Njeriu i sė ardhmes - Hyjnor apo kafshėror

Shko poshtė

Njeriu i sė ardhmes - Hyjnor apo kafshėror

Mesazh  Flavius prej 12.06.13 22:53

Njeriu i sė ardhmes - Hyjnor apo kafshėror



Evolucioni i qenieve humane ka zgjatur rreth 17 milionė vjet, gjatė tė cilave ai ka kaluar nga shimpanzetė te hapat e para, nga Homo erectus te Homo sapiens. Por nuk ėshtė e thėnė qė ky i fundit tė jetė mishėrimi pėrfundimtar. Evolucioni i njeriut do tė vijojė me njė seri ndryshimesh radikale, paralajmėron njė shkencėtar britanik, duke mbėshtetur idenė se pas mijėra vjetėsh, nė 3006-ėn, do tė jemi tė gjatė mbi 1,90 m, do tė jetojmė deri nė 120 vjeē dhe tė gjithė do tė kemi tė njėjtėn ngjyrė tė lėkurės, njė ngjyrė kafe tė murrme, duke zhdukur njė herė e mirė edhe diferencimin mes racave.

Ndėrkohė, duke shkuar edhe mė thellė nė tė ardhmen, pas qindra mijėra vjetėsh, studiuesi parashikon qė diferencat do tė kthehen e do tė bėhen edhe njė herė dramatike: nė 106000 apo diēka poshtė tij, pasardhėsit tanė do tė ndahen nė dy tribu: njė elitė qė do tė jetė e pėrbėrė nga njė racė superiore, inteligjente, e shėndetshme, e bukur, e pasur; dhe njė mė inferiore, me budallenj, tė deformuar, tė shėmtuar dhe tė varfėr.

Nėse e keni lexuar kėtė gjė nė njė tjetėr vend, nuk gaboheni; ishte ideja e "Makinės sė kohės", romanit tė vitit 1895 i shkruar nga H. G. Wells, qė u bė njė nga veprat klasike tė fanta-shkencės, nga i cili janė bėrė edhe dy filma. Nė libėr, protagonisti kryesor udhėton deri nė vitin 802701, ku gjen humanitetin tė ndarė nė Eloi (super-njerėzit qė komandojnė) dhe nė Morlock (nėn-njerėzit qė jetojnė nėn Tokė), dy qenie qė janė tė impenjuara tė bėjnė njė bashkėjetesė shumė tė vėshtirė. Tė imagjinojė njė skenar tė tillė, tashmė ėshtė profesor Oliver Curry, kėrkues i Qendrės sė Filozofisė Natyrale dhe Shkencave Sociale nė "London School of Economics", njė nga universitetet mė tė kualifikuara tė Londrės. Nė "Evolution Rapport" (Raporti mbi evolucionin), njė studio e mbėshtetur edhe nga njė rrjet televiziv, shkencėtari ka llogaritur qė nė vitin 3006 pėrmirėsimi i ushqimit, i kurimit dhe i kujdesit gjenetik do tė bėjė qė tė rritemi deri nė 1,90 m dhe tė jetojmė mesatarisht 120 vjet.

Pėr kėto tė dhėna, shton mė tej shkencėtari, preferencat seksuale do tė shtyhen drejt njė njerėzimi mė tė bukur se ai sotmi dhe shumė mė seksi: fytyra simetrike, gjoks mė tė madh dhe organe seksuale mashkullore mė tė mėdhenj. Zakoni pėr tė pėrtypur ushqime gjithnjė e mė tė lehta do tė na japė njė ngjeshje nė nofulla dhe njė mjekėr mė pak tė dalė, me pak fjalė njė fytyrė shumė tė rrumbullakėt, si tė njė vogėlusheje. Por zhdukja e sėmundjeve, si kanceri mund tė dobėsojė disi sistemin tonė imunitar; dhe lidhje shumė mė tė shpejta, tė shtyra edhe nga teknologjia e lartė, mund tė zvogėlojnė kapacitetin e komunikimit dhe provimit tė ndjenjave.

Nė njė tė ardhme akoma edhe mė tė largėt, shkencėtari hipotezon qė seleksionimi i qenieve humane mund tė krijojė dy "tribu" tė ndara: nė njėrėn anė do tė qėndrojnė tė bukurit, inteligjentėt, tė shėndetshmit, tė cilėt do tė tentojnė tė riprodhohen mes tyre; nė krahun tjetėr do tė jetė populli i tė shėmtuarve, tė budallenjve dhe tė varfėrve. "E ardhmja e largėt e njeriut", pėrfundon profesori, i cili sigurisht qė e njeh mjaft mirė kinemanė e Sergio Leone, "do tė jetė historia e tė mirit, tė shėmtuarit dhe tė keqit". Nėse ėshtė e vėrtetė, duhet tė gėzohemi qė bota nuk do tė pėrfundojė nė njė luftė tė pėrgjithshme, si nė njė "spaghetti-western". 


Por fundi i diferencave nuk do tė jetė njė fenomen global


Diferencat gjenetike qė ekzistojnė mes popullsive humane janė shumė modeste, edhe pse disa karaktere sipėrfaqėsore, siē ėshtė ngjyra e lėkurės, forma dhe madhėsitė e syve dhe pjesėt e trupit e fytyrės na lejojnė qė tė zbulojmė origjinėn gjeografike tė shumė bashkėkohėsve. Dikush kėnaqet duke ideuar se si do tė jemi nė njė tė ardhme tė largėt: pas mijėra apo qindra mijėra vjetėsh. Kush bėn kėto hipotezime ėshtė i sigurt se mund tė kundėrshtohet pėr tė gjitha ato qė thotė gjatė jetės sė tij: tjetėr gjė pastaj, nėse dikush do t\‘i lexojė ato nė kohėn kur do tė verifikohen dhe nuk ka dyshim qė do tė gajaset. Profetėt e stilit Nostradamus janė tė rrallė dhe parashikimet e tij tė bėra nė mesin e viteve 500 janė shumė tė mira pėr 100-vjeēarėt e parė, por nė shekujt e mėpasmė janė gjithnjė e mė tė rralla ato qė duket se kanė ndonjė ngjashmėri me eventet qė pėrshkruhen.

Njeriu modern ka ardhur nga njė popullsi e vogėl, e cila jetonte nė Afrikėn orientale dhe vetėm para 50000 dhe 60000 vjetėsh filloi tė rritej nė numėr dhe tė shpėrndahej nė tė gjithė botėn, duke zėvendėsuar totalisht qeniet e ngjashme, praktikisht tė tipit Homo, qė ishin pėrhapur nė dymijėvjeēarėt e mėparshėm. Dhe kėshtu, diferencat mes popullsive janė shumė tė vola dhe sipėrfaqėsore, ashtu siē edhe studimet e shpeshta kanė demonstruar. Nuk ka pasur njė kosh pėr tė stabilizuar njė ndryshim shumė tė madh.

Njė tjetėr shpėrndarje e rėndėsishme nė tė gjithė botėn ėshtė shfaqur nė shekujt e fundit, kur lundrimet transoqeanike kanė ēuar evropianėt nė tė gjitha kontinentet. Sot ka filluar njė tjetėr globalizim, qė mund tė zhdukė tė gjitha efektet e ndryshme qė janė prodhuar nė shekujt e fundit tė mijėvjeēarit. Por, pėr njė periudhė relativisht tė gjatė (shumė e vėshtirė pėr t\‘u llogaritur), zhdukja e diferencave sigurisht qė nuk do tė jetė globale, pasi lidhjet bashkėshortore apo ekuivalente nuk janė krejtėsisht tė rastėsishme: janė tė shtrėnguara nė bazė tė arsyeve socio-ekonomike, etnike dhe mbi tė gjitha, gjeografike. Nuk ka dyshim qė do tė zvogėlohet gjithnjė e mė shumė variacioni i ngjyrės sė lėkurės dhe padyshim edhe ajo kulturore. Por idetė qė do tė krijohen, dy raca apo qenie tė ndryshme: tė bukurit, tė pasurit dhe inteligjentėt, kundėr tė shėmtuarve, budallenjve dhe tė varfėrve, ėshtė njė pasion i privuar nga justifikimet.

Nė 50 vitet e fundit, shpėrndarja e DDT (qė ka zhdukur malarien nė shumė vende tė botės) dhe e pak antibiotikėve e kimioterapive me ēmim tė ulėt, ka zvogėluar gjithnjė e mė shumė vdekshmėrinė dhe natyrshėm ėshtė rritur popullsia. Pastaj dihet qė ka gjithnjė njė vonesė mes njė apo disa gjeneratave pėr zvogėlimin e vdekjeve dhe atė tė lindjeve e ky kapėrcim ėshtė ndjekur nga njė popullsi nė tjetrėn, qė ka gjeneruar, ndėr tė tjera, emigracionin e madh nga vendet e varfra nė ato mė tė pasura. Ėshtė emigrim i madh, qė shkakton shumė probleme, por zgjidh tė tjera, siē ėshtė, pėr shembull, ai i gjetjes sė njė motivimi tė mjaftueshėm pėr tė bėrė punėt mė pak tė dėshiruara.

Pėr sa i pėrket parashikimit tė asaj qė mund tė ndodhė pas qindra mija vjetėsh, ka mėnyra mė tė kėndshme dhe tė nevojshme pėr tė kaluar kohėn. Nė fund tė fundit, dikur kemi jetuar nė shoqėri krejtėsisht tė ndara, mes personave tė lirė dhe skllevėrve, qė kanė zgjatur mijėra vjet (dhe ndarja me klasa vazhdon tė jetė ende nė shumė vende tė botės), por asnjėherė ato nuk kanė prodhuar raca tė ndryshme. Pėrse kjo duhet tė ndodhė nė njė tė ardhme tė largėt?
avatar
Flavius

92


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi