Mitet dhe mitologjia ne krijimtarine e Naim Frasherit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Mitet dhe mitologjia ne krijimtarine e Naim Frasherit

Mesazh  Zattoo prej 17.06.13 0:21

Mitet dhe mitologjia ne krijimtarine e Naim Frasherit
 


Naim Frashėri ėshtė njė prej shkrimtarėve tė rrallė tė traditės letrare shqipe i cili ka shfaqur nė shkrimet e tij pikėpamjet pėr rolin e mitologjisė nė letėrsi.

Ndikimi i mitologjisė nė krijimtarinė e tij shtrihet prej vjershave tė pėrmbledhjes sė parė dhe deri tek poemat e fundit. Po ndikimi mė i dukshėm i mitologjisė nė krijimtarinė e tij ėshtė tek poema “Istori e Skėnderbeut”.

Mė dukshėm sesa figurat e ndryshme mitologjike, pėr ndikimin e mitologjisė nė krijimtarinė e Naim Frashėrit rrėfejnė mitemat e ndryshme qė pėrdor ai. Nė kėto bėrthama tė mitit shihen mė fort lidhjet e krijimtarisė sė tij me mitologjinė jo pse mund tė jenė aq tė shpeshta, por pse, si pėrfaqėsuese tė botėpėrjetimit dhe tė botėkuptimit mitologjik, rrėfejnė pėr ndikime mė thelbėsore tė mitologjisė nė krijimtarinė e tij.

]Nė poemėn heroike “Istori e Skėnderbeut”, mė shpesh sesa nė vjershat dhe nė poemat lirike, mund tė gjenden disa pamje dhe situata, qė tė pėrkujtojnė mitema tė ndryshme tė lashta.

Cilat janė kėto mite?

Nė kėngėn II tė “Istorisė sė Skėnderbeut” Naim Frashėri kallėzon se si Gjon Kastrioti detyrohet t’ia japė sulltan Muratit peng tė tre djemtė, tė cilėt ai i ēon nė Adrianopojė. Marrja peng e bijve tė Gjon Kastriotit, ndėr tė cilėt ėshtė dhe mė i vogli, Gjergji, duket si njė riprodhim i mitemės mbi mėrgimin e heroit mitologjik.


Nė tė njėjtėn kėngė tė “Istorisė sė Skėnderbeut”  kallėzohet dhe ėndrra e nėnės sė Skėnderbeut, sė cilės, nė gjumė i kishte dalė

Njė kuēedrė, nj’egėrsirė

Me ca sy tė xgurdulluar!
Nė mest tė gjakut po rrinte,
Rreth  e rrotull vėshtronte
Shumė frynt’ e shkrofėtinte,
Dhe tym e flakė lėshonte.
Tre nga djemt’ e saj kish zėnė
E si ujku po i ēante,
Si shqerra posht’ i kish vėnė,
Edhe mushkėrit’ u hante!
M’i vogėlthi po vinte,
Si engjėll pshtjellė me dritė
Si lėmsh’ i djellit ndrinte,
Nat’ e errėt’ u bė ditė.
Kuēedrėsė ju lėshua,
I ra me kordhėt dh’e vrau!


Nė kėto vargje sikur riprodhohet mitema e lashtė mbi luftėn fitimtare tė heroit mitologjik kundėr kuēedrave dhe fuqive tė tjera tė errėta mbinatyrore. Po kėto s’janė tė vetmet mitema tė riprodhuara nė ėndėrr nė “Istorinė e Skėnderbeut”.

Nė kėngėn III tė “Istorisė sė Skėnderbeut” kallėzohet se si e ėma, kur kishte qenė shtatzėnė me Gjergjin, kishte ėndėrruar se kishte lindur njė dragua. Nė tė njėjtėn kėngė, ndėrkaq, thuhet se si Skėnderbeu kishte lindur “me njė shenjė si shpatė” nė krahun e djathtė. Si nė rastin e parė, ashtu dhe nė rastin e dytė riprodhohet mitema, mė pak a mė shumė e ndryshuar, mbi lindjen e ēuditshme dhe me shenja tė ēuditshme, tė heroit mitologjik.

Nė kėngėn V tė poemės kallėzohet edhe pėr babanė e Skėnderbeut, Gjonin, i cili, si hije ēohet prej varrit dhe shkon nė Azi qė ta vėrė nė dijeni tė birin, Gjergjin, i cili kėtu bėnte luftėra nė krye tė ushtrisė turke, pėr robėrinė e tmerrshme qė kishte pushtuar atdheun e tij, Shqipėrinė.

Ky rrėfim, pa dyshim, tė pėrkujton mitemėn mbi heroin mitologjik, qė ēohet prej varrit dhe u shkon nė ndihmė tė afėrmve dhe njerėzve tė tjerė, qė gjenden nė rrezik. Nė qoftė se mitemat e sipėrthėna janė ėndrra, pamje apo situata mė tė zhvilluara apo mė tė rrudhura tė kėngėve tė ndryshme, kėnga XII e “Istorisė sė Skėnderbeut”, nė tėrėsi, pėrbėhet nga njė mitemė e zgjeruar.

Nė kėtė kėngė Naim Frashėri rrėfen pėr ngritjen e ėndėrruar tė Skėnderbeut nė qiell. Miti i lashtė nė kėtė kėngė tė poemės sė Naim Frashėrit ėshtė riprodhuar nė mėnyrė tė anasjelltė: nė vend se tė zbresė nė mbretėrinė e vdekjes, heroi ngrihet nė qiell. Megjithėse nxitjen krijuese pėr riprodhimin e mitemės mbi zbritjen e heronjve mitologjikė nė botėn nėntokėsore e merr prej “Komedisė Hyjnore” tė Dantes, anasjellėn nė tė NaimFrashėri e bėn nėn ndikimin e mitologjisė fetare.

Parafytyrimet mitologjike qė krijon Naim Frashėri nė poemėn “Istori e Skėnderbeut”, duke riprodhuar me mė pak a me mė shumė ndryshime, mitemat e lashta, nuk janė tė rastit dhe nuk janė pa lidhje me tėrėsinė nė tė cilėn pėrdoren. Ato janė tė dhėna artistike me tė cilat ai pėrpiqet tė arsyetojė ndėrtimin mitologjik tė personazheve tė kėtyre poemave.

Mitologjia nė krijimtarinė e Naim Frashėrit ka vlerė simbolike. Duke e paraqitur botėn si luftė ndėrmjet sė mirės dhe sė keqes, dritės dhe errėsirės, lindjes dhe vdekjes, gjithmonė fitojnė apo duhet tė fitojnė e mira, drita, lindja, heroi. Ai u krijon lexuesve modele prej tė cilave duhet tė marrin mėsime se si tė sillen, se si tė veprojnė dhe se si tė mendojnė nė jetėn e tyre.

Nuk ka dyshim se nė sajė tė botėpėrjetimit dhe tė botėkuptimit mitologjik bota poetike e Naim Frashėrit pėrjetohet si njė botė nė tė cilėn ballafaqohen ide, mendime, ndjenja dhe forca pėrmasash tė mėdha qė me madhėshtinė e tyre e shqetėsojnė imagjinatėn e lexuesit.
 
Rexhep Qosja
avatar
Zattoo

635


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitet dhe mitologjia ne krijimtarine e Naim Frasherit

Mesazh  Jetmira prej 13.07.13 16:31

Tomori ėshtė njė mal nė lindje tė qytetit tė Beratit nė Shqipėri.

Tomori ėshtė mali mė impozant nė Shqipėrinė e Jugut. Me majėn mė tė lartė 2416 metra, ai ngrihet vetmitar nė njė rrafshinė pa fqinjė qė ta rivalizojnė dhe zotėron kėshtu pamjen nga tė gjitha pikat e horizontit. Kjo e bėn atė madhėshtor, si e bėjnė tė bukur livadhet malore, e tė frikshėm majat e thepisura shkėmbore, humnerat e thella dhe stuhitė e befasishme. Etnologia angleze Margaret Hasluck, qė u ngjit nė majė tė tij mė 1930, konstatoi midis tė tjerave se pelegrinėt besonin nė njė fuqi tė mbinatyrshme me seli nė atė majė e se betimi pėr Baba Tomorin ishte mė i fortė se betimi mbi Ungjill ose Kur’an. Kuptohet se ky adhurim ėshtė mbeturinė e kultit pagan tė natyrės, brenda tė cilit kanė mbetur besimet e shqiptarit.

Nga kulti pagan i majave tė larta, i pėrhapur nė gjithė Shqipėrinė, kulti i malit tė Tomorit ka mbijetuar nė rrjedhė tė shekujve e tė ndėrrimeve fetare. Duke gėzuar njė [[prestigji|prestigj tė veēantė nė botėn shqiptare, ai ka fituar atributin e malit tė shenjtė. Fakti qė ky mal nė gojėdhėnėn popullore, nė periudhėn antike e mesjetare dhe nė letėrsinė romantike pėrfytyrohet si Olimpi shqiptar, besohet se ėshtė dėshmi e njėsisė kulturore ballkanike.

Nė zhvillimet e mėvonshme etno-historike e fetare tė shqiptarėve, substrati pagan u tregua shumė i qėndrueshėm; ai mbijetoi si njė element i vazhdimėsisė sė traditės mitologjike ilire dhe si shprehje e njėsisė shpirtėrore tė tyre. Vendet e peligrinazheve tė epokės pagane dhe ritet pagane mbetėn po ato nė epokat e mėvonshme fetare, ndryshuan vetėm pėrfytyrimet qė lidhen me kėto rite, duke marrė njė veshje kristiane ose islame. Ky evolucion dhe stagnacion njėherėsh ėshtė karakteristik edhe pėr kultin e Tomorit dhe ritet e pelegrinėve nė nderim tė tij.Pėr tė ardhur tek ekzaltimi romantik i shekullit XIX, kulti pagan i malit tė shenjtė tė Tomorit kaloi dy faza, qė iu pėrgjigjėn dy periudhave tė historisė fetare tė shqiptarėve: periudhėn e lulėzimit tė kristianizmit dhe atė tė islamizmit. Por, sikur tė mos ekzistonin kėto dy faza, siē do ta provojmė mė poshtė, letėrsia romantike e Rilindjes shqiptare, u nis nga kulti pagan dhe mbeti te pėrmbajtja dhe pėrfytyrimi i tij primitiv mitologjik. Ajo ēka i shtoi kjo letėrsi kėtij kulti ishte fryma e ekzaltuar e romantizmit nacional.

Pėr tė kuptuar ēka u tha duhet tė hapim kėtu njė parantezė tė shpejtė. Deri nė fund tė shek. XV, kur ra kėshtjella e fundit e rezistencės shqiptare, feja e shqiptarėve ishte krishterimi. Ata i pėrkisnin ritit katolik dhe ritit ortodoks. Pas vendosjes sė sundimit osman nė shek. XV, nisi procesi i islamizimit tė popullatės vendėse. Nė shek. XVII, 70% e shqiptarėve ishin kthyer nė besimin islam. Gjatė shek. XVIII njohu njė pėrhapje relativisht tė gjerė nė Shqipėri bektashizmi. Kėshtu qė shqiptarėt erdhėn nė epokėn e lėvizjes sė tyre nacionale tė ndarė nė katėr grupe fetare. Ata paraqiteshin tanimė si katolikė e ortodoksė nė minorancė dhe si myslimanė e bektashinj e synitė nė mazhorancė.

Fati i kulteve pagane dhe i vendeve tė kėtyre kulteve nė Shqipėri ėshtė i lidhur me historinė fetare nė kėto treva. Sot nė Tomor praktikohet kulti bektashi, por midis kėtij tė fundit dhe atij tė parit, kultit pagan, qėndron kulti i fesė qė ndan kėto dy periudha fetare, pra kulti i krishterė. Kėtė nuk e dėshmon vetėm tradita gojore pėr ekzistencėn e Kishės sė Shėn Mėrisė nė mal tė Tomorit dhe pėr peligrinazhin e besimtarėve ortodoksė mė 15 gusht, ditėn e Shėn Mėrisė sė gushtit. Edhe nė maja tė tjera, nė veri, nė qendėr dhe nė jug tė Shqipėrisė, si nė majėn e Gjallicės e tė Pashtrikut, nė Shėn Llesh tė Krujės dhe nė majėn e Kėndrevicės sė Kurveleshit, pelegrinėt e krishterė festojnė po nė mes tė gushtit festėn e Shėn Mėrisė. Duke mos dashur ta thyejnė kėtė vazhdimėsi, bektashinjtė qė kanė pėrvetėsuar tė paktėn njė shekull e ca mė parė kultin e Tomorit, e organizojnė pelegrinazhin nė majė tė tij po mė 15 gusht tė ēdo viti. Nė kėtė pelegrinazh nuk do tė merrnin pjesė, si marrin edhe sot, as synitė, as tė krishterė, sikur ky kult tė mos lidhej me njė traditė tė lashtė parafetare.

Po sipas M. Hasluck bektashinjtė e pranojnė se kanė zėvendėsuar njė kult shumė mė tė vjetėr. Ata i besojnė gojėdhėnės se Haxhi Babai, duke parė pelegrinė qė ngjiteshin nė Tomor ēdo mes gushti pėr t’iu falur njė hyjnie pagane, shkoi nė Qerbela, mori njė dorė dhe nga varri i vėrtetė i Abas Aliut, e hodhi nė majė tė Tomorit dhe e konsakroi atė si varrin e dytė tė shenjtorit. Burime tė pavėrtetuara bėjnė fjalė pėr njė tyrbe tė vitit 1620 kushtuar heroit tė Qerbelasė, kurse teqeja bektashiane ėshtė ngritur mė 1916.

Nga gjithė ky trashėgim pagan dhe postpagan, shkrimtarėt e Rilindjes Kombėtare ruajtėn bėrthamėn pagane dhe iu referuan admirimit gati mistik tė ndėrgjegjes popullore pėr kultin e malit nė fjalė. Me kėtė lėndė ata ndėrtuan mitin romantik tė malit tė Tomorit, nė frymėn e idealeve patriotike.

Pėr shkollėn e romantizmit shqiptar tė shekullit XIX, qė u pėrftua nėn ndikimin e fuqishėm tė lėvizjes mendore e politike pėr ēlirim nacional nga zgjedha osmane, poetizimi i traditave historike dhe evokimi i sė kaluarės heroike legjendare, fitonte pėrparėsi tė veēantė. Kjo ishte rruga e afirmimit tė identitetit kombėtar tė shqiptarėve si banorė tė lashtė tė gadishullit. Por ky ishte edhe njė argument i njėsisė sė tyre shpirtėrore e kulturore. Feja, qė pėr popujt e tjerė tė gadishullit ishte njė faktor integrimi kombėtar, pėr shqiptarėt e ndarė nė disa besime ishte njė faktor disintegrimi. Nė kėtė mes nuk duhet harruar edhe fakti qė fetė e ndryshme nė Shqipėri ishin edhe pėrēuese ndikimesh tė huaja politike e kulturore. Duke mos qenė tė bashkuar rreth njė feje, shqiptarėt duhet tė ishin tė bashkuar rreth njė miti kombėtar. Shkrimtarėt romantikė kėtė mit e krijuan me lėndė historike kur evokuan shekullin e qėndresės shqiptare qė lidhet me emrin e Gjergj Kastriotit, Skėnderbeut. Por e krijuan dhe me lėndėn e legjendės e tė besimeve tė lashta popullore, kur poetizuan kultin e Tomorrit.

Pėr t’i dhėnė prestigj shkencor e thellėsi historike kėtij miti ata iu referuan trashėgimit antik. Toponimin Tomaros ose Tamari a Tmari qė del te Straboni dhe te Plini Secundi (Talar) si mal pranė Dodonės, pra si mal i Shenjtė, ata e lidhėn pa asnjė mėdyshje me Tomorin e Shqipėrisė. Kėshtu kulti i Tomorit u shndėrrua nė kultin e malit ku ka selinė perėndia e lashtė e shqiptarėve. "Shqiptarėt e moēėm, - shkruan poeti kombėtar Naim Frashėri, - besoninė Hyjninė, dhe nė mal tė Tomorit ish falėtore e ti, qė thuhej Dodonė".

Ky kult nacional i shqiptarėve nė letėrsinė romantike u kthye nė njė kult poetik tė cilit iu drejtuan shumica e shkrimtarėve romantikė si Kostandin Kristoforidhi (1830-1895), Naim Frashėri (1846-1900), Andon Zako Ēajupi (1866-1930), Asdreni (1872-1947), Hilė Mosi (1885-1933), Ndre Mjeda (1866-1937), etj.

K. Kristoforidhi, themeluesi i prozės moderne shqiptare, shkrimtari qė solli nė shqip Dhjatėn e Re dhe shumicėn e shkrimeve tė shenjta, njėrit prej rrėfimeve tė tij mė tė bukura, Gjahu i malėsorėve (1884) i vė si nėntitull Hieja e Tomorit, d.m.th. sipas etimologjisė qė jep ai, Perėndia e Tomorit. Kjo prozė evokon perėndinė pagane tė shqiptarėve si mbrojtėse tė tyre qysh nga kohėt kur, si shkruan autori, Krishti e Muhameti nuk kishin ardhur nė botė.

A. Z. Ēajupi pėrmbledhjen e tij mė tė rėndėsishme poetike e titulloi "Baba - Tomori" (1902). Vjersha me tė njėjtin titull e kėsaj pėrmbledhjeje ėshtė ndėrtuar si njė dialog poetik midis autorit dhe baba Tomorrit qė ėshtė personifikuar si dėshmitar i ndodhive historike tė shqiptarėve dhe si njė orakull qė parathotė tė ardhmen e kombit.

Nė poezinė e Naim Frashėrit, poeti mė i madh kombėtar i shqiptarėve, tradita pagane e kultit tė Tomorit u rigjallėrua nė njė sfond mitologjik si Olimp i shqiptarėve dhe si seli e zanave tė maleve. Ky element i fundit paraqet interes tė veēantė si njė figurė tradicionale mitologjike e trashėguar nga lashtėsia ilirike. Sipas Eqrem Ēabejt, nga njė "interpretatio latina", Zana, nuk ėshtė veēse Diana iliro-romane, qė nė shqip dha Zana e nė rumanisht Zina. Kėtė personifikim tė bukurisė dhe tė trimėrisė, mbrojtėse tė maleve, figurė tipike pėr mitologjinė pagane tė trevave veriore, poema e Naimit "Bag "Bagėti e bujqėsia" (1886) e ka sjellė nė mal tė Tomorit dhe e ka thirrur si "perėndi e ligjėsisė" (e ligjėrimit). Mbetet e diskutueshme nėse kjo neologjizėm e Naimit lidhet me trajtėn Zėrė (Zana) qė haset nė Jug tė Shqipėrisė, dhe qė ėshtė njė dėshmi pėr njėsinė shqiptare. Po kėtu ėshtė rasti pėr tė vėnė nė dukje se poetizimi i Tomorit si seli e muzave tė maleve ėshtė nė funksion jo vetėm tė krijimit tė mitit romantik pėr malin e shenjtė tė shqiptarėve. Poeti i lutet zanės tė mbrojė fusharakėt si edhe malėsorėt, dhe kjo i jep Tomorit atributin e simbolit tė unitetit kombėtar tė shqiptarėve.

Besohet se rasti i kultit tė Tomorit nė letėrsinė romantike shqiptare ėshtė njė dėshmi e plotė e rolit qė kanė lojtur kultet pagane ose fetare tė popujve ballkanikė pėr ndėrtimin e miteve dhe tė simboleve tė tyre kombėtare.
avatar
Jetmira

530


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi