Si i parashikojne kafshet termetet?

Shko poshtė

Si i parashikojne kafshet termetet?

Mesazh  Flavius prej 06.06.13 13:07

Si i parashikojne kafshet termetet?



Kafshet mund te ndjejne ndryshimet kimike ne ujerat nentokesore qe ndodhin perpara se te kete nje termet.

Kjo sipas shkencetareve mund te jete shkaku i sjelljes se cuditshme te kafsheve te lidhura me termetet.

Kerkuesit kane filluar te hetojne keto efekte kimike pasi kane pare nje koloni me zhaba qe largoheshin nga pellgu i tyre ne L'Aquila ne Itali, ne vitin 2009, dite perpara nje termeti.

Ato sugjerojne qe sjellja e kafsheve mund te integrohet ne parashikimin e termeteve.

Zbulimet e ekipit jane publikuar ne International Journal of Environmental Research and Public Health. Ne kete studim, ato pershkruajne nje mekanizem ku guret e tensionuar ne koren e Tokes leshojne thermija te ngarkuara qe nderveprojne me ujin nentoke.

Kafshet qe jetojne prane ujerave nentoke jane shume te ndjeshme ndaj kimise se tij, keshtu qe ato mund te ndjejne dicka kohe perpara se guret te 'rreshkasin' dhe te shkaktojne termetin.

Ekipi, i drejtuar nga Friedermann Freund nga NASA dhe Rachel Grant nga Open University ne Mbreterine e Bashkuar, shpresojne qe hipoteza e tyre do te frymezoje biologet dhe gjeologet qe te punojne se bashku, per te gjetur ekzaktesisht se si kafshet mund te na ndihmojne qe te njohim disa prej shenjave qe na shpetojne te nje termeti kercenues.

Zhabat e L'Aquila nuk jane shembulli i pare i sjelljes se cuditshme te kafsheve perpara nje ngjarje sizmike. Ka patur raportime gjate gjithe historise per zvarranike, amfibe, dhe peshq qe sillen ne menyre te cuditshme perpara se te bjere nje termet.

Ne vitin 1975, ne Haicheng, ne Kine, per shembull, shume njerez dalluan gjarperinj qe dilnin nga strofkat e tyre nje muaj perpara se qyteti te goditej nga nje termet i madh.

Kjo ishte vecanerisht e cuditshme, pasi ndodhi gjate dimrit. Gjarperinjte ishin ne mes te gjumit te tyre letargjik, dhe me temperatura shume te uleta, keshtu qe dalja jashte strofkave te tyre ishte nje vetevrasje per zvarraniket me gjak te ftohte.

Por secili i rasteve - zvarraniket qe zgjohen ne mes te dimrit, amfibet qe largohen apo peshq te thellesive qe dalin ne siperfaqe - ka qene nga nje anekdote me vete. Dhe termetet e medha jane aq te rralla sa ngjarjet qe i rrethojne jane pothuajse te pamundura qe te studiohen ne detaje.

Dhe pikerisht ketu ndryshon rasti i zhabave te L'Aquila.

Grant, nje biologe nga Open University, ishte duke monitoruar kolonine e zhabave si pjese e projektit te saj PhD.

"Ishte shume dramatike," - kujton ajo. "Shkoi nga 96 zhaba ne pothuajse zero ne vetem 3 dite."

Ajo i publikoi gjetjet e saj ne Journal of Zoology.

"Me pas me kontaktoi NASA." - tha ajo per BBC Nature.

SHkencetaret kane studiuar ndryshimet kimike qe ndodhin kur gurat jane nen stres ekstrem. Ata pyesnin veten nese keto ndryshime ishin te lidhura me largimin ne mase te zhabave.

Testet e tyre laboratorike kane treguar qe jo vetem qe keto ndryshime mund te jene te lidhura, por qe korja e Tokes mund te nderhyje ne menyre direkte ne kimine e pellgut ku jetonin zhabat.

Gjeografi i NASA-s Friedmann Freund tregoi qe, kur guret ishin ne nivele te larta stresi, perpara nje termeti, ato leshojne thermija te ngarkuara.

Keto thermija te ngarkuara mund te kalojne neper guret rrethe perqark, dhe kur ato arrijne ne siperfaqen e Tokes ato nderveprojne me ajrin - duke i kthyer molekulat e ajrit ne thermija te ngarkuara.

"Keto shkaktojne dhimbje koke dhe perzjerje tek njerezit dhe shtojne nivelin e serotinenines, nje hormon stresi ne gjakun e kafsheve." - tha Dr. Freund. Ato mundet edhe te nderveprojne me ujin, duke e kthyer ate ne peroksid hidrogjeni.

Ky zinxhir kimik ngjarjesh mund te nderhyje ne materialin organik te tretur ne ujin e pellgut, duke kthyer materialet organike te parrezikshme, ne substanca qe jane toksike per kafshet e ujit.

Eshte nje mekanizem kompleks dhe shkencetaret mendojne qe duhet te testohet thelle.

"Kur mendon gjithe gjerat qe po i ndodhin atyre gureve, do te ishte e cuditshme nese kafshet nuk do te prekeshin ne nje fare menyre."

Freund tha qe sjellja e kafsheve mund te jete njeri prej ngjarjeve te lidhura qe mund te parashikojne nje termet.

burimi:
InfoAlbania
avatar
Flavius

92


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi