Kush i shpiku partitė

Shko poshtė

Kush i shpiku partitė

Mesazh  Berti69 prej 07.11.11 19:58

Kush i shpiku partitė



Nė zanafillė, ata qė pėrcaktonin fraksionet ishin Zotat, priftėrinjtė dhe mbretėrit. Pastaj fisnikėt dhe tė pasurit. Mė nė fund, hyjnė nė lojė masat. Ja si lindėn e majta, e djathta, financimet dhe kandidatėt


A mund tė bėjmė pa partitė politike? Mbase do ta zbulojmė sė shpejti, me kėtė krizė qė ka kapur politikėn. Por njė fakt ėshtė i sigurtė: ato kanė ekzistuar gjithmonė. Qė nė mijėvjeēarin e dytė para Krishtit, kur perėndia Marduk mbizotėroi ndaj Enlilit nė Babiloni, ishte njėsoj sikur njė kryetar partie sot, tė fitonte ndaj njė kryetari tjetėr. Veēse asokohe nuk fitohej me zgjedhje politike, por me pėrplasje fetare. Sepse origjina e partive, kėtyre grupeve tė organizuara pėr tė shtėnė nė dorė dhe ushtruar pushtetin, kthehet pas deri nė epokėn e teokracive, ndryshe formave tė para qeverisėse me baza religjioze.

Qytetet-shtete kishin njė perėndi-padron, tė pėrfaqėsuar nga njė klasė priftėrinjsh dhe nga mbreti. Dhe tempujt ishin “seli” tė partive tė kohės. “Nėse njė mbret mposhtte njė tjetėr, nėnkuptohej qė perėndia e tė parit ishte superior”, shpjegon Zhan Lui Ska, historian i Institutit Pontifik Biblik, “mbretėrit e Jeruzalemit zgjodhėn njė Zot unik, Jahvenė, dhe nė emėr tė tij vendosėn tė zgjeronin kufijtė e Izraelit nė kurriz tė qytet-shteteve tė tjera idhujtare”.

Laikėt

Qytetėrimi egjiptian, qė zgjati mbi 3500 vjet, ishte produkt i bashkimit tė shumė partive fetare qė qeverisnin qytete tė ndryshme. Amoni ishte perėndia e Tebės, Ra ishte i Iliopolit, Anubi i Kinopolit, Osirida e Abidos. Por partitė laike qė nuk kishin sfond fetar, lindėn nė Greqinė e lashtė, falė filozofėve, qė e bazuan politikėn mbi analizėn racionale tė shoqėrisė dhe mbi vlerat qė duheshin ndjekur.

Sidoqoftė, grupet-parti tė Greqisė sė lashtė ishin shprehje e klaneve fisnore. Ishte Klistheni (565-491 p.Kr) ai qė e theu kėtė sistem, kur e ndau Athinėn nė dhjetė rajone gjeografike, duke i pėrzier klanet. Secili rajon zgjidhte magjistratėt dhe mes tyre hidhej short pėr 50 pėrfaqėsuesit e Vulisė (parlamentit), qė do tė ishin pjesė e kėshillit tė tė 500-ve, me pushtet legjislativ.

Financimi

Me Perikliun (495-429 p.Kr) demokracia u forcua edhe pėrmes pagesės pėr pėrfaqėsuesit e popullit: Ata merrnin rrogė, pėr tė qenė tė lirė nga kushtėzimet e jashtme; madje njė dėmshpėrblim (monedha e prezencės) pėr shkėputjen nga puna, u jepej edhe mijėra pjesėmarrėsve tė asamblesė sė pėrgjithshme tė qytetarėve tė lirė, qė mblidhej 4 herė nė muaj dhe votonte projekt-ligjet e tė 500-ve. Nė asamblenė e pėrgjithshme merrnin pjesė tė gjithė athinasit e lirė nė moshė madhore, qė kishin tė drejtė fjale e vote.

Kuorumi i asamblesė duhej tė ishte prej tė paktėn 6 mijė pjesėmarrėsish, dhe aty votohej edhe ostracizmi, ndryshe dėbimi pėr 10 vjet i politikanėve fajtorė pėr shpėrdorime ose paaftėsi: Qytetarėt duhej tė shkruanin mbi copa tjegullash (ostrakas) emrin e politikanit qė do dėnohej me ekzil. Arkeologėt kanė gjetur copa terrakotash tė shkruara disa herė nga i njėjti person: Edhe asokohe bėheshin mashtrime… Por me vdekjen e Perikliut, demokracia e Athinės u anullua, edhe pėr shkak tė korrupsionit galopant.

Seksistė

Nė Romėn e lashtė, nga ana tjetėr, politika karakterizohej nga ndarja bipolare e klasave, mes patricėve (pasanikėve) dhe plebejve, ose ndryshe tė varfrit, shumė mė tepėr nė numėr dhe pak tė pėrfaqėsuar nėpėr asambletė, komitetet e qindsheve. Termi “kandidat” vjen prej kėtej: Ai qė aspironte pėr njė post publik, duhej tė vishte njė togė tė bardhė, pra ngjyrė tė hapėt (candida) si simbol i ndershmėrisė sė vet.

Mė vonė, mes viteve 1100-1300 pėrballja politike nė gadishullin Apenin e mė gjerė u mishėrua nga guelfėt (familjet e pasura e tė pushtetshme qė mbėshtesnin Papatin) dhe gibelinėt (mbėshtetėsit e Perandorit tė shenjtė romak). Nga ajo epokė, mbetėn pėr shumė kohė nė fuqi kriteret seksiste dhe pasurore: Vetėm meshkujt qė fitonin tė ardhura tė mira mund tė ushqenin ambicie pėr poste publike.

Embrioni i parė i politikės bipolare mes “konservatorėve” (tories) dhe “progresistėve” (whigs) lindi nė Britaninė e Madhe. Tė parėt ishin mbėshtetės tė monarkisė absolute, tė dytėt qenė pro asaj kushtetuese. Selia e tyre ishte parlamenti, dhe qė nga viti 1688 ekuilibronin pushtetin mbretėror. Por nė rradhėt e tyre mund tė hyje vetėm nėse plotėsoje kriteret pasurore: Tė drejtėn e votės e kishte vetėm ai qė zotėronte tokė me tė ardhura vjetore mbi 40 shilinga.

E majta dhe e djathta

Ishte Revolucioni Francez, ai qė pėrvijoi tre pėrbėrėsit e politikės moderne: E majta, e djathta dhe qendra. Para vitit 1789, nė Francė shoqėria ishte ndarė nė tre klasa (kleri, aristokracia dhe shtresa e Tretė, qytetarėt e zakonshėm), pėrfaqėsuesit e tė cilėve zgjidheshin nė asamblenė konsultative, etats generaux. Por pesha e secilit ishte mjaft e ndryshme.

Kleri dhe fisnikėria kishin privilegje, ndėr tė cilat mospagimi i taksave. Kur mbreti Luigj i 16-tė u rrėzua nga pushteti, kjo asamble konsultative u vetėshpall Asamble Kushtetuese, duke u shndėrruar nė pėrfaqėsuese tė tė gjithė popullit. Nė kėtė pikė, anėtarėt e saj u ndanė sipas grupimeve, konservatorėt u ulėn nė vendet djathtas, radikalėt dhe revolucionarėt nė tė majtė. Qendra u mbiquajt “kėneta”, njė hapėsirė e papėrkufizuar dhe pa identitet.

Hapi i rradhės, qė i ktheu nė parti grupet e individėve me interesa tė pėrbashkėta, erdhi me revolucionin industrial, kur u pėrplasėn dy tendenca: Konservatorėt, elitat e pasura qė nuk u interesonte barazia, dhe progresistėt qė luftonin pėr t’u dhėnė tė gjithėve mundėsi, arsimim dhe shėrbime tė barabarta. Kėsisoj lindi dukuria e “partisė-organizatė” e mė pas “partia e masės”, bazuar nė pjesėmarrjen e shumė veprimtarėve nė kėrkim tė miratimit popullor pėrmes votės. Ishin udhėheqėsit ata qė dilnin nga partia dhe jo anasjelltas, siē ndodhte deri atėherė.

Anėtarėsia

E para organizatė e kėtij tipi, nė Itali e Gjermani, ishte Partia Socialiste, e lindur nė vitin 1892 duke pėrfshirė nė gjirin e saj fshatarė e punėtorė qė kėrkonin pėrmirėsimin e kushteve tė punės. Nė vitin 1919 njė tjetėr “revolucion”: Katolikėt, deri atėherė tė distancuar ndaj politikės, hynė nė skenė me Partinė Popullore italiane tė Don Sturcos, qė kishte si synim njė shoqėri mė tė mirė “tokėsore”.

Nė kėtė segment, do tė vinte pas Luftės sė Dytė Demokracia Demokristiane, njė tjetėr parti e masave. Nė vitin 1921, nga njė ndarje brenda Partisė Socialiste lindi Partia Komuniste Italiane e themeluar nga Antonio Gramshi, qė kishte si qėllim ndryshimin radikal tė shoqėrisė, nė favor tė punėtorėve. Tė gjitha kėto parti, u bėnė vėrtet “tė masave”, falė dekretimit tė sė drejtės universale tė votės (nė Itali deri nė vitin 1945 votonin vetėm meshkujt), e sidomos falė numrit tė madh tė militantėve.

Teserat

Selitė e partive kryenin njė rol solidariteti mes anėtarėve, ishin pika takimi e grumbullimi, por edhe shkolla ideologjike. Miqėsi, martesa e pranime tė reja, gjithēka lehtėsohej duke frekuentuar mjediset e partisė. Nė tė njėjtėn mėnyrė nisėn tė fuksionojnė degėt dhe seksionet rajonale tė partive. Natyrshėm mbėrriti momenti qė anėtarėt e partisė tė identifikonin njėri-tjetrin pėrmes teserės sė anėtarėsisė, ashtu siē drejtuesit duhej tė njihnin fuqinė e ndjekėsve tė tyre: Ndėrgjegjėsimi pėr forcėn numerike, mė tepėr se pėr atė monetare, ėshtė ajo ēka i jep vitalitet njė organizate politike.

Kriza e sotme

Sa dhe pse janė nė krizė ditėt e sotme partitė politike? Sipas politologut Xhorxhio Gali, “faktikisht kjo krizė e partive i ka rrėnjėt tek suksesi i tyre nė histori. Partitė kanė zgjidhur problemet e dy tė tretės sė njerėzve, tė cilėt kėsisoj nuk ushqejnė mė ndonjė interes tek politika. Njė e treta qė mbetet, ndėrkohė ėshtė e zhgėnjyer dhe nuk ndihet mė e pėrfaqėsuar. Kjo vjen edhe pėr shkak tė frymės vertikale tė partive, ku qė nė krye tė herės vendimet merreshin nga lart, nė mėnyrė elitare, duke humbur raportin e drejtpėrdrejtė me zgjedhėsit. Pėr mė tepėr, ndėrkohė partitė i kanė zėvendėsuar televizioni dhe interneti, nė misionin e informimit dhe shoqėrizimit tė njė vendi”.

(Focus)
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


434


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi