Femijet me Krahe

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Femijet me Krahe

Mesazh  Neutral prej 07.06.13 16:52

A keni degjuar ndonjehere te lind femija me krahe me pende te bardha?

Tani do tju tregoj 2 histori per femijet me krahe  



HISTORIA 1

Nje grua qe e kemi te aferme  e ka lindur nje femij me krahe te bardh por foshnjen nuk duhet ta shoh askush sepse do ti ndodh diēka.
Nje dite ajo grua doli nga dhoma e foshnjes dhe ne dhome hyri vjehrra e gruas pra gjyshja e foshnjes e shikoj foshnjen dhe pas disa minutave u kthye nena e saj por foshnja ishte zhdukur ...  
-------------------------------------------------------------------------------------------------------

HISTORIA 2

Ketu ne lagjen time eshte nje familje para disa vitesh u ndodhi nje fatkeqesi, kishin nje femije dhe kujdesishin shume per te, nuk dilte te luante me femijet e tjere dhe ne nuk e dinim arsyen
Kur ishte rreth 6-7 vjec ketu afer po behej nje dasem dhe une isha atje, isha i vogel atehere kjo familja qe po ju tregoj kish te bente me familjen qe po benin dasem dhe kishin ardhur te gjithe.
ishte edhe djali i vogel i cili po luante me femijet e tjere dhe per nje moment hoqi bluzen dhe poshte duarve pak nen sqetull femijet e tjere pane pend te bardha qe i dilnin nga trupi, kishte nga te dyja krahet dhe u mblodhen te gjithe duke e shikuar.
Ne ate moment erdhi gjyshja e tij dhe e mori me te shpejt dhe e coi ne shtepi. Mbas disa kohesh i jati kish marre femijen dhe ishte ne nje lokal anes rruges kryesore duke pire kafe, nje makine del nga rruga dhe hyn drejt e ne lokal i mer jeten femijes, e cuan ne spital por doktorat skishin mundesi ta ndihmonin, kishte mbaruar cdo gje. Lokali ku ndodhi aksidenti ishte 15 meter larg rruges dhe njerezit habiteshin si kishte arrtiur makina te hynte brenda.
Nje dite degjova ca te moshuar qe po bisedonin dhe thoshinin se ate nuk duhet ta shikonte njeri se cfare kishte ne trup se deri ate dite e lante vetem gjyshja dhe vetem ajo e kish pare cfare kishte.  
Ishte gabim qe e pane femijet e tjere ne dasem...


Tregoni edhe ju ndonje histori per femijet me krahe nese keni njohuri  rreth ksaj teme
avatar
Neutral

Jeta nuk peshon asnjė fije kur ti shtrihesh pa vetėdije!

75


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Femijet me Krahe

Mesazh  Luce prej 09.06.13 21:12

Sa mire qe na e kujtove kete teme.
Gjyshja ime ka lindur nje djale te tille thoshte qe ishte shuuummee i bukur, ajo e quante dragua nga pendet qe kishte , ai jetoi vetem 3 muaj pasi e pa nje komshije kur gjyshja po e nderonte.

Kam degjua shume histori, ata femije sjane per kete bote. por pse sdegjojme me te ndodhin kjo me ben pershtypje?????
Ke ndonje argument?
tung
avatar
Luce

Jeta eshte si nje enderr qe kur zgjohesh kupton se ke vdekur.

103


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Femijet me Krahe

Mesazh  Neutral prej 09.06.13 21:49

Luce shkruajti:Sa mire qe na e kujtove kete teme.
Gjyshja ime ka lindur nje djale te tille thoshte qe ishte shuuummee i bukur, ajo e quante dragua nga pendet qe kishte , ai jetoi vetem 3 muaj pasi e pa nje komshije kur gjyshja po e nderonte.

Kam degjua shume histori, ata femije sjane per kete bote. por pse sdegjojme me te ndodhin kjo me ben pershtypje?????
Ke ndonje argument?
tung

Zoti e di me se miri, per Zotin nuk eshte veshtire me kriju femije me krah apo pa krah ato jane vetem fakte qe egziston nje krijues i gjithesis dhe njerzimit, po ti pyesesh Hoxhollaret ose Prifterinjt nuk kan lidhje aspak me kete teme.
Kjo eshte sekret askush nuk e din saktesisht ēfare jane ata femije perveq krijuesit te tyre.
avatar
Neutral

Jeta nuk peshon asnjė fije kur ti shtrihesh pa vetėdije!

75


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Femijet me Krahe

Mesazh  Luce prej 09.06.13 22:01

kam nje teori
me perpara grate lindnin vete jo ne spitale keshtu ata femije i shikonte vetem vjera apo
motra e gruaas qe lindte pra ka qene brenda familjes
ndersa tani ne spitale me doktore e mami femija lind dhe vdes direkt
si te duket
avatar
Luce

Jeta eshte si nje enderr qe kur zgjohesh kupton se ke vdekur.

103


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Femijet me Krahe

Mesazh  Neutral prej 09.06.13 22:15

Luce shkruajti:kam nje teori
me perpara grate lindnin vete jo ne spitale keshtu ata femije i shikonte vetem vjera apo
motra e gruaas qe lindte pra ka qene brenda familjes
ndersa tani ne spitale me doktore e mami femija lind dhe vdes direkt
si te duket

Ashtu eshte tash femija mund te vdes direkt ne spital, eshte pyetja se si u krijua aj femij ndoshta nena e tij kishte mardhenje intime me diēka te mbinatyrshme, kjo eshte nje sekret qe duhet te merremi me shume dhe te behet me publike por bota qe jetojm ne eshte e udhehequr nga ateistet te cilet nuk duan te degjojn per keto gjera.
avatar
Neutral

Jeta nuk peshon asnjė fije kur ti shtrihesh pa vetėdije!

75


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Femijet me Krahe

Mesazh  Luce prej 09.06.13 22:28

mendon se mund te jene njerezit qe jane pushtuar nga xhindet
apo alien? per asnjeren sjam e bindur me shume mendoj te jene engjej
kam biseduar me shume njerez per kete histori po skam mare pergjigjen qe kerkoja
kam vajtur ne Gramsh para 5 vjetesh pasi mora vesh qe kishte vdeku nje femije i tille
me moshe 12 vjec po sa nuk me rrahen se me moren per gazetare. disa veta me than qe ai femije bente mbrekullira dhe se fliste per gjera qe ata si kuptonin.
kete interes e kam vetem nga pengu i gjyshes time
avatar
Luce

Jeta eshte si nje enderr qe kur zgjohesh kupton se ke vdekur.

103


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Femijet me Krahe

Mesazh  Neutral prej 09.06.13 22:37

Luce shkruajti:mendon se mund te jene njerezit qe jane pushtuar nga xhindet
apo alien? per asnjeren sjam e bindur me shume mendoj te jene engjej
kam biseduar me shume njerez per kete histori po skam mare pergjigjen qe kerkoja
kam vajtur ne Gramsh para 5 vjetesh pasi mora vesh qe kishte vdeku nje femije i tille
me moshe 12 vjec po sa nuk me rrahen se me moren per gazetare. disa veta me than qe ai femije bente mbrekullira dhe se fliste per gjera qe ata si kuptonin.
kete interes e kam vetem nga pengu i gjyshes time

mendova qe ishin pushtuar nga diqka e mbinatyrshme pa marr parasysh nga xhind alien apo engjuj sidoqoft ky eshte vetem nje mendim nuk kemi kurfar provash ta vertetojm kete
une mendoj se keto gjera ndodhin ne familje qe jane me te izoluara qe te mos zbulohen, ti e paske mesuar kete gje nga gjyshja kurse une nga halla e nenes time e cila na tregon shpesh per femijen e saj, historin e saj e kam cek me lart tek HISTORIA 1 qe pasi e pa vjehrra e saj femija nuk vdiq por u zhduk, ndoshta ka fluturuar askush nuk e din ku shkoj aj femij ishte foshnje dhe nuk mund te ecte.
avatar
Neutral

Jeta nuk peshon asnjė fije kur ti shtrihesh pa vetėdije!

75


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Femijet me Krahe

Mesazh  Luce prej 09.06.13 22:57

misteret skane fund me behet qejfi qe ky forum te jep mundesine te komunikosh
dhe te shkembesh ide me njerez me mendje te hapur
avatar
Luce

Jeta eshte si nje enderr qe kur zgjohesh kupton se ke vdekur.

103


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Femijet me pende!

Mesazh  Ariu prej 09.06.13 23:18

Trregon gjyshja:
Ne lagje kemi pasur 3 raste te tilla.

1-Komshija ime(gj.th.m gjyshja)lindi nje djale te bukur me disa "pende"ne sqetull.Djalin mund ta shohe vetem nena dhe mamia qe e priti kur lindi.Nese shihet nga te tjeret qe ka pende djali vdes ose zhduket.Nuk kaloi shume dhe djali vdiq pasi e pa i ati.

2-Nje cift lind nje djale.Djali rritet dhe martohet.Nena e dinte cfare djali kishte dhe e kishte ruajtur mire.Para se te shkonte me nusen e porosit per here te fundit djalin,qe te ruhej.Te fikte gjithmone driten dhe ti fshihej nuses.Djali vdiq pasi nusja e tij e kishta pare nje dite tek lahej.Kur del nga banja ajo e pyet:Ore burr ci kishe ato pende ne sqetull ti?
Ai u zverdh i teri dhe i tha:Me more ne qafe moj grua.Dhe vdiq.

3-Nje cift ne moshe te thyer lindin nje djale.Jetonin ne nje kasolle ne nje fshat te larget dhe te thelle.Komshinj nuk kishin pasi vendi i ishte shume i izoluar.Nena nuk e dinte qe djali ishte i vecante sepse s'kishte pare gjera te tilla.Djali rritet dhe behet krahe shtepie.Kur ruante dhente ai ngulte kerraben ne toke dhe shkonte diku.Dhente silleshin rreth kerrabes dhe nuk largoheshin.
Kur kthehej ishte i mbytur ne gjak.Lahej pastrohej mire e mire dhe shkonte ne shtepi.Ne mengjes po e njeta gje,por nje dite nuk kishte pasur mundesi te lahej mire dhe kishte bere pis rrobat.
Nena dhe i ati behen merak dhe e pyesin.Djali nuk pranonte ne asnje menyre qe te trregonte.Me vone i ati e ruan dhe sheh se djali ikte duke i lene bagetite vetem.
Dhe ne mengjes ngrihen shpejt pa dale dielli dhe nuk e gjejne djalin ne krevat.Kur kthehet dhali keta per cudi ishin ne gjume.E shterngojne djalin te trregoje dhe ai u thote:
Do ju tregoj te gjitha por me pas me duhet te iki (do vdiste).U tregon historine e tij dhe shume sekrete te tjera.Mbasi tha edhe fjale e fundit ndjeu te ftohte.Kerkoi zjarr dhe tesha te mbulohej.Ra perdhe duke u dridhur nga te ftohtet,por zjarri nuk po ndizej pasi drrute ishin te njoma.
Para se te jepte shpirt tha:Kur nuk u dogj sot mos u djekshin asnjehere keto drru.
Ju betohem qe nese shkoni ne ate fshat dhe prisni drru, ato nuk digjen me flake por digjen ngadale pa nxehtesi dhe leshojne vetem uje.Qofshin edhe te thata.


Keta femije jane vetem te gjinise mashkullore.
Plakat i quajne dragonj.

Naten fluturojne,shkojne diku dhe luftojne kunder dikujt.
Kane disa pende ne sqetulla dhe vetem nena dhe mamia qe e priti duhet ta shoh.
Kane fuqi te mbinatyrshme.Bejne vetem mire dhe luftojne shejtanet.(E sigurt)

Thuhet se edhe Abaz Ali Tomorri(Ne malin e Tomorrit)ishte i tille.(Jane fjale)
Nese u zbulohet sekreti,vdesin ose zhduken ne fluturim.





avatar
Ariu

System malfunction.
Please reboot.

137


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Femijet me Krahe

Mesazh  Luce prej 10.06.13 16:12

shume interesanta flm
avatar
Luce

Jeta eshte si nje enderr qe kur zgjohesh kupton se ke vdekur.

103


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Femijet me Krahe

Mesazh  val bona prej 10.06.13 19:39

edhe une kam degjuar per raste te tilla nga me te moshuarit e familjess sime.Mendoj se eshte diqka qe ka ndodhur shume rralle dhe ka qene diqka e mbinatyrshme dhe qe me nuk ekzistojne raste te tilla me sa kam degjuar une...
avatar
val bona

1


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Femijet me Krahe

Mesazh  juli78 prej 18.12.16 0:23

Luce shkruajti:shume interesanta flm
vertet shume interesante. shume kurioze dhe puna e druve qe digjen dhe nuk ngrohin. per cfare fshati behet fjale jam kurioz ta di. faleminderit
avatar
juli78

1


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi