Krijesat mė tė ēuditshme pėrgjatė historisė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Krijesat mė tė ēuditshme pėrgjatė historisė

Mesazh  Fikrro prej 15.06.13 23:24



Krijesat mė tė ēuditshme pėrgjatė historisė










Leviatani


Sipas fjalorit, leviatani ėshtė njė krijesė e madhe detare me origjinė tė panjohur, qė ėshtė parė shumė herė nga detarėt e hershėm. Njerėzit hamendėsojnė se, nė tė vėrtetė, ka qenė ndonjė balenė a njė peshkaqen i madh, por kjo teori nuk ngre edhe aq kandar, kur e kupton se detarėt e lashtė e kishin zakon tė kalonin tėrė jetėn e tyre nė det, kėshtu qė e dinin me siguri ndyshimin midis njė balene apo peshkaqeni dhe tė njė leviatani. E pranojmė se lundėrtarėt anijembytur binin dendur nė tė tillė dėshpėrim, sa tė pinin ujė deti, i cili pastaj i dehidratonte dhe u shkaktonte halucinacione dhe vdekjen. (Sidoqoftė, kjo gjė nuk e shpjegon faktin se si qindra e qindra burra tė fuqishėm e me mend nė kokė ktheheshin nga deti duke rrėfyer
histori pėr pėrbindėshin gjigant dhe tė mistershėm.) Lopa e detit mund t’u pėrshtatet historive qė shoqėrohen nga jermia, sepse shkencėtarėt tashmė kanė ‘vėrtetuar’ se ato iu janė dukur detarėve si sirena. Nuk e di pėr ju, por pėr mua njė lopė deti ėshtė aq larg tė qenit njė grua e bukur me bisht, sa ē’ėshtė njė lopė pemė.

Kronikat e vjetra vikinge tregojnė, gjithashtu, rrėfenja pėr krijesa gjigante detare. Unė jam e bindur se shumė nga kėto rrėfenja janė tė vėrteta, por jam, gjithashtu, e bindur se kėtu kemi tė bėjmė me kallamarė tė pėrbindshėm. Kohėve tė fundit njė krijesė e tillė doli nė breg nė Australi, ashtu si dhe nė kontinente tė tjera. Shkencėtarėt kanė gjetur lloje deri nė 60 kėmbė tė gjatė – shumė nga ne mund tė kujtojė se ka parė tablo tė lashta, ku detarėt luftojnė me pėrbindėsha tė mėdha detarė me tentakula.
Besoj se ne nuk i shohim kėto kallamarė, sepse ata qėndrojnė vetėm nė pjesėt mė tė thella tė oqeaneve, tė cilat janė tė vetmet vende qė mund tė sigurojnė ushqim tė mjaftueshėm pėr kėto krijesa vigane. Ndryshe nga shumė balena tė mėdha, tė cilat kanė si haje kryesore planktonet dhe krilat, kallamarėt ushqehen me peshq dhe kafshė tė tjera detare – prandaj jam e sigurt se, po tė ishin tė uritura, ata do tė sulmonin gjithēka apo kėdo pėr tė siguruar ushqim.


Kėmbėmadhin


Ata qė mėtojnė se e kanė parė Kėmbėmadhin e pėrshkruajnė gjashtė deri nė dhjetė kėmbė tė lartė, me peshė nga 500 deri nė 800 paund. Nuk e di ē’mendoni ju, por pėr mua njė diferencė prej katėr kėmbėsh dhe 300 paundėsh nuk ėshtė tamam saktėsi – sidoqoftė, nuk mund tė mos e pranojmė se, ashtu si nė rastin e Nesit, shumė njerėz kanė pohuar se e kanė parė atė. Ndryshimi qėndron nė faktin se, me sa duket, Kėmbėmadhi ka pėrshkuar shumė kontinente, kurse Nesi ėshtė kufizuar kryesisht nė Liqenin e Lokut nė Skoci. Por popullariteti i Kėmbėmadhit harliset e venitet njėsoj si dhe popullariteti i Nesit. Ēdo disa vjet raportohen raste tė shumta tė dukjes sė tij; pastaj, krej papandehur, kushedi se pėr ēfarė arsyesh, ai tretet sėrish nė terr.Pėr shembull, nė vitin 1998, alpinisti amerikan Kreg Kalonika raportoi se teksa zbriste nga njė vend fushimi nė lartėsi tė Everestit, ai pikasi dy krijesa tė ēuditshme, qė kishin gėzof tė zi, tė dendur dhe feksitės. Ato ecnin mbi dy kėmbė si njerėzit, por kishin krahė mė tė gjatė se ato tė njerėzve dhe koka shumė tė mėdha. Kregu betohet se ato nuk ngjanin me asnjė
kafshė qė rron mbi dhe, dhe me sa duket ai i njeh tė gjitha llojet e kafshėve – beson se ata ishin dy jeti. Kregun e shoqėronte kuzhinjeri i tij nepalez, qė i pa gjithashtu krijesat.
Kėrkuesit po bėjnė ende punė nė terren, po nė tetor tė 2000-sė njė grupi prej tyre iu mbush mendja se Kėmbėmadhi ekzistonte vėrtet – 14 prej tyre kishin njė javė qė ndiqnin kafshėn bishtnuese dhe me sa duket gjetėn gjurmėn e njė trupi leshtak, tė shtrirė nė brinjė, duke u orvatur tė arrinte ca fruta. (Nuk dua t’ju dukem antishkencore apo budallaqe, po nga e dinin ata se po orvatej tė arrinte frutat, edhe pse shmbėllimi termal provonte se gjurma e trupit ishte vetėm disa orėshe?)Sigurisht, ata qė dyshojnė nė ekzistencėn e Kėmbėmadhit janė tė shumtė, por tė shumtė janė edhe skeptikėt qė tani besojnė nė ekzistencėn e tij. Xhimi ēilkati, qė respektohet sė tepėrmi nga agjentėt e FBI-sė, tė shtetit dhe tė forcave lokale ligjore si ekspert pėr gjurmėt e gishtėrinjve, dhe qė provoi njėherė e mirė se Kėmbėmadhi nuk ekziston, ndeshi njėherė disa forma gjurmėsh qė e lėkundėn me themel skepticizmin e tij.


Demonėt


Ēėshtja e demonėve ka qenė gjithmonė tejet e diskutueshme, sado qė ka qarkulluar qysh kur se ka filluar tė shkruhet historia.
Duket se gjithēka qė njerėzit nuk mund tė shpjegojnė – qoftė ky shpėrthim vullkanik, sėmundje, murtajė, zi buke apo veprim i natyrės – ia veshin “shpirtrave tė kėqinj”. Me ē’duket, e vetmja mėnyrė pėr tė shpjeguar fatkeqėsitė qė bien mbi kokat tona ėshtė t’ia mveshi kėto njė qenie tė ligė apo njė Zoti tė zemėruar, qė duhet zbutur me therorira.
Duke patur parasysh vuajtjet qė ne njerėzit kemi hequr pėrgjatė historisė, ėshtė e kuptueshme qė kemi shestuar mitologjinė tonė, pėr tė shpjeguar padrejtėsitė e jetės. Sigurisht, unė besoj se e keqja ekziston nė botė, por nuk mendoj se ajo mund tė lidhet me ndonjėrėn nga ato qenie pėr tė cilat do tė flas nė kėtė kapitull. Por qeniet njerėzore thuajse kanė nevojė tė fajėsojnė marrėzinė e botės apo ndonjė fuqi keqėdashėse tė padukshme, nė vend qė tė marrin pėrgjegjėsitė mbi vete.
Ja dhe shpjegimet pėr disa nga demonėt mė tė njohur:


Liliti


Besohej se Liliti, pėr tė cilėn flitet nė Talmud dhe Bibėl, i bėnte gratė qė tė dėshtonin apo tė mbesnin shterpa, dhe burrat tė bėheshin impotentė. (Vini re se edhe kur ėshtė negative, femra ėshtė dhėnėse dhe marrėse e jetės.) I ati i saj ishte


Perėndia e qiellit Anui, forca e parė lėvizėse dhe krijuesi i Universit.


Nė Alfabetin e Ben Sirahut thuhej se Liliti ishte gruaja e parė e Adamit dhe, njėsoj si ai, ishte e mbrujtur nga dheu. Ajo i kėrkoi Adamit qė tė jetė e barabartė me tė, por ai nuk pranoi, prandaj ajo, me sa duket, u ēiftua me djajtė, duke lindur kėsisoj fėmijė djallėzorė. (Nuk e di ē’mendoni ju, po pėr mua kjo ėshtė njė tjetėr mėnyrė pėr ta paraqitur gruan si inferiore
pėrkundrejt burrit.) Legjenda thotė se nėse njė njeri var njė hajmali mbrojtėse, Liliti nuk mund t’i bėjė keq atij apo asaj.



Banshitė dhe sirenat


Folklori kelt flet pėr shumė frymė femėrore – tė mira dhe tė kėqia. Njė nga mė tė famshmet nė Irlandė dhe nė disa pjesė tė Skocisė ėshtė banshia (apo beansidhe) – thuhet se kur dikush ėshtė nė prag tė vdekjes mund tė dėgjohet klithma e banshisė.
Kam shėtitur Ishujt Britanikė dhe kam biseduar me disa njerėz tejet tė zgjuar dhe tė shkolluar, tė cilėt, pasi kishin dėgjuar kėto kuja, kishin marrė vesh se njė i dashuri i tyre kish vdekur. Kjo ndodhte kaq shpesh, sa m’u desh tė pyesja Fransinė.
Fillimisht, shpjegimi i saj m’u duk njė ēikė si i vėshtirė pėr t’u gėlltitur, por ai ėshtė shpjegimi mė i logjikshėm qė mund tė jepet.


Inkubusi dhe Sukubusi


Inkubusi dhe sukubusi janė, pėrkatėsisht demoni mashkullor dhe demoni femėror, qė ngashėnjejnė personat e sekseve tė kundėrta, zakonisht gjatė natės apo gjumit. Nė tė vėrtetė kėto miti zunė fill nė “Kohėt e Djegieve”, kur djegia e femrave nė turrė tė druve qe bėrė njė gjė fare e zakonshme.


Gazeta Standart
avatar
Fikrro

644


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi