Rastet qė sjellin fatkeqėsi, koēidencat e rralla!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Rastet qė sjellin fatkeqėsi, koēidencat e rralla!

Mesazh  Fikrro prej 25.06.13 2:51

Rastet qė sjellin fatkeqėsi, koēidencat e rralla





Njohuritė e deritanishme pėr fatin e njerėzve qė kanė shfrytėzuar shtėpitė e “prapta (terse)”, qė kanė udhėtuar me anije tė “prapta” e aeroplanė ose edhe qė i kanė pėrdorur vetėm disa pjesė tė tyre etj., pa dyshim, na tregojnė se vėrtetė ka sende qė sjellin fatkeqėsi.


Rasti i ēiftit Lambert


Ėshtė i njohur rasti i ēiftit bashkėshortor Lambert, tė cilit fatkeqėsi tė mėdha i shkaktoi njė figurė e vogėl (statujė e Perėndisė japoneze), tė cilėn e blenė gjatė kohės sė qėndrimit nė Japoni. Me fjalė tė tjera, posa e blenė atė figurėz nga fildishi, filluan tė ndjenjė vėshtirėsi shėndetėsore. Kur figurėza ishte nė mesin e sendeve tė zonjės Lambert, ajo kishte dhimbje tė tmerrshme tė dhėmbit, e kur u gjet nė valixhen e zotėriut Lambert – dhimbja e dhėmbit u “zhvendos” tek ai. Me ardhjen nė Amerikė, figurzėn ia falin nėnės sė zotėriut Lambert, e atėherė ajo, vetėm disa orė mė vonė, filloi tė ndjejė dhimbje tė padurueshme tė dhėmbit. Qartė, dhimbja e dhėmbit nxitej nga figura.

Pėr atė Lambertėt e strehuan nė njė vend tė vogėl tė shenjtė. ėshtė e mundur qė njė statujė e vogėl nga fildishi tė shkaktoj dhimbje tė tmerrshme te secili qė ėshtė nė kontakt me tė?Ėshtė i mundur supozimi qė nė atė statujė, dikur moti, ka zėnė vend ndonjė “shpirt i keq”. Megjithatė, po ashtu ėshtė e mundur qė ajo figurėz nė vete tė mbarttė gjurmėt e agonisė sė vdekjes sė elefantit nga dhėmbi i tė cilit ėshtė ndėrtuar ajo, derisa elefanti ende ishte gjallė kur ia kanė hequr dhėmbin. Dhimbjet e tij tė tmerrshme qė i ka ndjerė janė “bartur” dhe absorbuar nė dhėmb (bri) gjegjėsisht nė figurzėn, e pastaj nga ajo janė transmetuar nė pronarėt e saj. Shembuj tė panumėrta tė shtėpive “tė mallkuara”, po ashtu flasin pėr mundėsin qė mjedisi i caktuar ose gjėrat nga ky mjedis “mbajnė mend”, ose mbajnė nė vete tė kaluarėn dhe e shfaqin atė nė ardhmėri tek ata qė janė nė kontakt me to.


Automobili fatkeq i F. Ferdinandit dhe aktorit Xh. Dini


Automobili nė tė cilin janė vrarė arqiduka F. Ferdinand dhe bashkėshortja e tij (tė vrarė nė atentat nė Sarajevė, i cili shėrbeu edhe si shkas pėr fillimin e Luftės sė Parė botėrore) vazhdoi t’u sillte fatkeqėsi ose vdekje pronarėve tė mėvonshėm, derisa nuk u vendos nė muze. Po ashtu, edhe “porsheu”, nė tė cilin humbi jetėn aktori i filmit, Xhems Dini edhe mė tutje u sillte fatkeqėsi shfrytėzuesve tė tjerė, edhe kur ishte i zbėrthyer nė pjesė (i demoluar). Mekanikut, tė pronarit tė garazhit qė e bleu, ia theu te dy kėmbėt kur gjatė shkarkimit iu kėput mbajtėsja. Pasi qė automobili u nda nė pjesė, motori iu shit njė mjeku. Mjeku sė shpejti humbi jetėn nė njė garė me veturėn nė tė cilėn ishte vendosur motori i “porshesė”.

Nė garime tė njėjta automobilistike u pėrmbys edhe vetura ku ishte montuar ndėrruesi i shpejtėsive nga “porsheu” i Dinit dhe shoferi i saj ishte lėnduar seriozisht! Njė As automobilistik pėr pak nuk e humbi jetėn kur pėrnjėherė eksploduan te dy gomat e automobilit tė tij qė ishin marr nga “porsheu” i Dinit. Edhe karroceria e veturės sė tij, shkaktoi fatkeqėsi me rastin e rėnies nga piedestali – ia theu ashtin e kofshės njė djaloshi qė ishte duke e shikuar atė. Pse? Ėshtė e mundur qė automobili i trashėgimtarit tė fronit austriak (Fredinandit) e ka “thithur” (absorbuar) nė vete energjinė nga tragjedia e parė.

Efektet e asaj energjia, nga ajo tragjedi e tmerrshme, e kanė “mbush” (mbėshtjell) materialin e automobilit, i cili, duke vazhduar “jetėgjatėsinė”, edhe mė tutje ka prodhuar eko-efekte, gjegjėsisht u ka sjell kob shfrytėzuesve tė tij tė ardhshėm. Automobili i Xhems Dinit ishte aq shumė “i akumuluar” me ngarkesė tė energjisė negative nga ngjarja tragjike, sa qė reflektoi pastaj pandėrprerė energji tė tillė, gjatė njė periudhė bukur tė gjatė. Kėshtu, kjo energji, ndikoi tek shfrytėzuesit e ardhshėm tė pjesėve tė atij automobili, duke shkaktuar impulse negative, tė cilėt, nė fund, i ēoi edhe nė vdekje.[/font][/color][/b]


Vazoja e mallkuar nga Basano


Nė rrethinė e qytetit Basano ėshtė gjetur njė vazo (saksi) e argjend dhe e vjetėr rreth pesė shekuj – e rėnd rreth dy kilogram. Nė vazon e zbuluar nė murin e njė shtėpie tė madhe e tė braktisur, u gjet edhe kjo porosi: “Kjo vazo nė vete mban vdekjen”. Nė ankand vazon e argjend e bleu farmacisti i Basanos. Por nuk shkuan as tre muaj nga ky investim i tij, e njeriu, edhe pse deri atėherė i shėndosh – vdiq! Vazon pastaj e bleu kirurgu i spitalit tė qytetit, por edhe atė sė shpejti, vetėm pas dy muajsh, e gjet i njėjti fat i zi.

Kishte vetėm 37 vjet! Pastaj vazon e bleu njė arkeolog… dhe pas tre muajsh, edhe ai, vdiq mistershėm! Pronari i ardhshėm i saksisė vdekjeprurėse, njė muaj pas sjelljes sė saj nė shtėpi e tij – vdes edhe ai! E tmerruar nga kjo tragjedi, familja e tij e hedh vazon nga dritarja e shtėpisė nė rrugė, pėr ēka edhe dėnohet nga policia lokale. Vazon, sipas shkrimeve nė shtypin italian, pas kėtyre ndodhive tė tmerrshme, askush nuk dėshironte ta blinte, bile nuk dėshironte ta merrte as muzeu, kėshtu qė policia e fut nėn dhe… Athua, a do t’u sjell “fat” edhe  atyre qė, ndoshta, pas ndonjė dekade ose shekulli do ta gjejnė pėrsėri?


Shtėpitė e mallkuara


Ka shumė rrėfime pėr shtėpi tė mallkuara pėr shembull, sipas “El Ahramit” egjiptas, u publikua se nė Kajro ekzistojnė 18 shtėpi tė mallkuara! Njerėzit u ikin duke u sjell rrotull nė hark tė madh duke mos menduar qė tė hedhin njė vėshtrim brenda, edhe pse nė Kajro ka numėr tė madh tė pastrehėve, prej tė cilėve disa jetojnė edhe nė varreza tė braktisura. Tė gjitha kėto janė ndėrtesa tė mėdha edhe me nga tridhjetė dhoma, ndėrsa shtėpia e mallkuar mė e njohur ėshtė pronė e banorit belg, Empenit. Nė shtėpi deri tash, vėrtet kanė ndodhur njė seri vdekjesh tė cilat as policia egjiptase nuk ka mundur t’i sqarojė (i pari e  pėsoi vetė banori dhe pronari Empen, e pastaj biri i tij Eduardi, pas kėsaj edhe tė gjithė pronarėt pasardhės), kėshtu qė sot nė tė jetojnė  vetėm lakuriqėt dhe qentė e braktisur.

Nė Kajro qarkullojnė rrėfime se shtėpitė e mallkuara sigurisht janė ngritur nė vende qė i duan xhindet (qenie jo materiale), tė cilat sipas besimit tė muhamedanėve kanė fuqi mbinjerėzore, e mund tė vendosen dhe plotėsisht tė marrin tėrė banesat dhe shtėpitė (njėjtė kėshtu edhe njerėzit).

Gazeta “Post” e Hujstonit, po ashtu ka paraqitur rrėfimin nga Krozbi nė Teksas, ku banorėve tė disa ndėrtesave iu ndodhin gjėra ta pazakonshme: televizorėt shkėlqejnė (ndriēojnė) edhe kur janė tė shkyēur, rubinetet pėr ujė vetvetiu lėshohen, filxhanėt nė rafte vetvetiu thyhen, disa sende zhduken nė mėnyrė enigmatike. Pas publikimit tė tekstit nė gazet, konstatohet se kėto ndėrtesa banimi janė tė ngritura nė lokacionin e njė varreze nga shekulli i kaluar…


Fundosja e Titanikut


Nė fund edhe njė rast nė lidhje me kėtė. Njė anije e quajtur “E pafundosshme”, lundron mė 1912 nė Atlantikun e veriut me njė barrė tė ēmueshme – mumien e profeteshės e cila ka jetuar gjatė kohės sė sundimit tė vjehrrit tė Tutankamonit. Pėr shkak tė ekskluzivitetit tė saj, mumia egjiptase ruhej nė njė pjesė tė posaēme prapa urės komanduese tė rezervuarit pėr kapitenin. Ishte ky Ernest Smit, komandant i anijes sė kompanisė “Vajt Star” i cili ishte nė ushtrimin e parė tė tij.
avatar
Fikrro

644


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Rastet qė sjellin fatkeqėsi, koēidencat e rralla!

Mesazh  Muneer prej 25.06.13 10:38

Ndryshojeni pak shkrimin, nuk lexohet.
avatar
Muneer

سلام موعد المغرب

410


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Rastet qė sjellin fatkeqėsi, koēidencat e rralla!

Mesazh  Fikrro prej 06.07.13 23:33

Mallkimet mė tė famshme

Ngjarjet mė tė ēuditshme qė kanė ndodhur nė lidhje me njėra-tjetrėn

Historia ėshtė e mbushur me mallkime qė kanė shkaktuar tragjedi e fatkeqėsi tė shumta. Kėto mallkime normalisht i atribuohen fatit tė keq, por shumė prej tyre janė mjaft tė ēuditshme dhe tėrheqin vėmendjen nė njė mėnyrė tė pashmangshme. I tillė ėshtė mallkimi qė ka prekur familjen Kennedy, atė Hemingway, mallkimi i Supermenit etj.

Mallkimi i Tutankhamenit

Disa muaj pas zbulimit tė varrit tė Tutankhamenit nisi tragjedia. Lord Carnavon (investitori i kėrkimeve) 57 vjeē, u sėmur dhe u dėrgua nė Kajro, ku vdiq disa ditė mė vonė. Djali i tij tha se nė Angli, qeni i tij i preferuar hungėriu nė oborr e pastaj ngordhi. Nė vitin 1929, njėmbėdhjetė persona qė kishin lidhje me zbulimin e varrit vdiqėn para kohe dhe nga shkaqe jo natyrore. Kėto vdekje pėrfshinin dy tė afėrm tė Carnarvon, sekretarin personal tė Carter, Richard Bethell dhe babain e tij Lord Westbury, i cili u vetėvra duke u hedhur nga njė ndėrtesė.

Klubi 27

Klubi 27, i cili njihet gjithashtu si “Forever 27 Club” ėshtė njė emėr popullor pėr njė grup muzikantėsh rrok dhe xhaz me influencė, tė cilėt u ndanė nga jeta tė gjithė nė moshėn 27-vjeēare, nganjėherė nė rrethana misterioze. Ka debat mbi kriteret e pėrfshirjes sė personave nė Klubin 27. Impulsi pėr krijimin e Klubit ishte vdekja e disa muzikantėve tė shquar 27-vjeēarė nė njė periudhė dy-vjeēare. Lista pėrgjithėsisht pėrfshin Hendrix, Morrison dhe Joplin. Mė vonė ėshtė pėrfshirė dhe Cobain.

Mallkimi Kennedy

Familja Kennedy mishėron ēdo skaj tė mallkimit tė supozuar, nga koincidenca deri tek fati i keq dhe mundėsia "imagjinare" se njė forcė jo e kėsaj bote po punon kundėr tyre. Duke filluar qė prej vrasjes sė John F. Kennedy, ngjarje tė tjera fatkeqe i janė atribuar "mallkimit" duke pėrfshirė kėtu dėshtime, goditje, mbidozė, kancer, vdekje nga aksidentet ajrore, vetėvrasje dhe tragjedi tė tjera tė evitueshme, nė tė cilat anėtarė tė klanit Kennedy kanė vdekur aksidentalisht, vrarė apo nga neglizhenca

Diamanti Hope

Diamanti Hope daton nė vitin 1642 dhe ėshtė i famshėm pėr ngjyrėn e thellė, masėn, qartėsinė, bukurinė dhe historinė qė mban. Ai thuhet se sjell fat tė keq tek kushdo qė e mban atė. Sipas njė legjende, njė person me emrin Tavernier bėri njė udhėtim nė Indi dhe atje e vodhi diamantin nga statuja e perėndeshės Hindu, Sita. Pas kėsaj, Tavernier u shqye nga qentė e egėr gjatė njė udhėtimi nė Rusi. Mbreti Luixhi XVI, i cili e kishte diamantin u dėnua me prerje koke bashke me gruan e tij. Askush nuk guxon ta mbajė mė diamantin, por ai iu dhurua institutit “Smithsonian”

Mallkimi i Supermenit

Mallkimi i Supermenit i referohet fatkeqėsive qė u kanė ndodhur njerėzve tė pėrfshirė nė historinė e Supermenit nė vite. Dy njerėzit mė tė famshėm tė prekur nga ky mallkim janė George Reeves, i cili interpretoi personazhin nė seritė televizive dhe Christopher Reeve, i cili ishte nė rolin e Supermenit nė filmat e fillimit. George Reeves kreu vetėvrasje ndėrsa Cristopher Reeve u paralizua pasi ra nga kali. Pėr shkak tė kėtij mallkimi shumė aktorė kanė refuzuar tė interpretojnė rolin e Supermenit.

Mallkimi Bambino

Mallkimi i Bambinos i referohet fatit tė keq qė ndoqi skuadrėn e bejsbollit “Boston Red Sox” pasi i shiti lojtarin Babe Ruth skuadrės “New York Yankees” nė vitin 1920. Deri nė atė kohė “New York Yankees” nuk kishin fituar asnjėherė nė “World Series” dhe shpresonin se Ruth do i ndihmonte nė kėtė, dhe ai i ndihmoi nė fakt. Pas shkėmbimit “Boston Red Sox” nuk fituan mė asnjė kupė deri nė vitin 2004. Gjatė lojės sė tyre fituese ndodhi njė eklips i plotė hėnor. Ajo ēfarė ishte akoma mė e ēuditshme ėshtė se jo ndeshje ishte kundėr skuadrės “New York Yankees”.

Porshi i James Dean

Mė 30 shtator 1995 aktori i famshėm James Dean humbi jetėn nė njė aksident automobilistik me makinėn e tij “Porsh Spyder”. Pas tragjedisė George Barris e bleu atė dhe kur makina mbėrriti nė garazhin e tij, teksa shkarkohej ajo ra mbi njė prej mekanikėve duke i thyer dy kėmbėt. Gjatė njė gare me makina mė 24 tetor 1956 dy persona, Troy McHenry dhe William Eschrid po ngisnin makina qė kishin pjesė nga makina famėkeqe. McHenry vdiq nė makinėn e tij, e cila u pėrplas me njė pemė ndėrsa Eschrid u plagos rėndė por mbijetoi.

Mallkimi Gandi

Me pavarėsinė e Indisė nė vitin 1947 lindi dhe mallkimi Gandi. Patriarku Jauaharlal Nehur shėrbeu si kryeministri i parė i Indisė. Vajza e tij Indira ishte kryeministres nga viti 1966-1977 dhe u zgjodh nė atė post sėrish nė vitin 1980. Ajo kishte pėrgatitur djalin e saj mė tė ri Sanjay qė tė ndiqte hapat e saj, por ai vdiq nė njė aksident ajror. Dhe kohė mė vonė ajo u vra me 35 plumba. Djali i Indira Gandit, Rajiv, ndoqi rrugėn e sė ėmės duke u bėrė kryeministėr i Indisė deri sa vdiq nw 1991 nga njw shpėrthim i njw gruaje bombw.

Mallkimi i gurit Bjorketorp

Bėhet fjalė pėr njė grup gurėsh qė gjenden nė Suedi dhe datojnė nė shekullin e 6-tė. Gurėt janė deri nė 4.2 metra tė lart. Disa janė nė formė rrathėsh e tė tjerė vetėm. Guri Bjorketorp pėrmban kėtė mbishkrim: “Dėnoj me fatkeqėsi deri nė vdekje atė qė e thyen kėtė monument. Unė profetizoj shkatėrrim, profecinė e shkatėrrimit”. Sipas njė legjende lokale ky mallkim ėshtė provuar para shumė kohėsh kur njė burrė e largoi gurin nga vendi pėr tė marrė tokėn. Koha ishte shumė e qetė dhe sapo burri ndezi njė zjarr nisi njė erė e fortė dhe burri u dogj nga shkėndijat e zjarrit.

Mallkimi “Tippecanoe”

William Henry Harrison fitoi presidencėn e SHBA nė vitin 1840 me sloganin “Tippecanoe dhe Tyler Too”. Kjo i referohej pjesėmarrjes sė tij nė betejėn Tippecanoe nė vitin 1811. Njė vit mė vonė ai vdiq. Qė atėherė, deri ku u zgjodh Ronald Reagan nė vitin 1980, ēdo president qė zgjidhej nė njė vit qė mbaronte me zero vdiste nė detyrė. Presidentet e prekur nga mallkimi janė: 1840 (W. Harrison), 1860 (Lincoln), 1920 (Harding), 1940 (F. Roosevelt), 1960 (Kennedy).
avatar
Fikrro

644


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi