Parashikimet astrologjike

Shko poshtė

Parashikimet astrologjike

Mesazh  Luli prej 12.06.13 21:53

Parashikimet astrologjike


Nė kėtė kohė nuk ka revistė qė nuk ofron llogaritjet dhe parashikimet e saj astrologjike nga harku i qiellit. Pėr kėnaqėsinė e lexuesit, me qindra parashikime tė llojllojshme botohen nė fillim tė vitit. Njė studim i fundit tregon se 90% e njerėzve njohin shenjėn e tyre zodiake dhe njė e treta e popullsisė zvicerane beson se "mund tė ketė disa tė vėrteta nė astrologji". Ndėrsa nė Google ofrohen gati 140 milionė shpjegime pėr "horoskopin" dhe gati 22 milionė pėr "astrologjinė".

Megjithatė, kjo mani ende lė shumė shkencėtarė skeptikė. Profesori i biofizikės, Henri Broch, ėshtė edhe drejtor i Laboratorit tė Universitetit nė Nices Sophia Antipolis. Si i tillė, ai mėson artin e dyshimit. Njė dyshim, i cili pėr tė ėshtė i nevojshėm, pėr astrologjinė dhe horoskopet – njė fushė pa themele shkencore. Por, thotė ai, i cili punon nėpėrmjet teknikave tė ndryshme tė thjeshta.
 


“Efekti lavaman”: Mė flisni pėr mua

Sipas profesorit Broch, astrologjia "punon" kryesisht nėpėrmjet pėrdorimit tė zgjuar qė ata e quajnė "Efekti lavaman". Ai shpjegon: "Shumė i njohur nė psikologji, ky parim ka qėllim tė bėjė fjali boshe dhe tė paqarta qė nuk kanė kuptim tė veēantė. Megjithatė, kur njė person i lexon kėto fjali, ai shton pothuajse automatikisht rrethanat personale qė i bėjnė kėto deklarata tė besueshme pėr tė. "Mė konkretisht", nė qoftė se ju themi se ju keni nevojė qė tė tjerėt t’ ju duan dhe t’u admirojnė, por qė ju jeni nė gjendje tė kritikoni vetveten, ėshtė e qartė se ky pėrshkrim mund t’ ju pėrputhet... sikur qė mund t’iu pėrputhet pothuajse tė gjithėve".
Me pak fjalė, sipas tij, ne jemi tė prirė tė pranojmė deklarata tė diskutueshme apo tė rreme nė qoftė se ato janė duke shkuar nė njė drejtim qė na pėrshtaten dhe qė janė mjaft pozitive. Dhe, shpjegon profesori Broch: "Ne jetojmė nė njė shoqėri tė vetėpėrqendruar dhe njerėzve u pėlqen tė flasim pėr ta”. Kur u themi se yjet janė duke kėrkuar fatin e tyre, ėshtė po ashtu pjesė e kėsaj prirjeje.
 
Bazat e shenjave janė zhvendosur


Bazat e astrologjisė janė shumė tė thjeshta: karakteri dhe fati i njė personi pėrcaktohet nga pozicionet e diellit, hėnės dhe  planeteve nė momentin e lindjes. Nga llogaritjet dhe interpretimet e bashkėveprimit nė mes tė kėtyre pozicioneve tė ndryshme, njė astrolog mund tė ndjekė dhe tė shpjegojė personalitetin dhe ēastet e rėndėsishme tė jetės sė njeriut. Megjithatė, sipas Henri Broch, "fizika ka dėshmuar nė mėnyrė tė qartė se planetet kanė mė pak ndikim mbi njerėzit sesa objektet e jetės sė pėrditshme. Dhe se boshti i Tokės, i cili sillet nė vetvete, sipas njė mekanizmi tė njohur (presioni i ekuinokseve), tė gjitha shenjat e zodiakut kanė ndryshuar gjatė shekujve. Kėshtu qė tė gjithė ata qė janė tė shenjės Dashi, nė tė vėrtetė janė tė shenjės Peshku!
 


Numrat: njė ēėshtje e probabilistike

Pėr tė shpjeguar se disa parashikime "luajnė", Henri Broch kthehet nė "ligjet e probabilitetit". Disa vjet mė parė, laboratori i tij kishte arritur tė dėshmojė se nė njė horoskop, i cili mbulonte 1096 ditė, parashikoheshin 169 tėrmete. Nė realitet, ndodhen vetėm 33 tėrmete. Megjithatė, nė qoftė se ne aplikojmė formulat matematikore, kjo shifėr 33 korrespondon saktėsisht me rezultatet qė do tė ishin arritur po tė kishim bėrė parashikime  tė rastėsishme"


Parashikimet e shumta, ose “llogaria e rojtarit”
 
Sa pėr astrologėt qė arrijnė tė ēudisin botėn me leximin e ndriēuar tė sė ardhmes duke paralajmėruar saktėsisht disa ngjarje falė yjeve qiellore, Henri Broch tregohet shumė skeptik. Ai mendon se kėta astrologė pėrdorin “goditjen e rojtarit”. Nė thelb, shpjegon shkencėtari, ata pėrgatisin "20 parashikime tė ndryshme dhe i shpėrndajnė te 20 rojtarė tė ndryshėm. Nė varėsi tė ngjarjeve qė ndodhin, rojtarėt dalin nė shesh duke thėnė se ky astrolog e kishte parashikuar.  

avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

884


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi