i Shenjtė zbriti gjer tek letėrsia dhe krijoi librin.  Nė tė tillė libėr nuk mund tė ketė asgjė rastėsore, ndėrkohė qė gjithēka, qė kanė shkruar njerėzit, ka diē rastėsore.

Dihet veneracioni qė shkaktojnė “Don Kishoti”, “Makbethi” ose “Kėngėt e Rolanit” dhe shumė libra tė tjerė, mė sė shpeshti njė nė ēdocilin popull, duke pėrjashtuar Francėn, letėrsia e sė cilės ėshtė kaq e begatė, sa tė numėrojė tė paktėn dy vepra klasike, – por e lėmė kėtė.

Po mirė, nėse ndonjė filologu-servantesologu i bie tė thotė, qė “Don Kishoti” fillon me njė fjalė prej dy shkronjash (Nė), mandej me tetė  ( njė katund) mandej dy qė pėrmbajnė nga nėntė (aq  modest), prej sė cilės ai synon tė nxjerrė definicione, atėherė atė do ta quajnė pa ngurrim tė ēmendur.  Kurse Bibla studiohet pikėrisht sipas kėsaj metode.

Pėr shembull, thuhet, se ajo nis nga “bet”, germa e parė e fjalės breshit.  Pėrse nis nga “bet”? Sepse kjo ėshtė germa nisėtore e alfabetit tė gjuhės hebreje, ēka don tė thotė tė njėjėtėn gjė si shkronja fillestare e fjalės bendicion** nė spanjisht, dhe teksti nuk mund tė nisė mė njė shkronjė e cila t’i korespondojė mallėkimit; ai duhet tė nisė me bekim.  “Bet” – ėshtė germa e parė e alfabetit hebre tė fjalės braja, qė do tė thotė bekim.

Ka edhe njė rrethanė tjetėr, jashtėzakonisht interesante, e cila duhet tė ketė pasur ndikim nė kabalė: Zoti, fjalėt e tė cilit kanė qenė mjete tė veprave tė tij (sikundėr vėren dhe shkrimtari i shquar Saavedra Fahardo), e krijoi botėn me ndihmėn e fjalėve; Zoti tha: “U bėftė dritė” – dhe u bė dritė.  Sė kėndejmi duhet nxjerrė pėrfundimi, qė bota qe krijuar me ndihmėn e fjalės “dritė”.  Nėse do tė kish qenė artikuluar fjalė tjetėr dhe me tjetėr intonacion, rezultati do tė kish qenė jo drita, porse diē tjetėr.

Mbėrrijtėm tek mendimi, po aq i paparashikueshėm, sikundėr ai, pėr tė cilin ju fola nė fillim, tek mendimi i cili trondit mendjen tonė perėndimore, tė paktėn, mendjen time, dhe pėr tė cilin mė duhet tė flas.  Duke medituar mbi fjalėt, ne e konsiderojmė, qė fjalėt qėnė mė parė artikuluar, e mandej nisėn tė paraqiteshin me shkrim.  Pėrkundėr, kabala (qė do tė thotė “gojėdhanė”, “traditė”) presupozon, qė mė parė sė gjithash kanė ekzistuar shkronjat.  Domethėnė, sikur pėrkundėr pėrvojės, shkrimi t’i ketė paraprirė ligjėrimit gojor.  Atėherė nė Shkrimin e Shenjtė nuk ka asgjė tė rastėsishme: gjithēka duhet tė jetė e parapėrcaktuar.  Pėr shembull, sasia e germave tė secilit varg.

Mandej kabalistėt kėrkojnė bashkėpėrkimet shkronjore.  Shkrimi i Shenjtė kundrohet si deshifrim, letėr kriptografike, krijohen ligje tė reja mbi leximin. Mund tė marrėsh cilėndo shkronjė tė Shkrimit tė Shenjtė dhe, duke e kundruar atė si shkronjėn nisėtore tė fjalės tjetėr, tė lexosh tė shenjuar kėtė fjalė tjetėr. Kėshtu mund tė veprohet me ēdocilėn fjalė tė tekstit.

Mund tė krijohen dy alfabete: njėri, pėr shembull, nga a deri tek l dhe tjetri nga l deri tej z apo nga dhe gjer nė shkronjat koresponduese evropiane; konsiderohet, qė shkronjat e tė parit i korespondojnė shkronjave tė sė dytit.  Atėherė mund ta lexosh tekstin sipas mėnyrės bustrofedon (nėse do ta quajmė nė greqisht), domethėnė nga e djathta nė tė mėngjėr, mandej nga e majta nė tė djathtė, mandej nga e djathta nė tė mėngjėr.  Mund t’u japėsh shkronjave konvencione shifrore. E gjithė kjo ngjiz njė rebus (shkrim tė koduar), mund tė jetė i deshifrueshėm, dhe rezultatet janė tė pėrmbushura me kuptime, sepse kanė qenė tė parashikuara nga arsye e pafundme hyjnore. Kėsisoj, nėpėrmjet kėsaj kriptografie, pėrmes veprimeve, qė na ndėrmendin “Brumbullin e artė” tė Edgar Po-sė, i avitesh doktrinės.

Mendoj se doktrina ka lindur mė para se modus operandi.  Mendoj, se me kabalėn ka ngjarė e njėjėta gjė si me filozofinė e Spinozės: rendi matematik u formėsua mė vonė.  Mendoj, se kabalisti ka qenė nėn ndikimin e gnostikėve dhe, duke qenė tė lidhur me traditėn e lashtė greke, e ka kėrkuar kėtė mundėsi tė habitshme pėr tė deshifruar shkronjat.

Modus operandi e kabalistėve ėshtė i bazuar nė premisėn logjike, nė mendimin, se Shkrimi i Shenjtė – ėshtė njė tekst i pėrkryer dhe s’mund tė pėrmbajė asgjė rastėsore.

Tekste tė pėrkryera nuk ka, tė paktėn, ndėr tekstet qė ka krijuar njeriu.  Nė prozė vėmendje tė madhe u kushtohet domethėnieve tė fjalėve, ndėrsa nė poezi – kumbit. Si mundet qė nė tekstin, e krijuar nga Shpirti i Shenjtė, tė hamendėsohen dobėsi, pakujdesi? Gjthēka duhet tė jetė e paracaktuar.  Ky parapėrcaktim qėndron nė fundamentin e doktrinės sė kabalistėve.

Nėse Shkrimi i Shenjtė nuk ėshtė i pafundėm, ku pra dallon ai nga krijimet njerėzore, cili ėshtė ndryshimi ndėrmjet Librit tė Mbretėrive dhe njė dispense historie, Kėngės sė Kėngėve dhe poemės? Duhet hedhur hipoteza se tė gjithė ata kanė njė shumėsi tė pafundme domethėniesh.  Skot Eurigeni ka thėnė, qė numri i domethėnieve tė Biblės ėshtė i pafundėm, duke e krahasuar atė me bishtin farfuritės tė palloit.

Sipas njė interpretimi tjetėr, nė Shkrimin e Shenjtė ka katėr kuptime.  Ky sistem del nė pah kėsisoj: nė zanafillė ka qenė njė krijesė, e ngjashme me Zotin e Spinozės, me atė ndryshim, qė Zoti i Spinozės ėshtė pafundėsisht i begatė, pėrkundrazi, En-sof del para nesh pafundėsisht i varfėr.  Fjala ėshtė  pėr krijesėn zanafillore, pėr kurrėsesi nuk mund tė thuhet “ekziston”, sepse ekzistojnė yjet, njerėzit, milingonat.  Si mundemi pra, t’ pėrkasim  njė kategorie? Jo, kjo krijesė zanafillore nuk ekziston.  Nuk mund tė thuhet, qė ai mendon, pėrderisa arsyetimi – ėshtė njė proces logjik, qė shkon nga premisa tek konkluzioni.  Nuk mund tė thuash edhe qė ai diēka dėshiron, pse tė duash diēka – do tė thotė tė ndjesh mungesėn e kėsaj diēkaje.  Dhe s’mund tė thuash, qė ajo krijon.  En-sof nuk krijon, sepse tė krijosh – don tė thotė tė pėrcaktosh njė qėllim dhe ta mbėrrish atė.  Pėrveē kėsaj, nėse En-sof ėshtė i pafundėm (kabalistė tė ndryshėm e krahasojnė atė me detin, simbolin e pafundėsisė), si mund tė dėshirojė ai gjėsend tjetėr? Dhe ē’gjėsend tjetėr mund tė krijojė ai, pos njė tjetėr ekzistence tė pafundme, e cila pėrzihet me tė? Pėrderisa, pėr fat tė keq, krijimi i botės pashmangshėm kalon nėpėr dhjetė emanime, sefirote, tė cilat dalin prej tij, por nuk janė mė tė vona se ai.

Ideja e krijesės sė pėrjetshme, prej sė cilės dalin gjithnjė dhjetė emanimet, ėshtė e vėshtirė pėr t’u kuptuar.  Kėto dhjetė emanime dalin njėra prej tjetrės.  Nė tekst ėshtė shkruar, qė ato u korespondojnė dhjetė gishtave tė duarve.  Emanimi i parė mbart emrin Kurorė, dhe mund ta krahasojmė me rrezen e dritės qė del prej En-sofit, rrezen qė nuk e zvogėlon atė: krijesa e pakufijshme nuk mund tė zvogėlohet.  Nga Kurora del emanimi tjetėr, dhe prej saj tjetra, prej saj edhe njė tjetėr, e kėshtu deri nė dhjetė.  Ēdocili emanim ndahet nė tri pjesė.  E para prej tyre shėrben pėr lidhje me krijesėn mė tė epėrme; tjetra, themelorja, shpreh thelbin; e treta shėrben pėr lidhjen me emanimin e ulėt.



Dhjetė sefirotet ngjizin njeriun me emrin Adam Kadmon, ky ėshtė njeriu-arketip.  Adam Kadmoni gjendet ndėr qiej, dhe ne paraqesim nė vetvete pasqyrimin e tij. Ky njeri, ėshtė i formėsuar prej dhjetė emanimesh, reflekton e rrezon njė botė, njė tjetėr dhe kėshtu deri tek e katėrta.  E treta – ėshtė bota jonė materiale, kurse e katėrta – Hadi.  Tė gjitha kėto janė tė pėrmbyllura brenda Adam Kadmonit, i cili e ngėrthen njeriun dhe mikrokosmosin e tij, me gjithsej.
Fjla nuk ėshtė pėr ndonjė eksponat muzeumi tė historisė sė filozofisė, mendoj, qė ky sistem ka aplikime: ai mund t’u shėrbejė arsyetimeve tona, gjakimit pėr ta kuptuar Gjithėsinė.  Gnostikėt u paraprinė kabalistėve me disa shekuj; ata kanė pasur njė sistem po tė kėtillė, qė presupozonte papėrcaktueshmėrinė e Zotit.  Ky Zot, i quajtur Pleroma (Tėrėsorja), reflekton njė tjetėr Zot (po bėj vėrsionin heretik tė Irinisė), ndėrsa ky ky Zot – edhe njė emanim tjetėr, Ai tjetri – tjetėr, dhe secili prej tyre ngjiz qiellin (njė kullė e tėrė me emanime).  Mbėrrijmė deri tek shifra 365, pėrderisa kėtu pėrzihet astrologjia.  Kur tė kemi mbėrritur gjer tek emanimi i fundit, ne do tė piqemi me Zotin qė ka emrin Jehova, i cili e krijon kėtė botė.  Pėrse bata, e krijuar prej tij, ėshtė pėrplot lemeri, gjynahe, dhimbje fizike, pėrplot ndjenja fajėsie, pėrplot krime? Hyjnorja  shkon drejt pakėsimit, dhe Jehovai krijon botėn, qė priret drejt gabimesh.
Po atė skemė pėrsėrisin dhjetė sefirotėt dhe katėr botėrat e krijuara prej tyre. 

Kėto dhjetė emanime, sipas masės sė largimit nga En-sof, nga e pafundėsishmja, nga e misterta “tė fshehtat” – siē thonė nė gjuhėn e tyre tė figurshme kabalistėt – e humbasin fuqinė dhe pikėrisht nė njė rrugė tė tillė krijojnė kėtė botė.  Bota, nė tė cilėn jetojmė ne, duke bėrė njė mizėri gabimesh, tė gatshėm pėr fatkeqėsi dhe suksese efemere.  Ky mendim nuk ėshtė absurd; nė gjendedkemi ballas me problemin e pėrjetshėm tė sė keqes, tė shkruar mrekullisht nė librin e Jovit, madhėshtore, sipas Frojdit, nga gjitha veprat e letėrsisė sė pėrbotshme.

Kujtojeni historinė e Jovit.  Ky ėshtė njė njeri i drejtė besimtar qė u ėshtė nėnshtruar syrgjynosjeve e dėbimeve, njeri, i cili don tė justifikohet para Zotit, njeri i pėrbuzur nga miqtė, njeri qė shpreson tek drejtėsia; mė sė mbarami Perėndia i pėrgjigjet Jovit pėrmes stuhisė.  Ai i thotė, se ėshtė shumė larg nga masa e punėve njerėzore.  Qė ta pėrforcojė kėtė, Ai sjell shembujt e  krijuar prej tij tė Balenės dhe tė Hipopotamit.  Ne duhet ta ndjejmė, vėren Maks Brodi, qė hipopotami “begemoth” , ėshtė aq i madh, sa dhe emrin e ka  nė numrin shumės, kurse Leviafan-i mund tė jetė njėri prej dy kafshėve, krokodilit ose balenės.  Zoti thotė, se ai ėshtė po aq i pambrrijshėm, sa ē’janė kėto pėrbindėsha, dhe nuk mund tė jetė i matshėm mė njėsitė e masės njerėzore.

Nė po kėtė mendim arrin Spinoza, duke thėnė, se, kur njeriu i mvesh Zotit veti njerėzore, kjo ėshtė njėsoj sikur tė thuash qė trekėndėshin Zoti e ka quajtur nė njė shkallė tėpėr siperane – trekėndėsh. Tė thuash, qė Zoti ėshtė i drejtė, mėshirėmadh – ėshtė njė dukuri po e tillė antropomorfizmi, sikundėrse pėrkufizimi, qė Zoti ka fytyrė, sy ose duar.  Dhe ja tek kemi edhe mė tė lartėn.  Hyjnia dhe emanimi i rendit tė ulėt.  “Emanimi” mė duket fjalė e pėrshtatshme, sepse Zoti nuk mund tė jetė fajtor; sepse siē ka thėnė Shopenhauri, fajtor nuk ėshtė mbreti, por ministrat dhe sepse kėto emanime krijojnė botėn tonė.

Ekzistojnė disa tnentativa pėr tė justifikuar tė keqen.  Po ia nis nga pėrkufizimi klasik i teologėve, qė tonė, se e keqja – ėshtė mohim dhe se tė thuash “e keqja” do tė thotė thjesht tė konstatosh papraninė e sė mirės; njė apologji e tillė ēdocilit njeri tė ndjeshėm i duket haptazi mashtrimtare.  Ēdo dhimbje fizike nuk ėshtė mė e vogėl, por, ndoshta, ndjesi e gjallė mė e madhe, se ēdo lloj kėnaqėsie.  Fatkeqėsia – ėshtė  jo paprani e lumnisė, jo mohim i saj; kur ndjehemi keq, ne ndjejmė praninė e fatkeqėsisė.

Ekziston prova e Lajbnicit, tepėr fine, por dhe aq e rreme, nė mbrojtje tė ekzistencės sė tė keqes.  Pėrfytyrojmė dy biblioteka.  Njėra pėrbėhet prej njėmijė ekzemplarėsh tė “Eneidės”, e cila konsiderohet libėr i pėrkryer dhe, ka gjasa, i tillė ėshtė. Nė bibliotekėn tjetėr ka njėmijė libra tė rėndėsive tė ndryshme, dhe ndėrmjet tyre edhe njė volum i “Eneidės”.  Cila nga kėto biblioteka ėshtė mė e mirė? Ta pret mendja, e dyta.  Lajbnici arrin nė pėrfundimin, qė e keqja ėshtė e domosdoshme pėr laryshinė e botės.

Shembulli i dytė i rėndomtė  – ėshtė shembulli me tablonė, tablo e bukur, ta themi, tė Rembrandit.  Zonat e zeza nė pėlhurė i korespondojnė tė keqes.  Lajbnic, ashiqare, harron, duke sjellė shembuj pėlhurėn dhe librat, qė ėshtė njė gjė, nėse nė bibliotekė ka libra tė kėqinj, – dhe krejt tjetėr gjė – tė jesh njė libėr i tillė.  Nėse ne jemi prej librash tė tillė, atėherė jemi tė dėnuar me had.

Jo ēdocili ėshtė i aftė tė provojė ekstazėn – nuk e di, nė jam vetė i aftė, – Kierkegori, i cili ka thėnė, se, nėsė pėr laryshinė e botės ėshtė e domosdoshme, qė nė had tė jetė qoftė dhe njė shpirt i vetėm, dhe ky shpirt tė ishte i imi, unė kisha pėr t’i kėnduar nga thellėsitė e hadit lavde tė Gjithfuqishmit.
Nuk e di nė ėshtė e lehtė tė ndjesh kėshtu; nuk e di, nė do tė vazhdonte vallė Kierkegori tė mendonte po ashtu pas disa minutash, kur tė gjendej nė zgavrat e hadit.  Por mendimi, siē e vėreni, ka lidhje me problemin mė kryesor – problemin e ekzistencės sė tė keqes, tė cilin gnostikėt dhe kabalistėt e zgjidhėn po njėsoj.

Ata e zgjidhėn atė, duke thėnė, se Gjithėsia – ėshtė krijesė e papėrsosun  e hyjnisė, hyjnorja e tė cilit ėshtė afėr zeros.  Domethėnė zotit, dhe jo Zotit, zotit qė qėndron shumė mė poshtė Zotit.  Nuk e di nė mundet vallė arsyeja jonė njerėzore tė ketė punė me tė tilla nocione tė papėrcaktuara, si Zoti, Hyjnorėsinė apo me teorinė e Vasilidit, teorinė e gnostikėve mbi 365 emanimet.  Ndėrkaq ne mund tė pranojmė idenė e parėrsojes sė hyjnisė – hyjnisė, e cila duhet ta ketė qorruar kėtė botė prej materiali tė papėrshtatshėm.  Kėtu ne i afrohemi mendimit tė Bernard Shout, kur thotė: “Zoti krijohet tani”.  Zoti nuk i pėrket sė shkuarės, ka gjasa, nuk i pėrket sė tashmes; Zoti – ėshtė Pėrjetėsia.  Zoti mund tė jetė e Ardhmja; nėse ne jemi fisnikė, tė arsyeshėm, tė pastėr, ne ndihmojmė nė krijimin e Zotit.

Nė “Zjarrin e pėrjetshėm” tė Uellsit subjekti dhe heroi tė shtrėngojnė tė ndėrmendėsh librin e Jovit.  Nėn ndikimin e narkozės heroi e pėrcepton dobėt laboratorin e pajisur, nė tė cilin punon plakushi.  Ky ėshtė Zoti; ai ka pamje tejet tė pikėlluar.  “Unė po bėj gjithēka mund, – thotė ai, – porse jam i shtrėnguar tė punoj me njė material tepėr tė vėshtirė”.  E keqja – ėshtė material i pagdhendshėm i Zotit, ndėrsa e mira – ėshtė mirėsi.  Por e mira tekefundit duhet tė ngadhėnjejė dhe ngadhėnjen.  Nuk e di nė besojmė nė progres, mendoj se po, tė paktėn nė spiralin gjenetik ecim pėrpara dhe kthehemi mbrapsht, por nė pėrgjithėsi bėhemi mė tė mirė. A mund ta themi kėtė edhe pėr epokėn tonė tė vrazhdė? Edhe tani tė marrin peng dhe tė shtrojnė nė birucė, ndoshta, nė kampe pėrqėndrimi, por sidoqoftė peng tė marrin.  Nė kohėn e Aleksandėr Maqedonasit ka qenė e natyrshme, qė luftėtarėt ngadhėnjyes t’i vrisnin ata tė anės sė humbur dhe ta digjnin shkrumb qytetin e pushtuar.  Mundet tė jemi bėrė mė tė arsyeshėm.  Shembull modest i kėsaj ėshtė interesi ynė pėr ato ēka kanė menduar kabalistėt.  Arsyeja jonė ėshtė e hapur, dhe ne jemi tė gatshėm  tė studiojmė jo vetėm menēurinė e njė pale, por  dhe marrėzinė e sė dytės, edhe bestynitė e sė tretės.  Kabala ėshtė e dobishme jo vetėm pėr muze, ajo paraqet nė vetvete njė rradhė metaforash arsyetimi.
 
Tani, qejfi ma ka t’ju flas pėr njėrin nga mitet, pėr njėrėn nga legjendat mė kėrshėrindjellėse tė kabalės – pėr golemin, qė frymėzoi Gustav Meyrinkun n’at roman tė madh, kurse mua – pėr njė poezi. Zoti mori njė shuk baltė (“Adami” do tė thotė “baltė e kuqe”), hukati mbi tė jetėn dhe krijoi Adamin, i cili pėr kabalistėt u bė golemi i parė. Ai qe krijuar nga fjala hyjnore, me frymėn e jetės, pėrderisa kabala e konsideron, qė gjith pesėlibėrshi – ėshtė emri i Zotit, ku janė shkombinuar shkronjat, atėherė, nėse dikush zotėron emrin e Zotit ose merr vesh Tetragrammaton-in – emrin e Zotit, pėrbėrė prej katėr shkronjash, – dhe ia del ta artikulojė saktė atė, ai atėherė do tė krijojė botėn dhe do tė krijojė golemin-njeri.

Legjenda mbi golemin ėshtė shfrytėzuar mrekullueshėm prej Gershom Shollemit nė “Simbolika e kabalės”, tė cilėn sapo e kam lexuar.  Mendoj se ky ėshtė libri mė i kuptueshėm nė kėtė temė, sepse u binda, qė ėshtė e padobi tė kėrkosh mė burime origjinale.  Kam lexuar, pra, njė pėrkthim tė pėrsosur e tė rregullt (hebraishten, sigurisht, nuk e di) tė “Sefer Jecir-it” ose Librin e Krijimit, pėrmbushur prej Leon Frymorit.  Kam lexuar pėrkthimin e “Zohar-it”, Librit tė Ndriēimit.  Por kėto libra janė shkruar jo pėr tė mėsuar kabalėn, por qė tė frymėzojnė ata njerėz, qė duke studiuar kabalėn, tė mund ta lexojnė e ta ndjejnė atė, sikundėr dhe e pėrforcojnė ata. Ata nuk e thonė gjithė tė vėrtetėn, sikundėrse dhe librat e Aristotelit qė nė tė njėjėtėn kohė ishin dhe tė publikuar dhe tė papublikuar.

I rikthehemi golemit.  Njė rabin merr vesh ose zbulon sekretin e emrit tė Zotit dhe e artikulon mbi argjilėn (baltėn) e figurinės njerėzore, duke e ngjallur atė, dhe e quan krijesėn e vet golem.  Sipas njėrit prej versioneve tė legjendės, rabini shkruan nė ballin e golemit fjalėn EMET, ēka do tė thotė e vertėta e vetme absolute zanafillore.  Golemi fillon tė rritet.  Vjen Emeti, kur zotnia nuk mund t’i qaset atij.  Ai i kėrkon golemit qė t’ia lidhė lidhėset.  Golem-i pėrkulet, dhe rabinit i jepet t’ia fshijė golemit shkronjėn e parė nga balli, pra nga fjala EMET.  Mbetet veēse MET – pra, vdekje.  Golemi shndėrrohet nė pluhur.
Sipas njė legjende tjetėr, rabini ose disa rabinė krijuan golemin dhe e dėrguan tek njė tjetėr rabin, gjithashtu tė aftė pėr tė krijuar golem, porse qė s’ia ka qejfi marifete tė tilla.  Rabini i kthehet golemit, por ai i pėrgjigjet, sepse ėshtė i privuar nga dhuntia tė kuptojė e tė flasė.  Rabini flet: “Ti, o krijesė magėsh, bėhu sėrishmi pluhur”.  Golemi  shkėrmoqet nė pluhur.

Mė sė mbrami.  Edhe njė legjendė tjetėr, rrėfyer prej Shollemit.  Shumė nxėnės (njė njeri nuk mund tė studiojė dhe tė kuptojė Librin e Krijimit) arritėn tė krijojnė golemin.  Ai del nė dritė me kamė nė dorė dhe u pėrgjėrohet krijuesve tė tij  ta vrasin atė, sepse, po e lanė tė jetojė, atij kanė pėr t’ju pėrulur  si njė idoli.  Pėr Izraelin, sikundėr dhe pėr protestantanizmin, idolatria – ėshtė njė prej mėkateve mė tė rėnda.  Nxėnėsit e vrasin golemit.

Rrėfeva disa legjenda dhe dua tė kthehem tek teoria, e cila mė duket e denjė pėr t’u kuptuar.  Nė ēdocilin prej nesh ka njė thėrmijė hyjnore. Kjo botė, ashiqare, nuk na rezulton tė jetė krijim Zoti i Gjithfuqishėm dhe i drejtė, varet nga ne. Kėtė na mėson kabala, larg prej tė qenit objekt studimi pėr historianėt dhe linguistėt. Njashtu si poezia e njohur e Hygoit “Cela dit la bouche d’ambre”***, kabala na mėson teorinė, tė cilėn grekėt e lashtė e quanin apokatasis dhe n’akord me tė cilėn tė gjitha krijesat, gjer te Kaini dhe Djalli, pas shumė shndėrrimesh shkrihen e treten me hyjninė, prej sė cilės dikur qenė ndarė.
 
 
Shėnime (qė janė personalisht tė pėrkthyesit):

  1. * mėnyrė veprimi
  2. ** Bekim
  3. *** Ēka tė na rrėfejė hija.. . .  Horaci thotė. . .  – “Mbi artin e poezisė” (vargu 359)

. . . Aristoteli sapo kishte publikuar. . .  – Plutarku “Jetėshkrimi i Aleksandrit” (VII).
. . . . Katarėt – Lėvizje heretike nė kristianizmin evropian tė shekujve XIII – XIV, qė predikonte mospranimin absolut tė jetės tokėsore si mishėrim tė sė keqes.
. . . Prova e Lajbnicit. . .  – “teodicia”, III, IX.
. . . Leon Frymori (1899 – ?) – predikues argjentinas dhe filozof, autor veprash pėr Spinozėn dhe Martin Buber-in, pėrkthyes i Majmonidit, Ibn Hebiroli dhe tė tjerė.
 
                                                                                                Pėrktheu: Agron TUFA
avatar
Zattoo

692


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi