Misteri i Piramides se Keopsit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Misteri i Piramides se Keopsit

Mesazh  Jon prej 18.08.09 13:32

Misteri i piramidės sė KEOPSIT !

Ēdo njeri ėshtė nė gjėndje qė nė njė natė tė errėt tė gjejė drejtimin e Bejrut, me anė tė Yllit Polar. Gjithashtu ėshtė nė dijeni qė pėr shkak tė dukurisė sė preēesionit, boshti i rrotullimit tė Tokės zhvendoset duke pėrshkuar njė sipėrfaqe konike njė herė nė 25.800 vjet.

Domethėnė se ky bosht e ndryshon orientimin e vet nė hapėsirė. Kjo do tė thotė se poli qiellor, pra pika ku shėnjon boshti i Tokės, pėrshkuan nė sfondin e qiellit yjor njė rreth tė madh. Nė qoftė se poli bie pikėrisht afėr ndonjė ylli tė shndėrritshėm atėherė ky yll luan rolin e Yllit Polar.

Sot kėtė rol e luan ylli Alfa i Arushės sė vogėl (Ursae Minoris). Por 4.500 vjet mė parė Poli Verior i qiellit ndodhej afėr njė tjetėr ylli tė ndritshėm dhe pikėrisht afėr yllit alfa Draconis. Me kėtė lidhet historia e njėrės prej hipotezave tė fshehta tė ndėrtimit tė piramidės sė Keopsit.

Korridori i brėndshėm mė i gjatė,ose thėnė ndryshe hyrja e tunelit e kėsaj piramide, ėshtė e ndrejtuar pėr nga veriu. Sikur pjerrėsia e tij tė ishte 30 gradė aq sa ėshtė gjerėsia gjeografike e vendit, ku ndodhet piramida atėherė vrojtuesi i ndodhur nė qendėr tė saj do tė shikonte Polin Verior tė qiellit nė drejtim tė vrimės sė tunelit.

Pjerrėsia e tunelit ėshtė vetėm 26.5 gradė.Kjo do tė thotė se tuneli shėnjon nė drejtim tė pikės qė ndodhet 3.5 gradė poshtė polit. Nė fillim tė shekullit XIX astronomi i dėgjuar, Herchel nė lidhje me kėtė problem formuloi hipotezėn, sipas sė cilės del se nė kohėn kur u ndėrtua piramida, ylli alfa Draconis ishte pikėrisht nė po kėtė largėsi nga poli e pėr rrjedhojė gjatė njė ditė-nate, ai ndodhej njė herė nė kulmin e poshtėm tė tij dhe saktėsisht poshtė polit, atje ku shėnjonte tuneli i piramidės.

Ja dhe njė tjetėr histori rreth kesaj piramide qė ka lidhje me ciklin “Dijet e panjohura tė Egjiptit”.

Po jo vetėm vendosja se kur ka ndodhur kjo mund tė ndihmojė nė pėrcaktimin e saktė tė datės sė ndėrtimit tė piramidės. Siē del, alfa Draconis ndodhej larg Polit me 3.5 gradė dy herė:nė vitin 2.100 dhe 3.300 vjet para erės sonė.

Fatkeqėsisht asnjė nga kėto data nuk pėrputhen me ato ēfarė dihen nga studimet egjiptologjike : Piramida e Keopsit u ngrit rreth vitit 2.800 para erės sonė,pra kemi njė shmangie,njė digresion. Pėr kėtė astronomi polak, Jozef Smak,ėshtė shprehur se “duke mos qenė egjiptolog nuk ishte nė gjendje tė thotė se hipoteza e John Herschel nė kohėn kur e ka formuluar atė ishte pėrputhja mė e mirė”.

E ndoshta kėshtu mund tė ketė qenė, nėse gjykohet nga mesazhi i Napoleonit kur thoshte :”Ushtarė, 40 shekuj shikojnė te ju!”. Nga kjo del se shkencėtarėt qė shoqėronin Napoleonin nė ekspeditėn pėr nė Egjipt e datuan ngritjen e piramidės sė Keopsit rreth vitit 2.200 para erės sonė.

Hipotezės sė Herschelit, studiuesit i janė kthyer disa herė. Kėtė e kanė bėrė po ashtu dhe astronomėt edhe pse korigjimet e tyre kanė qėnė tė vogla, por dijet tona rreth dukurisė sė preēesionit nuk kanė ndryshuar aq shumė gjatė kėtyre 200 e mė shumė viteve tė fundit.

Pėrpara shumė vitesh me kėtė problem, por edhe pėr shumė vjet u morėn pėrsėri edhe Walker i Us Naval Observatory. Ai arriti t’i japė zgjidhje kėtij misteri edhe pse nuk kishte asnjė lidhje me astronominė. Walker konstatoi pikėrisht atė qė mėnyra mė e thjeshtė e ndėrtimit tė trotuarit apo korridorit konsiston me vendosjen pėrkatėse tė blloqeve prej guri.

Pa vėshtirėsi ai vuri re se tangjentja ėshtė e barabartė me ½ por sa do tė jetė vetė kėndi ?
Pėr kėtė mjafton tė pėrdoret tabela e logaritmeve apo edhe mėnyra tė tjera dhe ky kėnd del i barabaratė me 26.5 gradė.

Megjithatė ka lindur reflektimi. Kėshtu gjatė mė shumė se 200 vjetėve qė zotėroi hipoteza e Herschelit dhe kur luajtėn rol dijet e panjohura tė Egjiptit, ky problem tėrhoqi vėmendjen e shumė njerėzve.

Ndėrkohė qė zgjidhja e enigmės qė dha Walkeri nė fakt nuk ndeshi asnjė kundėrshtim. Por, duhet thėnė se deri sot nuk ka pasur asnjė sipėrmarrje pėr tė ndėrmarrė rrėnimin e shtresave tė sipėrme tė sipėrfaqes sė tunelit, pėr t’u bindur nėse blloqet prej guri janė vendosur ashtu siē janė deri mė sot. Nga sa u tha dilet nė pėrfundimin se misteri i piramidės sė Keopsit mbetet pėrsėri sekret.
avatar
Jon

1227


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi