Misteret e Piramidės sė Diellit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Misteret e Piramidės sė Diellit

Mesazh  Nikolaos prej 14.08.11 14:18

Misteret e Piramidės sė Diellit



Njė mikro-robot, i ndėrtuar posaēėrisht pėr tė ndihmuar arkeologėt nė kėrkimet e tyre nė Piramidėn e Diellit nė Meksikė, zbuloi disa rrugė tė reja nėn Tempullin e Quetzalcouatl-it.

Arkeologėt shpresojnė qė nė fund tė kėtyre rrugėve tė pashkelura prej 2 mijė vitesh tė mbėrrijnė tė paktėn nė njė dhomė antike. Roboti, i pagėzuar me emrin Tlaloc II-TC, sipas emrit tė perėndisė azteke tė shiut, ėshtė i pajisur me njė krah tė automatizuar qė e ndihmon atė tė pastrojė pengesat qė mund tė hasė gjatė kėrkimit.

Ai ėshtė i pajisur gjithashtu edhe me njė aparat fotografik qė regjistron me intervale kohore tė barabarta duke ndihmuar shkencėtarėt dhe arkeologėt nė sipėrfaqe qė tė orientohen mė mirė nė pėrcaktimin e lėvizjes sė tij.

Arkeologėt shpresojnė tė sigurojnė tė dhėna tė mjaftueshme pėr tė kuptuar strukturėn e Piramidės sė Diellit, e shndėrruar nė zonė arkeologjike prej njė shekulli, por qė pak dihet pėr tė.

Historianėt meksikanė besojnė se bėhet fjalė pėr njė ndėrtesė tė ngritur nė nder tė njė udhėheqėsi indigjen, rreth 2500 vite mė parė.

Zona antike pėrfshin Piramidėn e Diellit, atė tė Hėnės, disa tempuj e sheshe tė shoqėrisė prehispanike. I gjithė ky kompleks mendohet tė ketė qenė qendra e njė qyteti prej mė shumė se 100 mijė banorėsh, qė e bėjnė atė kryeqendrėn e Amerikės Veriore dhe asaj Qendrore para rėnies fillimisht nė dorė tė aztekėve e mė pas tė kolonizuesve spanjollė.

Qyteti mendohet se ėshtė ngritur nga fiset indigjene rreth 2500 vite mė parė dhe ka ruajtur fuqinė e tij deri nė shekullin e parė para lindjes sė Krishtit. Nė vitin 1300, qyteti ra nė duart e aztekėve tė cilėt e quajtėn “qyteti ku njeriu bėhet Zot”.
avatar
Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

544


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi