Letra e Imam Aliut (pqmt) shkruar njėrit prej bijve tė tij

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Letra e Imam Aliut (pqmt) shkruar njėrit prej bijve tė tij

Mesazh  burdo65 prej 03.06.13 23:22

Letra e Imam Aliut (pqmt) shkruar njėrit prej bijve tė tij, gjatė kthimit nga beteja e Siffinit

Nga babai qė sė shpejti do tė vdesė, qė i ka pranuar dhimbjet e kohės, ka hequr dorė nga jeta, u ėshtė bindur vėshtirėsive, i ka kuptuar tė ligat e kėsaj bote dhe jeton nė shtėpinė e tė vdekurve prej ku ka pėr t`u nisur njė ditė... tė birit, qė pėrpiqet pėr tė paarritshmen, qė hapėron rrugės sė atyre q`u zhdukėn, qė ėshtė viktimė e tė ligave, skllav i botės, tregtar i mirazheve tė saj, i burgosur i vdekshmėrisė, aleat i mėrzisė, fqi i vuajtjeve, viktimė e tollovisė, i munduri nga dėshirat dhe trashėguesi i tė vdekurve...

Dije se ajo qė kam mėsuar nga largimi i botės prej meje, nga sulmet e kohės dhe nga afrimi i amshimit gjithė mė pranė, mė mjaftoi pėr tė menduar vetėm pėr veten time dhe pėr askė tjetėr. Kur u morra veē me problemet e mia duke i lėnė punėt e tė tjerėve mėnjanė, mendja ime mė shpėtoi dhe mė mbrojti nga dėshirat. M`i qartėsoi ēėshtjet e mia dhe mė bėri serioz sepse e pashė qė nė tė nuk kishte gėnjeshtėr por vetėm tė vėrteta tė paprekura prej saj.

Atė ēast, ty tė pashė si copė e imja dhe madje si gjithė vetja ime, aq sa sikur diēka tė tė ngjante ty, do ishte njėsoj si tė mė ngjante mua dhe sikur ty tė tė vinte vdekja, do ishte njėsoj sikur tė vinte tek unė. Atė ēast, problemet e tua u bėnė edhe problemet e mia. Andaj ta kam shkruar kėtė kėshillė si njė ndihmues, pa dallim nė do mbes gjallė unė ose do vdes qė tani.

Tė kėshilloj biri im, t`i druhesh Zotit, t`u bindesh urdhrave tė Tij, ta ushqesh zemrėn duke e kujtuar dhe tė mos humbasėsh shpresė nga Ai. Nuk ka lidhje mė tė fortė se ajo qė ėshtė mes teje dhe Zotit, pėrderisa ti kapesh pėr tė. Ngjalle zemrėn tėnde me kėshilla, vrite me vetėmohim, jepi fuqi me besim, ndriēoje me urtėsi, pėrbuze duke ia pėrkujtuar vdekjen, bėje ta besojė vdekshmėrinė, bėje t`i shohė tė ligat e kėsaj bote e ta ketė frikė fuqinė e kohės dhe ndryshimet qė i sjell kalimi i netėve dhe i ditėve!

Rrėfeja ngjarjet e popujve tė kaluar, kujtoi gjėrat qė u ndodhėn atyre qė ishin para teje dhe shėtitu nė qytetet e tyre tė shkatėrruara! Pastaj shih se ē`patėn bėrė, prej ē`gjėrash u ndanė dhe ku u nisėn pėr tė qėndruar! Do tė shohėsh se ata u ndanė nga miqtė e tyre dhe mbetėn vetėm. Shumė shpejt edhe ti do tė jesh njėri prej tyre. Andaj mendo pėr vendqėndrimin tėnd dhe mos e shit amshimin pėr kėtė botė!

Mos diskuto pėr gjėrat qė s`i di dhe mos fol pėr atė qė s`ka tė bėjė me ty! Largohu nga rruga ku mund tė devijosh, sepse kujdesi nė rastet kur ka frikė nga devijimi ėshtė mė mirė se tė zbarkosh mbi rreziqe. Kėshilloi njerėzit tė bėjnė mirė qė edhe ti tė jesh nga tė mirėt! Pengoi tė tjerėt nga e keqja me veprat e tua dhe me fjalėt dhe qėndro aq sa tė mundesh, larg prej njerėzve qė bėjnė keq! Pėrpiqu pėr hir tė Zotit siē e meriton Ai dhe mos lejo qė fjalėt e njerėzve tė tė kthejnė nga kjo rrugė! Hidhu nė rreziqe pėr hir tė drejtėsisė kudo qė tė jetė ajo! Mėsoje ligjin fetar! Mėsohu t`i durosh vėshtirėsitė sepse virtyti mė i mirė ėshtė durimi pėr njė ēėshtje tė drejtė.

Nė tė gjitha ēėshtjet, dorėzoja veten tėnde Zotit, sepse me kėtė, do t`i dorėzohesh njė strehe tė sigurt dhe njė mbrojtėsi tė fuqishėm. Duhet tė kėrkosh vetėm nga Zoti yt sepse nė duart e Tija ėshtė dhėnia dhe mohimi. Kėrkoje tė mirėn prej Tij me aq sa mundesh! Kuptoje kėshillėn time dhe mos u ndaj prej saj sepse gjėja mė e mirė ėshtė ajo prej tė cilės ke dobi. Dije se nuk ka tė mirė nė diturinė qė s`tė sjell dobi dhe se nuk arsyetohet kėrkimi i saj po t`tė mos vyejė pėr diēka.

Biri im, kur e pashė se u bėra i thyer nė moshė dhe se forcat e mia po humbeshin, u nguta me porosinė time dhe i shkrova pikat mė tė rėndėsishme pėr ty, me frikėn se vdekja mund tė mė merrte pa ta shpalosur atė qė ėshtė nė zemrėn time dhe se mendja mund tė mė dobėsohej njėsoj si trupi. Dhe pata frikė se fuqia e dėshirave dhe tė ligat e kėsaj bote mund tė tė sundonin si njė deve kokėfortė.

Sepsa pa dyshim, zemra e njė tė riu ėshtė si toka e papunuar qė pranon ēdo farė qė hidhet nė tė. Andaj u nguta tė tė jepja formė ashtu si duhet, para se tė bėhej gur zemra jote dhe para se tė tė mbushej koka me mendime, qė tė mund t`i pranoje me mendjen tėnde pėrvojat e tė tjerėve dhe tė shpėtoje nga pėrjetimi i tyre nga e para. Nė kėtė mėnyrė, do tė shmangesh nga vėshtirėsitė e kėrkimit tė tyre dhe nga dhimbjet e pėrjetimit. Me kėtė, ti do ta dish atė qė ne e pėrjetuam dhe madje edhe ato gjėra qė syri ynė, mbase s`i ka parė.

Biri im, ndonse s`kam jetuar nė kohėn e atyre qė erdhėn para meje, unė i kam pėrsiatur sjelljet e tyre dhe kam menduar pėr jetėn qė kanė bėrė. Kam ecur nėpėr mbeturinat qė lanė pas sikur tė isha njėri prej tyre. Nė tė vėrtetė, nė ato ēėshtje qė i kam zbuluar, ndjehem sikur tė kem jetuar me ta nga i pari deri tek i fundmi. Andaj kam mėsuar ta ndaj tė fėlliqurėn nga e pastra dhe dėmin nga dobia.

Pėr ty i kam pėrzgjedhur kėto ēėshtje, i kam mbledhur pikat mė tė rėndėsishme dhe i kam lėnė mėnjanė ato tė panevojshmet. Ngaqė pėr punėt e tua e ndjej atė qė njė baba i gjallė duhet ta ndjejė dhe kam pėr qėllim tė tė edukoj, mendova qė kjo tė ishte nė njė kohė kur ti po pėrparon nė moshė, je i ri nė faqe tė botės, ke qėllime tė drejta dhe njė zemėr tė pastėr. Mendova tė filloja me tė mėsuarit dhe me komentimin e Librit tė Zotit, tė cilit i takon Fuqia dhe Madhėshtia, me ligjet e Islamit dhe urdhrat e tij dhe me gjėrat e lejuara e tė ndaluara. Nuk desha tė shkoja pėrtej kėsaj por pata frikė se mund tė gaboheshe si shumė njerėz pėrpara teje qė u gabuan pėr hir tė dėshirave dhe mendimeve tė tyre. Andaj ndonse nuk doja tė tė shkruaja kaq shumė, mendova se ėshtė mė mirė ta siguroja pozitėn tėnde sesa tė tė lija rrėzė shkatėrrimit. Shpresova se Zoti do t`tė ndihmonte nė drejtėsinė tėnde dhe do t`tė udhėzonte nė vendosmerinė qė ke. Andaj e shkrova kėtė copė porosie pėr ty.

Dije biri im, se gjėja e parė qė do tė doja ta mėsosh nga kjo porosi ėshtė qė ta kesh droje Zotin, tė kufizohesh nė gjėrat qė Ai t`i ka bėrė obligim dhe t`i ndjekėsh gjurmėt e stėrgjyshėrve tė tu dhe tė virtytshmive nė familjen tėnde, sepse ata kurrė nuk ishin tė paaftė ta shohin pėr vete atė qė ti e sheh pėr ty dhe vepruan nė punėt e tyre ashtu si do veproje ti pėr punėt e tua. Tė menduarit e tyre i bėri qė t`i kryenin obligimet qė i dinin dhe tė largoheshin nga ajo qė nuk u kėrkohej. Nėse zemra jote nuk e kupton kėtė pa fituar dituri, siē fituan ata, atėherė kėrkimi yt duhet tė jetė ai i tė kuptuarit e mėsimit dhe jo ai i dyshimeve dhe diskutimeve pa vend.

Dhe para se tė nisesh nė kėtė rrugė, kėrko ndihmė nga Zoti yt dhe kthehu drejt Tij pėr t`i kėrkuar fuqi dhe mbrojtje nga ajo qė tė vė nė dyshim dhe nga ajo qė tė ēon larg udhėzimit! Kur tė jesh i sigurt se e ke zemrėn tė pastėr e modeste, se mendimet e tua janė tė bashkuara nė njė pikė dhe se ke njė mendim tė vetėm mbi kėtė ēėshtje, atėherė shihe atė qė ta kam shpjeguar. Por nėse s`e ke arritur atė paqe tė mendimit qė do tė dėshiroje ta kishe, dije se je duke hapėruar mbi dhé si njė deve e verbėr dhe je duke rrėnė nė errėsirė ndonse njė kėrkues i besimit nuk duhet tė futet nė terr dhe nuk duhet tė gabohet. Ėshtė mė mirė t`i shmangesh kėsaj.

Dija vlerėn kėsaj kėshille, biri im dhe dije mirė se Ai qė ėshtė i Zoti i vdekjes ėshtė edhe i Zoti i jetės. Dije se Krijuesi ėshtė ai qė e sjell vdekjen, Ai qė shkatėrron ėshtė rindėrtuesi i jetės dhe Ai q`e sjell sėmundjen ėshtė njėherit `dhe shėruesi. Kjo botė vazhdon ashtu si e ka krijuar Zoti, me kėnaqėsitė e saj, me sfidat, me shpėrblimin nė Ditėn e Gjykimit dhe me gjithēka qė Ai ka dėshiruar dhe ti nuk e di. Nėse ndonjė pjesė e kėsaj porosie ėshtė e paqartė pėr ty, kjo ėshtė pėr shkak tė padijes tėnde sepse ti linde pa dituri dhe pastaj e fitove atė. Ka shumė gjėra qė nuk i di dhe qė arrin t`i kuptosh vetėm pasi t`i ketė kapur vėshtrimi yt. Andaj lidhu pėr Atė qė tė krijoi, tė ushqeu e tė vuri nė rend. Adhurimi yt duhet tė jetė pėr Tė, qėllimi yt duhet tė jetė Ai dhe frika jote gjithashtu.

Dije biri im, se askush nuk morri porosi nga Zoti i Madhėruar, siē morri i Dėrguari (paqja qoftė mbi tė dhe mbi pasardhėsit e tij). Andaj shihe atė si pararendėsin tėnd dhe udhėheqėsin drejt qėllimit. Pa dyshim, unė do tė bėj gjithė ē`mundem pėr tė tė kėshilluar dhe jam i sigurt se ti, edhe po tė doje, nuk mund ta kuptoje gjendjen tėnde aq mirė sa unė tani.

Dije biri im, se sikur tė kishe tė barabartė me Zotin tėnd, edhe tė dėrguarit e tyre do tė vinin dhe ti do t`i shihje shenjat e fuqisė sė tyre dhe do t`ua dije cilėsitė. Por Ai ėshtė Zoti i Vetėm, ashtu siē e ka pėrshkruar Veten. Askush nuk mund tė gjykojė mbi fuqinė e Tij. Ai ka qenė pėrgjithmonė dhe pėrjetėsisht do tė jetė. Ai ishte para tė gjitha gjėrave, pa njė fillim. Ai do tė mbetet pas gjithēkaje, pa fund.Ai ėshtė tepėr i madh qė tė jetė e kapshme Hyjnia e Tij pėr mendjen e pėr syrin. Kur ta kesh kuptuar kėtė, duhet ta bėsh atė qė do ta bėnte njė njeri me njė pozitė tė ulėt si ti, i cili s`ka fuqi, ėshtė i paaftė dhe ka nėvojė pėr Zotin e tij, duke e patur droje dėnimi dhe duke e kuptuar zemėrimin e Tij. Sepse Ai, s`tė urdhėron tjetėr veēse virtyte dhe s`tė ndalon nga tjetėr gjė pėrveē tė keqes.

Biri im, tė kam rrėfyer pėr botėn, pėr gjendjen e saj e pėr kalueshmėrinė dhe tė kam folur njėsoj edhe pėr amshimin dhe pėr atė qė i pret njerėzit e asaj bote. Tė flas me krahasime qė tė mund tė nxjerrėsh mėsime dhe tė veprosh sipas tyre. Shembulli i atyre qė e kanė kuptuar botėn ėshtė si shembulli i udhėtarėve, qė tė mėrzitur nga njė vend i shkretė, marrin rrugė drejt njė vendi me gjelbėrim. Ata i durojnė vėshtirėsitė e rrugės, ndarjen nga miqtė, vuajtjet e njė udhėtimi dhe mungesėn e ushqimit vetėm qė tė mund tė arrijnė nė fushat e begatisė dhe tė vendqėndrimit tė pėrhershėm. Kjo ėshtė arsyeja pėrse nuk ndjejnė dhimbje dhe kurrė nuk u duket e kotė gjithė pėrpjekja qė kanė dhėnė. Asgjė s`ėshtė mė e dashur pėr ta sesa ajo qė i afron drejt qėllimit dhe qė i bart drejt vendqėndrimit. Pėrkundėr kėsaj i ke edhe ata qė janė tė mashtruar nga kjo botė, shembulli i tė cilėve ėshtė i ngjashėm me njeriun qė mėrzitet nga toka plot gjelbėrim dhe niset drejt shkretėtirės. Pėr tė, asgjė s`ėshtė mė e urryer dhe e shėmtuar sesa largimi prej vendit tė tij nė njė vend, drejt tė cilit do tė nisej njė ditė dhe do ta arrinte pa dyshim.

Biri im, bėje veten tėnde njė peshore mes teje dhe tė tjerėve! Duhet ta dėshirosh pėr tjetrin atė qė ia dėshiron vetes dhe ta urresh pėr tė, atė qė s`do ta doje pėr veten tėnde. Mos e shtyp askė siē nuk do tė doje tė ishe i shtypur! Bėju mirė tė tjerėve njėsoj siē do tė doje tė tė bėnin mirė! Konsidero tė keqe pėr tė tjerėt atė qė do t`tė dukej e keqe pėr veten tėnde! Pranoje nga tė tjerėt atė qė do kishe dashur tė pranohej prej teje! Mos fol pėr atė qė s`e di ndonse ajo qė di mund tė jetė shumė pak! Mos ua thuaj tė tjerėve atė, qė s`do tė doje tė tė thuhej ty!

Dije se pėlqimi i vetes ėshtė e kundėrta e virtyteve dhe ėshtė njė shqetėsim pėr mendjen. Andaj rriti pėrpjekjet e tua dhe mos u bėj mbledhės i asaj qė tė tjerėt do ta trashėgojnė! Kur tė jesh udhėzuar nė rrugėn e drejtė, bėhu modest pėrpara Zotit!

Dije se pėrpara teje qėndron njė luginė e pakalueshme, ku pėr atė me ngarkesė tė vogėl do tė jetė mė mirė se pėr atė q`ėshtė i ngarkuar dhe pėr njeriun me hap tė ngutur do tė jetė mė mirė se pėr atė qė hapėron ngadalė. Ndalesa nė anėn tjetėr tė kėtj kalimi do tė jetė domosdo Parajsa ose Ferri. Andaj njoftohu para se tė zbarkosh dhe pėrgatite vendin para se tė zbresėsh nė tė, sepse pas vdekjes s`do tė ketė mė kohė pėr pėrgatitje dhe as kthim nė kėtė botė.

Dije se Ai qė i posedon pasuritė e qiejve dhe tė tokės tė ka lejuar t`i lutesh dhe tė ka premtuar pranimin e lutjes. Ai tė ka urdhėruar qė tė kėrkosh prej Tij, qė tė tė japė dhe ta lusėsh pėr mėshirė, qė tė tė mėshirojė. Ai s`ka vendosur gjė mes teje dhe Atij qė do ta fshihte prej teje. Ai s`tė ka kėrkuar ndėrmjetės kur t`i drejtohesh dhe nėse gabon, s`tė ka penguar tė pendohesh. Ai nuk ngutet nė dėnim. Ai nuk tallet me pendimin tėnd dhe as tė pėrbuz kur e meriton pėrbuzjen. Nuk ėshtė i ashpėr nė pranimin e pendimeve. Nuk tė pyet me ashpėrsi pėr mėkatet e tua dhe nuk tė bėn tė dėshpėrohesh nga mėshira e Tij. Pėrkundrazi, e pranon largimin nga mėkatet si njė virtyt. E llogarit ēdo mėkat si njė tė vetėm dhe ēdo virtyt sa dhjetėfishi i tij.

Ai i ka hapur pėr ty dyert e pendimin. Andaj tė dėgjon kurdo qė ta thėrrasėsh dhe e di pėrshpėrimėn tėnde kurdo qė t`i pėrshpėrisėsh. Hapi pėrpara Tij nevojat e tua, shpalose veten tėnde, ankoju Atij pėr mėrzinė qė ke, lutju pėr tė t`i hequr hallet, kėrko ndihmė nė punėt e tua dhe kėrkoje nga thesaret e Madhėshtisė sė Tij atė, qė askush tjetėr s`mund tė ta japė: jetėn e gjatė, trupin e shėndoshė dhe begatinė. Ai i ka lėnė nė duart e tua ēelėsat e thesareve tė Tij duke tė treguar si t`i kėrkosh.

Andaj, kurdo qė tė dėshirosh, hapi dyert e mėshirės sė Tij me lutje dhe lėre tė bjerrė mbi ty shiu i begatisė. Mos tė tė mėrzisė vonesa nė pranimin e lutjes sepse lutja pranohet sipas thellėsisė sė qėllimit tėnd. Ndonjėherė pranimi i lutjes vonohet qė tė mund tė jetė pėr lutėsin arsye e njė begatie shumė mė tė madhe nga ē`ka kėrkuar. Ndonjėherė kėrkon diēka dhe njė gjė mė e mirė se ajo tė jepet mė vonė ose diēka merret prej teje pėr tė mirėn tėnde sepse shumė shpesh, mund tė kėrkosh diēka, qė sikur tė tė jepej do ta shkatėrronte besimin tėnd. Andaj lutja jote duhet tė jetė pėr gjėra, bukuria e tė cilave ėshtė e pėrjetshme dhe ngarkesa e tė cilave nuk tė mundon. Sepse pasuria kurrė nuk tė zgjat aq sa dėshiron dhe ti s`jeton dot mjaft pėr ta shijuar.

Biri im, dije se je krijuar pėr botėn tjetėr dhe jo pėr kėtė, je krijuar pėr shkatėrrim dhe jo pėr tė qenė i pėrjetshėm, je krijuar pėr tė vdekur dhe jo pėr tė jetuar pėrgjithmonė. Ti je nė njė vend qė s`tė takon dhe nė njė shtėpi ku duhet tė pėrgatitesh dhe nga duhet tė kalosh nė botėn tjetėr. Nga pas tė ndjek vdekja prej tė cilės nuk mund tė largohet ai qė ik sepse pa dyshim, do ta arrijė njė ditė. Andaj ki kujdes mos t`tė arrijė nė njė kohė kur je i fundosur nė mėkate dhe kur mendon gjithė kohės tė pendohesh por s`e bėn dot. Kėshtu vetėm do ta shkatėrroje veten tėnde.

Biri im, kujtoje vdekjen dhe vendin ku duhet tė shkosh pas saj, qė kur tė tė vijė, tė jesh i gatshėm dhe mos kapesh nė befasi. Ki kujdes tė mos mashtrohesh nga dashuria e njerėzve pėr kėtė botė dhe nga pėrpjekja e tyre pėr tė. Zoti tė ka paralajmėruar dhe vetė bota tė ka rrėfyer pėr cilėsitė e saja vrasėse duke ta zbuluar atė tis qė e mbulon.

Pa dyshim, ata qė vrapojnė pas botės janė si qentė qė lehin dhe si bisha tė egra qė e urrejnė njėra-tjetrėn. Tė fuqishmit prej tyre e hanė tė dobėtin dhe tė mėdhenjtė i shkelin ata qė janė tė vegjėl. Disa janė si kafshė e lidhur dhe disa si kopeja e liruar qė endet pa e ditur rrugėn. Janė bagėtia e gjėmave qė endet luginave tė pjerrėta. Nuk kanė njė bari qė t`i ndalojė as dikė qė t`i ēojė tė kullosin. Bota i ka sjellė nė shtigjet e verbėrisė dhe e ka marrė nga sytė e tyre dritėn e udhėzimit. Andaj janė tė humbur nė egėrsinė e saj dhe tė fundosur nė kėnaqėsitė qė ua fal. Ata e pranuan botėn si perėndi dhe ajo luajti me ta. Edhe ata u argėtuan, derisa e harruan atė qė qėndron pėrtej.

Errėsira po zhduket dalngadalė. Ėshtė sikur udhėtarėt tė kenė ndaluar dhe sikur ata qė u ngutėn kanė pėr t`u takuar sė shpejti. Dije biri im, se ēdonjėri qė kalėron mbi shpinė tė netėve e tė ditėve, do tė bartet prej tyre ndonse s`lėviz dhe do t`i kalojė largėsitė ndonse rri ulur dhe pushon.

Dije se nuk mund t`i plotėsosh dėshirat e tua dhe nuk mund ta tejakalosh jetėgjatėsinė qė tė ėshtė caktuar. Ti je nė rrugėn e atyre qė erdhėn para teje. Andaj bėhu modest nė kėrkesa dhe mesatar nė shpenzime sepse shumė shpesh kėrkesa e tepėrt ēon nė mohim. Ēdo kėrkues nuk e merr atė qė kėrkon dhe ēdo njeriu modest s`i mohohet begatia. Largohu nga ēdo gjė e ligė ndonse mund tė tė ēojė drejt qėllimit tėnd, sepse nuk mund ta kompenzosh nderin qė e humb. Mos u bėj skllav i askujt tjetėr sepse Zoti tė ka krijuar tė lirė! Nuk ka tė mirė nė tė mirėn e arritur me tė liga, njėsoj siē nuk ka tė mirė nė rehatinė e fituar me rrugė tė padrejta.

Ki kujdes tė mos jesh nga tė pangopurit sepse kjo do t`tė ēojė nė burimet e shkatėrrimit. Nė ke mundėsi tė mos vendosėsh ndonjė tė pasur mes teje dhe Zotit, bėje atė, sepse sido qė tė jetė, ti do ta gjesh atė qė ėshtė pėr ty dhe do ta marrėsh pjesėn tėnde. E pakta qė vjen nga Zoti i Madhėruar ėshtė mė e vlefshme se ajo qė ėshtė mė tepėr por tė jepet nga krijesat e Tija, ndonse nė fund tė fundit, Atij i takon gjithēka.

Ėshtė mė lehtė ta rikthesh atė qė tė shpėton nė heshtjen tėnde sesa ta kthesh prapa atė qė e humb duke folur. Ajo qė ėshtė nė enė, mund tė ruhet vetėm kur t`ia mbyllėsh kapakun. Do t`tė kėshilloja ta ruash atė qė ke nė dorėn tėnde nė vend qė ta kėrkosh atė qė e kanė tė tjerėt. Dhimbja e dėshpėrimit ėshtė mė mirė sesa tė kėrkosh nga tė tjerėt... Puna e ndershme ėshtė mė e mirė se pasuria e tė ligėve... Njeriu ėshtė mbrojtėsi mė i mirė i tė fshehtave tė veta... Shumė shpesh dikush pėrpiqet pėr diēka qė do ta shkatėrrojė... Ai qė flet shumė, flet gabim... Ai qė pėrsiat, kupton... Shoqėrohu me tė virtytshmit qė tė jesh njėri prej tyre! Largohu nga tė ligėt dhe do tė jesh nė siguri! Ushqimi mė i keq ėshtė ai i ndaluari... Shtypja mė e keqe ėshtė kur e shtyp tė dobėtin...

Aty ku butėsia s`ka vend, dhuna quhet butėsi... Shumė shpesh shėrimi ėshtė sėmundje dhe sėmundja shėrim... Shumė shpesh, keqdashėsi tė kėshillon drejt kurse ai qė ta do tė mirėn tė dėmton... Mos u lidh pėr shpresat afatgjata sepse shpresa ėshtė mbėshtetja e mendjelehtėve! Urtėsi, ėshtė t`i kujtosh pėrvojat e tua dhe mė e mira e pėrvojave ėshtė ajo qė tė jep njė mėsim...

Pėrdore kohėn e lirė pėrpara se tė kthehet nė pendim! Dije se ēdo kėrkues nuk gjen dhe nuk kthehet secili qė merr rrugė... Ti humbėsh tė mirat dhe tė fitosh tė liga pėr Ditėn e Gjykimit ėshtė shkatėrrim... Ēdo punė sjell njė pasojė... Ajo qė ėshtė pėr ty do t`tė arrijė pa dyshim... Tregtari pėrherė rrezikon. Shumė shpesh njė sasi e vogėl ėshtė mė mirė se tė kesh shumė... S`ka tė mirė nė ndihmuesin qė tė turpėron para tė tjerėve dhe nė shokun e dyshimtė... Pėrshtatju botės derisa ėshtė nė duart e tua! Mos hidh diēka nė rrezik pėr tė fituar mė shumė se ajo! Ki kujdes mos tė tė mundė ndjenja e armiqėsisė!

Kur vėllai yt tė jetė i pakujdesshėm pėr vėllazėrinė, ti ji i lidhur pėr tė! Kur tė largohet prej teje bėhu i sjellshėm dhe tėrhiqe drejt vetes! Kur ai tė jetė koprrac para teje, ti shpenzo pėr tė! Kur tė largohet, afroju pranė! Kur tė jetė i ashpėr, bėhu i butė dhe kur tė gabojė, mendo aq shumė pėr arsyetimin qė mund ta ketė, sikur tė ishe skllav i tij dhe sikur ai tė ishte i zoti yt! Por ki kujdes qė tė mos gabosh me kėtė sjellje dhe tė mos e bėsh me njeriun qė s`e meriton. Mos u miqėso me armikun e mikut tėnd sepse do ta humbėsh mikun qė ke! Thuaja tė vėrtetėn vėllait, qoftė ajo e mirė ose e hidhur! Gėlltite zemėrimin sepse s`kam parė gjė me fund mė tė bukur se kjo! Ji i butė me atė qė ėshtė i ashpėr ndaj teje sepse shumė shpejt edhe ai mund tė sillet me butėsi! Bėhu i mėshirshėm me armikun tėnd sepse ky ėshtė mė i ėmbli nga dy sukseset (nga ai i hakmarrjes dhe i tė mėshiruarit).

Nėse ke ndėrmend t`i ndėrpresėsh marrėdhėniet me njė mik, lėri atij hapėsirė qė tė mund t`i kthehet miqėsisė njė ditė, po tė dojė. Nėse dikush ka njė mendim tė mirė pėr ty, vėrtetoja atė! Mos ji i pakujdesshėm ndaj interesit tė vėllait tėnd sepse ai s`ėshtė vėllai yt sikur tė mos ia mbrosh interesin! Familja jote nuk duhet tė mjerohet pėr shkakun tėnd. Mos ano nga ai qė ėshtė larguar prej teje! Mos lejo qė vėllai yt tė jetė mė i kujdesshėm se ti pėr vėllazėrinė tuaj! Tė mirat e tua duhet pėrherė tė jenė mė shumė se tė ligat e tija ndaj teje. Mos u mėrzit nėse tė shtyp dikush, sepse ai i bėn dėm vetes dhe ty vetėm tė sjell dobi! Shpėrblimi i atij qė tė kėnaq, nuk duhet tė jetė pakėnaqėsia prej teje...

Dije biri im se begatia ėshtė dy llojesh: begatia qė ti e kėrkon dhe begatia qė tė kėrkon ty dhe qė do t`tė gjejė domosdo njė ditė edhe sikur fare tė mos i vihesh pas... Sa keq qė ėshtė tė jesh i bindur nė kohė nevoje dhe pastaj i ashpėr nė pasuri... Nga kjo botė tė duhet vetėm ajo qė do ta zbukurojė vendqėndrimin tėnd tė pėrjetshėm... Nėse do qash pėr atė qė e ke humbur, atėherė qaj edhe pėr atė qė kurrė nuk e ke patur! Parashikoje atė qė do tė vijė nga gjėrat qė kanė ndodhur tashmė sepse rastet janė gjithmonė tė ngjashme. Mos u bėj nga ata tė cilėve nuk u vyen kėshilla pa i dėnuar me dhimbje, sepse tė urtit kuptojnė nga mėsimi kurse kafshėt nga dhuna.

Mbrohu nga sulmi i mėrzisė me vendosmėri nė durim dhe me pastėrti besimi! Ai q`e lė rrugėn e mesit, e tepron pėrherė... Njė mik ėshtė njė lidhje dhe miku i vėrtetė ėshtė ai, edhe mungesa e tė cilit e vėrteton miqėsinė... Epshi ėshtė mik i vuajtjeve... Shumė shpesh tė afėrmit janė mė larg se tė larguarit dhe tė largėtit janė mė pranė se tė afėrmit e tu... I huaj ėshtė ai qė nuk ka miq... Ai qė e dhunon tė drejtėn, ia ngushton rrugėn vetes... Ai qė ėshtė i kėnaqur me vendin e tij, i tillė do tė mbetet... Lidhja mė e fortė ėshtė ajo qė ke me Zotin e Madhėruar... Ai qė s`mėrzitet pėr ty ėshtė armiku yt... Kur dėshira e pangopur ėshtė shkatėrrim, mohimi i tė kėrkuarės ėshtė njė arritje e madhe... Ēdo gabim nuk korigjohet dhe ēdo rast nuk pėrsėritet...

Shumė shpesh njeriu me dy sy e humb rrugėn dhe i verbėri e gjen atė... Shtyje veprėn e keqe pėr mė vonė sepse do tė kesh kohė pėr ta bėrė, kur tė duash... Pakujdesia e injorantit nė miqėsi ėshtė sa kujdesi i tė urtit nė tė... Kushdo qė tė mendojė se ėshtė e sigurt bota, do tė dėshpėrohet. Kushdo qė ta madhėrojė atė, do poshtėrsohet... Secili qė gjuan nuk e gjen cakun... Kur tė ndryshojė sundimi, ndryshojnė dhe kohėt... Kėshillohu me mikun para se tė veprosh dhe me fqiun para se tė blesh shtėpi! Ki kujdes tė mos thuash diēka qesharake nė fjalėn tėnde, ndonse mund tė jetė pėrcjellje e fjalėve tė njė tjetri!

Mos u kėshillo me gratė sepse mendimi i tyre ėshtė i dobėt dhe vendosmėria e lėkundur! Mos i beso gruas njė punė qė ėshtė pėrtej aftėsive tė saja sepse gruaja ėshtė njė lule dhe jo udhėheqėse. Mos e vlerėso mė tepėr nga ē`duhet! Mos e bėj tė ndėrmjetėsojė pėr tė tjerėt dhe mos dysho vend e pa vend sepse kjo e ēon njė grua tė mirė drejt tė ligės dhe njė tė ndershme drejt devijimit!

Pėr secilin nga shėrbetorėt e tu cakto njė punė pėr tė cilėn do tė pėrgjigjet! Nė kėtė mėnyrė, nuk do t`ia hedhin pėrgjegjėsinė njeri-tjetrit. Nderoje farefisin tėnd sepse ata janė krahėt me tė cilėt fluturon, zanafilla ku kthehesh dhe dora me tė cilėn e sulmon armikun.

Pėr fund, e lė botėn tėnde dhe besimin nė duart e Zotit dhe i lutem Atij qė tė ta falė tė mirėn nė kėtė botė dhe nė tjetrėn...
avatar
burdo65

6


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Letra e Imam Aliut (pqmt) shkruar njėrit prej bijve tė tij

Mesazh  Arb prej 08.06.13 0:30

Edhe sikur te gjurmoja dermueshem ne kete kohe, nuk do te gjeje nje shkrim aq inspirues dhe domethenes. Me pak fjal eshte shprehur e gjithe filozofia e botes dhe jetes dhe menyres se te jetuarit te saj. Ky ishte Aliu (r.a)!
Ky ishte profili i njerezve qe Muhamedi (a.s) la pas vdekjes se tij, si trashigimtar te amanetit dhe vertetesise Absolute.

avatar
Arb

134


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi