Organizatat me te rrezikshme

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Organizatat me te rrezikshme

Mesazh  Jon prej 18.08.09 18:55

“MOGILEVIC”

Organizata “Mogilevic” ėshtė grupimi mė i fortė i mafies nė Hungari, Budapesti ėshtė baza operative e kėsaj organizate. Rrjeti i saj ėshtė i shtrirė nė Ukrainė, Republikėn Ēeke, Izrael, SHBA, Karaibe, etj. Kjo organizatė mafioze, e cila ka ndikim ruso-aziatik ka perfeksionuar metodat pėr riciklimin e kapitaleve tė paligjshme dhe ėshtė nė avangardė nė pėrdorimin e transportit tė naftės, metaleve joferrikė dhe materialeve strategjike, nė operacionet pėr pastrimin e parave “tė pista”, jo vetėm tė tyre, por edhe tė organizatave tė mėdha kriminale ndėrkombėtare.

“IVAN KOV”

Ėshtė njė organizatė tipike mafioze ruse, por qė funksionon mė tepėr jashtė kufijve tė Rusisė, madje shumė larg. Organizata “Ivan Kov” e ka shtrirė rrjetin e saj kryesisht nė SHBA dhe Karaibe. Kjo organizatė ka instaluar baza operative pėr trafikimin e heroinės nga Hong Kongu, Singapori dhe Bangkoku, ku bashkėpunon me “Triadė”-n kineze. Heroina transportohet nėpėrmjet ajrit nėpėr Lindjen e Largėt, nė Azinė Qendrore dhe kėshtu, me tokė, pėrmes Pakistanit, Uzbekistanit, Taxhikistanit dhe, vijon nė Moskė, San Peterburg, nga ku malli niset me maune pėr nė Evropėn Perėndimore dhe me avion nė SHBA.

“XXI SECOLO”

Ėshtė njė organizatė mafioze ruso-aziatiko-italiane dhe ka lidhje tė forta me mafien gjermane, amerikane, izraelite dhe qipriote. Kjo organizatė vazhdon tė shtrijė praninė e saj ende jashtė kufijve tė Federatės Ruse, madje edhe jashtė kufijve tė vetė CSI-sė, nė tregun e ligjshėm dhe tė zi tė rajoneve tė ndryshme tė botės, Evropė Qendrore dhe Lindore (ku dominon bota e krimit), Evropė Perėndimore, SHBA, Afrikė, Amerikė Qendrore dhe Jugore, Lindje e Afėrt dhe e Largėt. Kriminaliteti i kėsaj organizate ėshtė tashmė nė gjendje tė konkurrojė ose tė bashkėpunojė nė barazi tė plotė me organizatat kriminale ndėrkombėtare mė tė fuqishme.

“CERNOJ”

Ėshtė organizata mafioze ruse mė e frikshme e gjithė Evropės. Ajo funksionon nė Britaninė e Madhe, Zvicėr, Izrael, Montekarlo e deri nė SHBA. Trafiku i fėmijėve ėshtė specialiteti i kėsaj organizate, por jo mė pak janė edhe vrasjet dhe ekzekutimet makabre. Kjo mafie ruse merret me shitjen dhe blerjen e foshnjave dhe shėrbimi i fshehtė gjerman thotė se ka tė dhėna se organet e fėmijėve lypsarė tė vrarė nga mafia ruse janė dėrguar me
dokumente tė falsifikuara nė klinikat e vendeve perėndimore pėr t’u pėrdorur pėr transplant organesh. Ky ėshtė specialiteti, por jo mė pak i rėndėsishėm ėshtė trafiku i armėve dhe drogės.

“TRIAD”

Nė shqip do tė thotė treshe, ėshtė organizata mė e fuqishme mafioze pėr trafikun e drogės. “Triad”-a kineze ėshtė marrė si shembull konkurrimi pėr mafien ruso-aziatike. Anėtarėt e kėsaj organizate kanė instaluar baza operative pėr trafikimin e heroinės nė Hong Kong, Singapor dhe Bangkok. Fillesat e kėsaj organizate mund tė themi qė janė mė tė lashtat nė krahasim me tė gjitha mafiet e tjera, ato datojnė qė nė vitin 1760. Por megjithėse kjo organizatė ka shekuj qė ėshtė krijuar, veprimtaria e saj kriminale ka nisur nė vitin 1911, kur ėshtė kryer edhe vrasja e parė nga anėtarėt e saj. Ėshtė po aq e frikshme sa mafia perėndimore.

“CARTEL”

Ėshtė cilėsuar si organizata mė e fuqishme nė trafikun e kokainės. Kjo organizatė mafioze ėshtė formuar nė vitet 1970-1980 nga Madellin Cartell nė Kololumbi. “Kartelet” kolumbiane janė rrjeti mė i fuqishėm i transportit tė kokainės jugamerikane, tė destinuar pėr tregun evropian dhe atė tė ish-Bashkimit Sovjetik, pėr tė cilin SHBA shėrben si pikė tranziti. Kohėt e fundit ėshtė vėnė re se me kėtė organizatė tė fuqishme mafioze ka lidhje edhe e ashtuquajtura mafie shqiptare. Por jo aq sa mafia ruso-aziatike. Ndėrsa deri dje Kolumbia ishte prodhuesja numėr njė e substancave narkotike, tashmė po konkurrohet nga Rusia.

“IZMAJLOVO”

Nė mafien ruse nuk mungojnė shembujt tė lidhjes sė ngushtė ndėrmjet pushtetit politik dhe strukturave mafioze, tė zbuluara nga hetimet ligjore. I tillė ėshtė rastin Aleksej Iljusenko, ish-Prokurorin e Pėrgjithshėm, i akuzuar se ka favorizuar shoqėrinė e naftės “Balkan Trading”. Do tė mund tė pėrmendej edhe lidhjet ndėrmjet ish-zv.kryeministri Oleg Soskovec dhe ish-ministri i Sportit Samil Tarpisev me grupin kriminal “Izmajlovo” dhe me vėllezėrit Cernoj (me tė cilėt Aleksandr Lebev kishte lidhje), lidhjet e Aleksandr Korzakov, ish-shef i Shėrbimit tė Sigurimit Presidencial, tashmė tė cituarin Fondacioni Kombėtar i Sportit.

“MAZUTKINO”

Ėshtė njė organizatė ruso-aziatike qė merret kryesisht me trafikun e armėve, drogės, gurėve tė ēmuar dhe qenieve njerėzore. Rrjeti i saj ėshtė i shtrirė nė Poloni, Austri, Gjermani, Lihtenshtein, Zvicėr, Montekarlo, Itali, SHBA, etj. Nga faktorėt konkurrues dhe frenues tė mafies ruso-aziatike, si njė nga protagonistėt kryesor nė tregun e heroinės ėshtė ekspansioni galopant i kultivimit tė bimės sė hashashit nė vendet ish-sovjetike tė Azisė Qendrore (vlerėsohet se nė kėtė zonė, kryesisht nė Uzbekistan, Taxhikistan dhe Kirgistan ka tre milionė hektarė tė mbjella me hashash, qė kontrollohet nga organizatat mafioze lokale).

"RUDAJ"

Aleks Rudaj ėshtė kreu i njė bande shqiptare qė jeto nė Bronx tė New Yorkut. Banda e tij njihej sidomos nė fushėn e manipulimit tė basteve. Banda u krijua rreth vitit 1993 dhe fuqia e saj arrin kulmin nė fillimin e viteve 2000. Sipas hetuesve amerikanė, veprimtaria e tyre ka filluar nė distriktin e Bronxit dhe mė pas ėshtė zgjeruar edhe nė tė tjerėt. Njė nga karakteristikat e kėsaj organizate, ishte fakti qė ajo ishte e dhunshme. Sipas hetuesve, ajo arriti tė pushtonte disa zona dhe t“i vinte ato nėn kontroll, vetėm nė saj tė dhunės qė ushtronte ndaj personave qė ngrinin kokė kundėr saj.

FAMILJA E “MAFIES SĖ ZEZĖ”, SHBA

U krijua nga Demetrius Flenory dhe vėllai i tij, Terry. Kjo bandė e filloi aktivitetin e saj kriminal duke shitur doza tė vogla kokaine nė rrugėt e Detroitit gjatė viteve ’80 dhe pėrfundimisht u zhvillua brenda gjithė vendit dhe jashtė SHBA-sė. Investigimi dyvjeēar i federalėve konkluduan se anėtarėsimi i saj ėshtė gjithėpėrfshirės. Banda ka marr goditjen e saj mė tė madhe nė vitin 2005, ku gjatė njė aksioni tė DEA (strukturė policore amerikane) u arrestuan 30 persona qė dyshohej tė ishin pjesė e “Familjes sė Mafias sė Zezė”, si dhe njė sasi prej 9.5 kilogramė heroinė, dhe 10 milionė dollarė.

“MAFIA E ZEZĖ”, FILADELFIA

Nė vitet 1980 disa tė rinj tė afėrm me njėri-tjetrin krijojnė grupin “Mafia e tė rinjve zezakė”. Ajo kontrollonte gangsterėt xhamajkanė, tė cilėt kishin kontrollin e trafikut tė kokainės nė Filadelfia tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Njėsoj si mė tė vjetrit, ata ishin tmerrėsisht tė dhunshėm dhe tė mėsuar me frikėsimin e dėshmitarėve dhe vrasjeve. Lideri i saj, Aaron Jones ka vdekur nė Pensilvani. Pjesa tjetėr qė ngeli e “Mafias sė zezė” shpesh bashkėpunonte me mafian italiane tė Filadelfias. Kryesisht mafiat amerikane kanė qenė tė dhunshme dhe fusha kryesore ku vepronin ishte pikėrisht trafiku i drogės.

MAFIA TURKE

Ėshtė quajtur si njė organizatė kriminale shumė e fuqishme. Mafia turke ka pasur nė kontroll njė pjesė tė madhe tė trafikut tė heroinės nė tė gjithė botėn. Mafia turke disa herė ka qenė bashkėpunėtore me mafian ruse, dhe pak me mafian italian. Ashtu si organizatat simotra edhe mafia turke operonte mė tepėr nė trafikimin e lėndėve narkotike, por edhe tė “mishit tė bardhė”, siē njihet nė gjuhėn e mafias. Madje sipas disa raporteve, vetėm tetė vjet mė parė nė Stamboll operonin nga organizata e mafies turke 200 gangsterė. Kontrolli i mafias turke arrinte deri nė lindjen e mesme, dhe disa herė edhe deri nė vendet aziatike.

“HARLEM”

Shumė pak dihet pėr bandėn e famshme tė Harlemit, qė operonte nė New York. Pothuajse e gjithė organizata kriminale e Harlemti gjatė kohės sė depresionit tė madh, kontrollohej nga italianėt, ēifutėt dhe gangsterėt irlandezė. Ata patėn lirinė pėr shkak tė gjendjes ekonomike tė krijuar nė ato vite. Aktiviteti i saj ishte nė kumar, prostitucion dhe drogė. Harlemi ishte njė lagje e New Yourkut, dhe nė atė periudhė ka qenė ndoshta mė aktivja, kudo nė rrugė gjeje gangstera, tė cilėt kishin vendosur ngado rregullat e tyre. Harlemi pati rėndėsinė e vetė nė kohėn kur u krijua, dhe kumari ka qenė aktiviteti i saj mė i shpeshtė.

“MAFIA IRLANDEZE”

Banda irlandeze ėshtė njė nga organizatat mė tė vjetra kriminale nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, dhe ka ekzistuar qė nga fillimi i shekullit tė 19 deri nė ditėt e sotme. Origjina e saj ishte nė lagjen amerikanė tė irlandezėve, dhe mė pas banda irlandeze u pėrhap nė tė gjitha qytetet kryesore tė Amerikės, duke pėrfshirė Boston, New Yorl, Ēikago, New Orleans, Filadelfia dhe Atlantik Siti. Gjithashtu aktiviteti i saj ishte shtrirė edhe nė Kanada e quajtur si banda e vdekjes sė Montrealtit. Ajo ishte bota e krimit. Historia e mafies irlandeze pėrfshin edhe qytetet e Irlandės, Anglisė dhe Skocisė.
avatar
Jon

1315


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Organizatat me te rrezikshme

Mesazh  Jetmira prej 01.02.15 11:50

Po Mafia Shqiptare?
avatar
Jetmira

898


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi