“Nuk dua tė jetoj nė njė botė ku gjithēka regjistrohet”

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

“Nuk dua tė jetoj nė njė botė ku gjithēka regjistrohet”

Mesazh  Odin prej 10.06.13 11:11

“Nuk dua tė jetoj nė njė botė ku gjithēka regjistrohet”



Ėshtė njė ēėshtje qė ka tronditur mbarė botėn. Lajmi i publikuar fillimisht nė gazetėn “The Guardian” se agjencitė amerikane tė sigurisė dhe inteligjencės mbledhin miliona tė dhėna nga interneti dhe telefonat, pėr njerėz tė ndryshėm nė mbarė botėn, ka shqetėsuar gjithkėnd.

Tani gazeta britanike ka zbuluar se kush ėshtė burimi i saj.

Ai quhet Edward Snowden, 29 vjeē, ish- punonjės teknik nė CIA dhe aktualisht i punėsuar pranė kontraktorit nė fushėn e mbrojtjes Booz Allen Hamilton. Tė gjitha veprimet kryheshin pėr llogari tė Agjencisė sė Sigurisė Kombėtare (NSA).

Identiteti ėshtė publikuar me vetė dėshirėn e tij.

Ndėrkohė nė SHBA kjo ēėshtje i ėshtė referuar Departamentit tė Drejtėsisė si njė ēėshtje kriminale, njofton BBC.

The Guardian shkruan se Snowden ka fluturuar nė Hong Kong mė 20 maj, ku gjendet nė njė hotel.

Ky whistleblower i ri ka zbuluar detaje tė frikshme se si pėrgjohen njerėzit nė mbarė botėn, duke pėrdorur njė program tė quajtur Prizėm.

I pyetur se pėrse e bėri kėtė rrėfim, 29- vjeēari thotė: “Nuk dua tė jetoj nė njė botė ku gjithēka bėj dhe gjithēka them, regjistrohet”.

Sistemi Prizėm u jep zyrtarėve tė sigurisė amerikane akses tė lehtė nė tė dhėnat e nėntė gjigandėve tė internetit, pėrfshi Google, Facebook, Microsoft dhe Skype.

Snowden thotė se veproi pasi u bind se kėto veprime tė qeverisė amerikane janė njė kėrcėnim ndaj demokracisė.

Tani ai thotė se druhet pėr jetėn e tij pasi mund tė rrėmbehet ose mund tė kthehet nė SHBA ku e pret njė dėnim me burgim tė pėrjetshėm, nė mos njė ekzekutim me urdhra tė Uashingtonit.

“Unė nuk pres qė tė shoh mė shtėpinė time,” thotė ai nga Hong Kongu.

Ai thotė se do tė kėrkojė azil politik nga ēdo vend qė beson nė fjalėn e lirė dhe qė ėshtė pro mbrojtjes tė privatėsisė.

“Nuk kam pse fshihem sepse e di qė nuk kam bėrė diēka tė gabuar. I vetmi motiv i imi ka qenė qė tė informoj publikun,” thekson Snowden.

Dhe Snowden ka arsye tė forta pėr tė qenė i shqetėsuar. NSA ėshtė organizata mė e fuqishme dhe mė sekrete nė botė.

Skandali shpėrtheu kur Guardian publikoi njė informacion se njė gjykatė amerikane ka urdhėruar nė mėnyrė sekrete kompaninė telefonike Verizon qė tė dorėzojė pėr NSA miliona tė dhėna.

Mė pas u publikua lajmi se NSA mund tė hyjė direkt nė serverat e nėntė kompanive gjigande nė internet si Facebook, Google, Microsoft, Yahoo, Skype.

Kėto kompani kanė mohuar se i kanė dhėnė qeverisė amerikane akses nė serverat e tyre.
avatar
Odin

596


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: “Nuk dua tė jetoj nė njė botė ku gjithēka regjistrohet”

Mesazh  Zattoo prej 18.06.13 12:07

Snowden: Obama po zgjeron “abuzimet”


Njė seri publikimesh nė blogje, gjatė sė hėnės, tė supozuara tė Edward Snowden, bėnin tė ditur se ai nxorri detaje tė klasifikuara mbi programet amerikane tė survejimit, pėr shkak se presidenti Barack Obama i pėrkeqėsoi praktikat “abuzive”, nė vend qė t’i shkurtonte ato, siē kishte premtuar si kandidat.
Nė njė chat-im 90-minutėsh tė drejtpėrdrejtė, personi, i identifikuar si Snowden nga gazeta britanike “The Guardian” dhe uebsajti i saj, kėmbėnguli se autoritetet amerikane kanė akses nė telefonata, emaile dhe komunikime tė tjera pėrtej kufijve kushtetues.


Ndėrkohė qė kufizimet ligjore mund tė shmangen me lehtėsi nga analistėt e Agjencisė Kombėtare tė Sigurisė, FBI apo CIA, Snowden u ndal vetėm pak kohė nė akuzimin e autoriteteve pėr shkeljen e ligjeve specifike. Nė vend tė kėsaj, ai tha se rregulloret dhe politikat “pa dhėmbė” duhej tė fajėsoheshin, pėr atė qė ai e quajti si “survejim i dyshimtė”, si dhe paralajmėroi se politikat mund tė ndryshohen pėr tė lejuar abuzime tė mėtejshme.


“Ky zbulim i ofron Obama-s njė mundėsi pėr tė apeluar pėr njė rikthim nė njė mendje tė shėndoshė, politikė kushtetuese dhe zbatimin e ligjit, se sa te njeriu”, postoi ai. “Ai ka ende shumė kohė pėr t’u futur nė histori si presidenti, qė pa nga humnera dhe bėri prapa, nė vend qė tė hidhej nė tė”.
I pyetur tė hėnėn, nėse NSA ishte nė ndjekje tė chat-it online, zyra e shtypit tė agjencisė nuk dha komente. Obama, krerėt e legjislativit dhe zyrtarė tė Sigurisė Kombėtare mbrojtėn programet e survejimit si tė domosdoshme pėr tė luftuar terrorizmin, duke argumentuar se diēka nga privatėsia duhet tė sakrifikohet pėr njė qasje sa mė tė balancuar.


Ata thanė se ligji lejon mbledhjen e tė dhėnave, si koha dhe numrat e telefonatave, dhe se njė Gjykatė speciale Federale mund tė aprovojė aksesimin e pėrmbajtjes, duke e dėgjuar edhe vet pėrmbajtjen nėn hetim.
avatar
Zattoo

692


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: “Nuk dua tė jetoj nė njė botė ku gjithēka regjistrohet”

Mesazh  Luli prej 30.06.13 10:27

Skandali me pėrgjimet, spiunoheshin dhe zyrtarė tė BE



Pjesė e skandalit tė pėrgjimit nga agjencitė amerikane tė sigurisė janė bėrė dhe vende tė Bashkimit Europain. Italia, Gjermania dhe Franca janė tre shtetet qė kanė dhėnė informacione pėr projektet e agjencisė amerikane, National Security Agency.

Gazeta angleze “The Guardian” shkruan se Wayne Madsen, personi qė zbuloi pėr publikun historinė e pėrgjimeve tė mijėra njerėzve, ka deklaruar se shumė shtete tė Bashkimit Europian, jepnin informacione pėr SHBA.

Ndėrsa revista gjermane, “Spiegel” nxjerr njė fakt tjetėr nė dritė me historinė e pėrgjimeve. Ajo shkruan se ambasadat e SHBA dhe agjencitė kanė spiunuar dhe diplomatė dhe kompjuterėt e Bashkimit Europian.

Ndėrsa pėr shkėmbimin e informacionit me vendet e BE, mediat ndėrkombėtare shkruajnė se SHBA ka marrėveshje sekrete me shumė prej tyre. Skandali i pėrgjimeve nisi njė muaj mė parė, ku Wayne Madsen nxori njė muaj mė parė informacion mbi pėrgjimin e mijėra banorėve nga National Security Agency.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

956


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: “Nuk dua tė jetoj nė njė botė ku gjithēka regjistrohet”

Mesazh  Odin prej 15.07.13 0:55

Snowden ka dokumente mė tė rrezikshme

Spiuni i inteligjencės amerikane, Edward Snowden, ka informacione akoma mė shkatėrruese, tė cilat mund tė kthehen nė njė “makth” pėr qeverinė e Shteteve tė Bashkuara, ka bėrė tė ditur gazetari, i cili botoi i pari dokumentet e tij.

Glenn Greenwald, gazetar i “Guardian”, tha pėr gazetėn argjentinase “La Nacion”, se bėrja publike e informacioneve tė mėtejshme, qė do tė dėmtonin rėndė Amerikėn, nuk ėshtė objektiv i Snowden.

Gjithsesi, sipas tij, Snowden ka njė “numėr tė madh” dokumentesh, nė lidhje me programet e pėrdorura nga njerėzit “duke pranuar pa ndėrgjegje nėnshtrimin e tė drejtave tė tyre pėr privatėsi”.

Snowden ka dhėnė kopje tė tyre te disa njerėz, tha Greenwald pėr gazetėn, sipas njė versioni tė artikullit tė pėrkthyer nė anglisht.

“Qeveria amerikane duhet tė ulet nė gjunjė e tė lutet ēdo ditė, qė asgjė tė mos i ndodhė Snowden-it, sepse nė rast tė kundėrt, i gjithė informacioni do tė zbulohet dhe ky do tė ishte makthi pėr i keq pėr ta”, tha ai.

Edhe disa persona tė tjerė kanė paralajmėruar tė njėjtėn situatė, mė herėt. Kristinn Hrafnsson, njė zėdhėnėse e Wikileaks, tha muajin e kaluar se sekrete tė tjera mund tė publikohen. “Ka ende pėr t’u publikuar”, tha gazetari britanik.

Snowden ėshtė njė ish-teknik kompjuterash pėr kontraktorin amerikan tė mbrojtjes, Booz Allen Hamilton. Nė qershor, ai i dha Greenėald dhe kolegut tė tij, Ewen MacAskill, njė video-intervistė 12 minutėshe, nė lidhje me faktin se pėrse vendosi t’ia jepte Guardian-it dokumentet sekrete nė tė programeve tė survejimit amerikan.

Pas kėtij veprimi, ai u nis pėr nė Hong Kong, e mė pas pėr nė Rusi, ku ai ndodhet ende nė njė hapėsirė tranzite, tė njė aeroporti nė Moskė, dhe pa azil politik.

Ai ka kėrkuar azil nga Rusia, teksa pret tė udhėtojė i lirė pėr nė Amerikėn Latine, sipas Wikileaks. Ende nuk ėshtė marrė asnjė aplikim nga Snowden, tha kreu i Shėrbimit tė Migracionit tė Federatės Ruse, Konstantin Romodanovsky, pėr agjencinė e lajmeve ruse, Interfax.

Presidentėt e Venezuelės dhe Bolivisė kanė thėnė se vendet e tyre do t’i ofronin atij azil, ndėrsa ai i Nikaraguas ka pohuar se mund t’ia ofrojė “nėse rrethanat ia lejojnė”.

Snowden pėrballet me akuza spiunazhi nė Shtetet e Bashkuara.
avatar
Odin

596


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi