Krijimi apo Evolucioni

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Krijimi apo Evolucioni

Mesazh  er jon prej 28.03.13 12:52

Krijimi apo evolucioni?

Kjo ėshtė njė nga temat mė interesante pėr tė shqyrtuar pėr shkak tė mashtrimit tė pafund qė bėhet nė emėr tė shkencės, “fakteve” shkencore, intelektualėve, etj, etj. Kuptohet qė meqė shumė prej nesh jemi rritur nėn sistemin ateist, ne jemi tė mirėinformuar mbi kėtė ēėshtje. Nuk ka asgjė tė re qė evolucionistėt mund tė na mėsojnė ne, qė, qė nga klasa e pestė mund tė rrecitonim ēdo rresht nga librat e Darvinit. Duke qėnė se unė besoja nė teorinė e evolucionit, dhe isha mjaft i zellshėm nė kėtė fushė, besoj se argumentat e dhėna nė kėtė artikull, do tė jenė jo tė pakta pėr tė mbuluar njė temė kaq tė gjėrė.

Ajo qė tė bėn pėrshtypje nė ata qė besojnė evolucionin, sidomos nė Shqipėri, ėshtė pėrrallat e imagjinatės sė zhvilluar, syren apo tė tjerėve, qė ata i besojnė verbėrisht duke i mbėshtjellur me fraza shkencore, dhe kėmbėnguljen e tyre pėr vėrtetėsinė e kėsaj teorie.

Nė kėtė artikull, do tė shikojmė tė dyja pikėpamjet nga ana shkencore, dhe si fillim, le tė themi qė ne sfidojmė ēdo njeri qė nuk bie dakord me kėtė artikull qė tė paraqesė fakte shkencore pėr tė kundėrshtuar ato qė do lexoni mė poshtė. Nėse dikush ėshtė nė gjendje ta bėjė kėtė, atėherė, ne do e heqim kėtė artikull nga ky webiste, dhe do kėrkojmė falje pėr gabimin e bėrė. Ky ėshtė njė premtim.

E themi kėtė, pėr asnjė arsye tjetėr, veēse pėr tė treguar se evulocioni nuk ėshtė shkencė, nuk ėshtė as e llogjikshme, por nė tė vėrtetė ėshtė njė sistem fetar, qė ka mė tepėr besim sesa ata qė besojnė tek “gogoli” apo “plaku me thes”, dhe siē do ta shikojmė mė poshtė, kjo thėnie nuk ėshtė aspak e egzagjiruar.

Atėherė, pa humbur kohė, le ta fillojmė nga fillimi.

Ėshtė mjaft interesante, qė nė shumicėn e shkrimeve me pėrmbajtje evolucioniste, nuk fillohet nga fillimi, por shumica e kėtyre shkrimeve fillojnė duke besuar se universi dhe e gjithė lėnda e nevojshme pėr mbėshtetjen e jetės egzistonte nė njė farė mėnyre. Siē thamė mė lart, le ta marrim kėtė shtruar, duke filluar nga koka.

Tė gjitha teoritė e krijimit tė Universit mund tė pėrfshihen nė sa mė poshtė:
Universi:
1. U krijua rastėsisht nga asgjė.
2. U krijua rastėsisht nga njė krijues.
3. Ka egzistuar nė pėrjetėsi.
4. Nuk egziston, ėshtė thjesht njė iluzion.

Nuk ka asnjė mundėsi tjetėr pėr origjinėn e universit, pėrveē atyre qė janė pėrmendur mė lart. A njihni ju ndonjė mundėsi tjetėr? Nėse po, do dėshironim ta dinim.
Le t’i shikojmė me rradhė atėherė.

Pika e parė nuk mund tė jetė e vėrtetė, sepse kundėrshton ligjin e parė tė Termodinamikės, i cili thotė se energjia (lėnda) nuk mund tė krijohet, as tė zhduket, ajo thjesht ndryshon nga njė formė nė tjetrėn. Nėse ka ndonjė ligj qė ėshtė mė i vėrtetuar dhe universal sesa ēdo ligj tjetėr nė fizikė, kėto janė ligjet e Termodinamikės, pėr tė cilėt nuk ėshtė gjendur ndonjė rrethanė qė tė mos jenė tė vėrtetė. Pra, ligji i parė thotė qartė qė universi nuk mund tė jetė krijuar nga rastėsia nga asgjė, sepse lėnda nuk krijohet dot rastėsisht. Keni kundėrshtim ndaj kėsaj?

OK, provojeni njė herė. Krijoni diēka nga asgjėja, pa pasur asnjė element, madje as ajėr, krijojeni atė nė vakum. Nuk po ju kėrkojmė ndonjė gjė tė madhe, psh, krijoni njė kuti me pėrmasa 30 cm x 30 cm, mė ēfarė lloj materiali t’ju vijė pėr mbarė juve. E bėni dot? Padyshim qė jo! Si mund ta bėni atė nga vakumi. Ligji i parė i termodinamikės, ėshtė i pakundėrshtueshėm.

Pika e tretė nuk mund tė jetė e vėrtetė, sepse kontradikton ligjin e dytė tė Termodinamikės, qė ėshtė ligji i entropisė, i cili shkurtimisht thotė qė gjėrat e lėnė nė vetvete pa ndėrhyrje tė jashtme shkojnė drej shkatėrrimit. Edhe njė herė le t’ju kujtojmė se ky ėshtė njė ligj, jo teori (si ajo e evolucionit) dhe mund tė provohet nė ēdo vend, nė ēdo kohė. Ky ligj ėshtė njė shuplakė nė fytyrė pėr evolucionistėt.

Tė gjithė ne besojmė nė kėtė ligj. Nėse keni njė makinė, ju besoni nė kėtė ligj, nėsė keni njė biēikletė, shtėpi, apo ēfarėdo objekti tjetėr, ju e dini mjaft mirė se ato nuk evolojnė, por shkatėrrohen me kalimin e kohės. Unė do tė doja shumė qė makina ime tė bėhej mė e bukur dhe mė e mirė me kalimin e kohės, por nuk do tė mbyll sytė pėrpara fakteve.

Dmth, universi nuk ka mundėsi tė ketė egzistuar nga pėrjetėsia (pra tė mos ketė fillim) sepse nėse kjo ėshtė e vėrtetė, sipas ligjit tė dytė tė Termodinamikės, ai do tė ishte shkatėrruar kohė mė parė sesa tė kishte mundėsi qė jeta tė fillonte nė ndonjė vend.

Tė vetmit ata qė nuk bien dakord me kėtė ligj, janė a) evolucionistėt, b) politikatėt, sepse ata duhet tė premtojnė qė gjėrat do bėhen gjithmonė e mė mirė, qė tė marrin votat tona, c) tė ēmendurit. Fakti qė universi nuk ėshtė zhdukur tregon se ai nuk ka egzistuar nga pėrjetėsia (pra ka patur njė fillim).

Meqėnėse njė ditė do tė ketė njė fund (sipas ligjit tė dytė tė Termodinamikės), nė qofte se proceset aktuale vazhdojnė tė ndodhin, tregon se koha nuk mund tė ketė qėnė e pėrjetshme. Universi ynė ėshtė njėsi i hapėsirės, lėndės, dhe kohės, kėshtu qė nėse njė nga kėto elemente pati njė fillim, edhe dy tė tjerat kanė filluar nė tė njėjtėn kohė.
Pika e katėrt nuk mund tė jetė e vėrtetė, sepse ne tė gjithė dėshmojmė se universi dhe jeta ėshtė e vėrtetė, nuk ėshtė iluzion. Nėse ėshtė iluzion, atėherė shkoni bėni diēka tjetėr, mos humbisni kohė duke lexuar kėtė artikull.

Duke ditur se nuk ka asnjė mundėsi tjetėr pėr krijimin e universit, dhe duke kundėrshtuar me ligje shkencore ato teori qė egzistojnė nė lidhje me krijimin e rastesishėm tė universit, e vetmja mundėsi e mbetur ėshte qė Universi i krijua nga njė krijues (Zoti).

Por, a ka kuptim qė njė fuqi e mbinatyrshme tė ketė krijuar universin? A ėshtė kjo gjė shkencore?
Le ta shikojmė kėtė nė hollėsi dhe objektivisht.

Modeli i evolucionit, nėse ėshtė i vėrtetė, parashikon se lėnda evoloi nga rastėsia, nėpėrmjet fazave tė ndryshme, qė nga fillimi mė i thjeshtė (qė evolucionistėt nuk e shpjegojnė dot me shkencė), nė elemente mė komplekse, yje, galaktika, sisteme djellore, qeliza tė gjalla, amfibė, zvarranikė, gjitarė, dhe sė fundi njeriu, si shkalla mė e lartė e evolucionit. Nėse kjo ėshtė e vėrtetė, atėherė ėshtė e qartė qė ekziston njė ligj i fuqishėm qė ndryshon sistemet drejt niveleve gjithmonė e mė tė larta kompleksiteti. Pra, ky ėshtė parimi kryesor i evolucionit, njė ligj i rritjes nė organizim, qė si rezultat sjell sisteme tė reja nė natyrė dhe perfeksionon sistemet aktuale.

Nga ana tjetėr, modeli i krijimit (nga njė krijues, Zoti) parashikon tė dy ligjet e Termodinamikės. Sė pari, ligjin e parė, qė shpjegon se krijimi nga Perėndia ishte i plotė dhe i pėrsosur, dhe me njė qėllim. Sė dyti ligjin e dytė tė Termodinamikės, si dhe ligjin e konservimit (ruajtjes) sė energjisė.

Ligjet e konservimit, janė disa nga ligjet kryesore dhe bazė tė ēdo shkence. Kėtu pėrmendim, ligjin e konservimit tė energjisė, lėndės, momentit, etj. Kėto ligje janė tė padiskutueshme dhe shumė tė rėndėsishme pėr tė kuptuar natyrėn e tė dy modeleve nė shqyrtim. P.sh. Termodinamika klasike shpreh se nė ēdo ndryshim fizik qė ndodh nė njė sistem, entropia gjithmonė rritet.

Entropia pėrkufizohet si sasia e energjisė qė ėshtė e pamundur tė kryejė punė. Le tė japim njė shembull konkret, meqėnėse deri tani mund tė duket shumė abstakte. Le tė flasim pėr motorrin e njė makine.

Sasia e energjisė sė prodhuar pėr tė vėnė nė punė makinėn, nuk pėrdoret 100% nga motorri. Faktikisht 20%-30% e kėsaj energjie ėshtė energji qė bėn ‘punė’, pjesa tjetėr humbet duke u kthyer nė nxehtėsi. Pra 70% e energjisė ėshtė entropi, dhe kjo energji shkon kot, tė paktėn jo pėr gjėra qė na interesojnė ne. Ne mė mirė do tė dėshironim qė tė ecnim 100 km me njė litėr benzinė sesa 10-15 km.

Ky ėshtė njė ligj i pakundėrshtueshėm dhe i vėzhgueshėm kudo. Mirėpo modeli i evolucionit, nėnkupton tė kundėrtėn, qė nė njė farė mėnyre energjia e duhur pėr punė shtohet dhe bėhet mė produktive, duke kundėrshtuar njė ligj qė askush s’e ka hedhur poshtė. Pra deri tani shohim se si modeli i evolucionit kundėrshton ligjet bazė tė shkencės, dhe modeli i krijimit konfirmon ligjet e shkencės.

Le tė supozojmė se evolucionistėt kanė tė drejtė nė lidhje me origjinėn e universit. Pra, nė njė farė mėnyre apo tjetėr, universi u krijua nga rastėsia, dhe tė gjitha elementet bazė tė jetės ishin prezente qė nga fillimi i universit. Cili ėshtė propabiliteti qė dy elemente qė kryejnė njė funksion tė caktuar tė lidhen sė bashku?

Pėrsa kohė qė numri i elementeve qė kėrkohen pėr tė kryer njė funksion tė caktuar ėshtė i vogėl, propabiliteti ėshtė i mundshėm. Psh, le tė shqyrtojmė mundėsinė e dy elementeve qė bashkohen pėr tė krijuar njė kompozitet qė kryen njė funksion tė caktuar. Dy elementet janė A dhe B dhe kombinimi i suksesshėm ėshtė AB.

Meqėnėse ka vetėm dy mundėsi tė kombinimit tė kėtyre elementeve (AB, BA), atėherė propabiliteti i suksesit ėshtė njė nė dy, ose 0.5. Nėse kemi tre elemente qė nevojiten pėr tė krijuar njė substancė qė kryen njė funksion, dhe vetėm njė kombinim ėshtė i suksesshėm, atėherė propabiliteti ėshtė njė nė gjashtė (ABC, ACB, BAC, BCA, CAB, CBA) nga tė gjitha kombinimet e mundshme. Nėse mund ta shprehnim kėtė me gjuhė matematikore, kjo do tė thotė se pėr ēdo kombinim tė X elementeve, numri i kombinimeve ėshtė X! (X faktorial). P.sh, pėr tre elemente, numri i kombinimeve ėshtė 3! ose 3 x 2 x 1 = 6.

Tani le tė shqyrtojmė njė organizėm me vetėm 100 elemente qė duhen kombinuar pėr tė kryer njė funksion tė thjeshtė. Propabiliteti qė kjo mund tė ndodhė nga rastėsia ėshtė 100! ose 10^158 (dmth 10 me 158 zero prapa).

Ky ėshtė njė number i paimagjinueshėm. Le tė mos harrojmė qė sipas shkencėtarėve universi pėrmban rreth 10^80 elektrone. Eshtė e pamundur qė njė organizėm i tillė tė krijohet nga rastėsia. Padyshim skeptikėt thonė qė pėrsėri ka njė mundėsi megjithėse propabiliteti ėshtė i vogėl. Nė fund tė fundit kjo nuk ndodhi (sipas tyre) brenda natės, por nė njė periudhė miliarda vjeēare.

Sipas shkencėtarėve universi ėshtė jo shumė se 30 miliardė vjeēar. Le tė supozojmė qė ēdo element bazė i jetės ka egzistuar pėr 30 miliardė vjet, qė e kthyer nė sekonda del 10^18 sekonda. Le tė supozojmė se njė sekond ndodhin 1 miliardė (10^9) kombinime tė mundshme pėr tė krijuar organizmin me 100 elemente qė po shqyrtojmė (vini re qė kėto numra janė vėrtetė tė ekzagjiruara nė dobi tė teorisė sė evolucionit).

Propabiliteti qė ky organizėm mund tė krijohet nga rastėsia pėr 30 miliard vjet ėshtė 10^9 x 10^18 = 10^27. Siē e pėrmendėm propabiliteti i saktė 10^158, qė do tė thotė, se nėse ndodhin 1 miliardė kombinime nė sekond pėr 30 miliardė vjet, propabiliteti qė kombinimi i saktė do ndodhė ėshtė 10^158 / 10^27 = 10^128, qė ėshtė njė absurditet. Ne zgjodhėm njė organizėm me 100 elemente, qė sipas NASA-s (agjensia Amerikane e austronatėve) trajnimi i austornatėve pėrmban mėsime se si ata tė dallojnė format mė tė thjeshta tė jetės, mė e thjeshta prej sė cilave pėrmban 400 amino acide, ku ēdo amino acid ėshtė njė kombinim i katėr deri pesė elementeve baze kimike, dhe secili prej kėtyre elementeve ėshtė njė kombimin i veēantė protonesh, elektronesh dhe neutronesh.

Tė besosh se kjo erdhi nga rastėsia jo vetėm qė kėrkon njė besim tė verbėr, por ėshtė ēmenduri. Ēdo njeri qė beson nė teorinė e evolucionit ka mė tepėr besim se tė gjithė besimtarėt nė Zot tė marrė sė bashku.

Ka dy arsye pse njerėzit pranojnė teorinė e evolucionit. Arsyeja e parė ėshtė padituria. Shqipėria fatkeqėsisht ėshtė e mbushur me njerėz qė nuk kanė asnjė njohuri nga kėto gjėra qė ne pėrmendėm mė lart, dhe janė aq krenare saqė nuk pranojnė asnjė mendim ndryshe nga tyrin.

Arsyeja e dytė pse njerėzit besojnė Teorinė e Evolucionit ėshtė sepse nuk duan tė pranojnė qė ka njė Zot dhe njė ditė do tė japin llogari pėr jetėn e tyre para Tij, prandaj vazhdojnė tė gėnjejnė veten se njė teori e tillė ėshtė e vėrtetė.

Shikoni pak tabelėn e mėposhtme. Ka tė bėjė me ligjin e shkakut dhe pasojės.
Shkaku i parė i hapėsirės sė pafund duhet tė jetė i pafund
Shkaku i parė i kohės duhet tė jetė i pėrjetshėm
Shkaku i parė i energjisė pa kufi duhet tė jetė i gjithpushtetshėm
Shkaku i parė i kompleksitetit tė pafund duhet tė jetė i gjithėditshėm
Shkaku i parė i vlerave morale duhet tė jetė i moralshėm
Shkaku i parė i vlerave shpirtėrore duhet tė jetė shpirtėror
Shkaku i parė i integritetit duhet tė jetė i vėrtetė
Shkaku i parė i dashurisė duhet tė jetė dashuri
Shkaku i parė i jetės duhet tė jetė i gjallė

Cili model pėrputhet mė mirė me kėto karakteristika? Evolucioni qė mėson se ēdo gjė erdhi nga rastėsia? Apo krijimi qė mėson se ishte Perėndia vetė qė krijoi gjithēka, i cili ka ato cilėsi qė pėrshkruhen mė lart. Ai ėshtė i gjithėditshėm, i gjithėpushtetshėm, i pėrjetshėm, i moralshėm, dashuri dhe i gjallė. Kėto janė ato cilėsi qė Bibla na mėson pėr Zotin tonė. Ai na do dhe na ka krijuar pėr njė qėllim. Jeta jonė nuk ėshtė rastėsi, ėshtė plot me qėllim dhe kuptim, e dizenjuar personalisht nga Zoti i gjithėsisė.

Argumenti mė “i fortė” qė ata qė besojnė evolucionin sjellin pėr tė mbrojtur atė teori ka tė bėjė me zhvillimin e shkencės, njohurisė, teknologjisė, etj. Megjithėse kjo mund tė duket sikur pėrputhet me teorinė e evolucionit, kjo s’ka asgjė tė bėjė me atė teori. Kjo ka tė bėjė me faktin se sa mė tepėr njerėzit tė jenė nė planetin Tokė, aq mė shumė do tė rritet njohuria dhe pėrparojė shkenca.

Kjo ėshtė llogjike. Nė fund tė fundit, fėmijėt e brezit tė sotėm lindin nė njė ambjent me teknologji tė zhvilluar dhe i mėsojnė qė tė vegjėl parimet kryesore qė shkencėtarėt mė tė famshėm tė 200-300 vjetėve mė parė nuk i dinin.

Prandaj, ata nuk kalojnė 20-30 vjet studime pėr tė shpikur ato gjėra qė tashmė jane zbuluar, por ndėrtojnė mbi njohurinė aktuale. Kjo nuk do tė thotė evolucion. Pse a mund tė themi ne se njė 18 vjeēar sot ėshtė mė i zgjuar sesa Njutoni? Padyshim qė jo, cili ėshtė ai i marrė qė do tė bėnte njė deklaratė tė tillė? Por Njutoni nuk dinte asgjė pėr kompjuterat, ndėrsa njė 18 vjeēar sot di shumė pėr to.

Por, nėse Njutoni do tė kishte lindur nė vitin 1970, ku i dihet se ēfarė do tė kishte bėrė. Ky ėshtė njė parim i thjeshtė qė nuk ka tė bėjė me teorinė e evolucionit, por ka tė bėjė me faktin se ēdo brez ndėrton mbi atė njohuri qė ėshtė dashur mijėra vite tė mėsohet dhe pėrcillet nė brezat pasardhės, dhe ēdo brez do tė jetė gjithmonė e mė i zhvilluar.

Nėse evolucioni ėshtė i vėrtetė, atėherė do tė shikonim qė do tė kishim njerėz mė tė zhvilluar nė vendet mė tė zhvilluara. Kuptohet qė shumica e zbulimeve teknologjike janė bėrė nė Shtetet e Bashkuara. A do tė thotė kjo qė ata janė njė shkallė mė lart nė shkallėn e evolucionit sesa kombet e tjera?

Nėse kjo ėshtė e vėrtetė, si shpjegohet qė shumė nga nxėnėsit e shkollės sė mesme nė Amerikė mezi dinė tė shkruajnė e tė lexojnė? Ose si shpjegohet qė nėse njė nxėnės Shqiptar shkon nė Amerikė, jo vetem qė konkuron me vendasit, por qėndron shumė mė lart se shumica e tyre? Ēfarė ėshtė kjo evolucion?

Nė qofte se i njėjti nxėnės do tė ishte lėnė nė njė fshat tė humbur tė Shqipėrisė, a do te jepte ai tė njetjtat rezultate? Padyshim qė jo, sepse nuk do tė kishte mundėsi tė mėsonte tė njėjtat gjėra. Atėherė, ēfarė kemi kėtu evolucion, apo devolucion?

Padyshim qė jo, kjo ėshtė absurde, le tė mos ngatėrrojnė njohurinė me inteligjencėn. Shume njerėz sot kanė mė tepėr njohuri sesa kishte Njutoni, por janė tė rrallė ata qė do tė kenė ndonjėherė inteligjencėn e tij.

Teoria e evolucionit dėshton pėrpara ēdo ligji shkencor dhe llogjikės sė thjeshtė. Ėshtė absurditet tė besosh se organet e trupit tė njeriut (apo gjitarėve) u krijuan nga rastėsia. Si mundet syri tė krijohet nga rastėsia, apo me “evolim”? Evolim drejt kujt? Njerėzit i fusin ato miliona vitė nė mes tė ēdo fraze sikur ato do ndryshojnė ndonje gjė. Le tė flasim pėr organet e riprodhimit pėr shembull. Nė qoftė se evolucioni ėshtė i vėrtetė, atėherė do tė thotė se ato u zhvilluan nė njė periudhė miliona vjecare, dhe ēdo specie perfeksionoi diēka mė tepėr nė atė sistem. Vėrtetė? Po si riprodhoi ajo specie kur organi i riprodhimit nuk egziston akoma?

Njė organ 70% i zhvilluar nuk mund tė kryejė njė funksion, e jo mė tė ketė pasardhės qė ta perfeksionojnė kėtė funksion. Njerėzit sot kalojnė vite tė tėra kur kanė njė sėmundje, shpesh herė pa asnjė rezultat pozitiv, dhe ju mendoni se syri i njeriut u krijua nga rastėsia? Po si mundet njė organ si syri me 20% zhvillim tė vazhdojė tė zhvillohet deri 100%? Kjo ėshtė ēmenduri!

Asnjė njeri qė ka dy pare tru nė kokė nuk mund tė besojė nje idiotizėm tė tillė.

Dhe nėse ndodhi njė herė nga rastėsia, si ka mundėsi qė i njėjti organ tė zhvillohet nė qėnie tė ndryshme qė janė nė linja tė ndryshme tė shkallės sė evolucionit? Kjo do tė thotė qė paralelisht organi i tė parit u zhvillua nė qėnie tė ndryshme, qė nuk janė drejtpėrdrejt tė lidhura me njeri tjetrin. Kjo nuk ėshtė pamundėsi, kjo ėshtė ēmenduri tė besosh se kjo erdhi nga rastėsia.

Evolucionistėt kanė vendosur qė tė besojnė diēka qė ėshtė jashtė ēdo lloj llogjike dhe ligji shkencor. Kjo quhet fe, jo shkencė. Shkencė quhet diēka qė bazohet nė ligjet shkencore, dhe evolucioni dėshton para ēdo ligji shkencor. Sistemi i evolucionit nuk ėshtė asgjė tjetėr sesa njė fe e rreme, qė i mban njerėzit nė errėsirė duke i gėnjyer sikur nuk ka njė Zot, krijues tė gjithėsisė.

Sot nė botė ka shume fe, dhe nėse dikush vendos qė tė besojė tek teoria e evolucionit, kjo ėshtė zgjedhja e tyre, por nėse ju vendosni tė bėni kėtė gjė, ju lutem mos a quani atė shkencė, quajeni ashtu siē ėshtė nė tė vėrtetė, fe.

Kjo temė ėshtė aq e gjėrė saqė ėshtė e pamundur ta trajtojmė mė gjėrė nė njė artikull (sepse ju nuk do lexonit njė libėr nė internet), por ne shpresojmė qė t’ju kemi dhėnė aq informacion saqė nėse ju besoni nė evolucion, tė merrni parasysh anėn tjetėr tė fakteve. Nėse kėrkoni mė tepėr informacion, ju lutem na kontaktoni. Zoti ju bekoftė.
avatar
er jon

20 vjec

1


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Krijimi apo Evolucioni

Mesazh  Round Table prej 27.05.13 14:16

Persa i perket faktit qe nuk mund te krijohet asgje ne vakum madje as edhe nje leter me permas 30x30 e keni shume gabim! Shkencetaret (nqs mund te egzistojne te tille) kane arritur te krijojne antimaterien ne gjendje vakumi.
Kurrsesi nuk mund te egzistoj nje krijues(Zoti) por mund te egzistoj Burimi.=> Eshte energjia pozitive dhe negative qe mbajne ne gjendje ekuilibri universin.Dicka duhet te kete ardhur nga asgje.A nuk mendoni keshtu????
avatar
Round Table



Libri ėshtė njė parajsė i cili tė ndriēon edhe nė qoshet mė tė errėta tė qelive ...!!
Padija na verbon dhe na mashtron. O vdekatare te mjere, celini syte!

24


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Krijimi apo Evolucioni

Mesazh  Jetmira prej 18.07.13 8:07

Cilat jane zbulimet e shkences moderne ?


Biologjia

- Ne Biologji (Ne klase te 8-te dhe vit te 2-te ne gjimnaz) kemi mesuar rreth “fakteve” te evolucionit. Kemi mesuar sesi njeriu erdhi nga majmuni, majmuni nga kafshe te tjera, keto kafshe nga peshku dhe peshku nga gjallesa (pema e evolucionit).
Por ajo qe shume njerez nuk dine se shume prej ketyre “fakteve” qe paraqiten ose jane mashtrim ose te deformuara, si psh rasti i “Provave Embrionale”.
Nje njeri qe e quante veten shkenctar pretendonte se keto prova paraqesin ngjashmerine midis embrionit njerezor dhe embrionit te kafsheve duke pohuar se kjo tregonte se ne kemi ardhur nga majmuni dhe ne kishim evoluar.
Ajo qe nuk dinin njerezit ishte se ky studies i kishte deformuar pamjet, te dhenat, dhe perfundimet, por me vone ai e pranoi se kishte mashtruar.

Njeriu nuk erdhi nga majmuni

Studuesit e mikro-biologjise, kane bere nje zbulim teper interesant. Eshte zbuluar se ADN e te gjithe njerezve ne bote eshte aq e ngjashme me njera-tjetren (99.8 %) sa pothuaj gjithe studuesit e kesaj fushe pohojne se te gjithe duhet ta kemi pasur prejardhjen nga nje nene e vetme.

Zbulimet me te fundit te Biologjise bien ne kundershtim me Teorine e Evolucionit. Evolucionistet pretendojne se ndryshimi (mutacioni) i udhezimeve gjenetike (d.m.th te gjeneve) shkakton formimin e nje lloji te ri. Por, nje mutacion parimisht eshte nje ndryshim negativ ne strukturen gjenetike.
Meqe nje mutacion eshte para se gjithash nje c’rregullim i struktures gjenetike, ai s’eshte ne gjendje te prodhoje nje lloj me perparimtar. Nje biznes nuk i shton dot fitimet duke humbur te ardhura pak e nga pak.

................................


avatar
Jetmira

897


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi