Gjumi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Gjumi

Mesazh  Neo prej 12.08.08 20:40

GJUMI....



Psikologėt thonė se gjumi i zgjatur nė mėngjes tregon shmangie nga pėrgjegjėsitė

Gjumi i tepėr, nė njė farė mėnyre, ėshtė shmangie nga realiteti qė njė individ, dashur padashur, bie pre e gjumit tė gjatė. Kėtė e pohojnė psikologėt, tė cilėt vėnė re raste tė shumta nė vendin tonė tė kėtij fenomeni.

Psikologia Orsjola Qėndro vėrteton kėtė gjė, duke pohuar se: “Gjumi i mėngjesit, nė disa raste te disa persona, ėshtė njė lloj tendence pėr tė shmangur njė aktivitet qė nuk tė jep kėnaqėsi.

Ndėrsa, nė disa momente tė veēanta personi pret tė pėrballet me diēka tė pakėndshme. Kjo bėn qė tė shtohet kohėzgjatja e gjumit”. Ndėrkohė, fjetja me orare tė zgjatura nuk bėn mirė pėr psikologjinė e njeriut. Pasi ky person qė fle shumė do tė jetė i plogėsht gjatė gjithė ditės dhe nuk do tė ndihet mirė nga ana fizike.

Pėr gjithė ditėn do tė ndihet i lodhur dhe paksa i lėnė pas dore nga njerėzit qė i rrinė afėr. Mjekėt nuk e kėshillojnė gjumin e tepėrt, qė do tė thotė shtatė orė gjumė nė ditė.

Nė kėtė hark kohor, kushdo mund tė pushojė dhe tė gjejė qetėsinė qoftė mendore apo trupore. Qėndro e ilustron gjumin e tepėrt me moshat shkollore, tė cilėt nuk shkojnė orėt e para nė mėsim.

Kjo do tė thotė se tė rinjtė mundohen t’i shmangin pėrgjegjėsitė e tyre. Ky veprim vihet re mė tepėr te ata tė rinj, qė nuk kanė rezultate tė mira nė mėsime. Kėta fėmijė kanė frikė tė pėrballen me mėsuesin apo me njė orė mėsimi, ku nuk janė tė pėrgatitur.

Kurse tek njerėzit, qė kanė njė familje dhe kanė njė punė, detyrat janė mė tė mėdha dhe te kėta ndodh shumė rrallė ky fenomen. Nga ana tjetėr, edhe gjumi i pakėt nuk ėshtė i kėshillueshėm dhe sjell probleme te ēdo individ, qė fle shumė pak se shtatė orė qė kėshillojnė mjekėt.

Qėndro thekson se “pagjumėsia ka tė bėjė me njė lloj ankthi, kur individi mendon se nuk mund tė pėrmbushė detyrat qė e presin. Megjithėse arsyet nė kėtė rast janė tė shumėllojshme”.

Pagjumėsia ėshtė “vrasėse” pėr individin, sepse dikush qė nuk e pėrmbush orarin e fjetjes, do tė mendojė gjatė gjithė kohės pėr shumė gjėra tė pakėndshme, tė cilat do t’i sjellin shqetėsime dhe pasiguri nė vetvete. Gjendja e krijuar te ky person, e bėn mė tė ndrydhur ndaj realitetit dhe nė pėrballjen e problemeve.

Nuk ka njė ndarje tė pėrcaktuar se cilėt mosha janė mė tė prirura qė tė flenė gjumė shumė apo qė tė flenė mė pak. Psikologia thekson se kėta persona kanė mė tepėr nevojė pėr afrimitet dhe ngrohtėsi e njerėzve tė afėrt apo tė shoqėrisė.

Tė qenit aktiv nė jetėn e pėrditshme, do tė shmangte sė tepėrmi kėto pasoja negative qė shfaqen te njerėzit. Pasojat janė edhe nė pamjen fizike tė tij. Ky person ka njė fytyrė tė fryrė nga gjumi i tepėrt apo nga pagjumėsia. Ndėrkohė qė u krijohen rrudha te sytė, tė cilėt tregojnė njė fytyrė aspak tė kėndshme.

Pagjumėsia nuk ka moshė


Nuk ka ndonjė moshė tė caktuar ku mund tė vihet re pagjumėsia. Pasi, nuk varet nga mosha por varet nga gjendja shpirtėrore e njeriut. Prandaj njė person qė nuk fle nuk do tė thotė se duhet t’i pėrkasė moshės sė tretė tė mesme apo moshės sė par. Ai mund tė jetė i ēfarėdolloj moshe.

Gjumi i pakėt

Edhe gjumi i pakėt nuk ėshtė i kėshillueshėm nga mjekėt apo psikologėt. Pasi ky gjumė i nervozon personat, qė bėjnė mė pak orė gjumė se orari pėrcaktuar. Kėshtu qė do tė ishte mirė, qė njerėzit tė ruanin njė stabilitet me gjumin. Ndėrkohė qė gjithēka varet nga pėrballja qė ka ai me realitetin dhe se sa i aftė ėshtė ai tė kapėrcejė njė moment krize nė vetvete.

Mė e pagjumė, mosha e tretė

Moshėn mė tė pagjumė mund tė klasifikojmė moshėn e tretė, ose pleqtė. Ata flenė shumė pak orė nė ditė. Qėndro thekson se dhe ata kanė njė ankth nė vetvete. Por mosha e tretė nuk mund tė pėrkufizojė pagjumėsinė nė tėrėsi, sepse dihet qė me pleqėrinė vjen dhe lodhja fizike. Mosha e mesme, preket nga probleme tė ndryshme qė mund t’u ndodhin gjatė ditės. Mė pas kjo transmetohet nė mėnyra tė ndryshme nga ata. Ndėrsa tė vegjlit nuk njohin pagjumėsi dhe flenė nga 12 deri nė 14 orė nė ditė.

Pagjumėsia

Pagjumėsia dhe gjumi i tepėrt u japin njerėzve stres dhe nervozizėm gjatė gjithė ditės. Ata mund tė ndihen tė lodhur dhe tė drobitur, njėkohėsisht ndihen dhe tė vetmuar. Kėta persona e kanė tė vėshtirė pėrballjen e jetės dhe surprizave tė pakėndshme, qė ajo ofron. Afrimiteti me personat e afėrt do tė ishte njė kurė e mirė pėr ta.

Gjumi ndihmon kujtesėn

Ēdo njeri fle mesatarisht 6 orė nė natė dhe studim i ri vė nė dukje se gjumi mund tė jetė kyē pėr pėrmirėsimin e kujtesės.

Shkencėtarėt nė shkollėn mjekėsore tė universitetit Harvard nė bashkėpunim me ata tė universitetit tė Pensilvanisė studiuan pėr 1 vit e gjysėm rreth 60 tė rinj pėr tė parė e nė ē’mėnyrė gjumi afekton kujtesėn.

Ata u dhanė personave pjesė leximi pėr t’i mėsuar pėrmendėsh dhe pas njė pushimi 12 orėsh u kėrkuan atyre tė thonin atė qė mbanin mend.

Nga ky studim doli se ata qė ishin lejuar tė flinin gjatė pushimit kishin njė kujtesė mė tė mirė sesa tė tjerėt qė kishin qėndruar zgjuar gjatė pushimit 12 orėsh.

Autorėt e studimit thonė se kur personi fle pasi ka mėsuar diēka tė re, ky gjume ndihmon pėr ruajtjen e kėtij informacioni nė tru.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1469


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Gjumi

Mesazh  Jon prej 05.01.10 0:20

Gjumi, ende njė nga misteret mė tė mėdha

Ajo ēka tashmė dihet, ėshtė fakti qė gjumi luan njė rol parėsor dhe tė domosdoshėm nė jetėn tonė.

Ajo ēka tashmė dihet, ėshtė fakti qė gjumi luan njė rol parėsor dhe tė domosdoshėm nė jetėn tonė. Pėr tė ka shumė teori. Njėra syresh sugjeron se gjumi na shėrben pėr tė pasur marrėdhėnie mė tė mira me botėn e jashtme.

Gjumi shpesh konsiderohet i keq pėr mbijetesėn. Kafshėt nė gjumė, apo tė pėrgjumura, janė pre lehtėsisht tė kapshme pėr grabitqarėt, ndėrkohė qė ai ėshtė i domosdoshėm pėr vazhdimin e ekzistencės. Por ka edhe nga ato kafshė qė mund t‘ia dalin mbanė pa fjetur pėr njė kohė tė gjatė.

Pėr shembull delfinėt e sapolindur dhe disa lloje balenash nėna mund tė kalojnė periudha tė gjata pa kryer funksionin e njohur si pėrgjumje, qė te kafshėt karakterizohet nga periudha tė gjata qėndrimi nė njė vend.

Kėto periudha ndonjėherė zgjasin pėr javė tė tėra, sidomos nė dimėr dhe te zogjtė para emigrimit. N ė k ė t ė ra s t , zogjtė mund tė kalojnė ditė tė tėra duke fluturuar e duke mos u ndalur as pėr ndonjė pushim tė shkurtėr, ndėrsa nxitojnė drejt destinacionit tė tyre.

Qė kėtej lind pyetja: Nėse gjumi ėshtė thelbėsor pėr jetėn e qenieve tė gjalla, atėherė si ėshtė e mundur qė ka kafshė apo shpendė qė nuk flenė pėr ditė e ditė tė tėra? Sipas njė sondazhi tė zhvilluar ndaj shumė kafshėve tė ndryshme, del se kafshėt mishngrėnėse flenė mė shumė se ato qė janė edhe mishngrėnėse edhe bimėngrėnėse, dhe kėto tė fundit flenė mė shumė se kafshėt qė ushqehen vetėm me barishte. Kėsisoj, duket se roli i gjumit ka tė bėjė shumė me ekosistemin e kafshės.

Njė shembull ėshtė ai i lakuriqit tė madh tė natės, qė fle 20 orė nė 24 orė dhe qė pėrbėn edhe rekordin e gjumashit pėr gjitarėt. Dikush mund tė mendojė se kafshėt flenė kaq gjatė pėr shkak tė ndonjė funksioni tė panjohur qė ushtron gjumi mbi ta.

Sipas disa shkencėtarėve, funksioni kryesor i gjumit ėshtė qė tė rrisė efikasitetin e kafshėve dhe tė minimizojė rreziqet qė i vijnė species nga mjedisi rrethues. Tė gjitha speciet kanė orė tė caktuara gjatė tė cilave janė aktive pėr tė kryer funksionet e ekzistencės sė tyre dhe orė tė tjera qė i kalojnė nė gjendjen e gjumit.

Kėshtu mund tė shohim specie qė optimizojnė periudhat e tyre tė pasivitetit nė marrėdhėnien qė kanė ndaj ambientit qė i rrethon. Kėsisoj, gjumi, nė rastin e kafshėve, i ndihmon ato qė tė pėrshtaten me botėn pėrreth. Ndėrkaq, nė lidhje me funksionin e gjumit ka shumė teori tė tjera.

Njėra pėrfshin rolin e krijimit tė lidhjeve mes qelizave tė trurit dhe atė tė spastrimit tė atyre qė janė tė panevojshme. Largimin e stresit qė akumulohet gjatė periudhės kur jemi zgjuar. Zgjatjen e jetės. Megjithatė gjumi nuk mund tė shpjegohet pėrmes madhėsisė sė trurit, jetėgjatėsisė, pėrmasave trupore apo variablave tė tjera qė janė analizuar prej vitesh, duke dhėnė gjithmonė rezultate konfliktuale, apo konfuze nė lidhje me gjumin.

Kėshtu, nėse njohim masėn trunore tė njė kafshe, nuk do tė mundemi kurrsesi qė tė parashikojmė apo shpjegojmė kohėn e tyre tė gjumit, apo thellėsinė e tij. Njė majmun ka tė njėjtėn kohėzgjatje gjumi si edhe njė derr.

Njė elefant jetėgjatė ka njė nga periudhat mė tė shkurtra tė gjumit te kafshėt, ndėrsa njė lakuriq nate jetėshkurtėr ka njė nga periudhat mė tė gjata. Gjumi i njeriut ka shumė pika tė pėrbashkėta me tė ashtuquajturat "gjendje inaktive" tė bimėve, mikrobeve, pra tė specieve qė nuk kanė njė sistem nervor. Kjo ėshtė njė sfidė ndaj idesė se gjumi ėshtė produkt i trurit.

Gjumi nga ana tjetėr konsiderohet edhe si njė periudhė karikimi i energjisė dhe ruajtjeje tė saj. Megjithatė kėto janė vetėm disa ide nė lidhje me gjumin, natyrėn dhe rėndėsinė e tij te qeniet e gjalla dhe veēanėrisht te njeriu.

Ai vazhdon tė mbetet njė mister i madh, edhe pse shumė shkencėtarė i janė vėnė sfidės pėr ta "ēmontuar" kėtė mister e pėr tė zbuluar ndoshta mekanizma tė rėndėsishėm tė pėrshtatshmėrisė sė specieve ndaj ambientit.
avatar
Jon

1265


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Gjumi

Mesazh  Elizza prej 15.03.10 15:25

Gjumi ėshtė njė gjendje natyrale periodike e pezullimit relativ ndijor dhe aktivitetit motorik, tė karakterizuar nga humbje ndjenjash tė tėrėsishme ose tė pjesshme dhe pasivitetit gati tė tė gjithė muskujve. Kjo dallohet nga ulja e aftėsisė pėr tė reaguar ndaj stimujve.
Gjumi ėshtė njė gjendje qė rrit anabolizmin, duke theksuar rritjen dhe pėrtėritjen e imunitetit, sistemit skeletor dhe muskulor.

Ėshtė vėnė re te tė gjithė gjitarėt, tė gjithė zogjtė, te shumė zvarranikė, amfibet dhe peshqit.
Pėr njerėzit, gjitarėt tjerė dhe njė shumicė tė konsiderueshme tė kafshėve tė tjera qė janė studiuar (si p.sh. disa lloje peshqish, zogjtė, milingonat dhe disa flutura), gjumi i rregullt ėshtė thelbėsor pėr mbijetesėn.

Qėllimet dhe mekanizmat e gjumit janė vetėm pjesėrisht tė qarta dhe janė objekt i hulumtimeve intensive.

Orari i gjumit nė bazė tė moshės

Fėmijėt kanė nevojė pėr mė shumė gjumė nė ditė nė mėnyrė qė tė zhvillohen dhe funksionojnė si duhet: deri nė 18 orė pėr bebet e porsalindura. Njė foshnje e porsalindur shpenzon pothuajse 9 orė nė ditė nė gjumin REM. Me moshėn pesė vjeqare apo mė shumė, vetėm mė shumė se dy orė kalojnė nė REM.

Mosha dhe sasia mesatare e gjumit nė ditė:
Tė porsalindurit deri nė 18 orė
1-12 muaj 14-18 orė
1-3 vite 12-15 orė
3-5 vite 11-13 orė
5-12 vje 9-11 orė
Adoleshentėt 9-10 orė
Tė rriturit, duke pėrfshirė edhe tė moshuarit 7-8 (+) orė
Gratė shtatzėna 8 (+) orė.
avatar
Elizza

1074


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Gjumi dhe ėndrrat!

Mesazh  Fikrro prej 06.07.10 19:23



Natyra e ėndėrrimeve ende ėshtė njė mister edhe pse ato ekzistojnė, edhe pse tė gjithė ėndėrrojmė. Disa njerėz pohojnė se kurrė nuk ėndėrrojnė, por tė gjitha faktet shkencore e vėrtetojnė tė kundėrtėn.

Njerėzit tė cilėt mendojnė se “nuk ėndėrrojnė”, nė tė vėrtet vetėm i harrojnė ėndrrat nė ēastin e zgjimit. Harresa e ėndrrave ėshtė normale siē i harrojmė edhe shumė gjėra e ngjarje nga pėrditshmėria jonė, nga jeta jonė, sepse nuk kemi kohė as mundėsi qė t’i kujtojmė tė gjitha.

Se gjatė “udhėtimit” tė natės kalojmė nė njė dimension paksa mė tjetėr nga ai qė jemi mėsuar ta pėrjetojmė gjatė gjendjes sė zgjuar, pra nė dimensionin e botės sė ėndrrave, pajtohemi pothuajse tė gjithė.

Hulumtimet shkencore kanė konkluduar se gjatė gjumit (normal) tė natės gjithnjė ndodhin jo vetėm njė, por mė shumė ėndrra. Mirėpo, disa njerėz i harrojnė plotėsisht ato qė ėndėrrojnė dhe pohojnė se nuk kanė ėndėrruar fare, derisa disa tė tjerėve u kujtohen ėndrrat deri nė detajin mė tė imėt.

Shumica e njerėzve i mbajnė nė mend pjesėrisht ėndrrat, dhe vetėm ndonjėherė, pėrkohėsisht, u kujtohet nė tėrėsi ndonjė ėndėrr, e cila pėr ndonjė arsyeje vepron mė fuqishėm dhe nė mėnyrė tė veēantė.




Ē’janė ėndrrat?

Pasi ėshtė fjala pėr veprimtari themelore tė trurit, nė kėtė pyetje ėshtė vėshtir tė jepet pėrgjigje adekuate.

Zbulimet mė tė hershme pėr jetėn e njeriut tregojnė se ėndrrat kanė qenė gjithnjė tė rėndėsishme nė procesin e tij zhvillimor e jetėsor.

Kėshtu, egjiptasit kanė besuar se ėndrrat janė mesazhe nga Zoti dhe gjysh nė vitin 1300 p.e.r. e kanė pėrpiluar librin e ėndrrave me mbi dymijė interpretime tė atyre mesazheve.

Libra tė ėndrrave, gjithashtu, kanė pasur edhe shumė popuj tjerė si: asirėt, babilonasit, persianėt, grekėt etj. Madje pėr asirėt besohet se nė bibliotekėn e mbretit Asurabanipalu (669 -626 p.e.r.) ka ekzistuar libri i interpretimeve tė ėndrrave nga viti 2000 p.e.r.



Me zhvillimin e shkencės sė psikologjisė, problemi i ėndrrave u bė objekt studime edhe pėr shumė psikolog tė njohur si: Alfer Mor, Karl G. Jung, N. N. Elis, A Bergson, S. Frojd etj., tė cilėt i kanė interpretuar ėndrrat nė mėnyra tė ndryshme.

Por, pothuaj qė tė gjithė, pa pėrjashtim, pajtohen nė njė pikė. Ata konsiderojnė se ėndrrat paraqesin mesazhe nga nėndija, nga thellėsitė e personalitet tonė, thellėsi me tė cilėn, nė mėnyrė tė vetėdijshme, nuk jemi nė kontakt.

Frojdi mendon se ėndrrat janė shfaqje shumė tė rėndėsishme tė jetė sonė tė brendshme, fshehurazi tė mbushura ngandonjėherė me dėshirat mė intime tė ėndėrruesit, tė cilat truri i tij, pėr shkak tė botėkuptimeve kundėrthėnėse dhe censurės shoqėrore, shpesh i refuzon.

Ai kėto shfaqje pėrgjithėsisht i lidh me dukuritė seksuale. Pasi qė seksi ėshtė instinkti mė i fuqishėm i njeriut, i cili njėkohėsisht ėshtė edhe mė i kufizuari nga normat e pėrcaktuara shoqėrore, kėshtu qė, kėto dėshira tė fshehura, individi i “realizon” nė ekranin e ėndrrave. Jungu mendon se asnjė simbol, qė na paraqitet gjatė ėndėrrimit, nuk mund tė jetė i ndarė nga personi qė ėndėrron dhe nuk ekziston interpretim i pėrcaktuar i cilėsdo ėndėrr.

Me fjalė tė tjera, ėndrra juaj ju takon vetėm juve. Bergsoni mendon se ėndrrat janė kujtime tė harruara, qė burojnė nga pjesėt e largėta tė trurit pėr arsye tė ngacmimeve tė jashtme etj.

Gjatė kėtyre 50 viteve tė fundit, pėr ėndrrat janė kryer shumė eksperimente nė laboratorė tė ndryshme tė botės.

Nė tė gjitha kėto hulumtime vėrtetohet se gjatė gjumit, nė disa momente, truri ynė formon lloj-lloj fotografish, tė cilat paraqiten nė ekranin privat tė trurit tonė dhe ato fotografi, nė atė gjendje, ne i pranojmė si tė vėrteta dhe vetėm rrallė, tejet rrallė, mund tė kemi vetėdijen se ato janė ėndrra.

Por, qė tė mund tė mėsojmė pėrafėrsisht diēka mė shumė pėr ėndrrat, mendoj se nė radhė tė parė duhet tė flasim diēka mė shumė edhe rreth gjumit.

Ē’ėshtė gjumi?

Pėr tu mbrojtur nga rraskapitja dhe problemet tjera, organizmit tė lodhur i nevojitet sė paku 1/3 e kohės, brenda 24 orėve, tė jetė pushim fjetjeje.

Gjatė kohės sė gjumit, funksionet fiziologjike dhe psikike tė organizmit behėn mė tė dobėta dhe mė tė ngadalshme.

Organizmi nuk reagon nė njė numėr tė madh ngacmimesh tė jashtme, ndėrsa i tėrė aktiviteti shpirtėrorė zvogėlohet nė minimum, duke qenė mė pak intensiv dhe mė pak i orientuar.

Por, megjithatė, as truri, as trupi, gjatė gjumit, nuk ndodhen nė komė tė plotė. Gjatė gjumit ne shpesh e ndėrrojmė pozitėn e trupit dhe atė 20 deri nė 40 herė brenda njė pushimi normal. Reaksionet tona ndaj ngacmimeve tė jashtme gjithashtu ndryshojnė.

Gjatė gjendjes sė zgjuar shqisat e ndryshme nė trup gjithnjė i dėrgojnė mesazhe trurit, i cili i analizon dhe nė bazė tė situatės pėrkatėse dhe pėrvojės sė mėhershme, vendos se cilin aktivitet mental apo fizik ta ndėrmarrė.

Nė qoftė se prekim diēka tė lagur, truri ynė bėhet i vetėdijshėm nė atė dukuri dhe na detyron ta largojmė dorėn. Por, nė qoftė se e marrim dorėn e njė personi tė fjetur dhe e vendosim nė diēka tė lagur, ai nuk do ta tėrheqė menjėherė.

Faktikisht ekziston njėfarė ndėrprerje apo ndryshim nė rrugėn, nė tė cilėn shqisa e tė prekurit e dėrgon ndjeshmėrinė nė tru gjatė gjendjes sė fjetur, edhe pse kjo ndjeshmėri nė tė vėrtet arrin deri tek truri dhe ndonjėherė mesazhi arrin qė tė depėrtoj edhe nė ėndėrr, pėrvojė qė e kemi pėrjetuar pothuajse tė gjithė.



Valėt ciklike tė gjumit

Siē dihet ciklin e gjumit e rregullon diēka qė quhet ritėm cirkadioni, respektivisht procese biologjike qė zhvillohen parimisht gjatė periudhės 24 orėshe. Fjala rrjedh nga latinishtja “cicera dies”, qė do tė thotė, pėrafėrsisht njė ditė.

Brenda ritmit, i cili e bind trupin tonė qė tė fle, veprojnė edhe ritme tė tjera, tė cilat i rregullojnė sjelljet e tij gjatė gjumit. Rezultatet e marra nga laboratorėt pėr kėrkimet nė sferėn e gjumit nga e gjithė bota na japin fotografi bindėse pėr atė se ēfarė na ndodh gjatė kohės sė gjumit.

Elektroencefalografėt (EEG-ja) janė aparate, tė cilėt shėnojnė aktivitetin bioelektrik nė tru dhe tregojnė nivele tė ndryshme tė aktiviteti tė trurit deri sa njeriu ėshtė duke fjetur.

Pėrfytyrimi i pranuar ėshtė i njėjtė pėr secilėn periudhė fjetjeje normale dhe mund tė ndahet nė disa stadiume rreshtore, tė cilat pėrsėriten, duke filluar nga stadi qė pėrngjanė nė gjendje tė zgjuar (stadiumi i parė) e deri te ajo e njėjtė me komėn (stadiumi i katėrt).

Nėpėr kėto valė ciklike tė gjumit, nga i lehti deri te mė i thelli dhe anasjelltas, kalohet disa herė gjatė periudhės sė gjumit dhe secili cikėl zgjatė rreth 90 minuta.

Stadiumi i parė: Gjumi mė i lehtė, qė nuk e regjistron EEG-ja. Mė shumė i pėrngjan gjendjes sė zgjua. Fillon me “hyrjen” graduale nė gjumė ku muskujt lirohen, ndėrsa bioritmi ngadalėsohet.

Stadiumi i dytė: Fillimi i gjumit tė thellė, i cili pason pas gjumit tė lehtė. Bisedat nė gjumė dhe somnambulizmi zakonisht paraqiten nė kėtė stadium.

Stadiumi i tretė: Gjumi i cili shoqėrohet me impulse tė forta bioelektrike nga truri. Dhe derisa gjatė gjendjes sė zgjuar truri rėndom prodhon vetėm deri nė 60 mikrovalė nė sekondė, nė kėtė stadium gjumi, ai arrin tė prodhoj edhe gjerė nė 300 mikrovalė pėr sekondė.

Stadiumi i katėrt: Ėshtė gjumi mė i thellė. Nė kėtė stadiumi kalojmė mjaftė kohė gjatė ciklit tė parė 90 min. tė pushimit tė natės. Nė kėtė gjendje vėshtirė zgjohemi, marrim frymė ngadalė, zemra rrahė mė ngadalė, ndėrsa temperatura e trupit na bie.

Gjatė njė nate normale, kohėn mė tė madhe e kalojmė nė stadiumin e katėrt gjatė ciklit tė parė 90 min. i cili, siē duket, ka njė rėndėsi tė veēantė pėr ne, pastaj kjo periudhė kohore vjen gradualisht nė rėnieje. Pėr aq sa jemi psikofizikisht mė tė lodhur, pėr aq na ėshtė mė e nevojshme kjo gjendje.

Nė rastet normale, i fjeturi kalon 30 ose mė shumė minuta nė periudhėn e parė tė 90 minutėshit tė stadiumit tė katėrt tė gjumit.

Pastaj, deri sa rrėshqasim ngadalė kah periudha e ciklit tė dytė, kalojmė nė situatė paradoksale kur edhe pėshpėritja mė e vogėl e ndonjė njeriu tė njohur mund tė na zgjojė, kurse ndonjė krismė a zhurmė e fortė nuk na pengon fare.

Tani fillon pjesa mė e ēuditshme e ciklit tonė gjatė fjetjes. Arrijmė prapė nė stadiumin e parė, por me njė dallim: Derisa nė orėt e para tė fjetjes tė stadiumit tė parė pėrfytyrimet pėrcjellėse janė tė paqarta dhe tė palidhshme, kthimi nė atė stadium nga fundi i ciklit (90 min.) paraqet momentin kur nė tė vėrtet fillojmė tė ėndėrrojmė.

Gjumi nė kėtė stadium dallohet me lėvizje tė shpejta tė syve dhe
kjo fazė rėndom shėnohet me shkurtesėn REM - repid eye movement. Nė kėtė fazė kokėrdhakėt e te dy syve lėvizin shpejt dhe kjo lėvizje vėrehet qartė nėse e shikojmė tė fjeturin nė kėtė gjendje.

I fjeturi duket sikur shikon andej - kėndej nėn kapakėt e syve. Nga ky moment pushojnė lėvizjet nėpėr krevat, frymėmarrja bėhet mė e lehtė dhe ndonjėherė vjen deri te rėnia e oksigjenit nė gjak, nė nivelin, i cili do tė ishte nė kufirin e tolerancės pėr gjendje e zgjuar.

avatar
Fikrro

653


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Gjumi

Mesazh  Elizza prej 21.08.10 14:21

Njė vėshtrim okult mbi gjumin



Ne ndjehemi tė pėrtėrirė pas gjumit pėr dy arsye. Arsyeja e parė dhe kryesore ėshtė qė ne tėrheqim vitalitetin e nevojshėm ndėrsa flemė. E dyta ėshtė se trupi fizik pushon dhe rindėrton veten. Mendimet, emocionet dhe veprimet e shpenzojnė energjinė fizike. Ne plotėsojmė kėtė energji ēdo natė kur ne lėmė trupin fizik tė fjetur mbi krevat, dhe lėvizim nė trupin tonė astral. Kėrkimet psikike do ta pėrshkruajnė kėtė si tė pa ndėrgjegjshme dhe projeksion astral i pavullnetshėm.

Individėt janė tė ndėrgjegjshėm pėr shkallė tė ndryshme nė kėtė trup astral, i cili ėshtė gjithmonė i lidhur me trupin fizik me njė fije magnetike tė energjisė, ndonjėherė e quajtur si kordon argjendi. Kur trupi astral ėshtė jashtė kufijve tė trupit fizik, ai ėshtė nė gjendje tė grumbullojė sasi tė mėdha tė energjisė, tė cilėn ai e drejton te trupit eterik, apo trupi fizik delikat, dhe pastaj te trupi fizik. Kjo energji rindėrton indet dhe rivitalizon trurin tonė dhe organet ēdo natė. Ėshtė jetike pėr tė vazhduar jetėn trupi fizik.

Shumė njerėz i kujtojnė kėto pėrvoja astrale kur zgjohen. Disa individė mbajnė mend pjesė nga 'shėtitja' astrale dhe i kujtojnė qartė. Shumė njerėz kanė tėrhequr interpretime simbolike tė pėrvojat tė tyre astrale dhe njihen si ėndėrra. Kėto shpesh pėrzihen me ėndrrat qė ndodhin brenda trurit fizik.

Ne mund tė bėjmė shumė gjėra nė planin astral, jashtė trupit tonė, nė qoftė se dėshirojmė. Ne mund tė takohemi dhe tė flasim me miqtė, nėse ata janė tė mishėruar apo jo. Ne mund tė japim ose tė dėgjojmė ligjerata nga pjesė tė ndryshme tė botės. Largėsia nuk ėshtė problem, pėr pak minuta dikush mund ta pėrshkojė botėn. Dikush mund t'i jap rehati dhe forcė njė personi qė ka nevojė pėr ndihmė... Ka shumė mėnyra pėr t'i drejtuar energjitė pozitive nė kėtė plan tė brendshėm tė jetės.
/E./
avatar
Elizza

1074


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi