Kafeja qė pini tregon personalitetin tuaj

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Kafeja qė pini tregon personalitetin tuaj

Mesazh  Jon prej 18.08.09 18:51

Kafeja qė pini tregon personalitetin tuaj



Njė filxhan kafeje nė duart tuaja nuk ėshtė vetėm shkumė dhe sheqer nė fund, por nė tė gjendet edhe personaliteti juaj, thotė njė libėr i ri, i cili pretendon se zgjedhja e kafesė ka kuptime tė fshehura. Xhudi Xhejms dhe Xhejms Mor, ekspertė tė gjuhės sė trupit, shpjegojnė nė librin e tyre se pėrzgjedhja e llojit tė kafesė mund tė japė tė dhėna mbi vlerėsimin qė ka njė person pėr veten, nivelin e tij tė stresit apo edhe jetėn seksuale.

Personat qė pinė kafe ekspres: Autorėt shprehen se ekspresi ėshtė “cigarja pa filtėr” e botės sė kafesė. Personat qė pinė kafe ekspres, kanė prirje tė jenė persona me humor tė ndryshueshėm shpejt, kokėfortė dhe punėtorė tė mėdhenj. Ata janė tė predispozuar tė jenė drejtues dhe tė arrijnė suksese tė shpejta. Personat qė pinė ekspres nuk janė mendjelehtė, madje e marrin jetėn shumė seriozisht. Ata janė tė prirur pėr tė kaluar njė natė plot “lojėra djallėzore”, ndėrsa gjatė ditės pėrpiqen tė kthejnė kohėn e humbur nė mbrėmje. Kėta persona mund tė kenė shumė pėrvojė nė jetė, janė optimistė, partnerė pasionantė, por nuk shquhen pėr besnikėri.

Personat qė pinė kafe tė zezė: Kėta tipa njerėzish janė kursimtarė dhe veprojnė vetėm pėr tė realizuar qėllimin e tyre. Konsumatorėt e kafesė sė zezė janė tė qetė dhe herė-herė me humor, por tė prirur pėr shpėrthime tė shkurtra emocionale, qė janė shpesh jo tė mira. Studiuesit Xhejms dhe Mor pėrfundojnė duke thėnė se janė miq, kolegė dhe partnerė tė vėshtirė, por me mundėsi tė mėdha pėr tė ardhmen.

Konsumuesit e qumėshtit: Janė zakonisht persona, qė kujdesen shumė pėr pamjen e jashtme ose koleksionues tė statujave tė vogla tė kafshėve tė buta. Personat qė pinė qumėsht dėshirojnė tė jenė shumė tė pėlqyer nga tė tjerėt. Njė shef qė konsumon qumėsht, mundet t’ju qortojė apo ofendojė, duke jua thėnė kėtė mė shumė qetėsi. Autorėt e librit shprehen se konsumuesit e qumėshtit, mund tė pinė pije tė forta alkoolike me raste tė veēanta, pėr t’u dukur si tė pjekur dhe si kandidatėt e duhur tundues, por shpesh ata janė veē disa persona tė papjekur dhe brenda vetes ende fėmijė.

Personat qė konsumojnė kapuēino: Ashtu sikurse pija e tyre, konsumatorėt e kapuēinos janė gjithė “shkumė e flluska”, tė mėrzitur nga detajet dhe nuk fiksohen aspak ndaj objekteve materiale. Personat qė konsumojnė kapuēino e pėlqejnė seksin, por mėrziten shpejt nga njė partner pa imagjinatė.

Personat qė e pinė kafenė menjėherė: Janė persona tė qeshur, tipa optimistė, tė cilėve u pėlqen tė gėzohen dhe ta jetojnė jetėn deri nė ēastin e fundit. Tipa qė priren nga thėnia: “Nėse nuk e thyej diēka, nuk e ndreq dot”. Por personat qė e pinė kafen shpejt, mund tė jenė edhe persona qė nuk ndėrmarrin hapa tė rėndėsishėm pėr karrierėn e tyre dhe qė u pėlqen t’i zbulojnė pikat e tyre tė dobėta te tė tjerėt. Personat qė e pinė kafenė shpejt, janė alergjikė ndaj sjelljeve qė bėhen sa pėr t’u dukur dhe ka shumė gjasa qė tė pėlqejnė tė bėjnė dashuri me ēorape veshur.

Personat qė pinė kafe pa kafeinė ose qumėsht soje: Janė persona qė duan tė kenė gjithnjė tė drejtė, qė shqetėsohen pėr ekologjinė dhe tepėr tė kujdesshėm pėr gjithēka, shumė tė prirur pėr t’u mėrzitur shpejt dhe si pėrfundim tė dobėt nė shtrat. Pėr mė tepėr preferuesit e kafesė pa kafeinė apo ata qė pėlqejnė qumėshtin e sojės, mund tė kenė pretendime tė mėdha pėr gjėra qė nuk do t’i kenė kurrė, nė kėtė mėnyrė ata maskojnė personalitetin e tyre.

Personat qė konsumojnė frape (kapuēino me akull): Trille dhe veprime tė cekėta- njė konsumator i frapesė ėshtė i aftė tė bėjė gjithēka, sidomos nėse kėto veprime i ka bėrė mė parė njė i famshėm. Ata adhurojnė veten dhe modėn, por shpesh e tregojnė se janė kopje e dobėt e dikujt tjetėr. Marrėdhėniet e personave qė konsumojnė frape zgjasin shumė pak.

Personat qė nuk konsumojnė kafe: Fatkeqėsisht, pėrfundimi nuk ėshtė i mirė. Janė persona tė frikėsuar nga ndikimet e kafesė dhe tė frikėsuar nga jeta. Nėse shija e kafesė i jep fund jetės suaj prej tė rrituri, kėta persona qė nuk e konsumojnė, duan tė mbeten pėrherė tė parritur.

Pėrse disa personat e pėlqejnė aq shumė kafenė dhe disa tė tjerė jo?

Njė gjen luan rol duke ndikuar nė masėn sesa shumė mund tė pinė ose jo njerėzit kafe, thonė studiuesit e institutit mjekėsor tė Queensland. Dr. Enda Byrne shprehet se kafeja ėshtė pija mė e pėrhapur nė planet dhe se studimet kanė treguar se ekziston njė variant i vogėl gjenetik, i cili pėrcakton mėnyrėn sesi disa njerėz do tė reagojnė ndaj kafesė. Kjo shpjegon edhe arsyen pse disa persona e pėlqejnė kaq shumė dhe disa tė tjerė aspak kafenė. Studimi i Institutit Mjekėsor tė Queensland ka zbuluar se, pėrdorimi i kafesė jo vetėm shkaktohet nga gjenet, por kafeina mund edhe tė ndikojė nė mėnyrėn sesi gjenet reagojnė.

Studiuesit kanė arsye tė forta tė besojnė se kafeina ndikon nė rrugė kimike nė trupin e njeriut. Ėshtė zbuluar gjithashtu njė lidhje mes gjeneve tė kafeinės dhe kushteve tė tjera komplekse si pėr shembull hipertensioni dhe sėmundja e Parkinsonit. Studimi tregon se ka ndryshime tė sjelljes sė gjeneve tė lidhur mė parė me sėmundjen e Parkinsonit, pas konsumimit tė kafeinės. Kjo vėrteton tezat e mėparshme se kafeina mbron kundėr sėmundjes sė Parkisonit.
avatar
Jon

1235


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi