Falun Gong

Shko poshtė

Falun Gong

Mesazh  Neo prej 07.08.08 21:01

FALUN GONG
Nga Li Hongzhi

Kjo emblemė Faluni ėshtė universi nė miniaturė. Ai ka gjithashtu formėn e vet tė ekzistencės dhe proēeset e zhvillimit nė gjithė dimensionet e tjera; prandaj unė e quaj atė botė.

Li Hongzhi

LUNYU

“Buda Fa” ėshtė kaq e thellė; ndėr tė gjitha teoritė nė botė, ėshtė shkenca mė komplekse dhe mė e jashtėzakonshme. Nė mėnyrė qė tė eksplorojė kėtė fushė, njerėzimit i duhet tė ndryshojė thelbėsisht tė menduarin e vet konvencional.

Pėrndryshe, e vėrteta mbi universin do tė mbetet njė mister i pėrhershėm pėr njerėzimin dhe njerėzit e zakonshėm do tė zvarriten pėrjetėsisht brenda kufijve tė kushtėzuara nga padija e tyre.

Por ēfarė ėshtė “Ligji i Budės” nė tė vėrtetė? Ėshtė fe? Ėshtė filozofi? Ky ėshtė vetėm tė kuptuarit e “dijetarėve Budistė tė modernizuar”, tė cilėt vetėm studiojnė teori. Ata e konsiderojnė atė si kategori filozofike pėr studime kritike dhe tė ashtuquajturin kėrkim shkencor.

Nė fakt, “Ligji i Budės” nuk ėshtė vetėm ajo pjesė e vogėl e dokumentuar nė shkrimet e shenjta, sepse ajo ėshtė thjesht “Ligji i Budės” i nivelit elementar. “Ligji i Budės” ėshtė dritė mbi tė gjitha misteret. Ai pėrfshin ēdo gjė dhe nuk lė jashtė asgjė—qė nga grimcat e vogla dhe molekulat deri tek universi, qė nga mė tė voglat deri tek mė tė mėdhatė.

Ai ėshtė shprehje e karakteristikės sė universit, “Zhen-Shan-Ren” , e shprehur nė nivele tė ndryshme me nuanca kuptimore tė ndryshme. Ai ėshtė gjithashtu ajo qė Shkolla Tao e quan “Tao” apo ajo qė Shkolla Budės e quan “Fa” .

Pavarėsisht sa e pėrparuar qė ka arritur tė jetė shkenca njerėzore e sotme, ajo ėshtė akoma veēse njė pjesė e mistereve tė gjithėsisė. Sa herė qė pėrmendim fenomene specifike tė “Ligjit tė Budės”, dikush do tė pretendojė: “Kjo ėshtė tashmė epoka e elektronikės dhe shkenca ka pėrparuar kaq shumė.

Anijet kozmike kanė fluturuar nė planetė tė tjera tashmė, megjithatė ju akoma nxirrni kėto paragjykime qė i ka ikur koha.” Ta themi hapur, sado i pėrparuar tė jetė kompjuteri, as qė krahasohet me trurin njerėzor, qė dhe sot e kėsaj dite mbetet njė enigmė e padepėrtueshme.

Sado larg tė fluturojė njė anije kozmike, ajo nuk mund tė kalojė pėrtej kėtij dimensioni fizik nė tė cilin ekziston rraca njerėzore. Ajo qė mund tė kuptohet me njohuritė njerėzore moderne ėshtė jashtėzakonisht e cekėt dhe e pjesėshme; ajo ėshtė tepėr larg tė kuptuarit tė vėrtetės sė universit.

Disa njerėz as qė guxojnė tė ballafaqohen me kėtė, tė trajtojnė apo tė pranojnė faktet e fenomeneve qė ekzistojnė objektivisht, sepse ata janė tepėr konservatorė e nuk duan tė ndryshojnė tė menduarit e tyre konvencional.

Vetėm nėpėrmjet “Ligjit tė Budės” mund tė zbulohen plotėsisht misteret e universit, tė kohė-hapėsirės dhe tė trupit tė njeriut. Ai ėshtė i aftė qė me tė vėrtetė tė dallojė atė qė ėshtė e virtytshme nga e liga, tė mirėn nga e keqja dhe t’i japė fund ideve tė gabuara duke dhėnė pikėpamjet korrekte.

Parimi qė udhėheq shkencėn e sotme njerėzore ėshtė i kufizuar vetėm nė kėtė botė fizike gjatė kėrkimit dhe zhvillimit tė saj, sepse njė subjekt nuk studiohet derisa tė pranohet qė ekziston—ndjek kėtė rrugė.

Pėrsa i pėrket fenomeneve qė janė tė paprekshme e tė padukshme nė dimensionin tonė, por qė ekzistojnė objektivisht dhe reflektohen nė dimensionin tonė fizik si manifestime konkrete, njerėzit nuk guxojnė t’i studiojnė duke i pėrjashtuar ato si fenomene tė panjohura.

Njerėzit kokėfortė pėrpiqen tė arsyetojnė pa baza se ato janė fenomene natyrore, ndėrsa ata me motive tė fshehta, nė kundėrshtim me vetė ndėrgjegjen e tyre, i emėrtojnė ato thjesht si paragjykime.

Ata qė nuk duan t’ia dinė thjesht i rrinė larg ēėshtjes me pretekstin se shkenca nuk ėshtė akoma e zhvilluar aq sa duhet.

Nėse njerėzit janė tė aftė t’i hedhin njė shikim tė ri vetes dhe gjithėsisė dhe tė ndryshojnė mentalitetet e tyre tė ngurta, njerėzimi do tė bėnte njė hap tė madh pėrpara. “Ligji i Budės” e bėn njerėzimin tė aftė tė kuptojė botėn e pamatshme dhe tė pafund.

Gjatė gjithė epokave, veēse “Ligji i Budės” ka qenė i aftė tė japė njė paraqitje plotėsisht tė qartė tė njerėzimit, tė ēdo dimensioni tė ekzistencės materiale, jetės dhe tė gjithė universit.

Li Hongzhi
2 Qershor 1992
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Falun Gong

Mesazh  Neo prej 07.08.08 23:43

Pjesa I

KAPITULLI I

Hyrje

Nė vendin tonė, [Kinė], qigong ka njė histori tė gjatė sepse daton qė nga kohėt e lashta. Kėshtu njerėzit tanė kanė njė avantazh tė natyrshėm nė praktikimin e qigongut.

Dy shkollat e respektueshme tė praktikės kultivuese tė qigongut, Shkolla e Budės dhe Shkolla Tao, kanė bėrė tashmė publike shumė metoda kultivuese tė mira qė mė parė mėsoheshin nė mėnyrė private.

Mėnyrat e kultivimit tė Shkollės Tao janė mjaft tė veēanta, ndėrsa Shkolla e Budės ka metodat e saj tė kultivimit. Falun Gong ėshtė njė metodė e pėrparuar kultivimi e Shkollės sė Budės.

Nė kėtė seri leksionesh, unė sė pari do tė pėrshtas trupin tuaj pėr ta sjellė atė nė njė gjendje tė pėrshtatshme pėr kultivim tė pėrparuar dhe pastaj do tė vendos njė Falun dhe mekanizma energjie (qiji) nė trupin tuaj. Unė gjithashtu do t’ju mėsoj juve ushtrimet tona.

Pėrveē kėtyre, unė kam Fashen tė cilėt do t’ju mbrojnė. Por tė keni vetėm kėto gjėra nuk mjafton, sepse ato nuk mund tė arrijnė qėllimin e zhvillimit tė gongut —ėshtė e nevojshme qė gjithashtu tė kuptoni parimet pėr kultivim nė nivele tė larta. Kėtė do tė trajtojė ky libėr.

Unė po ju mėsoj njė sistem praktike tė niveleve tė larta, kėshtu unė nuk do tė diskutoj kultivimin e ndonjė meridiani tė veēantė, ndonjė pike akupunkture apo kalim energjie. Unė po ju mėsoj njė mėnyrė kultivimi tė madhe, shtegun e madh pėr kultivim tė vėrtetė drejt nivelesh tė larta. Nė fillim mund tė tingėllojė e pakonceptueshme.

Por pėr aq kohė sa ata qė janė tė pėrkushtuar pas praktikės sė qigongut e eksplorojnė atė me kujdes dhe krijojnė eksperiencėn e tyre, ata do tė gjejnė gjithė mrekullitė dhe bukuritė nė tė.

1. Origjina e qigongut

Qigongu tė cilit i referohemi ne sot nė fakt, nuk quhej qigong nė fillim. Ai e pati origjinėn tek mėnyrat e vetmuara tė kultivimit tė kinezėve tė lashtė dhe nga kultivimi nė fetė. Fjala e pėrbėrė nga dy karaktere, qi gong, nuk gjendet nė asnjė nga tekstet e Shkrime tė Shenjta tė Kultivimit tė Dan -it, Kanuni i Taoizmit , apo Tripitaka .

Gjatė periudhės sė zhvillimit tė qytetėrimit tė sotėm njerėzor, qigong kaloi nėpėr periudhėn kur fetė ishin nė format e tyre embrionale. Ai ekzistonte para se tė shfaqeshin fetė. Pasi u formuan fetė, ai mori disa nuanca fetare. Emrat origjinalė tė qigongut ishin Mėnyra e Lartė e Kultivimit tė Budės dhe Mėnyra e Lartė e Kultivimit tė Taos.

Kishte dhe emra tė tjera si Alkimia e Brendshme Nėntėfishe, Mėnyra e Arhatit , Meditimi Vajra , etj. Ne e quajmė atė tani qigong nė mėnyrė qė t’i pėrshtatet mė mirė tė menduarit tonė modern dhe sepse mund tė popullarizohet mė lehtė nė shoqėri. Qigong ėshtė nė fakt diēka qė ekziston nė Kinė me qėllimin e vetėm pėr tė kultivuar trupin e njeriut.

Qigong nuk ėshtė diēka e shpikur nga ky qytetėrimi ynė. Ai ka njė histori goxha tė gjatė qė daton vite mė parė. Kėshtu, kur filloi qigongu? Disa thonė se qigongu ka njė histori prej tre mijė vjetėsh dhe u bė mjaft popullor gjatė Dinastisė Tang .

Disa thonė se ka njė histori prej pesė mijė vjetėsh dhe se ėshtė aq i vjetėr sa dhe qytetėrimi kinez. Disa thonė se duke gjykuar nga gjetjet arkeologjike, ka njė histori prej shtatė mijė vjetėsh deri tani. Unė e konsideroj qigongun si diēka qė nuk u shpik nga njerėzimi modern—ėshtė nga njė kulturė parahistorike.

Sipas zbulimit tė personave me aftėsi supernormale, universi nė tė cilin jetojmė ėshtė njė trup qė u rikrijua pasi ishte shpėrthyer nėntė herė. Planeti nė tė cilin banojmė ėshtė shkatėrruar shumė herė. Ēdo herė qė planeti rikrijohej, njerėzimi fillonte pėrsėri tė shumohej.

Tani, ne kemi zbuluar tashmė qė ka shumė gjėra nė tokė qė e kalojnė nė kohė qytetėrimin tonė tė tanishėm. Sipas teorisė sė evolucionit tė Darvinit, qeniet njerėzore evoluan nga majmunėt dhe qytetėrimi nuk ėshtė mė shumė se dhjetė mijė vjet.

Megjithatė gjetjet arkeologjike kanė treguar se nė shpellat e Alpeve tė Evropės ekzistojnė afreske 250 mijė vjeēare qė paraqesin njė nivel shumė tė lartė artistik—njė qė ėshtė tepėr larg aftėsisė sė njerėzve modernė. Nė muzeun e Universitetit Kombėtar tė Perusė, ėshtė njė shkėmb i madh mbi tė cilin ėshtė njė figurė e gdhendur qė mban njė teleskop dhe po vėzhgon yjet. Kjo figurė ėshtė mė shumė se tridhjetė mijė vjetėshe.

Siē e dimė, Galileo zbuloi njė teleskop astronomik 30X mė 1609, vetėm mbi tre mijė vjet mė parė. Si mund tė ketė pasur njė teleskop tre mijė vjet mė parė? Ėshtė njė shtyllė hekuri nė Indi pėrmbajtja e hekurit tė tė cilit ėshtė nėntėdhjetė e nėntė pėrqind. Edhe teknologjia moderne e shkrirjes nuk mund tė prodhojė hekur me kaq pastėrti tė lartė; ajo e kish tejkaluar nivelin e teknologjisė moderne.

Kush i krijoi ato qytetėrime? Si mundeshin qeniet njerėzore, qė duhet tė ishin mikroorganizma nė ato kohė, tė krijonin kėto gjėra? Kėto zbulime kanė tėrhequr vėmendjen e shkencėtarėve nė gjithė botėn. Ato mendohet tė jenė nga njė kulturė parahistorike, pėrderisa ato nuk mund tė shpjegohen.

Niveli i arritjeve shkencore ishte i ndryshėm nė secilėn periudhė kohe. Nė disa periudha kohe ishte mjaft i lartė, qė e kalonte njerėzimin tonė modern. Por ato qytetėrime u shkatėrruan. Prandaj, unė them se qigong nuk u shpik apo krijua nga njerėzit modernė, por u zbulua dhe u perfeksionua nga njerėzit modernė.

Ai vjen nga njė kulturė parahistorike.

Qigong nuk ėshtė produkt i vendit tonė nė mėnyrė ekskluzive. Ai ekziston dhe nė vende tė tjera, por ata nuk e quajnė atė qigong. Vendet perėndimore, si Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, etj. e quajnė atė magji.

David Koperfilld, njė magjistar nė SHBA, ėshtė njė mjeshtėr i aftėsive supernormale qė njė herė kreu numrin e ecjes pėrmes Murit tė Madh kinez. Kur ai ishte gati tė kalonte pėrmes Murit, ai pėrdori njė copė tė bardhė si mbulesė, e shtypi trupin nė Mur dhe pastaj vazhdoi tė kalonte pėrmes tij. Pse e bėri ai ashtu? Duke e bėrė kėshtu do t’i bėnte shumė njerėz qė ta konsideronin atė si shfaqje magjike.

Duhej tė bėhej nė atė mėnyrė sepse ai e dinte se ka shumė njerėz nė Kinė me aftėsi supernormale tė mėdha. Ai kishte frikė se mos ata i ndėrhynin, kėshtu ai e mbuloi veten para se tė hynte nė mur. Kur doli nga muri, ai e ngriti copėn me njėrėn dorė dhe doli jashtė.

Siē thuhet, “Ekspertėt shikojnė pėr truket ndėrsa tė paditurit shohin pėr kėnaqėsi.” Duke e bėrė nė kėtė mėnyrė publiku mendoi se ishte njė shfaqje magjie. Kėto aftėsi supernormale quhen magji sepse ato nuk pėrdoren pėr tė kultivuar trupin e njeriut, por pėr shfaqje nė skenė qė duke shfaqur gjėra tė pazakonshme argėtojnė.

Nga perspektiva e njė niveli tė ulėt, qigong mund tė ndryshojė gjendjen e trupit tė njeriut, duke arritur qėllimet pėr shėrim dhe shėndet. Nga njė perspektivė e lartė, qigongu i referohet kultivimit tė trupit origjinal tė njeriut (benti).

2. Qi dhe gong

Qi -ja pėr tė cilėn flasim ne tani quhej chee nga njerėzit e lashtė. Ato janė nė pėrgjithėsi tė njėjta, sepse tė dyja i referohen qi-sė sė universit—njė lloj substance pa formė dhe e padukshme qė ekziston nė tė gjithė universin. Qi nuk ėshtė ajėr.

Energjia e kėsaj substance aktivizohet nė trupin e njeriut nėpėrmjet praktikės kultivuese. Aktivizimi i saj ndryshon gjendjen fizike tė trupit dhe mund tė sjellė shėrim dhe shėndet. Megjithatė qi ėshtė vetėm qi—ti ke qi, ai ka qi dhe qi-ja e njė personi nuk mund tė ketė efekt kushtėzimi mbi qi-nė e njė tjetri.

Disa thonė se qi mund tė shėrojė sėmundje, apo se ti mund tė lėshosh qi mbi njė person pėr tė shėruar sėmundjen e tij apo saj. Kėto thėnie janė mjaft pa baza, sepse qi nuk mund tė shėrojė sėmundje aspak. Kur trupi i njė praktikuesi ka akoma qi, kjo do tė thotė se trupi i tij apo saj nuk ėshtė akoma Trup Qumėsht i Bardhė . Domethėnė, praktikuesi akoma ka sėmundje.

Njė person i cili arrin aftėsi tė pėrparuara nėpėrmjet kultivimit nuk lėshon qi. Pėrkundrazi, ai apo ajo lėshon njė masė energjie tė lartė. Kjo ėshtė njė substancė energjie tė lartė qė shfaqet nė formėn e dritės dhe grimcat e saj janė tė imta dhe dendėsia e saj ėshtė e madhe.

Ky ėshtė gong. Vetėm ky mund tė ketė efekt kushtėzues mbi njerėzit e zakonshėm dhe vetėm me kėtė mundet dikush tė trajtojė sėmundjet e tė tjerėve. Ekziston njė shprehje, “Drita e Budės shkėlqen kudo dhe ndreq tė gjitha anomalitė.” Kjo do tė thotė se ata qė praktikojnė kultivim tė vėrtetė mbajnė energji tė jashtėzakonshme nė trupat e tyre.

Kudo ku shkojnė kėta persona, ēdo gjė anormale brenda zonės qė mbulon energjia e tyre mund tė korrigjohet dhe kthehet nė normale. Pėr shembull, sėmundja nė trupin e dikujt ėshtė nė fakt njė gjendje anormale e trupit dhe sėmundja do tė zhduket pasi kjo gjendje tė korrigjohet. E thėnė thjesht, gongu ėshtė energji.

Gong ka karakteristika fizike dhe praktikuesit mund tė pėrjetojnė dhe ndjejnė ekzistencėn e tij kur praktikojnė kultivim.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Falun Gong

Mesazh  Neo prej 07.08.08 23:50

3. Fuqia e gongut dhe aftėsitė supernormale

(1) Fuqia e gongut zhvillohet duke kultivuar xinxing

Gongu qė me tė vėrtetė pėrcakton nivelin e fuqisė sė gongut tė dikujt (gongli) nuk zhvillohet duke kryer ushtrimet e qigongut. Ai zhvillohet nėpėrmjet transformimit tė substancės sė quajtur virtyt (de) dhe nėpėrmjet kultivimit tė karakterit.

Ky proces transformimi nuk kryhet duke “krijuar njė mbajtėse dhe furrė pėr tė prodhuar elixir nga kimikatet e mbledhura,” siē e imagjinojnė njerėzit e zakonshėm. Gongu tė cilit i referohemi ne zhvillohet jashtė trupit dhe fillon nė gjysmėn e poshtme tė trupit.

Pas pėrmirėsimit tė karakterit tė personit, ai rritet duke shkuar lart nė formė spiraleje dhe formohet plotėsisht jashtė trupit tė personit. Pasi arrin majėn e kokės ai zhvillohet pastaj nė formėn e njė kolone gongu. Lartėsia e kėsaj kolone gongu pėrcakton nivelin e gongut tė personit. Kolona e gongut ekziston nė njė dimension tė fshehur thellė, duke e bėrė tė vėshtirė pėr njė njeri mesatar ta shohė atė.

Aftėsitė supernormale forcohen nga fuqia e gongut. Sa mė e lartė fuqia dhe niveli i gongut tė personit, aq mė tė mėdha janė aftėsitė e tij apo tė saj supernormale dhe aq mė tė lehta janė ato pėr t’u pėrdorur.

Njerėzit me fuqi mė tė ulėt gongu kanė aftėsi supernormale mė tė dobėta; ata kanė vėshtirėsi nė pėrdorimin e tyre dhe disa janė plotėsisht tė papėrdorshme. Vetė aftėsitė supernormale nuk pėrfaqėsojnė as nivelin e fuqisė sė gongut tė personit e as nivelin e kultivimit tė tij. Ajo qė e pėrcakton nivelin e dikujt ėshtė fuqia e gongut dhe jo aftėsitė supernormale.

Disa njerėz kultivojnė tė “kyēur”, ku fuqia e gongut tė tyre ėshtė mjaft e lartė por ata nuk ėshtė e thėnė tė kenė shumė aftėsi supernormale. Fuqia e gongut ėshtė faktori pėrcaktues, zhvillohet nėpėrmjet kultivimit tė karakterit dhe ėshtė gjėja me thelbėsore.

(2) Kultivuesit nuk pėrndjekin aftėsitė supernormale


Tė gjithė praktikuesit i duan aftėsitė supernormale. Aftėsitė supernormale janė tėrheqėse dhe pėr publikun e gjerė dhe shumė njerėz duan t’i arrijnė ato. Megjithatė pa karakter tė mirė njė person nuk do tė mund tė arrijė aftėsi supernormale.

Disa aftėsi supernormale qė mund t’i kenė njerėzit e zakonshėm pėrfshijnė Syrin e Tretė (tianmu) tė hapur, dėgjimin nga dimensione tė tjera, telepatinė, parashikimin e fatit, etj. Por jo tė gjitha kėto aftėsi supernormale do tė shfaqen gjatė fazave tė Lartėsimit Shpirtėror Gradual, sepse ato ndryshojnė nga njė njeri nė tjetrin.

Ėshtė e pamundur pėr njerėzit e zakonshėm tė kenė disa nga aftėsitė supernormale, si pėr shembull atė tė shndėrrimit tė njė substance nė kėtė dimension fizik nė njė substancė tjetėr—kjo nuk ėshtė diēka qė mund ta kenė njerėzit e zakonshėm.

Aftėsitė e mėdha supernormale mund tė zhvillohen vetėm nėpėrmjet kultivimit pas ardhjes nė jetė tė personit. Falun Gong u krijua nė bazė tė parimeve tė universit, kėshtu tė gjitha aftėsitė supernormale qė ekzistojnė nė univers ekzistojnė nė Falun Gong. Ēdo gjė varet nga mėnyra se si njė praktikues kultivon.

Mendimi i arritjes sė disa aftėsive supernormale nuk konsiderohet gabim. Megjithatė, pėrndjekja e tepruar nė mėnyrė intensive ėshtė mė shumė se njė mendim i zakonshėm dhe do tė sjellė rezultate negative. Ata qė janė nė njė nivel tė ulėt, nuk do tė kishin ndonjė pėrdorim pėr aftėsitė supernormale pėrveēse t’i pėrdornin ato pėr t’u mburrur para njerėzve tė zakonshėm dhe me qėllimin pėr t’ia kaluar atyre.

Nėqoftėse ėshtė kėshtu, kjo tregon se karakteri i personit nuk ėshtė i lartė dhe se ėshtė e drejtė tė mos lejohet qė ai tė ketė aftėsi supernormale. Disa aftėsi supernormale mund tė pėrdoren pėr tė kryer vepra tė kėqija po t’i lejohen njerėzve me karakter tė dobėt. Ngaqė karakteri i kėtyre njerėzve nuk ėshtė i balancuar nuk ka garanci qė ata nuk do tė bėjnė ndonjė gjė tė keqe.

Nė anėn tjetėr, ēdo aftėsi supernormale qė mund tė shfaqet apo demonstrohet nuk mund tė ndryshojė shoqėrinė njerėzore apo tė ndryshojė jetėn normale tė shoqėrisė. Aftėsitė e vėrteta supernormale tė njė niveli tė lartė nuk lejohen tė demonstrohen sepse efekti dhe rreziku do tė ishin tepėr tė mėdha; p.sh, dikush nuk mund tė kryejė kurrė rrėzimin e njė ndėrtese tė lartė.

Aftėsitė e mėdha supernormale nuk lejohen tė pėrdoren pėrveēse nga njerėz me mision special, dhe kėto aftėsi gjithashtu nuk mund tė shfaqen; kjo pėr arsye sepse mjeshtrit e nivelit tė lartė i kufizojnė ato.

Pėrsėri disa njerėz tė zakonshėm kėmbėngulin qė mjeshtrit e qigongut tė demonstrojnė, duke i detyruar ata tė shfaqin aftėsitė e tyre supernormale. Njerėzit me aftėsi supernormale nuk duan t’i pėrdorin ato pėr shfaqje, sepse ata e kanė tė ndaluar t’i shfaqin ato; shfaqja e tyre do tė ketė ndikim mbi tė gjithė shoqėrinė.

Njerėzve qė kanė me tė vėrtetė virtyt tė lartė nuk u lejohet t’i pėrdorin aftėsitė e tyre supernormale nė publik. Disa mjeshtėr qigongu ndjehen shumė keq gjatė shfaqjeve dhe u vjen pėr tė qarė mė pas. Mos i detyroni ata qė tė japin shfaqje! Ata mėrziten kur tregojnė kėto gjėra. Njė nxėnės mė solli njė revistė.

Mua mė erdhi pėshtirė kur e lexova atė. Fliste se do tė mbahej njė konferencė ndėrkombėtare qigongu. Njerėzit me aftėsi supernormale mund tė merrnin pjesė nė njė konkurim dhe se konferenca ishte e hapur pėr kėdo qė kishte aftėsi tė mėdha supernormale. Pasi e lexova unė u ndjeva keq pėr disa ditė.

Aftėsitė supernormale nuk janė diēka qė mund tė tregohen nė publik pėr konkurim—t’i demonstrosh ato nė publik ėshtė pėr tė ardhur keq. Njerėzit e zakonshėm pėrqendrohen nė gjėra praktike tė shoqėrisė, ndėrsa mjeshtrit qigong duhet tė kenė dinjitetin e tyre.

Cili ėshtė motivi prapa dėshirės pėr tė pasur aftėsi supernormale? Dėshira pėr t’i pasur ato tregon nivelin e mendjes dhe tė dėshirave tė njė praktikuesi.

Njė person me qėllime tė papastra dhe me mendje tė paqėndrueshme nuk mund tė ketė aftėsi tė mėdha supernormale.

Kjo ndodh sepse para se ti tė lartėsohesh plotėsisht shpirtėrisht, ajo qė ti mendon se ėshtė e mirė apo e keqe bazohet vetėm nė standartet e kėsaj shoqėrie. Ti nuk mund tė shikosh as natyrėn e vėrtetė tė gjėrave e as lidhjet karmike ndėrmjet tyre.

Zėnkat, mallkimet e keqtrajtimet midis njerėzve shkaktohen nga lidhjet karmike. Ti mund tė bėsh mė dėm sesa tė ndihmosh nėqoftėse ti nuk i dallon ato. Mirėnjohjet dhe mėritė, tė drejtat dhe gabimet e njerėzve tė zakonshėm pėrcaktohen nga ligjet e kėsaj bote; praktikuesit nuk duhet tė merren me kėto gjėra.

Para se ju tė arrini Lartėsimin Shpirtėror plotėsisht, ajo qė ju shikoni me sy mund tė mos jetė e vėrteta. Kur njė njeri godet njė tjetėr, mund tė jetė njė larje borxhi karmik. Karma ėshtė njė lloj substance e zezė qė rrethon trupin e njeriut. Ka ekzistencė fizike nė njė dimension tjetėr dhe mund tė transformohet nė sėmundje apo fatkeqėsi.

Aftėsitė supernormale ekzistojnė nė secilin njeri dhe ato duhet tė zhvillohen dhe forcohen nėpėrmjet kultivimit tė vazhdueshėm. Nėqoftėse njė person si praktikues pėrndjek vetėm aftėsitė supernormale, ai ėshtė pamend dhe me mendje tė papastėr.

Pavarėsisht se pėr ēfarė i do ai aftėsitė supernormale, pėrndjekja e tij pėrmban elemente egoiste qė me siguri do e pengojnė kultivimin. Pėr pasojė, ai kurrė nuk do tė marrė aftėsi supernormale.

(3) Trajtimi i fuqisė sė gongut

Disa praktikues nuk kanė praktikuar pėr shumė kohė, megjithatė ata duan tė trajtojnė sėmundjet e tė tjerėve qė tė shohin sa tė aftė janė. Kur disa prej jush pa fuqi tė lartė gongu zgjasni dorėn dhe e provoni, ju merrni nė trupin tuaj njė pjesė tė konsiderueshme qi-je tė zezė, tė pashėndetshme dhe tė papastėr qė gjendet nė trupin e pacientit.

Pėrderisa ti nuk ke aftėsinė qė t’i rezistosh qi-sė sė sėmurė dhe trupi jot gjithashtu nuk ka njė mburojė mbrojtėse, ti formon njė fushė tė pėrbashkėt me pacientin; ti nuk mund tė mbrohesh nga qi-ja e sėmurė pa gong tė njė fuqie tė lartė.

Si pasojė, ti do tė ndjesh shumė shqetėsim. Nėqoftėse askush nuk kujdeset pėr ty, me kalimin e kohės ti do tė grumbullosh sėmundje nė gjithė trupin. Kėshtu ai qė nuk ka gong me fuqi tė lartė nuk duhet tė shėrojė sėmundjet e tė tjerėve.

Vetėm njė njeri qė ka zhvilluar tashmė aftėsi supernormale dhe i cili zotėron njė nivel tė caktuar fuqie gongu mund tė pėrdorė qigongun pėr tė shėruar sėmundje.

Edhe kur disa njerėz kanė zhvilluar aftėsi supernormale dhe janė tė aftė tė trajtojnė sėmundje, nė njė nivel shumė tė ulėt ata nė fakt pėrdorin fuqinė e gongut qė kanė grumbulluar, pra energjinė e tyre, pėr tė shėruar sėmundjet.

Meqenėse gongu ėshtė si energji ashtu edhe njė njėsi inteligjente qė nuk grumbullohet lehtė, ti nė fakt po harxhon gong kur ti e lėshon atė. Pasi ti lėshon gong, kolona e gongut mbi kokė shkurtohet dhe pakėsohet. Kjo nuk ja vlen aspak. Kėshtu unė nuk e mbėshtes trajtimin e sėmundjeve tė tė tjerėve kur fuqia e gongut tuaj nuk ėshtė e lartė.

Pavarėsisht sa tė larta metodat qė pėrdorni, ju pėrsėri do tė harxhoni energjinė tuaj.

Tė gjitha llojet e aftėsive supernormale do tė shfaqen kur fuqia e gongut tė njė personi arrin njė nivel tė caktuar. Ju duhet tė jeni shumė tė kujdesshėm kur i pėrdorni kėto aftėsi supernormale. Pėr shembull, njė person duhet tė pėrdorė Syrin e tij Qiellor kur ai i ėshtė hapur, sepse ai do tė mbyllej po tė mos e pėrdorte kurrė.

Megjithatė, ai nuk duhet tė shikojė me tė shpesh. Do tė shkarkohej tepėr energji nėqoftėse ai shikon me tė shpesh. Pra, do tė thotė kjo se ai nuk duhet ta pėrdorė atė kurrė? Sigurisht qė jo. Po tė mos e pėrdornim kurrė, atėherė ē’vlerė do tė kishte praktika jonė kultivuese?

Ēėshtja ėshtė kur duhet ta pėrdorim. Ti mund ta pėrdorėsh atė kur ti ke kultivuar nė njė nivel tė caktuar dhe zotėron aftėsinė ta rikarikosh energjinė tėnde. Kur njė kultivues i Falun Gong arrin njė shkallė tė caktuar, Falun mund tė transformojė dhe rikarikojė automatikisht aq energji sa ti ke lėshuar.

Falun ruan automatikisht nivelin e fuqisė sė gongut tė njė praktikuesi dhe gongu i tij nuk do tė zvogėlohej as dhe pėr njė ēast. Kjo ėshtė njė karakteristikė e Falun Gong. Fuqitė supernormale nuk mund tė pėrdoren deri sa tė jetė arritur kjo pikė.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Falun Gong

Mesazh  Neo prej 07.08.08 23:54

4. Syri Qiellor

(1) Hapja e Syrit Qiellor

Kanali kryesor i Syrit Qiellor ndodhet midis mesit tė ballit dhe pikės Shangen . Mėnyra si njerėzit e zakonshėm i shikojnė gjėrat me sy funksionon nė tė njėjtėn mėnyrė si dhe njė aparat fotografik: Madhėsia e lenteve apo bebes sė syrit pėrshtatet sipas distancės sė njė objekti dhe sasisė sė dritės.

Nėpėrmjet nervave optikė, pamjet formohen nė gjėndrėn pineale tė ndodhur nė pjesėn e pasme tė trurit. Aftėsia supernormale e tė Parit Tejpėrtej ėshtė thjesht aftėsia e gjėndrės pineale qė tė shikojė drejtpėrdrejt pėrmes Syrit Qiellor.

Syri Qiellor i njė njeriu mesatar ėshtė i mbyllur, sepse kanali i tij apo saj ėshtė i ngushtė dhe i errėt. Nuk ka qi thelbėsore apo ndriēim brenda. Disa njerėz nuk mund tė shikojnė, sepse kanali i tyre ėshtė i bllokuar.

Qė tė hapim Syrin Qiellor, sė pari, ne pėrdorim ose njė forcė tė jashtme ose vetė-kultivimin pėr tė ēbllokuar kanalin. Forma e kanalit ėshtė e ndryshme pėr ēdo person, duke shkuar nga njė formė ovale nė tė rrumbullakėt, nga formė rombi nė trekėndėshe.

Sa mė mirė qė ti kultivon, aq mė i rrumbullakėt do tė bėhet kanali. Sė dyti, ėshtė mjeshtri qė jua jep juve syrin. Nėqoftėse ju kultivoni vetė atėherė ju duhet ta kultivoni vetė dhe syrin. Sė treti, ju duhet tė keni qi -nė thelbėsore nė vendin e Syrit Qiellor.

Ne zakonisht i shikojmė gjėrat me sytė tanė dhe janė pikėrisht kėta sy qė e bllokojnė kanalin tonė pėr tė parė dimensionet e tjera. Hapja e Syrit Qiellor ju lejon tė shikoni pa pėrdorur kėta dy sy. Ju gjithashtu mund tė kultivoni qė tė keni njė Sy tė Vėrtetė pasi tė keni arritur njė nivel shumė tė lartė.

Pastaj ju mund tė shikoni me Syrin e Vėrtetė tė Syrit Qiellor apo me Syrin e Vėrtetė nė pikėn Shangen. Sipas Shkollės sė Budės, ēdo pore e trupit ėshtė sy—ndodhen sy nė gjithė trupin. Sipas Shkollės Dao, ēdo pikė akupunkture ėshtė njė sy.

Megjithatė kanali kryesor gjendet tek Syri Qiellor dhe duhet tė hapet i pari. Nė klasė, unė mbjell tek secili gjėra qė mund tė hapin Syrin Qiellor. Rezultatet ndryshojnė sipas ndryshimeve tė cilėsive fizike tė njerėzve. Disa njerėz shikojnė njė vrimė tė zezė tė ngjashme me njė pus tė thellė. Kjo tregon se kanali i Syrit Qiellor ėshtė i errėt.

Tė tjerė shikojnė njė tunel tė bardhė. Kur mund tė shohėsh objekte pėrpara, Syri Qiellor ėshtė gati tė hapet. Disa shohin objekte qė rrotullohen, tė cilat janė ato qė Mjeshtri ka mbjell pėr tė hapur Syrin Qiellor.

Ju do tė mund tė shihni sapo Syri Qiellor tė hapet. Disa njerėz mund tė shikojnė njė sy tė madh me Syrin Qiellor dhe mendojnė se ėshtė syri Budės. Ėshtė nė fakt syri i tyre. Kėta janė zakonisht njerėz me cilėsi tė lindur relativisht tė mirė.

Sipas statistikave tona, Syri Qiellor hapet pėr mė shumė se gjysmėn e tė pranishmėve sa herė qė ne japim serinė e leksioneve. Njė problem mund tė lindė pasi hapet Syri Qiellor, kur njė person i cili nuk ka karakter tė lartė mund ta pėrdorė Syrin Qiellor pėr tė bėrė gjėra tė kėqija.

Pėr ta parandaluar kėtė problem, unė e hap Syrin tuaj Qiellor drejt e nė nivelin e Shikimit tė Menēurisė—me fjalė tė tjera, nė njė nivel tė lartė qė ju lejon juve tė shikoni drejtpėrdrejt skenat nga dimensionet e tjera dhe tė shikoni gjėra qė shfaqen gjatė kultivimit, kėshtu ju do t’i besoni ato.

Kjo do tė forcojė besimin tuaj tek kultivimi. Karakteri i njerėzve qė sapo kanė filluar praktikėn nuk ka arritur akoma nivelin e njerėzve me aftėsi supernormale. Ata kanė tendencė pėr tė bėrė gjėra tė gabuara sapo kanė aftėsi supernormale.

Le tė japim njė shembull: Po tė ishe duke ecur nė rrugė dhe arrin tek njė pikė shitjeje lotarie, ti mund tė merrje ēmimin e parė. Kjo nuk do tė lejohet qė tė ndodhė—po e them vetėm qė tė ilustroj kėtė pikė. Njė arsye tjetėr ėshtė se ne po hapim Syrin Qiellor pėr njė numėr tė madh tė njerėzve.

Tė supozojmė se Syri Qiellor i ēdo personi do tė hapej nė njė nivel tė ulėt: Imagjinoni sikur ēdo njeri tė shihte pėrmes trupit tė njeriut apo objektet prapa mureve—a mund ta quanim kėtė akoma shoqėri njerėzore? Shoqėria njerėzore do tė shqetėsohej seriozisht, prandaj kjo as lejohet e as nuk mund tė arrihet.

Po ashtu, nuk do t’i sjellė praktikuesve ndonjė tė mirė dhe veēse do t’i forcojė dėshirat e tyre. Kėshtu ne nuk do ta hapim Syrin tuaj Qiellor nė njė nivel tė ulėt. Ne do ta hapim atė drejt e nė njė nivel tė lartė.

(2) Nivelet e Syrit Qiellor

Syri Qiellor ka shumė nivele tė ndryshme; nė nivele tė ndryshme sheh dimensione tė ndryshme. Sipas Budizmit janė pesė nivele: Shikimi Mishtor, Shikimi Qiellor, Shikimi Menēurisė, Shikimi i Ligjit dhe Shikim Bude.

Secili nivel ndahet mė tutje nė nivel tė lartė, tė mesėm dhe tė ulėt. Nė nivelin e Shikimit Qiellor dhe poshtė tij mund tė shikohet vetėm bota jonė materiale. Vetėm nė nivelin e Shikimit tė Menēurisė dhe sipėr tij mund tė shihen dimensione tė tjera.

Ata qė kanė aftėsinė supernormale tė Shikimit Penetrues mund t’i shikojnė gjėrat me saktėsi, me qartėsi mė tė mirė se ajo e CAT skanerit. Por ajo qė ata mund tė shohin ėshtė akoma brenda kėsaj bote fizike dhe nuk e kalon dimensionin nė tė cilin ekzistojmė ne; ata nuk konsiderohen tė kenė arritur njė nivel tė lartė tė Syrit Qiellor.

Niveli i Syrit Qiellor tė njė personi pėrcaktohet nga sasia e qi-sė tipike qė ai ka, si dhe nga gjerėsia, ndriēimi dhe shkalla e bllokimit tė kanalit kryesor. Qi-ja e brendshme tipike ėshtė kritike nė pėrcaktimin se sa mirė mund tė hapet Syri Qiellor. Ėshtė sidomos e lehtė tė hapėsh Syrin Qiellor pėr fėmijėt nėn moshėn gjashtė vjeē.

Unė nuk kam nevojė as tė pėrdor duart sepse hapet me tė filluar tė flas. Kjo ndodh sepse fėmijėt kanė marrė pak influencė negative nga bota jonė fizike dhe ata nuk kanė kryer ndonjė vepėr tė keqe. Qi-ja e tyre tipike ėshtė ruajtur mirė.

Syri Qiellor i njė fėmije mbi moshėn gjashtė bėhet gjithnjė e mė e vėshtirė pėr t’u hapur, pėr shkak tė rritjes sė influencave nga jashtė ndėrsa ata rriten. Nė veēanti, edukimi jo i mirė, pėrkėdhelja e tepruar dhe humbja e moralit mund tė shkaktojnė humbjen e qi-sė tipike. E gjitha mund tė zhduket kur arrihet njė pikė e caktuar.

Ata njerėz qė e kanė humbur plotėsisht qi-nė tipike mund ta rifitojnė atė gradualisht nėpėrmjet kultivimit, por kjo merr njė kohė e gjatė dhe pėrpjekje tė lodhshme. Kėshtu pra qi-ja tipike ėshtė jashtėzakonisht e ēmuar.

Unė nuk rekomandoj qė Syri Qiellor i njė personi tė hapet nė nivelin e Shikimit Qiellor, sepse njė praktikues me fuqi gongu tė ulėt do tė humbte mė shumė energji se sa ai akumulon nėpėrmjet kultivimit ndėrsa sheh objektet.

Syri Qiellor mund tė mbyllej pėrsėri nėqoftėse shumė nga energjia thelbėsore humbet. Me t’u mbydhur nuk do tė jetė e lehtė tė hapet pėrsėri. Kėshtu unė zakonisht e hap Syrin Qiellor pėr njerėzit nė nivelin e Shikimit tė Menēurisė.

Pavarėsisht sa i qartė apo jo i qartė ėshtė shikimi i njė kultivuesi, ai apo ajo do tė mund tė shikojė objekte nė dimensione tė tjera. Pėrderisa njerėzit ndikohen nga cilėsitė e tyre tė lindura, disa shikojnė qartė, disa shikojnė me hope dhe disa tė tjerė nuk shohin qartė.

Por tė paktėn ju do tė mund tė shihni dritė. Kjo do e ndihmojė njė kultivues qė tė pėrparojė drejt niveleve tė larta. Ata qė nuk mund tė shikojnė qartė do tė mund ta korigjojnė kėtė nėpėrmjet kultivimit.

Njerėzit qė kanė pak qi tipike i shohin pamjet vetėm nė bardhė e zi nėpėrmjet Syrit Qiellor. Syri Qiellor i njė personi i cili ka relativisht mė shumė qi tipike do tė mund tė shohė skena me ngjyra dhe mė qartė. Sa mė shumė qi tipike, aq mė e madhe qartėsia. Por ēdo individ ėshtė i veēantė.

Disa njerėz kanė lindur me Syrin Qiellor tė hapur, ndėrsa tė tjerė mund ta kenė tė bllokuar keq. Kur Syri Qiellor ėshtė duke u hapur, imazhi ėshtė i ngjashėm me ēeljen e njė luleje qė hapet shtresė pas shtrese. Ju nė fillim do tė zbuloni se gjatė meditimit ka ndriēim nė zonėn e Syrit Qiellor.

Nė fillim ndriēimi nuk ėshtė dhe aq i shndritshėm, ndėrsa mė pas kthehet nė ngjyrė tė kuqe. Syri Qiellor i disa njerėzve ėshtė i mbyllur keq, kėshtu reagimet fizike nė fillim mund tė jenė mjaft tė forta.

Kėta njerėz do tė ndjejnė tkurrje tė muskujve rreth kanalit kryesor dhe pikės sė akupunkturės Shangen, sikur po shtypeshin dhe futeshin nga brenda. Tėmthat dhe balli i tyre do tė fillojė t’i duket sikur po i enjtet dhe dhembė. Njė person Syri Qiellor i tė cilit hapet me lehtėsi mund tė shikojė ngandonjėherė ndonjė gjė.

Gjatė klasave tė mia, disa njerėz pa e ditur shikojnė Fashen tė mi. Ata zhduken kur ata pėrpiqen tė shikojnė, sepse kėta persona nė kėtė rast po pėrdorin sytė e tyre fizikė.

Kur ju shikoni ndonjė gjė me sytė mbyllur, pėrpiquni tė qėndroni nė atė gjendje tė pari dhe ju gradualisht do t’i shikoni gjėrat mė qartė. Nėqoftėse ju doni tė shikoni mė nga afėr, ju nė fakt do tė kaloni nė sytė tuaj dhe do tė pėrdorni nervat optikė. Ju atėherė nuk do tė mund tė shihni gjė.

Dimensionet qė shihen nga Syri Qiellor ndryshojnė nė pėrshtatje me nivelin e Syrit Qiellor tė personit. Disa qendra kėrkimi shkencor nuk arrijnė ta kuptojnė kėtė parim, duke i ndaluar disa eksperimente qigongu qė tė arrijnė rezultatet e duhura.

Ngandonjėherė, disa eksperimente arrijnė bile konkluzione tė kundėrta. Pėr shembull, njė institut zhvilloi njė metodė pėr tė testuar aftėsitė supernormale. Ata i pyetėn mjeshtrit qigong tė shikonin pėrmbajtjen e njė kutie tė mbyllur.

Pėr shkak se nivelet e Syrit Qiellor tė kėtyre mjeshtėrve janė tė ndryshėm, pėrgjigjet e tyre janė tė ndryshme. Stafi kėrkimor e konsideroi atėherė Syrin Qiellor si tė paqenė dhe si njė koncept tė gabuar.

Dikush me Sy Qiellor tė njė niveli tė ulėt zakonisht do tė ketė rezultate mė tė mira nė kėto lloj eksperimenti, sepse Syri Qiellor i tij ėshtė i hapur nė nivelin e Shikimit Qiellor—njė nivel i pėrshtatshėm vetėm pėr tė parė objekte nė kėtė dimension fizik.

Kėshtu njerėzit qė nuk e kuptojnė Syrin Qiellor mendojnė se kėta njerėz kanė aftėsitė mė tė mėdha supernormale. Tė gjitha objektet, organike apo inorganike, shfaqen nė forma dhe mėnyra tė ndryshme nė dimensione tė ndryshme. Pėr shembull, sapo qė njė gotė prodhohet, nė njė dimension tjetėr njė trup inteligjent fillon tė ekzistojė.

Pėr mė tepėr, para se tė ekzistojė si ky trup ai mund tė ketė qenė njė gjė tjetėr. Kur Syri Qiellor ėshtė nė nivelin e tij mė tė ulėt, personi do tė shikojė gotėn. Nė njė nivel tė lartė, personi do tė shohė trupin qė ekziston nė dimensionin tjetėr. Nė njė nivel akoma mė tė lartė, personi do tė shohė formėn materiale para ekzistencės sė atij trupi inteligjent.

(3) Shikimi nė Distancė

Pas hapjes sė Syrit Qiellor, aftėsia supernormale e Shikimit nė Distancė shfaqet pėr shumė persona dhe ata janė nė gjendje tė shikojnė objekte mijėra milje larg. Secili individ ka dimensionet e tij. Nė ato dimensione ai ėshtė i madh sa dhe njė univers.

Brenda njė dimensioni tė caktuar, ai ka njė pasqyrė para ballit, megjithėse ajo ėshtė e padukshme nė dimensionin tonė. Tė gjithė e kanė kėtė pasqyrė, por pasqyra e njė personi qė nuk praktikon ėshtė e kthyer nga brenda.

Pėr praktikuesit, kjo pasqyrė kthehet nga jashtė ngadalė. Me t’u kthyer nga jashtė, pasqyra mund tė pasqyrojė atė qė praktikuesi dėshiron qė tė shikojė. Nė dimensionin e tij ai ėshtė mjaft i madh. Pėrderisa trupi i tij ėshtė mjaft i madh, edhe pasqyra e tij po ashtu ėshtė e madhe.

Ēfarėdo qė kultivuesi dėshiron tė shikojė mund tė reflektohet nė pasqyrė. Megjithėse pamja ėshtė kapur, ai pėrsėri nuk mund ta shikojė, sepse imazhi duhet tė qėndrojė nė pasqyrė pėr njė sekondė.

Pasqyra kthehet dhe e lejon atė tė shohė objektet e reflektuara. Pastaj kthehet nga jashtė pėrsėri, kthehet mbrapsht shpejt, dhe kthehet parsh e mbrapsht papushim. Filmat kinematografikė lėvizin me njėzet e katėr poza nė sekondė pėr tė prodhuar lėvizje tė vazhdueshme.

Shpejtėsia me tė cilėn kthehet pasqyra ėshtė shumė mė e shpejtė se ajo, dhe imazhet duken tė vazhdueshme dhe tė qarta. Ky ėshtė Shikimi nė Distancė—parimi i Shikimit nė Distancė ėshtė kaq i thjeshtė. Kjo ka qenė shumė sekret, por unė e kam zbuluar nė pak rreshta.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Falun Gong

Mesazh  Neo prej 07.08.08 23:57

(4) Dimensionet

Sipas pikėpamjes sonė, dimensionet janė mjaft tė komplikuara. Njerėzimi njeh vetėm dimensionin ku ata ekzistojnė aktualisht, ndėrsa dimensione tė tjera nuk janė eksploruar apo zbuluar akoma.

Pėrsa i pėrket dimensioneve tė tjera, ne mjeshtrit qigong kemi parė plot nivele dimensionesh. Edhe kėto mund tė shpjegohen teorikisht, megjithėse mbeten tė paprovuara nga shkenca.

Megjithėse disa njerėz nuk e pranojnė ekzistencėn e disa gjėrave, ato janė shfaqur nė fakt nė dimensionin tonė. Pėr shembull, ėshtė vendi qė quhet Trekėndėshi i Bermudės (Trekėndėshi i Djallit). Disa anije dhe avionė janė zhdukur nė atė zonė e kanė dalė vite mė vonė. Askush nuk e shpjegon dot pse, sepse asnjė nuk ka shkuar pėrtej kufijve tė mendimit dhe teorive njerėzore.

Nė fakt, Trekėndėshi ėshtė portė pėr njė dimension tjetėr. Ndryshe nga portat tona tė zakonshme qė kanė pozicion tė pandryshueshėm ajo ėshtė nė njė gjendje tė ndryshueshme. Anija mund tė futet me lehtėsi nė dimensionin tjetėr kur ėshtė duke kaluar kur porta qėllon tė jetė e hapur. Njerėzit nuk mund t’i ndjejnė ndryshimet ndėrmjet dimensioneve dhe mund tė hyjnė nė dimensionin tjetėr menjėherė.

Ndryshimi hapėsirė-kohė ndėrmjet atij dimensioni dhe tonit nuk mund tė shprehet me milje—njė distancė prej mijėra miljesh mund tė jetė njė pikė kėtu, domethėnė, ato mund tė ekzistojnė nė tė njėjtin vend dhe nė tė njėjtėn kohė. Anija lėkundet pėr njė moment dhe del pėrsėri jashtė pa dashje.

Por dekada kanė kaluar nė kėtė botė, meqenėse koha ėshtė e ndryshme nė dy dimensionet. Gjithashtu ekzistojnė botė tė veēanta nė ēdo dimension.

Ka ngjashmėri me modelet e strukturave tona tė atomeve ku njė sferė lidhet me njė tjetėr me anė tė njė filli dhe kjo ndodh pėr shumė sfera dhe fije; ėshtė shumė komplekse.

Njė pilot britanik po kryente njė mision katėr vjet para Luftės sė Dytė Botėrore. Nė mes tė fluturimit ai hyri nė njė stuhi tė madhe. Duke pėrdorur eksperiencėn e tij tė mėparshme, ai mundi tė gjente njė aeroport tė braktisur. Nė momentin qė aeroporti iu shfaq para syve, iu shfaq njė pamje krejt tjetėr: Krejt papritur ishte diell e pa re, sikur tė kish dalė nga njė botė tjetėr.

Avionėt nė aeroport ishin ngjyrė tė verdhė dhe njerėzit nė tokė ishin tė zėnė me punė. Ai mendoi se kjo ishte shumė e ēuditshme! Askush nuk e vuri re kur zbriti; bile as kulla e kontrollit nuk e kontaktoi. Piloti vendosi pastaj tė iki meqenėse qielli ishte pastruar.

Ai fluturoi pėrsėri dhe kur ishte nė tė njėjtėn distancė kur kishte parė aeroportin momente mė parė, ai pėrsėri hyri nė njė stuhi. Mė nė fund ai ja arriti tė kthehesh. Ai e raportoi kėtė ngjarje dhe bile e shkroi dhe nė rekordet e fluturimit. Por superiorėt nuk e besuan.

Katėr vjet mė vonė plasi Lufta e Dytė Botėrore dhe ai u transferua nė atė aeroportin e braktisur. Atij menjėherė iu kujtua se ishte pikėrisht e njėjta skenė qė ai kish parė katėr vjet mė parė.

Tė gjithė ne mjeshtrit qigong dimė ta shpjegojmė kėtė. Ai bėri para kohe atė qė ai do tė bėnte katėr vjet mė vonė. Para se tė fillonte aksioni i parė, ai kishte shkuar atje dhe kishte luajtur rolin e tij qė mė pėrpara. Pastaj gjėrat u kthyen nė radhėn e duhur.

5. Trajtimet qigong dhe trajtimet spitalore

Kur flasim teorikisht, trajtimet qigong janė plotėsisht tė ndryshme nga trajtimet e bėra nga spitalet. Trajtimet perėndimore pėrdorin metodat e shoqėrisė njerėzore. Megjithėse kanė mėnyra si teste laboratorike dhe ekzaminime radioskopie, ata mund tė shohin vetėm burimet e sėmundjes nė kėtė dimension dhe nuk mund tė shohin shkaqet themelore qė ekzistojnė nė dimensione tė tjera.

Kėshtu ata nuk arrijnė tė kuptojnė shkakun e sėmundjes. Mjekimi mund tė heqė origjinėn e sėmundjes sė pacientit (qė quhet patogjen nga mjekėt perėndimorė dhe karma nė qigong) nėqoftėse ai apo ajo nuk ėshtė e sėmurė rėndė.

Mjekimi do tė jetė pa efekt nė rast se sėmundja ėshtė e rėndė, sepse pacienti mund tė mos jetė nė gjendje tė durojė rritjen e dozave. Jo tė gjitha sėmundjet janė tė kushtėzuara nga ligjet e kėsaj bote. Disa sėmundje janė shumė serioze dhe i kalojnė kufijtė e kėsaj bote, duke i bėrė spitalet tė paafta t’i kurojnė ato.

Mjekėsia kineze ėshtė shkenca mjekėsore tradicionale nė vendin tonė. Ėshtė e pandarė nga aftėsitė supernormale tė zhvilluara nėpėrmjet kultivimit tė trupit njerėzor. Njerėzit nė lashtėsi i kushtonin vėmendje tė veēantė kultivimit tė trupit njerėzor.

Shkolla Konfucit, Shkolla Dao, Shkolla Budės—bile dhe nxėnėsit e Konfucionizmit—tė gjithė e konsideronin tė rėndėsishme meditimin. Tė qėndruarit nė meditim konsiderohej aftėsi. Megjithėse ata nuk kryenin ushtrime, me kalimin e kohės ata prapėseprapė zhvillonin gong dhe aftėsi supernormale.

Pse akupunktura kineze mund tė zbulonte meridianėt e trupit tė njeriut kaq qartė? Pse nuk lidhen pikat e akupunkturės horizontalisht? Pse nuk janė ato tė kryqėzuara dhe pse lidhen ato vertikalisht? Si u arrit tė skicoheshin ato me kaq saktėsi?

Njerėzit modernė me aftėsi supernormale mund tė shikojnė me sy tė njėjtat gjėra qė kishin pėrshkruar ata mjekėt kinezė. Kjo pėr arsye se mjekėt e famshėm antikė kinezė nė pėrgjithėsi kishin aftėsi supernormale. Nė historinė e Kinės, Li Shizhen, Sun Simiao, Bian Que, dhe Hua Tuo ishin tė gjithė nė fakt mjeshtėr qigongu me aftėsi supernormale.

Kur u pėrcoll deri nė kėtė ditė, Mjekėsia Kineze humbi komponentin e saj tė aftėsive supernormale dhe ka ruajtur vetėm teknikėn e trajtimit. Nė tė kaluarėn, mjekėt kinezė pėrdornin sytė e tyre (me aftėsi supernormale) pėr tė diagnostikuar sėmundjet.

Mė vonė, ata gjithashtu zhvilluan njė metodė tė matjes sė pulsit. Nėqoftėse aftėsitė supernormale do t’i shtoheshin pėrsėri metodave kineze tė trajtimit, mund tė thonim se Mjekėsia Perėndimore nuk do mund ta arrinte Mjekėsinė Kineze dhe pėr shumė vjet.

Trajtimet qigong eliminojnė shkakun themelor tė sėmundjes. Unė e konsideroj sėmundjen si njė tip karme dhe tė trajtosh sėmundje do tė thotė tė ndihmosh tė zvogėlosh karmėn.

Disa mjeshtėr qigongu i trajtojnė sėmundjet duke pėrdorur metodėn e lėshimit dhe rritjes sė qi-sė qė tė ndihmojnė pacientėt tė eliminojnė qi-nė e zezė. Nė njė nivel shumė tė ulėt kėta mjeshtėr lėshojnė qi tė zezė, megjithatė ata nuk e dinė shkakun e qi-sė sė zezė.

Kjo qi e zezė do tė kthehet dhe sėmundja do tė pėrsėritet. E vėrteta ėshtė se qi-ja e zezė nuk ėshtė shkaku i sėmundjes—ekzistenca e qi-sė sė zezė vetėm e bėn pacientin tė mos ndjehet mirė. Shkaku themelor i sėmundjes sė pacientit ėshtė njė qenie inteligjente qė ekziston nė njė dimension tjetėr.

Shumė mjeshtėr qigongu nuk e dinė kėtė. Pėr shkak se ajo qenie inteligjente ėshtė e fuqishme, njerėzit nuk kanė aftėsinė ta prekin atė, dhe as nuk do tė guxonin ata ta bėnin njė gjė tė tillė. Mėnyra e trajtimit tė Falun Gong synon dhe fillon me atė qenien inteligjente, duke hequr shkakun rrėnjėsor tė sėmundjes.

Pėr mė shumė, njė mburojė vendoset nė atė zonė kėshtu qė sėmundja nuk do mund tė vijė pėrsėri.

Qigongu mund tė shėrojė sėmundje por nuk mund tė ndėrhyjė me kushtet e shoqėrisė njerėzore. Ai do tė ndėrhynte me kushtet e shoqėrisė njerėzore nėqoftėse do tė zbatohej nė njė shkallė tė gjerė dhe kjo nuk lejohet; edhe efektet e tij shėrues nuk do tė ishin mė tė mirė. Siē e dini, disa njerėz kanė hapur klinika qigongu diagnostifikuese, spitale qigongu dhe qendra rehabilitimi qigongu.

Trajtimet e tyre mund tė kenė qenė shumė efektive para se ata tė hapnin kėto biznese. Me tė hapur njė biznes pėr tė trajtuar sėmundje, efektiviteti bie. Kjo tregon se njerėzit nuk lejohen tė pėrdorin metoda supernormale pėr tė kryer funksionet e shoqėrisė njerėzore. Tė bėsh kėshtu sigurisht ul efektivitetin e tyre nė njė nivel aq tė ulėt sa edhe metodat e shoqėrisė njerėzore.

Njė person mund tė pėrdorė aftėsi supernormale pėr tė vėzhguar brenda njė trupi njeriu shtresė pas shtrese, e njėjtė si dhe metoda mjekėsore e analizės qė e vėzhgon trupin me prerje kryq tėrthor. Indet e buta dhe ēdo pjesė tjetėr trupi mund tė shihet.

Megjithėse skanimi CAT ėshtė i aftė tė shikojė qartė, prapėseprapė duhet pėrdorimi i njė makinerie pėr ta bėrė ketė; harxhon shumė kohė, pėrdor sasi tė madhe filmi dhe ėshtė i ngadaltė dhe i shtrenjtė. Nuk ėshtė aq i pėrshtatshėm apo i saktė sa aftėsitė supernormale tė njeriut.

Duke mbyllur sytė pėr tė bėrė njė skanim tė shpejtė, mjeshtrit qigong janė tė aftė tė shohin ēdo pjesė tė pacientit drejtpėrdrejt dhe qartė. A nuk ėshtė kjo teknologji e lartė? Kjo ėshtė bile mė e pėrparuar sesa ajo qė sot konsiderohet teknologji e lartė. Megjithatė kjo lloj aftėsie ekzistonte nė Kinėn e lashtė—ishte “teknologjia e lartė” e kohėve tė lashta.

Hua Tuo zbuloi njė tumor nė trurin e Cao Cao -s dhe donte ta bėnte operacion. Cao Cao e arrestoi Hua Tuo-n sepse ai nuk e besoi atė dhe e keqkuptoi sikur ai donte t’i bėnte keq. Cao Cao pėrfundimisht vdiq si rezultat i tumorit tė trurit. Shumė mjekė tė mėdhenj kinezė nė histori me tė vėrtetė qė kishin aftėsi supernormale. Pėr shkak se njerėzit nė shoqėrinė moderne ndjekin me zell gjėrat praktike, ata kanė harruar traditat e lashta.

Kultivimi ynė qigong i njė niveli tė lartė duhet tė riekzaminojė gjėrat e traditės, t’i trashėgojė dhe zhvillojė ato nėpėrmjet praktikes dhe t’i ripėrdorė ato pėr tė pėrfituar shoqėria njerėzore.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Falun Gong

Mesazh  Neo prej 07.08.08 23:59

6. Qigongu i Shkollės sė Budės dhe Budizmi

Shumė njerėz mendojnė kėshtu sapo ne pėrmendim qigongun e Shkollės sė Budės: Pėrderisa qėllimi i Shkollės sė Budės ėshtė tė kultivosh Budė, ata fillojnė ta lidhin me gjėrat e Budizmit. Kėshtu unė kėtu ju sqaroj me solemnitet se Falun Gong ėshtė qigong i Shkollės sė Budės.

Por ėshtė njė mėnyrė kultivimi e virtytshme dhe e madhe dhe nuk ka tė bėjė fare me Budizmin. Qigongu i Shkollės sė Budės ėshtė qigong i Shkollės sė Budės, ndėrsa Budizmi ėshtė Budizėm. Ato marrin rrugė tė ndryshme, megjithėse kanė tė njėjtin qėllim nė kultivim.

Ato janė shkolla tė ndryshme praktike me kėrkesa tė ndryshme. Unė pėrmenda fjalėn “Buda”, dhe unė do ta pėrmend kėtė pėrsėri mė vonė kur t’ju mėsoj praktikėn e niveleve tė larta. Vetė fjala nuk ka ndonjė nuancė paragjykimi.

Disa njerėz nuk e durojnė dot tė dėgjojnė fjalėn Buda dhe pretendojnė se ne shpėrndajmė paragjykime. Nuk ėshtė kėshtu. “Buda” hyri si term nga gjuha Sanskrit qė e ka origjinėn nga India. U pėrkthye nė gjuhėn kineze sipas shqiptimit dhe u quajt Fo Tuo.

Njerėzit e hoqėn fjalėn “Tuo” dhe mbajtėn “Fo”. E pėrkthyer nė gjuhėn kineze do tė thotė “I Pėrndrituri”—njė njeri i lartėsuar shpirtėrisht. (Referoju fjalorit Ci Hai. )

(1) Qigongu i Shkollės sė Budės

Sot pėr sot, dy lloje qigongu tė Shkollės sė Budės janė bėrė publikė. Njėri u nda nga Budizmi dhe ka nxjerrė shumė murgj tė shquar gjatė mijėrave viteve tė zhvillimit tė vet. Kur praktikuesit e tij kanė kultivuar njė nivel mjaft tė pėrparuar, mjeshtėr tė niveleve tė larta do tė vinė t’u mėsojnė atyre diēka kėshtu qė ata tė marrin mėsim tė vėrtetė nga nivele akoma mė tė larta.

Tė gjitha gjėrat e Budizmit trashėgoheshin ēdo herė tek njė individ. Vetėm kur njė murg i shquar tė ishte pranė fundit tė jetės sė tij, do t’ia kalonte ai gjėrat njė dishepulli, i cili do tė kultivonte sipas doktrinės Budiste, duke u pėrmirėsuar nė tėrėsi.

Ky tip qigongu dukej i lidhur ngushtė me Budizmin. Murgjit u pėrzunė nga tempujt mė vonė, domethėnė gjatė kohės sė Revolucionit tė Madh Kulturor. Kėto ushtrime atėherė u shpėrndanė tek njerėzit ku dhe u rritėn nė numėr.

Lloji tjetėr i qigongut ėshtė po ashtu i Shkollės sė Budės. Gjatė kohėrave, ky lloj nuk ka qenė kurrė pjesė e Budizmit. Ėshtė praktikuar gjithmonė fshehurazi, ose nė popull ose thellė nė male. Kėto lloj praktikash kanė veēorinė e tyre.

Ato duhet tė zgjedhin njė dishepull tė mirė—dikė me jashtėzakonisht shumė virtyt i cili ėshtė me tė vėrtetė i aftė tė kultivojė njė nivel tė lartė. Ky lloj personi shfaqet nė kėtė botė vetėm njė herė nė shumė, shumė vite. Kėto praktika nuk mund tė bėhen publike, sepse ato kėrkojnė mjaft karakter tė lartė dhe gongu i tyre zhvillohet me shpejtėsi.

Kėto lloj praktikash nuk janė tė pakta. E njėjta gjė ndodh dhe me Shkollėn e Daos. Qigongu Daoist, ndėrsa i pėrket e gjitha Shkollės sė Daos, ndahet mė tej nė Kunlung, Emei, Wudang, etj. Ka nėnndarje tė ndryshme brenda secilit grup dhe nėnndarjet janė mjaft tė ndryshme nga njeri tjetri. Ato nuk mund tė pėrzihen dhe tė praktikohen bashkė.

(2) Budizmi

Budizmi ėshtė njė sistem praktike kultivuese qė Sakiamuni arriti tė kuptonte vetė nė Indi mė shumė se dy mijė vjet mė parė dhe bazohet nė praktikėn e tij kultivuese origjinale. Mund tė pėrmblidhet nė tre fjalė: kanun, samadhi , menēuri.

Kanuni ėshtė pėr tė arritur qėllimin e samadhit. Budizmi nė fakt ka ushtrime megjithėse nuk e diskuton kėtė. Budistėt me tė vėrtetė bėjnė ushtrime kur ata ulen nė meditim dhe hyjnė nė gjendjen e qetėsisė. Kjo pėr shkak se energjia nga universi do fillojė tė mblidhet rreth trupit tė personit kur ai tė qetėsohet dhe pastrojė mendjen dhe kjo arrin efektin e kryerjes sė ushtrimeve qigong.

Rregullat e Kanunit nė Budizėm janė pėr tė hequr dorė nga tė gjitha dėshirat njerėzore dhe pastruar ēdo gjė qė njė njeri pėrndjek kėshtu qė murgu mund tė arrijė njė gjendje paqeje dhe qetėsie, duke e bėrė atė tė aftė tė hyjė nė Samadhi.

Njė person vazhdimisht pėrmirėson veten nė Samadhi, derisa ai sė fundi tė lartėsohet shpirtėrisht me shfaqjen e menēurisė. Ai do ta njohė atėherė universin dhe do tė shikojė tė vėrtetėn.

Sakiamuni bėnte vetėm tre gjėra ēdo ditė kur ai jepte mėsim: ai i mėsonte Dharma (kryesisht Dharmėn e njė Arhati) dishepujve tė tij, mbante njė tas pėr tė mbledhur lėmoshė (lypte pėr ushqim), dhe kultivonte nėpėrmjet qėndrimit nė meditim. Pasi Sakiamuni la kėtė botė, Brahmanizmi dhe Budizmi ranė nė luftė.

Kėto dy fe mė vonė u bashkuan nė njė tė quajtur Hinduizėm. Budizmi nuk ekziston mė nė Indi sot pėr shkak tė kėsaj. Budizmi Mahaiana u shfaq nga zhvillime dhe ndryshime tė mėvonshme dhe u pėrhap nė Kinėn e brendshme, ku ėshtė bėrė Budizmi i sotėm.

Budizmi Mahaiana nuk i falet Sakiamunit si themelues i vetėm—ėshtė njė besim nė shumė Buda. Beson nė shumė Tathagata , si Buda Amitaba, Buda Mjekėsisė, etj., dhe ka mė shumė kanune tani, ndėrsa qėllimi i kultivimit ėshtė bėrė mė i lartė. Nė kohėn e tij, Sakiamuni u mėsoi pak dishepujve Dharmėn e Bodisatvės .

Kėto mėsime mė vonė u riorganizuan dhe janė zhvilluar nė Budizmin Mahaiana tė sotėm, i cili ėshtė pėr tė kultivuar nė nivelin e Bodisatvės.

Tradita e Budizmit Theravada ėshtė ruajtur deri nė kėtė ditė nė Azinė Juglindore dhe ceremonitė kryhen duke pėrdorur aftėsi supernormale. Gjatė periudhės sė zhvillimit tė Budizmit, njė mėnyrė kultivimi u nda e krijoi degė nė rajonin e Tibetit tė vendit tonė dhe u quajt Tantrizmi Tibetan.

Njė mėnyrė tjetėr kultivimi u shpėrnda nė rajonin e Hanit nėpėrmjet Xinjiang dhe u quajt Tantrizmi Tang (ky u zhduk pasi Budizmi u shtyp gjatė viteve tė Huichang ). Njė degė tjetėr nė Indi u evolua nė joga.
Nuk mėsohen ushtrime nė Budizėm dhe qigongu nuk praktikohet. Kjo ndodh pėr tė ruajtur metodėn tradicionale tė kultivimit Budist. Ėshtė gjithashtu dhe njė arsye e rėndėsishme pse Budizmi ka zgjatur pėr mė shumė se dy mijė vjet pa u zhdukur.

Ai ka ruajtur nė mėnyrė tė natyrshme traditėn e vet pikėrisht sepse nuk ka pranuar ndonjė gjė tė huaj. Nė Budizėm ka mėnyra tė ndryshme pėr tė kultivuar. Budizmi Theravada fokusohet nė vet-shpėtim dhe vet-kultivim; Budizmi Mahaiana ka evoluar dhe i ofron shpėtim si vetes ashtu dhe tė tjerėve—shpėtim tė gjitha qenieve.

7. Mėnyra kultivimi tė virtytshme dhe mėnyra tė kėqija

(1) Mėnyrat Anėsore (Pangmen Zuodao)

Mėnyrat Anėsore quhen gjithashtu Mėnyra Jo Konvencionale Kultivimi (Qimen). Mėnyra kultivimi qigong tė ndryshme ekzistonin para se tė krijoheshin fetė. Ka shumė praktika jashtė feve qė janė pėrhapur nė popull. Shumica e tyre nuk kanė parime sistematike dhe kėshtu nuk janė bėrė sisteme kultivimi tė plota.

Megjithatė, Mėnyrat Kultivuese Jo Konvencionale kanė metodat e tyre sistematike, tė plota dhe veēanėrisht rigoroze dhe ato gjithashtu janė tė pėrhapura nė popull. Kėto sisteme praktikash quhen zakonisht Mėnyra Anėsore. Pse quhen ato kėshtu? Pangmen fjalė pėr fjalė do tė thotė “derė anėsore”; dhe Zuodao do tė thotė “mėnyra tė tėrthorta”.

Njerėzit i quajnė si mėnyrat kultivuese tė Shkollės sė Budės dhe asaj tė Daos si tė drejtpėrdrejta, dhe gjithė tė tjerat si mėnyra anėsore apo mėnyra kultivimi tė kėqija. Nė fakt, nuk ėshtė kėshtu. Mėnyrat Anėsore janė praktikuar nė mėnyrė tė fshehtė gjatė historisė, duke qenė se i mėsoheshin ēdo herė vetėm njė dishepulli. Ato nuk lejoheshin tė tregoheshin nė publik.

Me t’u bėrė tė njohura, njerėzit nuk do t’i kuptonin ato siē duhet. Edhe praktikuesit e tyre thonė se ata nuk janė as tė Shkollės sė Budės e as tė Daos. Parimet e kultivimit tė mėnyrave jo konvencionale kanė kritere tė rrepta karakteri. Ato kultivojnė sipas natyrės sė universit, duke predikuar kryerjen e veprave tė mira dhe ruajtjen e karakterit.

Mjeshtrit e shumė arritur nė kėto praktika tė gjithė kanė aftėsi tė veēanta dhe disa nga teknikat e tyre tė veēanta janė tė fuqishme. Unė kam takuar tre mjeshtėr shumė tė zotė nga Mėnyrat Kultivuese Jo Konvencionale tė cilėt mė mėsuan disa gjėra qė nuk mund tė gjenden as nė Shkollėn e Budės e as nė atė tė Daos.

Kėto gjėra ishin tė gjitha mjaft tė vėshtira pėr t’u praktikuar gjatė procesit tė kultivimit, kėshtu gongu i pėrftuar ishte i veēantė. Nė kontrast me kėtė, kriteret e rrepta tė karakterit u mungonin disa prej tė ashtuquajturave mėnyra kultivimi tė Shkollės sė Budės dhe Daos dhe si rezultat praktikuesit e tyre nuk mund tė kultivojnė njė nivel tė lartė.

Kėshtu ne duhet ta shikojmė ēdo metodė kultivuese me objektivitet.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Falun Gong

Mesazh  Neo prej 08.08.08 0:02

(2) Qigongu i Arteve Marciale

Qigongu i Arteve Marciale ka lindur nga njė histori e gjatė. Duke pasur sistemin e vet tė plotė tė teorive dhe metodave kultivuese, ka formuar njė sistem tė pavarur.

Megjithatė tė themi tė vėrtetėn, ai vetėm shfaq aftėsi supernormale qė krijohen nga kultivim i brendshėm nė nivelin mė tė ulėt. Tė gjitha aftėsitė supernormale qė shfaqen nė kultivimin e artet marciale shfaqen gjithashtu nė kultivimin e brendshėm.

Kultivimi arteve marciale fillon gjithashtu me kryerjen e ushtrimeve me qi. Pėr shembull, kur godet njė copė shkėmb, nė fillim praktikuesit tė arteve marciale i duhet tė rrotullojė krahėt tė lėvizė qi. Me kalimin e kohės qi-ja e tij do tė ndryshojė natyrė dhe kthehet nė masė energjie qė shfaqet si ekzistencė nė formėn e dritės.

Nė kėtė pikė gongu i tij do fillojė tė funksionojė. Gongu ka inteligjencė sepse ėshtė njė materie e pėrpunuar. Ekziston nė njė dimension tjetėr dhe kontrollohet nga mendimet qė lindin nė tru. Kur sulmohet, praktikuesit tė arteve marciale nuk i duhet tė lėvizė qi; gong do tė vijė veē me njė mendim.

Gjatė kohės sė kultivimit gongu i tij do tė forcohet vazhdimisht, me grimcat qė do vinė duke u bėrė mė tė imta dhe energjinė qė do vijė duke u rritur. Aftėsitė e Pėllėmbės sė Hekurt dhe Pėllėmbės Mėrkuri do tė shfaqen. Siē e shohim nė filma, revista dhe shfaqje televizive, aftėsitė e Mburojės sė Kambanės sė Artė dhe Kėmishės sė Hekurt janė shfaqur vitet e fundit.

Kėto dalin nga praktika e njėkohshme e kultivimit tė brendshėm dhe kultivimit tė arteve marciale. Ato vijnė nga kultivimi i brendshėm dhe i jashtėm nė tė njėjtėn kohė. Qė tė bėjė kultivim tė brendshėm, njė person duhet tė vlerėsojė virtytin dhe tė kultivojė karakterin e tij. E shpjeguar nga njė kėnd teorik, kur aftėsia e personit arrin njė nivel tė caktuar, gongu do tė dalė nga brenda trupit jashtė.

Do tė kthehet nė njė mburojė mbrojtėse pėr shkak tė densitetit tė lartė qė ka. Pėrsa i pėrket parimeve, dallimi mė i madh ndėrmjet arteve marciale dhe kultivimit tonė tė brendshėm qėndron nė faktin se artet marciale kryhen me lėvizje tė fuqishme dhe praktikuesit nuk hyjnė nė qetėsi meditimi.

Ngaqė nuk hyhet nė qetėsi kjo e bėn qi-nė tė rrjedhė nėn lėkurė dhe kalojė nėpėr muskuj nė vend qė tė rrjedhė nė dantian tė personit. Kėshtu ata nuk kultivojnė jetė dhe as janė nė gjendje ta bėjnė kėtė.

(3) Kultivimi i anasjelltė dhe marrja hua e gongut

Disa njerėz nuk kanė praktikuar kurrė qigong. Pastaj papritmas ata marrin gong brenda natės dhe kanė mjaft energji tė fortė dhe bile mund tė shėrojnė sėmundjet e tė tjerėve. Njerėzit i quajnė ata mjeshtėr qigongu dhe ata gjithashtu u japin mėsim tė tjerėve.

Disa prej tyre, pavarėsisht nga fakti se ata kurrė nuk kanė mėsuar qigong apo vetėm kanė mėsuar pak lėvizje, u mėsojnė njerėzve gjėra qė i kanė ndryshuar pak. Ky lloj personi nuk ėshtė i kualifikuar tė jetė mjeshtėr qigongu. Ai apo ajo nuk kanė ēfarė t’u mėsojnė tė tjerėve.

Ēfarė ata u mėsojnė tė tjerėve sigurisht nuk mund tė pėrdoret pėr tė kultivuar drejt njė niveli tė lartė; maksimumi qė mund tė bėjnė ėshtė tė ndihmojnė nė heqjen e sėmundjes e pėrmirėsimin e shėndetit. Nga vjen ky lloj gongu? Le tė flasim sė pari pėr kultivimin e anasjelltė.

Shprehja e njohur “kultivim i anasjelltė” i pėrket atyre njerėzve tė mirė qė kanė karakter jashtėzakonisht tė mirė. Ata janė zakonisht tė moshuar mbi pesėdhjetė vjeē. Nuk ka kohė tė mjaftueshme pėr ta pėr tė kultivuar nga fillimi, sepse nuk ėshtė e lehtė tė takosh mjeshtėr tė mirė qė tė mėsojnė ushtrime qigongu qė kultivojnė si mendjen dhe trupin.

Nė momentin qė ky person dėshiron tė kultivojė, mjeshtėr tė nivelit tė lartė do tė vendosin njė pjesė shumė tė madhe gongu mbi personin sipas bazės sė tij tė karakterit. Kjo mundėson kultivimin e anasjelltė, nga lart poshtė dhe kjo mėnyrė ėshtė shumė mė e shpejtė.

Nga njė dimension tjetėr, mjeshtrit e nivelit tė lartė kryejnė transformimin dhe vazhdimisht i shtojnė gong personit nga jashtė trupit tė tij; kėshtu ndodh sidomos kur personi po bėn trajtime sėmundjesh dhe formon njė fushė energjie. Gongu i dhėnė nga mjeshtrit rrjedh sikur tė kishte njė sistem tubash. Disa njerėz as qė e dinė nga vjen gongu. Ky quhet kultivim i anasjelltė.

Njė lloj tjetėr quhet “marrje hua e gongut” dhe ky nuk ka kufizime moshe. Njė qenie njerėzore ka njė Shpirtin Ndihmės (fu yishi) sė bashku me Shpirtin Kryesor (zhu yishi), dhe ai ėshtė zakonisht nė njė nivel mė tė lartė sesa Shpirti Kryesor. Shpirti Ndihmės i disa njerėzve ka arritur nivele kaq tė larta sa ata mund tė komunikojnė me qeniet e larta.

Kur kėta njerėz duan tė kultivojnė, edhe Shpirti i tyre Ndihmės dėshiron tė pėrmirėsojė nivelet e tij dhe do tė vihet nė kontakt menjėherė me ato qenie tė lartėsuara qė t’i marrė gong hua. Pasi gongu jepet hua ky person do ta marrė atė gjatė natės. Pasi tė marrė gongun, ai apo ajo do tė jetė i aftė tė trajtojė njerėz qė tė lehtėsojė dhimbjet e tyre.

Personi do tė pėrdorė metodėn e formimit tė njė fushe energjie. Ai apo ajo do tė mund t’i japė energji njerėzve nė mėnyrė individuale dhe t’u mėsojė disa teknika.

Njerėz si kėta zakonisht e fillojnė duke qenė tė mirė. Ngaqė ata kanė gong, ata bėhen tė njohur dhe fitojnė si famė ashtu dhe pėrfitim personal. Dėshirat pėr famė dhe fitim personal fillojnė e u zėnė njė vend tė konsiderueshėm nė mendje—mė shumė dhe se kultivimi.

Qė nga ai moment gongu fillon e i zvogėlohet duke u bėrė gjithnjė e mė i vogėl derisa sė fundi i zhduket plotėsisht.

(4) Gjuha kozmike

Disa njerėz papritmas kanė aftėsi tė flasin njė lloj gjuhe. Tingėllon mjaft rrjedhshėm kur shqiptohet, megjithatė nuk ėshtė gjuha e ndonjė shoqėrie njerėzore. Si quhet ajo? Quhet gjuhė qiellore.

Kjo gjė e quajtur “gjuhė kozmike” ėshtė nė fakt thjesht gjuha e atyre qenieve qė nuk janė shumė lart. Ky fenomen po ndodh tani pėr shumė praktikues qigongu nė vend; disa prej tyre bile mund tė flasin disa gjuhė tė ndryshme.

Sigurisht, gjuhėt e qytetėrimit tonė janė gjithashtu tė sofistikuara dhe ka mė shumė se njė mijė lloje. A konsiderohet gjuha kozmike njė aftėsi supernormale? Unė do tė thoja se nuk ėshtė e tillė. Nuk ėshtė njė aftėsi supernormale qė vjen prej teje dhe as nuk ėshtė njė lloj aftėsie qė tė jepet nga jashtė.

Pėrkundrazi, ėshtė manipulim nga krijesat e huaja. Kėto krijesa e kanė origjinėn nga njė nivel paksa tė lartė—tė paktėn mė lart se ai i njerėzimit. Ėshtė njeri prej kėtyre qė flet, ndėrsa personi qė flet gjuhėn kozmike shėrben vetėm si mjet. Shumė njerėz as e dinė vetė ēfarė po thonė. Vetėm ata qė kanė aftėsi tė lexojnė mendjet mund tė kenė njė kuptim tė pėrgjithshėm se ēfarė do tė thonė fjalėt.

Nuk ėshtė njė aftėsi supernormale por shumė njerėz qė flasin kėto gjuhė ndjehen superiorė dhe tė ngazėllyer sepse mendojnė qė ėshtė njė aftėsi supernormale. Nė fakt, dikush me Sy Qiellor tė nivelit tė lartė mund tė shohė me siguri njė krijesė tė gjallė qė flet nga diagonalisht lart nėpėrmjet gojės sė personit.

Ajo krijesė e mėson personin tė flasė njė gjuhė kozmike ndėrsa i kalon atij apo asaj ca energji tė veten. Megjithatė pas kėsaj ky person do tė jetė nėn kontrollin e tij, kėshtu kjo nuk ėshtė njė mėnyrė e virtytshme kultivimi. Megjithėse ajo krijesė ėshtė nė njė dimension pak mė tė lartė, nuk ėshtė kultivim i njė mėnyre tė virtytshme.

Prandaj nuk din si tė mėsojė kultivuesit qė tė mbahen tė shėndetshėm apo tė shėrojnė sėmundje. Pėr pasojė, pėrdor kėtė mėnyrė pėr tė nxjerrė jashtė energji nėpėrmjet tė folurit. Ngaqė shpėrndahet, kjo energji ka pak fuqi. Ėshtė efektive nė trajtimin e sėmundjeve tė vogla por dėshton me sėmundjet serioze. Budizmi thotė se ata sipėr nuk mund tė kultivojnė sepse ata nuk kanė vuajtje dhe mosmarrėveshje.

Pėr mė shumė, ata nuk mund ta kalisin veten dhe nuk mund tė pėrmirėsojnė nivelet e tyre. Kėshtu ata kėrkojnė mėnyra pėr tė ndihmuar njerėzit tė kenė shėndet me tė mirė dhe kėshtu tė ngrenė lart veten. Ja pėr ēfarė ėshtė tė folurit e gjuhės kozmike. Nuk ėshtė as aftėsi supernormale e as qigong.

(5) Zotėrimi nga shpirtrat

Tipi mė i dėmshėm i zotėrimit nga shpirtrat (futi) ėshtė ai nga njė krijesė e nivelit tė ulėt. Kjo shkaktohet prej kultivimit tė njė mėnyre tė keqe. Ėshtė me tė vėrtetė i dėmshėm pėr njerėzit dhe pasojat e zotėrimit tė njerėzve janė tė frikshme. Jo shumė kohė pas fillimit tė praktikės, disa njerėz jepen pas trajtimit tė pacientėve dhe pasurimit; ata mendojnė pėr kėto gjėra gjithė kohėn.

Kėta njerėz mund tė kenė qenė shumė tė mirė nė fillim apo mund tė kenė pasur njė mjeshtėr qė kujdesej pėr ta. Megjithatė, gjėrat prishen kur fillojnė tė mendojnė tė japin trajtime dhe pasurohen. Ata pastaj tėrheqin kėtė tip krijese. Megjithėse nuk ėshtė nė dimensionin tonė fizik ajo ekziston.

Ky lloj praktikuesi papritmas ndjen qė Syri Qiellor i hapet dhe ai ka tani gong, por nė fakt ėshtė shpirti zotėrues qė i kontrollon trurin. Reflekton mbi trurin e personit imazhet qė shikon, duke e bėrė atė tė besojė se i ėshtė hapur Syri Qiellor.

Syri Qiellor i personit nė fakt nuk ėshtė hapur aspak. Pse i jep shpirti apo kafsha zotėruese gong personit? Pse dėshiron ta ndihmojė atė? Sepse nė universin tonė kafshėve i ndalohet tė kultivojnė. Kafshėt nuk lejohen tė marrin njė kultivim tė virtytshėm sepse ata nuk dinė asgjė pėr karakterin dhe nuk mund ta pėrmirėsojnė veten.

Si rezultat, ata duan t’i ngjiten trupave njerėzorė dhe tė marrin esencėn njerėzore. Ka dhe njė rregull tjetėr nė kėtė univers, ky ėshtė: pa humbje nuk ka fitim. Kėshtu ata duan tė kėnaqin dėshirėn tuaj pėr famė e fitim personal.

Ata do t’ju bėjnė ju tė pasur dhe tė famshėm, por ata nuk do t’ju ndihmojnė pėr asgjė. Edhe ata duan tė marrin diēka: esencėn tuaj. Juve nuk do t’ju mbetet asgjė nė kohėn qė largohen nga ju dhe ju do tė bėheni shumė i dobėt apo si copė mishi.

Kjo shkaktohet nga karakteri juaj i degjeneruar. Njė mendje e mirė do tė mundė njėqind tė kėqija. Kur ti je i virtytshėm ti nuk do tė tėrheqėsh tė keqen. Me fjalė tė tjera, ji njė praktikues me dinjitet, largoju tė gjitha marrėzive dhe praktiko vetėm njė mėnyrė kultivimi tė virtytshme.

(6) Njė praktikė e virtytshme mund tė kthehet nė njė mėnyrė kultivimi tė keqe

Megjithėse sistemet e praktikės qė disa njerėz mėsojnė vijnė nga mėnyra kultivimi tė virtytshėm, njerėzit mund tė praktikojnė mėnyra tė kėqija nė fakt pa e ditur pėr shkak tė paaftėsisė pėr tė imponuar kėrkesa strikte ndaj vetes, mos kultivimit tė karakterit dhe nga mbajtja e mendimeve negative gjatė kryerjes sė ushtrimeve.

Pėr shembull, kur njė person po kryen ushtrimet atje nė pozicionin nė kėmbė apo nė meditim, mendjen e tij i ka nė fakt tek paratė, tė bėhet i famshėm, tek pėrfitimi personal apo “ai mė ka hyrė nė hak dhe ja tregoj unė atij pasi tė fitoj aftėsi supernormale”.

Apo ai po mendon pėr kėtė apo atė aftėsi supernormale duke i shtuar diēka shumė tė keqe praktikės sė tij dhe duke praktikuar nė fakt diēka tė keqe. Kjo ėshtė mjaft e rrezikshme sepse mund tė tėrheqė disa gjėra shumė negative, si krijesa tė nivelit tė ulėt.

Mbase personi as qė e din se i ka tėrhequr ato. Dėshira e tij ėshtė e fortė; ėshtė e papranueshme tė praktikosh kultivim me qėllim pėr tė pėrmbushur dėshira vetjake.

Ai nuk ėshtė i virtytshėm dhe as mjeshtri i tij nuk do tė mund ta mbrojė. Kėshtu praktikuesit duhet tė ruajnė karakterin rreptėsisht, duke mbajtur njė mendje tė virtytshme dhe duke mos dėshiruar asgjė. Tė veprosh ndryshe do tė shkaktojė probleme.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Falun Gong

Mesazh  Neo prej 08.08.08 0:07

KAPITULLI II
Falun Gong

Falun Gong e ka origjinėn nga Falun Xiulian Dafa nė Shkollėn e Budės. Ajo ėshtė njė nga metodat e veēanta tė qigongut tė Shkollės sė Budės, sidoqoftė ajo ka cilėsitė e veta dalluese qė e veēojnė atė nga mėnyrat e zakonshme kultivuese nė Shkollėn e Budės.

Ky sistem kultivimi ėshtė njė metodė kultivuese e veēantė dhe e fuqishme qė dikur kėrkonte qė kultivuesit tė kishin karakter jashtėzakonisht tė lartė dhe cilėsi tė lindur shumė tė mirė.

Me qėllim qė mė shumė praktikues tė pėrmirėsohen ndėrsa nė tė njėjtėn kohė plotėsojmė nevojat e njė numri tepėr tė madh praktikuesish tė dedikuar, unė e kam rizhvilluar dhe bėrė publike kėtė metodė kultivuese qė tashmė ėshtė e pėrshtatshme pėr popullatėn.

Pavarėsisht nga modifikimet, kjo praktikė pėrsėri ja kalon tej mase praktikave tė tjera, mėsimeve dhe niveleve tė tyre.

1. Funksioni i Falunit

Faluni i Falun Gong ka tė njėjtėn natyrė me gjithėsinė sepse ėshtė njė miniaturė e gjithėsisė. Kultivuesit e Falun Gong jo vetėm qė zhvillojnė shpejt aftėsitė e tyre supernormale dhe fuqinė e gongut, por gjithashtu zhvillojnė njė Falun jashtėzakonisht tė fuqishėm nė njė periudhė tė shkurtėr kohe.

Me tu zhvilluar, Falun i personit ekziston si njė njėsi inteligjente. Ai automatikisht rrotullohet pa pushim nė pjesėn e poshtme tė barkut tė praktikuesit duke thithur dhe transformuar vazhdimisht energji nga universi dhe mė nė fund duke shndėrruar energjinė nė trupin origjinal tė praktikuesit nė gong.

Si rrjedhim, efekti i “Ligji pėrpunon praktikuesin” arrihet. Kjo do tė thotė qė Falun vazhdimisht e pėrpunon kėtė person edhe kur ai apo ajo nuk bėn ushtrimet ēdo minutė. Kur rrotullohet nga brenda Falun i ofron shpėtim vetė personit.

Ai e bėn personin mė tė fortė dhe mė tė shėndetshėm, mė inteligjent dhe tė menēur, dhe e mbron praktikuesin nga devijimi. Ai gjithashtu mund ta mbrojė kultivuesin nga ndėrhyrjet e njerėzve me karakter tė ulėt. Duke u rrotulluar nga jashtė, Falun mund tė bėjė si shėrimin e sėmundjeve ashtu dhe eliminimin e tė kėqijave pėr tė tjerėt, duke korigjuar tė gjitha kushtet anormale.

Falun rrotullohet vazhdimisht nė pjesėn e poshtme tė barkut, nėntė herė nė drejtim akrepave tė orės dhe pastaj nėntė herė nė drejtim tė kundėrt. Kur rrotullohet sipas orės, thith energji me vrull nga universi dhe kjo energji ėshtė shumė e fuqishme.

Fuqia e tij rrotulluese bėhet mė e fuqishme sa mė shumė pėrmirėsohet fuqia e gongut tė personit. Kjo ėshtė njė gjendje qė nuk mund tė arrihet nga pėrpjekje tė qėllimshme duke hedhur qi mbi majėn e kokės.

Kur rrotullohet nė drejtim tė kundėrt tė akrepave tė orės, ēliron energji dhe i afron shpėtim tė gjitha qenieve, duke korigjuar gjendjet anormale. Njerėzit rreth praktikuesit pėrfitojnė. Nga tė gjitha praktikat qigong tė mėsuara nė vendin tonė, Falun Gong ėshtė e para dhe e vetmja metodė kultivuese qė ka arritur “Ligji pėrpunon praktikuesin”.

Falun ėshtė shumė i ēmuar dhe nuk mund tė shkėmbehet me asnjė shumė parash. Kur mjeshtri im mė dha Falun, ai mė tha qė Falun nuk duhet t’i jepet askujt tjetėr; edhe ata njerėz qė kanė kultivuar njė mijė vjet apo mė shumė duan ta kenė, por nuk munden.

Ky sistem kultivimi mund tė kalohet vetėm tek njė person pas njė kohe shumė, shumė tė gjatė, ndryshe nga ato qė i kalohen njė personi ēdo disa dekada. Prandaj Falun ėshtė jashtėzakonisht i ēmueshėm. Ai ėshtė akoma jashtėzakonisht i ēmueshėm edhe pse ne tani e kemi bėrė atė publik dhe ndryshuar pėr ta bėrė mė pak tė fuqishme.

Kultivuesit tė cilėt e kanė marrė atė janė nė gjysmėn e rrugės sė kultivimit tė tyre. E vetmja gjė qė mbetet pėr ju ėshtė qė tė pėrmirėsoni karakterin tuaj dhe njė nivel tepėr i avancuar ju pret. Natyrisht, njerėzit qė nuk janė tė paracaktuar nga fati mund tė ndalojnė sė kultivuari pasi kanė kultivuar pėr pak kohė dhe atėherė Faluni i tyre do tė pushojė sė ekzistuari.

Falun Gong ėshtė nga Shkolla e Budės, por ai e tejkalon sė tepėrmi qėllimin e Shkollės sė Budės: Falun Gong kultivon nė pėrputhje me gjithė universin. Nė tė kaluarėn, kultivimi nė Shkollėn e Budės pėrmendte vetėm parimet e Shkollės sė Budės, ndėrsa kultivimi nė Shkollėn e Daos vetėm adresonte parimet e Shkollės sė Daos. Asnjėra nuk shpjegonte me hollėsi universin nė nivel themelor.

Universi ėshtė i ngjashėm me qeniet njerėzore nė atė qė ai ka karakteristikėn e vet si dhe pėrbėrjen materiale. Kjo karakteristikė mund tė pėrmblidhet me tre fjalė: Zhen-Shan-Ren. Kultivimi nė Shkollėn e Daos e pėrqendron tė kuptuarit e tij tek Zhen: tė thuash tė vėrtetėn, tė bėsh veprime tė ndershme, tė kthehesh nė origjinė dhe nė veten e vėrtetė dhe sė fundi tė bėhesh njė njeri i vėrtetė.

Kultivimi nė Shkollėn e Budės pėrqendrohet nė Shan: duke zhvilluar mirėsi tė madhe dhe duke i ofruar shpėtim tė gjitha qenieve. Mėnyra jonė e kultivimit kultivon Zhen, Shan dhe Ren njėkohėsisht, duke kultivuar drejtpėrdrejt nė pėrputhje me karakteristikėn themelore tė universit dhe si rrjedhim duke i asimiluar praktikuesit me universin.

Falun Gong ėshtė njė sistem kultivimi i mendjes dhe i trupit; kur fuqia e gongut dhe karakteri e njė praktikuesi kanė arritur njė nivel tė caktuar, ai apo ajo pa diskutim do arrijė nė kėtė botė si Lartėsimin Shpirtėror (gjendjen e ēlirimit tė Gongut (kaigong)) ashtu dhe njė trup qė nuk prishet kurrė.

Nė pėrgjithėsi, Falun Gong ndahet nė: Ligj nė Botėn Trefishe dhe Ligj Pėrtej Botės Trefishe, tė cilat pėrfshijnė shumė nivele. Unė shpresoj se tė gjithė praktikuesit e devotshėm do tė kultivojnė me vendosmėri dhe vazhdimisht tė pėrmirėsojnė karakterin e tyre me qėllim qė tė arrijnė Konsumimin .

2. Pėrbėrja e Falunit

Falun i Falun Gong ėshtė njė trup rrotullues inteligjent prej substancash energjie tė lartė. Ai rrotullohet sipas radhės sė tė gjitha lėvizjeve tė mėdha tė kozmosit. Nė njė farė kuptimi, Falun ėshtė njė miniaturė e universit.

Nė qendėr tė Falun gjendet svastika, simbol i Shkollės sė Budės, (nė Sanskrit, svastika do tė thotė “grumbullim e tė gjithė fatit tė mire” (referoju fjalorit Ci Hai), e cila ėshtė thelbi i Falunit.

Ngjyra e tij ėshtė e afėrt me tė verdhėn e floririt dhe fusha ėshtė e kuqe e ndezur. Ngjyra e sfondit e rrethit tė jashtėm ėshtė portokalli. Katėr simbole Taiji dhe katėr svastika tė Shkollės sė Budės janė vendosur nė mėnyrė alternative nė tetė drejtime. Taiji qė ka ngjyrė tė kuqe dhe tė zezė i pėrket Shkollės Dao, ndėrsa Taiji qė kanė ngjyrė tė kuqe dhe blu i pėrkasin Shkollės sė Madhe Primordiale tė Daos.

Edhe katėr svastikat e vogla janė gjithashtu tė verdha si floriri. Ngjyra e sfondit e Falunit ndryshon me radhė nga e kuqe nė portokalli, tė verdhė, tė gjelbėr, tė kaltėr, blu dhe manushaqe. Kėto janė ngjyra jashtėzakonisht tė bukura (shih foton me ngjyra nė fillim tė librit).

Ngjyrat e svastikės, , nė qendėr dhe tė Taiji-ve nuk ndryshojnė. Kėto svastika, , me madhėsi tė ndryshme rrotullohen rreth vetes ashtu si dhe Falun. Falun ėshtė i rrėnjosur nė univers. Universi rrotullohet, tė gjitha galaksitė rrotullohen po ashtu dhe Falun rrotullohet.

Ata Syri Qiellor i tė cilėve ėshtė hapur nė nivele tė ulėta, mund tė shohin Falun qė rrotullohet si njė ventilator; ata, Syri Qiellor i tė cilėve ėshtė hapur nė nivele mė tė larta mund tė shohin imazhin e plotė tė Falun, i cili ėshtė jashtėzakonisht i bukur dhe i shndritshėm dhe kjo i inkurajon praktikuesit qė tė kultivojnė me vendosmėri dhe tė pėrparojnė mė shpejt.

3. Karakteristikat e kultivimit Falun Gong

(1) Ligji pėrpunon praktikuesin

Njerėzit qė praktikojnė Falun Gong do tė mund jo vetėm qė tė zhvillojnė shpejt fuqinė e gongut dhe aftėsitė supernormale tė tyre, por gjithashtu tė pėrftojnė njė Falun nėpėrmjet kultivimit.

Falun mund tė formohet nė njė periudhė kohe tė shkurtėr dhe me t’u formuar ėshtė shumė i fuqishėm. Ai mund tė mbrojė praktikuesit nga devijimi si dhe nga ndėrhyrja e njerėzve me karakter tė ulėt.

Parimet e Falun Gong janė plotėsisht tė ndryshme nga ato tė metodave kultivuese konvencionale. Kjo pėr arsye se pasi formohet Faluni, ai rrotullohet pa pushim vetė; ekziston nė formėn e njė trupi inteligjent, qė mbledh vazhdimisht energji nė pjesėn e poshtme tė barkut tė praktikuesit. Falun automatikisht thith energji nga universi duke u rrotulluar.

Falun arrin qėllimin e “Ligji pėrpunon praktikuesin” pikėrisht sepse ai rrotullohet pa ndalim, qė do tė thotė se Falun kultivon njerėzit vazhdimisht edhe kur ata nuk bėjnė ushtrimet gjithė kohėn. Siē e dini tė gjithė, njerėzit duhet tė punojnė gjatė ditės dhe tė pushojnė natėn.

Kjo i lė pak kohė ushtrimeve. Tė mendosh pėr bėrjen e ushtrimeve gjatė gjithė kohės sigurisht nuk do i shėrbejė qėllimit tė bėrjes sė ushtrimeve pa ndalesė 24 orė nė ditė. Qėllimi pėr t’u ushtruar gjithė ditėn nuk mund tė arrihet nga asnjė metodė tjetėr.

Megjithatė Falun rrotullohet pa ndalim dhe kur rrotullohet nga brenda ai thith njė sasi tė madhe qi-je (forma fillestare e ekzistencės sė energjisė). Ditė dhe natė, Falun vazhdon ta ruajė dhe ta transformojė qi-nė e thithur nė ēdo vendndodhje tė Falunit.

Ajo shndėrron qi-nė nė substanca tė nivelit tė lartė, duke e ndryshuar atė pėrfundimisht nė gong nė trupin e kultivuesit. Kjo ėshtė ajo qė quhet “Ligji pėrpunon praktikuesin”. Kultivimi i Falun Gong ėshtė krejtėsisht ndryshe nga tė gjitha sistemet e praktikave tė tjera apo metodave kultivuese qigong, tė cilat kultivojnė dan .

Tipari kryesor i Falun Gong ėshtė se ajo kultivon Falun nė vend tė dan. Deri mė sot tė gjitha metodat kultivuese qė janė bėrė publike, pavarėsisht nga shkolla apo mėnyra kultivuese nga tė cilat kanė ardhur—qofshin ato degė tė Budizmit apo Taoizmit, tė Shkollės Budės apo Daos, apo tė mėnyrave qė janė pėrhapur midis njerėzve—kultivojnė dan.

Kjo ėshtė e vėrtetė edhe pėr shumė mėnyra kultivuese jo tradicionale. Ato quhen qigong tė metodės dan . Kultivimi i bėrė nga murgjit, murgeshat dhe Daoistėt ka ndjekur kėtė rrugė tė kultivimit tė dan. Nėse kėta persona digjen mbas vdekjes, atyre u mbetet sarira, e cila pėrbėhet nga njė substancė e fortė dhe e bukur qė nuk mund tė dallohet nga pajisjet e shkencės moderne.

Nė fakt, ato janė njė substancė me energji tė lartė e mbledhur nga dimensione tė tjera—jo nga dimensioni ynė. Ky ėshtė dan. Ėshtė shumė e vėshtirė pėr ata qė praktikojnė qigong tė metodės dan tė arrijnė Lartėsim Shpirtėror gjatė jetės sė personit.

Shumė njerėz ishin mėsuar qė kur praktikonin qigong tė metodės dan tė pėrpiqeshin ta ngrinin lart dan-in e tyre. Ai nuk mund tė ngrihej mė kur arrinte nė Pallatin Nivan dhe kėshtu kėta njerėz ngecnin aty. Disa njerėz donin qėllimisht qė ta shpėrthenin, por nuk e bėnin dot kėtė.

Ka pasur disa raste tė tilla si: Gjyshi i njė personi nuk arriti sukses nė kultivim, kėshtu qė nė fund tė jetės sė tij ai e pėshtyu dan-in dhe ja kaloi tė atit tė kėtij personi; edhe babai i kėtij personi nuk arriti ta pėrfundojė kultivimin, kėshtu qė nė fund tė jetės sė tij ia kaloi dan-in personit nė fjalė. Deri mė sot, ky person nuk ka pėrparuar shumė.

Ėshtė me tė vėrtetė shumė e vėshtirė! Natyrisht, ka shumė metoda kultivuese tė mira. Nuk ėshtė dhe aq keq nėse ju mund tė merrni mėsime tė vėrteta nga dikush, por shanset janė qė ai apo ajo nuk do t’ju mėsojnė gjėra tė nivelit tė lartė.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Falun Gong

Mesazh  Neo prej 08.08.08 0:15

(2) Kultivim i Shpirtit Kryesor

Ēdo njeri ka njė Shpirt Kryesor. Njeriu zakonisht mbėshtetet nė Shpirtin Kryesor me qėllim qė tė veprojė dhe tė mendojė. Pėrveē Shpirtit Kryesor, njė njeri ka gjithashtu njė apo mė shumė Shpirtra Ndihmės dhe shpirtra tė trashėguar nga paraardhėsit e tij.

Shpirti (Shpirtrat) Ndihmės ka tė njėjtin emėr me Shpirtin Kryesor, por nė pėrgjithėsi ėshtė mė i aftė dhe i njė niveli mė tė lartė. Ai nuk gėnjehet nga shoqėria jonė njerėzore dhe mund tė shohė dimensionin e vet tė veēantė. Shumė praktika kultivuese ndjekin rrugėn e kultivimit tė Shpirtit Ndihmės, ku trupi fizik dhe Shpirti Kryesor shėrbejnė vetėm si njė mjet.

Nė pėrgjithėsi kėta praktikues nuk i dinė kėto gjėra, madje ata edhe janė tė kėnaqur me veten. Ėshtė jashtėzakonisht e vėshtirė pėr njė njeri qė tė largohet nga gjėrat praktike ndėrsa jeton nė shoqėri, sidomos nga gjėrat pas sė cilave ai ėshtė i dhėnė.

Prandaj, shumė metoda kultivuese theksojnė qė ushtrimet tė bėhen nė gjendje kllapie—njė gjendje e plotė kllapie. Kur transformimi ndodh gjatė njė gjendje kllapie, Shpirti Ndihmės nė fakt transformohet nė njė shoqėri tjetėr dhe pėrmirėsohet nėpėrmjet kėtij procesi.

Njė ditė Shpirti Ndihmės do tė pėrfundojė kultivimin dhe do tė marrė me vete gongun tuaj. Asgjė nuk mbetet pėr Shpirtin tuaj Kryesor dhe trupin tuaj origjinal dhe kultivimi i gjithė jetės tuaj nuk do tė arrijė sukses. Ėshtė pėr tė ardhur shumė keq.

Disa mjeshtėr qigongu tė mirėnjohur kanė aftėsi supernormale tė tė gjitha llojeve dhe me to vjen autoriteti dhe respekti. Por megjithatė ata akoma nuk dinė qė gongu i tyre nė fakt nuk ėshtė rritur nė trupat e tyre.

Falun Gongu ynė kultivon drejtpėrdrejt Shpirtin Kryesor; ne sigurohemi qė gongu me tė vėrtetė rritet nė trupin tuaj. Sigurisht, Shpirti Ndihmės gjithashtu do tė marrė njė pjesė; ai gjithashtu pėrmirėsohet ndonėse nė njė pozicion dytėsor.

Metoda jonė kultivuese ka njė kriter strikt karakteri qė ju lejon juve tė kalisni karakterin tuaj dhe tė pėrmirėsoheni ndėrsa jeni nė shoqėrinė njerėzore, nė rrethanat mė komplekse—si lulja e lotusit qė del nga balta. Pėr shkak tė kėsaj ju mund tė arrini t’ia dilni mbanė nė kultivim.

Kjo ėshtė arsyeja pse Falun Gong ėshtė kaq i ēmuar: Ėshtė i ēmuar sepse jeni ju vetė qė merrni gong. Por ėshtė gjithashtu shumė e vėshtirė. Vėshtirėsia qėndron nė faktin qė ju keni zgjedhur njė shteg i cili do t’ju kalisė dhe provojė nė ambientin mė kompleks.

Shpirti Kryesor duhet tė pėrdoret gjithmonė pėr tė udhėhequr kultivimin tuaj, pėrderisa qėllimi i praktikės sonė ėshtė tė kultivojmė Shpirtin Kryesor. Shpirti Kryesor duhet tė marrė vendimet, dhe jo t’ia lėrė ato Shpirtit Ndihmės.

Pėrndryshe, do tė mund tė vinte njė ditė qė Shpirti Ndihmės do tė pėrfundonte kultivim nė njė nivel mė tė lartė dhe do tė marrte me vete gongun tuaj, ndėrsa trupi juaj origjinal dhe Shpirti Kryesor do tė mbeteshin pa gjė.

Kur kultivoni drejt niveleve tė larta, Shpirti juaj Kryesor nuk duhet tė bėhet i pavetėdijshėm pėr ēfarė bėni, sikur tė ishit nė gjumė. Ju duhet tė jeni i qartė qė jeni ju ai qė po bėni ushtrimet, duke u ngjitur lart nėpėrmjet kultivimit dhe duke pėrmirėsuar karakterin tuaj—vetėm atėherė ju do ta keni veten nė kontroll dhe tė merrni gong.

Ndonjėherė kur ju jeni i pavėmendshėm ju mund tė arrini tė bėni diēka pa e ditur se si e bėtė. Ėshtė nė fakt Shpirti Ndihmės qė po vepron; Shpirti juaj Ndihmės e ka marrė kontrollin. Nėqoftėse ju hapni sytė ndėrsa jeni ulur duke medituar dhe shikoni qė ėshtė njė tjetėr njeri si ju pėrballė jush, atėherė ai ėshtė Shpirti juaj Ndihmės.

Nėqoftėse ju jeni ulur aty duke medituar me fytyrė nga veriu dhe papritur ju e shikoni veten tė ulur nga veriu duke menduar, “Si dola jashtė?” atėherė kjo ėshtė vetja juaj e vėrtetė qė del jashtė trupit. Ai qė ėshtė ulur aty ėshtė trupi juaj fizik dhe Shpirti Ndihmės.

Kėto mund tė dallohen. Ju nuk duhet tė bėheni tė pavetėdijshėm kur ju bėni ushtrimet e Falun Gong. Po e bėtė kėtė ajo nuk pėrputhet me metodėn e madhe kultivuese tė Falun Gong.

Ju duhet ta keni mendjen tė qartė kur bėni ushtrimet. Nuk do tė ndodhė devijim gjatė praktikės nėse Shpirti juaj Kryesor ėshtė i vendosur, pasi asgjė nuk do tė jetė nė gjendje t’ju dėmtojė juve. Disa gjėra mund tė vijnė nė trupin tuaj nėqoftėse Shpirti Kryesor ėshtė i dobėt.

(3) Kryerja e ushtrimeve pavarėsisht nga drejtimi dhe koha
Shumė metoda kultivuese i japin rėndėsi se nė ēfarė kohe apo cili ėshtė drejtimi mė i mirė pėr tė bėrė ushtrimet. Ne nuk shqetėsohemi aspak me kėto detaje. Kultivimi i Falun Gong bėhet nė pėrputhje me natyrėn e universit dhe me parimet e evolucionit tė universit.

Kėshtu qė drejtimi dhe koha nuk kanė rėndėsi. Nė fakt kur jemi duke bėrė ushtrimet ne gjendemi nė Falun, i cili i ka tė gjitha drejtimet dhe ėshtė gjithmonė nė rrotullim. Faluni ynė ėshtė i sinkronizuar me universin. Universi ėshtė nė lėvizje, Kashta e Kumtrit ėshtė nė lėvizje, nėntė planetėt rrotullohen rreth diellit dhe vetė Toka rrotullohet.

Ku janė veriu, lindja, jugu apo perėndimi? Njerėzit qė jetojnė nė tokė i krijuan kėto drejtime. Pra ju do tė jeni pėrballė tė gjitha drejtimeve pavarėsisht se nė cilin drejtim ju shikoni.

Disa njerėz thonė se ėshtė mė mirė tė bėsh ushtrimet nė mesin e natės, ndėrsa tė tjerė thonė se dreka apo njė kohė tjetėr ėshtė mė mirė. Ne nuk jemi tė shqetėsuar aspak as me kėtė, sepse Falun ju kultivon edhe kur ju nuk jeni duke bėrė ushtrimet.

Falun ju ndihmon tė kultivoni nė ēdo moment—Ligji pėrpunon praktikuesin. Nė qigongun e metodės dan, njerėzit kultivojnė dan; nė Falun Gong ėshtė Ligji qė i kultivon njerėzit. Bėjini ushtrimet mė shpesh kur tė keni kohė dhe bėjini mė pak kur keni mė pak kohė. Ėshtė shumė e pėrshtatshme.

4. Kultivim i mendjes dhe trupit

Falun Gong kultivon si mendjen ashtu dhe trupin. Kryerja e ushtrimeve sė pari ndryshon trupin origjinal tė njeriut. Trupi origjinal nuk do tė braktiset. Shpirti Kryesor bėhet njėsh mė trupin fizik duke arritur kultivim tė plotė tė tė gjithė qenies sė njeriut.

(1) Ndryshimi i trupit origjinal tė personit

Trupi njeriut ėshtė i pėrbėrė prej mishi, gjaku dhe kocka, me struktura dhe komponentė molekulare tė ndryshme. Pėrbėrja molekulare e trupit tė njeriut transformohet nė materie me energji tė lartė nėpėrmjet kultivimit. Trupi i njeriut nuk ėshtė i pėrbėrė mė nga substancat e tij origjinale, sepse ka pėsuar njė ndryshim nė cilėsitė e tij bazė.

Por kultivuesit jetojnė dhe kultivojnė midis njerėzve tė zakonshėm dhe nuk mund tė prishin mėnyrėn e tė jetuarit nė shoqėrinė njerėzore. Kėshtu ky lloj ndryshimi nuk ndryshon as strukturėn origjinale molekulare tė trupit dhe as renditjen sipas sė cilės janė ndėrtuar molekulat; ndryshon vetėm pėrbėrjen origjinale tė molekulave.

Trupi fizik mbetet i butė, kockat janė akoma tė forta dhe gjaku akoma i lėngshėm. Njė personi pėrsėri do t’i dalė gjak po tė pritet me thikė. Sipas Teorisė Kineze tė Pesė Elementeve, gjithēka ėshtė e pėrbėrė prej metali, druri, uji, zjarri dhe dheu.

Trupi i njeriut nuk ėshtė ndryshe. Kur njė kultivues ka pėsuar ndryshime nė trupin e tij origjinal ku substanca energjie tė lartė zėvendėsojnė pėrbėrjen origjinale molekulare, nė kėtė rast trupi i njeriut nuk ėshtė mė i pėrbėrė nga substancat e tij origjinale. Ky ėshtė parimi pas asaj qė njihet si “tė kalosh tej pesė elementeve.”

Tipari mė i njohur i metodave kultivuese qė kultivon mendjen dhe trupin ėshtė se ato zgjasin jetėn e personit dhe ngadalėsojnė plakjen. Edhe Falun Gongu ynė e ka kėtė tipar.

Falun Gong funksionon nė kėtė mėnyrė: Ai ndryshon thelbėsisht pėrbėrjen molekulare tė trupit tė njeriut, duke ruajtur materien me energji tė lartė tė mbledhur nė ēdo qelizė dhe sė fundi duke lejuar kėtė materie me energji tė lartė tė zėvendėsojė pėrbėrėsit qelizorė.

Nuk do tė ketė mė metabolizėm. Kėshtu personi kalon tej pesė elementėve pasi e ka kthyer trupin e tij nė njė tė pėrbėrė nga substanca prej dimensioneve tė tjera.

Ky njeri do tė jetė pėrgjithmonė i ri, pasi ai apo ajo nuk ėshtė mė i kufizuar nga kohė-hapėsira e jonė.

Kanė ekzistuar shumė murgj tė aftė nė histori qė kanė jetuar shumė gjatė. Tani ka njerėz qė janė qindra vjeē qė ecin nė rrugė, por ju nuk mund t’i njihni se kush janė. Ju nuk mund t’i dalloni ata, pasi ata duken shumė tė rinj dhe vishen si njerėzit e zakonshėm.

Jetėgjatėsia e njeriut nuk duhet tė jetė kaq e shkurtėr sa ē’ėshtė tani. Duke folur nga perspektiva e shkencės moderne, njerėzit duhet tė jetojnė mbi dyqind vjet. Sipas tė dhėnave, ka qenė njė njeri nė Britani i quajtur Femcath i cili jetoi 207 vjet.

Njė person nė Japoni i quajtur Mitsu Taira jetoi pėr 242 vjet. Gjatė Dinastisė Tang nė vendin tonė, ishte njė murg i quajtur Hui Zhao i cili jetoi 290 vjet.

Sipas arkivave tė kontesė Yong Tai nė Provincėn Fujian, Chen Jun kishte lindur nė vitin e parė tė kohėn sė Zhong He (881 e.r.) gjatė mbretėrimit tė Perandorit Xi Zong nė Dinastinė Tang. Ai vdiq nė kohėn e Tai Ding nė Dinastinė Yuan (1324 e.r.) pasi jetoi rreth 443 vjet.

Kėto janė tė gjitha tė mbėshtetura nė tė dhėna dhe mund tė investigohen—ato nuk janė pėrralla. Praktikuesit tanė tė Falun Gong nė mėnyrė tė dukshme kanė mė pak rrudha nė fytyrė, qė tani kanė njė shkėlqim rozė dhe tė shėndetshėm falė kultivimit.

Trupat e tyre ndjehen shumė tė lehtė dhe ata nuk janė aspak tė lodhur kur ecin apo punojnė. Ky ėshtė njė fenomen i zakonshėm. Unė vetė kam kultivuar pėr dekada dhe tė tjerėt thonė se fytyra ime nuk ka ndryshuar shumė nė njėzet vjet. Kjo ėshtė arsyeja.

Falun Gongu ynė pėrmban gjėra shumė tė fuqishme pėr tė kultivuar trupin. Kultivuesit e Falun Gong duken mė tė rinj nė moshė se njerėzit e zakonshėm—ata nuk e tregojnė moshėn qė kanė. Pra tiparet kryesore tė metodave kultivuese qė kultivojnė mendjen dhe trupin janė: zgjatja e jetės, ngadalėsimi i plakjes, dhe rritja e kohėzgjatjes sė jetės sė njerėzve.

(2) Qarku Qiellor i Falunit

Trupi i njeriut ėshtė njė univers i vogėl. Energjia e trupit njerėzor qarkullon rreth tij dhe ky quhet qarkullim i universit tė vogėl apo qarkullimi qiellor. Kur flasim nga pikėpamja e niveleve, bashkimi i dy meridianėve i Ren dhe Du ėshtė vetėm njė qark qiellor sipėrfaqėsor. Ai nuk ka efektin e kultivimit tė trupit.

Qarku Qiellor i Vogėl, nė tė vėrtetė, qarkullon brenda trupit nga Pallati Nivan nė dantian. Nėpėrmjet kėtij qarkullimi tė brendshėm, tė gjitha meridianėt e personit hapen dhe zgjerohen nga brenda trupit jashtė tij. Falun Gong ynė kėrkon qė tė gjitha meridianėt tė hapen qė nė fillim.

Qarku i Madh Qiellor ėshtė lėvizja e tetė Meridianėve Shtesė dhe kalon rreth e rrotull nė gjithė trupin duke formuar njė rreth. Nėqoftėse Qarku i Madh Qiellor hapet, ai do tė sjellė si pasojė njė gjendje nė tė cilėn trupi mund tė ngrihet nė ajėr.

Kjo ėshtė ajo qė njihet si “tė ngrihesh ne ajėr nė mes tė ditės”, siē pėrmendet nė Shkrimet e Shenjta tė Kultivimit Dan. Sidoqoftė, njė pjesė e trupit tuaj normalisht do tė kyēet nė mėnyrė qė tė mos ju lejojė juve tė ngriheni nė ajėr. Megjithatė ju do tė jeni nė gjendje tė tillė ku: Ju do tė ecni shpejt dhe pa u lodhur dhe kur i ngjiteni njė tatėpjete do tė ndjeni sikur dikush ju shtyn nga mbrapa.

Hapja e Qarkut tė Madh Qiellor mund tė sjellė njė lloj aftėsie supernormale. Ai mund tė bėjė qė qi-ja qė ndodhet nė organe tė ndryshme tė trupit tė ndėrrojė pozicion. Qi-ja e zemrės do tė shkojė nė stomak, qi-ja e stomakut do tė shkojė nė zorrė dhe kėshtu mė radhė.

Kur forcohet fuqia e gongut, nėqoftėse kjo aftėsi ēlirohet jashtė trupit tė njeriut, atėherė do tė kemi aftėsinė supernormale tė telekinesis. Ky qark qiellor ėshtė quajtur gjithashtu Qarku Qiellor i Meridianėve apo Qarku Qiellor i Qiellit dhe Tokės. Por lėvizjet e tij prapėseprapė nuk ja arrijnė qėllimit tė transformimit tė trupit.

Duhet tė jetė njė tjetėr qark qiellor qė i korrespondon atij, i quajtur Qark Qiellor i Vizės Kufizuese. Ja se si lėviz Qarku Qiellor i Vizės Kufizuese: Ai del nga Huinyin apo Bahui dhe lėviz pėrgjatė anėve tė trupit ku jin kufizohet me jang.

Qarku qiellor nė Falun Gong ėshtė shumė mė i madh se lėvizjet e tetė Meridianėve Shtesė qė diskutohen nė metodat kultivuese tė zakonshme. Ajo ėshtė lėvizja e tė gjitha meridianėve tė kryqėzuara qė ndodhen nė tė gjithė trupin.

Tė gjitha meridianėt e tėrė trupit duhet tė hapen deri nė fund menjėherė dhe duhet tė lėvizin sė bashku. Kėto gjėra janė tashmė tė vendosura nė Falun Gong, kėshtu qė ju nuk duhet t’i bėni ato me qėllim apo t’i udhėhiqni ato me mendimet tuaja. Ju do tė merrni rrugė tė gabuar nėse veproni kėshtu.

Gjatė leksioneve, unė vendos mekanizma energjie jashtė trupit tuaj qė qarkullojnė automatikisht. Mekanizmat e energjisė janė diēka unike e kultivimit nė nivel tė lartė dhe ato janė pjesė e asaj qė i bėn ushtrimet tona automatike. Ashtu si dhe Falun, ato rrotullohen pa pushim duke futur tė gjitha meridianėt nė lėvizje rrotulluese.

Edhe sikur ju tė mos keni punuar me qarkun qiellor, ata meridianė nė fakt janė vėnė nė lėvizje dhe si brenda dhe jashtė tė gjithė lėvizin sė bashku. Ne pėrdorim ushtrimet pėr tė forcuar mekanizmat e energjisė qė ekzistojnė jashtė trupit.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Falun Gong

Mesazh  Neo prej 08.08.08 0:19

(3) Hapja e meridianėve

Qėllimi i hapjes sė meridianėve ėshtė qė tė lejojė energjinė tė qarkullojė dhe tė ndryshojė pėrbėrjen molekularė tė qelizave duke i transformuar ato nė materie me energji tė lartė.

Meridianėt e atyre qė nuk kultivojnė janė tė bllokuara dhe tė ngushta. Meridianėt e kultivuesve gradualisht fillojnė tė ndriēojnė dhe pjesėt e bllokuara zhbllokohen. Meridianėt e kultivuesve veteranė zgjerohen dhe ato do tė zgjerohen akoma mė shumė gjatė kultivimit nė nivele tė larta. Disa njerėz i kanė meridianėt tė gjėra sa njė gisht.

Megjithatė hapja e meridianėve nė vetvete nuk tregon as nivelin e kultivimit dhe as lartėsinė e gongut tė personit. Meridianėt do tė ndriēohen dhe zgjerohen nėpėrmjet kryerjes sė ushtrimeve dhe si rrjedhim do tė bashkohen me njėra tjetrėn duke u bėrė njė pjesė e vetme.

Nė kėtė pikė personi nuk do tė ketė mė meridianė apo pika akupunkture. E thėnė ndryshe, gjithė trupi i tij do tė jetė meridianė dhe pika akupunkture.

Megjithatė kjo gjendje nuk do tė thotė se ky njeri ka arritur Daon. Ėshtė vetėm manifestim i njė niveli gjatė procesit tė kultivimit nė Falun Gong. Arritja e kėtij nivel do tė thotė se ky person ka arritur fundin e kultivimit nė Ligjin nė Botėn Trefishe.

Nė tė njėjtėn kohė, kjo sjell njė ndryshim tė dukshėm tė pamjes sė jashtme: Tre Lule tė Mbledhura nė Majė tė Kokės (sanhua juding). Kolona e gongut do tė jetė shumė e lartė atėherė dhe shumė aftėsi supernormale do tė jenė zhvilluar, tė cilat kanė formė dhe strukturė.

Tre lulet shfaqen nė majė tė kokės ku njė i ngjan krizantemės dhe tjetra lotusit. Tė tre lulet rrotullohen rreth vetes ndėrsa rrotullohen dhe rreth njėra tjetrės nė tė njėjtėn kohė. Secila lule ka njė kolonė jashtėzakonisht tė lartė nė qendėr tė saj qė arrin deri nė qiell.

Kėto tre kolona gjithashtu rrotullohen dhe xhirojnė bashkė me lulet. Personi do tė ndjejė qė koka i ėshtė rėnduar. Nė kėtė fazė personi do tė kėtė arritur vetėm nė hapin e fundit tė kultivimit tė Ligj nė Botėn Trefishe.

5. Mendimi me qėllim

Kultivimi i Falun Gong kėrkon mos pėrdorimin e mendimit me qėllim. Mendimi me qėllim i njeriut nuk kryen asgjė vetė, por mund tė japė komanda. Ato qė me tė vėrtetė veprojnė janė aftėsitė supernormale, tė cilat kanė aftėsinė e njė qenie inteligjente pėr tė menduar dhe tė marrin komanda nga sinjalet e dėrguara nga truri.

Megjithatė shumė njerėz, veēanėrisht ata nė rrethet e qigongut, kanė teori tė ndryshme pėr kėtė. Ata mendojnė se mendimi me qėllim mund tė kryejė shumė gjėra.

Disa flasin rreth pėrdorimit tė mendimit tė qėllimshėm pėr tė zhvilluar aftėsitė supernormale, duke e pėrdorur atė qė tė hapė Syrin Qiellor, tė shėrojė sėmundje, tė pėrdorė telekinesis, etj. Kjo ėshtė njė e kuptuar e gabuar. Nė nivele tė ulėta, njerėzit e zakonshėm pėrdorin mendimet pėr tė drejtuar organet shqisore dhe katėr gjymtyrėt.

Nė nivele tė larta, mendimet e njė kultivuesi ngrihen nė nivel dhe drejtojnė aftėsitė pėrreth. Me fjalė tė tjera, aftėsitė supernormale udhėhiqen nga mendimet me qėllim. Kėshtu mendojmė ne pėr mendimet me qėllim. Nganjėherė ne shikojmė njė mjeshtėr qigongu duke trajtuar tė tjerėt.

Pėrpara se mjeshtri tė lėvizė edhe njė gisht, pacientėt menjėherė pranojnė se ata ndihen mė mirė dhe mendojnė se shėrimi u krye nga mendimi me qėllim i mjeshtrit. Nė fakt, mjeshtri ēliron njė lloj aftėsie supernormale dhe e komandon atė qė tė bėjė kurimin apo tė bėjė diēka tjetėr.

Meqenėse aftėsitė supernormale gjenden nė njė dimension tjetėr, njerėzit e zakonshėm nuk mund t’i shohin ato me sytė e tyre. Ata qė nuk e dinė mendojnė se janė mendimet me qėllim ato qė kurojnė. Disa njerėz besojnė se mendimet mund tė pėrdoren pėr tė shėruar sėmundje dhe kjo ka bėrė qė njerėzit ta keqkuptojnė. Kjo ēėshtje duhet tė sqarohet.

Mendimet njerėzore janė njė lloj mesazhi, njė lloj energjie dhe njė formė ekzistence materiale. Kur njė njeri mendon, truri prodhon njė frekuencė. Ndonjėherė bėn shumė efekt tė kėndosh njė mantra . Pse? Kjo pėr arsye se universi ka frekuencėn e vet vibruese dhe njė efekt mund tė prodhohet kur frekuenca e mantrės suaj pėrputhet me atė tė universit.

Por qė tė ketė efekt duhet patjetėr tė jetė e njė natyre mirėdashėse pasi gjėrat e kėqija nuk lejohen tė ekzistojnė nė univers. Mendimi me qėllim ėshtė njė lloj i veēantė mendimi. Fashen tė njė mjeshtri tė madh qigongu tė nivelit tė lartė kontrollohen dhe urdhėrohen nga mendimet e trupit tė tij kryesor.

Njė Fashen ka gjithashtu dhe mendimet dhe aftėsinė e tij tė pavarura pėr tė zgjidhur problemet apo kryer detyra tė tjera. Ai ėshtė njė qenie plotėsisht e pavarur. Nė tė njėjtėn kohė, Fashen i dinė mendimet e trupit kryesor tė mjeshtrit qigong dhe do tė kryejnė detyra nė pėrputhje me kėto mendime.

Pėr shembull, nėqoftėse mjeshtri i qigongut dėshiron tė trajtojė sėmundjen e njė personi tė caktuar, Fashen do tė shkojnė atje.

Po nuk qe ai mendim, ata nuk do tė shkojnė. Kur ata shikojnė njė gjė jashtėzakonisht tė mirė qė ėshtė pėr t’u bėrė, ata do ta bėjnė vetė. Disa mjeshtėr nuk kanė arritur Lartėsimin Shpirtėror dhe ka gjėra qė ata akoma nuk i dinė por Fashen e tyre i dinė.

“Mendimi me qėllim” ka gjithashtu dhe njė kuptim tjetėr, mė konkretisht, frymėzimin. Frymėzimi nuk vjen nga Shpirti Kryesor. Njohuritė bazė tė Shpirtit Kryesor janė shumė tė kufizuara. Nuk do tė funksionojė nėse ju vareni vetėm nga Shpirti Kryesor kur ju kėrkoni tė arrini diēka qė nuk ekziston nė kėtė shoqėri.

Frymėzimi vjen nga Shpirti Ndihmės. Kur disa njerėz qė merren me veprimtari krijuese apo kėrkime shkencore ngecin pasi e kanė shtrydhur trurin e tyre, ata lėnė mėnjanė gjėrat, pushojnė pak, apo bėjnė njė shėtitje jashtė.

Papritur frymėzimi vjen atėherė kur ata nuk po mendojnė. Ata menjėherė fillojnė tė shkruajnė ēdo gjė shpejt, duke krijuar kėshtu diēka. Kjo ndodh sepse kur Shpirti Kryesor ėshtė i fortė, ai kontrollon trurin dhe asgjė nuk do tė lindė, pavarėsisht nga pėrpjekjet.

Me tė rėnė nė qetėsi Shpirti Kryesor, Shpirti Ndihmės fillon tė funksionojė dhe tė kontrollojė trurin. Shpirti Ndihmės ėshtė i aftė tė krijojė gjėra tė reja, pasi ai i pėrket njė dimensioni tjetėr dhe nuk ėshtė i kushtėzuar nga ky i joni.

Megjithatė Shpirti Ndihmės nuk mund ta tejkalojė apo tė ndėrhyjė nė shoqėrinė njerėzore; nuk lejohet tė influencojė nė procesin e zhvillimit tė shoqėrisė.

Frymėzimi vjen nga dy burime. Njėri ėshtė Shpirti Ndihmės. Shpirti Ndihmės nuk gėnjehet nga kjo botė dhe mund tė prodhojė frymėzim. Burim tjetėr ėshtė njė urdhėr dhe udhėzim nga qenie tė niveleve tė larta.

Kur udhėhiqen nga qeniet e niveleve tė larta, mendjet e njerėzve hapen dhe bėhen tė afta tė krijojnė gjėra tė reja. Zhvillimi i gjithė shoqėrisė dhe universit ndjek ligjet e veta tė veēanta. Asgjė nuk ndodh rastėsisht.

6. Nivelet e kultivimit nė Falun Gong

(1) Kultivimi nė nivele tė larta

Meqenėse kultivimi i Falun Gong bėhet nė nivele shumė tė larta, gongu rritet me shumė shpejtėsi. Njė mėnyrė kultivuese e madhe ėshtė jashtėzakonisht e lehtė dhe e thjeshtė. Falun Gong ka pak lėvizje.

Megjithatė i parė nga njė kėndvėshtrim mė i gjerė, ai udhėheq tė gjitha aspektet e trupit, duke pėrfshirė gjėrat e shumta qė do tė krijohen.

Pėr aq kohė sa karakteri i personit rritet, gongu i tij do tė rritet me shpejtėsi; nuk ėshtė nevoja pėr pėrpjekje tė qėllimshme, pėrdorimin e ndonjė metode tė veēantė, ndėrtimi i njė mbajtėse apo furre pėr tė bėrė elixir nga bimė mjekėsore tė mbledhura apo duke shtuar zjarr dhe kimikate tė mbledhura.

Tė bazuarit nė mendimin e qėllimshėm mund tė jetė tepėr e komplikuar dhe mund tė bėjė qė personi tė shkojė nė drejtim tė gabuar. Kėshtu ne ju japim kėtu mėnyrėn kultivuese mė tė pėrshtatshme dhe mė tė mirė, por gjithashtu dhe mė tė vėshtirėn.

Mė qėllim qė njė kultivues tė arrijė nė gjendjen e Trupit Qumėsht tė Bardhė duke pėrdorur metoda tė tjera, do t’i duhesh mė shumė se njė dekadė, disa dekada apo dhe mė gjatė. Kurse ne ju sjellim nė kėtė fazė menjėherė. Ky nivel mund tė kalojė para se ju ta ndjeni atė.

Mund tė zgjasė vetėm disa orė. Do tė vijė njė ditė ku ju do tė jeni shumė tė ndjeshėm dhe vetėm pak mė vonė ju nuk do tė jeni aq tė ndjeshėm. Nė fakt, ju sapo do tė keni kaluar njė nivel mjaft tė rėndėsishėm.

(2) Shfaqje tė Gongut

Pasi nxėnėsit e Falun Gong kalojnė pėrmes pėrshtatjeve tė trupit fizik, ata do tė arrijnė nė njė fazė qė ėshtė e pėrshtatshme pėr kultivimin nė Dafa : gjendje e Trupit Qumėsht tė Bardhė. Gongu do tė krijohet vetėm pasi tė jetė arritur kjo fazė.

Njerėzit me njė nivel tė lartė tė Syrit Qiellor mund tė shohin qė gongu krijohet nė sipėrfaqe tė lėkurės sė praktikuesit dhe pastaj asimilohet nga trupi i tij apo i saj. Ky proces i krijimit dhe asimilimit tė gongut pėrsėritet, duke shkuar nga niveli nė nivel, nga ndonjėherė shumė shpejt.

Ky ėshtė gong i raundit tė parė. Pas raundit tė parė, trupi i praktikuesit nuk ėshtė mė njė trup i zakonshėm. Njė praktikues nuk do tė sėmuret mė kurrė pasi arrin gjendjen e Trupit Qumėsht tė Bardhė.

Dhimbjet qė mund tė shfaqen aty apo kėtu apo shqetėsimi nė ndonjė vend nuk ėshtė sėmundje, megjithėse mund tė duket si e tillė: Ajo shkaktohet nga karma. Pas raundit tė dytė tė zhvillimit tė gongut, qeniet inteligjente do tė jenė rritur shumė dhe janė nė gjendje tė lėvizin pėrreth dhe flasin.

Ndonjėherė janė prodhuar tė rralla, ndonjėherė me densitet tė madh. Ato mund tė flasim me njėra-tjetrėn. Gjendet njė sasi e madhe energjie e ruajtur nė ato qenie inteligjente dhe kjo pėrdoret pėr tė ndryshuar trupin origjinal tė personit.

Nė njė nivel shumė tė avancuar nė kultivimin e Falun Gong, ndonjėherė shfaqen Foshnjat e Kultivuara (yinghai) pėrreth gjithė trupit tė praktikuesit.

Ata janė ēapkėnė, u pėlqen tė luajnė dhe janė zemėrmirė. Njė tjetėr lloj trupi mund tė krijohet: Foshnja e Pėrjetshme (yuanying). Ai apo ajo ulet nė njė poltronė luleje lotusi qė ėshtė shumė e bukur.

Foshnja e Pėrjetshme qė krijohet nėpėrmjet kultivimit ėshtė krijuar nga bashkimi i jin dhe jang brenda trupit tė njeriut. Kultivuesit si femra edhe meshkuj kanė mundėsi tė kultivojnė njė Foshnjė tė Pėrjetshme. Nė fillim Foshnja e Pėrjetshme ėshtė shumė e vogėl.

Ajo gradualisht rritet dhe pėrfundimisht rritet sa edhe madhėsia e trupit tė praktikuesit. Ajo ngjan tamam si praktikuesi dhe ėshtė me tė vėrtetė aty nė trupin e praktikuesit. Kur njerėzit me aftėsi supernormale e shikojnė atė person, ata do tė thonė qė ky person ka dy trupa.

Nė fakt, ky person ka arritur tė kultivojė trupin e tij tė vėrtetė. Shumė Fashen mund tė zhvillohen gjithashtu nėpėrmjet kultivimit. Shkurt, tė gjitha aftėsitė supernormale qė mund tė zhvillohen nė univers mund tė zhvillohen nė Falun Gong; aftėsitė supernormale tė zhvilluara nė metoda tė tjera kultivuese pėrfshihen edhe nė Falun Gong.

(3) Kultivimi nė Ligj Pėrtej Botės Trefishe

Duke bėrė ushtrimet e Falun Gong, praktikuesit mund tė bėjnė qė meridianėt e tyre tė zgjerohen akoma mė shumė duke i bashkuar ato nė njė tė vetėm.

Pra, njė person kultivon deri nė njė gjendje ku nuk ka mė meridianė apo pika akupunkture, apo ndryshe meridianėt dhe pikat e akupunkturės janė kudo.

Kjo akoma nuk do tė thotė qė ky person ka arritur Daon—ėshtė vetėm njė lloj manifestimi nė procesin e kultivimit tė Falun Gong dhe reflektim i njė niveli. Kur arrihet kjo fazė, personi ėshtė nė fund tė kultivimit tė Ligj nė Botėn Trefishe.

Gongu qė ai apo ajo ka kultivuar tashmė ėshtė shumė i fuqishėm dhe do tė kėtė marrė formė. Gjithashtu, kolona e gongut tė kėtij personi do tė jetė me tė vėrtetė e lartė dhe tre lule do tė shfaqen nė majė tė kokės sė tij apo saj. Nė kėtė kohė ky person do tė ketė arritur veēse hapin e fundit nė kultivimin e Ligj nė Botėn Trefishe.

Kur bėhet njė hap tjetėr pėrpara, asgjė nuk do tė mbetet. Tė gjitha aftėsitė supernormale tė personit do tė shtypen nė njė dimension mė tė thellė tė trupit.

Ai apo ajo do tė futet nė fazėn e Trupit Tej tė Pastėr, ku trupi ėshtė transparent. Me njė hap akoma mė pėrpara, ky person do tė futet nė fazėn e kultivim nė Ligj Pėrtej Botės Trefishe, gjithashtu e njohur si “kultivim i njė trupi Bude”. Aftėsitė supernormale tė zhvilluara nė kėtė fazė i pėrkasin kategorisė sė fuqive hyjnore.

Praktikuesi do tė kėtė fuqi tė pakufishme nė kėtė pikė dhe do tė jetė bėrė pabesueshmėrisht i plotfuqishėm. Me tė arritur nivele mė tė larta, ai apo ajo do tė kultivojė pėr t’u bėrė njė qenie e shumėlartėsuar shpirtėrisht.

E gjitha kjo varet nga si e kultivoni ju karakterin tuaj. Nė cilindo nivel qė ju kultivoni ai ėshtė edhe Shkalla e Arritjes suaj. Kultivuesit e devotshėm gjejnė njė rrugė kultivuese tė virtytshme dhe arrijnė Shkallėn e Duhur—ky ėshtė Konsumimi.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Falun Gong

Mesazh  Neo prej 08.08.08 0:22

KAPITULLI III

Kultivimi i Karakterit

Tė gjithė kultivuesit e Falun Gong duhet ta bėjnė kultivimin e karakterit gjėnė mė kryesore tė tyre dhe ta konsiderojnė karakterin si ēelės pėr zhvillimin e gongut. Ky ėshtė parimi pėr tė kultivuar nė nivele tė larta. Pėr ta thėnė qartė, fuqia e gongut qė pėrcakton nivelin e personit nuk zhvillohet nėpėrmjet kryerjes sė ushtrimeve por nėpėrmjet kultivimit tė karakterit.

Tė pėrmirėsosh karakterin ėshtė mė e lehtė ta thuash se ta bėsh. Kultivuesit duhet tė bėjnė pėrpjekje tė mėdha, tė pėrmirėsojnė cilėsinė e ndriēimit shpirtėror tė tyre, tė durojnė vėshtirėsi njėra pas tjetrės, tė durojė gjėrat mė tė vėshtira pėr t’u duruar e kėshtu mė radhė.

Pse gongu i disa njerėzve nuk rritet edhe pse ata kanė praktikuar pėr vite me radhė? Shkaqet kryesore janė: sė pari, ata nėnvleftėsojnė karakterin; sė dyti, ata nuk njohin njė praktikė tė vėrtetė kultivuese tė njė niveli tė lartė.

Kjo pikė duhet tė sqarohet. Shumė mjeshtėr qė mėsojnė njė sistem praktike flasin pėr karakterin—ata mėsojnė gjėra tė vėrteta. Ata tė cilėt mėsojnė vetėm lėvizje dhe teknika pa folur kurrė pėr karakterin, ju mėsojnė kultivim tė keq. Pra praktikuesit duhet tė bėjnė pėrpjekje tė mėdha nė pėrmirėsimin e karakterit tė tyre para sė tė fillojnė kultivimin nė nivele tė larta.

1. Kuptimi i brendshėm i karakterit

“Xinxing” (karakteri) pėr tė cilin bėhet fjalė nė Falun Gong nuk mund tė pėrmblidhet plotėsisht vetėm nga “virtyti”. Ai pėrfshin mė shumė se virtytin. Ai pėrfshin shumė aspekte tė ndryshme tė gjėrave duke pėrfshirė edhe ato tė virtytit.

Virtyti ėshtė vetėm njėri nga manifestimet e karakterit tė personit, pra tė pėrdorėsh vetėm virtytin pėr tė kuptuar domethėnien e karakterit nuk ėshtė e mjaftueshme. Xinxing pėrmbledh mėnyrėn e trajtimit tė dy ēėshtjeve tė fitimit dhe humbjes. “Fitimi”do tė thotė tė fitosh pėrputhje me natyrėn e universit. Natyra qė pėrbėn universin ėshtė Zhen-Shan-Ren (Ndershmėri-Mirėsi-Tolerancė).

Shkalla e pėrputhjes sė njė praktikuesi me natyrėn e universit reflektohet nė sasinė e virtytit tė tij apo saj. “Humbje” do tė thotė tė braktisėsh mendimet dhe sjelljet negative, tė tilla si lakmia, dėshira e tepruar pėr pėrfitim personal, epshi, dėshira, vrasja, grindja, vjedhja, grabitja, mashtrimi, zilia etj.

Nėqoftėse njė njeri don tė kultivojė drejt niveleve tė larta, ai duhet tė heqė dorė nga pėrndjekja e dėshirave, diēka e brendshme tek njerėzit. Me fjalė tė tjera, personi duhet tė heqė dorė nga tė gjitha veset dhe t’i kushtojė sa mė pak rėndėsi ēėshtjeve tė pėrfitimit personal dhe famės.

Njeriu nė tėrėsi ėshtė i pėrbėrė nga trupi fizik dhe karakteri. E njėjta gjė ėshtė e vėrtetė dhe pėr universin: Pėrveē ekzistencės sė substancave, ekziston nė tė njėjtėn kohė edhe karakteristika e universit Zhen-Shan-Ren (Ndershmėri-Mirėsi-Tolerancė).

Ēdo grimcė e ajrit e pėrmban kėtė karakteristikė. Kjo karakteristikė manifestohet nė shoqėrinė njerėzore me faktin se veprat e mira shpėrblehen mė tė mirė dhe tė kėqijat dėnohen. Nė nivel tė lartė kjo karakteristikė gjithashtu manifestohet si aftėsi supernormale. Njerėzit tė cilėt e radhisin veten nė anėn e kėsaj karakteristike janė njerėz tė mirė; ata qė largohen prej saj janė tė kėqij.

Njerėzit qė i binden asaj dhe asimilohen tek ajo janė ata qė arrijnė Daon. Qė tė pėrputhen mė kėtė karakteristikė, praktikuesit duhet tė kenė njė karakter jashtėzakonisht tė lartė. Vetėm nė kėtė mėnyrė njė njeri mund tė kultivojė drejt niveleve tė larta.

Ėshtė e lehtė tė jesh njė njeri i mirė por nuk ėshtė e lehtė tė kultivosh karakterin—kultivuesit duhet tė jenė tė pėrgatitur mendėrisht. Sinqeriteti ėshtė kusht nėse do tė pastroni zemrėn tuaj. Njerėzit jetojnė nė njė botė nė tė cilėn shoqėria ėshtė bėrė shumė e komplikuar.

Megjithėse ju doni tė bėni vepra tė mira, disa njerėz nuk duan qė ju t’i bėni ato; ju nuk doni tė lėndoni tė tjerėt, por tė tjerėt mund t’ju lėndojnė pėr arsye tė ndryshme. Disa nga kėto gjėra ndodhin nga shkaqe jo natyrale. A i kuptoni ju shkaqet? Ēfarė do tė bėnit ju?

Vėshtirėsitė nė kėtė botė ju vėnė nė provė karakterin nė ēdo moment. Kur ndesheni me poshtėrim tė papėrshkrueshėm, kur interesat tuaja vetjake ju preken, kur keni pėrpara para dhe epsh, kur je nė luftė pėr pushtet, kur zemėrimi dhe zilia shfaqen nė konflikte, kur ndodhin lloje tė ndryshme mosmarrėveshjesh nė shoqėri dhe nė familje, dhe kur tė gjitha llojet e vuajtjeve shfaqen, a mundeni ju gjithmonė ta pėrmbani veten nė pėrputhje me kriterin strikt tė karakterit?

Natyrisht, nėse ju pėrballoni gjithēka ju jeni tashmė njė qenie e ndriēuar shpirtėrisht. Shumica e praktikuesve fillojnė si njerėz tė zakonshėm nė fillim dhe kultivimi i karakterit ėshtė gradual—shkon lart pak nga pak. Praktikuesit e vendosur nė fund do tė arrijnė Shkallėn e Duhur nėqoftėsė ata janė tė pregatitur pėr tė duruar vuajtje tė mėdha dhe tė pėrballojnė vėshtirėsi me mendje tė vendosur. Unė shpresoj qė secili nga ju praktikuesit tė ruani mirė karakterin dhe tė pėrmirėsoni fuqinė e gongut tuaj shpejt!

2. Humbja dhe fitimi

Si qigong ashtu dhe besimet fetare flasin pėr humbje dhe fitim. Disa njerėz e marrin “humbjen” nė kuptimin e tė qenit bamirės, tė bėsh vepra tė mira, apo tė ndihmosh ata qė kanė nevojė, dhe “fitimin” e kuptojnė si marrje tė gongut. Edhe murgjit nė tempuj thonė se duhet tė jesh bamirės. Kjo mėnyrė tė kuptuari i jep njė kuptim tė ngushtė humbjes. Humbja pėr tė cilėn flasim ne ka kuptim mė tė gjėrė—ėshtė diēka e njė shkalle mė tė gjėrė.

Gjėrat qė ne ju kėrkojmė tė humbisni janė veset e njerėzve tė zakonshėm dhe mentalitetin qė nuk ju lė t’i braktisni ato dėshira. Nėqoftėse ju hiqni dorė nga gjėrat qė ju konsideroni si tė rėndėsishme dhe braktisni gjėrat qė ju mendoni se nuk mund t’i lini dot, atėherė kjo ėshtė humbje nė kuptimin mė tė vėrtetė. Tė afrosh ndihmė dhe tė tregohesh bamirės janė vetėm njė pjesė e humbjes.

Njė njeri i zakonshėm dėshiron tė ketė famė, fitim personal, njė standart jetese mė tė mirė, mė shumė komoditet dhe mė shumė para. Kėto janė synimet e njerėzve tė zakonshėm. Si praktikues, ne jemi ndryshe, sepse ajo qė ne marrim ėshtė gong dhe jo kėto gjėra.

Ne duhet tė interesohemi mė pak pėr fitimet personale dhe t’i marrim ato lehtshėm, por ne nuk na kėrkohet qė me tė vėrtetė tė humbasim ndonjė gjė materiale; ne kultivojmė nė shoqėrinė njerėzore dhe duhet tė jetojmė ashtu si njerėzit e zakonshėm. Ēėshtja thelbėsore ėshtė qė ju tė hiqni veset tuaja—juve nuk ju kėrkohet qė me tė vėrtetė tė humbisni ndonjė gjė.

Ēfarėdo qė ju pėrket juve, ju nuk do ta humbisni, ndėrsa gjėrat qė nuk ju pėrkasin, ju nuk mund t’i merrni. Nėqoftėse ato merren, ato do t’ju kthehen tė tjerėve. Qė tė fitosh duhet tė humbasėsh. Sigurisht, ėshtė e pamundur qė menjėherė t’i kontrolloni gjėrat shumė mirė, ashtu siē nuk ėshtė e mundur tė bėhesh njeri i lartėsuar shpirtėrisht brenda natės.

Sidoqoftė duke kultivuar pak nga pak dhe pėrmirėsuar hap pas hapi, ajo ėshtė e arritshme. Ju do tė fitoni aq sa dhe humbisni. Ju duhet qė gjithmonė t’i merrni fitimet personale lehtshėm dhe tė preferoni qė tė merrni mė pak me qėllim qė ta keni mendjen tė qetė.

Pėrsa i pėrket gjėrave materiale ju mund tė keni ca humbje, por ajo qė do tė fitoni ėshtė virtyt dhe gong. Ja si qėndron e vėrteta. Ju nuk duhet tė fitoni virtyt dhe gong duke shkėmbyer me qėllim famėn, paratė dhe fitimet personale. Kjo duhet tė kuptohet mė mirė duke pėrdorur cilėsinė tuaj tė ndriēimit shpirtėror.

Dikush qė kultivoi nė njė nivel tė lartė nė praktikėn Daoiste tha njėherė: “Unė nuk dua gjėrat qė duan tė tjerėt, dhe unė nuk kam ato gjėra qė kanė tė tjerėt; po unė kam gjėra qė tė tjerėt nuk i kanė, dhe unė dua ato gjėra qė tė tjerėt nuk i duan”. Njė njeri i zakonshėm rrallė ka njė moment kur ai ndjehet i kėnaqur.

Njė njėri i tillė dėshiron ēdo gjė me pėrjashtim tė gurėve qė janė nė tokė dhe qė asnjeri nuk i kap. Kurse ky praktikues Daoist tha, “Atėherė unė do t’i mbledh ato gurė.” Njė proverb thotė kėshtu: “Kur njė gjė ėshtė e rrallė, ajo ėshtė e ēmueshme, kur njė gjė mungon ajo ėshtė e veēantė”. Gurėt janė pa vlerė kėtu por mund tė jenė gjėja mė e ēmuar nė dimensione tė tjera.

Ky ėshtė njė parim qė njeriu i zakonshėm nuk mund ta kuptojė. Shumė mjeshtėr tė niveleve tė larta tė lartėsuar shpirtėrisht me virtyt tė madh nuk kanė zotėrime materiale. Pėr ta, nuk ka asgjė qė tė mos braktiset.

Rruga e kultivimit ėshtė mė e sakta dhe praktikuesit janė nė fakt njerėzit me inteligjentė. Gjėrat pėr tė cilat njerėzit e zakonshėm luftojnė dhe pėrfitimet e vogla qė ata marrin zgjasin vetėm pėr pak kohė.

Edhe sikur tė fitoni me pėrpjekje, gjeni diēka falas, apo tė pėrfitoni pak, e po pastaj? Ekziston njė fjalė e urtė tek njerėzit e zakonshėm: “Njeriu nuk sjell asgjė me vete kur lind, dhe nuk merr asgjė me vete kur vdes.” Ju vini nė kėtė botė pa asgjė dhe nuk merrni me vete asgjė kur e leni atė madje edhe kockat do ju digjen e bėhen hi.

Nuk ka rėndėsi nėse ke para me thasė apo nė jeni i famshėm—asgjė nuk mund tė merret me vete kur vdisni. Por, meqenėse gong rritet nė trupin e Shpirtit tuaj Kryesor, ai mund tė merret me vete. Po ju them se gongu ėshtė i vėshtirė pėr t’u fituar. Ėshtė kaq i ēmuar dhe kaq i vėshtirė pėr t’u pėrftuar saqė nuk mund tė shkėmbehet me asnjė sasi parash.

Kur gongu juaj arrin njė nivel tė lartė dhe nėse njė ditė ju do tė vendosnit tė mos kultivoni mė, nėqoftėse nuk bėni asgjė tė keqe, gongu juaj do tė transformohet nė ēfarėdo lloj gjėje materiale qė ju dėshironi—ju do tė jeni nė gjendje t’i keni tė gjitha. Por ju nuk do tė keni mė ato gjėra qė ka njė praktikues. Ju do tė keni vetėm gjėrat qė mund tė merren nė kėtė botė.

Interesat personale i ēojnė disa njerėz qė tė pėrdorin mėnyra tė pandershme pėr tė marrė gjėra qė i pėrkasin tė tjerėve. Kėta njerėz mendojnė se ja kanė hedhur.

E vėrteta ėshtė se ata e kanė marrė atė fitim duke shkėmbyer virtytin e tyre mė tė tjerėt—vetėm se ata nuk e dinė kėtė. Pėr njė praktikues, kjo do tė zbritej nga gongu tij apo saj. Pėr njė qė nuk praktikon, do tė zbritej nga jetėgjatėsia e tij apo nga diēka tjetėr. Shkurt, llogaritė duhet tė rakordohen.

Ky ėshtė parimi i universit. Ka gjithashtu disa njerėz qė gjithmonė keqtrajtojnė tė tjerėt, lėndojnė tė tjerėt me fjalė fyese e kėshtu me radhė. Me kėto veprime ata i japin njė pjesė korresponduese nga virtyti tyre palės tjetėr, duke shkėmbyer virtytin e tyre pėr veprimin fyes ndaj tė tjerėve.

Disa njerėz mendojnė se ėshtė disavantazh tė jesh njėri i mirė. Nga pikėpamja e njė njeriu tė zakonshėm, njė njeri i mirė ėshtė nė disavantazh.

Por ajo qė ata marrin ėshtė diēka qė njerėzit e zakonshėm nuk munden ta marrin: virtyt, njė substancė e bardhė qė ėshtė jashtėzakonisht e ēmueshme. Pa virtyt njė njeri nuk mund tė ketė gong—kjo ėshtė njė e vėrtetė absolute.

Pse ndodh qė pėr shumė njerėz qė kultivojnė gongu i tyre nuk zhvillohet? Ėshtė pikėrisht sepse ata nuk kultivojnė virtyt. Shumė njerėz theksojnė virtytin dhe kėrkojnė kultivimin e virtytit, por ata nuk arrijnė tė thonė hapur parimet e vėrteta se si virtyti zhvillohet nė gong. I lihet individit ta kuptojė.

Rreth dhjetė mijė volumet e Tripitakės dhe parimet qė Sakiamuni mėsoi pėr mbi dyzet vjet tė gjitha flisnin pėr njė gjė: virtytin. Librat e lashtė kinezė tė kultivimit Daoist tė gjitha flasin pėr virtytin. Libri prej pesėmijė fjalėsh i Lao Zi , Dao De Jing, gjithashtu studion virtytin (de). Disa njerėz akoma nuk arrijnė ta kuptojnė kėtė.

Ne e trajtojmė ēėshtjen e “humbjes”. Kur ju fitoni ju duhet tė humbni. Ju do tė ndesheni me disa vėshtirėsi kur ju me tė vėrtetė doni tė kultivoni.

Kur ato shfaqen nė jetėn tuaj, ju mund tė keni pak dhimbje nė trup apo do tė ndjeheni tė parehatshėm kėtu apo aty—por nuk ėshtė sėmundje. Vėshtirėsitė mund tė shfaqen gjithashtu nė shoqėri, nė familje apo nė vendin e punės—ēdo gjė ėshtė e mundur.

Mosmarrėveshje do tė lindin papritur mbi interesin personal apo probleme emocionale. Qėllimi ėshtė qė t’ju japė mundėsi pėr tė pėrmirėsuar karakterin tuaj. Kėto gjėra zakonisht ndodhin papritur dhe duken jashtėzakonisht tė ashpra.

Nėse ju ndesheni me diēka qė ėshtė shumė e komplikuar, e sikletshme pėr ju, qė ju bėn tė turpėroheni, apo qė ju vė juve nė njė situatė tė vėshtirė, si do tė silleni ju nė atė kohė? Nėqoftėse ju qėndroni tė qetė dhe tė pėrmbajtur—nėse e bėni dot kėtė—karakteri juaj do tė pėrmirėsohej nėpėrmjet kėtij problemi dhe gongu juaj do tė rritej po aq. Nėse arrini pak sukses, ju do tė pėrftoni pak. Aq sa harxhoni, aq dhe do tė merrni.

Nė mėnyrė tipike, kur ne jemi nė mes tė njė problemi ne mund tė mos e kuptojmė kėtė, megjithatė duhet tė pėrpiqemi. Ne nuk duhet ta konsiderojmė veten si njerėz tė zakonshėm. Ne duhet t’i pėrmbahemi standarteve me tė larta kur lindin mosmarrėveshje.

Karakteri ynė do tė kalitet nė mes tė njerėzve meqenėse ne kultivojmė nė mes tyre. Ne me siguri do tė bėjmė disa gabime dhe do tė mėsojmė diēka prej tyre. Ėshtė e pamundur qė gongu juaj do tė zhvillohet ndėrsa ju jeni nė rehati dhe nuk ndesheni me asnjė problem.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Falun Gong

Mesazh  Neo prej 08.08.08 0:27

3. Kultivim i njėhershėm i Zhen, Shan, dhe Ren

Mėnyra jonė e kultivimit kultivon Zhen, Shan, dhe Ren nė tė njėjtėn kohė. “Zhen” do tė thotė tė tregosh tė vėrtetėn, tė bėsh gjėra tė vėrteta, tė kthehesh tek vetja jote origjinale e vėrtetė dhe nė fund tė bėhesh njė person i vėrtetė. “Shan” do tė thotė tė zhvillosh mėshirė tė madhe, tė bėsh gjėra tė mira dhe tė shpėtosh njerėzit.

Ne veēanėrisht theksojmė aftėsinė pėr Ren. Vetėm me Ren mundet njeriu tė kultivojė qė tė bėhet njė person me virtyt tė madh. Ren ėshtė njė gjė shumė e fuqishme dhe e tejkalon Zhen dhe Shan. Gjatė gjithė procesit tė kultivimit juve ju kėrkohet tė duroni, tė kontrolloni karakterin tuaj dhe tė ushtroni vetėkontroll.

Nuk ėshtė e lehtė tė durosh kur pėrballohesh me vėshtirėsi. Disa thonė, “Nėqoftėse nuk godet kur rrihesh, nuk shan mbrapsht kur tė shajnė, apo nėse duron edhe kur ti turpėrohesh para familjes, tė afėrmve dhe miqve, a nuk je bėrė ti si budallai i fshatit?

Unė them se nėqoftėse ju veproni si njeri normal nė tė gjitha drejtimet, nėse inteligjenca juaj nuk ėshtė mė e paktė se e tė tjerėve, dhe nėse ju merrni lehtshėm vetėm pėrfitimin personal, askush nuk do tė thotė se ju jeni budallenj.

Tė jesh i aftė tė durosh nuk ėshtė dobėsi dhe as nuk tė bėn si budallai i fshatit. Ėshtė shfaqje vullneti dhe vetėkontrolli tė fortė. Ka ekzistuar njė person nė historinė kineze tė quajtur Han Xin i cili njėherė vuajti poshtėrimin e zvarritjes ndėrmjet kėmbėve tė njėrit.

Kjo ishte vetėpėrmbajtje e jashtėzakonshme. Ekziston njė thėnie e lashtė: “Kur njė njeri i zakonshėm poshtėrohet, ai do tė nxjerrė shpatėn pėr tė luftuar.” Do tė thotė se kur njė person i thjeshtė poshtėrohet, ai do tė nxjerrė shpatėn tė hakmerret, do tė mallkojė tė tjerėt, apo do t’i godasė ata me grushte.

Nuk ėshtė e lehtė pėr njė person tė vijė e tė jetojė njė jetė tė tėrė. Disa njerėz jetojnė pėr egon e tyre—nuk ja vlen fare dhe ėshtė jashtėzakonisht e lodhshme. Ekziston njė thėnie nė Kinė: “Me njė hap prapa, ti do tė zbulosh njė det dhe qiell tė pafund.” Bėni njė hap prapa kur pėrballoheni me telashe dhe do tė shihni njė situatė krejt tjetėr.

Njė praktikues jo vetėm qė duhet tė tregojė durim ndaj njerėzve me tė cilėt ai ka konflikte dhe ndaj atyre qė e vėnė atė nė pozitė tė vėshtirė drejtpėrdrejt, por duhet gjithashtu tė tregojė zemėrgjerėsi dhe bile t’i falenderojė ata.

Si mundet tė pėrmirėsoni ju karakterin tuaj pa kėto vėshtirėsi qė keni me ta? Si mund tė transformohet substanca jote e zezė nė substancė tė bardhė gjatė vuajtjeve? Si mund ta zhvillosh ti gongun tėnd? Ėshtė shumė e vėshtirė kur je nė mes tė problemit, megjithatė ti duhet tė ushtrosh vetėkontroll gjatė asaj kohe.

Problemet do tė bėhen vazhdimisht mė tė vėshtira ndėrsa fuqia e gongut tuaj rritet. Ēdo gjė varet nėse ti mund tė pėrmirėsosh karakterin. Ai problem mund tė tė mėrzisė nė fillim dhe tė tė zemėrojė pa masė—zemėrim tė tillė sa tė tė fryhen damarėt. Megjithatė ti nuk shpėrthen dhe mund tė pėrmbash zemėrimin—shumė mirė. Ti ke filluar tė durosh, tė durosh me vetėdije.

Ti do tė pėrmirėsosh dalėngadalė dhe vazhdimisht karakterin tėnd, duke i marrė gjėrat me tė vėrtetė lehtshėm; ky ėshtė pėrmirėsim akoma mė i madh. Njerėzit e zakonshėm i marrin fėrkimet e parėndėsishme dhe problemet e vogla me shumė seriozitet.

Ata jetojnė pėr ego dhe nuk tolerojnė asgjė. Ata do tė guxojnė tė bėjnė ēdo gjė kur janė tė zemėruar deri sa nuk mbajnė mė. Megjithatė si praktikues juve do t’ju duken gjėrat qė njerėzit i marrin me seriozitet shumė shumė tė parėndėsishme, bile tepėr tė vogla, sepse qėllimi juaj ėshtė jashtėzakonisht largpamės dhe me pikėsynime tė larta. Ju do tė jetoni aq sa dhe ky univers.

Atėherė mendojini ato gjėra edhe njėherė: Nuk ka rėndėsi nėse i keni ato apo jo. Ju mund t’i lini tė gjitha ato prapa kur mendoni nga njė perspektivė mė e gjėrė.

4. Eliminimi i zilisė

Zilia ėshtė njė pengesė shumė e madhe dhe njė qė ka ndikim tė madh tek praktikuesit. Ndikon drejtpėrsėdrejti nė fuqinė e gongut tė praktikuesve, dėmton kultivuesit e tjerė dhe ndėrhyn seriozisht me pėrparimin tonė nė kultivim. Si praktikues, ju duhet ta eliminoni atė plotėsisht.

Disa njerėz akoma duhet tė heqin dorė nga zilia megjithėse ata kanė kultivuar nė njė farė niveli. Pėr mė shumė, sa mė e vėshtirė qė tė jetė pėr t’u braktisur, aq mė e lehtė ėshtė qė zilia tė bėhet mė e fortė.

Ndikimet negative tė kėtij vesi i bėjnė aspektet e pėrmirėsuara tė karakterit tė personit tė vihen nė rrezik. Pse e kemi veēuar zilinė pėr diskutim? Sepse zilia ėshtė gjėja mė shumė e dukshme qė manifestohet tek populli kinez; zė peshėn mė tė madhe nė mendjen e tyre.

Megjithatė shumė njerėz nuk janė tė vetėdijshėm pėr tė. E quajtur zili orientale, apo zili aziatike, ėshtė karakteristikė e Lindjes. Kinezėt janė mjaft tė mbyllur nė vetvete, tė rezervuar dhe nuk shprehen hapur. Kjo ēon me lehtėsi nė zili. Ēdo gjė ka dy anė.

Po ashtu, njė personalitet i mbyllur ka pozitiven dhe negativen e vet. Perėndimorėt janė relativisht tė hapur. Pėr shembull, njė fėmijė qė ka marrė notė tė lartė nė shkollė mund tė thėrresė me zė tė lartė rrugės pėr nė shtėpi, “Mora shkėlqyeshėm!” Fqinjėt do tė hapnin dyert e dritaret pėr ta uruar, “Urime Tom!” Tė gjithė do tė ishin tė gėzuar pėr tė.

Po tė ndodhte kjo nė Kinė, mendojeni pak, njerėzve do t’u vinte neveri me ta dėgjuar: “Paska marrė shkėlqyeshėm. Po pastaj? E ē’ka kėtu pėr t’u mburrur?” Reagimi ėshtė plotėsisht i ndryshėm kur personi ka mentalitetin e zilisė.

Tipat ziliqarė i shohin me pėrēmim tė tjerėt dhe nuk i lejojnė ata qė t’jua kalojnė. Kur ata shohin dikė qė ėshtė mė i zoti se ata, mendjet e tyre e humbin arsyetimin, u duket e padurueshme dhe e mohojnė faktin.

Ata duan tė marrin rritje nė rrogė kur e marrin dhe tė tjerėt, tė marrin shpėrblime tė barabarta dhe tė marrin tė njėjtėn pėrgjegjėsi kur diēka shkon keq. Ata bėhen xhelozė dhe ziliqarė kur shikojnė qė tė tjerėt po bėjnė para mė shumė. Sidoqoftė, ata e quajnė tė papranueshme qė tė tjerėve t’u ecė mė mirė se atyre vetė.

Disa njerėz kanė frikė tė pranojnė njė shpėrblim kur ata kanė arritur disa suksese nė punėn e tyre shkencore; kanė frikė se tė tjerėt do tė bėhen xhelozė. Disa njerėz qė kanė marrė disa ēmime nuk guxojnė t’i tregojnė nga frika e zilisė dhe sarkazmės sė tė tjerėve.

Disa mjeshtėr qigongu nuk durojnė dot kur edhe mjeshtėr tė tjerė qigongu japin mėsime, kėshtu ata i sjellin atyre telashe. Ky ėshtė problem karakteri. Ta zėmė se nė njė grup qė bėn ushtrime qigongu bashkė, disa njerėz qė filluan mė vonė janė megjithatė tė parėt qė zhvillojnė aftėsi supernormale.

Ka nga ata persona qė do tė thonė pastaj: “E ē’ka pėr t’u mburrur ai? Unė kam praktikuar pėr kaq vjet dhe kam njė tufė me ēertifikata. Si mund tė zhvillojė ai aftėsi supernormale para meje?” Zilia e tij do tė shfaqet pastaj. Kultivimi pėrqendrohet brenda vetes dhe njė kultivues duhet tė kultivojė veten dhe tė shohė brenda vetes qė tė gjejė shkakun e problemit.

Ju duhet tė punoni shumė me veten dhe tė pėrpiqeni tė pėrmirėsoni veten nė aspektet ku nuk keni punuar mjaftueshėm. Po shikuat tė tjerėt pėr tė gjetur shkakun e fėrkimit, tė tjerėt do t’ia dalin mbanė nė kultivim dhe lartėsohen, ndėrsa ju do tė jeni i vetmi qė do mbeteni prapa.

A nuk do e kishit harxhuar kohėn kot? Kultivimi ėshtė pėr tė kultivuar veten!

Zilia gjithashtu dėmton kultivuesit e tjerė, si pėr shembull kur sharjet e njėrit e bėjnė situatėn tė vėshtirė qė tė tjerėt tė hyjnė nė qetėsi. Kur ky lloj njeriu ka aftėsi supernormale, ai apo ajo mund t’i pėrdorė ato pėr tė dėmtuar kultivuesit e tjerė. Pėr shembull, njė person ėshtė ulur dhe mediton aty dhe ai ka kultivuar mjaft mirė.

Ai rri ulur aty si mal sepse ai ka gong. Pastaj dy qenie fluturojnė aty pranė, njeri prej tė cilėve kish qenė murg por qė pėr shkak tė zilisė nuk arriti Lartėsimin Shpirtėror; megjithėse ai ka njė farė fuqie gongu, ai nuk ka arritur Konsumim. Kur ata arrijnė aty ku po mediton personi, njeri thotė, “Filani po mediton kėtu.

Hajde shkojmė rrotull tij.” Megjithatė tjetri thotė. “Nė tė kaluarėn, unė kam copėtuar njė cep tė Malit Tai.” Ai pastaj provon tė godasė praktikuesin. Por kur ngre dorėn ai nuk e ul dot atė.

Ajo qenie nuk mund tė godasė praktikuesin sepse ai po kultivon njė mėnyrė tė vėrtetė, kėshtu kjo kthehet nė ēėshtje serioze dhe ai do tė ndėshkohet. Njerėzit qė janė ziliqarė dėmtojnė veten dhe tė tjerėt.

5. Eliminimi i veseve

“Tė kesh vese” i referohet pėrndjekjeve tė pasosura, tė pėrkushtuara pas njė gjėje tė caktuar apo qėllimi nga ata praktikues qė janė tė paaftė ta ēlirojnė veten apo tepėr kokėfortė pėr tė dėgjuar kėshilla.

Disa njerėz ndjekin aftėsitė supernormale nė kėtė botė dhe kjo me siguri do tė ndikojė nė kultivimin e tyre drejt niveleve tė larta. Sa mė e fortė tė jetė ndjenja, aq mė tė vėshtira janė ato pėr t’u braktisur.

Mendjet e tyre do tė bėhen gjithnjė e mė tė ēekuilibruara dhe tė paqėndrueshme. Mė vonė kėta njerėz do tė ndjejnė se nuk kanė arritur asgjė dhe ata madje do tė fillojnė tė dyshojnė gjėrat qė kanė qenė duke mėsuar. Veset lindin nga dėshirat njerėzore.

Karakteristikė e veseve ėshtė se pikėsynimet apo qėllimet e tyre janė nė dukje tė kufizuara, mjaft tė qarta dhe tė caktuara dhe shpesh personi mund tė mos jetė i vetėdijshėm pėr to. Njė njeri i zakonshėm ka shumė vese. Ai mund tė pėrdorte ēdo mėnyrė tė nevojshme me qėllim qė tė pėrndjekė diēka dhe ta arrijė atė.

Veset pėr njė kultivues manifestohen ndryshe, si p.sh. nė pėrndjekjen e tij pas aftėsive supernormale tė caktuara, vetėkėnaqjen nga njė vizion i caktuar, fiksimi pas njė fenomeni tė caktuar etj. Pavarėsisht nga ēfarė ju, si praktikues, pėrndiqni, ėshtė e gabuar—pėrndjekja duhet tė braktiset. Shkolla Dao mėson mosekzistencėn.

Shkolla Budės mėson zbrazėtinė dhe si tė hysh nė portėn e zbrazėtisė. Sė fundi, ne duam tė arrijmė gjendjen e mosekzistencės dhe zbrazėtisė, duke braktisur tė gjitha veset. Ēdo gjė nga e cila ju nuk hiqni dot dorė duhet tė braktiset. Pėrndjekja e aftėsive supernormale ėshtė njė shembull: Nėqoftėse i pėrndjek ato do tė thotė se ju doni t’i pėrdorni ato.

Nė realitet, kjo do tė thotė tė shkosh kundėr natyrės sė universit tonė. Nė fakt ėshtė prapėseprapė njė problem karakteri. Ti don t’i kesh ato; ti don tė kapardisesh me to dhe tė mburresh para tė tjerėve. Ato aftėsi nuk janė diēka pėr t’u ekspozuar qė t’i shohin tė tjerėt.

Edhe sikur qėllimi i pėrdorimit tė tyre tė ishte i sinqertė dhe ju tė donit t’i pėrdorni ato pėr tė bėrė vepra tė mira, veprat e mira qė ju bėni mund tė dalin se nuk kanė qenė tė mira.

Mund tė mos jetė ide e mirė t’i zgjidhėsh ēėshtjet e njerėzve tė zakonshėm duke pėrdorur mėnyra supernormale. Pasi disa njerėz mė dėgjojnė kur them se shtatėdhjetė pėrqind e klasės e ka Syrin Qiellor tė hapur, ata fillojnė tė pyesin veten, “Pse nuk shoh gjė unė?” Vėmendja e tyre pėrqendrohet tek Syri Qiellor kur ata kthehen nė shtėpi dhe bėjnė ushtrimet—deri nė atė pikė sa i fillon dhimbje koke.

Ata akoma nuk mund tė shohin gjė sė fundi. Ky ėshtė ves. Individėt ndryshojnė nga ana fizike dhe cilėsia e lindur. Nuk ėshtė e mundur qė tė gjithė tė arrijnė tė shohin me Syrin Qiellor nė tė njėjtėn kohė dhe Syri Qiellor i tyre nuk mund tė jetė nė tė njėjtin nivel. Disa njerėz mund tė shohin dhe disa jo. Ėshtė plotėsisht normale.

Veset mund tė sjellin bllokim tė rėndė tė zhvillimit tė fuqisė gongut tė njė kultivuesi. Nė raste mė serioze ato mund tė sjellin si pasojė qė praktikuesi tė marrė rrugė tė keqe.

Nė veēanti, disa aftėsi supernormale mund tė pėrdoreshin nga njerėz me karakter tė dobėt pėr tė bėrė gjėra tė kėqija. Ka pasur raste kur karakteri i dobėt i njė personi ka rezultuar qė aftėsi supernormale tė pėrdoren pėr tė bėrė vepra tė kėqija.

Diku ishte njė djalė, njė student universiteti, i cili zhvilloi aftėsinė supernormale tė kontrollit tė mendjes. Me kėtė ai mund tė pėrdorte mendimet e tij qė tė manipulonte mendimet dhe sjelljen e tė tjerėve, dhe ai e pėrdori aftėsinė e tij pėr tė bėrė gjėra tė kėqija.

Disa njerėz mund tė shohin shfaqje vizionesh kur bėjnė ushtrimet. Ata gjithmonė duan tė shohin mė qartė e t’i kuptojnė. Edhe ky ėshtė njė lloj vesi. Njė lloj hobi mund tė bėhet fiksim pėr disa dhe ata nuk mund ta lėnė atė. Edhe ky ėshtė njė formė vesi.

Pėr shkak tė ndryshimeve nė cilėsinė e lindur dhe synimet, disa njerėz kultivojnė qė tė arrijnė nivelin mė tė lartė ndėrsa disa kultivojnė vetėm pėr tė fituar disa gjėra. Ky mentaliteti i fundit sigurisht qė e kufizon qėllimin e kultivimit tė personit.

Nėse njė person nuk e kufizon kėtė lloj vesi, gongu i tij nuk do tė rritet edhe kur praktikon. Kėshtu praktikuesit duhet t’i marrin tė gjitha fitimet materiale lehtshėm, tė mos pėrndjekin asgjė dhe t’i lenė gjėrat tė rrjedhin natyrshėm, kėshtu tė evitojnė lindjen e veseve tė reja.

Nėse kjo mund tė arrihet varet nga karakteri i praktikuesit. Nuk mund tė arrish sukses nė kultivim nėqoftėse karakteri jot nuk ndryshon rrėnjėsisht apo kur ke akoma vese.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Falun Gong

Mesazh  Neo prej 08.08.08 0:30

6. Karma

(1) Origjina e karmės

Karma ėshtė njė lloj substance e zezė qė ėshtė e kundėrta e virtytit. Nė Budizėm quhet karmė mėkatare, ndėrsa kėtu ne e quajmė karmė. Kėshtu tė bėsh gjėra tė kėqija do tė thotė tė krijosh karma.

Karma krijohet kur njė person bėn keq nė kėtė jetė apo nė jetėt e mėparshme. Pėr shembull, tė vrasėsh, tė shfrytėzosh tė tjerėt, tė shkelėsh interesat e tė tjerėve, tė pėrflasėsh tė tjerėt pas shpinės, tė sillesh keq me tė tjerėt, etj., tė gjitha kėto krijojnė karma.

Po ashtu, njė pjesė karme trashėgohet nga tė parėt, familja dhe tė afėrmit, apo miqtė e ngushtė. Kur dikush godet njė tjetėr, ai po ashtu i jep atij substancėn e bardhė, dhe pjesa bosh e trupit tė tij mbushet pastaj me substancėn e zezė.

Vrasja ėshtė vepra mė e keqe—ėshtė njė vepėr e keqe qė do tė krijojė karmė tė madhe. Karma ėshtė faktori primar qė shkakton sėmundje tek njerėzit. Sigurisht, nuk shfaqet gjithmonė si formė sėmundjeje—mund tė manifestohet gjithashtu si ndeshje me vėshtirėsi e tė tjera si ato. Tė gjitha kėto tregojnė si vepron karma.

Kėshtu praktikuesit nuk duhet tė bėjnė gjė tė keqe. Ēdo sjellje e keqe do tė krijojė ndikime negative qė seriozisht do tė influencojnė nė kultivimin tuaj.

Disa njerėz nxisin mbledhjen e qi-sė nga bimėt. Kur ata mėsojnė ushtrimet e tyre, ata gjithashtu mėsojnė si tė mbledhėsh qi nga bimėt; ata diskutojnė me interes tė madh cilat pemė kanė qi mė tė mirė dhe ngjyrat e qi-sė sė pemėve tė ndryshme.

Ishin disa persona nė njė park nė njė rajon tė verilindjes tė cilėt praktikonin njė lloj tė ashtuquajturi qigongu ku ata rrotulloheshin mbi tokė dhe pasi ēoheshin, ata do tė rrethonin pemėt e pishave pėr tė mbledhur qi-nė e tyre. Brenda gjysmė viti korija e pemėve tė pishės ishte vyshkur dhe kthyer nė ngjyrė tė verdhė. Ky ishte njė akt qė krijon karma!

Po ashtu ishte dhe vrasje! Tė mbledhėsh qi nga pemėt nuk ėshtė e drejtė, e parė kjo nga kėndvėshtrimi i gjelbėrimit tė vendit, ruajta e ekuilibrit ekologjik, apo nga njė perspektivė niveli tė lartė. Universi ėshtė i madh dhe i pafund, me qi qė gjendet kudo qė ju ta mblidhni. Luaj vendit e shko e mblidhe—pse tė abuzosh bimėt? Nėqoftėse ti je praktikues, ku e ke atė zemėr mėshirimi e mirėsie?

Ēdo gjė ka inteligjencė. Shkenca moderne tashmė e ka pohuar qė bimėt jo vetėm qė kanė jetė, por gjithashtu inteligjencė, mendime, ndjenja, dhe madje edhe funksione super ndjeshmėrie. Kur Syri yt i Tretė arrin nivelin e Shikimit tė Ligjit, ti do tė shohėsh se bota ėshtė krejtėsisht njė vend tjetėr. Kur ti tė dalėsh jashtė, shkėmbinjtė, muret dhe madje pemėt do tė tė flasin.

Tė gjitha objektet kanė jetė. Sapo njė objekt krijohet, njė jetė hyn nė tė. Janė njerėzit qė jetojnė nė Tokė qė i kanė ndarė substancat nė organike e joorganike. Njerėzit qė jetojnė nė tempuj mėrziten kur thyejnė njė vazo, sepse nė momentin qė thuhet, forma jetės nė tė ēlirohet.

Ajo nuk e ka mbaruar kohėn e jetės sė vet, kėshtu nuk do tė ketė ku tė shkojė. Prandaj do tė ketė urrejtje tė jashtėzakonshme ndaj personit i cili i mori jetėn. Sa mė shumė tė egėrsohet, aq mė shumė karma do tė mbledhė personi. Disa “mjeshtėr qigongu” shkojnė madje pėr gjueti.

Ku shkoi mirėsia dhe mėshira e tyre? Shkolla Budės dhe Daos nuk bėjnė gjėra qė shkelin parimet e qiellit. Kur dikush i bėn kėto gjėra, ėshtė njė akt vrasjeje.

Disa njerėz thonė se nė tė kaluarėn ata prodhuan shumė karma, pėr shembull, duke vrarė peshk apo pula, peshkuar, etj. A do tė thotė kjo se ata nuk mund tė kultivojnė mė? Jo, nuk do tė thotė. Atėherė ti e bėre pa ditur pasojat, kėshtu nuk do tė ketė krijuar karma suplementare.

Veē mos e bėj mė nė tė ardhmen dhe kjo mjafton. Po ta bėsh pėrsėri ti do tė shkelėsh parimet me vetėdije dhe kjo nuk lejohet. Disa nga praktikuesit tanė kanė kėtė lloj karme. Pjesėmarrja juaj nė seminarin tonė do tė thotė se ju keni lidhje tė paracaktuara nga fati dhe se ju mund tė kultivoni lart. A ti shtypim ne mizat apo mushkonjat kur na hyjnė brenda?

Pėrsa i pėrket asaj si e bėni ju kėtė nė nivelin e tanishėm, nuk konsiderohet gabim nėqoftėse i shtypni dhe i vrisni ato. Nėqoftėse nuk i nxirrni dot jashtė, atėherė po i vratė nuk ėshtė ndonjė hata e madhe. Kur diēkaje i ka ardhur koha pėr tė vdekur, natyrisht qė do tė vdesė.

Njėherė, kur Sakiamuni ishte akoma gjallė, ai donte tė bėnte banjė dhe i kėrkoi njė dishepulli tė tij qė tė pastronte vaskėn. Dishepulli zbuloi se kishte shumė insekte nė vaskė, kėshtu ai u kthye dhe pyeti ēfarė tė bėnte. Sakiamuni i tha pėrsėri, “Dua qė tė pastrosh vaskėn.” Dishepulli e kuptoi dhe shkoi dhe e pastroi vaskėn.

Ju nuk duhet t’i merrni disa gjėra me shumė seriozitet. Ne nuk duam qė tė jeni tė tepruar nė kujdese. Nė njė ambient tė komplikuar nuk ėshtė mirė, mendoj, qė ju tė jeni nervozė nė ēdo moment dhe tė keni frikė se mos bėni ndonjė gabim. Do tė ishte njė formė vesi—vetė frika ėshtė ves.

Ne duhet tė kemi zemėr dashamirėse dhe mėshiruese. Kur ne i bėjmė gjėrat me njė zemėr dashamirėse dhe mėshiruese, do ketė me pak shanse qė ne tė krijojmė probleme. Merre interesin personal me lehtėsi dhe ji zemėrmirė dhe zemra juaj dashamirėse do t’ju ruaj nga kryerja e tė kėqijave.

Nė doni besojeni nė doni jo, ju do tė zbuloni se nėqoftėse ju gjithmonė mbani njė qėndrim keqdashės dhe gjithmonė doni tė grindeni apo tė haheni, ju do t’i ktheni gjerat e mira nė tė kėqija. Unė shpesh shoh se kur disa njerėz qė kanė tė drejtė, nuk i lenė rehat tė tjerėt; kur ky tip ka tė drejtė, ai ka gjetur shkak qė t’i keqtrajtojė tė tjerėt.

Po ashtu, ne nuk duhet tė shkaktojmė konflikte nėqoftėse ne nuk biem dakord pėr disa gjėra. Gjėrat qė nuk ju pėlqejnė mund tė mos jenė ngandonjėherė tė kėqija. Kur ju tė ngrini nivelin vazhdimisht si praktikues, ēdo fjali e juaj do tė ketė energji.

Ju nuk duhet tė flisni si t’ju vijė, pėrderisa ju mund tė ndikoni njerėzit e zakonshėm. Ėshtė veēanėrisht e lehtė qė ju tė bėni gabime dhe tė krijoni karma kur ju nuk jeni nė gjendje tė dini tė vėrtetėn e situatės dhe shkaqet karmike tė saj.

(2) Eliminimi i karmės

Parimet nė kėtė botė janė tė njėjta me ato nė qiell: Nė fund tė fundit ju duhet tė paguani ato qė i keni borxh tė tjerėve. Madje edhe njerėzit e zakonshėm duhet tė paguajnė ēfarė i detyrohen tė tjerėve.

Tė gjitha vėshtirėsitė dhe problemet qė ndeshni ju nė jetė janė rezultat i karmės. Ju duhet tė paguani mbrapsht. Rruga e jetės pėr kultivuesit e vėrtetė do tė ndryshohet. Njė rrugė e re qė i pėrshtatet kultivimit tėnd do tė zgjidhet. Mjeshtri juaj do tė reduktojė ca nga karma juaj dhe ajo qė mbetet do tė pėrdoret pėr tė pėrmirėsuar karakterin tuaj.

Ju shkėmbeni dhe paguani pėr karmėn tuaj duke kryer ushtrimet dhe duke kultivuar karakterin tuaj. Qė sot e tutje, problemet qė ndeshni nuk do tė ndodhin rastėsisht. Pra ju lutem pėrgatituni mendėrisht.

Duke duruar pak vėshtirėsi, ju do tė arrini tė hiqni dorė nga tė gjitha gjėrat qė njė person i zakonshėm nuk heq dorė. Ju do tė ndesheni me shumė probleme.

Problemet do tė lindin nė familje, shoqėri dhe nga burime tė tjera, apo ju papritmas mund tė ndesheni me fatkeqėsi; mund tė ndodhė qė ju do tė fajėsoheni pėr ēfarė nė fakt ėshtė faji i njė tjetri e tė tjera si kėto ndodhira.

Praktikuesit nuk supozohen tė sėmuren, megjithatė ju mund tė sėmureshit papritmas me sėmundje serioze. Sėmundja mund tė vijė me forcė intensive, duke ju shkaktuar vuajtje derisa ju mund tė mos e duroni dot mė. Edhe analizat mjekėsore mund tė mos japin ndonjė diagnozė. Megjithatė pa ndonjė arsye, sėmundja mund tė zhduket mė vonė pa ndonjė kurim.

Nė fakt, borxhet tuaja paguhen nė kėtė mėnyrė. Mbase njė ditė bashkėshortja juaj do nxehet dhe fillojė tė grindjet me ju pa shkak fare; edhe gjėra tė parėndėsishme mund tė shkaktojnė grindje tė mėdha. Mė pas, edhe bashkėshortja juaj nuk do e kuptojė pse e nxeh.

Meqenėse ju jeni praktikues, ju duhet tė jeni tė qartė pse ndodhin incidente tė tilla: Ndodh sepse erdhi ajo “gjėja” dhe tė kėrkon qė tė paguash pėr karmėn tėnde.

Qė tė zgjidhni kėto lloj incidentesh, ju duhet ta mbani veten nėn kontroll gjatė atyre momenteve dhe tė ruani karakterin tuaj. Jini mirėnjohės dhe falenderues qė bashkėshortja juaj ju ka ndihmuar qė tė paguani karmėn.
Kėmbėt do tė fillojnė tė dhembin pasi personi rri ulur nė meditim pėr njė kohė tė gjatė, dhe ngandonjėherė dhimbja ėshtė torturuese.

Njerėzit me Sy Qiellor tė njė niveli tė lartė mund tė shikojnė kėtė: Kur personi ka dhimbje tė madhe, ka njė copė tė madhe karme tė zezė, si brenda ashtu dhe jashtė trupit, qė del poshtė dhe eliminohet.

Dhimbja qė provon personi ndėrsa rri ulur nė meditim ėshtė me ndėrprerje dhe torturuese. Disa e kuptojnė kėtė dhe janė tė vendosur qė tė mos ulin kėmbėt. Substanca e zezė do tė eliminohet pastaj dhe transformohet nė substancėn e bardhė, e cila pastaj do tė shndėrrohet nė gong.

Praktikuesit nuk munden tė paguajnė pėr tė gjithė karmėn e tyre nėpėrmjet tė ndenjurit ulur nė meditim dhe duke bėrė ushtrimet. Ata do tė duhet tė pėrmirėsojnė gjithashtu edhe karakterin e tyre dhe cilėsinė e ndriēimit dhe tė kalojnė disa probleme.

Ēfarė ėshtė e rėndėsishme ėshtė qė ne tė jemi mirėdashės. Mirėsia e personit lind shpejt nė Falun Gongun tonė. Shumė njerėz shohin se i dalin lot pa ndonjė arsye ndėrsa rrinė ulur nė meditim. Pėr ēfarėdo qė tė mendojnė, ata do tė ndjejnė pikėllim.

Kėdo qė shohin, ata shohin vuajtje. Nė fakt kjo ėshtė zemra e njė mėshirimi tė madh qė lind. Natyra juaj, vetja juaj e vėrtetė, do tė fillojė tė lidhet me natyrėn e universit: Zhen-Shan-Ren (Ndershmėri - Mirėsi -Tolerancė ).

Kur tė lind natyra dashamirėse, ju do t’i bėni gjėrat me shumė mirėsi. Nga brenda zemrės deri tek pamja juaj e jashtme, tė gjithė do mund ta shohin se ju jeni me tė vėrtetė dashamirės.

Nė atė pikė asnjė nuk do t’ju keqtrajtojė mė. Nėqoftėse dikush do t’ju keqtrajtonte, atėherė zemra juaj dashamirėse do tė vepronte dhe ju nuk do e trajtonit njėsoj atė tjetrin. Ky ėshtė njė lloj pushteti, njė pushtet qė ju bėn tė ndryshėm nga njerėzit e zakonshėm.

Kur ju ndesheni me njė fatkeqėsi, kjo dashamirėsi e madhe do t’ju ndihmojė qė ta mposhtni atė. Nė tė njėjtėn kohė, Fashen e mi do tė kujdesen pėr ju dhe mbrojnė jetėn, por ju duhet ta kaloni fatkeqėsinė. Pėr shembull, kur po jepja leksion nė Taijuan, ishte njė ēift i moshuar qė erdhi tė ndiqte klasėn.

Ata ishin me nxitim kur kaluan rrugėn dhe sapo arritėn nė mes tė rrugės njė makinė erdhi me shpejtėsi. Nė ēast e shtriu nė tokė gruan e moshuar dhe e tėrhoqi pėr mė shumė se dhjetė metra para se ta linte nė mes tė rrugės. Makina nuk ndaloi dot pas nja njėzet metrash tė tjera.

Shoferi doli nga makina dhe tha disa fjalė tė pasjellshme dhe pasagjerėt brenda nė makinė gjithashtu thane disa gjėra negative. Nė atė moment gruaja e moshuar kujtoi ēfarė kisha thėnė unė dhe nuk tha asnjė fjalė. Pasi u ēua, ajo tha, “Ēdo gjė ėshtė mirė, asgjė nuk ėshtė thyer.” Ajo pastaj hyri nė sallėn e leksionit me tė shoqin.

Tė kishte thėnė ajo nė atė moment, “Oh, mė dhemb kėtu e mė dhėmb atje. Mė ēoni nė spital,” situata do tė kishte pėrfunduar me tė vėrtetė keq. Por ajo nuk tha ashtu. E moshuara mė tha: “Mjeshtėr, unė e di pse ndodhi ajo. Mė ndihmoi mua tė paguaj pėr karmėn time!” Njė fatkeqėsi e madhe u eliminua dhe njė copė e madhe karme u hoq.

Siē mund ta imagjinoni, ajo kishte karakter tė lartė dhe cilėsi ndriēimi shpirtėror tė mirė. Ajo ishte kaq e moshuar, makina po shkonte aq shpejt dhe ajo u zvarrit aq shumė para se sė fundi tė godiste tokėn aq fort, megjithatė ajo u ngrit me mendje tė mirė.

Shpesh njė fatkeqėsi duket shumė e tmerrshme kur vjen—kaq e pakalueshme sa duket sikur nuk ka rrugėzgjidhje. Mbase qėndron pėr disa ditė. Pastaj njė dalje shfaqet papritur dhe gjėrat fillojnė tė ndryshojnė me shpejtėsi. Nė fakt, kjo ndodh ngaqė ju keni pėrmirėsuar karakterin tuaj dhe problemi zhduket natyrshėm.

Qė tė pėrmirėsoni sferėn e tė menduarit, ju duhet tė sprovoheni nga vėshtirėsi tė ndryshme nė kėtė botė. Nėqoftėse karakteri juaj ėshtė pėrmirėsuar me tė vėrtetė dhe ėshtė i qėndrueshėm, karma do tė eliminohet gjatė atij procesi, problemi do tė kalojė dhe gongu juaj do tė rritet.

Mos u dekurajo nėqoftėse gjatė sprovės sė karakterit ti nuk e kalon provėn e ruajtjes sė karakterit dhe ju nuk silleni mirė. Merrni iniciativėn tė gjeni ēfarė mėsimi nxorėt, tė zbuloni ku patėt mangėsinė, dhe bėni pėrpjekje mė shumė tė kultivoni Zhen-Shan-Ren (Ndershmėri-Mirėsi-Tolerancė).

Problemi tjetėr qė do vėrė nė provė karakterin tuaj mund tė vijė menjėherė pas kėtij. Ndėrsa fuqia e gongut tuaj zhvillohet, prova e problemit tjetėr mund tė vijė edhe mė e fortė dhe mė papritur.

Fuqia e gongut tuaj do tė rritet pak me secilin nga problemet qė kapėrcen. Zhvillimi i gongut tuaj do tė ndalojė nėqoftėse ju nuk jeni tė aftė tė mposhtni problemin. Testet e vogla ēojnė nė pėrmirėsime tė vogla; testet e mėdha ēojnė nė pėrmirėsime tė mėdha.

Shpresoj se ēdo praktikues ėshtė i pregatitur tė durojė vuajtje tė mėdha dhe do tė ketė vendosmėrinė dhe vullnetin tė pėrqafojė vėshtirėsitė. Ju nuk do tė fitoni gong tė vėrtetė pa bėrė pėrpjekje.

Nuk ekziston ndonjė parim qė do t’ju lejojė tė merrni gong duke qenė rehat pa vuajtje apo pėrpjekje.

Ju nuk do tė kultivoni kurrė pėr t’u bėrė njė qenie e lartėsuar shpirtėrisht nėqoftėse karakteri juaj nuk pėrmirėsohet thelbėsisht dhe akoma mbani veset tuaja!
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Falun Gong

Mesazh  Neo prej 08.08.08 0:34

7. Ndėrhyrjet demoniake

“Ndėrhyrja demoniake” i referohet manifestimeve apo vizioneve qė shfaqen gjatė procesit tė kultivimit dhe qė ndėrhyjnė nė praktikėn e njė personi. Qėllimi i tyre ėshtė tė pengojnė praktikuesit qė tė mos kultivojnė nė nivele tė larta.

Me fjalė tė tjera, demonėt vijnė qė tė marrin borxhet.
Problemi i ndėrhyrjes demoniake do tė dalė me siguri kur njė person kultivon drejt nivelesh tė larta. Ėshtė e pamundur qė personi tė mos ketė kryer tė kėqija gjatė jetės sė tij, ashtu si dhe tė parėt e tij gjatė jetės sė tyre; kjo quhet karma.

Nėse cilėsia e lindur e njė personi ėshtė e mirė apo jo tregon sa karma ky person ka. Edhe sikur ai apo ajo tė jenė njerėz mjaft tė mirė ėshtė e pamundur qė tė jenė pa karmė. Ju nuk mund ta ndjeni sepse ju nuk praktikoni kultivim.

Demonėt nuk duan t’ia dinė nėqoftėse praktika jote ėshtė vetėm pėr shėrim sėmundjes dhe pėrmirėsim shėndeti. Por ata do t’ju shqetėsojnė sapo ju tė filloni kultivim nė nivele tė larta. Ata mund t’ju shqetėsojnė duke pėrdorur mėnyra tė ndryshme, qėllimi i tė cilave ėshtė tė mos ju lejojnė tė kultivoni nė nivele tė larta dhe t’ju bėjnė tė dėshtoni nė praktikėn tuaj.

Demonėt e shfaqin veten nė mėnyra tė ndryshme. Disa shfaqen si ngjarje tė jetės sė pėrditshme, ndėrsa tė tjerė ndjekin formėn e fenomeneve nga dimensione tė tjera. Ata komandojnė gjėra qė ndėrhyjnė me ju sa herė qė uleni pėr tė medituar, duke e bėrė tė pamundur qė ju tė hyni nė qetėsi dhe kėshtu tė kultivoni drejt nivelesh tė larta.

Ngandonjėherė nė momentin qė ju uleni tė meditoni, ju do filloni tė dremisni apo gjithė llojet e mendimeve do t’ju vijnė nė mend dhe ju nuk jeni tė aftė tė hyni nė gjendjen e kultivimit. Herė tė tjera, sapo filloni tė bėni ushtrimet, vendi juaj zakonisht i qetė papritur do tė mbushet me zhurmėn e hapave, dyerve qė pėrplasen, makinave qė i bien burive, telefonave qė bien dhe njė shumėllojshmėri formash tė tjera ndėrhyrjeje, duke e bėrė tė pamundur pėr juve qė tė qetėsoheni.

Njė lloj tjetėr demoni ėshtė epshi seksual. Njė grua e bukur apo njė burrė simpatik mund tė shfaqen para njė praktikuesi gjatė meditimit tė tij apo saj apo nė ėndėrr. Ai person do t’ju ndjellė dhe joshė juve duke bėrė gjeste stimuluese qė ngacmojnė vesin tuaj tė epshit seksual.

Nėqoftėse ju nuk e mposhtni kėtė herėn e parė, do tė shkallėzohet gradualisht dhe vazhdojė pėr t’ju joshur derisa ju tė braktisni idenė e kultivimit drejt nivelesh tė larta. Kjo ėshtė njė sprovė e vėshtirė pėr t’u kaluar dhe mjaft praktikues kanė dėshtuar pėr shkak tė saj. Shpresoj qė ju tė jeni mendėrisht tė pregatitur pėr kėtė.

Nėqoftėse dikush nuk e ruan karakterin e tij mirė dhe dėshton herėn e parė, ai duhet tė marrė njė mėsim nga kjo. Do tė vijė pėrsėri dhe ndėrhyjė disa herė derisa ju me tė vėrtetė tė ruani karakterin tuaj dhe ta hiqni vesin plotėsisht. Kjo ėshtė njė pengesė qė ju duhet ta kapėrceni, ose ju nuk do tė mund tė arrini Daon dhe tė arrini sukses nė kultivim.
Ka dhe njė lloj tjetėr demoni qė gjithashtu ju shfaqet gjatė kryerjes sė ushtrimeve apo nė ėndrra.

Disa njerėz papritur shikojnė disa fytyra tmerruese qė janė tė shėmtuara dhe tė vėrteta, apo silueta qė mbajnė thika dhe kėrcėnojnė tė tė vrasin. Por ato vetėm mund tė frikėsojnė njerėzit. Po tė ngulnin thikėn me tė vėrtetė, ata nuk do mund ta preknin praktikuesin pėrderisa Mjeshtri ka instaluar njė mburojė mbrojtėse rreth trupit tė praktikuesit qė ta ruajnė atė.

Ata pėrpiqen ta frikėsojnė personin kėshtu qė ai tė ndalojė kultivimin. Kėto vetėm shfaqen nė njė nivel tė caktuar apo gjatė njė periudhe kohe tė caktuar dhe do tė pushojnė shpejt—nė pak ditė, njė javė apo disa javė. Varet e gjitha nga sa i lartė ėshtė karakteri juaj dhe si e trajtoni ju kėtė ēėshtje.

8. Cilėsia e lindur dhe cilėsia e ndriēimit shpirtėror

“Cilėsia e lindur” i referohet substancės sė bardhė qė personi sjell me vete kur lind. Nė fakt, ėshtė virtyt, njė substancė konkrete. Sa mė shumė nga kjo substancė ju sillni me vete, aq mė e mirė cilėsia juaj e lindur.

Njerėzit me cilėsi tė lindur tė mirė mund tė kthehen nė veten e tyre tė vėrtetė me mė lehtėsi dhe tė lartėsohen shpirtėrisht, sepse tė menduarit e tyre nuk pengohet. Me tė dėgjuar pėr mėsimin e qigongut apo pėr gjėra nė lidhje me kultivimin, ata menjėherė tregohen tė interesuar dhe duan tė mėsojnė. Ata janė tė lidhur me universin.

Ėshtė pikėrisht siē ka thėnė Lao Zi: “Kur njė i menēur dėgjon Daon, ai do ta praktikojė atė me zell. Kur njė njeri mesatar e dėgjon atė, ai do ta praktikojė atė me hope. Kur njė njeri pa mend e dėgjon atė, ai do tė qeshe me tė madhe.

Po tė mos qeshė ai me tė madhe, nuk ėshtė Dao.” Kėta njerėz tė cilėt mund tė kthehen tek vetja e tyre e vėrtetė me lehtėsi dhe tė lartėsohen shpirtėrisht janė njerėz tė menēur. Nė tė kundėrt, njė person me shumė substancė tė zezė dhe cilėsi tė lindur tė ulėt ka barriera tė formuara jashtė trupit qė e bėjnė tė pamundur pėr tė qė tė pranojė gjėra tė mira.

Substanca e zezė do ta bėjė atė tė mos besojė gjėrat e mira kur ai i ndesh ato. Nė fakt, ky ėshtė njė nga funksionet qė ka karma.

Njė diskutim i cilėsisė sė lindur duhet tė pėrfshijė ēėshtjen e cilėsisė sė ndriēimit shpirtėror. Kur flasim pėr ndriēimin shpirtėror, disa njerėz kujtojnė se tė kesh ndriēim shpirtėror ėshtė njėlloj me tė qenėt i zgjuar. Ai qė quhet person i “zgjuar” apo “dinak” nga njerėzit e zakonshėm ėshtė nė fakt shumė larg nga praktika kultivuese pėr tė cilėn po flasim.

Kėta tipa njerėzish tė “zgjuar” zakonisht nuk mund tė arrijnė Lartėsimin Shpirtėror lehtė. Ata janė tė interesuar vetėm pėr botėn praktike e materiale nė mėnyrė qė tė shmangin mashtrimin dhe humbjen e ndonjė pėrfitimi.

Veēanėrisht, disa individė tė cilėt e quajnė veten si tė ditur, tė arsimuar dhe tė zotėt, mendojnė se tė praktikosh kultivim ėshtė gjė pėrrallash. Tė praktikosh kultivim dhe tė pėrmirėsosh karakterin janė tė papėrfytyrueshme pėr ta. Ata i quajnė praktikuesit qesharakė dhe me paragjykime.

Ndriēimi shpirtėror pėr tė cilin flasim ne nuk i referohet tė qenit mendjehollė por kthimit tė natyrės njerėzore nė natyrėn e vet tė vėrtetė, nė tė qenit njeri i mirė dhe nė pėrputhjen me natyrėn e universit.

Cilėsia e lindur e personit pėrcakton cilėsinė e lartėsimit shpirtėror tė tij. Nėqoftėse cilėsia e lindur e tij ėshtė e mirė, edhe cilėsia e ndriēimit shpirtėror ka prirje pėr tė qenė e mirė. Cilėsia e lindur pėrcakton cilėsinė e ndriēimit shpirtėror; megjithatė, cilėsia e ndriēimit shpirtėror nuk pėrcaktohet plotėsisht nga cilėsia e lindur.

Pavarėsisht sa e mirė tė jetė cilėsia juaj e lindur, tė kuptuarit apo tė arsyetuarit tuaj nuk mund tė jetė i mangėt. Cilėsia e lindur e disa individėve nuk ėshtė dhe aq e mirė, megjithatė ata zotėrojnė cilėsi ndriēimi shpirtėror tė shkėlqyer dhe kėshtu mund tė kultivojnė nė nivele tė larta.

Meqenėse ne i afrojmė shpėtim tė gjitha qenieve, ne shikojmė cilėsinė e ndriēimit shpirtėror, dhe jo cilėsinė e lindur. Edhe pse keni shumė gjėra negative, pėr aq kohė sa ju tė jeni tė vendosur tė pėrparoni nė kultivim, ky mendim i juaji ėshtė njė mendim i lartė. Me kėtė mendim ju vetėm duhet tė hiqni dorė nga gjėrat pak mė shumė se tė tjerėt dhe ju sė fundi do tė arrini Lartėsimin Shpirtėror.

Trupat e praktikuesve janė pastruar. Ata nuk do tė marrin sėmundje pasi gongu i tyre tė zhvillohet, sepse prania e kėsaj substance energjie tė lartė nė trup nuk lejon mė praninė e substancės sė zezė.

Megjithatė disa njerėz thjesht refuzojnė ta besojnė kėtė dhe gjithmonė mendojnė se janė tė sėmurė. Ata ankohen, “Pse nuk ndihem rehat?” Ne themi se ajo qė ju keni marrė ėshtė gong. Si tė jeni pa siklet kur ju keni marrė kaq gjė tė mirė?

Nė kultivim njeriu duhet tė heqė dorė si shkėmbim. Nė fakt, e gjithė parehatia ėshtė nė sipėrfaqe dhe nuk ka fare ndikim nė trupin tuaj. Duket si sėmundje por nuk ėshtė aspak ashtu—varet e gjitha nėse ju mund ta kuptoni kėtė. Praktikuesit jo vetėm qė duhet tė jetė tė aftė tė durojnė vuajtjet mė tė mėdha, por ata gjithashtu duhet tė kenė cilėsi ndriēimi shpirtėror tė mirė.

Disa njerėz as qė pėrpiqen t’i kuptojnė gjėrat kur ata pėrballohen me probleme. Ata pėrsėri e trajtojnė veten si njerėz tė zakonshėm pavarėsisht nga ajo qė i kam mėsuar unė nė nivel tė lartė dhe si i kam treguar ta masin veten me kriter mė tė lartė. Ata as nuk mund ta bėjnė veten tė praktikojnė kultivim si kultivues tė vėrtetė. Dhe ata as e besojnė se janė nė njė nivel tė lartė.

Ndriēimi shpirtėror qė diskutohet nė nivele tė larta i referohet arritjes sė tė kuptuarit tė gjėrave tė larta dhe ndahet nė Lartėsim Shpirtėror tė Menjėhershėm dhe Lartėsim Shpirtėror Gradual. Lartėsimi Shpirtėror i Menjėhershėm do tė thotė kur i gjithė procesi i kultivimit ndodh nė kushte ku tė gjitha janė tė kyēura.

Nė momentin e fundit ju keni mbaruar procesin e plotė tė kultivimit dhe karakteri juaj ka arritur njė nivel tė lartė, tė gjitha aftėsitė tuaja supernormale do tė ēbllokohen menjėherė, Syri juaj Qiellor do tė hapet menjėherė nė nivelin e vet mė tė lartė dhe mendja juaj do tė mund tė komunikojė me qenie tė niveleve tė larta nė dimensione tė tjera.

Ju menjėherė do tė mund tė shikoni realitetin e gjithė kozmosit dhe dimensionet e tij tė ndryshme dhe parajsat e veēanta, dhe ju do tė mund tė komunikoni pastaj me to. Ju do tė mund gjithashtu tė pėrdorni fuqitė tuaja hyjnore tė larta. Rruga e Lartėsimit Shpirtėror tė Menjėhershėm ėshtė mė e vėshtira pėr t’u bėrė.

Nė tė gjithė historinė, vetėm njerėzit me cilėsi tė lindur tė shkėlqyer janė zgjedhur tė bėhen dishepuj; mėsimi ėshtė dhėnė privatisht dhe individualisht. Njerėzve mesatarė do t’ju dukej a padurueshme! Rruga qė mora unė ishte ajo e Lartėsimit Shpirtėror tė Menjėhershėm.

Gjėrat qė unė po ju mėsoj juve i pėrkasin rrugės sė Lartėsimit Shpirtėror Gradual. Aftėsitė supernormale do tė zhvillohen kur t’u vijė koha gjatė procesit tuaj kultivues. Por aftėsitė supernormale qė lindin nuk do t’i keni tė disponueshme pėr pėrdorim, sepse ėshtė e lehtė qė ju tė bėni tė kėqija kur ju nuk e keni rritur karakterin tuaj nė njė nivel tė caktuar dhe nuk jeni akoma tė aftė tė silleni siē duhet.

Ju nuk do tė mundni t’i pėrdorni aftėsitė supernormale gjatė kėsaj kohe, megjithėse ato ju janė dhėnė. Duke praktikuar kultivim ju do tė pėrmirėsoni gradualisht nivelin tuaj dhe tė arrini tė kuptoni tė vėrtetėn e universit.

Ashtu si dhe me Lartėsimin Shpirtėror tė Menjėhershėm, ju do tė arrini sė fundi Konsumimin. Rruga e Lartėsimit Shpirtėror Gradual ėshtė pak mė e lehtė dhe nuk rrezikon. Ēfarė ėshtė e vėshtirė nė tė ėshtė se ju mund tė shikoni tė gjithė procesin e kultivimit. Kėshtu qė kėrkesat qė ju i vini vetes duhet tė jenė akoma mė rigoroze.

9. Njė mendje e kthjellėt dhe e pastėr

Disa njerėz nuk arrijnė qetėsinė kur ata bėjnė ushtrimet qigong dhe kėshtu ata fillojnė tė kėrkojnė pėr njė metodė. Disa mė kanė pyetur: “Mjeshtėr, pse nuk arrij dot qetėsinė unė kur bėj ushtrimet qigong?

A mund tė mė mėsosh ndonjė metodė apo teknikė kėshtu qė tė mund tė qetėsohem kur ulem nė meditim?” Unė pyes, si mundni ju tė arrini qetėsinė?! Ju pėrsėri nuk do tė arrinit qetėsinė edhe sikur njė hyjni tė vinte tė tė mėsonte njė metodė. Pse? Arsyeja ėshtė se mendja juaj nuk ėshtė e kthjellėt dhe e pastėr.

Pėr shkak se jeton nė kėtė shoqėri, gjėra si emocionet dhe dėshirat e ndryshme, interesi personal, gjėrat personale dhe madje edhe ēėshtjet e miqve dhe tė familjes ju mbushin mendjen plot dhe marrin njė prioritet tė lartė. Si mundni ju tė arrini qetėsinė kur bėni meditimin ulur? Edhe sikur ju t’i shtypni ato me vetėdije, ato prapėseprapė do tė dalin nė sipėrfaqe vetė.

Kultivimi nė Budizėm mėson “kanun, samadhi, dhe menēuri”. Kanunet janė pėr tė hequr dorė nga gjėrat qė ju pėrndiqni. Disa Budistė pėrdorin mėnyrėn e tė kėnduarit tė emrit tė njė Bude, qė kėrkon kėndim tė pėrqendruar me qėllim qė tė arrihet gjendja e “njė mendim zėvendėson mijėra tė tjerė”. Megjithatė kjo nuk ėshtė thjesht njė mėnyrė, por njė lloj aftėsie. Ju mund tė pėrpiqeni tė kėndoni po nuk e besuat.

Unė mund t’ju premtoj se gjėra tė tjera do t’ju vijnė nė mendje kur ju pėrdorni gojėn tė kėndoni emrin e Budės. Ishte Tantrizmi Tibetan qė ishte i pari t’i mėsonte njerėzit si tė kėndonin emrin e njė Bude; personi duhej tė kėndonte emrin e Budės qindra mijėra herė ēdo ditė pėr njė javė.

Ata do tė kėndonin derisa t’u merreshin mendtė dhe pastaj nuk do t’u mbetej asgjė nė mendje. Ai mendim i vetėm kishte zėvendėsuar tė gjitha tė tjerat.

Kjo ėshtė njė lloj zotėsie qė ju mund tė mos jeni tė aftė ta kryeni. Ka edhe disa metoda tė tjera qė ju mėsojnė si tė pėrqendroni mendjen nė dantian, si tė numėroni, si tė ngulni sytė mbi njė objekt etj. Nė fakt, asnjė nga kėto metoda nuk ju bėn tė arrini qetėsinė e plotė.

Praktikuesit duhet tė arrijnė njė mendje tė kthjellėt dhe tė pastėr, braktisin preokupimin pėr interesin personal dhe tė heqin dorė nga lakmia nė zemrat e tyre.

Nėse ju mundni tė hyni nė heshtje e qetėsi ėshtė nė fakt njė reflektim i aftėsisė dhe nivelit tuaj. Tė jesh i aftė tė hysh nė qetėsi nė momentin qė ulesh, tregon njė nivel tė lartė.

Nuk ka gjė nėse gjatė kėsaj kohe ju nuk mund tė arrini qetėsinė—ju mund ta arrini kėtė ngadalė gjatė kultivimit. Karakteri juaj pėrmirėsohet gradualisht, ashtu si dhe gongu. Gongu juaj nuk do tė zhvillohet kurrė derisa ju t’i vini pak rėndėsi interesit personal dhe dėshirave tuaja.

Praktikuesit duhet t’i pėrmbahen standarteve tė larta gjithė kohėn. Praktikuesit vazhdimisht i ndėrhyjnė gjitha llojet e fenomeneve sociale tė komplikuara, gjėra vulgare e tė pashėndetshme, dhe emocione dhe dėshira tė ndryshme.

Gjėrat qė nxiten nė televizion, nė filma dhe letėrsi mėsojnė si tė bėheni mė tė fortė dhe mė praktikė mes njerėzve. Nėqoftėse ju nuk i tejkaloni kėto gjėra, ju do jeni akoma mė larg karakterit dhe gjendjes mendore tė njė praktikuesi, dhe ju do pėrftoni mė pak gong. Praktikuesit duhet tė mos kenė tė bėjnė me ato gjėrat vulgare e tė pashėndetshme. Ata duhet tė bėjnė njė sy qorr e njė vesh shurdh ndaj tyre, duke mos u ndikuar nga njerėzit apo gjėrat.

Unė shpesh them se mendjet e njerėzve tė zakonshėm nuk mė prekin mua. Unė nuk gėzohem kur dikush mė lavdėron, dhe as nuk mėrzitem kur dikush mė vė nė lojė. Unė nuk prekem fare pavarėsisht sa serioze janė ndėrhyrjet ndaj karakterit tim nga njerėzit. Praktikuesit duhet ta marrin pėrfitimin personal lehtshėm dhe as tė mos pyesin pėr tė.

Vetėm atėherė pikėsynimi juaj pėr t’u bėrė i lartėsuar shpirtėrisht mund tė konsiderohet i pjekur. Nėqoftėse ju nuk keni pėrndjekje tė forta pėr famė dhe pėrfitim personal, dhe madje t’i konsideroni ato si tė parėndėsishme, ju nuk do tė irritoheni apo mėrziteni dhe zemra juaj do tė jetė gjithmonė e qetė. Me tė qenė tė aftė tė braktisni gjithshka, ju do tė keni njė mendje tė kthjellėt e tė pastėr natyrshėm.

Unė ju kam mėsuar Dafėn dhe pesė ushtrimet. Ju kam pėrshtatur trupat dhe vendosur Falun dhe mekanizma energjie nė to. Fashen e mi do t’ju mbrojnė. Tė gjitha ato qė duhet t’ju jepen ju janė dhėnė. Gjatė klasės e kam unė nė dorė.

Nga ky moment e tutje, ėshtė nė dorėn tuaj. “Mjeshtri ju shoqėron tek dera e kultivimit, por e keni ju nė dorė tė vazhdoni kultivimin.” Pėr aq kohė sa ju mėsoni mirė Dafėn, e pėrjetoni dhe kuptoni atė me vėmendje, ruani karakterin nė ēdo ēast, kultivoni me zell, duroni vuajtjet mė tė mėdha, dhe duroni vėshtirėsitė mė tė mėdha, unė besoj qė ju me siguri do tė keni sukses nė kultivimin tuaj.

Shtegu pėr kultivimin e gongut qėndron nė zemrėn e njeriut
Barka pėr tė lundruar nė Dafėn e pamasė udhėton mbi vėshtirėsi
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Falun Gong

Mesazh  Neo prej 08.08.08 0:40

Pjesa II

MĖNYRA E MADHE E KONSUMIMIT TĖ FALUN DAFĖS

KAPITULLI IV

Karakteristikat e Falun Dafės

Lėvizjet janė mėnyrė plotėsuese pėr arritjen e konsumimit

Ligji Budės Falun ėshtė njė mėnyrė kultivimi e shkėlqyer e nivelit tė lartė tė Shkollės Budės, nė tė cilėn asimilimi tek natyra supreme e universit, Zhen-Shan-Ren (Vėrtetėsi-Mirėsi-Tolerancė), ėshtė themeli i praktikės kultivuese. Kultivimi i saj udhėhiqet nga kjo natyrė supreme dhe bazohet nė parimet e evolucionit tė universit. Kėshtu ajo qė ne kultivojmė ėshtė njė Ligj i Madh apo Dao e Madhe.

Ligji Budės Falun synon drejtpėrdrejt zemrėn e njeriut dhe e bėn tė qartė se kultivimi i karakterit ėshtė ēelėsi i rritjes sė gongut. Niveli i gongut tė njė personi ėshtė aq i lartė sa dhe niveli i karakterit tė tij dhe kjo ėshtė njė e vėrtetė absolute e universit.

Xinxing (karakteri) pėrfshin transformimin e virtytit (de), njė substance e bardhė dhe karma, njė substancė e zezė, braktisjen e dėshirave tė zakonshme njerėzore dhe pėrndjekjeve, dhe aftėsinė pėr tė duruar vėshtirėsitė mė tė mėdha. Gjithashtu pėrfshin dhe shumė lloj gjėrash qė personi duhet tė kultivojė qė tė rrisė nivelin e tij.

Ligji Budės Falun pėrfshin gjithashtu kultivimin e trupit, qė kryhet me kryerjen e lėvizjeve tė ushtrimeve tė Mėnyrės sė Madhe tė Konsumimit—njė praktikė e nivelit tė lartė tė Shkollės sė Budės. Njė qėllim i ushtrimeve ėshtė tė forcojė aftėsitė supernormale tė praktikuesit dhe mekanizmat e energjisė duke pėrdorur fuqinė e gongut (gongli), duke arritur kėshtu “Ligji pėrpunon praktikuesin”.

Njė qėllim tjetėr ėshtė tė zhvillojė shumė qenie tė gjalla nė trupin e praktikuesit. Nė praktikė kultivuese tė nivelit tė lartė, do tė lindė Foshnja e Pėrjetshme apo Trupi i Budės dhe do tė zhvillohen shumė aftėsi. Lėvizjet e ushtrimeve janė tė nevojshme pėr tė transformuar kėto gjėra. Ushtrimet janė pjesė e harmonizimit dhe perfeksionimit nė Dafėn tonė.

Kėshtu Dafa ėshtė njė sistem kultivimi i plotė i mendjes dhe i trupi. Quhet gjithashtu dhe “Mėnyra e Madhe e Konsumimit”. Dafa kėrkon kėshtu si kultivimin ashtu dhe ushtrimet, me kultivimin qė merr prioritet mbi ushtrimet. Gongu i njė personi nuk do tė rritet nėqoftėse ai bėn vetėm ushtrimet dhe nuk kultivon karakterin e tij. Njė person qė vetėm kultivon karakterin dhe nuk bėn ushtrimet e Mėnyrės sė Madhe tė Konsumimit do tė shohė se rritja e fuqisė sė gongut tė tij do tė pengohet dhe trupi origjinal (benti) nuk do tė ndryshojė.

Ka njerėz me lidhje tė paracaktuara nga fati dhe njerėz qė kanė praktikuar kultivim pėr shumė vjet por nuk kanė mundur tė rrisin gongut e tyre.

Me qėllim qė mė shumė prej tyre tė marrin Ligjin, tė praktikojnė kultivim drejt niveleve tė larta qė nė fillim, dhe tė rrisin gongun e tyre me shpejtėsi qė tė arrijnė Konsumim, unė kam transmetuar kėshtu nė publik kėtė Dafa pėr kultivim Bude qė unė kultivova dhe kuptova nė tė kaluarėn e largėt. Kjo mėnyrė kultivimi tė sjell harmoni dhe menēuri. Lėvizjet janė konēize sepse njė mėnyrė e lartė ėshtė jashtėzakonisht e thjeshtė dhe e lehtė.

Faluni ėshtė themelor nė praktikėn kultivuese tė Ligjit Budės Falun. Faluni ėshtė njė trup rrotullues inteligjent i pėrbėrė nga materie energjie tė lartė. Faluni qė unė mbjell nė pjesėn e poshtme tė barkut tė praktikuesve rrotullohet vazhdimisht, njėzet e katėr orė nė ditė.

(Praktikuesit e vėrtetė mund tė marrin njė Falun duke lexuar librat e mia, duke parė leksionet e mia nė video, duke dėgjuar leksionet e mia nė kasetė, apo duke studiuar me nxėnėsit e Dafės.) Faluni i ndihmon praktikuesit tė kultivojnė automatikisht.

Kjo do tė thotė se Falun i kultivon praktikuesit nė ēdo kohė edhe kur nuk janė duke bėrė ushtrimet. Nga tė gjitha mėnyrat e kultivimit tė prezantuara nė botė sot, kjo ėshtė e vetmja qė ka arritur “Ligji pėrpunon praktikuesin.”

Faluni rrotullues zotėron tė njėjtėn natyrė si dhe universi dhe ėshtė miniatura e tij. Rrota Dharmės sė Shkollės sė Budės, jin-jang e Shkollės Dao dhe ēdo gjė nė Botėn e Dhjetė Drejtimeve reflektohen nė Falun. Falun i afron shpėtim praktikuesit kur rrotullohet nga brenda (sipas akrepave tė orės), meqenėse thith njė sasi tė madhe energjie nga universi dhe e transformon nė gong.

Falun i afron shpėtim tė tjerėve kur rrotullohet nga jashtė (kundėr akrepave tė orės), sepse lėshon energji qė mund tė shpėtojė ēdo qenie dhe tė korigjojė ēdo gjendje jonormale; njerėzit pranė praktikuesit pėrfitojnė.

Falun Dafa e mundėson praktikuesin tė asimilohet ndaj natyrės supreme tė universit Zhen- Shan-Ren (Vėrtetėsi-Mirėsi-Tolerancė). Ajo ndryshon thelbėsisht nga tė gjitha praktikat e tjera dhe ka tetė karakteristika dalluese kryesore.

1. Kultivim i njė Falun; Jo kultivim apo formim i njė dan-i.

Falun zotėron tė njėjtėn natyrė si dhe universi dhe ėshtė njė trup rrotullues e inteligjent i pėrbėrė prej materie energjie tė lartė. Falun rrotullohet vazhdimisht nė pjesėn e poshtme tė barkut tė praktikuesit dhe vazhdimisht mbledh energji nga universi, duke e transformuar dhe kthyer atė nė gong.

Kėshtu praktika e kultivimit nė Falun Dafa mund tė rrisė gongun e praktikuesve dhe i lejon ata tė arrijnė stadin e Ēbllokimit tė Gongut (kaigong) jashtėzakonisht shpejt. Edhe ata njerėz qė kanė kultivuar pėr mė shumė se njėmijė vjet e kanė dėshiruar ta marrin kėtė Falun por nuk mundėn.

Tani, tė gjitha praktikat popullore nė shoqėrinė tonė kultivojnė dan apo formojnė dan. Ato quhen metoda dan-i tė qigongut. Ėshtė shumė e vėshtirė pėr praktikuesit e praktikave qigong tė metodės dan-it tė arrijnė Ēbllokimin e Gongut dhe Lartėsimin Shpirtėror nė kėtė jetė.

2. Falun pėrpunon praktikuesin edhe kur ai apo ajo nuk po bėn ushtrimet.
Meqenėse praktikuesit duhet tė punojnė, studiojnė, hanė dhe flenė ēdo ditė, ata nuk mund tė bėjnė ushtrimet njėzet e katėr orė nė ditė. Megjithatė Falun rrotullohet vazhdimisht, duke i ndihmuar praktikuesit tė arrijnė rezultatin e kryerjes sė ushtrimeve njėzet e katėr orė nė ditė.

Kėshtu megjithėse praktikuesit nuk mund tė bėjnė ushtrimet ēdo moment, Falun pėrsėri i pėrpunon ata pa ndėrprerje. Shkurt, megjithėse praktikuesit mund tė mos jenė duke kryer ushtrimet, Ligji pėrpunon praktikuesit.

Askund sot nė botė e asnjė praktikė tjetėr e prezantuar nė publik nuk e ka zgjidhur problemin e gjetjes sė kohės si pėr punė ashtu dhe pėr ushtrime. Vetėm Falun Dafa e ka zgjidhur kėtė problem. Falun Dafa ėshtė mėnyra e vetme kultivuese qė ka arritur “Ligji pėrpunon praktikuesin”.

3. Kultivimi i Shpirtit Kryesor qė tė jesh ti ai qė merr gong.

Falun Dafa kultivon Shpirtin Kryesor (zhu yishi). Praktikuesit duhet qė nė mėnyrė tė ndėrgjegjshme tė kultivojnė zemrat, braktisin tė gjitha pėrndjekjet e tyre dhe tė pėrmirėsojnė karakterin. Ju nuk mund tė hyni nė kllapi apo tė humbini vetėdijen kur praktikoni Mėnyrėn e Madhe tė Konsumimit. Shpirti juaj kryesor duhet t’ju udhėheqė gjatė gjithė kohės sė kryerjes sė ushtrimeve.

Gongu i kultivuar nė kėtė mėnyrė do tė rritet mbi trupin tuaj dhe ju do merrni gong qė ju vetė mund ta merrni me vete. Kjo ėshtė arsyeja qė Falun Dafa ėshtė kaq e ēmuar—ju vetė merrni gong.

Pėr mijėra vjet, tė gjitha praktikat e tjera tė prezantuara tek njerėzit kanė kultivuar Shpirtin Ndihmės (fu yishi) tė praktikuesit; trupi fizik dhe Shpirti Kryesor i praktikuesit kanė shėrbyer vetėm si ndėrmjetės.

Kur praktikuesi arrinte Konsumimin, Shpirti i tij Ndihmės do tė ngjitej dhe merrte me vete gongun. Nuk mbeste asgjė pastaj pėr Shpirtin Kryesor dhe trupin origjinal tė praktikuesit—njė jetė e tėrė kultivimi shkon kot. Sigurisht, kur njė praktikues kultivon Shpirtin Kryesor, Shpirti Ndihmės gjithashtu do tė marrė ca gong dhe natyrisht do tė pėrmirėsohet bashkė me Shpirtin Kryesor.

4. Kultivim si i mendjes ashtu dhe i trupit.

“Kultivimi i mendjes” nė Falun Dafa i referohet kultivimit tė karakterit tė personit. Kultivimi i karakterit merr prioritet, sepse konsiderohet ēelėsi pėr rritjen e gongut. Me fjalė tė tjera, gongu qė pėrcakton nivelin e personit nuk arrihet nėpėrmjet ushtrimeve, por nėpėrmjet kultivimit tė karakterit tė tij.

Niveli i gongut tė personit ėshtė aq i lartė sa dhe niveli i karakterit tė tij. Elementi i karakterit nė Falun Dafa pėrfshin njė diapazon shumė mė tė gjėrė gjėrash sesa vetėm virtytin; ai pėrfshin shumė lloje gjėrash, duke pėrfshirė virtytin.

“Kultivimi i trupit” nė Falun Dafa i referohet arritjes sė jetėgjatėsisė. Nėpėrmjet kryerjes sė ushtrimeve trupi origjinal i personit pėson transformim dhe konservohet. Shpirti Kryesor i personit dhe trupi fizik bashkohen nė njė, duke arritur kėshtu Konsumimin e tė gjithės.

Kultivimi i trupit ndryshon thelbėsisht komponentėt molekularė tė trupit njerėzor. Duke zėvendėsuar elementėt e qelizave me materie energjie tė lartė, trupi njerėzor kthehet nė njė trup tė pėrbėrė prej materie nga dimensione tė tjera. Si rezultat personi do tė qėndrojė i ri pėrherė. Problemi trajtohet nė rrėnjė. Falun Dafa ėshtė kėshtu njė praktikė kultivuese e vėrtetė si e mendjes ashtu dhe trupit.

5. Pesė ushtrime qė janė tė thjeshta dhe tė lehta pėr t’u mėsuar.
Njė mėnyrė e madhe ėshtė jashtėzakonisht e thjeshtė dhe e lehtė. Nė shikim tė gjėrė, Falun Dafa ka njė numėr tė vogėl lėvizjesh ushtrimi, megjithatė gjėrat qė zhvillohen janė tė shumta dhe gjithėpėrfshirėse. Lėvizjet udhėheqin ēdo aspekt tė trupit dhe gjėrat e shumta qė do tė zhvillohen. Pesė ushtrimet i mėsohen tė plota praktikuesve.

Qė nė fillim, zonat e trupit tė praktikuesit ku ėshtė bllokuar energjia do tė hapen dhe njė sasi e madhe energjie do tė thithet nga universi. Nė njė periudhė shumė tė shkurtėr kohe ushtrimet do tė nxjerrin jashtė substancat e padobishme nga trupi i praktikuesit dhe do e pastrojnė atė. Ushtrimet gjithashtu i ndihmojnė praktikuesit tė rrisin nivelin e tyre, tė forcojnė fuqitė hyjnore dhe tė arrijnė stadin e Trupit Tej tė Pastėr.

Kėto pesė ushtrime janė shumė larg ushtrimeve tė zakonshme qė hapin meridianėt apo Qarkun Qiellor tė Madh dhe tė Vogėl. Falun Dafa i pajis praktikuesit me mėnyrėn e kultivimit mė tė favorshme dhe mė tė efektshme dhe ėshtė gjithashtu mėnyra mė e mirė dhe mė e ēmuar.

6. Mospėrdorim tė aktiviteteve mendore, mosshkuarje nė rrugė tė gabuar, dhe njė rritje tė shpejtė tė gongut.

Praktika kultivuese Falun Dafa ėshtė e ēliruar nga qėllimet mendore, pa pėrqendrim dhe nuk udhėhiqet nga aktivitete mendore. Kėshtu tė praktikosh Falun Dafa ėshtė absolutisht pa rrezik dhe ėshtė e garantuar qė praktikuesit nuk do tė shkojnė nė rrugė tė shtrembėr.

Falun i mbron praktikuesit qė tė mos shkojnė nė rrugė tė shtrembėr nė praktikė si dhe nga ndėrhyrjet e njerėzve me karakter tė dobėt. Pėr mė tepėr, Falun mund tė korrigjojė nė mėnyrė automatike ēdo gjendje jonormale.
Praktikuesit e fillojnė praktikėn e tyre nė njė nivel shumė tė lartė.

Pėr aq kohė sa ata tė durojnė vuajtjet mė tė vėshtira, tė durojnė atė qė ėshtė e vėshtirė pėr t’u duruar, tė ruajnė karakterin dhe tė kultivojnė sinqerisht vetėn njė mėnyrė praktike, ata do tė mund tė arrijnė stadin e Tre Luleve mbi Kokė brenda pak viteve. Ky ėshtė niveli mė i lartė qė personi mund tė arrijė gjatė kultivimit nė Ligjin Nė Botėn Trefishe.

7. Pa rregulla pėrsa i pėrket vendit, kohės, apo drejtimit kur bėhen ushtrimet, dhe pa rregulla pėr mbarimin e praktikės.

Falun ėshtė njė miniaturė e universit.

Universi rrotullohet, tė gjitha galaksitė e tij rrotullohen dhe Toka po ashtu rrotullohet. Kėshtu, veriu, jugu, lindja dhe perėndimi nuk mund tė dallohen. Praktikuesit e Falun Dafės praktikojnė kultivim sipas natyrės thelbėsore tė universit dhe ligjit tė tij tė evolucionit. Kėshtu pavarėsisht nga drejtimi qė ka pėrpara njė praktikues, ai po i bėn ushtrimet drejt ēdo drejtimi.

Pėrderisa Falun rrotullohet vazhdimisht, nuk ka koncept kohe; praktikuesit mund t’i bėjnė ato nė ēdo kohė. Falun rrotullohet pėrjetėsisht dhe praktikuesit nuk janė tė aftė ta ndalojnė rrotullimin e tij, kėshtu nuk ka koncept tė mbarimit tė praktikės. Personi mbaron lėvizjet e tij por praktika nuk ka mbaruar.

8. Duke pasur mbrojtjen e Fashen, nuk ka pse tė keni frikė nga ndėrhyrje prej tė kėqijave nga jashtė.

Ėshtė shumė e rrezikshme pėr njė njeri tė zakonshėm qė papritmas tė marrė gjėra tė nivelit tė lartė, sepse jeta e tij do tė jetė menjėherė nė rrezik.

Praktikuesit do tė kenė mbrojtjen nga Trupat e mi tė Ligjit (fashen) kur ata tė pranojnė mėsimet e mia tė Falun Dafės dhe tė praktikojnė kultivim me sinqeritet. Pėr sa kohė qė ju kėmbėngulni nė praktikėn kultivuese, Trupat e mi tė Ligjit do t’ju mbrojnė derisa tė arrini Konsumimin. Nėse vendosni tė ndaloni kultivimin nė njė pikė, Trupat e mi tė Ligjit do t’ju lenė.

Arsyeja qė shumė njerėz nuk guxojnė tė japin mėsim parime tė larta ėshtė se ata nuk janė tė aftė tė marrin kėtė pėrgjegjėsi dhe perėnditė gjithashtu nuk e lejojnė kėtė. Falun Dafa ėshtė njė Ligj i virtytshėm. Njė mendje e mirė mund tė mundė tė gjithė tė kėqijat, me kusht qė gjatė praktikės kultivuese, kultivuesi ruan karakterin, braktis dėshirat dhe heq dorė nga ēdo pėrndjekje jo e mirė siē pėrshkruhet nė Dafa.

Ēdo demon i keq do tė frikėsohet dhe ēdo gjė qė nuk lidhet me pėrmirėsimin tėnd nuk do tė guxojė tė tė ndėrhyjė apo tė tė shqetėsojė. Mėsimet e Falun Dafės janė kėshtu plotėsisht tė ndryshme nga ato tė metodave konvencionale kultivuese apo teoritė e kultivimit tė dan-it tė praktikave tė tjera dhe degėt e tjera tė kultivimit.

Praktika e kultivimit nė Falun Dafa konsiston nė shumė nivele si nė kultivimin nė Ligjin Nė Botėn Trefishe ashtu dhe nė atė tė Ligjit Pėrtej Botės Trefishe. Kjo praktikė kultivuese qė nė fillim, fillon nga njė nivel i lartė.

Falun Dafa siguron mėnyrėn mė tė pėrshtatshme tė kultivimit pėr praktikuesit e saj ashtu dhe pėr ata qė kanė praktikuar pėr njė kohė tė gjatė e megjithatė nuk kanė arritur tė rrisin gongun e tyre. Kur fuqia e gongut tė praktikuesit dhe karakteri i tij arrijnė njė nivel tė caktuar, ai apo ajo do tė pėrftojė njė trup tė pashkatėrrueshėm, qė nuk prishet kurrė kur janė akoma nė botėn materiale.

Praktikuesi gjithashtu mund tė arrijė Ēbllokimin e Gongut, Lartėsimin Shpirtėror dhe ngjitjen e personit nė nivele tė larta. Ata me kėmbėngulje tė madhe duhet ta studiojnė kėtė Ligj tė virtytshėm, tė pėrpiqen tė realizojnė Arritjen e Virtytshme, tė pėrmirėsojnė karakterin e tyre dhe tė braktisin dėshirat—vetėm atėherė do tė mund tė arrijnė Konsumim ata.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Falun Gong

Mesazh  Neo prej 17.09.08 19:15

KAPITULLI V
Ilustrime dhe Shpjegime tė Lėvizjeve tė Ushtrimeve

1. Buda Tregon Njėmijė Duar
(Fo Zhan Qianshou Fa)

Parime: Nė thelb tė Buda Tregon Njėmijė Duar ėshtė tendosja e trupit. Kjo tendosje ēbllokon zonat ku energjia ėshtė e bllokuar, stimulon energjinė brenda trupit dhe nėn lėkurė kėshtu qė ajo tė qarkullojė me vrull, dhe automatikisht thith njė sasi tė madhe energjie nga universi.

Kjo mundėson qė tė gjitha meridianėt nė trupin e praktikuesit tė hapen qė nė fillim. Kur dikush kryen kėtė ushtrim, trupi do tė ketė njė ndjenjė tė veēantė ngrohtėsie dhe tė ekzistencės sė njė fushe energjie tė fortė. Kjo shkaktohet nga tėrheqja dhe hapja e tė gjitha meridianėve nėpėr trup.

Buda Tregon Njėmijė Duar pėrbėhet nga tetė lėvizje. Lėvizjet janė shumė tė thjeshta, megjithatė ato kontrollojnė shumė gjėra qė zhvillohen nga metoda e kultivimit nė tėrėsi. Nė tė njėjtėn kohė, ato mundėsojnė hyrjen e menjėhershme tė praktikuesit nė gjendjen e tė qenit tė rrethuar nga njė fushė energjie.

Praktikuesit duhet t’i kryejnė kėto lėvizje si ushtrim bazė. Ato zakonisht kryhen tė parat dhe janė njė nga metodat pėrforcuese pėr praktikėn kultivuese tė personit.

Vargje:

Shenshen Heyi
Dongjing Suiji
Dingtian Duzun
Qianshou Foli

Pėrgatitja – Qėndro natyrshėm me kėmbėt tė hapura sa gjerėsia e shpatullave. Pėrkul paksa tė dy gjunjėt. Mbaji gjunjėt dhe ijet tė relaksuara. Relakso tė gjithė trupin por mos u lėsho shumė. Fute pak nofullėn e poshtme brenda. Prek me majėn e gjuhės qiellzėn e fortė duke lėnė njė hapėsirė ndėrmjet dhėmbėve tė sipėrm dhe atyre tė poshtėm dhe mbaji buzėt tė mbyllura. Mbyll sytė ngadalė. Mbaj njė shprehje tė qetė nė fytyrė.

Bashkimi i duarve (Liangshou Jieyin) – Ngrij tė dy duart ngadalė me pėllėmbėt nga lart. Mbaj majat e gishtėrinjve tė mėdhenj qė tė prekin pak njeri tjetrin. Mbaji katėr gishtėrinjtė e tjerė bashkė dhe vendosi duart njėra mbi tjetrėn.

Pėr meshkujt, dora e majtė qėndron sipėr; pėr femrat, dora e djathtė rri sipėr. Mbaji duart qė tė formojnė njė formė ovale dhe mbaji ato nė pjesėn e poshtme tė zonės sė barkut. Mbaji pjesėt e sipėrme tė krahėve pak pėrpara me bėrryla tė harkuar kėshtu qė parakrahėt tė jenė tė hapur (Figura 1-1).

Maitreja duke shtrirė kurrizin (Mile Shenyao) – Duke filluar nga Jieyin , ngri tė dy duart pėr lart. Kur duart arrijnė fytyrėn, ndaji ato dhe ngadalė ktheji pėllėmbėt nga lart. Kur duart janė sipėr majės sė kokės, mbaji pėllėmbėt nga lart.

Gishtėrinjtė e tė dy duarve janė tė drejtuar drejt njeri tjetrit (Figura 1-2), me njė distancė prej 20 deri 25 cm ndėrmjet tyre. Nė tė njėjtėn kohė, shty nga sipėr me pėllėmbė, shtyje kokėn nga lart, shty kėmbėt pėr nga poshtė dhe tendose tė tėrė trupin. Rri i tendosur pėr 2 deri 3 sekonda dhe pastaj relakso tė gjithė trupin menjėherė. Kthe gjunjėt dhe ijet nė pozicion tė relaksuar.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Falun Gong

Mesazh  Neo prej 17.09.08 19:34



Tathagata duke hedhur energji mbi majėn e kokės (Rulai Guanding) – Duke vazhduar nga lėvizja e mėparshme (Figura 1-3), kthe tė dy pėllėmbėt nga lart nė 140° nė formė hinke.

Drejtoji kyēet e duarve dhe lėvizi ato nė drejtim nga poshtė. Ndėrsa duart lėvizin pėr poshtė, mbaji pėllėmbėt tė kthyera nga gjoksi nė njė distancė jo mė shumė se 10 cm. Vazhdo tė lėvizėsh tė dy duart drejt pjesės sė poshtme tė barkut (Figura 1-4).

Shtyp duart tė bashkuara para gjoksit (Shuangshou Heshi) – Nė pjesėn e poshtme tė barkut, ktheji duart kurriz mė kurriz dhe pa ndaluar, ngriji duart lart drejt gjoksit pėr tė formuar Heshi (Figura 1-5).

Kur bėn Heshi, shty gishtėrinjtė dhe pėllėmbėt kundrejt njėri tjetrit, duke lėnė njė hapėsirė bosh nė qendėr tė pėllėmbėve. Mbaji bėrrylat lart, me parakrahėt nė njė vijė tė drejtė. (Pėr tė gjitha ushtrimet, mbaji duart nė pozicionin e Pėllėmbės Lotus pėrveē se kur bėn Heshi dhe Jieyin).
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Falun Gong

Mesazh  Neo prej 17.09.08 19:38



Duart drejtohen nga Qielli e Toka (Zhangzhi Qiankun) – Duke filluar nga Heshi, ndaji duart rreth 2 deri 3 cm (Figura 1-6) dhe rrotulloi ato nė drejtim tė kundėrt. Meshkujt kthejnė dorėn e majtė (femrat, kthejnė dorėn e djathtė) drejt gjoksit dhe kthejnė dorėn e djathtė pėrpara, kėshtu qė dora e majtė ėshtė lart dhe e djathta poshtė.

Tė dyja duart duhet tė vijnė nė vijė tė drejtė me parakrahėt. Pastaj, zgjat parakrahun e majtė diagonalisht pėr lart (Figura 1-7). Mbaje pėllėmbėn tė kthyer nga lart dhe me lartėsi sa koka. Mbaje dorėn e djathtė pėrpara gjoksit me pėllėmbėn nga lart.

Pasi dora e majtė arrin pozicionin e duhur, shtyj kokėn pėr nga lart, shtyp kėmbėt poshtė dhe shtriq gjithė trupin deri sa tė mundėsh. Qėndro i tendosur pėr rreth 2 deri 3 sekonda, pastaj menjėherė relakso gjithė trupin. Kthej dorėn e majtė pėrpara gjoksit dhe formo Heshi (Figura 1-5).

Pastaj, kthej duar nė anė tė kundėrt, kėshtu qė dora e djathtė ėshtė sipėr tė majtės (Figura 1-8 ). Shtrij dorėn e djathtė dhe pėrsėrit lėvizjet e mėparshme tė dorėn sė majtė (Figura 1-9). Pas shtrirjes, relakso gjithė trupin. Lėviz duart para gjoksit nė Heshi.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Falun Gong

Mesazh  Neo prej 17.09.08 23:22



Majmuni florirtė ndan trupin (Jinhou Fenshen) – Duke filluar nga Heshi, shtrij krahėt pėr nga jashtė nė dy anėt e trupit, duke formuar njė vijė tė drejtė me shpatullat. Shtyj kokėn pėr nga lart, shtyp kėmbėt poshtė dhe drejto krahėt nė secilėn anė.

Shtriqu jashtė nė katėr drejtimet, duke pėrdorur forcė nė gjithė trupin (Figura 1-10). Qėndro i tendosur pėr rreth 2 deri 3 sekonda. Menjėherė relakso gjithė trupin dhe formo Heshi.

Dy dragonj duke u zhytur nė det (Shuanglong Xiahai) – Duke filluar nga Heshi, ndaj duart dhe shtriji ato pėr nga poshtė drejt pjesės sė poshtme nga pėrpara trupit. Kur krahėt janė paralel dhe tė drejtuara, kėndi ndėrmjet krahėve dhe trupit duhet tė jetė rreth 30° (Figure 1-11).

Shtyj kokėn pėr nga lart, shtyp kėmbėt poshtė dhe shtriq tė gjithė trupin duke pėrdorur forcė. Qėndro i tendosur pėr rreth 2 deri 3 sekonda, pastaj menjėherė relakso gjithė trupin. Lėviz duart nė Heshi pėrpara gjoksit.

Bodisatva duke vendosur duart mbi lulen e lotusit (Pusa Fulian) – Duke filluar nga Heshi, ndaji duart ndėrsa i shtrin ato diagonalisht pėr nga poshtė nė anėt e trupit (Figure 1-12). Shtriji krahėt aq sa kėndi ndėrmjet krahėve dhe trupit ėshtė rreth 30°.

Nė tė njėjtėn kohė, shtyje kokėn nga lart, shtypi kėmbėt poshtė dhe shtriq tė gjithė trupin, duke pėrdorur forcė. Qėndro i tendosur pėr rreth 2 deri 3 sekonda, pastaj menjėherė relakso gjithė trupin. Lėviz duart nė Heshi pėrpara gjoksit.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Falun Gong

Mesazh  Neo prej 17.09.08 23:24




Arhati duke mbajtur njė mal mbi shpinė (Luohan Beishan) – (Figura 1-13) Duke filluar nga Heshi, ndaji duart ndėrsa i shtrin ato prapa trupit. Nė tė njėjtėn kohė, ktheji mbrapsht tė dy pėllėmbėt. Ndėrsa duart kalojnė nė anėt e trupit, ngadalė pėrkul kyēet e duarve nga lart.

Kur duart tė jenė pas trupit, kėndi ndėrmjet kyēeve dhe trupit duhet tė jetė 45°. Nė kėtė pikė, shtyj kokėn nga lart, shtyp kėmbėt poshtė dhe shtriq tė gjithė trupin duke pėrdorur forcė. (Mbaj trupin drejt—mos u pėrkul pėrpara, por shtriq gjoksin.) Qėndro i tendosur pėr rreth 2 deri 3 sekonda, pastaj menjėherė relakso gjithė trupin. Lėviz duart nė Heshi pėrpara gjoksit.

Vajra duke pėrmbysur malin (Jingang Paishan) – Nga Heshi, ndaji duart ndėrsa shtyn pėrpara me pėllėmbė. Mbaji gishtėrinjtė me drejtim nga lart. Mbaji duart dhe shpatullat nė tė njėjtin nivel.

Kur krahėt janė tė shtrirė, shtyje kokėn nga lart, shtyp kėmbėt poshtė dhe shtriq tė gjithė trupin duke pėrdorur forcė (Figura 1-14). Qėndro i tendosur pėr rreth 2 deri 3 sekonda, pastaj menjėherė relakso gjithė trupin. Lėviz duart nė Heshi pėrpara gjoksit.

Vendosja duarve mbi njėra tjetrėn para pjesės sė poshtme tė barkut (Diekou Xiaofu) – Duke filluar nga Heshi, ngadalė lėviz duart pėr poshtė, duke kthyer pėllėmbėt drejt pjesės sė barkut. Kur duart arrijnė barkun e poshtėm, vendos njėrėn dorė para tjetrės (Figura 1-15).

Meshkujt duhet tė kenė dorėn e majtė nga brenda; femrat duhet tė kenė dorėn e djathtė nga brenda. Mbaj pėllėmbėn e dorės nga jashtė sipėr kurrizit tė dorės nga brenda.

Distanca ndėrmjet duarve si dhe ndėrmjet dorės nga brenda dhe barkut tė poshtėm, duhet secila tė jetė 3 cm. Zakonisht duart mbahen mbi njėra tjetrėn pėr 40 deri 100 sekonda.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Falun Gong

Mesazh  Neo prej 17.09.08 23:27



Pozicioni mbylljes – Bashko duart (Shuangshou Jieyin) (Figura 1-16).

2. Qėndrimi nė Kėmbė i Falunit
(Falun Zhuang Fa)

Parim: Qėndrimi nė Kėmbė i Falunit ėshtė njė meditim i qetė nė kėmbė i pėrbėrė nga katėr pozicione tė mbajtjes sė rrotės. Kryerja e shpeshtė e Qėndrimit nė Kėmbė tė Falunit do tė lehtėsojė hapjen e plotė tė tė gjithė trupit.

Ai ėshtė njė mjet gjithėpėrmbledhės i praktikės kultivuese qė rrit menēurinė, rrit forcėn, rrit nivelin e personit dhe forcon fuqitė hyjnore. Lėvizjet janė tė thjeshta, por shumė mund tė arrihet nėpėrmjet ushtrimit. Krahėt e fillestarėve mund tė ndjehen tė rėndė dhe tė dhėmbin. Pas kryerjes sė ushtrimit, i gjithė trupi do tė ndjehet menjėherė i relaksuar, pa e ndjerė lodhjen qė vjen nga puna.

Kur praktikuesit rrisin kohėn dhe shpeshtėsinė e ushtrimit, ata mund tė ndjejnė njė Falun tė rrotullohet ndėrmjet krahėve. Lėvizjet e Qėndrimit nė Kėmbė tė Falunit duhet tė bėhen natyrshėm.

Mos ndiq me qėllim lėkundjen. Ėshtė normale tė lėvizėsh pak, por lėkundjet e dukshme duhet tė kontrollohen. Sa mė e gjatė koha e ushtrimeve, aq mė mirė, por ndryshon nga personi nė person. Me tė hyrė nė qetėsi, mos e humb vetėdijen se ti je duke bėrė ushtrimet, qėndro i vetėdijshėm.

Vargje:

Shenghui Zengli
Rongxin Qingti
Simiao Siwu
Falun Chuqi

Pėrgatitja – Qėndro natyrshėm me kėmbėt tė hapura sa gjerėsia e shpatullave. Pėrkul paksa tė dy gjunjėt. Mbaji gjunjėt dhe ijet tė relaksuara. Relakso tė gjithė trupin por mos u lėsho shumė. Fute pak nofullėn e poshtme brenda. Prek me majėn e gjuhės qiellzėn e fortė duke lėnė njė hapėsirė ndėrmjet dhėmbėve tė sipėrm dhe atyre tė poshtėm dhe mbaji buzėt tė mbyllura. Mbyll sytė ngadalė. Mbaj njė shprehje tė qetė nė fytyrė.

Bashkimi i duarve (Liangshou Jieyin) (Figura 2-1)

Mbajtja e rrotės pėrpara kokės (Touqian Baolun) – Fillo nga Jieyin (pozicioni i duarve tė bashkuara). Ngadalė ngri tė dy duart nga barku duke i ndarė ato ndėrkohė. Kur duart tė jenė pėrpara kokės, pėllėmbėt duhet tė jenė tė kthyera nga fytyra nė nivelin e vetullave (Figura 2-2). Gishtėrinjtė e duarve duhet tė jenė kundrejt njeri tjetrit me njė distancė prej 15 cm largėsi nė mes. Formo njė rreth me duart. Relakso tė gjithė trupin.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Falun Gong

Mesazh  Neo prej 17.09.08 23:29



Mbajtja e rrotės para barkut tė poshtėm (Fuqian Baolun) – Ngadalė lėviz tė dy duart poshtė. Mbaji krahėt nė pozicionin e mbajtjes sė rrotės ndėrsa ato arrijnė pjesėn e poshtme tė barkut (Figura 2-3). Mbaji bėrrylat pėrpara duke mbajtur sqetullat e hapura. Mbaji pėllėmbėt tė kthyera nga sipėr me gishtėrinjtė kundrejt njėri tjetrit dhe krahėt nė formėn e rrethit.

Mbajtja e rrotės mbi kokė (Touding Baolun) – Duke mbajtur pozicionin e mbajtjes sė rrotės, ngri duart ngadalė derisa ato tė jenė sipėr kokės (Figura 2-4). Gishtėrinjtė e tė dy duarve janė nė drejtim kundrejt njeri tjetrit dhe pėllėmbėt tė kthyera nga poshtė. Mbaj njė distancė prej 20 deri 30 cm ndėrmjet majave tė gishtėrinjve tė dy duarve. Krahėt formojnė njė rreth. Mbaj shpatullat, krahėt, bėrrylat dhe kyēet e duarve tė relaksuara.

Mbajtja e rrotės nė dy anėt e kokės (Liangce Baolun) – Duke filluar nga pozicioni i mėparshėm, lėviz tė dy duart poshtė nė dy anėt e kokės (Figura 2-5). Mbaji pėllėmbėt tė kthyera nga veshėt, me shpatulla tė relaksuara dhe parakrahė lart. Mos i mbaj duart shumė afėr veshėve.

Vendosja duarve mbi njėra tjetrėn para pjesės sė poshtme tė barkut (Diekou Xiaofu) (Figura 2-6) – Lėviz duart poshtė drejt barkut tė poshtėm. Vendos duart mbi njėra tjetrėn.

Pozicioni i mbylljes – Liangshou Jieyin (Bashkimi i duarve) (Figura 2-7).



avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Falun Gong

Mesazh  Neo prej 17.09.08 23:35

3. Penetrimi i Dy Ekstremeve Kozmike
(Guantong Liangji Fa)

Parim: Penetrimi i Dy Ekstremeve Kozmike e kanalizon energjinė e kozmosit dhe e pėrzien atė me energjinė brenda trupit. Njė sasi e madhe energjie nxirret jashtė dhe futet brenda gjatė kėtij ushtrimi, duke mundėsuar pastrimin e trupit tė praktikuesit nė njė kohė shumė tė shkurtėr. Nė tė njėjtėn kohė, ushtrimi hap meridianėt nė majė tė kokės dhe ēbllokon kalimet nėn kėmbė.

Duart lėvizin lart e poshtė sipas energjisė brenda trupit dhe mekanizmave jashtė trupit. Energjia qė lėviz sipėr del me vrull jashtė nga maja e kokės dhe udhėton drejt e nė ekstremin kozmik tė sipėrm; energjia qė lėviz poshtė nxirret jashtė nga tabani i kėmbėve dhe shkon drejtpėrdrejt ekstremit kozmik tė poshtėm.

Pasi energjia kthehet nga tė dy ekstremet, lėshohet nė drejtim tė kundėrt. Lėvizjet e duarve bėhen nėntė herė.

Pasi bėjmė nėntė herė rrėshqitjet lart e poshtė me secilėn dorė veē e veē, rrėshqasin tė dy duart bashkė lart e poshtė nėntė herė. Pastaj, Falun kthehet nė drejtim tė akrepave tė orės katėr herė pėrpara barkut tė poshtėm me qėllim pėr ta futur energjinė brenda trupit. Lėvizjet mbarojnė me bashkimin e duarve.

Para se tė bėsh ushtrimin, imagjino sikur je dy fuēi boshe qė qėndrojnė drejt ndėrmjet qiellit e tokės, gjigant dhe i gjatė pa krahasim. Kjo ndihmon kanalizimin e energjisė.

Vargje:

Jinghua Benti
Fakai Dingdi
Xinci Yimeng
Tongtian Chedi

Pėrgatitja – Qėndro natyrshėm me kėmbėt tė hapura sa gjerėsia e shpatullave. Pėrkul paksa tė dy gjunjėt. Mbaji gjunjėt dhe ijet tė relaksuara. Relakso tė gjithė trupin por mos u lėsho shumė. Fute pak nofullėn e poshtme brenda.

Prek me majėn e gjuhės qiellzėn e fortė duke lėnė njė hapėsirė ndėrmjet dhėmbėve tė sipėrm dhe atyre tė poshtėm dhe mbaji buzėt tė mbyllura. Mbyll sytė ngadalė. Mbaj njė shprehje tė qetė nė fytyrė.

Bashko duart (Liangshou Jieyin) – (Figura 3-1)

Shtyp duart bashkė para gjoksit (Shuangshou Heshi) – (Figura 3-2)

avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Falun Gong

Mesazh  Neo prej 17.09.08 23:38

Lėvizja rrėshqitėse lart e poshtė me njė dorė (Danshou Chong'guan) – Nga Heshi, nė tė njėjtėn kohė rrėshqit njė dorė lart dhe tjetrėn poshtė. Duart duhet tė rrėshqasin ngadalė pėrgjatė mekanizmave tė energjisė jashtė trupit. Energjia brenda trupit lėviz lart e poshtė nė tė njėjtėn kohė me lėvizjet e duarve (Figura 3-3).

Meshkujt fillojnė duke rrėshqitur dorėn e majtė lart; femrat fillojnė duke rrėshqitur dorėn e djathtė lart. Kaloje dorėn para fytyrės dhe zgjate sipėr kokės. Ndėrkohė, ngadalė ule dorėn e djathtė (femrat, tė majtėn). Pastaj bėj tė kundėrtėn (Figura 3-4).

Mbaji pėllėmbėt tė kthyera nga trupi me njė distancė prej jo mė shumė se 10 cm. Mbaje gjithė trupin tė relaksuar. Njė lėvizje lart e poshtė e secilės dorė numėrohet si njė. Nė mėnyrė tė pėrsėritur rrėshqit duart lart e poshtė nėntė herė.

Lėvizja rrėshqitėse lart e poshtė me dy duar (Shuangshou Chong'guan) – Pas lėvizjes rrėshqitėse lart e poshtė me njė dorė, mbaj dorėn e majtė (dorėn e djathtė pėr femrat) lart dhe prit qė ngadalė tė sjellėsh dorėn tjetėr nė mėnyrė qė tė dy duart tė jenė lart (Figura 3-5). Pastaj ngadalė rrėshqit tė dy duart poshtė nė tė njėjtėn kohė (Figura 3-6).

Kur je duke rrėshqitur duart lart e poshtė, mbaji pėllėmbėt tė kthyera nga trupi me njė distancė prej jo mė shumė se 10 cm. Njė lėvizje e plotė lart e poshtė numėrohet si njė. Nė mėnyrė tė pėrsėritur rrėshqit duart lart e poshtė nėntė herė.

avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Falun Gong

Mesazh  Neo prej 17.09.08 23:40

Duke rrotulluar Falun me dy duar (Shuangshou Tuidong Falun) – Pas lėvizjes sė nėntė rrėshqitėse lart e poshtė tė dy duarve, lėviz tė dy duart poshtė nga koka mbi gjoks derisa ato tė arrijnė pjesėn e poshtme tė barkut (Figura 3-7). Rrotullo Falun me dy duar (Figura 3-8, Figura 3-9).

Dora e majtė shkon nga brenda pėr meshkujt dhe dora e djathtė shkon nga brenda pėr femrat. Mbaj njė distancė prej 2-3 cm ndėrmjet duarve dhe gjithashtu ndėrmjet dorės nga brenda dhe barkut tė poshtėm. Rrotulloje Falunin 4 herė nga akrepat e orės qė tė shtysh energjinė nga jashtė brenda trupit. Kur rrotullon Falunin, mos i mbaj duart larg pjesės sė barkut tė poshtėm.

Pozicioni mbyllės – Liangshou Jieyin (Bashko duart) (Figura 3-10).

avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Falun Gong

Mesazh  Neo prej 17.09.08 23:43

4. Qarku Qiellor i Falunit
(Falun Zhoutian Fa)

Parim: Qarku Qiellor i Falunit bėn tė mundur qė energjia e trupit tė njeriut tė qarkullojė mbi zona tė gjėra—domethėnė, jo vetėm nė njė apo disa meridianė, por nga gjithė ana e Jin tek gjithė ana e Jang e trupit, tej e tutje nė mėnyrė tė vazhdueshme.

Ky ushtrim ėshtė pėrtej metodave tė zakonshme tė hapjes sė meridianėve apo tė Qarkut Qiellor tė Madh apo tė Vogėl. Qarku Qiellor i Falunit ėshtė njė metodė kultivimi i nivelit tė mesėm. Me tre ushtrimet e mėparshme si bazė, meridianėt e tėrė trupit (duke pėrfshirė Qarkun e Madh Qiellor) mund tė hapen menjėherė duke kryer kėtė ushtrim. Nga maja poshtė, meridianėt do tė lidhen ngadalė me njeri tjetrin nė gjithė trupin.

Cilėsia mė e shquar e kėtij ushtrimi ėshtė qė rrotullimi i Falunit pėrdoret pėr tė korigjuar tė gjitha gjendjet jonormale tė trupit tė njeriut. Kjo bėn tė mundur qė trupi njeriut, njė univers i vogėl, tė kthehet nė gjendjen e tij origjinale dhe tė bėjė tė mundur qė tė gjitha meridianėt brenda trupit tė ēbllokohen.

Kur arrihet kjo gjendje, personi ka arritur njė nivel tė lartė brenda kultivimit tė Ligjit Nė Botėn Trefishe. Kur bėn kėtė ushtrim, tė dy duart ndjekin mekanizmat e energjisė. Lėvizjet janė graduale, tė ngadalta dhe me butėsi.

Vargje:

Xuanfa Zhixu
Xinqing Siyu
Fanben Guizhen
Youyou Siqi

Pėrgatitja – Qėndro natyrshėm me kėmbėt tė hapura sa gjerėsia e shpatullave. Pėrkul paksa tė dy gjunjėt. Mbaji gjunjėt dhe ijet tė relaksuara. Relakso tė gjithė trupin por mos u lėsho shumė.

Fute pak nofullėn e poshtme brenda. Prek me majėn e gjuhės qiellzėn e fortė duke lėnė njė hapėsirė ndėrmjet dhėmbėve tė sipėrm dhe atyre tė poshtėm dhe mbaji buzėt tė mbyllura. Mbyll sytė ngadalė. Mbaj njė shprehje tė qetė nė fytyrė.

Bashko duart (Liangshou Jieyin) – (Figura 4-1)

Shtyp duart bashkė para gjoksit (Shuangshou Heshi) – (Figura 4-2) – Ndaji duart nga Heshi. Lėvizi ato poshtė drejt pjesės sė poshtme tė barkut ndėrsa pėllėmbėt janė tė kthyera nga trupi. Mbaj njė distancė prej jo mė shumė se 10 cm ndėrmjet duarve dhe trupit.

Pas kalimit tė barkut tė poshtėm, vazhdo poshtė dhe zgjat duart nė mes tė kėmbėve. Vazhdo poshtė me pėllėmbėt tė kthyera nga anėt e brendshme tė kėmbėve dhe nė tė njėjtėn kohė, pėrkulu nė mes dhe pėrkul trupin poshtė (Figura 4-3).

Kur majat e gishtėrinjve tė jenė afėr tokės, lėviz duart nė formė harku nga pėrpara kėmbėve, rrotull kėmbėve deri tek thembrat (Figura 4-4). Pėrkul dy kyēet e duarve pak dhe ngri duart pėrgjatė pjesės sė prapme tė kėmbėve (Figura 4-5). Drejto trupin duke ngritur duart lart nga prapa (Figura 4-6).

avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Falun Gong

Mesazh  Neo prej 17.09.08 23:50

Gjatė ushtrimit, mos lejo duart tė prekin ndonjė pjesė tė trupit, pėrndryshe energjia mbi to do tė merret nga trupi.

Kur duart tė mos mund tė ngrihen mė lart nga mbrapa, bėj duart grusht me boshllėk nga brenda (duart nuk kanė energji nė kėtė kohė) (Figura 4-7), pastaj kaloji pėrpara duke i kaluar nga poshtė sqetullave. Kryqėzo krahėt para gjoksit (Nuk ka ndonjė kėrkesė se cili krah duhet tė jetė sipėr apo cili poshtė—varet se si tė vjen natyrshėm ty.

Kjo ėshtė e njėjtė si pėr meshkujt ashtu dhe pėr femrat.) (Figura 4-8). Vendosi duart sipėr shpatullave (pa i prekur ato). Lėvizi tė dy duart me pėllėmbė tė hapura pėrgjatė anėve jang (tė jashtme) tė krahėve. Kur tė arrish kyēet e duarve, vendosi tė dy qendrat e pėllėmbėve ballė pėr ballė nė njė distancė prej 3-4 cm.

Nė kėtė kohė, duart dhe krahėt duhet tė formojnė njė vizė tė drejtė (Figura 4-9). Pa ndaluar, kthe tė dy pėllėmbėt sikur po rrotullon njė top; domethėnė dora nga jashtė duhet tė dalė nga brenda dhe dora nga brenda duhet tė dalė nga jashtė.

Ndėrsa dy duart shtyjnė pėrgjatė anėve jin (tė brendshme) tė parakrahėve dhe krahėve, ngriji ato lart dhe sipėr e pas kokės (Figura 4-10). Duart duhet tė formojnė njė “x” prapa kokės (Figura 4-11). Ndaji duart me majat e gishtėrinjve me drejtim nga poshtė dhe lidhu me energjinė e kurrizit.

Pastaj lėviz tė dy duart sipėr nė majė tė kokės e pėrpara gjoksit (Figura 4-12). Ky ėshtė njė qark qiellor i plotė. Pėrsėrit lėvizjet nėntė herė. Pas nėntė herėsh, lėviz duart poshtė pėrgjatė gjoksit tek pjesa e poshtme e barkut. Formo Diekou Xiaofu (vendosjen e duarve mbi njėra tjetrėn para barkut tė poshtėm) (Figura 4-13).





Pozicioni mbyllės – Liangshou Jieyin (Bashko duart) (Figura 4-14).

avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Falun Gong

Mesazh  Neo prej 17.09.08 23:56

5. Forcimi i Fuqive Hyjnore
(Shentong Jiachi Fa)

Parim: Forcimi i Fuqive Hyjnore ėshtė njė ushtrim kultivimi i qetė. Ėshtė njė ushtrim me shumė qėllime qė forcon fuqitė hyjnore (duke pėrfshirė aftėsitė supernormale) dhe fuqinė e gongut duke rrotulluar Falunin me shenja duarsh Bude.

Ky ushtrim ėshtė mė lart se niveli mesatar dhe nė fillim ka qenė njė ushtrim sekret. Kryerja e kėtij ushtrimi kėrkon tė rrish ulur me tė dy kėmbėt tė kryqėzuara. Kryqėzimi me njė kėmbė ėshtė i pranueshėm nė fazėn fillestare nėqoftėse nuk bėhet dot kryqėzimi me dy kėmbė.

Personit i kėrkohet qė nė fund tė fundit tė rrijė ulur me tė dy kėmbėt e kryqėzuara. Gjatė ushtrimit, shpejtėsia e energjisė ėshtė e fortė dhe fusha e energjisė rreth trupit ėshtė mjaft e madhe. Sa mė gjatė mbahen kėmbėt tė kryqėzuara, aq mė mirė. Varet nga durimi i personit.

Sa mė gjatė tė rrijė ulur personi, aq mė i thellė ushtrimi dhe aq mė shpejt rritet gongu i personit. Mos mendo pėr asgjė kur bėn kėtė ushtrim—nuk ka qėllim mendor. Nga qetėsia hyr nė ding. Por Shpirti juaj Kryesor duhet tė jetė i vetėdijshėm se ju jeni ai qė po bėn ushtrimin.

Vargje:

Youyi Wuyi
Yinsui Jiqi
Sikong Feikong
Dongjing Ruyi

Pėrgatitje – Ulu me kėmbėt e kryqėzuara. Mbaj mesin dhe qafėn lart drejt. Fut pak nofullėn e poshtme brenda. Prek me majėn e gjuhės qiellzėn e fortė duke lėnė njė hapėsirė ndėrmjet dhėmbėve tė sipėrm dhe atyre tė poshtėm dhe mbaji buzėt tė mbyllura.

Mbaje gjithė trupin tė relaksuar, por jo shumė tė lėshuar. Mbyll sytė ngadalė. Mėshira duhet tė tė lindė nė zemėr dhe shprehja e fytyrės duhet tė jetė e qetė.
Mbaji tė dy duart nė Jieyin nė barkun e poshtėm (Figura 5-1). Ngadalė hyr nė qetėsi.

Kryerja e shenjave tė duarve (Da Shouyin) – Nga Jieyin, lėviz duart e bashkuara ngadalė lart. Kur duart janė para kokės, hapi duart dhe ngadalė ktheji pėllėmbėt lart. Kur pėllėmbėt janė tė kthyera lart, duart kanė arritur pikėn mė tė lartė (Figura 5-2). (Kur bėn shenjat e duarve, parakrahėt udhėheqin krahėt me njė farė force.)

Pastaj ndaji duart duke i kthyer ato mbrapsht duke krijuar njė hark mbi majėn e kokės dhe silli duart poshtė derisa ato tė jenė para kokės (Figura 5-3). Tė dy pėllėmbėt janė tė kthyera lart me majat e gishtėrinjve me drejtim nga pėrpara (Figura 5-4) dhe mbaji bėrrylat nga brenda sa mė shumė te jetė e mundur.

Drejto kyēet e duarve ndėrsa i kryqėzon ato para gjoksit. Pėr meshkujt, dora e majtė lėviz jashtė; pėr femrat, dora e djathtė lėviz jashtė. Kur tė dy krahėt kanė formuar njė vizė horizontale (Figura 5-5), kthe kyēin e dorės qė ėshtė jashtė nė drejtim nga jashtė me pėllėmbėn tė kthyer nga lart duke krijuar njė gjysmė rrethi. Mbaje pėllėmbėn lart dhe majat e gishtėrinjve me drejtim prapa.

Dora duhet tė lėvizė me njė forcė tė konsiderueshme. Ndėrkohė, kthe pėllėmbėn e dorės sė brendshme ngadalė lart. Kur dora ėshtė e zgjatur, kthe pėllėmbėn nga pėrpara. Dora poshtė duhet tė pozicionohet nė njė kėnd 30° nga trupi (Figura 5-6).

Mė pas, duke kthyer tė dy pėllėmbėt drejt trupit, lėviz dorėn e majtė (dorėn qė ėshtė lart) poshtė nga brenda dhe dorėn e djathtė lart. Pastaj pėrsėrit lėvizjet e mėparshme duke ndėrruar duart dhe lėvizjet (Figura 5-7). Mė pas, meshkujt duhet tė drejtojnė kyēin e djathtė (femrat, kyēin e majtė) dhe kthejnė pėllėmbėn nga trupi.

Pas kryqėzimit tė duarve para gjoksit, zgjat pėllėmbėn nga poshtė derisa krahu tė jetė drejt dhe dora tė jetė mbi kėmbė. Meshkujt kthejnė pėllėmbėn e majtė (femrat, pėllėmbėn e djathtė) brenda dhe e lėvizin atė lart. Pas kryqėzimit para gjoksit, lėvize atė drejt pjesės sė pėrparme tė shpatullės sė majtė (femrat, para shpatullės sė djathtė).

Kur dora arrin pozicionin, ktheje pėllėmbėn lart me majat e gishtėrinjve me drejtim pėrpara (Figura 5-8). Mė pas, ndėrro pozicionet e duarve duke pėrdorur lėvizjet e mėparshme. Domethėnė, meshkujt duhet tė lėvizin dorėn e majtė (femrat, dorėn e djathtė) nga brenda; Dora e djathtė pėr meshkujt (dora e majtė pėr femrat) duhet tė lėvizė jashtė.

Ndėrro pozicionet e duarve (Figura 5-9). Kur bėn shenjat e duarve, lėvizjet janė tė vazhdueshme, pa ndėrprerje.





avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Falun Gong

Mesazh  imaginanti prej 18.11.08 11:01

Rasesisht e gjeta kete forum dhe qenka me te vertet forum i vlefshem urime per punen qe qenkit duke e bere ne kete forum suksesee.
avatar
imaginanti

20


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Falun Gong

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi