Si tė ruhemi nga pėrgjimet nė internet

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Si tė ruhemi nga pėrgjimet nė internet

Mesazh  Odin prej 19.06.13 20:04

Si tė ruhemi nga pėrgjimet nė internet



Kur u bė publik lajmi se agjencitė e qeverisė amerikane mblidhnin tė dhėna pėr komunikimet nė internet dhe telefon tė qytetarėve, shumė vetė u befasuan nga fakti qė kėto programe ishin kaq tė pėrhapura.  Bėhej fjalė pėr njė numėr tė gjerė mesazhesh nė internet dhe telefon.

Qeveria nuk e mohoi qė i kishte ndėrmarrė kėto veprime por theksoi se tė dhėnat e grumbulluara nuk pėrfshinin pėrmbajtjen e komunikimeve por tė ashtuquajturat tė dhėnat e pėrgjithshme.  Korrespondenti i ‘Zėrit tė Amerikės’, George Putic sjell mė shumė hollėsi.

Megjithėse shumė vetė e merrnin me mend se agjencitė amerikane tė zbulimit po mblidhnin tė dhėna pėr mesazhe dhe telefonata tė dyshimta, mendimi i pėrgjithshėm kishte qenė se kėto veprime bėheshin me autorizim gjykate dhe ishin drejtuar ndaj personave tė veēantė.

 Por siē bėjnė tė ditur njoftimet, gjatė njė periudhe specifike, janė kapur tė gjitha mesazhet elektronike dhe janė ruajtur pėr njė analizė tė mundshme nė tė ardhmen.

Agjencitė qeveritare thonė se mbledhin tė dhėna vetėm pėr parametrat, tė ashtuquajturat metadata dhe jo pėrmbajtjen e mesazheve. Por shefi i Teknologjisė nė kompaninė KoolSpan Bill Supernor thotė sė kėto tė dhėna janė shumė tė vlefshme pėr shėrbimet e zbulimit.

“Metadata ėshtė pėrcaktimi i pėrgjithshėm qė pėrdoret pėr tė pėrshkruar informacion qė pėrshkruan informacione tė tjera. Kėshtu pėr njė e-mail, metadata do tė thotė se kujt i ėshtė dėrguar njė mesazh, kush e ka dėrguar, data dhe sa i gjatė ėshtė mesazhi.  Shumė mesazhe mund tė kalojnė pėrmes disa stacioneve elektronike dhe ky lloj informacioni mund tė konsiderohet metadata”.

Pse nuk janė private komunikimet nė internet? Nėse kompjuterat kanė adresat e tyre, si mund tė lexohen mesazhet elektronike nga dikush tjetėr? Zoti Supernor thotė se pėr ta kuptuar kėtė, duhet tė kesh njohuri pėr fillimet e internetit.

“Ideja fillestare e internetit ishte pėr njė sistem pėr komunikim tė hapur mes njerėzve nė universitete tė ndryshme. Me kalimin e kohės u shndėrrua nė njė sistem pėr shkėmbimin e informacionit mes organizatave tė lidhura me mbrojtjen”. 

Prandaj nė fillim, siguria nuk ishte shqetėsimi kryesor sepse askush nuk mendonte se interneti do tė pėrdorej pėr komunikim privat mes njerėzve, kompanive dhe zyrtarėve qeveritarė.  Masat e sigurisė u shtuan mė pas. Njė tjetėr problem, thotė zoti Supernor, vjen nga natyra e ndėrlidhur e internetit.

“Rrjetet janė komunikime qė lidhen nė pika tė ndryshme. Nė secilėn nga qendrat ku lidhen kėto komunikime, mund tė gjendet informacion qė mund tė pėrgjohet ose kapet si nga forca miqėsore, ashtu edhe armiqėsore”. 
Bill Supernor thotė se ruajtja e metadatave kėrkon shumė mė pak hapėsirė sesa ruajtja e pėrmbajtjes sė mesazheve.  Ai thotė se metadatat janė mė tė thjeshta pėr t’u organizuar apo kataloguar, por vetėm kaq mund tė bėsh me kėtė lloj informacioni.

Agjencitė e zbulimit thonė se i pėrdorin kėto informacione pėr tė kapur terroristėt dhe kriminelėt. Por ē’ndodh me piratėt kompjuterikė qė kėrkojnė tė dhėna financiare dhe personale? Zoti Supernor kėshillon.

“Gjėja mė e mirė qė mund tė bėsh pėr tė mbrojtur veten, ėshtė qė tė zgjedhėsh fjalėkalime tė vėshtira pėr t’u marrė me mend, pra jo emrat e maceve dhe qenve, apo adresėn, emrat e familjes dhe ēdo gjė tjetėr qė del nė mediat shoqėrore. Kėto lloj informacionesh do tė ishin armė nė duart e atyre qė duan tė bėjnė keq”.
avatar
Odin

596


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi