A eshte vdekja fundi?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

A eshte vdekja fundi?

Mesazh  Jon prej 18.08.09 18:56

A asht vdekja fundi?



Kur isha i ri, kam ndejte ne shtepine e fqiut. Ata e kishin nji ore te moēme prej gjyshit. Ne mes tik-takut te pendullumit, une s'un flejsha tue mendue per natyren perverze te kohes. Zoti O’Donnell s'asht ma. Grueja e tij, ne moshen e saj nandedhete vjeēare, me pershendet me bastunin e saj kur shkoj me e pa.

Na i shohim te dashtunit tane tue u plake e vdeke, dhe mendojme se nji entitet eksternal qe quhet kohe asht pergjegjes per kete krim. Mirepo, eksperimentet gjithnji e ma shume e vejne ne dyshim egzistimin e kohes keshtu si e njohim na. Ne fakt, realiteti i kohes shume kohe ma para asht vue ne pikepyetje prej filozofeve dhe shkencetareve.

Kur na flasim per kohen, na zakonisht i referohemi si ndryshimit. Por ndryshimi s'asht njisoj si koha.Me e mate ēkadoqofte ne menyre precize domethane me e 'ndrrye' ne nji shej kohe te levizjes se vet, si ne film. Dhe vice versa, kur e observon levizjen, ti s'mundesh me izolue vetem nji shej kohe, sepse levizja asht shuma e te gjitha momenteve/shejave te kohes.

Kjartesia e nji momenti indukton pakjartesine ne momentin tjeter. Konsideroni nji film ku shigjeta e xhirueme ndalet vetem mbrenda nji kuadri statik. Kjo pauze ju mundeson me e dijte poziten e shigjetes me nji saktesi te madhe: asht 20 hapa mbi toke. Por ju i keni humbe krejt informatat per momentumin e saj. Ajo nuk shkon gjikundi; drejtimi i saj nuk asht i dijtun.

Shume eksperimente konfirmojne se kjo pasaktesi asht e permbrendesueme ne materien e realitetit. Parimi i pasaktesise i Heisenberg’ut asht koncept fundamental i fizikes kuantike. Tevona, ai parim ka kuptim vetem nga perspektiva biocentrike. Simbas biocentrizmit, koha asht nji sens i mbrendshem qe animon fragmentet statike te botes hapsinore. Mbajeni n'mend, ju nuk mundeni me pa neper kercin e kafkes qe ju mbeshtjelle trunin tuej; ēkado perjetoni asht e nderthurrun me mendjen tuej. Pra, ēka asht pernjimend?

Ēka asht reale? Nese imazhi i radhes asht ndryshe nga ai paraprak, atehere qenka ndryshe, pike. Na mujm me e shperblye ndryshimin me fjalen “kohe”, por kjo s'don me thane se atje diku asht nji matriks ku ndryshimi ndodhe.

Ne secilin moment na jemi ne cep te paradoksit qe e pat pershkrue filozofi grek Zeno. Sepse nji objekt s'un okupon dy hapsina njikohesisht, ai thoshte se nji shigjete mundet me qene vetem ne nji vend gjate secilit moment te levizjes se saj. Me qene ne nji vend, domethane me qene pezull. Keshtu shigjeta duhet me ndejt, mos me leviz ne ēdo moment te fluturimit te vet. Pra, levizja asht e pamundun. Por, a asht ky paradoks pernjimend? Apo me thane ma mire, asht prove se koha (levizja) nuk asht atribut i nji bote te jashtme, hapsinore, por ma shume nji koncept i te menduemit?

Nji eksperiment qe u botue ne vitin 1990 sugjeron se Zeno ka pase te drejte. Ne kete eksperiment shkencetaret kane demonstrue ekuivalentin kuantik te thanjes se “ena qe kqyret nuk vlon". Ky veprim, “quantum Zeno effect” (efekti kuantik Zeno) del se asht funksion i observimit. "Me gjase", thote fizikanti Peter Coveney, "akti i kqyrjes te nji atomi e  pengon ate me ndrrue". Teorikisht, nese bomba nukleare kishte me u kqyr me intenzitet te mjaftueshem - qe domethane se po t'kishim mujt me i kqyr atomet e saj ēdo te milionten ose trilionten pjese te sekondit – ajo s'kishte me eksplodue. Bizare, apo jo? Problemi nuk asht te eksperimenti, po te menyra jone e te menduemit te kohes. Biocentrizmi asht e vetmja rruge e kuptueshme me i spjegue keto rezultate, te cilat jane "te ēuditshme" vetem ne kontekstin e paradigmes egzistuese.

Ne biocentrizem, hapsina dhe koha jane forma te intuites animale. Ato jane mjete te mendjes dhe si te tilla nuk egzistojne si objekte eksternale te pamvaruna nga jeta. Kur na e ndiejme se koha u krye, si ne rastet kur na vdes dikush i dashtun i joni, kjo konstituon percepcionin njerezor te kalimsise dhe egzistimit te kohes. Foshnjet tona shnderrohen ne qenie te rrituna. Na plakemi. Kjo, per neve, asht koha. Kjo shkon me neve.

Eksperimentet e reja konfirmojne kete koncept. Ne vitin 2002 shkencetaret kane krye nji eksperiment te hatashem i cili deshmoi se mes dy grimcave, secila grimce anticiponte se ēka ka me ba pjesa binake ne te ardhmen. Diqysh grimcat 'e dijshin' se ēka ka me ba hulumtuesi para se ajo gja me ndodhe, a thue se s'ka kohe e as hapsine mes tyne.

Ne vitin 2007, ne studimin e  publikuem ne "Science", shkencetaret i kane gjuejt grimcat mbrenda nji aparati dhe asht pa se ato grimca mujn me ndryshue retroaktivisht mvaresisht se a kane me veprue si fotone apo si vale. Grimcat ka qene dasht me 'vendose' se ēka done me ba, mbasi jane gjue ne aparat. Ma vone, eksperimenti rezulton habitshem. Del se ate qe observuesi ka vendose n'ate moment, njashtu jane sjell grimcat mbasi jane gjue ne aparat. Keshtu, njohja ne trunin tone mundet me percaktue se qysh kane me u sjell grimcat e materies.

Natyrisht, na jetojme ne te njajten bote. Kritiket thone se kjo sjellje asht e limitueme dhe e ndrryme mbrenda botes kuantike. Mirepo, kjo perspektive 'dy-boteshe' (pra, perspektiva e ligjeve per objektet kuantike dhe tjetra per krejt universin, tue na perfshi edhe neve) nuk ka rezon dhe po sfidohet neper laboratoret e krejt botes. Vitin e shkuem, hulumtuesit botuen nji studim ne "Nature", tue sugjerue se sjelljet kuantike shtrihen edhe ne realitetin e perditshem. Nji xxxx i joneve jane mpleks mes vete, e mandej pjeset e tyne kane mbetun bashke edhe kur jane nda me distanca shume te medha (“spooky action at a distance”, si i ka quejt Einstein) a thue se koha e hapsina s'egzitojne. Dhe ne vitin 2005, eksperimenti me kristalet KHCO3 ka demonstrue se sjellet kuantike mujn me u shfaq edhe ne objektet e botes ordinere njerezore.

Ne edicionin e Tetorit 2010 te revistes "Discovery", fizikanti teorik Stephen Hawking dhe Leonard Mlodinow thane, “Nuk ka menyre me largue observuesin – neve – nga percepcioni jone i botes… Ne fiziken klasike, e kaluemja asht mendue se egziston si nji seri definitive e ngjarjeve, por simbas fizikes kuantike, e kaluemja, njisoj si e ardhmja, jane indefinitive dhe egzistojne vetem si spektrum i posibiliteteve".

Po ate nate, derisa isha shtre dhe s'mujsha me flejte ne shtepine e fqiut tim, e gjeta pergjigjen – se pjesa qe mungon  jemi na vete. Njashtu si e shoh une kete pune, pavdekesia nuk domethane egzistim perpetual (linear) ne kohe, por ajo situohet jashte kohe. Jeta asht nji udhetim qe transcendon menyren tone klasike te menduemit. Eksperiment mbas eksperimenti vazhdon me na deshmue se na e krijojme kohen dhe jo anasjelltas. Pa vetedijen tone, koha dhe hapsina s'jane asgja. Te momenti i vdekjes, paraqitet nji thyemje ne kontinuitetin e kohes dhe hapsines; merreni cilen kohe qe doni - te kaluemen ose te ardhmen - si nji pike reference dhe matini te gjitha potencialet e tyne. Ne fund, bile edhe Einstein e pranoi se “dallimi mes te kaluemes, te sotmes dhe te ardhmes asht vetem nji iluzion i pathyeshem". Jeta asht vetem nji fragment i kohes, nji vinjete ne pikturen shume ma te madhe se vetja jone, eternale bile edhe kur vdesim. Ky asht preludi absolut drejt pavdekesise.

“Koha dhe hapsina s'jane tjeter pos ngjyra psikologjike qe syte i ngjizin", pat thane Ralph Waldo Emerson ne eseun e tij "Self-Relaince".  “Sepse shpirti asht drite; aty ku asht, aty dite asht, aty ku ishte, nate asht".


(Perktheu nga Anglishtja n'Gegnisht: Migjen Kelmendi)
avatar
Jon

1233


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi