Libri i hiēit - Hsing Hsing Ming - Patriarku i 3tė Zen

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Libri i hiēit - Hsing Hsing Ming - Patriarku i 3tė Zen

Mesazh  Anon prej 10.06.13 11:49

Libri i hiēit - Hsing Hsing Ming - Patriarku i 3tė Zen

Udha e Madhe nuk ėshė e vėshtirė pėr ata qė s’kanė preferenca. Kur dashuria e urrejtja zhduken, ēdo gjė bėhet e qartė dhe e veēantė. Bėni dallimin mė tė vogėl, dhe qielli e toka do tė veēohen pafundėsisht. Nėse do tė shikosh tė vėrtetėn mos mbaj asnjė pikėpamje pro apo kundėr. Lufta mes asaj qė tė pėlqen e asaj qė nuk tė pėlqen ėshtė sėmundja e mendjes.

* * * * * * *

Kur domethėnia e thellė e gjėrave nuk kuptohet, qetėsia themelore e mendjes trazohet pa dobi. Udha ėshtė e pėrkryer si hapėsirė pa fund, ku asgjė nuk mungon e asgjė nuk ėshtė e tepėrt. Nė fakt, e kemi ne nė dorė tė pranojmė ose mohojmė qė nuk e shohim natyrėn e vėrtetė tė gjėrave. Mos jeto nė nė ngatėrresėn e gjėrave tė jashtme, as brenda ndjenjės sė boshllėkut. Ji gjakftohtė, pa u orvatur nė unitetin e gjėrave e gjithė pamjet e gėnjeshtėrta do tė zhduken vetė. Kur pėrpiqesh tė ndalėsh veprimin pėr tė fituar mosveprimin, vetė pėrpjekja tė mbush me veprim. Pėr sa kohė tė jesh nė njėrin skaj apo tjetrin nuk do ta njohėsh kurrė Unitetin. Ata qė nuk jetojnė nė Udhėn e Vetme dėshtojnė nė veprim e mosveprim, pohim e mohim.

* * * * * * *

Tė mohosh realitetin e gjėrave ėshtė tė humbėsh atė realitet; tė pohosh zbrazėtinė e gjėrave ėshtė tė mos kuptosh realitetin e tyre. Sa mė shumė flet e mendon pėr to, aq mė shumė largohesh prej sė vėrtetės. Ndal sė foluri e sė menduari, pastaj nuk do tė ngelet asgjė, tė cilėn nuk do tė jesh i zoti ta dish.

* * * * * * *

Kthimi nė rrėnjė ėshtė gjetja e kuptimit, por tė rendėsh pas shfaqjeve do tė thotė tė humbėsh burimin. Nė ēastin e ndriēimit tė brendshėm shkohet pėrtej formės e boshllėkut. Ndryshimet qė duket sikur ndodhin nė botėn boshe i quajmė reale vetėm prej padijes sonė. Mos kėrko tė vėrtetėn: vetėm ndal sė mbajturi kėndvėshtrime. Mos qėndro nė gjendje dualiste; shmangi me kujdes kėto kėrkime. Nėse ka shenja tė kėsaj apo asaj, sė drejtės e sė gabuarės, thelbi mendor do tė humbė nė pėshtjellim. Megjithėse gjithė dualizmat rrjedhin prej Njėrit, mos u lidh as pas Kėtij. Kur mendja qėndron e paturbulluar nė Rrugė, asgjė nė botė nuk cėnon, e, kur njė gjė nuk cėnon mė, ndal sė ekzistuari nė mėnyrėn e vjetėr. Kur nuk shfaqen mendime paragjykuese, mendja e vjetėr ndal sė qeni.

* * * * * * *

Kur objektet mendore davariten subjekti mendor davaritet, ashtu siē zhduket mendja, edhe objekti zhduket. Gjėrat janė objekte pėr shkak tė subjektit; mendja ėshtė kėshtu prej gjėrave. Kupto relativitetin e kėtyre tė dyjave dhe realitetin themelor: njėjėsinė e Hiēit. Nė kėtė Hiē, tė dyja janė tė padallueshme e secila pėrmban nė vetvete gjithė botėn. Nėse nuk bėn dallime mes jocilėsores e shkėlqimit nuk do tė tundohesh tė paragjykosh e gjykosh.

* * * * * * *

Tė jetosh nė Rrugėn e Madhe nuk ėshtė as e vėshtirė as e thjeshtė, por ata qė nuk shohin larg janė frikacakė e tė pavendosur: sa mė shumė vrapojnė, aq mė ngadalė ecin, e fiksimi pas diēkaje s’ka kufi. Edhe fiksimi pas idesė sė ndriēimit ėshtė humbje. Thjesht lėri gjėrat tė jenė ashtu siē janė e nuk ka as ikje e ardhje. Bindju natyrės sė gjėrave (natyrės sate) dhe do tė ecėsh lirshėm, qetė. Kur mendimi ėshtė i varur e vėrteta fshihet, ēdo gjė ėshtė e paqartė, e errėt, dhe praktika e varur nga gjykimi sjell mėrzi e lodhje. E ē’tė mira sjellin ndarjet e dallimet? Nėse kėrkon tė ecėsh nė Rrugėn, mos pėrbuz madje as botėn e ndjenjave e ideve. Madje, t’i pranosh plotėsisht ėshtė njėsoj si tė jesh ndriēuar. Njeriu vėrtet i zgjuar nuk ka qėllime, por budallenjtė robėrojnė veten. Ka vetėm njė Dharma, Tė Vėrtetė, Ligj, jo disa; dallimet vijnė vetėm prej nevojave e fiksimeve tė injorantėve. Tė kėrkosh Mendje, me mendjen qė bėn dallime, ėshtė mė i madhi i tė gjitha gabimeve.

* * * * * * *

Qetėsia dhe ankthi rrjedhin prej iluzionit; me ndriēimin nuk ka pėlqime e mospėlqime. Gjithė ndasitė vijnė prej padijes. Ato janė si ėndrra po lule nė ajėr; e kotė pėrpjekja pėr t’i kapur. Humbja e fitimi, drejt e gabim: mendime tė tilla duhen hequr njėherė e mirė. Nėse syri nuk fle, sigurisht qė ėndrrat nuk do tė shfaqen. Nėse mendja nuk bėn dallime 10 mijė gjėrat janė ashtu siē janė, prej thelbi tė njėjtė. Tė kuptosh misterin e kėsaj Esence do tė thotė tė ēlirohesh prej gjithė ngatėrresave. Kur gjithė gjėrat shihen si tė barabarta mbėrrihet nė Vetėthelbin e pakohė. As krahasime apo ngjashmėri nuk janė tė mundura nė kėtė gjendje tė pashkak e pa marrėdhėnie.

* * * * * * *

Mendoje lėvizjen tė palėvizshme dhe prehjen nė lvizje, e bashkė, gjendja e lėvizjes dhe prehjes zhduken. Kur ndasi tė tilla ndalin sė qeni, Uniteti vetė nuk mund tė jetė. As ligj apo pėrshkrim nuk ka pėr kėtė mbyllje tė fundme. Sepse mendja e njėsuar me Rrugėn bėn tė zhduken pėrpjekjet nė vetvete. Dyshimet dhe pavendosshmėria zhduken, ndėrsa jeta nė besimin e vėrtetė ėshtė e mundur. Me njė goditje tė vetme jemi tė lirė prej skllavėrisė; asgjė nuk na bėhet jona e nuk mbajmė gjė. Gjithēka ėshtė bosh, e qartė, vetėndriēuese, e lirė nga fuqia e mendjes. Kėtu, mendimi, ndjenja, dija e imagjinata nuk kanė vlerė.

* * * * * * *

Nė kėtė botė tė Tillė nuk ka as vete apo tjetėr veē vetes. Tė gjesh menjėherė harmoninė me kėtė realitet thjesht thuaj “Jo dy!” kur ngrihet dyshimi. Nė kėtė “Jo dy!” asgjė nuk ndahet, pėrjashtohet. Nuk ka rėndėsi kur apo ku, ndriēim do tė thotė tė hysh nė tė Vėrtetė. E kjo e Vėrtetė ėshtė pėrtej shtrijes apo zvogėlimit nė kohė e hapėsirė; nė atė, njė mendim i vetėm ėshtė mijėra vjet.

* * * * * * *

Hiēi kėtu, Hiēci atje, por universi i pafund qėndron pėrherė para syve tanė. Pafundėsisht i madh e pafundėsisht i vogėl; pa dallime, sepse pėrcaktimet janė zhdukur e nuk shfaqen kufij. E njėjta gjė edhe me Qenien e Joqenien. Mos humb kohė me dyshime e debate qė s’kanė tė bėjnė me kėtė. Njė gjė, gjithė gjėrat: kalo pėrmes e pleksu pa dallime. Tė jetosh nė kėtė ndėrgjegjėsim ėshtė tė jesh pa kokėēarje pėr tė papėrkryerėn. Jeta nė kėtė besim ėshtė rruga drejt njėsimit, sepse njėsimi qėndron bashkė me mendjen besnike.

Fjalė!
Udha ėshtė pėrtej gjuhės, pasi nė tė nuk ka
tė djeshme
tė nesėrme
tė sotme.
avatar
Anon

Even the most expensive clock still shows sixty minutes in every hour. - yidish proverbs

404


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi